Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Rahovec: Tri vetura të përfshira në gara të rrezikshme nate, njëri shofer ndëshkohet me 500 euro gjobë

17 July 2025 at 00:00

Stacioni Policor në Rahovec ka njoftuar se më 3 korrik ka pranuar informacione lidhur me zhvillimin e garave të rrezikshme shpejtësie në rrugën “UÇK” të kësaj komune, në orët e vona të natës.

Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur të identifikojë tri vetura dhe tre persona të dyshuar si pjesëmarrës në këto gara.

Njërit prej kundërvajtësve i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, i është konfiskuar patentë-shoferi për një periudhë 12-mujore dhe i janë vendosur 5 pikë negative në sistemin e pikëve të trafikut.

Ndaj dy personave të tjerë, përveç pjesëmarrjes në gara të shpejtësisë, është konstatuar edhe kundërvajtja shtesë për drejtim të automjetit pa leje të vozitjes.

Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme ligjore ndaj tyre.

Policia ka bërë thirrje që drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme që cenojnë sigurinë rrugore.

The post Rahovec: Tri vetura të përfshira në gara të rrezikshme nate, njëri shofer ndëshkohet me 500 euro gjobë appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 16 July 2025Main stream

Ekspozita “Zeqa”, një retrospektivë shpirtërore

By: Kult Plus
16 July 2025 at 14:52

Galeria e arteve në Gjilan mbrëmjen e 15 korrikut, e kurorëzoi me hapjen e ekspozitës “Zeqa”, të krijuesit dhe piktorit Zeqirja Rexhepi, pikërisht në 70 vjetorin e lindjes së tij dhe 45 vjetorin e krijimtarisë.

Ekspozita “Zeqa” sjell për publikun një retrospektivë të veçantë pikturash të krijuesit, të ndërtuar mbi idenë e një kthimi në kohë. Përmes kësaj ekspozite, artisti ndërton një udhëtim emocional dhe artistik që rikthen kujtimet e vitit 1999, një periudhë e rëndë, e mbushur me dhimbje, humbje dhe përballje si për të si individ, njëlloj edhe për popullin e tij si kolektivitet.

Çdo vepër e paraqitur është më shumë se një kompozim estetik, është një dëshmi vizuale e plagëve të padukshme që bartin artisti dhe populli. Pikturat pasqyrojnë dhimbjen e artistit dhe të popullit të tij, duke shpalosur me ndjeshmëri dimensionet shpirtërore të një kohe të vështirë, e cila ka lënë gjurmë të thella në historinë tonë të afërt.

“Zeqa” më tepër se një ekspozitë arti, është një formë e kujtesës kolektive, një thirrje për të mos harruar dhe një dëshmi se si arti mbijeton edhe nëpërmjet vuajtjes, përcjellë KultPlus.

Nën udhëheqjen e kuratorit Avni Xh. Behluli, ekspozita “Zeqa” synon të vendosë publikun dhe artdashësit përballë dy periudhave jetësore thelbësore të artistit Zeqirja Rexhepi: periudha e jetës dhe krijimtarisë së tij në Kosovë, para vitit 1999, dhe periudha e mëvonshme, pas shpërnguljes së tij në Kanada.

“Të gjitha këto ndërtojnë jetën e tërë të artistit Zeqirja Rexhepi,” – shprehet kuratori Behluli, duke vënë theksin te forca e kujtesës dhe ndikimi i përvojave jetësore në krijimtarinë e tij.

Zeqirja Rexhepi, një artist me rrënjë shqiptare nga Gjilani, që jeton dhe vepron përtej oqeanit, përmes kësaj ekspozite synon të rikrijojë atmosferën shpirtërore të përjetimeve të tij më të thella, sidomos momentet dramatike të dëbimit nga forcat serbe në vitin 1999. Kjo ekspozitë është jo vetëm një rrëfim artistik, por edhe një akt kujtese që ngjall emocione dhe reflektim përmes fuqisë së pikturës.

“Është një reflektim mbi vuajtjet, mallin, shpresat dhe forcën që mban lidhjet e palëkundura me vendlindjen. Gjilani sot ndjehet më afër Kanadasë, falë artit që s’ka kufij. Falë një biri të këtij qyteti që, edhe pse larg në kilometra, kurrë nuk u largua në ndjenja dhe në përkushtim për kulturën shqiptare”, tha ndër të tjerë Morina Bunjaku, duke e falënderuar që me ngjyrat e shpirtit dhe fuqinë e kujtesës, ai rikthehet simbolikisht në vendlindje, duke ndihmuar në mbajtjen gjallë të identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore edhe jashtë kufijve./KultPlus.com

BB: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta, në raportin e publikuar së fundi nga Banka Botërore, “Kuptimi i të ardhurave të vendit: Klasifikimet e të ardhurave të Grupit të Bankës Botërore për vitin fiskal 2026 (1 korrik 2025–qershor 2026)”.

Çdo vit, grupi i Bankës Botërore klasifikon ekonomitë e botës në katër grupe të ardhurash: të ulëta, të ulëta-të mesme, të larta-të mesme dhe të larta. Ky klasifikim përditësohet çdo vit bazuar në të Ardhurat Kombëtare Bruto për Frymë (GNI) të një viti më parë.

Sipas BB, ky indikator reflekton jo vetëm nivelin e zhvillimit për secilin vend, por ka edhe potencialin për të ndikuar trajektoren e zhvillimit të tij.

Ai ndikon në kriterin e përzgjedhjes zyrtare për financim dhe asistencë për zhvillim.

BB bën të ditur se gjatë dekadave, numri i vendeve me të ardhura të ulëta është ulur me ritëm të qëndrueshëm, ndërsa numri i vendeve me të ardhura të larta është rritur për shkak të zhvillimeve të gjera ekonomike globale, integrimit më të madh në ekonominë botërore dhe efektet e politikave reformuese dhe mbështetjes së organizatave botërore.

Referuar të dhënave zyrtare, ekonomia shqiptare vitet e fundit ka shënuar një kthesë të fortë në rritjen e treguesve makroekonomikë.

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë në fund të vitit 2024, shënoi 25 miliardë euro vlerë dhe objektivi i qeverisë është që vitin 2030 ky tregues (PBB) të shkojë në vlerën e 35 miliardë euro.

Sa i përket të ardhurave për frymë, ato janë rritur në 2024 në 10 300 euro kundrejt 3 330 euro që ishin në 2013 dhe qeveria ka objektiv ta çojë në 15 mijë euro në vitin 2030.

Gjithashtu borxhi publik, nga niveli 70,4% në 2013-ën, ka zbritur në 54,0 % në fund të 2024-ës dhe objektivi është që në 2030, Shqipëria ta ulë nivelin e borxhit publik në 50% që është norma mesatare krejtësisht e shëndetshme edhe e vendeve të BE-së.

Tregues pozitiv në këto vite ka regjistruar edhe sektori bankar.

Kreditë me probleme në fund të 2024-ës zbritën në nivelin 4,2%, kundrejt nivelit 24,8% që ishin në 2013-ën. Ndërsa kreditimi i ekonomisë vijon të jetë në rritje të qëndrueshme dhe rritja ekonomke shënoi 3,9% në Shqipëri në vitin 2024 dhe pritshmëritë e Bankës Qendrore janë për rritje të ekonomisë në rreth 4 % në 2025. /j.p/

The post BB: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shqiptarja” e francezit Jean-Baptiste Camille Corot, bukuria delikate dhe meditativja shprehëse e gruas

By: berti
16 July 2025 at 09:10

Nga Albert Vataj Piktura nuk rreket të tregojë vetëm sipërfaqen e dukshme të gjërave, hirin dhe kumtin rrezellites të së bukurës, se sa ngulmueshëm ajo del nga shpërthimi mëtues për t’i dëshmuar botës përmes artit, shpirtin e atij që ngre tempuj teksa i blatohet krijimit. Njëjt është jetësuar edhe kjo tablo. “Shqiptarja” një pikturë e rëndësishme e galerisë së piktorit francez…

Source

12 sekondat që shtytën njeriun pas 12 mijë vitesh drejt Hënës

By: berti
16 July 2025 at 09:00

Nga Albert Vataj Sot 56 vite më parë, pas një betejë ngadhënjyese prej 25 miliard dollarësh, të shkencës dhe sfidës më të kurajshme të njeriut, më 16 korrik 1969, shkëputët nga platforma Kennedy Space Center anijen kozmike Saturn V, e cila mbante në bordin e saj, astronautët, Neil Armstrong, Edwin Aldrin dhe Michael Collins, të përzgjedhurit e misionit “Apollo 11”. Destinacioni ishte Hëna…

Source

870 milionë euro për të “zëvendësuar” portin që iu fal Alabarit, rrugët e Shqipërisë në harresë

By: Oldi
16 July 2025 at 10:27

Udhëtarët që përdorin shpesh segmentin Milot-Lezhë-Shkodër, i cili tashmë është famëkeq për trafik të bllokuar në zonën e Lezhës si dhe trafik të ngadaltë përgjatë të gjithë aksit vijues për në Shkodër ka gjasa do të duhet të bëjnë durim edhe për shumë kohë për shkak se, programi buxhetor afatmesëm i qeverisë shqiptare nuk ka […]

The post 870 milionë euro për të “zëvendësuar” portin që iu fal Alabarit, rrugët e Shqipërisë në harresë appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 16 Korrik 2025/ I nxehti afrikan mbërthen Shqipërinë, temperatura deri në 41°C

By: V K
16 July 2025 at 07:35

Këtë të mërkurë në vendin tonë, termometri do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane, me temperatura deri në 41 gradë C.

Përsa i përket kushteve atmosferike, mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit.

Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta, në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Shkodër, Elbasan dhe Berat ku termometri do t`i afrohet 41 gradëve.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët në Peshkopi, deri në 41°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit dhe zona të izoluara të qarkut Berat.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 1 ballë.

The post Parashikimi i motit 16 Korrik 2025/ I nxehti afrikan mbërthen Shqipërinë, temperatura deri në 41°C appeared first on Albeu.com.

Moti sot – Temperaturat deri në 36°C

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti do të jetë i kthjellët, me alternime vranësirash të mesme dhe të larta, të cilat do të jenë më të dukshme kryesisht mbi relievet malore.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të arrijë hera-herës shpejtësi deri në 14 m/s, duke sjellë valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/36 Diell pak re
Kukës 19/34 Diell re
Lezhë 20/36 Diell
Dibër 17/32 Diell re
Durrës 20/35 Diell
Tiranë 22/36 Diell pak re
Elbasan 22/36 Diell pak re
Berat 17/35 Diell pak re
Vlorë 21/34 Diell
Korçë 18/32 Diell
Gjirokastër 17/36 Diell re
Sarandë 20/34 Diell re

 

/a.f/

The post Moti sot – Temperaturat deri në 36°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Lisa del Giocondo, fisnikja që koha e ktheu në misterin më magjepsës të artit botëror, e njohur si Mona Lisa

By: berti
15 July 2025 at 16:12

Nga Albert Vataj Ajo ishte një grua e gjallë, me frymë të butë dhe me një brendësi që s’e përshkruan dot fjala. Një fisnike italiane nga familja e njohur Gherardini e Firencës, e lindur më 15 qershor 1479 dhe e ndarë nga jeta më 15 korrik 1542. Por historia do ta njihte me një emër të dytë, një emër që nuk i përket më një njeriu, por një misteri të pambarim: Mona Lisa. Lisa del Giocondo ishte…

Source

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Në kuadër të përpjekjeve për formalizimin e sektorit të tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, Administrata Tatimore dha disa udhëzime të rëndësishme për tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të këtyre produkteve, si në shumicë, ashtu edhe në pakicë për lëshimin e faturave të fiskalizuara në mënyrë korrekte dhe të saktë.

Së pari, tatimpaguesit duhet të zgjedhin opsionin “autofaturë”, i cili automatikisht përmban të dhënat e blerësit që po lëshon faturën.

Po ashtu, lloji i faturës duhet të jetë “blerje nga fermerët vendas” (Domestic). Duhet gjithashtu të futen të dhënat e fermerit shitës, përkatësisht emri dhe NIPT-i, dhe mallrat e blera duhet të përshkruhen pa përfshirë TVSH-në.

Për të siguruar saktësinë e transaksionit dhe origjinën e mallrave të shitur, rekomandohet që fatura të jetë gjithashtu e nënshkruar nga shitësi, i cili në këtë rast është fermeri.

Përveç këtyre rregullave, Administrata Tatimore ka theksuar se për të përfituar nga skema e kompensimit të TVSH-së, tatimpaguesit duhet të plotësojnë disa kushte të caktuara.

Ata duhet të kenë një qarkullim vjetor që nuk kalon kufirin minimal për regjistrimin për TVSH-në, të furnizojnë mallra apo shërbime me prejardhje nga puna e tyre, dhe të sigurojnë që këto mallra t’u shiten personave të tatueshëm që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit.

Ndërkaq, prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë që janë regjistruar si “fermerë” në Drejtoritë Rajonale Tatimore, nuk kanë detyrimin për të mbajtur kontabilitet dhe për të dorëzuar Formularin e Deklaratës dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat Personale. Këta fermerë nuk kanë as detyrimin e deklarimit të të ardhurave të realizuara nga aktiviteti bujqësor, pasi këto të ardhura konsiderohen të ardhura biznesore.

Në rast se qarkullimi vjetor i një fermeri tejkalon kufirin prej 10,000,000 lekë, ky prodhues duhet të ç’regjistrohet nga Drejtoria Tatimore dhe të regjistrohet si tatimpagues pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, duke marrë një numër të ri identifikimi.

Po ashtu, prodhuesit e tjerë bujqësorë që nuk janë regjistruar si përfitues të skemës së kompensimit, ose që nuk tregtojnë produktet e tyre tek grumbulluesit bujqësorë, duhet të regjistrohen dhe të deklarojnë të ardhurat e tyre në përputhje me detyrimet tatimore të tjera.

Administrata Tatimore apelon për deklarimin e saktë dhe të plotë të aktiviteteve tregtare nga ana e tatimpaguesve, duke theksuar se mungesa e faturave të fiskalizuara mund të sjellë penalitete të rënda sipas legjislacionit në fuqi. /j.p/

 

The post Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vlorë/ 17-vjeçarja qëlloi veten me armë zjarri, arrestohet babai, nën hetim gjyshi

By: Elva
15 July 2025 at 09:16

Policia e Vlorës ka arrestuar Saimir Hysajn, babin e 17-vjeçares që qëlloi veten me armë zjarri ditën e djeshme. Sipas uniformave blu, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, gjë që e ka detyruar atë në gjendje të rënduar psikologjike të tentojë të vetëvritet me armë zjarri, të dyshuar pistoletë. Ndërkohë policia […]

The post Vlorë/ 17-vjeçarja qëlloi veten me armë zjarri, arrestohet babai, nën hetim gjyshi appeared first on BoldNews.al.

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

14 July 2025 at 22:40

“Nuk do të jetosh më në qytet me gjyshërit. Do vish të jetosh në fshat me mua. Bëji gati rrobat…”. Ky dyshohet se ka qenë urdhri i babait për 17-vjeçaren që tentoi t’i jepte fund jetës mesditën e sotme në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, duke qëlluar veten me plumb në kokë, afërs syrit. E mitura […]

The post “Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen appeared first on BoldNews.al.

Xhixha dhe Milot, dy shqiptarë në “Artis Suavitas 2025”, një mbrëmje nderimi, dhimbjeje dhe ndritjeje

By: berti
14 July 2025 at 20:10

Nga Albert Vataj Nga Paestum-i antik, një thirrje moderne për kujtesë, kulturë dhe qytetari të ndërgjegjshme Në zemër të kompleksit monumental të Paestum-it, në hijen madhështore të Tempullit të Neptunit, mbrëmjen e 13 korrikut 2025 u mbajt ceremonia përmbyllëse e edicionit të gjashtë të Çmimit Artis Suavitas, një mbrëmje e përthithur nga emocionet, drita e përkushtimit njerëzor dhe përvijimi i…

Source

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet qëndrore

14 July 2025 at 19:28

Ura mbi Lumin Mat, në aksin e vjetër rrugor Lezhë–Milot, shumë shpejt pritet të ketë fatin e Urës së Zogut. Drejtuesit e automjeteve shprehen se mirëmbajtja apo edhe investimet në këtë urë kanë munguar që prej kohës kur është ndërtuar. “U bënë vite që kjo është copë-copë”, tha një shofer. Këmbët e strukturës së urës kanë […]

The post Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet qëndrore appeared first on BoldNews.al.

“Po merr formë ‘diktatura Rama'”/ Hoxha: Do shohim shumë dhunë dhe pak demokraci

By: Ardit
14 July 2025 at 19:12

Analisti Artan Hoxha ka deklaruar se veprimet dhe vendimet e fundit të Edi Ramës, tregojnë se po merr formë ‘diktatura Rama’. Hoxha u shpreh se në ditët, muajt në vijim do të shohim shumë dhunë ndaj qytetarëve nga pushteti dhe më pak demokraci. Sipas tij, gjithçka do të bëhet në emër të të mirës publike, […]

The post “Po merr formë ‘diktatura Rama'”/ Hoxha: Do shohim shumë dhunë dhe pak demokraci appeared first on BoldNews.al.

Patokracia

14 July 2025 at 13:55

Nga: Steve Taylor /  Psychology Today
Përkthimi i pjesshëm nga: Telegrafi.com

Psikologu polak Andrzej Łobaczewski kaloi pjesën e hershme të jetës duke vuajtur nën pushtimin nazist të Polonisë, i pasuar menjëherë – pas luftës – nga brutaliteti i pushtimit sovjetik. Përvoja e tij me këto tmerre e shtyri Łobaczewskin të zhvillonte konceptin e “patokracisë.” Ky është një sistem ku individë me çrregullime të personalitetit (veçanërisht psikopati) zënë pozita pushteti.[1]

Łobaczewski ia kushtoi jetën studimit të së keqes njerëzore, një fushë të cilën ai e quajti “ponerologji.” Ai donte të kuptonte se pse duket se njerëzit “e këqij” përparojnë, ndërsa shumë njerëz të mirë dhe të moralshëm hasin në vështirësi për të pasur sukses. Ai donte të shpjegonte se pse njerëzit me çrregullime psikologjike arrijnë me lehtësi në pozita të larta dhe marrin në dorë qeverisjen e vendeve. Duke jetuar vetë nën një regjim patokratik, studimi i kësaj teme përbënte një rrezik të madh për të. Ai u arrestua dhe u torturua nga autoritetet polake dhe nuk arriti të botonte veprën e jetës së tij, librin Ponerologjia politike [Political Ponerology], derisa arriti të arratisej në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve ’80 të shekullit XX.

Patokracia, siç duket, është një nga problemet më të mëdha në historinë e njerëzimit. Historia ka qenë një sagë e vazhdueshme e konflikteve dhe brutalitetit, me grupe njerëzish që luftojnë mes vete për territore, pushtet dhe pasuri, duke pushtuar dhe vrarë njëri-tjetrin. Duke vështruar rrjedhën e historisë njerëzore, nga lashtësia deri në shekullin XX, historiani Arnold Toynbee foli për “ndjenjën e tmerrshme të mëkatit që manifestohet në punët e njerëzve.”

Por, ekziston një argument që kjo nuk ndodh sepse të gjithë njerëzit për nga natyra janë brutalë dhe mizorë, por sepse një numër i vogël njerëzish – pra, ata me çrregullime të personalitetit – janë brutalë dhe mizorë, thellësisht egoistë dhe pa empati. Kjo pakicë gjithmonë ka mbajtur pushtetin dhe ka arritur të urdhërojë ose të ndikojë shumicën për të kryer mizori në emër të tyre.

Një pakicë e vogël e njerëzve vuan nga çrregullimet e personalitetit, si narcisizmi dhe psikopatia. Njerëzit me këto çrregullime ndiejnë një dëshirë të pangopur për pushtet. Njerëzit me çrregullim të personalitetit narcisistik dëshirojnë vëmendje dhe aprovime të vazhdueshme. Ata ndihen superiorë ndaj të tjerëve dhe mendojnë se kanë të drejtë t’i dominojnë. Ata gjithashtu nuk kanë empati, gjë që do të thotë se janë të aftë të shfrytëzojnë dhe abuzojnë të tjerët pa mëshirë në dëshirën e tyre për pushtet. Psikopatët kanë një ndjenjë të ngjashme superioriteti dhe mungesë empatie, por dallimi kryesor mes tyre dhe narcisistëve është se ata nuk ndiejnë të njëjtin impuls për vëmendje dhe adhurim. Deri në një masë, impulsi për t’u adhuruar vepron si një kontroll mbi sjelljen e narcisistëve. Ata hezitojnë të bëjnë diçka që mund t’i bëjë shumë jopopullorë. Por, psikopatët nuk kanë brenga të tilla.

Në anën tjetër të spektrit, njerëzit me një nivel të lartë empatie dhe dhembshurie zakonisht nuk janë të interesuar për pushtet. Ata preferojnë të jenë “me këmbë në tokë,” duke ndërvepruar dhe duke u lidhur me të tjerët. Ata madje mund të refuzojnë ofertën për një pozitë me status të lartë, sepse janë të vetëdijshëm se statusi i lartë do t’i shkëpusë (ndonëse për një person pa empati, kjo është pikërisht pjesë e joshjes). Kjo i lë pozitat e pushtetit të hapura për njerëz me çrregullime psikologjike (ose të paktën me një nivel të lartë ambicieje dhe mungesë mëshire, edhe nëse nuk është një çrregullim të mirëfilltë).

Gjatë gjithë historisë, këta individë patologjikë gjithmonë kanë arritur në majë. Në njëfarë mënyre, shoqëritë feudale para-industriale i kufizonin ata, pasi pushteti shpesh trashëgohej me lindje dhe nuk arrihej përmes përpjekjeve personale. Rënia e sistemit feudal ishte padyshim një hap pozitiv drejt barazisë dhe demokracisë më të madhe, por efekti anësor negativ ishte se u dha psikopatëve dhe narcisistëve më shumë mundësi për të arritur në pozita pushteti.

Siç vëren Ian Hughes në librin e tij të rëndësishëm Mendjet e çrregullta [Disordered Minds], qëllimi i të gjithë sistemit demokratik është të përpiqet të mbrojë masën e njerëzve nga kjo pakicë patologjike. Kjo ishte ideja qendrore e kushtetutës amerikane dhe Kartës së të Drejtave. Parimet dhe institucionet demokratike u themeluan për të kufizuar pushtetin e individëve patologjikë.

Kjo është arsyeja pse, siç vëren edhe Hughes, liderët patologjikë e urrejnë demokracinë.[2] Pasi arrijnë pushtetin, ata bëjnë çmos për të çmontuar ose diskredituar institucionet demokratike, përfshirë lirinë dhe legjitimitetin e shtypit …

Për më tepër, liderët patologjikë janë plotësisht të paaftë të kuptojnë parimet e demokracisë, pasi ata e konsiderojnë veten superiorë dhe e shohin jetën si një luftë konkurruese, ku më të pamëshirshmit meritojnë të dominojnë të tjerët.

Por, patokracia nuk ka të bëjë vetëm me individë. Siç theksonte Lobaczewski, liderët patologjikë gjithmonë tërheqin njerëz të tjerë me çrregullime të personalitetit, të cilët përfitojnë nga mundësia për të fituar ndikim. Në të njëjtën kohë, individët që janë moralë, empatikë dhe të drejtë, dalëngadalë tërhiqen. Ata ose përjashtohen, ose largohen vetë me neveri nga patologjia në rritje që i rrethon. Si rezultat, me kalimin e kohës, patokracitë priren të bëhen gjithnjë e më të ngulitura dhe ekstreme.

Kjo nuk do të thotë se çdo person që bëhet pjesë e një qeverie patokratike vuan nga një çrregullim i personalitetit. Disa njerëz mund të kenë thjesht një nivel të lartë ambicieje dhe mungesë empatie pa pasur një gjendje të diagnostifikuar, ndërsa të tjerët mund të përfitojnë nga fama dhe fuqia e një lideri patologjik me të cilin ndajnë objektiva të përbashkëta.

Një pjesë e rëndësishme e problemit është tërheqja që shumë njerëz ndiejnë ndaj demagogëve karizmatikë … Në aspektin psikologjik, kjo është shumë e ngjashme me tërheqjen ndaj guruve shpirtërorë, të cilët shpesh fitojnë përkushtimin e verbër të ndjekësve, pavarësisht sjelljes së tyre joetike dhe shfrytëzuese. Tërheqja ndaj guruve dhe demagogëve rrënjoset në një impuls të thellë për t’u kthyer në gjendjen e fëmijërisë ku prindërit shiheshin si të gjithëfuqishëm dhe të pagabueshëm, të aftë për të marrë përgjegjësinë e plotë për jetën tonë dhe për të zgjidhur në mënyrë magjike problemet tona. Në të njëjtën kohë, paranoja e liderëve patologjikë i shtyn ata të demonizojnë grupe të tjera dhe të krijojnë një ndjenjë dehëse të identitetit të grupit me një qëllim të përbashkët …

Por, duhet të kujtojmë se patokracia lulëzon vetëm sepse ne nuk marrim masa të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga liderët patologjikë. Duhet të ruajmë dhe forcojmë institucionet dhe proceset tona demokratike për të siguruar që masa e gjerë e njerëzve të mbrohet nga pakica e psikopatëve dhe narcisistëve që kanë një dëshirë të pangopur për pushtet. Duhet të sigurohemi që demokracia jonë të mos shndërrohet në një patokraci.

Në planin afatgjatë, siç kam argumentuar në një postim të mëparshëm, na nevojiten masa të rrepta për të kufizuar arritjen në pushtet. Thënë thjesht: ata njerëz që dëshirojnë pushtetin më shumë – më të pamëshirshmit dhe pa empati – nuk duhet të lejohen të arrijnë në pozita autoriteti. Të gjithë liderët potencialë (ose anëtarët e një qeverie) duhet të vlerësohen me kujdes nga psikologët për të përcaktuar nivelin e tyre të empatisë, narcisizmit apo psikopatisë – dhe rrjedhimisht përshtatshmërinë e tyre për pushtet. /Telegrafi/

____________

[1] Łobaczewski, A. (2006). Political Ponerology: A Science on the Nature of Evil Adjusted for Political Purposes. Grande Prairie: Red Pill Press.
[2] Hughes, I. (2018). Disordered Minds: How Dangerous Personalities Are Destroying Democracy. Winchester, UK: Zero Books.

The post Patokracia appeared first on Telegrafi.

Vlorë/ E mitura dërgohet në spital me plumb në kokë

By: Oldi
14 July 2025 at 13:28

Një vajzë 17-vjeçare është transportuar paraditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës pasi ka mbetur e plagosur me armë zjarri. Adoleshentja me inicialet H.H është shoqëruar në spital nga familjarët e saj, ndërsa Policia e Vlorës zyrtarisht njofton se dyshohet se është vetëplagosur me një plumb në kokë. Burimet nga stafi mjekësor, bëjnë […]

The post Vlorë/ E mitura dërgohet në spital me plumb në kokë appeared first on BoldNews.al.

Rikthehen temperaturat e larta/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti këtë javë

By: V K
14 July 2025 at 10:05

Pas disa ditëve të freskëta, është rikthyer moti i nxehtë në territorin shqiptar. Meteorologia Tanja Porja, ka paralajmëruar se duke filluar nga mesdita e sotme deri të shtunën, temperaturat do të arrijnë nga 39-40 gradë celsius.

“Nga e marta në të shtunën do të kemi ndryshime të lehta në mëngjes. Do të vijojë edhe për pak ditë nata të jetë e freskët deri të premten, ndërsa mesdita do të arrijë në 38 gradë celsius. E mërkura sjell rritje të ndjeshme. Mesjava do të shënojë 39-40 gradë celsius”, tha Porja.

Sipas saj qytetet me temperatura të larta deri në 40 gradë do të jenë Shkodra, Elbasani, Berati Gjirokastra me maksimume 39-40 gradë celsius.

Ndërkohë vija bregdetare do jetë e kthjellët, herë pas here vranësira kalimtare do të ketë në plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Meteorologia paralajmëroi rrebeshe të premten në veri, ndërsa nesër reshje të izoluara në lindje e juglindje.

The post Rikthehen temperaturat e larta/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti këtë javë appeared first on Albeu.com.

E hënë, 14 korrik, mot i kthjellët me temperatura deri në 36°C

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë,  vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në relievet malore në lindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Vranësira të vogla priten vetëm në Kukës, Dibër dhe Korçë

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të arrijë deri në 14 m/s, duke sjellë valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat do të variojnë, në Shkodër deri në 36°C; Në Tiranë dhe Elbasan deri në 35-36°C; Në Gjirokastër deri në 36°C.

Në zonat bregdetare, si Durrës, Vlorë dhe Sarandë, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34°C.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/36 Diell
Kukës 17/32 Diell pak re
Lezhë 16/35 Diell
Dibër 16/34 Diell pak re
Durrës 19/34 Diell
Tiranë 22/35 Diell
Elbasan 22/36 Diell
Berat 18/35 Diell
Vlorë 19/32 Diell
Korçë 15/31 Diell pak re
Gjirokastër 15/36 Diell
Sarandë 20/34 Diell

 

/ a.f /

The post E hënë, 14 korrik, mot i kthjellët me temperatura deri në 36°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meta po investon miliarda dollarë në syze inteligjente

13 July 2025 at 19:30

Kompania amerikane e teknologjisë Meta ka blerë një aksion minoritar në prodhuesin më të madh të syzeve në botë, Essilor Luxottica, për 3.5 miliardë dollarë.

Meta ka blerë kështu më pak se tre përqind të aksioneve në kompani, e cila njihet, ndër të tjera, për prodhimin e syzeve të famshme Ray-Ban, raporton Bloomberg, duke cituar burime anonime të informuara.

Sipas agjencisë, gjigandi amerikan i teknologjisë nga Menlo Park po shqyrton një rritje të mëtejshme të aksioneve të tij në pesë përqind, megjithëse ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Të dy kompanitë kanë zhvilluar syze inteligjente së bashku për disa vite. Meta ka shitur syze Ray-Ban me kamera të integruara dhe inteligjencë artificiale që nga viti 2021, të cilat, ndër të tjera, njohin objektet dhe shfaqin të dhënat e tregut të aksioneve në kohë reale.

Pas njoftimit të investimit, aksionet e Essilor Luxottica u rritën me 7.1 përqind, rritja e tyre më e madhe ditore në tre muajt e fundit. Kompania tani ka një vlerë tregu prej 117.3 miliardë eurosh.

Sipas parashikimeve nga GrandView Research, vlera e tregut të syzeve inteligjente do të rritet nga 1.93 miliardë dollarë në vitin 2024 në 8.26 miliardë dollarë deri në vitin 2030, dhe konkurrenti i Meta-s, Google, ka treguar tashmë interes në këtë fushë. /Telegrafi/

 

The post Meta po investon miliarda dollarë në syze inteligjente appeared first on Telegrafi.

❌
❌