Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 August 2025Main stream

SHBA – Rubio: Bisedimet e paqes me Hamasin u prishën ditën kur Macron vendosi të njihte shtetin palestinez

8 August 2025 at 21:40

UASHINGTON, 8 gusht /ATSH/- Bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Hamasit u prishën ditën kur presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Franca do të njihte zyrtarisht shtetin palestinez në shtator, tha sot në një deklaratë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sipas BBC.

“Këto mesazhe, kryesisht simbolike në mendjet e tyre, në fakt e kanë bërë më të vështirë arritjen e paqes dhe më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje me Hamasin”, tha Rubio në një intervistë për emisionin “The World Over” drejtuar nga Raymond Arroyo.

Muajin e kaluar Macron kërkoi t’i jepej fund luftës në Gazë.

“Besnik ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca të njohë Shtetin e Palestinës”, tha Macron në X.

Ky vendim u dënua nga SHBA-ja dhe Izraeli në atë kohë. //a.i/

The post SHBA – Rubio: Bisedimet e paqes me Hamasin u prishën ditën kur Macron vendosi të njihte shtetin palestinez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Franca përballet me zjarrin më të madh në dekada

By: Re Nato
7 August 2025 at 18:33

Flakët kanë përfshirë në mënyrë të shpejtë dhe të pakontrolluar rajonin Aude, që ndodhet në jug të Francës.

Zjarri tashmë është përhapur në një sipërfaqe më të madhe se qyteti i Parisit, duke rrezikuar një pjesë të konsiderueshme të territorit dhe duke krijuar situatë alarmante për banorët dhe autoritetet lokale.

Zjarri, i cili ka marrë përmasa të mëdha në pak orë, ka përfshirë pyje të dendura dhe ka shkatërruar të paktën 25 shtëpi në fshatrat përreth, raporton The Mirror.

Si pasojë, mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa turistët që ndodheshin në zonë janë evakuuar për t’u siguruar nga rreziku i zjarrit.

Për shkak të përhapjes së flakëve dhe tymit të dendur, autoritetet kanë mbyllur shumë rrugë dhe kanë ndaluar qarkullimin në disa zona për të lehtësuar punën e zjarrfikësve dhe për të parandaluar aksidentet.

“Është një katastrofë me përmasa të papara më parë,” tha kryeministri francez, François Bayrou gjatë vizitës në zonën e prekur, duke shprehur solidaritetin me të gjithë të prekurit dhe duke siguruar se qeveria po mobilizohet në maksimum për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe në ringritjen e zonave të dëmtuara.

Flakët dalin jashtë kontrollit në Francë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

By: Elva
7 August 2025 at 16:24

Franca po përballet me një nga zjarret më shkatërruese në historinë e saj të afërt, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Zjarri ka djegur mbi 16,000 hektarë tokë, ka shkaktuar të paktën një viktimë, tre persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa dy të tjerë – përfshirë një zjarrfikës – ndodhen në gjendje kritike. Zjarrfikësit […]

The post Flakët dalin jashtë kontrollit në Francë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme appeared first on BoldNews.al.

FRANCË – Zjarrfikësit luftojnë me zjarrin më të madh ndër dekada

7 August 2025 at 17:03

PARIS, 7 gusht /ATSH/ – Zjarri më i madh në Francë në dekadat e fundit ka lënë pas një gjurmë shkatërrimi, duke djegur mbi 160 kilometra katrorë në jug të vendit dhe duke marrë jetën e një personi, njoftuan sot autoritetet lokale të enjten, sipas AP-së.

Zjarri nisi të martën dhe përfshiu masivin e Corbieres në rajonin Aude. Pavarësisht përpjekjeve të mbi 2 100 zjarrfikësve dhe avionëve me ujë, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll. Moti  e nxehtë dhe i thatë për javë te tëra përhapi me shpejtësi flakën, megjithëse temperaturat më të freskëta dhe erërat më të qeta gjatë natës e zbutën disi situatën.

“Zjarri nuk është më në përhapje, por ende nuk është nën kontroll, ” tha prefekti rajonal Christian Pouget. “Beteja nuk ka përfunduar ende. Rreziku për shpërthime të reja mbetet për disa ditë”.

Zjarri ka përfshirë 15 komuna në masivin e Corbieres, duke shkatërruar ose dëmtuar të paktën 36 shtëpi. Një person humbi jetën në banesën e tij, ndërsa të paktën 13 të tjerë u plagosën, përfshirë 11 zjarrfikës. Tre persona, që rezultonin të zhdukur, janë gjetur.

Po zhvillohet një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit, i cili ka lënë pas një peizazh të zi me pemë të djegura dhe hi. Kryetari i bashkisë së Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, Xavier de Volontat, tha se “do të duhen vite për të rindërtuar këtë zonë”.

Banorët dhe turistët në zonat përreth janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi, përveç rasteve kur urdhërohen të evakuohen. Të evakuuarit janë strehuar në qendra emergjente në 17 komuna.

Zjarri nisi në fshatin Ribaute në rajonin Aude, një zonë pyjore me shumë kantina vere. Rreth 8–9 kilometra katrorë vreshta janë djegur.

Sipas ministres së tranzicionit ekologjik, Agnès Pannier-Runacher, ky zjarr është pasojë e qartë e ndryshimeve klimatike dhe thatësirës. Ky është zjarri më i madh që nga krijimi i databazës kombëtare të zjarreve në vitin 2006.

Europa Jugore ka përjetuar shumë zjarre të mëdha këtë verë, teksa shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën dhe intensitetin e temperaturave të larta dhe thatësirës. Më herët, një zjarr në Marsejë plagosi rreth 300 persona.

Sipas shërbimit klimatik “Copernicus” të BE-së, Europa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, me dyfishin e mesatares globale që nga vitet 1980. /Ad.Ab./

The post FRANCË – Zjarrfikësit luftojnë me zjarrin më të madh ndër dekada appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca po përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

By: M C
7 August 2025 at 17:00

Një zjarr i fuqishëm që ka përfshirë rajonin e Aude në Francë, i cili është ngadalësuar gjatë natës, por ende mbetet jashtë kontrollit, sipas zyrtarëve lokalë.

Bëhet fjalë për zjarrin më të madh në vend që nga viti 1949, i cili ka djegur një sipërfaqe më të madhe se ajo e Parisit.

Më shumë se 2,000 zjarrfikës dhe 500 automjete janë të angazhuara në përpjekjet për shuarjen e flakëve, së bashku me xhandarmërinë dhe forcat e ushtrisë.

Si pasojë e flakëve, një person ka humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur, përfshirë 11 zjarrfikës, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Ndërkohë, tre persona raportohen të zhdukur nga të afërmit e tyre, ndërsa dhjetëra shtëpi janë shkatërruar.

Në përpjekjet për të përballuar situatën, janë përdorur edhe avionë bombardues me ujë, të cilët kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Banorëve të zonave të prekura u është kërkuar të mos kthehen në banesat e tyre, ndërsa janë hapur 17 qendra të përkohshme akomodimi për t’i strehuar.

Gjatë një vizite ditën e djeshme kryeministri francez François Bayrou që e quajti atë një “katastrofë në një shkallë të paparë”. Gjithashtu, ai tha se zjarri është i lidhur me ngrohjen globale dhe nga thatësirën.

The post Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca po përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet appeared first on Albeu.com.

Zjarr katastrofik në Francë, viktima dhe evakuime masive

By: redi
6 August 2025 at 22:00

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e kodrave Corbières pranë kufirit me Spanjën, duke shkaktuar një viktimë e nëntë të plagosur. Mediat vendase bëjnë të ditur, duke djegur mbi 16,000 hektarë, një sipërfaqe sa madhësia e Parisit. Një grua vdiq në shtëpinë e saj dhe një person ishte në gjendje kritike me djegie të rënda, sipas prefekturës Aude. Disa zjarrfikës u plagosën gjithashtu.

Source

Zjarret apokaliptike në Francë/ Një viktimë dhe 13 të plagosur, banorët dhe turistët largohen nga zona

By: gaze tare
6 August 2025 at 22:29

Zjarri shkatërrues që ka përfshirë rajonin e Aude në Francën jugore prej disa ditësh vazhdon të jetë jashtë kontrollit. Deri tani, një person ka humbur jetën në fshatin Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur, përfshirë 11 zjarrfikës që po përballen me kushte ekstreme.

Sipas autoriteteve franceze, zjarri ka djegur mbi 13,000 hektarë tokë, një sipërfaqe më e madhe se vetë Parisi, dhe konsiderohet zjarri më i madh këtë verë në Francë.

Ministria e Brendshme konfirmon se një person që dyshohej si i zhdukur është gjetur dhe ndodhet mirë. Ndërkohë, 25 shtëpi janë shkatërruar, qindra të tjera janë të rrezikuara dhe mijëra banorë e turistë janë evakuuar.

“Është një peizazh që të thyen shpirtin, hiri ka mbuluar gjithçka”, u shpreh Jacques Piraux, kryetari i fshatit Jonquières, ku rreth 75% e zonës është djegur.

2,000 zjarrfikës dhe avionë specialë janë angazhuar në përpjekje për shuarjen e flakëve, por temperaturat ekstreme, thatësira dhe erërat po e bëjnë situatën gjithnjë e më të rrezikshme.

The post Zjarret apokaliptike në Francë/ Një viktimë dhe 13 të plagosur, banorët dhe turistët largohen nga zona appeared first on iconstyle.al.

Zjarri më i madh i vitit përfshin Francën: Një viktimë dhe një i zhdukur

By: gaze tare
6 August 2025 at 16:19

Një zjarr masiv ka tronditur Francën jugore, duke shuar jetën e një gruaje të moshuar dhe duke lënë një person tjetër të zhdukur. Flakët shpërthyen pranë fshatit La Ribaute dhe kanë përpirë mbi 13,000 hektarë tokë, duke shkatërruar të paktën 25 shtëpi dhe detyruar mijëra banorë të evakuohen.

Ky konsiderohet zjarri më i madh në Francë për vitin 2025.

Më shumë se 1,800 zjarrfikës janë në terren, ndërsa shtatë prej tyre janë lënduar, dhe dy persona ndodhen në spital, njëri në gjendje kritike. Erërat e forta, thatësira ekstreme dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën.

Kryetari i fshatit Jonquières, Jacques Piraud, tha për Le Monde se 80% e fshatit është djegur, duke e përshkruar pamjen si “dramatike” dhe “e zezë nga hiri”.

Mbi 2,500 familje janë pa energji elektrike, rrugët janë mbyllur dhe autoritetet paralajmërojnë se kthimi në shtëpi është ende shumë i rrezikshëm.

The post Zjarri më i madh i vitit përfshin Francën: Një viktimë dhe një i zhdukur appeared first on iconstyle.al.

FRANCË – Zjarre të fuqishme përfshijnë jugperëndimin e vendit

PARIS, 6 gusht /ATSH-ANSA/ – Të paktën 1 250 zjarrfikës dhe nëntë avionë ”Canadair” u mobilizuan për të luftuar flakët në rajonin Aude, në Francën jugperëndimore, i cili aktualisht është vendi i zjarrit më të fuqishëm në Francë që nga fillimi i verës, sipas gazetës ”Le Figaro”, që specifikon se afërsisht 10 000 hektarë tokë janë djegur plotësisht.

Autostrada A9 që lidh Francën dhe Spanjën dhe autostrada A61 janë mbyllur për trafik.

Sipas gazetës, zjarri ka plagosur shtatë zjarrfikës dhe dy civilë, njëri prej të cilëve është djegur rëndë, siç është raportuar më parë.

Dy helikopterë zjarrfikës dhe pesë avionë ”Dash” janë gjithashtu të mobilizuar.

Rreth 2 500 shtëpi janë pa energji elektrike, ndërsa dy kampe po evakuohen në zonën La Palme.

Ndërkohë, një zjarr i dytë është raportuar në komunën e Montagnac, në parkun Bessulles.

Sipas raportit në X të prefekturës, tetë ekipe reagimi ndaj emergjencave po punojnë në vendngjarje për të shuar flakët, së bashku me një helikopter zjarrfikës./  a.jor.

The post FRANCË – Zjarre të fuqishme përfshijnë jugperëndimin e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LONDËR – BM nis zbatimin e marrëveshjes me Francën për kthimin e emigrantëve

5 August 2025 at 20:24

LONDËR, 5 gusht /ATSH/- Britania e Madhe tha se do të fillojë zbatimin e një marrëveshjeje për të kthyer disa emigrantë që mbërrijnë me anije të vogla në Francë brenda disa ditësh, një pjesë kyçe e planeve të saj për të reduktuar emigrimin e paligjshëm, sipas “Reuters”.

Sipas marrëveshjes së re, Franca ka rënë dakord të pranojë kthimin e personave pa dokumente që mbërrijnë në BM me anije të vogla, ndërsa Britania e Madhe do të pranojë një numër të barabartë azilkërkuesish legjitimë me lidhje familjare britanike.

Kryeministri Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron njoftuan skemën pilot për kthimin e emigrantëve, muajin e kaluar.

Më shumë se 25 000 emigrantë kanë mbërritur në BM me anije të vogla deri më tani në vitin 2025.

Starmer është zotuar të “shkatërrojë bandat” e kontrabandistëve në përpjekje për të zvogëluar numrin e mbërritjeve.

Starmer, popullariteti i të cilit ka rënë që nga fitorja në zgjedhje vitin e kaluar, po përballet me një presion për të ndaluar emigrantët që vijnë me anijet e vogla – nga partia “Reform UK” e Nigel Farage, e cila kryeson sondazhet kombëtare të opinionit.

Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau tha në X se marrëveshja e re midis vendeve kishte një “objektiv të qartë” për të shkatërruar rrjetet e kontrabandës së njerëzve, megjithëse ministrja e Brendshme britanike Yvette Cooper nuk tha se sa njerëz do të ktheheshin sipas skemës.

Burime qeveritare thanë më parë se marrëveshja do të përfshinte rreth 50 kthime në javë, ose 2 600 në vit. //a.i/

 

The post LONDËR – BM nis zbatimin e marrëveshjes me Francën për kthimin e emigrantëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Cunami i bardhë” godet Francën, mbi 200 mijë persona të përfshirë në shpërndarje kokaine

3 August 2025 at 20:10

Një raport konfidencial i Ministrisë së Brendshme të Francës shpjegon se si vendi është bërë qendra evropiane e kundërkulturës së kokainës dhe drogës. Raport i publikuar nga Le Monde detajon peshën e madhe të trafikimit të drogës, veçanërisht kokainës, në Francë, të cilën autoritetet tani po e quajnë një “cunam të bardhë” dhe e konsiderojnë […]

The post “Cunami i bardhë” godet Francën, mbi 200 mijë persona të përfshirë në shpërndarje kokaine appeared first on BoldNews.al.

Portugalia i bashkohet Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Në shtator pritet të njohë shtetin palestinez

31 July 2025 at 19:28

Portugalia po shqyrton mundësinë për të njohur shtetin palestinez, duke iu bashkuar në këtë mënyrë Francës, Britanisë dhe Kanadasë.

Qeveria portugeze pritet të zhvillojë konsultime me presidentin dhe parlamentin e vendit, mbi mundësinë e njohjes së shtetit palestinez në OKB në shtator.

“Portugalia “po shqyrton njohjen e shtetit palestinez, brenda kuadrit të një procesi që mund të përfundojë në javën e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet në New York në shtator”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Këto iniciativa vijnë pasi një grup ndërkombëtar i monitorimit të urisë i mbështetur nga OKB-ja konfirmoi të martën se në Gaza po zhvillohet “skenari më i keq i urisë”.

/abcnews.al/

PARIS – Franca mirëpret njoftimin e Kanadasë për njohjen e Palestinës

31 July 2025 at 09:17

PARIS, 31 korrik /ATSH-ANSA/ – Franca mirëpret njoftimin e qeverisë kanadeze për qëllimin e saj për të njohur shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator”, thanë burime në Pallatin Elisee pas njoftimeve në Otava.

Presidenti Emmanuel Macron, vazhduan burimet në Paris, “pati mundësinë të diskutonte sot këtë çështje me kryeministrin kanadez.

“Ne mezi presim të punojmë me Kanadanë për të ringjallur perspektivën e paqes në rajon. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të inkurajuar të tjerët të bashkohen me këtë moment përpara Asamblesë së Përgjithshme në shtator”, përfunduan burimet.

Sipas REL, Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney deklaroi se Kanadaja do ta njohë shtetin palestinez në shtator, duke u bërë vendi i tretë i grupit të G7-s që bën një njoftim të tillë në ditët e fundit.

Carney tha se marrja e këtij vendimi do të varet nga reformat që do të kryhen, përfshirë zotimin e Autoritetit Palestinez që t’i mbajë zgjedhjet e reja vitin e ardhshëm, pa pjesëmarrjen e Hamasit.
Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera./ /Ad.Ab./

The post PARIS – Franca mirëpret njoftimin e Kanadasë për njohjen e Palestinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

29 July 2025 at 09:23

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të udhëtojnë nga Korça drejt qytetit historik Chambery në Francë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se “ekspozita unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, ku ikonat e përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar”.

Gonxhja thekson se ky projekt është pjesë e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës dhe do të përfshihet gjithashtu në Komitetin Shkencor Francez, duke thelluar shkëmbimin mes institucioneve muzeale të të dy vendeve.

Ai shton se ekspozita mund të konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të artit shqiptar, që afirmon Korçën si një qendër kyçe të artit mesjetar në Europën Juglindore.

Me një fond prej mbi 8200 objektesh muzeale, prej të cilave 6400 janë ikona, MKAM është muzeu me koleksionin më të madh të ikonave në botë, një thesar i rrallë i trashëgimisë kulturore shqiptare dhe ndërkombëtare.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga maji deri në tetor të vitit 2026. Pas Chambery ekspozita do të zhvendoset në një tjetër qytet francez deri në mars 2027.

 

 

The post Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Ministrat francezë: Marrëveshja tregtare BE-SHBA ka merita, por është e pabalancuar

28 July 2025 at 10:54

PARIS, 28 korrik /ATSH/- Ministrat e qeverisë franceze thanë se marrëveshja tregtare kornizë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kishte disa përparësi – ku përfshihen përjashtimet për disa sektorë kyç të biznesit francez, siç janë pijet alkoolike – por megjithatë ajo ishte e pabalancuar, sipas “Reuters”.

“Marrëveshja tregtare e negociuar nga Komisioni Evropian me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sjellë stabilitet të përkohshëm për aktorët ekonomikë të kërcënuar nga përshkallëzimi i tarifave amerikane, por kjo është e pabalancuar”, shkroi ministri francez i Çështjeve Evropiane, Benjamin Haddad në X.

Ky qëndrim u mbështet nga ministri francez i Industrisë, Marc Ferracci, i cili tha se do të nevojiteshin më shumë bisedime – të cilat mund të zgjasin me javë ose muaj – përpara se marrëveshja të përfundohej zyrtarisht.

Ferracci tha se duhej bërë më shumë në lidhje me ribalancimin e marrëdhënieve tregtare mes BE-së dhe SHBA-së.

“Ky nuk është fundi i historisë”, tha Ferracci për RTL.

Donald Trump njoftoi dje marrëveshjen me BE-në, e cila parashikon tarifa prej 15% për shumicën e mallrave që hyjnë në SHBA nga Evropa dhe kërkon që blloku të bëjë investime të mëdha në produktet energjetike amerikane – duke shmangur luftën tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë. //a.i/

 

 

The post PARIS – Ministrat francezë: Marrëveshja tregtare BE-SHBA ka merita, por është e pabalancuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shefat e kuzhinës më të mirë francezë japin alarmin: Gastronomia jonë është në rrezik

By: gaze tare
26 July 2025 at 13:27

Franca mbetet vendi me më shumë yje Michelin. Por çfarë do të ishte pa kuzhinën e saj? Gjatë Lojërave Olimpike të Parisit, bota festoi artin e saj të jetës dhe pikturat e saj të rafinuara, por çfarë do të ndodhte nëse shumë restorante do të ishin të destinuara të mbylleshin? Frika është e përhapur midis shefave francezë, aq sa pesëdhjetë prej tyre, përfshirë të famshmit Alain Ducasse, Yannick Alléno, Hélène Darroze dhe Thierry Marx, kanë denoncuar një neglizhencë progresive nga institucionet dhe kanë nisur një apel që gastronomia të trajtohet si një “përjashtim kulturor”, në të njëjtin nivel me muzikën dhe kinemanë. Ata bëjnë thirrje për politika mbështetëse për të tërhequr talente të reja, për të forcuar edukimin ushqimor në shkolla dhe për të promovuar një kulturë shijeje që në moshë të re.

Fuqia e gatimit si fuqi e butë

Sipas shefave të kuzhinës nënshkrues, gastronomia nuk është një luks për pak veta, por një e mirë e përbashkët, e njohur si trashëgimi kulturore jomateriale nga UNESCO që nga viti 2010. Është zemra që rreh e një ekosistemi që bashkon prodhuesit, kultivuesit, prodhuesit e verës, shefat e kuzhinës, somelierët, artizanët e ushqimit dhe personelin shumë të specializuar. Asnjë sektor tjetër, argumentojnë ata, nuk punëson kaq shumë punëtorë për të ofruar një përvojë cilësore me marzhe kaq të pakta fitimi. Gastronomia nuk është snobizëm: është përsosmëri në shërbim të të gjithëve.

Në apelin e tyre, shefat e kuzhinës theksojnë se vitet e fundit janë bërë investime të konsiderueshme në inovacion, tranzicion ekologjik dhe kushte të përmirësuara pune. Janë miratuar modele të reja për ta bërë profesionin më tërheqës dhe të qëndrueshëm. Por, pavarësisht këtyre përpjekjeve, pengesat po shumëfishohen: rregulloret komplekse, barra tatimore, shkurtimet e subvencioneve dhe pasiguritë gjeopolitike po dëmtojnë stabilitetin e një sektori që tashmë përballet me konkurrencë agresive nga ushqimet e industrializuara.

Kërkesat e shefave të kuzhinës: më pak burokraci, më shumë vizion politik Shefat e kuzhinës po denoncojnë një sërë masash që po e mbytin sektorin në mënyrë progresive: kufizimin e vendosur mbi “bonusin Macron”, një mjet i dobishëm për shpërblimin e punonjësve; uljen e subvencioneve për mësim praktik; dhe taksën e re mbi bakshishet, e cila penalizon padrejtësisht stafin. Prandaj edhe thirrja për vëmendje të re politike: rihapjen e debatit mbi “prodhimin shtëpiak”, dallimin midis produkteve artizanale dhe industriale dhe krijimin e një kuadri rregullator që shpërblen cilësinë dhe angazhimin.

“Ne, përfaqësuesit e apasionuar të kuzhinës karakteristike, jemi një përjashtim “, shkruan shefat e kuzhinës në deklaratën e tyre. ” Cili sektor tjetër, përveç gastronomisë, bashkon kaq shumë aftësi – atë të prodhuesve dhe kultivuesve të shkëlqyer, atë të prodhuesve të verës, artizanëve të tryezës dhe dekorimit, atë të shefave të kuzhinës, pastiçerëve, somelierëve dhe stafit të kamerierëve shumë të kualifikuar? Cili sektor tjetër punëson kaq shumë punëtorë për t’u shërbyer klientëve të tij, me një raport që shpesh i afrohet një punonjësi për klient? Cili profesion tjetër prodhon një rafinim të tillë me marzhe kaq të ulëta?”

Një apel urgjent për të ardhmen e shijes

Të përballur me konkurrencën gjithnjë e më agresive nga ushqimet e shpejta dhe pikat e shitjes me pakicë në shkallë të gjerë, shefat e kuzhinës franceze nuk kanë ndërmend të heshtin. Me këtë apel, ata u bëjnë thirrje institucioneve të njohin vlerën strategjike të gastronomisë për identitetin dhe ekonominë e vendit. Shpëtimi i kuzhinës franceze, përfundojnë shefat e kuzhinës, do të thotë shpëtimi i një pjese jetësore të kulturës së vendit.

The post Shefat e kuzhinës më të mirë francezë japin alarmin: Gastronomia jonë është në rrezik appeared first on iconstyle.al.

Starmer nën presion për të ndjekur shembullin francez, mbi 200 deputetë letër për të njohur shtetin palestinez

26 July 2025 at 09:33

Kryeministri britanik Keir Starmer është nën presion të vazhdueshëm për të njohur shtetin palestinez. Presioni është shtuar edhe më shumë pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron i cili theksoi se Franca do ta njohë.

Rreth 221 deputetë kanë nënshkruar një letër duke kërkuar që Starmer të njohë shtetin palestinez.

Siç raportojnë mediat britanike, letra është organizuar nga deputetja e Partisë Laburiste, Sarah Champion e cila është gjithashtu edhe kryetare e Komitetit të Zhvillimit Ndërkombëtar.

“Njohja britanike Palestinës do të ishte veçanërisht e fuqishme duke marrë parasysh rolin e saj si autore e Deklaratës së Balfourit dhe Ish –Fuqia Mandatore në Palestinë. Që nga viti 1980 ne kemi mbështetur një zgjidhje me dy shtete. Një njohje e tillë do t’i jepte këtij qëndrimi substancë, si dhe do të përmbushte një përgjegjësi historike që kemi ndaj popullit nën atë Mandat.”, thuhet në letër.

Ndërkohë Starmer një ditë më parë deklaroi se situata në Gaza ka kaluar kufijtë e normale duk i quajtur “skena të tmerrshme dhe të pamëshirshme” pamjet dhe krizën humanitare që ka përfshirë vendin atje.

/abcnews.al/

Macron: Franca do ta njohë shtetin palestinez

By: Ela
25 July 2025 at 08:54

Franca do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në shtator, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron. Kështu, Franca do të bëhet shteti i parë anëtar në grupin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) që merr këtë hap. Përmes një postimi në X – dikur Twitter – Macron ka thënë se njoftimi zyrtar do të bëhet […]

The post Macron: Franca do ta njohë shtetin palestinez appeared first on BoldNews.al.

FRANCË – Ministrja e Kulturës, Dati dhe ish-shefi “i Renault-Nissan”, Ghosn, në gjyq për korrupsion

22 July 2025 at 19:46

PARIS, 22 korrik /ATSH/ – Gjykatës francezë urdhëruan sot që ministrja e Kulturës, Rachida Dati, dhe ish-drejtuesi i njohur i industrisë së makinave, Carlos Ghosn, të përballen me gjyq për akuza lidhur me korrupsion dhe abuzim me pushtetin, njoftoi një burim gjyqësor.

Prokuroria financiare franceze (PNF) kishte kërkuar qysh në nëntor të vitit 2024 që Dati dhe Ghosn të gjykoheshin si pjesë e një hetimi për korrupsion.

Hetuesit kishin vënë në pikëpyetje pagesat për konsulencë që Dati kishte marrë nga aleanca “Renault-Nissan,  pasi ajo kishte dhënë dorëheqjen nga posti i ministres së Drejtësisë në vitin 2009 për të kandiduar në Parlamentin Evropian.

Dati ka mohuar çdo parregullsi në lidhje me pagesat që ka marrë gjatë asaj kohe.

Edhe Ghosn, i cili u arratis nga Japonia në vitin 2019 duke u vendosur në Liban ka mohuar akuzat për keqmenaxhim.

Përfaqësuesit e Datit nuk kanë komentuar menjëherë, ndërsa përfaqësuesit e Ghosn nuk kanë qenë të disponueshëm  për koment.

Ghosn, i cili ka shtetësi franceze, libaneze dhe braziliane, nuk ka dalë nga Libani që nga viti 2019, për shkak të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Japonia. /Ad.Ab./

 

The post FRANCË – Ministrja e Kulturës, Dati dhe ish-shefi “i Renault-Nissan”, Ghosn, në gjyq për korrupsion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FRANCË- Ndalim qarkullimi për të rinjtë në Nimes pas akteve të dhunës

21 July 2025 at 20:33

PARIS, 21 korrik /ATSH-DPA/ – Qyteti jugor francez i Nimesit ka vendosur të zbatojë një ndalim qarkullimi për të rinjtë, duke nisur nga sot në mbrëmje, për shkak të përshkallëzimit të dhunës në lidhje me trafikun e drogës, që ka shkaktuar të vrarë dhe të plagosur.

Në gjashtë lagje të trazuara nga trafikimi dhe dhuna e drogës, të rinjtë nën moshën 16 vjeç nuk do të lejohen të dalin vetëm jashtë nga ora 21:00 deri në 06:00, njoftoi bashkia e qytetit.

Janë mobilizuar forca shtesë  të policisë.

“Ditët e fundit, situata është bërë e papërballueshme për shkak të veprimeve të armatosura të narkterroristëve, të cilët kanë krijuar një klimë frike dhe terrori”, deklaroi kryetari i bashkisë së Nîmesit, Jean-Paul Fournier.

“Qëllimi i ndalimit të qarkullimit është të mbrohen të miturit që nuk kanë lidhje me trafikun e drogës, por edhe ata që përdoren nga trafikantët dhe që ndonjëherë janë vetëm 12 apo 13 vjeç”, sqaroi zëvendëskryetari për sigurinë, Richard Schieven.

Gjatë javëve të fundit, përplasjet mes bandave rivale të drogës janë shtuar ndjeshëm në Nîmes, me persona të maskuar që kanë hapur zjarr me armë në rrugë. /Ad.Ab./

 

The post FRANCË- Ndalim qarkullimi për të rinjtë në Nimes pas akteve të dhunës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌