Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

IRAK – Militantët kurdë të PKK-së djegin armët në një hap historik për t’i dhënë fund konfliktit 10-vjeçar me Turqinë

11 July 2025 at 20:45

IRAK, 11 korrik /ATSH/- Tridhjetë militantë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dogjën sot armët e tyre në hyrje të një shpelle në Irakun verior, duke shënuar një hap simbolik, por domethënës drejt përfundimit të një kryengritjeje 10-vjeçare kundër Turqisë, sipas “Reuters”.

PKK-ja, e bllokuar në konflikt me shtetin turk dhe e jashtëligjshme që nga viti 1984, vendosi në maj të shpërbëhej, të çarmatosej dhe t’i jepte fund luftës së saj separatiste – pas një thirrjeje publike nga udhëheqësi i saj i burgosur, Abdullah Oxhallan.

Pas një sërë përpjekjesh të dështuara për paqe, iniciativa e re mund t’i hapë rrugën Ankarasë për t’i dhënë fund një kryengritjeje që ka vrarë mbi 40 000 njerëz, ka rënduar ekonominë dhe ka shkaktuar përçarje të thella sociale dhe politike në Turqi dhe në rajonin e gjerë.

Presidenti turk, Tayyip Erdogan tha se shpresonte që shpërbërja e PKK-së do të forconte sigurinë turke dhe stabilitetin rajonal. //a.i/

 

The post IRAK – Militantët kurdë të PKK-së djegin armët në një hap historik për t’i dhënë fund konfliktit 10-vjeçar me Turqinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PPK-ja dorëzon armët si hap drejt përfundimit të konfliktit në Turqi

By: Ardit
11 July 2025 at 11:25

Pas 40 vjetësh të konfliktit kundër shtetit turk, grupi militant Partia Popullore e Kurdistanit (PKK) do të mbajë një ceremoni të premten për të shënuar hapin e parë drejt dorëzimit të armëve. Procesi i çarmatimit do të nisë nën masa të rrepta të sigurisë dhe pritet të zgjasë gjithë verën. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, […]

The post PPK-ja dorëzon armët si hap drejt përfundimit të konfliktit në Turqi appeared first on BoldNews.al.

Me arrestimet e kryetarëve të bashkive, Erdogani po përpiqet të ndalojë opozitën

10 July 2025 at 11:19

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka nisur një tjetër ofensivë ndaj bashkive që drejtohen nga kryetarë të bashkive të Partisë Popullore Republikane (CHP), partia kryesore opozitare. Kryetarët e bashkive të Antalias, Adijamanit dhe Adanas u arrestuan më 8 korrik si pjesë e hetimeve për korrupsion. Kryetari i bashkisë së Antalias, Muhittin Bocek, u shkarkua nga […]

The post Me arrestimet e kryetarëve të bashkive, Erdogani po përpiqet të ndalojë opozitën appeared first on Reporter.al.

Turqia “digjet” nga zjarret, shkatërrohen disa fshatra në Izmir

7 July 2025 at 12:01

Turqia ka regjistruar 761 zjarre gjatë 10 ditëve të fundit, rreth një e katërta e të gjitha flakëve të këtij viti, treguan shifrat qeveritare.

“Që nga e diela, të gjitha janë shuar ose janë vënë nën kontroll”, shkroi Drejtoria Turke e Komunikimeve në X.

Këto përfshinin 20 zjarre të mëdha në provincat e Izmirit, Sakaryas, Hatay, Bilecik, Manisa, Stambollit dhe Bursës. Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se të paktën 228 shtëpi janë dëmtuar rëndë nga zjarret vetëm në Izmir, ku shkalla e plotë e dëmit është ende duke u përcaktuar.

”Njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre do të strehohen përkohësisht në kontejnerë”, tha ai.

Zjarret kanë shkaktuar shkatërrime të gjera, duke djegur tre fshatra në Izmir dhe duke vrarë një burrë 81-vjeçar të shtrirë në shtrat dhe dy punonjës shpëtimi.

Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar në pjesë të tjera të vendit ditët e fundit.

Sipas shifrave zyrtare, Turqia ka në dispozicion 27 aeroplanë zjarrfikës dhe 105 helikopterë zjarrfikës./abcnews.al

TURQI – 761 zjarre në 10 ditë, ndërsa fshatra të tëra shkatërrohen në Izmir

IZMIR, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Turqia ka regjistruar 761 zjarre gjatë 10 ditëve të fundit, rreth një e katërta e të gjitha flakëve të këtij viti, treguan dje shifrat qeveritare.

”Që nga e diela, të gjitha janë shuar ose janë vënë nën kontroll”, shkroi Drejtoria Turke e Komunikimeve në X.

Këto përfshinin 20 zjarre të mëdha në provincat e Izmirit, Sakaryas, Hatay, Bilecik, Manisa, Stambollit dhe Bursës.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se të paktën 228 shtëpi janë dëmtuar rëndë nga zjarret vetëm në Izmir, ku shkalla e plotë e dëmit është ende duke u përcaktuar.

”Njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre do të strehohen përkohësisht në kontejnerë”, tha ai.

Zjarret kanë shkaktuar shkatërrime të gjera, duke djegur tre fshatra në Izmir dhe duke vrarë një burrë 81-vjeçar të shtrirë në shtrat dhe dy punonjës shpëtimi.

Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar në pjesë të tjera të vendit ditët e fundit.

Sipas shifrave zyrtare, Turqia ka në dispozicion 27 aeroplanë zjarrfikës dhe 105 helikopterë zjarrfikës./  a.jor.

The post TURQI – 761 zjarre në 10 ditë, ndërsa fshatra të tëra shkatërrohen në Izmir appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga arratia te vrasja pasi sulmoi një familje, polemika për luanin Zeus në Turqi

By: Besnik
6 July 2025 at 19:21

Një luan mashkull i quajtur Zeus u arratis nga kafazi në parkun e kafshëve në Manavgat të Antalias.

Luani sulmoi një familje që po qëndronte në një fushë aty pranë, duke plagosur lehtë një burrë ndërsa pas ngjarjes, luani u vra.

Por ky veprim ka shkaktuar debate të ashpra në mediat sociale dhe komunitetin, ku disa mendojnë se kafsha duhej vetëm të drogohej dhe jo të vritej.

Autoritetet turke kanë nisur procedurat ligjore në përputhje me Kodin Penal dhe janë duke zhvilluar një hetim të plotë sipas Ligjit për Mbrojtjen e Kafshëve dhe Rregullores për Kopshte Zoologjike dhe Parqe të Jetës së Egër.

Antalya Manavgat’ta hayvan parkından kaçıp bir kişiyi yaralayan aslan, ekipler tarafından yakalandı ve tekrar parka teslim edildi.pic.twitter.com/u6GNPLTnyo

— Farkında (@FarkindaX) July 6, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nga arratia te vrasja pasi sulmoi një familje, polemika për luanin Zeus në Turqi appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë

By: Elva
6 July 2025 at 17:39

Momente paniku janë regjistruar në qytetin Manavgat të Antalias, ku një luan mashkull me emrin Zeus ka dalë nga kafazi në një park të kafshëve dhe ka sulmuar një familje që po flinte në një fushë aty pranë. Si pasojë e sulmit, një burrë mbeti i plagosur lehtë. Pas incidentit, luani u vra nga autoritetet […]

The post VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë appeared first on BoldNews.al.

Turqi: Arrestohen kryebashkiakët e tre qyteteve, opozita: Sulm politik

6 July 2025 at 14:37

Në kuadër të aksionit ndaj bashkive të kontrolluara nga Partia Republikane e Popullit, në opozitë, policia në Turqi ka arrestuar kryetarët e tre qyteteve.

Bëhet fjalë për kryetarët e qyteteve Adana, Adijaman dhe Antalia, të cilët ranë në pranga ditën e shtunë nën akuzën e korrupsionit.

Duke reaguar përmes rrjeteve sociale, njëri prej të arrestuarve, nënkryetari i Partisë Republikane të Popullit, Burhanetin Bulut deklaroi se:

“Ata që përdorin gjyqësorin si një mjet për hakmarrje politike nuk duan t’ia dinë për ligjin, por mbrojnë pushtetin personal”.

Bulut theksoi se, ai dhe partia të cilës i përket nuk do t’i nënshtrohen kurrë atij që e quajti “sistem i pistë”, që sulmon vullnetin e popullit.

Edhe kryebashkiakët e tjerë e njoftuan përmes rrjetit “X” arrestimin. “Më morën nga shtëpia ime në Ankara këtë mëngjes dhe po më çojnë në Stamboll”, tha kryetari i lokalitetit Adijaman, Abdurrahman Tutdere.

Përveç arrestimeve, policia turke kreu edhe një seri kontrollesh në zyrat e kryebashkiakëve, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar me një organizatë kriminale.

Në kuadër të këtij hetimi, i udhëhequr nga Zyra e Kryeprokurorit Publik, u kryen 10 arrestime, përfshirë zyrtarët e lartë të pushtetit vendor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Turqi: Arrestohen kryebashkiakët e tre qyteteve, opozita: Sulm politik appeared first on Euronews Albania.

Kapet në Belgjikë anija turke me qindra kg kokainë, 8 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

By: Elva
6 July 2025 at 12:26

8 persona, mes tyre një shtetas shqiptar, u arrestuan në Belgjikë pasi autoritetet zbuluan një sasi të madhe kokaine në një anije cisternë turke. Anija “Scot Bremen”, e nisur nga porti Pecem në Brazil dhe me destinacion qytetin Ghent, u devijua në portin Zeebrugge, ku u zhvillua një kontroll i detajuar. Droga u gjet në […]

The post Kapet në Belgjikë anija turke me qindra kg kokainë, 8 të arrestuar, mes tyre një shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Valë arrestimesh në Turqi, autoritetet arrestojnë tre kryetarë bashkie të opozitës

By: user 11
5 July 2025 at 21:15

Autoritetet turke kanë arrestuar tre kryetarë të tjerë bashkie nga Partia Republikane Popullore (CHP) e opozitës. Sipas mediva të huaja kryebashkiakët akuzohen për korrupsion. Konkretisht në pranga kanë rënë kryebashkiaku i qytetit jugor të Adanasë, Zeydan Karalar, kryebashkiaku i Adiyamanit në Turqinë lindore, Abdurahman Tutdere dhe kryebashkiaku i Antalyas, Muhittin Bozcek.

Dy arrestimet e para u kryen si pjesë e hetimeve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit, ndërsa arrestimi i Muhittin Boçek bie nën një hetim të ngjashëm nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Antalyas. Informacionet tregojnë gjithashtu se nënkryetari i bashkisë Buyukcekmece në Stamboll, Ahmet Şahin, u arrestua gjithashtu. Kryetari i bashkisë së të njëjtit qytet është tashmë në paraburgim.

Të martën e kaluar, më 1 korrik, ish-kryetari i bashkisë së Izmirit, Tunç Soger, u arrestua si pjesë e një urdhër-arresti kundër 157 zyrtarëve të bashkisë dhe CHP-së. Kjo është vala e dytë e madhe e arrestimeve të kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të CHP-së, pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, më 19 mars. Kryetarët e nëntë bashkive të tjera rajonale të Stambollit dhe dy në Adana janë gjithashtu në paraburgim.

The post Valë arrestimesh në Turqi, autoritetet arrestojnë tre kryetarë bashkie të opozitës appeared first on Lapsi.al.

Turqi/ 3 kryebashkiakë të opozitës arrestohen për korrupsion

By: Ela
5 July 2025 at 18:20

Tre kryetarë bashkie u arrestuan në tre qytete të mëdha në Turqinë jugore, sipas Reuters, duke vazhduar një seri arrestimesh të politikanëve të opozitës në vend. Kryetarët e bashkive Abdurahman Tutdere nga Adiyamani, Zeydan Karalar nga Adana dhe Muhitin Bocek nga Antalia u arrestuan në bastisjet e kryera nga policia turke. Kryetarët e arrestuar të […]

The post Turqi/ 3 kryebashkiakë të opozitës arrestohen për korrupsion appeared first on BoldNews.al.

Udhëheqësi famëkeq i bandës suedeze arrestohet në Turqi

5 July 2025 at 19:14

Një nga krerët e bandave më të kërkuara të Suedisë, Ismail Abdo, është arrestuar në Turqi, tha të premten zyra e prokurorit suedez.

Sipas agjencisë globale të policisë, Interpol, kundër tij rëndojnë një listë e gjatë akuzash për drogë, me shtetësi të dyfishtë suedeze dhe turke.

35-vjeçari, me nofkën Luleshtrydhe, është një udhëheqës i njohur i bandës kriminale Rumba në Suedi. Ai akuzohet për orkestrimin e operacioneve të paligjshme nga jashtë dhe ka qenë subjekt i një njoftimi të kuq të Interpolit që nga viti i kaluar.

Policia suedeze nuk e identifikoi atë, por konfirmoi arrestimin e një burri “të dyshuar për përfshirje në trafik të rëndë droge dhe nxitje të krimeve të rënda të dhunshme” për shumë vite në Suedi.

Ai ishte një nga 19 personat që u arrestuan gjatë bastisjeve në Turqi, ku oficerët sekuestruan më shumë se një ton drogë, raportoi transmetuesi shtetëror TRT. Vendi i saktë ku u zhvilluan bastisjet nuk është zbuluar ende.

Urdhra arresti u lëshuan për 21 të dyshuar të tjerë, nga të cilët 14 besohet se janë jashtë vendit dhe tre janë tashmë në paraburgim për akuza të tjera. Katër janë ende në arrati, shtoi TRT.

Autoritetet turke thuhet se sekuestruan asete me vlerë rreth 1.5 miliardë lira turke (27.8 milionë paund; 38 milionë dollarë), duke përfshirë 20 automjete, llogari bankare dhe 51 prona të paluajtshme.

Dhuna midis bandave në Suedi është përshkallëzuar vitet e fundit, pjesërisht sepse ish-shoqja e Abdos, Rawa Majida, është udhëheqësja e një bande rivale, Foxtrot.

Shumë njerëz janë vrarë që kur filloi lufta e tyre vdekjeprurëse për territor. Ajo hyri në një kapitull të ri dhe të dhunshëm në vitin 2023 kur nëna e Abdos u vra në shtëpinë e saj në Uppsala, në veri të kryeqytetit, Stokholm.

Përshkallëzimi e shtyu qeverinë të angazhojë ushtrinë për të ndihmuar në përballimin e rritjes së vrasjeve nga bandat.

Në vitin 2024, policia turke arrestoi Abdon gjatë një kontrolli rrugor, por e liroi me kusht pavarësisht njoftimit të kuq aktiv të Interpolit kundër tij – një veprim që shkaktoi kritika nga autoritetet suedeze të cilat po kërkonin ta ekstradonin Abdon.

 

The post Udhëheqësi famëkeq i bandës suedeze arrestohet në Turqi appeared first on Euronews Albania.

Arkeologët zbulojnë një anije të mbytur 2000-vjeçare pranë brigjeve të Turqisë

5 July 2025 at 16:09

Një anije që daton 2000 vjet më parë me një ngarkesë të paprekur më mallra qeramike është zbuluar në brigjet e Adrasanit, Turqi.

Anija e mbytur u gjet në një thellësi prej 120 deri në 150 metrash dhe është e jashtëzakonshme jo vetëm për ruajtjen e ngarkesës së saj, por edhe për rregullimin e kujdesshëm të qeramikës.

Tasat, pjatat dhe enët e vendosura njëra mbi tjetrën, të vendosura me kujdes në pozicionet e tyre origjinale, ofrojnë një pamje të rrallë të tregtisë, prodhimit dhe teknikave të paketimit të lashtë detar.

Zbulimi është i rëndësishëm si për arkeologët ashtu edhe për historianët, pasi ofron një pamje të pashembullt të praktikave të lashta tregtare, dhe ruajtja e saj e shkëlqyer është pjesërisht për shkak të një teknike të pazakontë mbrojtëse, qeramikat ishin të veshura me argjilë të papërpunuar, e cila i mbrojti ato nga degradimi gjatë shekujve.

Zbulimi i qeramikës së lashtë nuk është vetëm një triumf arkeologjik; ai gjithashtu përmban informacione të paçmuara rreth teknikave të lashta të prodhimit dhe transportit.

Veshja me argjilë të papërpunuar, një metodë ruajtjeje e panjohur më parë, i mbrojti qeramikat dhe i mundësoi atyre të ruanin shumë nga ngjyrat dhe tiparet e tyre origjinale. Ky zbulim është i pari i këtij lloji, duke u ofruar arkeologëve një pasqyrë kritike mbi paketimin dhe transportin e mallrave në të gjithë botën e lashtë.

 

 

 

The post Arkeologët zbulojnë një anije të mbytur 2000-vjeçare pranë brigjeve të Turqisë appeared first on Euronews Albania.

Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi

By: Oldi
5 July 2025 at 08:52

Një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi, Ismail Abdo, është arrestuar në Turqi gjatë një operacioni të madh policor ku u sekuestruan mbi 1 ton drogë dhe pasuri me vlerë rreth 38 milionë dollarë. I njohur me nofkën “Luleshtrydhja” (The Strawberry), 35-vjeçari është lideri i bandës famëkeqe Rumba, e cila është […]

The post Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi appeared first on BoldNews.al.

E pazakontë/ Verilindja e Turqisë përfshihet nga dëbora, teksa vendi digjet nga i nxehti dhe zjarret

4 July 2025 at 20:20

Një fenomen i rrallë natyror ka goditur Turqinë këtë të premte, ku reshjet e dëborës mbuluan disa rajone të verilindjes së vendit, ndërkohë që pjesa tjetër e territorit po përjeton temperatura ekstreme dhe përballje me zjarre masive. Sipas raportimeve të mediave lokale, dëbora e pazakontë për muajin korrik ra mbi zonat malore, duke krijuar një kontrast të thellë […]

The post E pazakontë/ Verilindja e Turqisë përfshihet nga dëbora, teksa vendi digjet nga i nxehti dhe zjarret appeared first on BoldNews.al.

Izrael-Turqi, rivaliteti që po “zien” në Lindjen e Mesme

4 July 2025 at 18:23

Financial Times raporton se lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit ka rishkruar ekuilibrat e fuqisë në Lindjen e Mesme, duke sjellë një Izrael të guximshëm që kërkon të ripërcaktojë rajonin, një regjim iranian të dobësuar që lufton për të mbijetuar dhe një SHBA hezituese për t’u zhytur në një tjetër konflikt të zgjatur. Por pasoja […]

The post Izrael-Turqi, rivaliteti që po “zien” në Lindjen e Mesme appeared first on BoldNews.al.

TURQI – Zjarret pyjore vazhdojnë të shpërthejnë në Izmir

IZMIR, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Shërbimet e emergjencës kane vazhduar të luftojnë me zjarret në provincën turke të Izmirit të premten.

“Situata në rajon është e tmerrshme”, tha sot kryetari i bashkisë së qytetit të Izmirit, Cemil Tugay.

Rajoni Odemis është prekur veçanërisht keq. Burimi i zjarreve është i vështirë për t’u arritur dhe tre fshatra janë shkatërruar tashmë. Erërat e forta po pengojnë më tej përpjekjet për shuarjen e zjarreve.

Ndërkohë, ka shpresë për rajonin e Çeşmesë, i cili është i njohur për pushuesit.

“Zjarri në rajonin e Çeşmesë është nën kontroll”, shkroi sot ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumaklı, në platformën X.

“Përpjekjet për shuarjen e zjarreve po vazhdojnë ende”, shtoi ai.

Besohet se zjarri në Çeşme, i cili shpërtheu të mërkurën, u shkaktua nga një linjë elektrike e dëmtuar. Ai shpejt u shndërrua në një flakë të madhe që u përhap në pyjet përreth.

Dy persona vdiqën të enjten si pasojë e zjarreve në Izmir.

Rreziku i zjarreve pyjore mbetet i lartë për shkak të nxehtësisë, kushteve të thata dhe erërave të forta.

Sipas ministrit, 624 zjarre shpërthyen në të gjithë vendin vetëm një jave. Shumica prej tyre tani janë nën kontroll. //a.i/

The post TURQI – Zjarret pyjore vazhdojnë të shpërthejnë në Izmir appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turqia në ‘luftë’ me zjarret vdekjeprurëse

4 July 2025 at 14:10

Zjarrfikësit në Turqi janë duke i vazhduar përpjekjet për t’i shuar zjarret që kanë përfshirë kodrat me pyje në perëndim të vendit të premten.Zjarret që shpërthyen në të paktën pesë vende të ndryshme në provincën bregdetare të Egjeut kanë shkaktuar vdekjen e dy njerëzve, shpërnguljen e dhjetëra mijëra banorëve dhe dëmtimin e rreth 200 banesave.

Zjarret thuhet të jenë shkaktuar nga temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e ulët. Ministri i Pylltarisë i Turqisë, Ibrahim Yumakli, tha të premten se zjarrfikësit, të mbështetur nga avionë zjarrfikës, janë ende në terren duke luftuar me një zjarr vdekjeprurës pranë qytetit Odemis për ditën e tretë me radhë.

The post Turqia në ‘luftë’ me zjarret vdekjeprurëse appeared first on Sot News | Lajme.

Turqia vijon “luftën” me zjarret vdekjeprurëse, mijëra banorë të evakuar

By: Elva
4 July 2025 at 14:35

Zjarrfikësit në Turqi janë duke i vazhduar përpjekjet për t’i shuar zjarret që kanë përfshirë kodrat me pyje në perëndim të vendit të premten. Zjarret që shpërthyen në të paktën pesë vende të ndryshme në provincën bregdetare të Egjeut kanë shkaktuar vdekjen e dy njerëzve, shpërnguljen e dhjetëra mijëra banorëve dhe dëmtimin e rreth 200 […]

The post Turqia vijon “luftën” me zjarret vdekjeprurëse, mijëra banorë të evakuar appeared first on BoldNews.al.

Vendi goditet sërish nga tërmeti/ Ja epiqendra dhe magnituda tronditëse

2 July 2025 at 16:58

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ndodhi mesditën e së mërkurës rajonin Gemlik të Bursës . Konkretisht, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AF, epiqendra e tërmetit ndodhet në Kios (Gemlik) në juglindje të rajonit të Detit të Marmarasë, pranë Bursës, në të njëjtën pikë ku dje ndodhën dy tërmete me magnitudë 4.2 dhe 3.9 ballë me një diferencë prej 70 minutash.

Thellësia fokale e tërmetit të sotëm ishte 12.91 km. Lëkundjet u ndjen ë meti në Stamboll dhe zonat përreth.

“Duhet të jemi vigjilentë. Është një zonë që ndodhet në një çarje aktive”, tha sizmologu Suleyman Pambal.

The post Vendi goditet sërish nga tërmeti/ Ja epiqendra dhe magnituda tronditëse appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌