Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025BoldNews

Përplasen dy Jetski në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

By: Oldi
13 July 2025 at 19:59

Pasditen e së dielës dy mjete lundruese të tipit Jet Ski janë përplasur në det në zonën e Golemit, rreth 800 metra larg bregut. Sipas informacionit të policisë, një nga mjetet drejtohej nga shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, ndërsa tjetri nga shtetasi P. B., 31 vjeç, nga Kosova. Si pasojë e përplasjes, […]

The post Përplasen dy Jetski në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista në Angli

By: Oldi
13 July 2025 at 19:45

Një avion i vogël është rrëzua pak minuta pas ngritjes nga pista në aeroportin e Southend, në Essex të Anglisë. Incidenti i rëndë ajror ka ndodhur pasditen e së dielës (13 korrik), ku policia lokale njoftoi se ndodhet në vendngjarje dhe po bashkëpunon me të gjitha shërbimet emergjente. “Operacionet do të zgjasin për disa orë. […]

The post VIDEO/ Rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista në Angli appeared first on BoldNews.al.

Aksioni në Theth/ Famullitari i Shkodrës: Ato njerëzit e shkretë i joshën, i rrejtën dhe në fund i tradhtuan

By: Oldi
13 July 2025 at 19:35

Famullitari Dom Vlash Palaj, në meshën e mbajtur ditën e sotme në Shkodër, ka dhënë një mesazh të fortë lidhur me situatën e krijuar në Theth ditët e fundit. Ai është shprehur kundër aksioneve të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje, ku thekson se e gjithë çështja mund të zgjidhet me dialog mes të […]

The post Aksioni në Theth/ Famullitari i Shkodrës: Ato njerëzit e shkretë i joshën, i rrejtën dhe në fund i tradhtuan appeared first on BoldNews.al.

SPAK sekuestron vilën në Palasë dhe “Lamborghinin” luksoz në pronësi të Visar Miftarit

By: Oldi
13 July 2025 at 19:24

Autoritetet gjermane të drejtësisë, në bashkëpunim me SPAK-un, kanë ndërmarrë një aksion për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të Visar Miftarit (44-vjeçar) i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Si rezultat, në bregdetin e Palasës janë sekuestruar një vilë luksoze dhe një automjet i tipit “Lamborghini Aventador”. Vendimi për sekuestrimin e pasurive është marrë nga Gjykata […]

The post SPAK sekuestron vilën në Palasë dhe “Lamborghinin” luksoz në pronësi të Visar Miftarit appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Himarës: Pushuesit po ikin nga rruga e keqe, bashkia e Tavos na ka harruar

By: Oldi
13 July 2025 at 18:48

Banorët e lagjes ‘Cakua’ në Himarë kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rëndë të infrastrukturës rrugore në zonë. Sipas tyre, rrugët janë pothuajse të pakalueshme, të dëmtuara dhe të lëna në harresë duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme dhe veçanërisht në sezonin turistik. Bashkia e cila drejtohet nga Vangjel Tavo ka një mungesë të […]

The post Banorët e Himarës: Pushuesit po ikin nga rruga e keqe, bashkia e Tavos na ka harruar appeared first on BoldNews.al.

Zjarri masiv përfshin kodrat e Karinës, flakët përhapen në Peqin dhe Sinaballaj

By: Oldi
13 July 2025 at 18:33

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në zonën e Karinës, duke përhapur flakët në territorin e Peqinit dhe në Sinaballaj në bashkinë e Rrogozhinës. Zjarri ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët dhe autoritetet lokale, ndërsa përpjekjet për ta vënë nën kontroll vijojnë intensivisht. Sipas raportimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi […]

The post Zjarri masiv përfshin kodrat e Karinës, flakët përhapen në Peqin dhe Sinaballaj appeared first on BoldNews.al.

Zyrtarja e PD: Rama po vepron si komunistët, rrëmben tokat për të ndërtuar resorte oligarkët

By: Oldi
13 July 2025 at 18:15

Anëtarja e Këshillit Bashkiak, Eljona Shkreli ka komentuar aksionin e IKMT-së në Theth. Shkreli e ka etiketuar një çmenduri të kryeministrit Edi Rama prishjen e banesave në fshatin turistik. Ajo tha se aksioni i çmendurisë së kryeministrit, siç zyrtarja e PD, preferoi ta etiketonte, vjen në kulmin e sezonit turistik dhe tregon papërgjegjshmërinë e Ramës, […]

The post Zyrtarja e PD: Rama po vepron si komunistët, rrëmben tokat për të ndërtuar resorte oligarkët appeared first on BoldNews.al.

Austri/ Burri vret me armë një person, plagos gruan dhe më pas vetëvritet

By: Oldi
13 July 2025 at 17:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në qytetin Traiskirchen, rreth 32 kilometra në jug të Vjenës, ku një burrë qëlloi për vdekje një person dhe plagosi rëndë një grua, para se të vetëvritej. Sipas policisë austriake, autori u largua nga vendi i krimit me një automjet dhe më vonë u gjet […]

The post Austri/ Burri vret me armë një person, plagos gruan dhe më pas vetëvritet appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen 5 persona

By: Oldi
13 July 2025 at 17:21

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin. Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Raportohet se të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit […]

The post Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen 5 persona appeared first on BoldNews.al.

“Furtunë” edhe në Tiranë? Punonjësit e bashkisë dhe deputetët e PS përballë Ramës, çfarë pritet nesër…

By: Oldi
13 July 2025 at 17:01

Pas Vlorës, Fierit, Durrësi, kryeministri Edi Rama do të “zbarkojë” edhe në Tiranë ku priten shkarkime të tjera. Kreu i qeverisë të hënën paradite pritet të mbajë një takim me drejtorët e bashkisë së Tiranës si dhe me deputetët e PS të këtij qarku. Burimet për Top Channel bëjnë me dije se ky takim i […]

The post “Furtunë” edhe në Tiranë? Punonjësit e bashkisë dhe deputetët e PS përballë Ramës, çfarë pritet nesër… appeared first on BoldNews.al.

Pas “Shtetit Bektashi”, Rama bën Kishën Ortodokse me kullë 10-katëshe në Tiranë

By: Oldi
13 July 2025 at 16:43

Nga Boldnews.al Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, së shpejti do të ndërtojë një godinë 10-katëshe, në funksion të aktivitetit të saj. Leja e ndërtimit është dhënë rreth dy muaj më parë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që vendimi është zbardhur vetëm së fundmi. Leja për kishën […]

The post Pas “Shtetit Bektashi”, Rama bën Kishën Ortodokse me kullë 10-katëshe në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte viziton Uashingtonin të hënën

By: Oldi
13 July 2025 at 16:31

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Uashington më 14 dhe 15 korrik, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, sekretarin e Shtetit Marko Rubio dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pite Hegseth. Lajmi u bë i ditur nga një njoftim zyrtar i NATO-s. Në deklaratë nuk jepet […]

The post Shefi i NATO-s, Mark Rutte viziton Uashingtonin të hënën appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Tiranë/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

By: Oldi
13 July 2025 at 16:11

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit ku një furgon me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një mjet tjetër më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë është dëmtuar 21-vjeçarja e cila ishte pasagjere në automjet, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 12.07.2025, në Rrugën e Elbasanit, […]

The post Aksident në Tiranë/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja appeared first on BoldNews.al.

Gjashtë fëmijë në Gaza humbin jetën nga një sulm ajror izraelit

By: Oldi
13 July 2025 at 15:44

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gazë, teksa kanë qenë duke pritur për t’i mbushur shishet me ujë, kanë raportuar autoritetet shëndetësore palestineze. Trupat e tyre janë dërguar në spitalin Nuseirat’s al-Awda, ku janë duke u trajtuar edhe 16 persona të plagosur, prej tyre shtatë janë […]

The post Gjashtë fëmijë në Gaza humbin jetën nga një sulm ajror izraelit appeared first on BoldNews.al.

Mashtrimet online/ Urdhri i mjekut ngre alarmin: Pacientët po ndërpresin trajtimin prej montazheve

By: Ela
13 July 2025 at 15:29

Fake news shëndetësor po dëmton qytetarët të cilët i besojnë sy mbyllur si produkteve që reklamohen për kurimin e një sëmundje ashtu edhe montazheve që u bëhen fotove të mjekëve të famshëm. Këtë shqetësim e denoncon edhe kreu i Urdhrit të Mjekut, Dr. Dritan Trepçe, i cili shpjegon se ka pasur raste kur pacientët kanë […]

The post Mashtrimet online/ Urdhri i mjekut ngre alarmin: Pacientët po ndërpresin trajtimin prej montazheve appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti me pasojë vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferi 19-vjeçar

By: Ela
13 July 2025 at 15:12

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë humbi jetën një 18-vjeçar dhe mbeti i dëmtuar pasagjeri tjetër. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor Tiranë arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, në autostradën “Tiranë–Durrës”, dyshohet se ka […]

The post Aksidenti me pasojë vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferi 19-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

By: armand
13 July 2025 at 15:11

Më shumë se shtatëdhjetë pjesëmarrës në protesta u arrestuan në Londër, Mançester dhe Kardif pasi lëvizja pro-palestineze Palestine Action u përfshi në listën e organizatave të ndaluara në vend, thanë agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar. Dyzet e një protestues u arrestuan për shprehje mbështetjeje ndaj organizatës së ndaluar; një person tjetër u arrestua për […]

The post Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani appeared first on BoldNews.al.

Moto GP/ Marquez triumfon në Gjermani, 8 pilotë rrëzohen në pistën e Sachsenring

By: armand
13 July 2025 at 15:00

Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në MotoGP, e 200-ta në karrierë për të, zhvilluar në pistën e Sachsenring. Triumf i merituar i kryesuesit të Botërorit, që thellon edhe më tej diferencën në renditje. Një garë që do të mbahet mend për rrëzimet e shumta të […]

The post Moto GP/ Marquez triumfon në Gjermani, 8 pilotë rrëzohen në pistën e Sachsenring appeared first on BoldNews.al.

Noka ironizon Yuri Kim: Na quajti ‘barngrënës’, vetë përfundoi si ‘dele e zezë’

By: Ela
13 July 2025 at 14:54

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar për lajmet e pushimit nga puna të ish ambasadores Yuri Kim nga Departamenti i Shtetit. Noka i kujtoi demokratëve ditën kur ish-ambasadorja Yuri Kim i ka quajtur barngrënës dhe sipas tij, sot ajo përfundoi si dele e zezë. “Bota me rrota shoqja Kim. Kjo që i […]

The post Noka ironizon Yuri Kim: Na quajti ‘barngrënës’, vetë përfundoi si ‘dele e zezë’ appeared first on BoldNews.al.

Interi gjen pasuesin nëse Çalhanoglu largohet, piketohet mesfushori shqiptar

By: armand
13 July 2025 at 14:44

Interi do të mendojë Granit Xhakën si opsion, nëse Hakan Çalhanoglu largohet. Këto janë prapaskenat e fundit, që raportohen nga “Gazetta dello Sport”. Çalhanoglu është lidhur shpesh herë me kalimin te Gallatasaraj. Transferimi i mesfushorit turk ka ngecur për shkak të kushteve financiare. Në anën tjetër, Xhaka shikohet si lojtari i duhur për t’i besuar […]

The post Interi gjen pasuesin nëse Çalhanoglu largohet, piketohet mesfushori shqiptar appeared first on BoldNews.al.

❌
❌