Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 August 2025Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rama: Rruga Shirokë-Zogaj, kthesë e re për turizmin me lidhjen që do të krijojë me Malin e Zi

25 August 2025 at 10:48

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Rruga Shirokë-Zogaj konsiderohet një nga investimet strategjike që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier, ku punimet po vijojnë me ritme të shpejta për zgjerimin e këtij segmenti.

Rama e konsideroi këtë një investim të rëndësishëm infrastrukturor që jo vetëm nxit zhvillimin e turizmit në zonë, por edhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

“Vijon me ritme të mira puna në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj, një investim i rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë si një kthesë e re për turizmin, me lidhjen që do të krijojë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajonit”, u shpreh Rama.

Rruga Shirokë-Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës.

Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale.

Rruga është 6,5 km e gjatë, ku 4,5 km e parë të këtij segmenti janë zgjerimi i rrugës ekzistuese që është buzë liqenit.

Shirokë-Zogaj bashkë me bajpasin në qendër të fshatit Zogaj, janë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

/m.m/j.p/

The post Rama: Rruga Shirokë-Zogaj, kthesë e re për turizmin me lidhjen që do të krijojë me Malin e Zi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manja: 2,464 shkelës u riintegruan përmes Shërbimi të Provës në 6 muaj

25 August 2025 at 10:43

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Nëpërmjet Shërbimit të Provës përgjatë 6 muajve të parë të vitit janë riintegruar 2,464 shkelës të ligjit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot se synimi i Shërbimit të Provës është  rikthimi i tyre si individë aktivë dhe të përgjegjshëm në shoqëri.

Manja theksoi se gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2025, Ministria e Drejtësisë, përmes Shërbimit të Provës, ka mundësuar riintegrimin në shoqëri të 2,464 qytetarëve nën mbikëqyrje me masa alternative.

“Misioni ynë është parandalimi i recidivizmit dhe mbështetja për rikthimin e tyre si individë aktivë dhe të përgjegjshëm në shoqëri”, shtoi ai.

Për t’u ofruar më shumë siguri dhe mbrojtje shoqërisë, Shërbimi i Provës bashkëpunon me 61 bashki dhe me shumë organizata të shoqërisë civile në vend.

/m.m/j.p/

The post Manja: 2,464 shkelës u riintegruan përmes Shërbimi të Provës në 6 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – Klingbeil në Kiev për të diskutuar garancitë e sigurisë

25 August 2025 at 10:40

KIEV, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil mbërriti sot në Kiev për bisedime me qeverinë ukrainase.

“Jam duke u koordinuar ngushtë me kancelarin Friedrich Merz për mënyrën se si Gjermania mund të mbështesë më së miri Ukrainën në një proces të mundshëm paqeje”, tha Klingbeil pas mbërritjes së tij në kryeqytetin ukrainas.

“Bëhet fjalë për sigurinë e Ukrainës, por edhe për atë evropiane”, shtoi ai.

Klingbeil theksoi nevojën për “garanci të besueshme sigurie që të sigurojnë paqe të qëndrueshme për Ukrainën”.

“Ne po konsultohemi ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Gjermania do të përmbushë përgjegjësitë e saj”, tha ai.

Bëhet fjalë për sigurinë ukrainase, por edhe evropiane”, shtoi ai.

Klingbeil theksoi nevojën për “garanci të besueshme sigurie që sigurojnë paqe të qëndrueshme për Ukrainën”.

Gjatë vizitës së tij, Klingbeil planifikon të takohet me përfaqësues të qeverisë, parlamentit dhe shoqërisë civile të Ukrainës./  /Ad.Ab./

The post UKRAINË – Klingbeil në Kiev për të diskutuar garancitë e sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Homazhe në Universitetin e Arteve për Artur Zhejin

25 August 2025 at 10:30

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura zhvillohen sot homazhe në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, i cili u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Homazhet zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, ku miq, kolegë dhe qytetarë nderojnë kujtimin e tij. Pas homazheve, do të organizohet edhe ceremonia e përcjelljes në varrezat e Tufinës.

Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Për vite me radhë, Zheji do të jepte kontributin e tij si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar.

I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës së diplomimit.

Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi.

vijon….

/m.m/

The post Homazhe në Universitetin e Arteve për Artur Zhejin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndezi zjarr në fshatin Poshnje e Vogël, arrestohet në flagrancë 63-vjeçari    

25 August 2025 at 10:17

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Një 63-vjeçari është arrestuar në flagrancë pasi ndezi zjarr në fshatin Poshnje e Vogël në Dimal.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal vunë në pranga shtetasin K. B., 63 vjeç, banues në Poshnje, Dimal.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, dhe nga përhapja e flakëve u dogjën disa bimë dhe u rrezikuan banesat përreth.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

/gj.m/j.p/

The post Ndezi zjarr në fshatin Poshnje e Vogël, arrestohet në flagrancë 63-vjeçari     appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri – Letoni, dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania”

25 August 2025 at 10:14
TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Federata e Futbollit njofton se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.
Ky vendim vjen për shkak të kërkesave të vazhdueshme të tifozëve për bileta fizike, ndërkohë, vazhdon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link.
/gj.m/j.p/

The post Shqipëri – Letoni, dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllet edicioni i pestë i Porto Palermo Festival, mbrëmje magjike në pedonalen e Himarës

25 August 2025 at 10:13

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Edicioni i pestë i Festivalit të Porto Palermos u mbyll në një mbrëmje magjike në pedonalen e Himarës.

Mbrëmjen e djeshme publiku këndoi dhe vallëzoi me energjinë e Olen Cesarit, Marsela Çibukajt, Dren Abazit, Ansamblit Folklorik Shqiptar, si edhe me pjesëmarrjen e veçantë të këngëtarit gjirokastrit, Roland Çenko dhe këngëtares himariote, Katina Beleri, duke e kthyer natën në një festë të paharrueshme.

Organizatorët e Porto Palermo Festival falënderuan bashkinë e Himarës dhe kryebashkiakun Vangjel Tavo, si edhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, për mbështetjen dhe besimin në këtë udhëtim artistik.

Porto Palermo Festival nisi më 31 korrik, me një aksion pastrimi të territorit.

Festivali synoi që jo vetëm të sillte artistët më të mirë, por edhe të promovonte turizmin e qëndrueshëm kulturor në Shqipëri. Kalaja historike e Ali Pashës u mbush me muzikë, emocion dhe energji pozitive për 12 netë të paharrueshme gjatë të cilave interpretuan artistë të jashtëzakonshëm me emocione të forta në një skenë unike.

Natën e çeljes performoi vetë ideatori i këtij festivali, violinisti Olen Cesari. Në datën 1 gusht ishte i ftuar Ansambli Folklorik Shqiptar, ndërsa një natë më pas interpretuan Ledina Çelo, Genc Tukiçi, Dëshira Ahmeti, Anamaria Beqaj.

Mbrëmja 3 gushtit ishte nën magjinë e këngëve të Dren Abazit. Më 7 gusht performoi e mirënjohura Aurela Gaçe, një natë më pas Adrian Trebicka dhe Kastriot Tusha. Ndërsa më 9 gusht, Carlo Paz dhe Sin Fronteras.

Këngëtari Alberto Laurenti performoi të dielën e 10 gushtit, ndërsa në netët finale performuan disa prej artisteve që janë bërë pjesë e pandarë e këtij festivali si Marsela Çibukaj, Eda Zari etj.

/gj.m/j.p/

The post Mbyllet edicioni i pestë i Porto Palermo Festival, mbrëmje magjike në pedonalen e Himarës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Zbulohet dëmi afatgjatë i Covid-19 në shëndetin e zemrës së grave

25 August 2025 at 10:01

BRUKSEL, 25 gusht /ATSH/ – Një studim i ri ka zbuluar se Covid-19 mund të lërë pas një problem të fshehur që qëndron në trupat e grave për vite me radhë, sipas news.com.au.

Hulumtimi zbuloi se virusi mund të plakë para kohe enët e gjakut të grave me rreth pesë vjet, duke rritur rrezikun e tyre për atak në zemër dhe goditje në tru më vonë në jetë.

Studimi, i botuar në ’’European Heart Journal’’, ndoqi gati 2 400 të rritur në 16 vende.

Hulumtuesit gjurmuan ndryshimet në ngurtësinë e arterieve gjashtë dhe 12 muaj pas infeksionit, dhe ajo që gjetën ishte e habitshme.

Gratë që kishin Covid-19 treguan ngurtësim të konsiderueshëm të arterieve të tyre, edhe kur sëmundja e tyre fillestare ishte e lehtë.

Sa më i rëndë infeksioni, aq më i keq ishte dëmtimi.
Gratë e shtruara në kujdes intensiv kishin rritjen më të lartë, por efekti u pa ende tek ato që qëndruan në shtëpi.

Ngurtësimi arterial ka rëndësi sepse është i lidhur fort me sëmundjet kardiovaskulare.
Ekspertët vlerësojnë se plakja e enëve të gjakut mund të rrisë rrezikun e problemeve me zemrën me rreth 3% për një 60-vjeçare.

Në krahasim, efekti tek burrat nuk ishte statistikisht i rëndësishëm.
Profesoresha Rosa Maria Bruno e Universitetit ’’Paris Cité’’ tha se gjetjet ishin një flamur i kuq për shëndetin e grave pas Covid-19.

“Ne e dimë që Covid mund të ndikojë drejtpërdrejt në enët e gjakut. Gjetjet tona nxjerrin në pah se mund të ketë pasoja afatgjata, veçanërisht për gratë, dhe se duhet të identifikojmë se kush është në rrezik në një fazë të hershme për të parandaluar sulmet në zemër dhe goditjet në tru”, tha ajo.

Megjithatë, ka edhe disa lajme të mira. Njerëzit e vaksinuar treguan më pak ngurtësim arterial sesa ata që nuk kishin marrë kurrë një vaksinë, duke sugjeruar se vaksinat ofrojnë mbrojtje përtej parandalimit të sëmundjeve të rënda.

Kardiologët thonë se hulumtimi nënvizon rëndësinë e kujdesit pasues.

Kontrollet e rregullta, një stil jetese i shëndetshëm dhe menaxhimi i presionit të gjakut dhe kolesterolit mund të ndihmojnë në kompensimin e rrezikut.
Studimi është një nga hetimet më të mëdha ndërkombëtare mbi ndikimin afatgjatë vaskular të Covid-19 dhe shton provat në rritje se virusi nuk është vetëm një sëmundje e frymëmarrjes, por edhe një vaskulare me pasoja afatgjata./ /Ad.Ab./

The post FOKUS – Zbulohet dëmi afatgjatë i Covid-19 në shëndetin e zemrës së grave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis sot shpërndarja e librave shkollorë falas, Rama: Mbështetje për 236 mijë nxënës dhe familjet e tyre

25 August 2025 at 09:25

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Sot nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi në një postim në rrjetet sociale se, kjo është një mbështetje e përvitshme e qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor.

Ky program i mbështetjes së librave falas është i fokusuar për nxënësit që vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike, si dhe ata që kanë nevojë për mbështetje të veçantë, përfshirë fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata nga pakicat dhe minoritetet.

/gj.m/j.p/

The post Nis sot shpërndarja e librave shkollorë falas, Rama: Mbështetje për 236 mijë nxënës dhe familjet e tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

JEMEN – Katër viktima pas sulmeve izraelite

25 August 2025 at 09:25

TEL AVIV, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Izraeli ka nisur sulme të rënda ndaj objektivave të lidhura me Huthit në Jemen, njoftoi ushtria, me të paktën katër persona të vrarë nga sulmet ajrore sipas grupit rebel të mbështetur nga Irani.

“Forcat Ajrore Izraelite goditën një strukturë ushtarake pranë pallatit presidencial në Sana’”, shkroi ushtria në Telegram.

”Objektiva të tjerë përfshinin dy termocentrale dhe një depo karburanti të përdorur nga Houthit”, tha ajo.

Ushtria tha se vala e sulmeve ishte në përgjigje të sulmeve të Houthit ndaj Izraelit, më i fundit prej të cilave u nis të premten në mbrëmje.

Ajo tha se mbrojtja e saj ajrore kishte kapur predhat.

Më shumë se 10 aeroplanë luftarakë izraelitë ishin të përfshirë në sulme, thanë burimet ushtarake izraelite.

Avionët duhej të furnizoheshin disa herë me karburant në mes të fluturimit, me objektivat e vendosur deri në 2 000 kilometra nga kufiri izraelit – një distancë që zgjat rreth pesë orë e gjysmë me aeroplan.

Një luftë civile ka shpërthyer në Jemen për 10 vjet, duke e ndarë në mënyrë efektive vendin.

Houthët kontrollojnë zona të mëdha në veri, përfshirë Sanaan, ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht kontrollon jugun./  /Ad.Ab./

The post JEMEN – Katër viktima pas sulmeve izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – JD Vance: Rusia ka bërë lëshime të rëndësishme për t’i dhënë fund luftës

25 August 2025 at 08:54

UASHINGTON, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” për t’i dhënë fund konfliktit të saj me Ukrainën.

“Rusët i kanë bërë lëshime të rëndësishme presidentit Trump, për herë të parë në tre vjet e gjysmë të këtij konflikti”, tha Vance për transmetuesin amerikan NBC në një intervistë të transmetuar dje.

“Ata në fakt kanë qenë të gatshëm të jenë fleksibël në disa nga kërkesat e tyre kryesore. Ata kanë folur për atë që do të ishte e nevojshme për t’i dhënë fund luftës”, tha Vance.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së tha se Moska ka pranuar “se Ukraina do të ketë integritet territorial pas luftës. Ata kanë pranuar se nuk do të jenë në gjendje të instalojnë një regjim kukull në Kiev”.

Vance përsëriti gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa për të zbatuar një marrëveshje paqeje.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë. Nuk do të ketë trupa në terren në Ukrainë”, tha Vance, duke shtuar se SHBA-të do të “vazhdojnë të luajnë një rol aktiv në përpjekjen për të siguruar që ukrainasit të kenë garancitë e sigurisë dhe besimin që u nevojitet për të ndaluar luftën nga ana e tyre dhe rusët të ndihen sikur mund ta çojnë luftën në një përfundim nga ana e tyre”.

Ndërkohë, shpresat për një takim ballë për ballë midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin në të ardhmen e afërt janë zhdukur kryesisht pas deklaratave nga Moska, në kundërshtim me pritjet e Trump./ a.jor.

The post SHBA – JD Vance: Rusia ka bërë lëshime të rëndësishme për t’i dhënë fund luftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/8/2025

25 August 2025 at 07:33

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Presidenti amerikan, Donald Trump pret presidentin e Koresë së Jugut.

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë për të ardhmen e misionit paqeruajtës në Liban.

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë takim me dyer të mbyllura Siguria për Korenë e Veriut.

HONG KONG (Kinë) – Zhvilluesi kinez i pasurive të patundshme ”Sunac China” kthehet në gjykatat e Hong Kongut për mbrojtje nga falimentimi.

PRAGË (Republika Çeke) – Kockat e australopitekut Lucy ekspozohen për dy muaj në Muzeun Kombëtar.

MOSKË (Rusi) – Seancë dëgjimore në hetimin e spiunazhit kundër studiuesit francez, Laurent Vinatier.

BAMAKO (Mali) – Gjykata Supreme vendos për shpërbërjen e partive politike./ a.jor.

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/8/2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E hënë 25 gusht, mot i kthjellët me vranësira të pakta

25 August 2025 at 07:30

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje e juglindje nga orët e mesditës e pasdite. Në mbrëmje mot i kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim  verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e lugina era fiton shpejtësi shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/29 Diell pak re
Kukës 13/26 Diell pak re
Lezhë 21/29 Diell pak re
Dibër 12/26 Diell pak re
Durrës 20/29 Diell pak re
Tiranë 21/31 Diell pak re
Elbasan 17/30 Diell pak re
Berat 17/31 Diell pak re
Vlorë 22/30 Diell pak re
Korçë 15/24 Diell pak re
Gjirokastër 15/30 Diell pak re
Sarandë 20/29 Diell pak re

 

 

The post E hënë 25 gusht, mot i kthjellët me vranësira të pakta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 24 August 2025Agjencia Telegrafike Shqiptare

Presidenti i Ukrainës dekoron Spiropalin me çmimin “Urdhri i Princeshës Ollga i Klasit të Parë”

24 August 2025 at 21:32

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njoftoi se sot, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Presidenti Zelenksi ka dekoruar 14 kryeparlamentarë, deputetë, senatorë e kongresmenë të ShBA dhe vendeve europiane, mes tyre Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimin me Parlamentin e këtij vendi.

Kryeparlamentares Spiropali iu akordua Çmimi i Lartë Shtetëror “Urdhri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”.

“Faleminderit secilit prej jush, miqtë tanë të dashur, anëtarë të familjes së madhe parlamentare, për çmimet e merituara që u janë dhënë nga Presidenti Zelenski, në emër të popullit ukrainas”, shkruan kryeparlamentari ukrainas Ruslan Stefanchuk.

/e.i/j.p/

The post Presidenti i Ukrainës dekoron Spiropalin me çmimin “Urdhri i Princeshës Ollga i Klasit të Parë” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cirku Kombëtar shfaqje në Zvicër, Rama: Energji dhe diversitet kulturor

24 August 2025 at 21:27

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Artistët e Cirkut Kombëtar kanë performuar për herë të parë në Wetzikon të Zyrihut në një performancë mbresëlënëse në kuadër të festivalit “Farbifestival” duke dhuruar emocione, pasuri kulturore dhe argëtim për të gjitha moshat.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga ky aktivitet, ndërsa u shpreh se “trupa jonë magjike pushtoi për tre netë skenën e Faerbifestival në Wetzikon–Zyrih, duke sjellë ngjyra, energji dhe diversitet kulturor për publikun”.

Mbrëmjet u moderuan nga Shqipe Sylejmani dhe Marguerite Meyer, ndërsa në sallë kishte përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë dhe Konsullatës së Kosovës.

Kalendari i aktiviteteve kulturore të Cirkut Kombëtar, pritet të pasurohet me më shumë evente ndërkombëtare, krahas turneve në qytetet e Shqipërisë.

Artistët e Cirkut Kombëtar në Wetzikon të Zyrihu-t në një performancë në kuadër të Festivalit “...
1 nga 14

/e.i/j.p/

The post Cirku Kombëtar shfaqje në Zvicër, Rama: Energji dhe diversitet kulturor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrezikoi të mbytej, shpëtohet turisti francez në Gjirin e Gjipesë

24 August 2025 at 19:02

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Një turist francez është shpëtuar pasditen e sotme pranë shkëmbinjve në Gjirin e Gjipesë, pasi rrezikonte të mbytej.

Sipas medieve, kanë qënë pushuesit ata që kanë lajmëruar Policinë Kufitare, e cila u nis nga Dhërmiu dhe arriti në kohë për të shpëtuar 38-vjeçarin nga Franca.

Turisti i identifikuar si Hassabou Elias, me shtetësi franceze, kishte pësuar probleme me shpinën dhe nuk mund të lëvizte pjesën e poshtme të trupit, duke mos qenë në gjendje të notonte.

Mediat cilësojnë, se 38-vjeçari u shpëtua në kohë, pasi u transportua drejt bregut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të mirë shëndetësore.

/e.i/j.p

The post Rrezikoi të mbytej, shpëtohet turisti francez në Gjirin e Gjipesë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Perëndim në liqenin e Shkodrës, Rama ndan pamjet

24 August 2025 at 18:32

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Liqeni i Shkodrës është një ndër atraksionet më të pëlqyera të turizmit në vend, si një ofertë argëtimi për pushuesit vendas dhe ata të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga perëndimi i diellit mbi liqenin e Shkodrës, i cili njëherësh është i pëlqyer edhe për sportet ujore.

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit.

Ky liqen është gjithashtu një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë. Në Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë për vitin 2025, Liqeni i Shkodrës u rendit në vendin e dytë me 23 899 individë, për numrin e specieve.

Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës të Shqipërisë.

Një perlë e kësaj pasurie është pa dyshim pelikani, zogu më i madh në Europë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin juglindor shtrihet qyteti i Shkodrës, nga i cili ka marrë edhe emrin.

/e.i/j.p/

The post Perëndim në liqenin e Shkodrës, Rama ndan pamjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OSLO – Norvegjia do të ndihmojë Gjermaninë në financimin e furnizimit të raketave “Patriot” për Ukrainën

24 August 2025 at 18:28

OSLO, 24 gusht /ATSH-DPA/- Norvegjia do t’i ofrojë Gjermanisë një mbështetje financiare me vlerë 590 milionë euro për furnizimin e përbashkët të dy sistemeve raketore “Patriot” dhe të raketave për Ukrainën, njoftoi sot qeveria norvegjeze.

Norvegjia do të kontribuojë gjithashtu në blerjen e sistemeve të radarëve kundërajrorë të prodhuara nga kompania gjermane “Hensoldt” dhe sistemeve kundërajrorë të prodhuara nga kompania norvegjeze “Kongsberg”.

“Së bashku me Gjermaninë, po sigurohemi që Ukraina të marrë sisteme të fuqishme të mbrojtjes ajrore. Gjermania dhe Norvegjia po punojnë së bashku për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur vendin dhe për të mbrojtur popullsinë civile nga sulmet ajrore ruse”, shkroi kryeministri Jonas Gahr Store.

Në korrik, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Store ranë dakord në një takim në Berlin – për të financuar së bashku forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Në fillim të gushtit, qeveria gjermane tha se dorëzimi i sistemeve “Patriot” mund të fillonte pasi prodhuesit amerikanë ranë dakord të furnizonin zëvendësime sa më shpejt të ishte e mundur, në mënyrë që Gjermania të përmbushte angazhimet e saj ndaj NATO-s.

Plani fillestar kishte qenë të porositeshin dy sisteme “Patriot” direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – për t’ia dorëzuar Ukrainës – me një kosto prej rreth 1 miliard eurosh secili.

Meqenëse ato nuk ishin menjëherë të disponueshme, Gjermania do të sigurojë dy nga nëntë sistemet e saj dhe do të marrë zëvendësime nga SHBA-ja, më vonë.

Sistemet “Patriot”janë efektivë në kundërshtimin e raketave balistike taktike dhe raketave kruz. //a.i/

The post OSLO – Norvegjia do të ndihmojë Gjermaninë në financimin e furnizimit të raketave “Patriot” për Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku në festën e Sh’Mrajas në Lurë: Ekspozohen traditat dhe kultura e zonës

24 August 2025 at 18:18

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Festa e Sh’Mrajas po kthehet në një traditë të përvitshme në kalendarin e aktiviteteve që organizohen në Lurë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në festën e Sh’Mrajas mes banorëve e vizitorëve që nuk mungojnë në Lurë.

Në një postim në rrjetet sociale, Balluku u shpreh se kjo është një festë që i bashkon të gjithë, ku ekspozohen me krenari traditat dhe kultura e pasur e zonës.

“Kisha e fshatit, që mban emrin Sh’Mraja, është një tjetër thesar jo vetëm i Lurës. Kënaqësi që u riktheva sërish për ta vizituar”, tha Balluku.

Kisha e Shën Mërisë, e cila ruan brenda saj rrënoja të kishës së vjetër 630-vjeçare, është një pasuri e Lurës. E restauruar së fundmi, kjo kishë është edhe një destinacion turistik për vizitorët në Lurë.

Sh’Mraja është festa që bën bashkë të gjithë, banorë e vizitorë, në një atmosferë festive, me tingujt e muzikës tradicionale e veshjet karakteristike të zonës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në festën e Sh’Mrajas në Lurë
1 nga 9

/e.i/j.p/

The post Balluku në festën e Sh’Mrajas në Lurë: Ekspozohen traditat dhe kultura e zonës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali: Përpjekjet për një paqe të ndershme duhet të përfshijnë gjithkënd

24 August 2025 at 17:45

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë dhe përshëndeti në veprimtarinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, organizuar sot nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri, në sallën qendrore të aeroportit “Nënë Tereza”.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë personalitete shtetërore, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, përfaqësues të komuniteteve fetare, medias etj.

Në ceremoni përshëndetën edhe Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov si edhe autoritete të aeroportit “Nënë Tereza”.

Kryetarja Spiropali, e shoqëruar nga Ambasadori Shkurov dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, vizituan ekspozitën kushtuar pasojave të luftës në Ukrainë.

Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali: 

“I nderuar z. Ambasador Shkurov, i dashur Volodomyr,

Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik;

Zonja e zotërinj,

Në këtë gjysmë dekadën e fundit bota ka ndryshuar në mënyrë të pabesueshme.

Çdo mëngjes, në Tiranë apo në Washington, në Paris apo në Berlin, në Romë, Bruksel apo në çdo skaj tjetër të botës, lajmet në televizione apo postimet e pafundme në rrjetet sociale, dëshmojnë për miliona fëmijë që njohin më mirë marshimin therës të raketave sesa tingujt e gjuhës amtare, për miliona të moshuar, që në vend të këmbanave të krishtlindjeve apo thirrjen për lutje ndaj Zotit, njohin zhurmën e dronëve që marrin jetë.

Ka luftë edhe aty ku duket se ka paqe.

Ka dhembje edhe aty ku koha duket rrjedh normalisht dhe kufijtë konvencionalë ngjajnë të mbyllur ndaj të zezës.

Në një mënyrë apo në një tjetër, e gjithë bota është në luftë. Dhe lufta, njëlloj si Perëndia e vjetër romake Janusi, ka më shumë se një fytyrë, më shumë se një pamje, më shumë se një shfaqje.

Njëlloj si në vitet e pandemisë së Covid-it, askush nuk ka imunitet, askush nuk është i përjashtuar nga frika e tmerri, humbja dhe disfata.

Dhe askund tjetër, më shumë se në Ukrainë, nuk është shfaqur aq brutalisht dhe egërsisht lufta më të gjitha fytyrat e saj.

Dhe ndoshta asnjë ditë tjetër më shumë sesa sot, nuk është simbol i asaj që po ngjet në Ukrainë prej më shumë se tre vjetësh, sesa dita e pavarësisë së saj.

Një ditë që më shumë sesa një bilanc 34-vjeçar për rrugëtimin e një kombi, është arsyeja se pse në qiellin e Ukrainës shëtit vdekja e importuar nga fqinji agresor, më i madh, por jo më i fortë, pafytyrësisht mizor dhe i padrejtë.

Lufta në Ukrainë është mësimi tronditës se askush nuk është imun nga e keqja, se ajo shfaqet në dhjetra forma edhe aty ku duket se ka vetëm paqe.

Ndryshojnë vetëm simptomat; aty ka raketa, gjetkë ka çmime më të shtrenjta, aty ka dronë, diku ka më pak vende pune, më pak shkolla, më pak kujdes mjekësor dhe shumë më shumë ankth, tension e pasiguri.

Ndaj edhe përpjekjet për një paqe të drejtë e të ndershme për luftën në Ukrainë, duhet të përfshijnë gjithkënd dhe duhet të bashkojnë gjithkënd, kryesisht në boshtin Washington-Bruksel, si mundësia e vetme për të ndërtuar një arkitekturë të re sigurie, tashmë që ajo e hershmja e ekuilibrit mes dy blloqeve të kundërta ideologjikisht ka përfunduar kohë mē parë, dhe e reja, me një qendër të vetme force e pushteti që garantonte paqe, po sfidohet dhe po vihet gjithmonë e më shumë në dyshim.

Duke synuar të kurohet shkaku dhe jo të mjekohet pasoja.

Të nderuar miq,

Liria, pavarësia, sovraniteti dhe i një vendi nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë ende për kohë të papërcaktuar të garantuara, për gjithmonë. Ato nuk janë të mirëqena dhe mund të kërcënohen nga shumë faktorë që duket se shpiken nga hiçi. Herë nga leximi i keq i historisë së shkuar, e herë nga dëshira për të shkruar ndryshe historinë.

Paqja ka shumë armiq dhe armiqësia me paqen ngjan si fatalitet i botës njerëzore.

Në emër të saj, të lirisë dhe të drejtës së çdo kombi për të jetuar në liri, 34 vjet më parë, në 24 gusht 1991, parlamenti i Ukrainës riktheu pavarësinë e Ukrainës nga gërmadhat e ish-Bashkimit Sovjetik.

Për tre dekada, populli i Ukrainës përjetoi një tranzicion të gjatë drejt demokracisë, pak a shumë si të gjithë vendet e tjera të ish-Lindjes komuniste. Si edhe vendi ynë. Liri që shfaqej edhe me fytyrën e anarkisë, me shpresa dhe zhgënjime, me fitore dhe disfata, me suksese e dështime, me ecje përpara, por dhe fraktura prapakthyese.

Por asgjë nga këto, nuk mund të barazohet me agresionin e nisur që në 2014-ën me aneksimin e Krimesë dhe më pas, me agresionin në shkallë të gjerë të shkurtit 2022, kur një ish-perandori, me forcën e avionëve, raketave e tankeve, kërkoi të rikthejë autoritetin e saj prej perandorie, duke shkelur një vend të lirë.

Duke dhënë kështu fillimin e një sage lufte të jashtëzakonshme të Davidit me Goliathin modern.

Qindra mijëra jetë njerëzore të humbura, miliona jetë të frakturuara dhe gjithë bota e përfshirë në një luftë totale morale mes viktimës dhe agresorit.

Në këtë ndeshje epike, Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka mbështetur fort dhe në mënyrë të palëkundur luftën e drejtë të Ukrainës, për mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe integritetit të saj territorial.

Duke nisur me Rezolutën e miratuar në Kuvend më 8 mars 2022, tek Samiti “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa, në 11 qershor të këtij viti, nga bashkëpenëmbajtja e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e deri tek përditshmëria e secilës ditë në këto tre vjet e gjysmë, Shqipëria ka dëshmuar mbështetjen e fuqishme, të palëkundur dhe të vendosur ndaj Ukrainës.

Shqipëria është palë bashkë me vendet e tjera demokratike në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ka afruar mbështetje diplomatike, financiare e ushtarake, ka qenë një zë i vendosur në samitin e Platformës së Krimesë dhe veprimtaritë ndërkombëtare për paqen, rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës.

Ka organizuar në Tiranë Samitin e Vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën. Ka shprehur solidaritet të plotë me vizitat e shpeshta në Kiev të delegacioneve të Kuvendit e Qeverisë, përfshirë Kryeministrin Rama.

Shqipëria do të vijojë të jetë një mbështetëse e vendosur dhe konkrete për Ukrainën edhe nëpërmjet bashkëpunimit afatgjatë, në bazë të Marrëveshjes Strategjike 10-vjeçare, nënshkruar më 21 janar 2025, në Davos, e cila parashikon rritjen e bashkëpunimit në siguri e mbrojtje, inteligjencë e informacion, siguri kibernetike, në industrinë e mbrojtjes dhe rimëkëmbjen e Kharkivit, në mbështetjen për rindërtim, luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve e dezinformimit.

Shqipëria mbështet të gjitha përpjekjet dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump për dhënien fund luftës dhe arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, si edhe kontributin e udhëheqësve të shteteve europiane dhe të NATO-s për mbështetjen e këtyre përpjekjeve. Dhe konsideron se në këtë tunel të gjatë e të errët, vullneti i Washingtonit, e vendeve të BE-së, janë drita e vetme në fund të tij.

Sepse duke mbështetur Ukrainën, ne mbështesim triumfin e Lirisë mbi tiraninë.

Duke mbështetur Ukrainën, ne mbështesim dhe garantojmë të ardhmen e rendit ndërkombëtar.

Sepse pa paqen e drejtë në Ukrainë, nuk mund të ketë paqe në Europë dhe në botë.

Sepse duke mbrojtur Ukrainën, mbrojmë demokracinë në vendet tona.

Sepse duke mbrojtur Ukrainën, afrojmë shansin e vetëm e unik për paqe edhe në vatrat e tjera të zjarrit që marrin jetë të pafajshme fëmijësh, grash e të moshuarish edhe kudo tjetër, aty ku lufta shfaqet me shumë fytyra, si Janusi i hershëm romak.

Gëzuar Festën e Pavarësisë!

Slava Ukraini!”

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në veprimtarinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukra...
1 nga 8

/e.i/

The post Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali: Përpjekjet për një paqe të ndershme duhet të përfshijnë gjithkënd appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌