Aktivitet pa leje i LVV-së në zonë të mbrojtur në Badovc – Bulliqi thotë s’kishte nevojë për leje
Lëvizja Vetëvendosje – dega në Podujevë, ka organizuar një aktivitet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Badovcit, duke përfshirë grilla dhe lundrim me varka por me vete nuk e kishin lejen me të cilën do të duhej ti pajiste Ministria e Mjedisit. I pranishëm ishte edhe kryetari Shpejtim Bulliqi, i cili nënkupton se s’kishte nevojë për leje ngase ligji është shfuqizuar. Por ekspertët ligjorë thonë të kundërtën.
ndalon ose së paku kërkon leje për mbajtjen e aktiviteteve në zonat që gëzojnë mbrojtje të veçantë.
Por për dikë, këto nuk duket se kanë peshë.
Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Podujevë ka mbajtur një aktivitet me mbështetësitë e saj në Orllat, buzë Liqenit të Badovcit.
Kjo e fundit është zonë e mbrojtur ujore dhe menaxhohet nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore.
Skarë, muzikë e lundrim. Këto i përfshin aktiviteti e po këto, i ndalon edhe ligji për mbrojtjen e ujërave.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Podujevës që vjen nga kjo parti e që konsideron se nuk pati nevojë për leje.
“Kjo hapsirë është hapsirë e frekuentuar shumë, veçanërisht në numër të madh në ditët e vikendit dhe ajo çka po bëjmë ne në nivel lokal po bëjmë çka është e mundshme që ti rrimë gati të kujdesemi për mjedisin të cilin ndoshta jo edhe rrallë, është në nivelin që duam ta kemi. Përndryshe, masat që janë nxjerrë para pak kohe janë tërheq nga Ministria e Mjedisit prandaj zhvillimi i këtyre aktiviteve nuk është diçka që bie në kundërshtim”, ka theksuar Shpejtim Bulliqi, kryetar i Podujevës.
I pyetur nëse do marrë përgjegjësi në rast se aktiviteti përbën shkelje, Bulliqi shprehet i sigurt se s’do ketë nevojë.
“Sigurisht që ne jemi ata që kujdesemi mos me pas shkelje, punojmë që mos të ketë shkelje dhe kjo çështje është më se normale”, ka theksuar Shpejtim Bulliqi, kryetar i Podujevës.
Por njohës të ligjit kanë qëndrim tjetër duke thënë se aktivitete të tilla, përbëjnë shkelje të ligjit.
“Aktivitetet, përfshirë ato lundruese, ushqimin, ,mbeturinat dhe të tjerat që mund të rezultojnë me ndotjen e ujërave janë të ndaluara dhe është përgjegjësi e secilit të mos marrë veprime të tilla. Për më tepër, çdo aktivitet i tillë duhet të denoncohet, të lajmërohet paraprakisht tek inspektorati i Mjedisit e natyrisht, janë të detyruar të inspektojnë nëse kemi të bëjmë me ndotje të mjedisit. Mund të shqiptojnë gjoba, po qe e arsyeshme. Aktivitetet e tilla duhet lajmëruar paraprakisht dhe është e domsodshme prezenca e inspektorëve në mënyrë që të konsttaohet nëse kemi tendencë për ndotje të ujërave”, ka theksuar Ardian Bajraktari, avokat.
Interesimit të Dukagjinit lidhur me këtë çështje, nuk i është përgjigjur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës./RTV Dukagjini/
The post Aktivitet pa leje i LVV-së në zonë të mbrojtur në Badovc – Bulliqi thotë s’kishte nevojë për leje appeared first on Telegrafi.