Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Main stream

Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar

By: Mira Leka
12 July 2025 at 22:12

Teksa pritshmëritë ishin që turizmi të kishte një rritje rreth 15% këtë vit, shifrat zyrtare e kanë zbehur ketë optimizëm, madje operatorët turistikë presin që sezoni veror 2025 të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar. Rezervimet individuale për korrik-gusht janë më të ulëta se një vit më parë sidomos nga Vlora në Sarandë. Ata që po mungojnë janë diaspora dhe Kosova. Pjesa më e qëndrueshme mbetet turizmi i organizuar, i cili po respekton shifrat e kontratave me garanci të nënshkruara. Operatorët turistikë druhen se vlerësimet jo shumë të mira që Shqipëria po merr së fundmi nga turistët që sjellin agjencitë e huaja mund të na çojnë një hap pas. Pavarësisht investimeve dhe masave të marra, sektori vuan nga infrastruktura e dobët, trafiku, mbetjet, zhurmat dhe kantieret e ndërtimit aktive në zonat turistike, ndërkohë që së fundmi po shfaqen edhe probleme bazë si mungesa e ujit, kryesisht në Golem.

 

Nertila Maho

Në fillim të vitit, operatorët turistikë prisnin që turizmi të kishte një rritje 15% në raport me vitin 2024.

Pritshmëria optimiste buronte nga disa faktorë, ku më kryesori është fakti që Shqipëria mbetej një destinacion i promovuar gjerësisht.

Muaj pas muaji, këto pritshmëri janë zbehur disi dhe kësaj ia vunë “vulën” zyrtarisht shifrat e Lëvizjes së Shtetasve, ku në maj ishin 1.9% më shumë të huaj se maji 2024. Në total 5-mujori ka shënuar rritje me vetëm 3.9% të hyrjes së të huajve.

Kur u duk se ngadalësimi i rritjes ishte e keqja më e vogël, në fakt kjo mund të përshkallëzohet më tej.

Operatorët turistikë presin që vera 2025 të jetë më e dobët se ajo e vitit të shkuar duke marrë si referencë rezervimet paraprake të korrikut dhe gushtit që janë dukshëm më të ulëta, ndërkohë që edhe qershori ka qenë i dobët.

“Qershori, nga kontaktet që kam me hotelet, nuk ka pasur ecuri të mirë. Ka pasur më pak rezervime se vitin e kaluar.

Përveç turizmit të organizuar, që ka rritje, sepse janë kontratat me garanci, pra të parapaguara dhe po respektohen, rezervimet individuale janë shfaqur dobët.

Përjashto Shëngjinin dhe Velipojën, ku frekuentimi kryesor mbetet nga Kosova, në të gjithë bregdetin nga Durrësi në Vlorë e Sarandë, rezervimet individuale kanë qenë më pak se qershori i vitit 2024.

Kjo është më e dukshme sidomos në Vlorë dhe në Sarandë”, – tha Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

 

Burimi: INSTAT

 

Verë më e dobët, por vitin pritet ta shpëtojë “vjeshta”

Teksa vera pritet të ketë një numër më të ulët vizitorësh si efekt i një Diaspore më të tkurrur dhe një Kosove më pak të pranishme, në total, viti 2025 parashikohet të ketë ecuri më të mirë, e kompensuar nga pranvera, edhe pse me rritje modeste, por edhe nga turet kulturore të vjeshtës.

“Mendoj që në sezonin veror, shifrat do të jenë më pak se vjet në lidhje me turistët. Si total, viti 2025 pres që të jetë më mirë se viti 2024. Këtë diferencë mund ta bëjnë turet kulturore të vjeshtës.

Rritja gjithsesi do të jetë më e ulët se ajo që ne prisnim në fillim”, tha z. Kasa.

Golemi mbetet edhe këtë vit destinacioni më i konsoliduar i lidhur me segmentin e turizmit të organizuar, edhe pse individët janë edhe këtu më dobët.

Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”, struktura me kapacitetin akomodues më të madh në këtë bregdet, por edhe ndër më të mëdhatë në vend, shprehet se pavarësisht se maji nisi dobët, sezoni pritet të jetë i mirë për Golemin.

“Nisur nga rezervimet që kemi te struktura jonë, por në tërësi edhe për Golemin, mendoj se kjo verë do të jetë pak më e mirë se vera e vitit të shkuar.

Pra do të kemi shifra në rritje.

Pavarësisht se sezoni nisi vonë, mendoj që korriku dhe gushti do të bëjnë kompensimin dhe po kështu edhe shtatori që tani është kthyer në një muaj që më shumë llogaritet te vera se te vjeshta, sa i takon turizmit të verës”, shprehet z. Çerenishti.

 

Burimi: INSTAT

 

Problemeve të mëdha u shtohen edhe ato bazë, Golemi mbetet pa ujë

Në prill, operatorët turistikë u përballën me faktin se nuk do të kishte fluturime nga Aeroporti i Vlorës, siç ishte premtuar, dhe kontratat me garanci të parapaguara do të duhet të rinegocioheshin duke i mbajtur ata kostot për ndryshimet.

Sikur të mos mjaftonte kjo, infrastruktura rrugore në disa zona turistike është e pamjaftueshme apo jashtë standardit, ndërsa zonat e plazhit janë kthyer në kantiere ndërtimi.

Kjo duket se ka përkeqësuar vlerësimin e agjencive të huaja për Shqipërinë duke vënë në pozitë të vështirë marrëdhënien me operatorët vendës.

“Shumë grupe kanë ardhur nga fundi i majit e në vazhdim dhe për hir të së vërtetës vlerësimet e tyre nuk kanë qenë shumë të mira.

Ankesat ishin më së shumti për ndërtimin, por tani së fundmi është shtuar dhe uji. Flas vetëm për Golemin”, – tha z. Kasa.

Për shkak të rikonstruksionit të një nyjeje në rezervuarin e Manskurisë që furnizon me ujë zonën e Golemit, liqeni në këtë zonë është tharë. Kjo ka detyruar bizneset të gjejnë zgjidhje të furnizimit me ujë me bote apo me hapje pusesh.

“Punë të mira janë bërë plot por ka shumë për t’u bërë duke nisur që nga lidhjet me aeroporte, te rrugët që duhet të sillen në parametra të pranueshëm, flas këtu për Tiranë-Durrës, apo rrugët dytësore në Plepa-Golem.

Tani, së fundmi, është shtuar edhe problemi i ujit në zonën e Golemit për shkak të riparimit të rezervuarit. Nëse kjo gjë vazhdon gjatë, mungesa e ujit do të jetë shqetësimi ynë kryesor këtë sezon.

Kemi nisur të hapim puse dhe po punojmë me ujin e tyre, por duhet thënë që nuk është ujë shumë i mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për këtë me ndihmën e të gjithë palëve”, – thotë z. Çerenishti.

 

Burimi: INSTAT

 

Polakët mbeten grupi kryesor i organizuar, por nuk shkojnë përtej kontratave aktuale

Një vit më parë, pavarësisht rezervimeve paraprake me kontrata garancie, agjencitë polake rritën kërkesën edhe brenda sezonit për vende shtesë. Ky vit duket se nuk ka të njëjtin ritëm.

Strukturat akomoduese shprehen se agjencitë po respektojnë rezervimet që kanë dhe po sjellin rregullisht chartera.

“Agjencitë e huaja, që kanë kontrata garancie, kanë sjellë grupet e organizuara sipas rezervimeve paraprake. Nuk kanë shumë kërkesa për shtim të kapacitetit si vitin e shkuar.

Mesa kemi kontakte dhe nga ajo që shohim, Shqipëria mbetet një destinacion i mirë që ata po vazhdojnë ta shesin sipas planit që kanë pasur, sepse charterat dhe dhomat kanë qenë të plotësuara sipas kalendarit”, tha z. Çerenishti.

Sipas tij është rritur interesi nga agjencitë e huaja franceze, të cilat po e shohin Shqipërinë si një mundësi për të hyrë me ture të organizuara, por ende nuk ka asgjë të finalizuar.

Një tjetër treg që po rritet në mënyrë të qëndrueshme në segmentin e turizmit të organizuar është edhe ai spanjoll.

“Spanjollët kanë njëfarë rritje dhe është një treg që po ecën ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme dhe kjo është diçka e mirë.

Po vijnë si te hotelet që janë marka që ata i njohin, edhe në hotele të tjera me standard që Durrësit dhe Golemit nuk i mungojnë, por edhe nuk kanë gjetur shumë hapësira pasi vendet ishin parablerë nga tregje të tjerë”, – tha z. Kasa.

 

Burimi: INSTAT

 

Lexoni edhe: 

“Ka më pak rezervime individuale”

“Golemi, mirë me shifrat e turistëve, por mungesa e ujit po bëhet problem serioz”

Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin

 

The post Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar appeared first on Revista Monitor.

“Ka më pak rezervime individuale”

By: Mira Leka
12 July 2025 at 22:10

Flet Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar

 

Teksa viti 2025 mund të regjistrojë në total rritje më të madhe të vizitorëve të huaj sesa ai që lamë pas, vera e këtij viti pritet të bëjë një hap pas.

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, tha se janë disa tregues që e bëjnë parashikimin disi pesimist për periudhën e verës dhe kjo ka të bëjë me rezervimet paraprake individuale që janë më të ulëta se një vit më parë në gjithë bregdetin e vendit, kryesisht në Vlorë e Sarandë, por edhe në mungesë të Kosovës dhe Diasporës që po bie në sy.

 

Si është ecuria e sektorit të turizmit deri më tani nga ajo që shihni, por edhe nga kontaktet që keni me strukturat hoteliere në vend?

Ecuria deri në maj mund të thuhet se ka qenë e mirë, por jo brenda pritshmërive që ne kishim.

Thënë kjo, rritja me 3.9% e të huajve në janar-maj është më pak sesa ajo që ne prisnim. Edhe qershori, nga kontaktet që kam më hotelet, nuk ka pasur ecuri të mirë.

Ka pasur më pak rezervime se vitin e kaluar. Përveç turizmit të organizuar, që ka rritje, sepse janë kontratat me garanci, të parapaguara, që po respektohen, rezervimet individuale janë shfaqur dobët.

Përjashto Shëngjinin dhe Velipojën, ku frekuentimi kryesor mbetet nga Kosova, në të gjithë bregdetin nga Durrësi në Vlorë e Sarandë, rezervimet individuale kanë qenë më pak se qershori i vitit 2024. Kjo është më e dukshme sidomos në Vlorë dhe në Sarandë.

 

Meqë jemi te Vlora, ju kishit kontratat e para me garanci për këtë rajon të cilat u vunë në rrezik për shkak të mosnisjes së fluturimeve nga Aeroporti i Vlorës. Si e keni zgjidhur këtë gjë duke qenë se do të negocionit për një zgjidhje alternative nga Tirana? A pati anulime?

Na u desh të negocionim gjatë me agjencitë e huaja por edhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës të cilët na mundësuan disa slote (vende/orare) për të ulur charterat sipas kërkesave.

Ishte pak e vështirë për shkak të fluksit të lartë të fluturimeve, por bëmë çmos për të mos humbur rezervimet që kishim.

Sipas kontratës me agjencitë e huaja dhe klientët, ata kanë të drejtë të anulojnë rezervimin pa penalitet në rast se ti nuk respekton atë që keni rënë dakord.

Pavarësisht përpjekjeve tona për të marrë përsipër kostot e transportit deri në Vlorë dhe për të siguruar një udhëtim sa më të lehtë për turistët që do të ulen tani në Tiranë dhe jo në Vlorë, anulime ka pasur.

Të paktën 15% e vendeve janë anuluar që do të thotë vende bosh në charter dhe dhoma bosh në hotele.

 

Cilat janë grupet kryesore që ju vini re se kanë rritje të interesit për Shqipërinë në lidhje me turizmin e organizuar. Si janë shifrat e polakëve, spanjollëve dhe francezëve që po duken si një grup i ri potencial?

Numri i turistëve polakë këtë vit është në rritje në raport me vitin 2024 sa u takon grupeve të organizuara dhe ne këtë e kishim të qartë që vitin e shkuar kur lidhëm kontratat paraprake.

Këtë vit, kërkesa e tyre është sërish në rritje për vende brenda këtij sezoni, por kjo rritje është e lehtë jo si vitin e shkuar kur ne e kishim të pamundur të gjenim hapësira.

Turistët spanjollë, nga ana tjetër, kanë njëfarë rritjeje dhe është një treg që po ecën ngadalë por qëndrueshëm dhe kjo është diçka e mirë.

Po vijnë si te hotelet që janë marka që ata i njohin, edhe në hotele të tjera me standard që Durrësit dhe Golemit nuk i mungojnë, por edhe nuk kanë gjetur shumë hapësira pasi vendet ishin parablerë nga tregje të tjerë.

Francezët kanë shfaqur interes por nuk shoh ndonjë qëndrim të vendosur të agjencive. Më shumë duket si studim i tregut dhe jo ndonjë hap konkret.

 

Një nga problemet e raportuara këtë vit, të paktën në zonën e Golemit, është mungesa e ujit. Si e kanë zgjidhur këtë bizneset?

Ky është një tjetër problem shumë i madh këtë sezon në Golem. Bizneset po sajohen, sepse nuk kanë zgjidhje.

Po furnizohen me bote, kanë zbrazur pishinat e kanë mbushur depozitat. Problemi ynë është që një situatë si kjo mund të bëhet problem i madh te vlerësimet e turistëve.

Dikujt që ka ardhur me pushime nuk i intereson se ç’po ndodh me digën e Manskurisë.

Kërkon kushtet dhe vlerësimet këtë vit nuk kanë nisur mirë qoftë nga kjo, por edhe nga punimet që bëhen në zonat turistike ku ka beton, zhurmë, punime e mbetje.

Nuk mund të mbash aktiv një kantier ndërtimi në një zonë turistike në sezon.

 

Si kanë qenë vlerësimet e grupeve të para që kanë ardhur këtë sezon, sepse në deklaratën që ju bëtë si Union pak ditë më parë referonit që agjencitë kishin ankesa?

Shumë grupe kanë ardhur nga fundi i majit e në vazhdim dhe për hir të së vërtetës, vlerësimet e tyre nuk kanë qenë shumë të mira.

Më së shumti, ankesat ishin për ndërtimin, por tani së fundmi është shtuar dhe uji. Flas vetëm për Golemin këtu.

 

Si ka qenë vlerësimi i klientëve për rajonet e tjera në agjencitë e huaja?

Në total nuk ka qenë mirë për bregdetin në vend. Edhe për Vlorën ka pasur ankesa për ndotjen dhe djegien e mbetjeve, që është diçka që përsëritet në sezon. Janë ankuar për trafikun, sepse mbetet problem në segmente të caktuara.

Janë ankuar për hotelet që në Jug, në disa raste, nuk ishin gati. Me të drejtë hotelet nuk arritën të përgatiten në kohë, sepse moti nuk ishte i favorshëm, kërkesa ishte e ulët në maj, por gjithsesi edhe kjo është parë me rezerva nga agjencitë.

 

Cili është aktualisht modeli më i qëndrueshëm këtë vit në turizëm dhe zhvillimet që ka sektori?

Golemi vazhdon të mbetet më i qëndrueshmi. Pavarësisht vlerësimeve dhe problemeve që kanë dalë, ai ka kërkesën më të lartë të kontratave me garanci por rezervimet individuale janë të ulëta kudo.

 

Si e prisni të jetë këtë vit sezoni veror nga ajo që shihni duke qenë se tashmë ka kaluar një e treta e tij?

Mendoj se shifrat në këtë sezon veror do të jenë më pak se vjet sa u takon turistëve. Si total, viti 2025 pres që të jetë më mirë se viti 2024.

Këtë diferencë mund ta bëjnë turet kulturore të vjeshtës. Rritja gjithsesi do të jetë më e ulët se ajo që ne prisnim në fillim.

 

Cilat janë grupet që mendoni se do të ndikojnë në këtë lëkundje të sezonit veror?

 

Diaspora po duket më pak e interesuar në rezervime dhe mendoj se do të ketë ndikimin e saj negativ. Kosova, nga ana tjetër, nuk ka kërkesën që ka pasur dikur.

Është në rënie për shkak të çmimeve, pasi zhvlerësimi i Euros e ka bërë më të shtrenjtë Shqipërinë për ta.

Shqiptarët e Kosovës po kërkojnë alternativa të tjera në rajon. Të dyja këto zhvillime mendoj se do të kenë ndikim te shifrat që do të regjistrojë sezoni veror.

 

Si paraqiten çmimet këtë vit, a ka ndryshime?

Çmimet kanë ndryshuar thuajse në të gjithë bregdetin nën argumentin e rritjes së kostove, ku më shumë e ku më pak, por mund të them që në tërësi kjo rritje është mesatarisht 5%.

Kuptohet në raste të izoluara, kryesisht në Jug, mund të jetë edhe pak më shumë, por kjo është mesatarja.

 

Lexoni edhe:

Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar

 

The post “Ka më pak rezervime individuale” appeared first on Revista Monitor.

“Golemi, mirë me shifrat e turistëve, por mungesa e ujit po bëhet problem serioz”

By: Mira Leka
12 July 2025 at 22:08

Flet Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”

 

Golemi ka vijuar të mbetet destinacioni kryesor për turizmin e organizuar dhe agjencitë e huaja po respektojnë kontratat e tyre duke sjellë rregullisht chartera sipas marrëveshjeve, ku grupi kryesor mbeten polakët.

Pavarësisht ecurisë së mirë të këtij segmenti të turizmit duket se ky sezon ka nisur me probleme, që e zbehin shkëlqimin turistik të vendit, të cilat lidhen me mungesën e ujit.

Fatos Çerenishti, nga “FAFA Group”, shprehet se nëse kjo nuk zgjidhet, mungesa e ujit do të jetë shqetësimi kryesor i bizneseve këtë sezon.

 

Si ka qenë ecuria e sezonit turistik për periudhën e majit, por në vazhdim edhe për qershorin, apo rezervimet për muajt e tjerë?

Muaji maj filloi jo shumë mirë. Grupet e organizuara që ne kishim, kanë ardhur të gjitha sipas kontratave, por rezervimet individuale të shqiptarëve të Kosovës, vendësve por edhe diasporës, kanë pasur rënie në raport me një vit më parë.

 

Vitin e kaluar, brenda sezonit pati kërkesë për rritje të kapacitetit nga agjencitë që sjellin turistë të organizuar. A ka kërkesë për rritje të rezervimeve?

Agjencitë e huaja me kontrata garancie kanë sjellë grupet e organizuara sipas rezervimeve paraprake. Nuk kanë shumë kërkesa për shtim të kapacitetit si vitin e shkuar.

Mesa kemi kontakte dhe nga ajo që shohim, Shqipëria mbetet një destinacion i mirë që ata po vazhdojnë ta shesin sipas planit që kanë pasur, sepse charterat dhe dhomat kanë qenë të plotësuara sipas kalendarit.

 

Si është shfaqur Kosova këtë vit në turizmin e fundjavave?

Në strukturën tonë, shqiptarët e Kosovës ka qenë më të pranishëm këtë vit se viti i kaluar, kur ishte edhe viti i parë i liberalizimit të vizave.

 

A ka grupe të reja që kanë interes për Golemin për turizmin e organizuar? Si shfaqet interesi i tyre, flasim këtu për gjermanët apo francezët, që kanë rritje të përgjithshme të hyrjeve në vendin tonë. Po turistët nordikë?

Shifrat e turistëve nordikë prej tre vjetësh janë ulur në mënyrë të vazhdueshme dhe praktika që parapëlqejnë për rezervimet e tyre është ajo “allotment”, pra paguaj sa sjell.

Francezët duken si një grup që ka interes për të hyrë në vendin tonë me kontrata garancie në vitin 2026.

Ka shumë agjenci franceze që po interesohen në bregdetin e Golemit, edhe pse ende janë në negociata fillestare dhe mbetet për t’u parë nëse do të finalizohen.

 

Cilat janë ato elemente që e bëjnë tërheqëse Shqipërinë në sytë e tyre?

Në radhë të parë çmimet, u pëlqen fakti që janë struktura të reja. Ushqimi është një tjetër pikë e fortë dhe paketat “all inclusive” (të gjitha të përfshira) janë një ofertë që atyre u duket me leverdi.

 

Në lidhje me rezervimet që keni me kontrata garancie, a janë të gjitha me paketa “all inclusive”?

Të paktën 90% e tyre janë “all inclusive”, ndërsa një pjesë më e vogël janë vetëm me mëngjes.

 

Si e prisni që do të jetë ky vit për ecurinë e përgjithshme të sezonit veror nga ajo që shihni deri më tani?

Nga rezervimet që kemi në strukturën tonë, por në tërësi edhe për Golemin, mendoj se kjo verë do të jetë pak më e mirë se vera e vitit të shkuar.

Pra do të kemi shifra në rritje. Pavarësisht se sezoni nisi vonë, mendoj se korriku dhe gushti do të bëjnë kompensimin dhe po kështu edhe shtatori, që tani është kthyer në një muaj që më shumë llogaritet te vera se te vjeshta, sa i takon turizmit të verës.

 

Cili mendoni se do të jetë grupi që do të mbajë peshën kryesore të turizmit të organizuar këtë vit?

Mendoj që sërish polakët dhe besoj që do të jenë po ata që do të negociojnë të parët për kontratat e vitit tjetër. Kjo ndoshta si një formë për të mos lejuar strukturat që të devijojnë në tregje të tjera që mund të kenë interes.

 

Ka pasur gjithashtu një rritje të vizitorëve gjermanë, a e shihni të reflektuar këtë në strukturën tuaj? Po italianët?

Tregu gjerman është rritur në numër dhe nga ajo tendenca që ka qenë në pranverë po bëhet i qëndrueshëm tani edhe në verë. Italianët, nga ana tjetër, janë një treg masiv në Shqipëri, por nuk janë te grupi që ka interes gjithëvjetor.

Pra janë të kufizuar, si ne shqiptarët që pushimet i vendosim në ato 60 ditët e korrik-gusht.

Më të pranishëm ndërkohë kam vënë re që janë edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova, dhe mendoj se kanë provuar tregje të reja dhe kanë parë që Shqipëria, përveçse është ekonomike, ofron edhe lehtësinë e komunikimit, sepse merremi vesh shqip.

 

Zhvlerësimi i Euros ishte një kosto ekstra që shpeshherë i ka vështirësuar negociatat me agjencitë e huaja për kontratat e garancisë. Si e shihni situatën aktualisht?

Zhvlerësimi i Euros i ka krijuar vështirësi industrisë sonë, për ne që punojmë me kontrata garancie.

Teksa forcimi i Lekut është 20%, ne nuk i rrisim dot çmimet tona të kontratave për të kompensuar këtë zhvlerësim të Euros, me më shumë se 4-6% sepse është e papranueshme për ta.

Ata e dinë realitetin, por punojnë me klientë që të ardhurat i kanë në Euro dhe paketat i shesin në Euro dhe rritja e vazhdueshme na bën jokonkurrues.

Ne marketohemi si destinacion i lirë dhe na duhet ta ruajmë këtë, nëse duam që të vazhdojmë të kemi marrëdhënien me agjencitë, por do të jetë një problem edhe në vazhdim.

 

Cilat mendoni se janë sfidat e këtij sezoni?

Punë të mira janë bërë plot, por ka shumë për t’u bërë duke nisur që nga lidhjet me aeroporte, te rrugët që duhet të sillen në parametra të pranueshëm flas këtu për Tiranë-Durrës, apo rrugët dytësore në Plepa-Golem.

Tani së fundmi është shtuar edhe problemi i ujit në zonën e Golemit, për shkak të riparimit të rezervuarit. Nëse kjo gjë vazhdon gjatë, mungesa e ujit do të jetë shqetësimi ynë kryesor këtë sezon.

Kemi nisur të hapim puse dhe po punojmë me ujin e tyre, por duhet thënë që nuk është ujë shumë i mirë. Duhet gjetur një zgjidhje për këtë me ndihmën e të gjitha palëve.

 

Lexoni edhe:

Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar

 

 

 

The post “Golemi, mirë me shifrat e turistëve, por mungesa e ujit po bëhet problem serioz” appeared first on Revista Monitor.

Editorial / Turizmi mes kontrasteve

By: Mira Leka
12 July 2025 at 22:04

Ndryshe nga Italia, Spanja apo Portugalia – ku banorët po ngrihen në protestë për të frenuar fluksin e turistëve që po rrit çmimet e qirasë, po mbingarkon qytetet dhe po rrezikon cilësinë e jetesës – Shqipëria është ende një vend që u hap dyert turistëve me entuziazëm.

Në fakt, në një vend ku sektorë të tjerë ekonomikë po ngadalësohen, si industria apo bujqësia, turizmi është shndërruar në një nga burimet kryesore të rritjes.

Mijëra biznese të vogla jetojnë nga sezoni turistik. Rritja e numrit të turistëve ndër vite ka ndikuar drejtpërdrejt në konsum, ka nxitur investime në struktura hoteliere, në rrjetin e restoranteve, në transport, në ofertat turistike lokale dhe në rritjen e numrit të apartamenteve për qira ditore.

Panairet jashtë vendit kanë kthyer vëmendjen nga Shqipëria, krahas lajmeve për projekte të mëdha zhvilluese si marinat, hyrja e markave të njohura të hotelerisë dhe investimet mbi 1 miliard dollarë në Ishullin e Sazanit, që kanë tërhequr jo pak vëmendjen e mediave botërore.

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, Shqipëria ka pritur mbi 3.5 milionë vizitorë, një numër që vazhdon trendin e rritjes së viteve të fundit, ndonëse i ngadalësuar në krahasim me bumin që u pa në vitin 2024.

Operatorët turistikë ndërkombëtarë e kanë përfshirë vendin në katalogët e tyre, ndërkohë që plazhet shqiptare po shfaqen në renditjet e portaleve të huaja si “perlë e fshehur” e Ballkanit.

Megjithatë, përtej statistikave dhe propagandës zyrtare, realiteti që përjeton një turist gjatë qëndrimit në Shqipëri nuk është aq miqësor sa do të duhej.

Mungesa e ujit të pijshëm është kthyer në një problem serioz. Në zonat bregdetare si Golemi, Dhërmiu apo Ksamili, një pjesë e njësive akomoduese dhe e shtëpive nuk kanë furnizim të rregullt me ujë.

Edhe më shqetësuese është situata me ndotjen e ujërave detare. Sipas raportit të fundit të Agjencisë Europiane të Mjedisit (EEA), Shqipëria renditet në fund të Europës për cilësinë e ujërave të plazheve, me vetëm 16% të tyre të kategorizuara si “të shkëlqyera”.

Kryefajtore për këtë janë derdhjet e ujërave të zeza pa trajtim në det, mungesa e impianteve funksionale të përpunimit dhe kontrolli i dobët i ndotjes.

Kjo jo vetëm dëmton përvojën e pushuesve, por cenon drejtpërdrejt shëndetin publik dhe imazhin e vendit.

Për më tepër, infrastruktura mbështetëse vazhdon të mbetet e dobët, ndonëse ka pasur investime dhe përmirësime, kryesisht në zonën e Jugut, por trafiku në qendër vijon të mbetet problem.

Plehrat që digjen në Elbasan apo Vlorë po kthehen në kërcënim serioz për shëndetin e popullatës, por po krijojnë edhe një imazh aspak serioz për një shtet që është shumë aktiv në panairet ndërkombëtare duke ftuar të huajt ta vizitojnë.

Kjo situatë ka filluar të reflektohet. Rezervimet individuale janë në rënie në zonat bregdetare si Vlora e Saranda, ndërkohë që operatorët turistikë raportojnë se agjencitë e huaja kanë filluar të shfaqin rezerva ndaj ofertës shqiptare për shkak të këtyre problematikave.

Përballë këtij realiteti, fokusi i qeverisë nuk duhet të jetë vetëm numërimi i turistëve që hyjnë në kufi.

Por as shifrat dhe as propagandat nuk mund ta fshehin mungesën e politikave të qëndrueshme për zhvillimin e turizmit.

Në një ekonomi që po bëhet gjithnjë e më e varur nga ky sektor, shteti nuk mund të mbetet spektator.

Duhet një investim serioz në infrastrukturën bazë – ujë të pijshëm, kanalizime, rrugë, ndriçim, trajtim të mbetjeve – por edhe një vizion afatgjatë për menaxhimin e ofertës turistike, me fokus te cilësia dhe jo vetëm te numrat.

Nëse Italia po ngre pankarta kundër turistëve dhe Portugalia e Spanja po kufizojnë qiratë afatshkurtra, Shqipëria ka ende një avantazh të madh: mikpritjen dhe një imazh të paprishur të një vendi autentik.

Por ky kapital mund të humbasë shumë shpejt, nëse shteti vazhdon ta trajtojë turizmin si një vetëmbështetje spontane.

E vërteta është se bojkotin nuk po e bëjnë qytetarët ndaj turistëve, por institucionet ndaj vetë sektorit.

Dhe kjo është rruga më e shkurtër për të humbur një mundësi historike.

Ashtu siç erdhën, të joshur nga rrjetet sociale, ku Shqipëria u bë trend, po aq shpejt antireklama nga vetë turistë mund t’i largojë.

Lexoni edhe:

“Aventura me turizmin”, kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

 

The post Editorial / Turizmi mes kontrasteve appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 12 July 2025Main stream

“Kartolinat e pasdites”, Rama ndan pamje të disa prej siteve kulturore

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Sitet e trashëgimisë kulturore shqiptare janë pjesë e ofertës turistike për turistët e huaj, por edhe për pushuesit vendas.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të disa prej siteve tona kulturore, ndërsa i cilëson si “kartolinat e pasdites”.

Sitet tona kulturore kanë mirëpritur 569.089 vizitorë gjatë periudhës janar-qershor 2025. Rritja llogaritet në 74% krahasuar me vitin 2023, ndërsa sa i përket të ardhurave, ato janë shtuar me 119% krahasuar po me 2023-shin.

Pjesa më e madhe e turistëve preferojnë të vizitojnë parqet arkeologjike, më pas renditen muzetë kombëtarë dhe kalatë e monumentet e tjera të kulturës.

Pesë destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

– Parku Arkeologjik Butrint, me 105.623 vizitorë;

– Kalaja Gjirokastër, me 92,999 vizitorë;

– Parku Arkeologjik Shkodër, me 79.885 vizitorë;

– Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë, me 74.636 vizitorë;

– Parku Arkeologjik Apoloni, me 58.059 vizitorë.

Me nisjen e sezonit turistik, oraret e vizitave janë zgjatur deri në orën 19:00 në të gjitha sitet kulturore.

Disa nga sitet kulturore të Shqipërisë
1 nga 10

/e.i//r.e/

The post “Kartolinat e pasdites”, Rama ndan pamje të disa prej siteve kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Buzë liqenit të Shkodrës, Shiroka ofron qetësi dhe bukuri të rralla

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Vetëm 4 kilometra nga qyteti i Shkodrës, pasi lë Urën e Bunës, të shfaqet Shiroka, një nga lagjet më karakteristike dhe atraksionet më të njohura turistike të veriut të Shqipërisë.

E vendosur buzë liqenit të Shkodrës dhe në rrëzë të malit Tarabosh, Shiroka ofron një peizazh mahnitës që tërheq turistë vendas dhe të huaj.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ndau sot pamje nga kjo zonë turistike, e cila në ditët e verës mbushet me vizitorë që shijojnë qetësinë dhe bukurinë natyrore të saj.

Ajri i freskët që vjen nga Alpet dhe filtrohet nga ujërat e liqenit krijon një klimë të shëndetshme dhe tërheqëse, duke e bërë Shirokën një destinacion ideal për pushime të shkurtra, por të paharrueshme.

Shiroka ka një histori të pasur qindravjeçare, e dokumentuar nga zbulimet arkeologjike në vendin e quajtur “Ullini i Vetun” në vitin 1959, të cilat ruhen sot në Muzeun Historik të Shkodrës. Në shekullin e 19-të ajo njihej edhe për aftësitë kurative, duke u kthyer në një prej zonave më të famshme të kohës.

Kjo zonë turistike shquhet për florën dhe faunën e pasur, ku jetojnë në harmoni qindra lloje bimësh, kafshësh dhe shpendësh.

Kombinimi i peizazhit natyror, klimës së freskët, pasurisë ekologjike dhe trashëgimisë kulturore e bëjnë Shirokën një ekosistem të rrallë dhe një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turizmin natyror dhe kulturor në Shqipëri. /j.p/

The post Buzë liqenit të Shkodrës, Shiroka ofron qetësi dhe bukuri të rralla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku i Drilonit, oaz qetësie dhe bukurie natyrore që të magjeps

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Në skajin juglindor të Shqipërisë, vetëm pak minuta larg qytetit të Pogradecit, ndodhet një nga perlat më të çmuara të turizmit natyror: Parku i Drilonit.

Ky vend i rrallë është kthyer prej vitesh në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, falë gjelbërimit të dendur, burimeve të kristalta dhe faunës së pasur ujore.

Sapo hyn në park, ndjen menjëherë qetësinë që mbizotëron. Rrugicat e shtruara me gurë kalojnë nën hijen e plepave shumëvjeçarë, ndërsa zhurma e lehtë e gjetheve që përplasen nga era krijon një atmosferë të veçantë çlodhjeje.

Burimet natyrore të Drilonit, të cilat furnizojnë direkt liqenin e Pogradecit, përshkojnë parkun përmes kanaleve të qeta ku notojnë shpendët dhe mjellmat e bardha.

Turistët ndalen shpesh për të fotografuar këtë bukuri natyrore, ndërsa fëmijët ndjekin me sy zogjtë që lëvizin lirshëm mbi ujë.

Prania e kafeneve tradicionale buzë kanaleve të liqenit e bën përvojën edhe më të këndshme për vizitorët që duan të shijojnë një pije nën freskinë e pemëve dhe zërat e natyrës.

Driloni është një destinacion që çdo vit tërheq mijëra vizitorë që kërkojnë pak qetësi, bukuri dhe frymëzim. Për ata që duan të largohen për pak nga zhurma e qyteteve, Driloni mbetet një zgjedhje ideale për relaks dhe kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur të Shqipërisë juglindore.

Pranë Drilonit është edhe fshati Tushemisht me “Zonjën nga qyteti”, i cili së bashku me Parkun natyror të Drilonit janë shndërruar në një pol të ri ekoturistik jo vetëm për Pogradecin, por edhe për Korçën.

Driloni apo Voloreka siç e quajnë pogradecarët, vetëm 6 km larg Pogradecit, është një nga mrekullitë natyrore dhe një nga atraksionet më të bukura në vendin tonë, ku investimet e realizuara me ndërtimin e rreth 4 mijë metra rrugica për këmbësorët që kanë zgjeruar sipërfaqen e parkut, kanë nxjerr më në pah potencialin turistik të kësaj zone.

Driloni është një burim karstik që përbëhet nga tri vija uji që rrjedhin për t’u derdhur disa dhjetëra metra më tej, në bregun juglindor të liqenit. Njëri prej tyre, ai më kryesori, krijon një basen të madh ujor, ku mund të shëtitësh, vozitësh me varkë, të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur.

Rrugicat e ndërtuara lidhin të gjithë sipërfaqen nga burimet e Drilonit në fshatin Gurras, deri në shëtitoren përgjatë liqenit të Ohrit.

Sipërfaqja ku shtrihet shëtitorja e Tushemishtit dhe Parku i Drilonit është shumëfishuar në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi e lundrueshme me varkë.

Driloni i Pogradecit Foto: Florjan Abazaj
1 nga 14

/gj.m//r.e//a.f/

The post Parku i Drilonit, oaz qetësie dhe bukurie natyrore që të magjeps appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

“Wanderlust in Albania 2”, Rama ndan pamje nga perëndimi në plazhin e Golemit

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Shqipëria është kthyer në një destinacion me turizëm gjithëvjetor, ku turistë të huaj dhe pushues vendas zgjedhin që të vizitojnë vendet më të bukura, nga plazhet, te Alpet apo parqet me peizazhe mahnitëse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale videon me pamje nga një perëndim dielli në plazhin e Golemit.

Videoja e realizar nga Leonard Barko me titull “Aty ku dielli puth detin”, është prezantuar në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania 2”.

Kryeministri Rama shprehet se “”Wanderlust in Albania 2″ sjell qiellin e artë mbi Adriatik, filmuar nga Leonard Barko për Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë & Video Reels.

“Me titull “Aty ku dielli puth detin”, pamja i përket plazhit të Golemit, që dhuron ndër perëndimet më të bukura të verës”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania” u rikthye për të dytin vit, pas suksesit të edicionit të parë, duke zbuluar bukuritë e Shqipërisë përmes syve të vetë udhëtarëve dhe vizitorëve me fotografi dhe video reels që ata kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri. /e.i/j.p/

The post “Wanderlust in Albania 2”, Rama ndan pamje nga perëndimi në plazhin e Golemit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, Rama: Adrenalinë dhe mikpritje shqiptare

TIRANË, 11 korrik /ATSH/  Në Krujë u zhvillua edhe këtë vit gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb” me trofeun “Skënderbe 2025”.

Kjo garë është pjesë e kalendarit ndërkombëtar “FIA – Central European Zone”.

“Kruja Hill Climb” solli pjesëmarrës nga Hungaria, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, të cilët, përveç adrenalinës së garave shijuan edhe mikpritjen shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo garë.

“Trofeu Skënderbe 2025. Edhe këtë vit, gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, pjesë e kalendarit ndërkombëtar FIA – Central European Zone, solli pjesëmarrës nga Hungaria, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, të cilët, përveç adrenalinës së garave, shijuan edhe mikpritjen tonë”, u shpreh Rama.

“Kruja Hill Climb” është një ngjarje sporti motorik, konkretisht një garë ngjitjeje në kodër, pjesë e kalendarit të Zonës Qendrore Evropiane të FIA-s (FIA CEZ).

Kjo garë mbahet në Krujë, Shqipëri, dhe njihet si “Kupa Skënderbeu”.

Këtë vit eventi u zhvillua në 4-6 korrik.

Pista e ngjitjes në kodër është relativisht e shkurtër, 1.9 km, por e njohur për intensitetin dhe shpejtësitë e larta.

/gj.m/j.p/

The post Gara malore e shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, Rama: Adrenalinë dhe mikpritje shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku Arkeologjik i Butrintit, destinacioni i preferuar i turistëve! 74% më shumë vizitorë se në vitin 2023

By: lindita
11 July 2025 at 12:41

Sitet tona kulturore kanë mirëpritur plot 569,089 vizitorë gjatë Janar-Qershor 2025, një rritje prej 74% krahasuar me 2023 sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë: Parku Arkeologjik Butrint, 105,623 vizitorë Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi…

Source

Kroçera “Nautica” ankorohet në portin e Durrësit. 676 turistë nga SHBA-ja dhe Australia vizitë në qytetin

By: lindita
11 July 2025 at 12:06

Anija turistike “Nautica”, pjesë e flotës së mirënjohur Oceania Cruises, është ankoruar sot në kalatën nr. 5 të Portit të Durrësit, në ndalesën e saj të parë për sezonin veror 2025. Anija mbërriti rreth orës 10:30, pas një ndalese në ishullin e Zakinthos në Greqi, duke sjellë në brigjet shqiptare 676 turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe vende të tjera të botës.

Source

Turistët shijojnë freskinë e Syrit të Kaltër në Sarandë

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ “Syri i kaltër” në Sarandë, i cilësuar si parajsa natyrore në zemër të Shqipërisë, vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh, sidomos gjatë sezonit veror.

Ai ndodhet pranë fshatit Muzinë, pranë rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga momentet që turistët kalojnë në këtë pikë turistike.

“Me freskinë që ofron Syri i Kaltër në Sarandë”, shkruan Rama.

Turistët ndalen në këtë pikë turistike, fotografojnë, shijojnë ujin e burimeve që rrjedhin, si dhe gatimet në dy lokalet turistike që ndodhen në park. Nuk mungojnë edhe të rinjtë guximtarë që hidhen në ujin e ftohtë të burimit për t’u larë.

“Syri i kaltër” është burimi më i madh dhe më i bukur i Shqipërisë, që gëzon statusin Monument Natyre. Thellësia e tij arrin deri në 45 metra. Ai është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla, i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.

Ai është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të Parkut Natyror, me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër që mban brenda parkut.

Pamje nga Syri i Kaltër në Sarandë
1 nga 9
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë

/k.s//r.e//a.f/

The post Turistët shijojnë freskinë e Syrit të Kaltër në Sarandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rafting në Vjosë, përvojë unike për të apasionuarit pas aventurës

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për adhuruesit e natyrës, vëzhgimit, ecjes, por edhe sporteve ekstreme, falë mundësisë për të zhvilluar rafting në ujërat e tij të kristalta.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndau në rrjetet sociale foto të disa të rinjve që kanë shijuar adrenalinën e raftingut mbi Vjosë, duke ndjekur rrjedhën e këtij lumi magjik në jug të vendit.

Me rrjedhje të lirë dhe natyrë të paprekur, Vjosa përshkon një territor të mbrojtur me kanione, shpella dhe një biodiversitet të pasur, duke ofruar një përvojë të rrallë për ata që zgjedhin ta eksplorojnë përmes raftingut.

Në zonën e Përmetit, aktivitetet e raftingut janë organizuar në mënyrë të qëndrueshme, duke u kombinuar me struktura akomoduese ekologjike si kampingjet “glamping”. Këto iniciativa i ofrojnë vizitorëve jo vetëm aventurë dhe adrenalinë, por edhe mundësinë për të qëndruar në harmoni me natyrën.

Në prill 2025, përgjatë brigjeve piktoreske të Vjosës u zhvillua edhe Kampionati Kombëtar i Raftingut, një event që bashkoi sportistë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria. Ky kampionat shërbeu si një nxitje për promovimin e mëtejshëm të turizmit aktiv dhe të qëndrueshëm në jug të vendit.

Raftingu në Vjosë nuk është vetëm një sport, është një përvojë gjithëpërfshirëse që ndërthur emocionin me bukuritë natyrore, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale dhe në rritjen e profilit ndërkombëtar të Shqipërisë si një destinacion turistik alternativ.

Rafting në Vjosë
1 nga 3

/a.f//r.e/

The post Rafting në Vjosë, përvojë unike për të apasionuarit pas aventurës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Best Tourism Village”, Kumbaro: Në garë edhe Boboshtica

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Boboshtica është një destinacion i rëndësishëm turistik, me natyrë të mrekullueshme, ajër dhe ujëra të pastra dhe me një terren të pasur që të jep mundësinë e një sërë aktivitetesh rekreative.

Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro thotë se Boboshtica është një perlë e trashëgimisë kulturore, kulinare dhe vlerave unike lokale në zemër të Korçës që zbulon thesaret e saj para gjithë botës.

Sipas Kumbaros, Boboshtica është një nga 6 fshatrat shqiptarë që aplikojnë në nismën “Fshatrat më të mirë turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit”.

Ky program organizohet nga Organizata Botërore e Turizmit dhe nga Shqipëria do të aplikojnë 6 fshatra.

Fshati krenohet me traditën e tij arsimdashëse. Pikërisht në Boboshticë në janarin e vitit 1889, lindi shkrimtari dhe dramaturgu i famshëm Viktor Eftimiu, babai i të cilit ishte me origjinë arumune.

Kishat e Boboshticës janë një trashëgimi më vete, që tërheqin qytetarët korçarë por tashmë edhe një numër të madh turistësh.

Banorët kanë investuar edhe në hoteleri në këtë fshat të Korçës, ndërsa kuzhina tradicionale me produkte tradicionale është ajo që turistët vlerësojnë në Boboshticë.

Shqipëria konkurron mes 65 shteteve, me plot 270 fshatra që garojnë për titullin Best Tourism Village.

/e.i/

The post “Best Tourism Village”, Kumbaro: Në garë edhe Boboshtica appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhoma Amerikane: Turizmi po dëmtohet nga mungesa e ujit të pijshëm, ujërat e zeza, fuqia punëtore

10 July 2025 at 11:40

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri në një deklaratë për shtyp ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar për turizmin në vend, veçanërisht për mungesën e ujit të pijshëm, keqmenaxhimin e ujërave të zeza si dhe problematikën e fuqisë punëtorë në vend.

Të gjitha këto po dëmtojnë aktivitetin e turizmit dhe cilësinë e shërbimeve, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese.

Dhoma tha në një deklaratë për shtyp se e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe me interes të veçantë dinamikën e zhvillimit të turizmit shqiptar gjatë viteve të fundit. Ne gjejmë me vend të shprehim vlerësimet për impaktin pozitiv të aktivitetit turistik në ekonominë shqiptare, rritjen e investimeve private në strukturat e reja akomoduese, si dhe tendencën në rritje të fluksit të turistëve të huaj.

Ndërkohë, në mbështetje të këtij sektori, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa prej sfidave me të cilat po përballen anëtarët tanë në këtë fillim sezoni. Adresimi i tyre në kohë, do të ndihmojë për të ruajtur suksesin e deritanishëm të promovimit të Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më tërheqës në rajonin e Mesdheut.

Informacionet e përcjella nga anëtarët tanë, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete.

Gjithashtu, ne gjejmë me vend të adresojmë çështjen e shumëdiskutuar të mungesës së fuqisë punëtore dhe nevojën për një zgjidhje afatgjatë që fokusohet në zhvillimin, kualifikimin dhe motivimin e fuqisë punëtore brenda këtij sektori. Mungesa e një stafi të trajnuar ka vënë në vështirësi shumë biznese turistike, duke rrezikuar njëkohësisht edhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë si një destinacion turistik krahas vendeve të tjera të rajonit.

Me dëshirën e mirë për të kontribuar në zhvillimin e një sektori prioritar për vendin, ne kërkojmë vëmendjen e Qeverisë, pushtetit lokal dhe institucioneve përkatëse për t’i adresuar këto problematika, duke ndihmuar kështu jo vetëm bizneset, por edhe fuqizimin e këtij momentumi pozitiv për imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje.

 

The post Dhoma Amerikane: Turizmi po dëmtohet nga mungesa e ujit të pijshëm, ujërat e zeza, fuqia punëtore appeared first on Revista Monitor.

Turizëm dhe kritika, cilët janë turistët më pak të pëlqyer në Europë?

10 July 2025 at 08:25

Me rritjen e turizmit masiv, sjellja e pushuesve po analizohet më shumë se kurrë.

Francezët ankohen, gjermanët janë të fiksuar pas rregullave, ndërsa japonezët janë të përmbajtur. Këto klishe mbi turistët mbeten të forta.

Por çfarë mendojnë realisht vendasit për vizitorët e huaj?

Daily Telegraph intervistoi banorë dhe profesionistë të turizmit në Francë, Spanjë, Greqi dhe Itali për të hartuar një “hartë” të popullaritetit sipas kombësisë.

Francezët – ankues, por të dashur

Turistët francezë perceptohen si ankues, një tipar që irriton, por njëkohësisht konsiderohet me një lloj “sharmi”. Një hotelier grek tha: “Francezët ankohen për gjithçka, ne kretanët jemi të qetë, ndaj na duket e çuditshme. Por i preferojmë më shumë se gjermanët, të paktën buzëqeshin dhe përshëndesin.”

Megjithatë, francezët admirohen për kulturën e tyre të gastronomisë dhe verës. Shumë i konsiderojnë të edukuar dhe të sjellshëm, edhe pse ndonjëherë arrogantë dhe tepër kërkues.

Britanikët – të sjellshëm, por të zhurmshëm

Në Francë, britanikët vlerësohen për edukatën dhe diskrecionin. Por në Spanjë, imazhi i tyre dëmtohet nga sjelljet e tepruara gjatë festimeve, sidomos beqaritë, me alkool dhe zhurma të natës. Në Itali, admirohen për pasionin ndaj artit dhe historisë, edhe pse incidente si vandalizimi i Koloseut nga një turist britanik dëmtojnë reputacionin e tyre.

Kinezët – shpenzues, por pushtues

Turistët kinezë janë të lakmuar për fuqinë e tyre blerëse – shpenzuan 196.5 miliardë dollarë në 2023, më shumë se çdo komb tjetër – por kritikohen për sjellje të vrazhda dhe mungesë respekti ndaj kulturës vendase. Në Greqi, një banor i Santorinit tha: “Ata bllokojnë rrugët dhe bëjnë selfie mbi çatitë e shtëpive tona.” Në Itali, grupet e mëdha dhe selfie-stick-et shkaktojnë përplasje kulturore, edhe pse shpenzimet e tyre janë të mirëpritura.

Gjermanët – të respektueshëm, por të kursyer

Në Francë, gjermanët shihen si korrektë, të sjellshëm dhe puntualë. “Janë zakonisht mysafirët e mi të preferuar,” thotë një pronar hoteli pranë Mont-Saint-Michel. Por në Spanjë dhe Greqi, ndonjëherë kritikohen për mungesë përpjekjeje për të folur gjuhën vendase dhe për festime të tepruara. Në Balearike, një hotelier tha: “Na duhen gjermanët, por nuk jemi gjithmonë të lumtur kur vijnë. Nuk flasin fare spanjisht dhe pinë pothuajse sa britanikët.”

Italianët – spontanë dhe miqësorë

Italianët adhurohen për gjestet e tyre ekspresive dhe pasionin për artin, verën dhe historinë. Në Greqi, një floktar tha me humor: “Italianët flasin gjithë kohës me duar dhe pijnë shumë kafe – janë si grekët, por me amfetamina.” Në Spanjë, perceptohen si “kushërinj kulturorë” dhe rrallëherë kritikohen, edhe kur janë pak të zhurmshëm.

Amerikanët – të entuziazmuar dhe bujarë

Amerikanët vlerësohen për pozitivitetin dhe bujarinë e bakshisheve. Një punonjëse muzeu në Dordogne tha: “Edhe pas dy orësh turne, mbeten të entuziazmuar dhe duan detaje.”

Megjithatë, shpesh kritikohen për mungesë njohurish historike ose kërkesa tepër të larta në hotele luksoze.

Po zviceranët?

Edhe pse Daily Telegraph nuk analizoi turistët zviceranë, ata janë ndër më të pasurit: në 2024 shpenzuan 19 miliardë franga jashtë vendit (+7.8%). Janë të njohur për organizim, kujdes dhe diskrecion, edhe pse ndonjëherë perceptohen si të ftohtë. Në korrik 2023, një 17-vjeçare zvicerane u arrestua në Romë pasi gdhendi inicialet e saj në një mur të Koloseut, duke shkaktuar zemërim publik.

Kur perceptimet bëhen të njëanshme

Ekspertët theksojnë se këto perceptime varen edhe nga vendi. Në qytetet e mbingarkuara si Venecia, Barcelona apo Parisi, lodhja nga turizmi masiv i deformon gjykimet. Përkundrazi, në rajone më pak turistike, diferencat kulturore zbuten më shumë. Sidoqoftë, të gjithë bien dakord: ata që respektojnë kulturën vendase, mësojnë disa fjalë të gjuhës lokale dhe sillen me përgjegjësi mjedisore, janë të mirëpritur kudo.

“Travel and Tour World”: Vizitoni vendpushimin luksoz përgjatë vijës bregdetare të Jonit

10 July 2025 at 08:13

Kompania “MGallery Collection” ka prezantuar hotelin e saj të parë në Shqipëri, “Green Coast Hotel”, një vendpushim luksoz bregdetar i vendosur përgjatë vijës bregdetare piktoreske të detit Joni, sipas “Travel and Tour World” (TTW).

Hoteli është i pozicionuar në mënyrë ideale pranë plazheve mahnitëse të Palasës, duke ofruar një arratisje të qetë ndërsa ndodhet i vendosur në mënyrë të përshtatshme vetëm një orë larg me makinë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, i planifikuar të hapet në mesin e vitit 2025.

Destinacioni kryesor në Shqipëri

Hoteli përfaqëson një standard të ri luksi dhe sofistikimi në industrinë e mikpritjes në Shqipëri.

Me vendndodhjen e tij mahnitëse, dizajnin e përsosur dhe përkushtimin ndaj qëndrueshmërisë, hoteli ofron një përvojë unike për vizitorët që kërkojnë relaks, aventurë ose mundësi biznesi.

Qoftë duke shijuar darka, ambiente “Wellness” të klasit botëror, apo pamje spektakolare të detit Jon, mysafirët do të zbulojnë se “Green Coast Hotel” ofron një akomodim të jashtëzakonshëm.

Hoteli, i vendosur në një nga rajonet më piktoreske të Shqipërisë, është gati të bëhet një destinacion kryesor për turistët nga e gjithë bota.

Duke kombinuar bukurinë natyrore të Shqipërisë me lehtësitë moderne dhe i fokusuar në qëndrueshmëri, “Green Coast Hotel” ofron një përvojë të paharrueshme për të gjithë ata që e vizitojnë.

Ndërthurja e trashëgimisë kulturore me luksin bashkëkohor

“Green Coast Hotel” ndërthur luksin modern me historinë e pasur të rajonit.

Me 131 dhoma për mysafirë, duke përfshirë disa suita dhe një Suitë prestigjioze Presidenciale, hoteli shfaq një dizajn të frymëzuar nga e kaluara e larmishme e Shqipërisë.

Me ndikime nga qytetërimet ilire, romake, bizantine dhe osmane, hoteli u ofron mysafirëve një përvojë autentike që pasqyron evolucionin kulturor të vendit.

Dhomat e hotelit ofrojnë pamje marramendëse të detit Jon dhe peizazheve përreth, duke siguruar që çdo mysafir të shijojë atraksionin e qetë me pamje spektakolare.

Nga ujërat e qeta deri te kodrat e ashpra, dizajni i “Green Coast Hotel” krijon një mjedis harmonik ku bukuria e vijës bregdetare të Shqipërisë është e integruar në mënyrë të përkryer me rehatinë e klasit botëror.

Përvoja ushqimore

Në “Green Coast Hotel”, adhuruesit e kuzhinës mund të kënaqen me një shumëllojshmëri opsionesh të shkëlqyera ngrënieje.

“Mosaic”, restoranti që është i hapur gjatë gjithë ditës dhe shërben një gamë të gjerë pjatash ndërkombëtare dhe shqiptare, të gjitha të përgatitura me përbërës të freskët vendas.

Përvoja e ngrënies është projektuar për të reflektuar shijet e rajonit, duke u ofruar mysafirëve mundësinë për të shijuar vakte bashkëkohore dhe tradicionale në një ambient elegant.

Për një përvojë më të rastësishme, por po aq të rafinuar, “Mente”, bari i hotelit, ofron një përzgjedhje koktejesh të përgatitura me mjeshtëri dhe specialitete tradicionale shqiptare.

Me atmosferën e tij komode dhe pamjet mahnitëse bregdetare, “Mente” ofron vendin e përsosur për mysafirët për t’u çlodhur pas një dite eksplorimi.

Një rekreacion gjithëpërfshirës

Duke i dhënë përparësi mirëqenies së mysafirëve të tij, “Green Coast Hotel” ofron një gamë të gjerë lehtësirash për të promovuar mirëqenien fizike dhe mendore.

Qendra e fitnes-it e hotelit është e pajisur me pajisje të teknologjisë së fundit, duke u lejuar mysafirëve të ruajnë rutinat e tyre të stërvitjes ndërsa shijojnë qëndrimin e tyre.

Pas një stërvitjeje, mysafirët mund të rigjallërohen në sauna ose të trajtojnë veten me një përzgjedhje trajtimesh të këndshme spa.

Për ata që kërkojnë përvoja më holistike të mirëqenies, hoteli ofron seanca joge dhe ecje nëpër bukurinë natyrore përreth.

Vendndodhja e qetë e bregdetit Jon ofron mjedisin ideal për këto aktivitete, duke u lejuar mysafirëve të lidhen me natyrën.

Ambiente të gjithanshme për biznes dhe evente

Ndërsa “Green Coast Hotel” është një destinacion kryesor për kohën e lirë, ai gjithashtu u ofron udhëtarëve të biznesit një shumëllojshmëri ambientesh për takime dhe evente.

Hoteli ofron salla moderne konferencash të pajisura me teknologjinë më të fundit, duke e bërë atë një vend ideal për evente të kompanive, seminare dhe takime.

Për evente në natyrë, hoteli ofron një tarracë të bollshme me pamje nga deti Jon, duke ofruar një vend frymëzues për kokteje, aktivitete ekipesh ose evente private.

Pamjet mahnitëse krijojnë një sfond të paharrueshëm për çdo rast, duke e bërë “Green Coast Hotel” një destinacion të përsosur si për udhëtarët e biznesit, ashtu edhe për ata të kohës së lirë.

Mbështetja e komuniteteve lokale dhe qëndrueshmëria

“Green Coast Hotel” është i përkushtuar për të pasur një ndikim pozitiv në komunitetin lokal dhe për të promovuar qëndrueshmërinë.

Në bashkëpunim me organizatat lokale, hoteli mbështet në mënyrë aktive iniciativat e përqendruara në barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, duke u përpjekur të krijojë ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme në rajon.

Hoteli gjithashtu ndërmerr hapa për të siguruar që operacionet e tij të jenë të qëndrueshme duke bashkëpunuar me furnizuesit dhe artizanët vendas.

Duke përfshirë produktet dhe shërbimet lokale, “Green Coast Hotel” – jo vetëm që ofron një përvojë autentike, por gjithashtu kontribuon në rritjen e ekonomisë lokale.

Përmes këtyre përpjekjeve, hoteli synon të promovojë turizmin e përgjegjshëm që është në dobi si të mysafirëve ashtu edhe të komunitetit.

Rama: Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik i Velipojës, një destinacion turistik që tërheq pushues vendas dhe të huaj.

Rama, teksa ndan foto nga vija bregdetare e Velipojës e mbushur me pushues shkruan: “Kaltërsi dhe relaks që vjen nga plazhi publik i Velipojës së bukur”.

Në fotot e publikuara nga kryeministri Rama ravijëzohen zonat publike të plazhit të Velipojës, këndet sportive, si edhe pamja përrallore ku ndërthuret e kaltra e detit Adriatik me blunë e qiellit, rëra e pastër me veti kuruese dhe qytetarë të cilët shijojnë rrezet e diellit ose argëtohen përmes aktiviteteve sportive. Në foto janë dhe tabelat orientuese, që i njohin pushuesit me hapësirën që u rezervohet në plazhet publike përgjatë vijës bregdetare të Velipojës.

Velipoja, me plazhin e saj të gjerë me rërë dhe natyrën e virgjër, po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Por jo vetëm Velipoja.

Në zonat bregdetare të vendit këtë vit ka më shumë plazhe publike në dispozicion të pushuesve, në dallim nga vitet e kaluara. Këtë vit përveçse ka hapësira më të shtuara të plazheve publike, bashkitë bregdetare kanë siguruar edhe çadra falas për qytetarët dhe turistët e huaj që mbushin plazhet çdo ditë e çdo orë deri në perëndimin e diellit.

Gjithashtu, bashkitë kanë vendosur edhe tabela identifikuese, në mënyrë që turistët të kenë informacion përpara se t’i frekuentojnë këto plazhe. Kjo është një ofertë më e mirë për të gjithë ata që duan të kalojnë pushimet në stacione publike plazhi.

Këto ditë në të gjithë vendin ka nisur aksioni për lirimin e plazheve dhe hapësirat publike, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

Plazhi publik në Velipojë
1 nga 11

/a.f//r.e/

The post Rama: Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Travel and Tour World”: Vizitoni vendpushimin luksoz përgjatë vijës bregdetare të Jonit

10 July 2025 at 10:25

TIRANË, 10 korrik /ATSH/- Kompania “MGallery Collection” ka prezantuar hotelin e saj të parë në Shqipëri, “Green Coast Hotel”, një vendpushim luksoz bregdetar i vendosur përgjatë vijës bregdetare piktoreske të detit Jon, sipas “Travel and Tour World” (TTW).

Hoteli është i pozicionuar në mënyrë ideale pranë plazheve mahnitëse të Palasës, duke ofruar një arratisje të qetë ndërsa ndodhet i vendosur në mënyrë të përshtatshme vetëm një orë larg me makinë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, i planifikuar të hapet në mesin e vitit 2025.

Destinacioni kryesor në Shqipëri

Hoteli përfaqëson një standard të ri luksi dhe sofistikimi në industrinë e mikpritjes në Shqipëri.

Me vendndodhjen e tij mahnitëse, dizajnin e përsosur dhe përkushtimin ndaj qëndrueshmërisë, hoteli ofron një përvojë unike për vizitorët që kërkojnë relaks, aventurë ose mundësi biznesi.

Qoftë duke shijuar darka, ambiente “Wellness” të klasit botëror, apo pamje spektakolare të detit Jon, mysafirët do të zbulojnë se “Green Coast Hotel” ofron një akomodim të jashtëzakonshëm.

Hoteli, i vendosur në një nga rajonet më piktoreske të Shqipërisë, është gati të bëhet një destinacion kryesor për turistët nga e gjithë bota.

Duke kombinuar bukurinë natyrore të Shqipërisë me lehtësitë moderne dhe i fokusuar në qëndrueshmëri, “Green Coast Hotel” ofron një përvojë të paharrueshme për të gjithë ata që e vizitojnë.

 Ndërthurja e trashëgimisë kulturore me luksin bashkëkohor

“Green Coast Hotel” ndërthur luksin modern me historinë e pasur të rajonit.

Me 131 dhoma për mysafirë, duke përfshirë disa suita dhe një suitë prestigjioze presidenciale, hoteli shfaq një dizajn të frymëzuar nga e kaluara e larmishme e Shqipërisë.

Me ndikime nga qytetërimet ilire, romake, bizantine dhe osmane, hoteli u ofron mysafirëve një përvojë autentike që pasqyron evolucionin kulturor të vendit.

Dhomat e hotelit ofrojnë pamje marramendëse të detit Jon dhe peizazheve përreth, duke siguruar që çdo mysafir të shijojë atraksionin e qetë me pamje spektakolare.

Nga ujërat e qeta deri te kodrat e ashpra, dizajni i “Green Coast Hotel” krijon një mjedis harmonik ku bukuria e vijës bregdetare të Shqipërisë është e integruar në mënyrë të përkryer me rehatinë e klasit botëror.

Përvoja ushqimore

Në “Green Coast Hotel”, adhuruesit e kuzhinës mund të kënaqen me një shumëllojshmëri opsionesh të shkëlqyera ngrënieje.

“Mosaic”, restoranti që është i hapur gjatë gjithë ditës dhe shërben një gamë të gjerë pjatash ndërkombëtare dhe shqiptare, të gjitha të përgatitura me përbërës të freskët vendas.

Përvoja e ngrënies është projektuar për të reflektuar shijet e rajonit, duke u ofruar mysafirëve mundësinë për të shijuar vakte bashkëkohore dhe tradicionale në një ambient elegant.

Për një përvojë më të rastësishme, por po aq të rafinuar, “Mente”, bari i hotelit, ofron një përzgjedhje koktejesh të përgatitura me mjeshtëri dhe specialitete tradicionale shqiptare.

Me atmosferën e tij komode dhe pamjet mahnitëse bregdetare, “Mente” ofron vendin e përsosur për mysafirët për t’u çlodhur pas një dite eksplorimi.

Një rekreacion gjithëpërfshirës

Duke i dhënë përparësi mirëqenies së mysafirëve të tij, “Green Coast Hotel” ofron një gamë të gjerë lehtësirash për të promovuar mirëqenien fizike dhe mendore.

Qendra e fitnes-it e hotelit është e pajisur me pajisje të teknologjisë së fundit, duke u lejuar mysafirëve të ruajnë rutinat e tyre të stërvitjes ndërsa shijojnë qëndrimin e tyre.

Pas një stërvitjeje, mysafirët mund të rigjallërohen në sauna ose të trajtojnë veten me një përzgjedhje trajtimesh të këndshme spa.

Për ata që kërkojnë përvoja më holistike të mirëqenies, hoteli ofron seanca joge dhe ecje nëpër bukurinë natyrore përreth.

Vendndodhja e qetë e bregdetit Jon ofron mjedisin ideal për këto aktivitete, duke u lejuar mysafirëve të lidhen me natyrën.

Ambiente të gjithanshme për biznes dhe evente

Ndërsa “Green Coast Hotel” është një destinacion kryesor për kohën e lirë, ai gjithashtu u ofron udhëtarëve të biznesit një shumëllojshmëri ambientesh për takime dhe evente.

Hoteli ofron salla moderne konferencash të pajisura me teknologjinë më të fundit, duke e bërë atë një vend ideal për evente të kompanive, seminare dhe takime.

Për evente në natyrë, hoteli ofron një tarracë të bollshme me pamje nga deti Jon, duke ofruar një vend frymëzues për kokteje, aktivitete ekipesh ose evente private.

Pamjet mahnitëse krijojnë një sfond të paharrueshëm për çdo rast, duke e bërë “Green Coast Hotel” një destinacion të përsosur si për udhëtarët e biznesit, ashtu edhe për ata të kohës së lirë.

Mbështetja e komuniteteve lokale dhe qëndrueshmëria

“Green Coast Hotel” është i përkushtuar për të pasur një ndikim pozitiv në komunitetin lokal dhe për të promovuar qëndrueshmërinë.

Në bashkëpunim me organizatat lokale, hoteli mbështet në mënyrë aktive iniciativat e përqendruara në barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, duke u përpjekur të krijojë ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme në rajon.

Hoteli gjithashtu ndërmerr hapa për të siguruar që operacionet e tij të jenë të qëndrueshme duke bashkëpunuar me furnizuesit dhe artizanët vendas.

Duke përfshirë produktet dhe shërbimet lokale, “Green Coast Hotel” – jo vetëm që ofron një përvojë autentike, por gjithashtu kontribuon në rritjen e ekonomisë lokale.

Përmes këtyre përpjekjeve, hoteli synon të promovojë turizmin e përgjegjshëm që është në dobi si të mysafirëve ashtu edhe të komunitetit. //a.i/

https://www.travelandtourworld.com/news/article/albanias-ionian-coast-gets-a-new-gem-with-green-coast-hotel-by-mgallery-collection-offering-guests-stunning-views-and-a-rich-blend-of-cultural-elegance/

The post “Travel and Tour World”: Vizitoni vendpushimin luksoz përgjatë vijës bregdetare të Jonit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan foto nga plazhi i Porto Palermos

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Plazhi i Porto Palermos është një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, mes ujërave të kristalta të Jonit.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ndau disa foto nga plazhi i Porto Palermos, ku natyra e paprekur plotëson një ofertë të përkryer për të gjithë vizitorët, qofshin vendas apo të huaj.

Plazhi ka një pamje spektakolare, me guralecë të bardhë, me ujëra të kristalta dhe në krye një kala 200-vjeçare.

Ajo njihet me dy emra, kalaja e Porto-Palermos ose kalaja e Ali Pashë Tepelenës.

Në stinën e verës plazhi mbetet një destinacion mjaft tërheqës për të gjithë vizitorët që kërkojnë qetësinë, freskinë, historinë e bukurinë e pamasë që Porto Palermo ofron.

/m.q/j.p/

The post Rama ndan foto nga plazhi i Porto Palermos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌