Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA heq nga lista e organizatave terroriste, “Hayat Tahrir al-Sham” në Siri

7 July 2025 at 23:14

Shtetet e Bashkuara kanë hequr Hayat Tahrir al Sham nga lista e organizatave terroriste.

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio tha se vendimi u mor ne konsultim me Prokuroren e Përgjithshme dhe Sekretarin e Shtetit.

HTS, grupim që dikur kishte lidhje me Al Kaeden, rrëzoi qeverinë e Bashar Al Assad në dhjetor të vitit të kaluar.

Organizata, që është njohur edhe si Fronti al-Nusra, ka qenë dikur degë e Al-Kaidës në Siri, mirëpo i ka shkëputur lidhjet me grupin xhihadist më 2016, dhe ka tentuar të krijojë imazh tjetër në publik.

Pas rrëzimit të regjimit të Assadit, autoritetet e reja njoftuan shpërbërjen e të gjitha fraksioneve të armatosura, të cilat u integruan në forca shtetërore.

Lideri i grupit Ahmed al-Sharaa, u vetëshpall president i përkohshëm dhe ka premtuar rindërtimin e vendit te shkatërruar nga lufta civile dhe rivendosjen e marrëdhënieve me Perëndimin. Pasi erdhi ne pushtet, Al Sharaa u hoq nga lista e zezë e SHBA.

Vendimi më i fundit vjen pasi javën e kaluar Donald Trump firmosi heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, me synim për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

/abcnews.al/

Vdekja e të riut, në pranga 5 policë/ Kosovë, dyshohet se e dhunuan 27-vjeçarin gjatë arrestimit

7 July 2025 at 23:07

Pesë zyrtarë të policisë së Kosovës janë arrestuar në Lipjan, pasi një i ri dyshohet se humbi jetën për shkak të dhunës policore, rreth mesnatës së 7 korrikut.

Ne pamjet e publikuara duket momenti kur një grup policesh ndalojnë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu dhe me pas ambulanca qe mbërrin ne rrugën “Haradin Bajrami”.

Policia e Kosovës tha për mediat lokale se 27-vjeçari dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe po sulmonte automjete dhe kalimtarë në Lipjan. Policet dyshohet se e kane goditur teksa po tentonin ta arrestonin dhe pikërisht kjo dyshohet se është shkaku i vdekjes.

Sipas zyrtarëve policorë, në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent që ka ofruar ndihmën e parë, por është konstatuar se i riu ka ndërruar jetë.

Vëllai i Agonit tha për KosovaPress se policia është shmangur dhe nuk ka dhënë shpjegime për ngjarjen. Sipas Alban Zejnullahut, 27-vjeçari kishte shenja në trup dhe ka pamje që tregojnë dhunën policore.

“Kur jemi shkuar aty na kanë kumtuar mjekët që trupi është i pajetë, janë shmangur dhe nuk na kanë treguar detaje tjera. Faktikisht i kanë thënë mjekës janë rreh disa persona hajde merreni, veç rrahje i kanë thënë. Kur ka shkuar kjo e kanë gjetur të vdekur, të lidhur, me më shumë se 20 shenja nëpër trup. I kam fotografitë, kur mjekja ka konstatuar që vdekja ka ndodhë para se me ardhur në emergjencë. Ne i posedojmë videot prej qytetarëve që falënderojmë dhe mediat. Kemi videon kur edhe pas goditjes së fundit me britma, jep frymën e fundit…Nuk qëndrojnë, mënyra qysh e kanë shpërfaq, nuk e kemi njoftuar as ne, si person të tillë, ka persona që flasin fjalë të mira për të, nuk lejohet në një shtet demokratik të ushtrohet dhunë deri në vdekje”, ka thënë Alban Zejnullahu.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për rastin dhe kanë kërkuar zbardhjen e së vërtetës.

“Të rinjtë po punojnë nën rrogoz!” Karamuço: Janë zbardhur ngjarjet kriminale deri 2021, të tjerë s’bien në sy…

7 July 2025 at 22:33

“SPAK ka ‘gjunjëzuar’ shumë banda kriminale, por ka të tjera që ende nuk njihen!” Këtë tha profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço në emisionin “360 Gradë” duke shtuar se kjo është një sfidë për Gjykatën e Posaçme.

Sipas tij janë zbardhur vetëm ngjarje, që kanë ndodhur deri në mars të 2021.

“Edhe në Shkodër ka emra të rinj, që do t’i marrim vesh kur të fillojnë bëmat e reja! Edhe për Lezhën, Kukësin, janë disa zona që nuk i kemi llogaritur, por na dalin që kanë aktivitet. Kemi Rrëshenin, Dibrën, kemi Korçën që vijnë të dhëna nga policia greke, që thotë kalojnë kokainë, kalojnë heroinë. Kush grup i ka në posedim? Janë disa grupe që kanë punuar nën rrogoz, me vitrinën e bizneseve të tyre të ligjshme! E s’kanë rënë në sy. Këtu është puna e SPAK, të luftojë dhe këta që s’bien në sy se janë të rrezikshëm,” sqaroi Ervin Karamuço.

Ai shtoi se SPAK ka kapacitete dhe mjetet që të zbulojë figurat e reja të krimit.

Ndërsa gazetarja, Anduena Llabani sqaroi se teknologjia po sofistikon grupet kriminale. Shumë nga ta shtoi gazetarja, janë ndarë në nëngrupe për shkak të eliminimit të krerëve.

Ajo bëri të ditur se janë të shpërndarë në Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe se mes tyre ka konflikte të brendshme, që jo në pak raste kanë kryer ekzekutime mafioze.

“Grupet janë prekur nga SPAK, por kanë ende ndikime në zonat ku kanë vepruar. Rrënjët e tyre janë shumë të thella,” përfundon Llabani.

/abcnews.al/

Vendimi i NATO-s! 1.3 mld euro armatim për Shqipërinë/ Krisafi: Afati 10 vjet! Prenga: Më shumë mjete të blinduara dhe…

7 July 2025 at 22:12

Mbrojtja në vendit tonë pritet të marrë hov të ri zhvillimi. Vendimin e NATO-s për 5% të PBB për mbrojtjen dhe sigurinë duhet ta përqafojnë të gjitha vendet anëtare përfshi dhe Shqipërinë.

Në këtë kohë të trazuar në Ballkan ku lufta Rusi-Ukrainë s’po ndalon, ushtarakë dhe ekspertë diskutuan mbi këtë temë të rëndësisë të lartë në emisionin “360 Gradë”.

Eksperti i gjeopolitikës, Ledion Krisafi sqaroi se do të duhen 10 vite që Shqipëria të caktojë 1.3 miliardë euro për mbrojtjen.

Ai theksoi se gjatë këtyre viteve buxheti i Shqipërisë duhet të dyfishohet, që 1.3 miliardë Euro të jenë lehtësisht të gjendshme, për të fuqizuar ushtrinë, për të blerë armatime apo dhe trajnimet e ushtarakëve.

Ndërsa sipas gjerneral Ded Prengës, prioritet duhet t’i jepet mondernizmit të ushtrisë, ku mjetet e blinduara ushtarake duhet të jenë të parat, që duhet të blihen dhe të shtohen në numër. Kjo sa i përket forcave tokësore. Ai shtoi se atyre ajrore ju nevojten helikopterë multifunksionalë, ndërsa forcave detare shtim të anijeve për operacione, pra jo vetëm për patrullime.

Policia Rrugore shton kontrollet në kryeqytet, 35 shoferë të arrestuar. Bllokohen 42 automjete

7 July 2025 at 22:07

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet masive në kryeqytet me qëllim garantimin e sigurisë në rrugë.

Gjithashtu njoftohet se është rritur prezence e “Rrugores” në terren, me patrulla dhe mjete bashkëkohore në të gjitha akset hyrëse dhe dalëse të Tiranës.

Gjatë javës së fundit janë arrestuar e proceduar penalisht 35 drejtues mjetesh; Gjithashtu janë bllokuar 42 automjete, për shkelje të ndryshme.

Fokus i veçantë i kontrolleve:

Parandalimi/eliminimi i zhurmave shqetësuese të shkaktuara nga marmitat e modifikuara, që cenojnë rendin dhe qetësinë publike; Lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga automjete/apo biznese, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT; Sigurimi i përdorimit të kaskës mbrojtëse dhe jelekëve fosforeshentë nga drejtuesit e motomjeteve; Ndëshkimi i drejtuesve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit; Shkeljes së sinjalistikës rrugore;

Autopsia e zgjedhjeve/ Intervista e plotë me konstitucionalistin Niazi Jaho

7 July 2025 at 21:20

Konstitucionalisti Niazi Jaho ka bërë një analizë më të zgjeruar ndaj procesit zgjedhor.

Në një intervistë në distancë të dhënë për “Real Story” në ABC News, konstitucionalisti Nijazi Jaho ka bërë leximin e tij të ligjin, duke bërë edhe komentin e tij, duke u fokusuar së pari te çështja e disa kandidatëve të listës që patëm pretendime se votat e tyre janë vjedhur.

I pyetur nëse janë bërë shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor të vitit 2008, ai u përgjigj që po janë bërë, duke shpjeguar se janë bërë shtesa dhe ndryshime në vitet 2012, 2015, dy herë në vitin 2020, në vitet 2021, 2023 dhe se fundmi siç tha ai, me ligjin nr81/2024, por sqaroi se pika 1 e neni 124 nuk është ndryshuar.

Intervistë e plotë me konstitucionalistin Niazi Jaho

Balla: Vazhdon të diskutohet çështja e disa kandidatëve për deputetë të listës zgjedhore preferenciale që pretendojnë se disponojnë fakte dhe prova që një pjesë e votave që zgjedhësit u kanë dhënë atyre, në mënyrë abuzive, u ka kaluar kandidatëve të tjerë. Për këtë ata janë ankuar deri në Kolegjin Zgjedhor, por ankesat e tyre janë refuzuar për mungesë legjitimimi. Për sqarimin ligjor të këtij problemi iu drejtuam juristit të njohur, Niazi Jaho, studiues në fushën e legjislacionit zgjedhor, autor i disa botimeve dhe i një numri të konsiderueshëm shkrimesh dhe intervistash.

Z.Jaho, pas zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, disa kandidatë për deputetë të rrjeshtuar në pjesën e listave preferenciale janë ankuar sepse është abuzuar me votën e dhënë në favorin e tyre, me arsyetimin se nuk legjitimohen. A është i bazuar ky vendim?

Jaho: Në aspektin ligjor dhe Kushtetues e kam ndjekur këtë problem. Refuzimi për mungesë legjimiteti është mbështetur në pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor ku thuhet: << Çdo parti politike, pjestare ose jo e një koalicioni dhe kandidati i propozuar nga zgjedhësit, kanë të drejtë të ankohen në KQZ kundër vendimeve të KAZ-së që cënojnë interesat e tyre të ligjshme, brenda 3 ditëve nga data e shpalljes së vendimit >>
Ja pra, kjo është dispozita që ankesat e tyre janë refuzuar për mungesë legjimiteti. Ose më qartë akoma, ti kandidat që je ankuar nuk legjitimohesh sepse, në pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor, përmenden vetëm kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.

Balla: Deri sa këtë të drejtë e ka partia (subjekti zgjedhor që e ka përfshirë kandidatin në listën preferenciale) përse nuk është ankuar ajo?

Jaho: Në këtë rast nuk preferoj të bëj supozime. Aryset i di kandidati dhe partia e tij.

Balla: Kjo do të thotë se edhe me rastet kur kandidati për deputet disponon prova dhe fakte se me votën që i është dhënë atij është abuzuar me forma nga më të ndryshmet, i janë mbyllur dyert për t’u ankuar, a është kështu?

Jaho: Po, ligji ia ka mbyllur dyert, por partia politike përkatëse mund t’i hapë ato duke e marrë ajo nismën për t’u ankuar

Balla: Duke patur parasysh se kandidatëve për deputet u është refuzuar ankesa për të njëjtin shkak edhe nga Kolegji Zgjedhor, a mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Ata pretendeojnë se vendimet për mungesë legjitimimi janë antikushtetuese?

Jaho: Kjo është e drejta e tyre, por për mendimin tim Gjykata Kushtetuese nuk do të investohet për pranimin dhe shqyrtimin e ankesave të tilla sepse: a) sipas pikës 5 të nenit 158 të Kodit Zgjedhor <<Vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë të formës së prerë dhe ndaj tyre nuk bëhet ankim>> b) Në drejtësi zbatohet parimi i njohur i ligjshmërisë se derisa ligji është në fuqi, prezumohet se ai është i Kushtetutës.

Balla: Kolegji Zgjedhor a mund të interpretonte pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor, me arsyetimin se derisa ligji i njeh të drejtën për t’u ankuar kandidatit të zgjedhur nënkuptohet se këtë të drejtë duhet ta ketë edhe kandidati i përfshirë në listën preferenciale nga partia përkatëse?

Jaho: Kolegji Zgjedhor mund të ketë raste që të bëjë interpretimin e ligjit, por jo në rastin konkret ku formulimi i pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor është i qartë. Nëse Kolegji Zgjedhor do ta bënte këtë, do të merrte atributet e legjislativit.

Balla: Siç dihet Gjykata Kushtetuese ka të drejtë që një ligj apo dispozite të vecantë ta shpallë antikushtuese. Ajo gjithashtu ka kompetencë të bëjë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. Në rastin konkret a mundet që Gjykata Kushtetuese të veprojë me nismën e saj?

Jaho: Jo nuk mundet, sepse nuk e lejon ligji. Ajo vihet në lëvizje nga subjekte të caktuara dhe zbaton procedurën e parashikuar me ligjin mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Balla: Po Kuvendi, më vonë, a mund të bëjë ndryshime në pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor?

Jaho: Sigurisht që po

Balla: Sqarimet tuaja janë të qarta, por ne, do të dëshironim të dinim mendimin tuaj. Konkretisht: në rastet kur kandidati për deputet do të dispononte të dhëna, fakte dhe prova të besueshme se vota që i është dhënë atij me dashje apo pa dashje i ka kaluar të tjerëve a duhet të kishte të drejtën të ankohej?

Jaho: Mendoj se po, aq më tepër kur partia përkatëse nuk vihet në lëvizje. Derisa ai pretendon se i janë cënuar interesat e tij të ligjshme për rivendosjen e tyre, ai do të duhet të kishte akses për t’u ankuar në një organ administrativ dhe gjyqësor. Ai është individ, shtetas, kandidat për deputet që garon dhe i drejtohet votuesve për ta votuar. Në këtë vështrim krijohet një raport i veçantë midis tij dhe zgjedhësve. Jo vetëm kandidati por edhe votuesi është i interesuar që vota e tij të llogaritet vetëm për kandidatin që ka votuar. Në rast se vërtetohet abuzimi me votën pavarësisht nga pamundësia e identifikimit të abuzuesit është cënuar dhe vullneti i zgjedhësve.

Balla: Në raportet e OSBE/ODIHR a ka patur ndonjë rekomandim për ndryshimin ose rishikim të pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor?

Jaho: Nuk ka patur.

Balla: Në Kodin Zgjedhor të vitit 2008 a janë bërë shtesa dhe ndryshime?

Jaho: Po, rezulton që atij Kodi Zgjedhor të vitit 2008 i janë bërë shtesa dhe ndryshime në vitet 2012, 2015, dy herë në vitin 2020, në vitet 2021, 2023 dhe së fundmi me ligjin nr 81/ 2024, por pika 1 e nenit 124 nuk është ndryshuar.
Megjithëkëtë më ka tërhequr vëmendjen fakti se në raportin e OSBE/ODIHR-it me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në rekomandimin nr 22 faqe 32 thuhet: Mund të shikohet mundësia e rishikimit të ligjit në mënyrë që të qartësohet përgjegjësia për ankesat kundër vendimeve të KQV-ve dhe ato që lidhen me shkeljet e fushatës, ndërsa në vazhdim theksohet: <<si edhe për të eliminuar kufizimet e padrejta të legjimitetit për ankim>>
Meqë Kuvendi ka bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor në vitet 2021, 2023 dhe 2024 do të duhej ta shqyrtonte edhe këtë rekomandim dhe në bazë të tij të rishikonte edhe formulimin e pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor.

Balla: Thuhet se Komisioni i Venecias është shprehur për këtë çështje. A është kështu?

Jaho: Po, nëpërmjet medias jam informuar edhe për këtë. Kjo më nxiti të njihem a) me Kodin e Praktikës së mirë me çështjet zgjedhore miratuar nga Komisioni i Venecias në tetor të vitit 2002 ku jepen udhëzime për zbatimin e parimeve bazë në zgjedhje. Edhe pse në këtë kod nuk bëhet shprehimisht fjalë për të drejtën e kandidatit për deputet për t’u ankuar kur pretendohet se i janë cënuar të drejtat e ligjshme të tij, në pjesën: <<Ankimet dhe apelimet>> thuhet: <<dispozitat e ligjit elektoral, nuk duhet të jenë vetëm fjalë në letër, sepse ‘kjo ka të bëjë vecanërisht me rezultatin e zgjedhjeve’ (faqe 31)

  1. b) Në rekomandimet e përbashkëta për Kodin Zgjedhor dhe administratën zgjedhore në Shqipëri ‘Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i lidhur me Kodin Zgjedhor të vitit 2004 kanë shprehur në mënyrë analitike opinionin e tyre nr 273/2004. Në pjesën ‘ankimet dhe apelimet’ dhe pikërisht në këtë paragrafin 102 dhe 103 (faqe 26) midis të tjerave thuhet: Nenet 146 deri 179 parashtrojnë procese adekuate për të siguruar që shtetasit, kandidatët dhe partitë politike të mund të kërkojnë rishikim të qenësishëm në rast të dhunimit të një të drejte ligjore. Por ajo që është më e qartë dhe më domethënëse është përmbajtja e paragrafit 107 (faqe 27) ku thuhet: <<Neni 162 e kufizon të drejtën për të apeluar një vendim të KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor vetëm te subjektet zgjedhore>>. Kanë kaluar 21 vjet nga opinioni i mësipërm i shprehur kryesisht për Kodin Zgjedhor të vitit 2004 dhe ky opinion kaq i rëndësishëm nuk ka qenë objekt shqyrtimi nga Kuvendi gjë që rezulton nga përmbajtja e pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor që përjashton të drejtën e ankimit nga kandidatët për deputet të partive politike. Është për të ardhur keq që ka edhe shumë rekomandime të tyre të parashtruara në mënyrë të përsëritur në raportet e OSBE/ODIHR -it që kanë monitoruar zgjedhjet në vendin tonë dhe që nuk janë bërë objekt shqyrtimi nga Kuvendi i Shqipërië. Është kjo arsyeja që në disa raporte të OSBE/ODIHR në pjesën Rekomandime përmendet e njëjta gjë, konkretisht: “ këto rekomandime duhe të lexohen së bashku me rekomandimet e mëparshme të ODIHR që nuk janë adresuar ende”. Raporti i OSBE ODIHR-it lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 (faqe 30)

Balla: A mendoni se kjo çështje do të trajtohet në raportin përfundimtar të OSBE/ODHIR -it lidhur me zgjedhjet e 11 majit të këtij viti?

Jaho: Mendoj se po.

 

“Vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk ankimohet”/ Konstitucionalisti Jaho: Raportet e ODIHR nuk adresohen

7 July 2025 at 21:09

Në emisionin “Real Story” në ABC News, konstitucionalisti, Niazi Jaho ka dhënë një intervistë ku ka analizuar me detaje dhe hap pas hapi raportin e OSBE/ ODIHR.

Gjatë kësaj interviste, ai u shpreh se “është për të ardhur keq që ka shumë rekomandime të tyre të parashtruara në mënyrë të përsëritur në raportet e OSBE/ODIHR -it që kanë monitoruar zgjedhjet në vendin tonë dhe që nuk janë bërë objekt shqyrtimi nga Kuvendi i Shqipërisë”

Pjesë nga intervista:

Balla: Në raportet e OSBE/ODIHR a ka patur ndonjë rekomandim për ndryshimin ose rishikim të pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor?

Jaho: Nuk ka patur.

Balla: Në Kodin Zgjedhor të vitit 2008 a janë bërë shtesa dhe ndryshime?

Jaho: Po, rezulton që atij Kodi Zgjedhor të vitit 2008 i janë bërë shtesa dhe ndryshime në vitet 2012, 2015, dy herë në vitin 2020, në vitet 2021, 2023 dhe së fundmi me ligjin nr 81/ 2024, por pika 1 e nenit 124 nuk është ndryshuar.
Megjithëkëtë më ka tërhequr vëmendjen fakti se në raportin e OSBE/ODIHR-it me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në rekomandimin nr 22 faqe 32 thuhet: Mund të shikohet mundësia e rishikimit të ligjit në mënyrë që të qartësohet përgjegjësia për ankesat kundër vendimeve të KQV-ve dhe ato që lidhen me shkeljet e fushatës, ndërsa në vazhdim theksohet: <<si edhe për të eliminuar kufizimet e padrejta të legjimitetit për ankim>>
Meqë Kuvendi ka bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor në vitet 2021, 2023 dhe 2024 do të duhej ta shqyrtonte edhe këtë rekomandim dhe në bazë të tij të rishikonte edhe formulimin e pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor.

Balla: Thuhet se Komisioni i Venecias është shprehur për këtë çështje. A është kështu?

Jaho: Po, nëpërmjet medias jam informuar edhe për këtë. Kjo më nxiti të njihem a) me Kodin e Praktikës së mirë me çështjet zgjedhore miratuar nga Komisioni i Venecias në tetor të vitit 2002 ku jepen udhëzime për zbatimin e parimeve bazë në zgjedhje. Edhe pse në këtë kod nuk bëhet shprehimisht fjalë për të drejtën e kandidatit për deputet për t’u ankuar kur pretendohet se i janë cënuar të drejtat e ligjshme të tij, në pjesën: <<Ankimet dhe apelimet>> thuhet: <<dispozitat e ligjit elektoral, nuk duhet të jenë vetëm fjalë në letër, sepse ‘kjo ka të bëjë veçanërisht me rezultatin e zgjedhjeve’ (faqe 31)

  1. b) Në rekomandimet e përbashkëta për Kodin Zgjedhor dhe administratën zgjedhore në Shqipëri ‘Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i lidhur me Kodin Zgjedhor të vitit 2004 kanë shprehur në mënyrë analitike opinionin e tyre nr 273/2004. Në pjesën ‘ankimet dhe apelimet’ dhe pikërisht në këtë paragrafin 102 dhe 103 (faqe 26) midis të tjerave thuhet: Nenet 146 deri 179 parashtrojnë procese adekuate për të siguruar që shtetasit, kandidatët dhe partitë politike të mund të kërkojnë rishikim të qenësishëm në rast të dhunimit të një të drejte ligjore. Por ajo që është më e qartë dhe më domethënëse është përmbajtja e paragrafit 107 (faqe 27) ku thuhet: <<Neni 162 e kufizon të drejtën për të apeluar një vendim të KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor vetëm te subjektet zgjedhore>>. Kanë kaluar 21 vjet nga opinioni i mësipërm i shprehur kryesisht për Kodin Zgjedhor të vitit 2004 dhe ky opinion kaq i rëndësishëm nuk ka qenë objekt shqyrtimi nga Kuvendi gjë që rezulton nga përmbajtja e pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor që përjashton të drejtën e ankimit nga kandidatët për deputet të partive politike. Është për të ardhur keq që ka edhe shumë rekomandime të tyre të parashtruara në mënyrë të përsëritur në raportet e OSBE/ODIHR -it që kanë monitoruar zgjedhjet në vendin tonë dhe që nuk janë bërë objekt shqyrtimi nga Kuvendi i Shqipërisë. Është kjo arsyeja që në disa raporte të OSBE/ODIHR në pjesën Rekomandime përmendet e njëjta gjë, konkretisht: “ këto rekomandime duhet të lexohen së bashku me rekomandimet e mëparshme të ODIHR që nuk janë adresuar ende”. Raporti i OSBE ODIHR-it lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 (faqe 30)

Balla: A mendoni se kjo çështje do të trajtohet në raportin përfundimtar të OSBE/ODHIR -it lidhur me zgjedhjet e 11 majit të këtij viti?

Jaho: Mendoj se po.

 

Krimet zgjedhore/ “Asnjë hetim për financimin e fushatave”, Meta: Kemi kërkuar që SPAK të jetë më i zëshëm

7 July 2025 at 20:55

Ekspertja për çështjet zgjedhore, Gerta Meta analizoi situatën me krimet zgjedhore dhe aksioni e SPAK. Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Meta u shpreh se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit u pasqyrua një format më i gjerë sa i përket ndjekjes së procesit zgjedhor përfshirë edhe SPAK që “zbriti” në terren.

Meta nënvizoi se puna e SPAK është mbështetur, ndërsa shtoi se ajo çfarë kanë kërkuar është që të jenë më të dukshëm dhe më të zëshëm.

“Këtë herë pamë një format më të gjerë. Ne e kemi mbështetur si një mënyrë për të pasur përgjegjësi direkte dhe flagrante sidomos në fushatën zgjedhore edhe në ditën e zgjedhje. Nga SPAK kemi kërkuar që të jenë më të dukshëm dhe më të zëshëm. Nga Institucionet e drejtësisë duhet të kenë një mënyrë komunikimi, fakti që ata janë pak “bunker” apo me hezitim ndoshta për të mos dëmtuar procesin e hetimit, por a do vazhdojmë të çojmë ca njerëz komisioner që bëjnë sikur i dënojnë? Apo do kemi këto oligarkët që kanë blerë zgjedhjet? Ka kandidatë që janë për herë të parë dhe kanë marrë shifra marramendëse në zgjedhje, dhe njerëz të panjohur i lidhin direkt me botën e krimit. Financimi i fushatës elektorale është një nga prioritet, për të parë se si do të qarkullojnë paratë. Në nuk e dimë se çfarë do thotë SPAK, nëse me hetimet e veta, do ketë raste të tilla”, tha ajo.

/abcnews.al/

Zgjedhjet/ “Trafikimi” i votës brenda partisë, klimë e keqe”, Petraj: Kodi të rishikohet, duhet një model më i mirë

7 July 2025 at 20:40

Për avokatin Edmond Petraj, Kodi duhet riparë. Duke analizuar zgjedhjet, procesin e rinumërimit, në emisionin “Real Story”, në ABC News, avokati i qëndroi mendimit se duhet të ndërhyrë në themel në kod, dhe se sipas tij, duhet zgjedhur një model që të jetë i pranueshëm dhe të të ketë vlerë vota.

“Ishte shumë e rëndë pjesa e trafikimit të votës brenda partisë. U krijua një klimë shumë e keqe. Mendoj që do ndërhyrë në themel sa i përket pjesë së Kodit duhet të ndërrojë totalisht, duhet të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët politike, por edhe të jetë një model i mirë. Kemi modelin skandinav, modelin gjerman. Modeli gjerman është saktësuar, një votë , një vlerë. Ne duhet të marrim një model ku të jetë vlerë vota”, tha Petraj.

/abcnews.al/

Ngarkesa gjatë muajit korrik/ Balluku: OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent

7 July 2025 at 19:57

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shprehur se OSHË po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent.

Reagimi në Facebook;

Pavarësisht ngarkesës së shtuar gjatë muajit korrik, me 20% më shumë kërkesë për energji , krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 , OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent , ndërkohë skuadrat e terrenit janë në gatishmëri për riparimin e çdo avarie

Tragjedia në Teksas/ Thellohet bilanci, shkon në rreth 95 numri i viktimave

7 July 2025 at 22:41

Mes kërkimeve për të gjetur të zhdukurit, Teksas përballet me paralajmërime të tjera për stuhi dhe rrebeshe shiu. Autoritetet kanë dhënë alarmin se në rajon priten më shumë stuhi gjatë orëve të ardhshme.

Numri i viktimave siç raporton ka shkuar në rreth 95. Ndërsa kapmi Mystic që u godit nga përmbytjet katastrofike, konfirmoi se të paktën 27 vajza dhe anëtarë të stafit ishin mes viktimave.

Megjithatë autoritetet vazhdojnë përpjekjet e kërkim shpëtimit, ndërsa frika për një rritje të bilancit të numrit të viktimave është e lartë.

/abcnews.al/

Mocioni i mosbesimit, seanca më 10 korrik/ Von der Leyen: Gënjeshtra dhe mashtrime. Qëllimi? Të destabilizojnë BE-në

7 July 2025 at 18:45

Të enjten, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të përballet me një votë mosbesimi në Parlamentin Evropian.

Është hera e parë që nga viti 2014 që kreu i këtij Komisionit përballet me diçka të tillë. Mocioni u paraqit nga eurodeputeti rumun i krahut të djathtë, Gheorghe Piperea.

Ndërsa këtë të hënë, Von der Leyen ka mbajtur fjalën e saj para seancës plenare të Parlamentit Europian në Strasburg.

Më një ton të vendosur dhe e qartë në kundërpërgjigjen e saj, von der Leyen, mbrojti reputacionin e saj kundër mocionit të mosbesimit. Ajo e  cilësoi këtë iniciativë si një “mashtrim të ekstremistëve”. Po ashtu hodhi sulme edhe ndaj eurodeputetit rumun Gheorghe Piperea, të cilin e akuzoi se po përpiqet që të destabilizojë institucionet europiane përmes pretendimeve të tij të rreme dhe teorive të konspiracionit.

/abcnews.al/

Prokuroria e Shkodrës krah Elsa Gjelit/ I përgjigjet kryeministrit: Ndërtimi në Theth brenda parametrave

7 July 2025 at 17:10

Prokuroria e Shkodrës i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me denoncimet e këtij të fundit për ndërtimet pa leje në Theth. Rama në reagim e tij të bërë më herët, denoncoi abuzimet dhe zaptimet të hapësirave publike në shkelje të ligjit. Sipas tij në Theth u lejuan ato që ai i quan “ngrehina” në zonë pasi prokurorja Elsa Gjeli duke shkelur ligjin nuk ka pranuar që të nisë një procedim penal për “masakrën mjedisore”.

Mesazh i kryeministrit Rama vijon më tej duke thënë se aksioni i IKMT do të vijojë deri në fund.

Ndërsa në reagimin e saj Prokuroria e Shkodrës duket se ka dalë në krah të Elsa Gjelit, duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama se ndërtimi në Theth është bërë brenda parametrave.

Reagimi i Prokurorisë së Shkodrës:

Nisur nga deklaratat publike të bëra nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, ku është komentuar vendimi i një Prokurori të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, sqarojmë opinionin publik, si më poshtë vijon:

Vendimi i datës 30.05.2025 i Prokurores zj.Elsa Gjeli është marrë në përputhje të plotë me nenin 290, pika ç të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet se: “Procedimi penal nuk mund të fillojë kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”.

Në rastin konkret, nga vlerësimi i plotë i fakteve dhe akteve procedurale, u konstatua se faktet e referuar nga policia e shtetit nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm në kuptim të nenit 199/a të Kodit Penal, për arsyen se:

  • Strukturat e konstatuara dhe që janë referuar nga policia kanë qënë kontenjerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi sipas standardeve të përcaktuara në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.
  • Vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes është shprehur se, kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qënë të vendosura mbi rrasa guri të prera.
  • Sipas nenit 7, pika 3, gërma “i” e VKM nr. 408, datë 13.05.2015, e ndryshuar, strukturat që instalohen për nevoja të çastit dhe/ose të përkohshme, pa themele dhe me materiale të çmontueshme, nuk kërkojnë pajisje me leje ndërtimi, por vetëm deklaratë paraprake.
  • Vetë IMT, Bashkia Shkodër në shkresën e saj drejtuar Policisë Gjyqësore e ka klasifikuar faktin si kundërvajtje administrative, jo si vepër penale dhe në këto kushte duhet të kishin vepruar institucionet kanë në përgjegjësi menaxhimin e territorit.

Në këto kushte, mungesa e elementit objektiv dhe pasojës penale, sipas analizës së zbatuar të ligjit, e bën të pamundur ngritjen e ndjekjes penale dhe Prokurori, si organ kushtetues i pavarur, ka detyrimin ligjor që të vlerësojë faktet në përputhje me ligjin.

Në një shtet të së drejtës, pavarësia funksionale e prokurorit garantohet nga Kushtetuta dhe nga ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Prokuroria është një institucion kushtetues i pavarur që vepron në përputhje me ligjin, ku çdo vendimarrje procedurale merret mbi bazën e fakteve dhe provave të administruara, dhe jashtë çdo ndikimi të jashtëm politik. Çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë direkte ose indirekte në vendimmarrjen e një prokurori cënon parimin e ndarjes së pushteteve të sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës.

Respektimi i ndarjes së pushteteteve është themel i funksionimit të shtetit demokrati dhe se ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv në proceset vendimmarrëse të insitucioneve të drejtësisë, qofshin ato edhe përmes komenteve publike, mund të përceptohen si presion mbi institucionet e drejtësisë dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në këto institucione.

Vendimi për mosfillimin e procedimit penal nuk është një akt vullneti personal, por një akt ligjor, që mbështetet mbi rregullat themelore të të drejtës penale materiale dhe procedurale. Çdo shqetësim institucional duhet të adresohet përmes rrugëve të përcaktuara ligjore, dhe jo përmes mesazheve politike publike që synojnë t’i imponohen sistemit të drejtësisë. Shteti i së drejtës nuk mund të funksionojë nëse prokurori frikësohet për çdo vendimmarrje të ligjshme që mund të mos përkojë me interesat e pushteteve të tjera.

Prokuroria mbetet e angazhuar për të kryer funksionin e saj në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

 

Incident gjatë fluturimit/ Avioni bën ulje emergjente në aeroportin gjerman

7 July 2025 at 17:01

Kompania ajrore Swiss International Airlines e Deutsche Lufthansa njoftoi këtë të hënë se një avion që fluturonte nga Beogradi për në Cyrih ka bërë një ulje emergjente në aeroportin Friedchchafen në Gjermani. Kjo është shkak se pjesa e pasme e kabinës së avionit është përfshirë nga tymi.

Megjithatë siç njoftojnë autoritetet ulja ishte e qetë dhe menjëherë është bërë i mundur largimi i pasagjerëve me autobus. Ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti.

Guvernatori Sejko pret ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri: Spanja, një partner i rëndësishëm evropian

7 July 2025 at 16:48

Guvernatori Gent Sejko priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu falënderimet Ambasadorit për marrëdhëniet mjaft të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, duke e vlerësuar Spanjën si një partner të rëndësishëm evropian. Guvernatori Sejko i prezantoi Ambasadorit panoramën ekonomike të vendit, duke u shprehur se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj janë në një trend pozitiv zhvillimi.

“Zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend kanë qenë pozitive gjatë vitit 2025. Aktiviteti ekonomik është rritur, inflacioni është stabilizuar në nivele të ulëta, tregjet financiare kanë qenë të qeta me kushte financimi akomoduese. Gjithashtu parashikimet për zhvillimet ekonomike në të ardhmen mbeten pozitive.”- u shpreh Guvernatori.

Ambasadori Cremades përgëzoi Bankën e Shqipërisë për punën e realizuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit, garantimit të stabilitetit financiar dhe forcimit të qëndrueshmërisë së ekonomisë. Gjithashtu, ai u ndal në progresin e bërë nga ekonomia shqiptare gjatë kësaj periudhe si një arritje e çmuar e vendit në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë bisedës, Ambasadori vlerësoi veçanërisht politikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të objektivit të saj kryesor, ruajtjes së qëndrueshmërisë së çmimeve. Ai theksoi se nëpërmjet politikës së saj monetare, Banka e Shqipërisë ka krijuar kushte të përshtatshme për kthimin e qëndrueshëm dhe në kohë të inflacionit në objektiv, duke siguruar njëkohësisht një ambient financiar të shëndetshëm e kreditim të bollshëm. Në vijim, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur progresin e bërë në fushën e turizmit dhe potencialin e zhvillimit të tij si promotor i zhvillimit ekonomik të vendit. Në këtë drejtim, edhe sektori bankar ka dhënë kontributin e tij nëpërmjet rritjes së vëmendjes dhe financimit të turizmit.

Ambasadori Cremades theksoi mbështetjen e Spanjës për Shqipërinë në të gjitha fushat e bashkëpunimit, veçanërisht në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian. Ai shprehu mbështetjen e plotë të Spanjës në drejtim të procesit të anëtarësimit. Gjithashtu Ambasadori theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave ekonomike e strukturore, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Spanjën si partner strategjik, në fushën e marrëdhënieve tregtare dhe në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Në përfundim, Guvernatori dhe Ambasadori ndanë të njëjtin mendim mbi vullnetin e tyre për të zhvilluar më tej bashkëpunimin midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Spanjës, kryesisht në fushën e sistemit financiar.

Gjendet i vdekur ish-ministri rus/ Ngjarja, disa orë pasi u shkarkua nga presidenti Putin

7 July 2025 at 16:31

Është gjetur i pajetë ish-ministri rus i transportit, Roman Starovoit. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, ai është gjetur i pajetë, vetëm disa orë pasi u shkarkua nga presidenti Vladimir Putin.

Ai është gjetur brenda një makine nga një plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit…

Dyshimet janë për vetëvrasje, ndërsa hetimet janë ende në vijim për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

/abcnews.al/

“Partia Amerika” e Musk/ Eksperti Barja: I pushtetshëm politikisht, një nga betejat më të forta të shekullit

7 July 2025 at 16:27

Emanuel Bajra ekspert ekonomie në Londër ka komentuar në “Faqja 4” në ABC News, njoftimin e Elon Musk, njeriu më i pasur në botë për të formuar “Partinë Amerika”.

Gjatë intervistës, Bajra tha se e sheh këtë lëvizje si një si një filozofi të re, ndërsa nënvizon se Musk shihet i pushtetshëm politikisht. Po ashtu nënvizoi se kjo pritet të jetë një nga “betejat” më të forta të shekullit.

“Është një filozofi e re, që inspirohet nga e gjithë trashëgimia e kapitalit të akumuluar. Është një filozofi e re që është futur dhe lufton sistemin. Sot kemi një president që është bërë vetë establishmenti. Musk ka të drejtë kur thotë që projektligji i fundit do të jetë me efekte negative dhe do fusë Amerikën në borxhe. Por jo vetëm Amerika por e gjithë ekonomia globale. Pra çdo huamarrje, në Evrope dhe botë do të jetë me kosto shumë të madhe. Dhe këtë Elon Musk e luftonte me muaj të tërë. Ideja e Muks nuk është që të bëhet president. Ai do të krijojë sistem të ri. Ai ka para të mjaftueshme që ta “katandisë” të gjithë sistemin politik amerikan në një kriza. Pra nëse fiton 7-10 ulëse në Senat kjo do të jetë peshë shumë e madhe. Dhe këtë ka si ambicie. Por si duket sistemi i tanishëm amerikan po neglizhon faktin se Musk ka shumë fuqi”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

❌
❌