Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Strategjia kundër dezinformimit e Shqipërisë mund të shënjestrojë mediat kritike

11 July 2025 at 11:33

Paralajmërimi në parlament tingëlloi i fortë. “Ngjarjet kanë treguar se Shqipëria është bërë një shënjestër e vazhdueshme e ndërhyrjeve të huaja dhe e dezinformimit, ndaj nevojiten masa parandaluese, me ndihmën e partnerëve tanë evropianë”, u tha deputetëve më 3 korrik deputeti Erjon Braçe nga Partia Socialiste në pushtet. Po atë ditë, deputetët votuan për të […]

The post Strategjia kundër dezinformimit e Shqipërisë mund të shënjestrojë mediat kritike appeared first on Reporter.al.

Kryebashkiaku i Tiranës ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

27 June 2025 at 12:16

Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Por këtë javë, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe aleati i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, ka bërë më shumë zhurmë se kurrë për të mbrojtur veten. Të martën […]

The post Kryebashkiaku i Tiranës ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok appeared first on Reporter.al.

Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?

13 June 2025 at 09:55

Vitin e kaluar, Sherif Durmishaj punësoi një duzinë punonjësish të huaj – 10 nga Filipinet, dy nga India – për të punësuar në restorantin e fshatit të tij pranë qytetit bregdetar të Vlorës. Ai i punësoi ata përmes njërës prej agjencive të rekrutimit që janë përhapur si kërpudha në përgjigje të kërkesës për punë përgjatë […]

The post Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto? appeared first on Reporter.al.

Pas zgjedhjeve në Shqipëri: Partia Demokratike ka nevojë për “njerëz të rinj”

27 May 2025 at 12:22

Fitorja e socialistëve në zgjedhjet e majit në Shqipëri nuk ishte aspak surprizë; megjithatë, pak veta mund ta imagjinonin se demokratët do të humbisnin kaq keq. Partia Demokratike fitoi 50 nga 140 vendet e parlamentit, shumë larg socialistëve të kryeministrit Edi Rama, të cilit me 83 vende, i duhet vetëm një shumicë e madhe për […]

The post Pas zgjedhjeve në Shqipëri: Partia Demokratike ka nevojë për “njerëz të rinj” appeared first on Reporter.al.

Olsi Nika dhe Besjana Guri: Lufta për mbrojtjen e Vjosës s’ka mbaruar ende

23 May 2025 at 11:17

Pas 12 vitesh fushate për të mbrojtur lumin Vjosë, një nga lumenjtë e fundit “të egër” në Evropë – lumenj që mbeten kryesisht të paprekur nga zhvillimi – aktivistët shqiptarë Olsi Nika dhe Besjana Guri fituan këtë muaj çmimin Goldman, një çmim prestigjioz në botën mjedisore. Ata u vlerësuan për suksesin e tyre në ushtrimin […]

The post Olsi Nika dhe Besjana Guri: Lufta për mbrojtjen e Vjosës s’ka mbaruar ende appeared first on Reporter.al.

Socialistët fitojnë votat e diasporës, duke mposhtur aspiratat e opozitës

21 May 2025 at 09:51

Vitin e kaluar, kur Edi Rama nisi të udhëtonte nëpër botë për t’iu drejtuar emigrantëve shqiptarë, ishte tashmë e qartë se kryeministri shqiptar po e merrte seriozisht votën e diasporës. Shqipëria kishte menduar për vite me radhë nëse do t’u jepte shqiptarëve jashtë vendit të drejtën për të votuar me postë; opsioni më në fund […]

The post Socialistët fitojnë votat e diasporës, duke mposhtur aspiratat e opozitës appeared first on Reporter.al.

Kreu i Këshillit të Evropës: Avokatët dhe gazetarët kanë nevojë për mbrojtje

19 May 2025 at 17:11

Sulmet ndaj avokatëve janë gjithashtu sulme ndaj sundimit të ligjit, tha për BIRN sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ndërsa një traktat i ri që synon të ndihmojë në mbrojtjen e profesionit ligjor nga presioni politik u hap për ratifikim nga shtetet anëtare të organizatës evropiane të të drejtave të njeriut. “Mund […]

The post Kreu i Këshillit të Evropës: Avokatët dhe gazetarët kanë nevojë për mbrojtje appeared first on Reporter.al.

Vota e diasporës dhe partitë e reja sjellin një atmosferë pasigurie në zgjedhjet në Shqipëri

9 May 2025 at 09:52

Votat me postë dhe një numër i vogël partish të reja po kërcënojnë një ndryshim në peizazhin politik shqiptar në zgjedhjet e 11 majit. Partia Socialiste në pushtet dhe Demokratët e opozitës pritet të udhëheqin, siç kanë bërë në çdo zgjedhje që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990. Këtë herë, megjithatë, komuniteti […]

The post Vota e diasporës dhe partitë e reja sjellin një atmosferë pasigurie në zgjedhjet në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Zef Mazi: Premtimi i Ramës për anëtarësim në BE 2030 është “iluzion”

6 May 2025 at 12:21

Premtimi i Edi Ramës për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është “iluzion”, i tha BIRN ish-kryenegociatori për anëtarësimin e vendit. Duke synuar një mandat të katërt radhazi të paprecedentë në qeveri në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Rama ka zbuluar një program të titulluar “Shqipëria 2030”, duke u zotuar […]

The post Zef Mazi: Premtimi i Ramës për anëtarësim në BE 2030 është “iluzion” appeared first on Reporter.al.

Shqiptarët kujtojnë Marie Tuçin, “gruan e jashtëzakonshme” që duroi tortura për besimin e saj

18 April 2025 at 09:09

Marie Tuçi ishte vetëm 22 vjeçe kur vdiq nga tuberkulozi në vitin 1950, pasi kishte vuajtur tortura për një vit e dy muaj në burg në duart e komunistëve të vendosur për të thyer besimin e saj të krishterë. Me origjinë nga Mirdita në veri të Shqipërisë, ajo studionte në manastirin e Motrave Françeskane Stigmatine […]

The post Shqiptarët kujtojnë Marie Tuçin, “gruan e jashtëzakonshme” që duroi tortura për besimin e saj appeared first on Reporter.al.

A është realist premtimi i Edi Ramës për anëtarësim në BE në 2030?

14 April 2025 at 23:09

Në fund të marsit, kryeministri Edi Rama zbuloi një maket të një pasaporte të ardhshme të BE-së për Shqipërinë dhe u bëri thirrje votuesve në zgjedhjet e muajit të ardhshëm që t’i japin Partisë së tij Socialiste një mandat të katërt radhazi të paprecedentë për të siguruar pranimin e vendit në Bashkimin Evropian deri në […]

The post A është realist premtimi i Edi Ramës për anëtarësim në BE në 2030? appeared first on Reporter.al.

Me afrimin e zgjedhjeve, politikanët shqiptarë perfeksionojnë aftësitë e tyre në rrjetet sociale

3 April 2025 at 09:20

Pothuajse çdo ditë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, poston një video të shkurtër në rrjetet sociale me pamjet e një bufi që duket se po flet me zërin e rivalit të tij kryesor elektoral, liderit të opozitës Sali Berisha. Në një nga videot me buf, zëri i Berishës thotë: “Nuk mund ta fshehësh të vërtetën […]

The post Me afrimin e zgjedhjeve, politikanët shqiptarë perfeksionojnë aftësitë e tyre në rrjetet sociale appeared first on Reporter.al.

Vota e diasporës mund ta shkundë politikën shqiptare, por partitë e mëdha ka gjasa të mbizotërojnë

28 March 2025 at 09:26

Bleon Hasani shpreson se zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri do të shënojnë fillimin e fundit të sistemit dypartiak në atdheun e tij. Ndërsa jeton në Gjermani, por ende një shtetas i Shqipërisë, 28-vjeçari Hasani ishte pjesë e një fushate vitin e kaluar duke lobuar në Shqipëri për t’u dhënë shqiptarëve të diasporës të drejtën e […]

The post Vota e diasporës mund ta shkundë politikën shqiptare, por partitë e mëdha ka gjasa të mbizotërojnë appeared first on Reporter.al.

Ndalimi kontrovers i TikTok-ut në Shqipëri ende nuk po funksionon plotësisht

23 March 2025 at 07:15

Ofruesit e internetit në Shqipëri u urdhëruan të bllokojnë TikTok-un më 13 mars, pas një vendimi të qeverisë për të vendosur një ndalim njëvjeçar – por aplikacioni në versionin për celular vazhdonte të funksiononte për disa përdorues edhe të premten. Megjithatë, TikTok nuk ka qenë i aksesueshëm në versionin e tij në ueb që prej […]

The post Ndalimi kontrovers i TikTok-ut në Shqipëri ende nuk po funksionon plotësisht appeared first on Reporter.al.

Plumba kundër lirisë: Drejtësia e munguar për të rinjtë e vrarë gjatë protestave kundër komunizmit

7 February 2025 at 09:00

Harris Murana ishte një nxënës 16-vjeçar i shkollës së mesme kur u plagos gjatë përplasjeve me policinë në protestat e para kundër regjimit komunist shqiptar në qytetin e Shkodrës më 2 prill 1991. Murana ishte një nga rreth 60 protestuesit e plagosur. Katër të rinj u vranë – Bujar Bishanaku, Arben Broci, Besnik Ceka dhe […]

The post Plumba kundër lirisë: Drejtësia e munguar për të rinjtë e vrarë gjatë protestave kundër komunizmit appeared first on Reporter.al.

Partitë e vogla sfidojnë status quo-në në zgjedhjet parlamentare

6 February 2025 at 13:02

Shqipëria nuk i pret me shumë optimizëm apo interes zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Opozita kryesore e qendrës së djathtë, Partia Demokratike, ka pësuar ndarje të thella, duke sjellë krijimin e të paktën dy partive të reja të vogla. Partia Socialiste në pushtet, e drejtuar nga Edi Rama, ndërkohë ka mbajtur pushtetin që nga […]

The post Partitë e vogla sfidojnë status quo-në në zgjedhjet parlamentare appeared first on Reporter.al.

Marrëveshja e emigrantëve Itali-Shqipëri teston respektin për sundimin e ligjit

23 January 2025 at 11:32

Për disa muaj, jeta në Gjadër ishte ndryshe. Në fshatin veriperëndimor të Shqipërisë, pranë detit Adriatik, u ndërtua një kamp për të strehuar emigrantët dhe stafi italian i dërguar për të punuar aty mori me qira shtëpi nga fshatarët, disa prej të cilëve gjetën edhe punë. Fakti që kampi në fjalë dhe një tjetër si […]

The post Marrëveshja e emigrantëve Itali-Shqipëri teston respektin për sundimin e ligjit appeared first on Reporter.al.

Kryeministri Rama nën kritika për ndalimin e TikTok në vitin zgjedhor

20 January 2025 at 09:43

Gazetare dhe nënë e dy fëmijëve 13 dhe 7 vjeç, Ermelinda Hoxha prej kohësh kërkon më shumë siguri për nxënësit e shkollave në Shqipëri, por ndalimi 12-mujor i TikTok-ut nga ana e kryeministrit Edi Rama për të luftuar dhunën në shkollë asaj nuk i bën përshtypje. Rama e njoftoi ndalimin në fund të dhjetorit, një […]

The post Kryeministri Rama nën kritika për ndalimin e TikTok në vitin zgjedhor appeared first on Reporter.al.

Shpesh pa u vënë re, prokurorët e posaçëm shënjestrojnë edhe kryebashkiakët

13 January 2025 at 09:24

Vitin e kaluar, prokurorët e posaçëm në Shqipëri hetuan tetë kryebashkiakë dhe dërguan pesë në gjykatë, një reflektim, thonë ekspertët, i lidhjeve midis strukturave të pushtetit vendor dhe grupeve kriminale. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur gjerësisht si SPAK-u, u krijua si pjesë e një reforme të gjerë të sistemit […]

The post Shpesh pa u vënë re, prokurorët e posaçëm shënjestrojnë edhe kryebashkiakët appeared first on Reporter.al.

Shqipëria në 2025: Zgjedhje parlamentare, por pa ‘alternativa’

6 January 2025 at 08:47

Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 11 maj, ku Partia Socialiste në pushtet pritet të fitojë sërish, pasi forca kryesore opozitare, Partia Demokratike, është përfshirë në një krizë të gjatë, me përçarje midis grupeve rivale brenda partisë që kanë sjellë ndryshime në udhëheqje. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, Sali Berisha, një figurë […]

The post Shqipëria në 2025: Zgjedhje parlamentare, por pa ‘alternativa’ appeared first on Reporter.al.

❌
❌