Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 August 2025Main stream

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

By: Ela
8 August 2025 at 10:49

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje të vendeve të tjera është majmunizëm, ata prap zgjedhin majmunin. Shkodranët bëjnë humor me fenë “tigli i majmunit”. Nejse, po rikthimi në kodin penal i tradhëtisë ndaj atdheut, në Shqipërinë tonë me 3 fé ose […]

The post Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka! appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Ministri Hasani letër OSBE-së për raportin e 11 Majit, Kume: Veprim si foshnjëri diplomatike

By: redi
4 August 2025 at 21:27

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume thotë se letra e qeverisë drejtuar OSBE-së për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit është diçka e gabuar. Po ashtu shton edhe se është një veprim i pavend dhe pa mend. ”Më duket si një veprim që zor mund të justifikohet nëse përmbajta që ka deklaruar Berisha është ashtu. Është e çuditshme sepse është një foshnjëri diplomatike që t’i drejtohet një…

Source

Berisha tregon letrën e ministrit Hasani për OSBE: Banditizëm, kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

By: redi
4 August 2025 at 16:09

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët këtë të hënë, ka publikuar letrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndaj përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit në lidhje me zgjedhjet e 11 Majit. Kryedemokrati e cilëson këtë letër si skandaloze, ndërsa shton se raporti duhet të pasqyrojë me saktësi realitetin e zgjedhjeve. Letra e datës 12 maj…

Source

Rama injoron kritikat ndërkombëtare për Kodin e ri Penal: Të alarmuarit të shmangin diellin

By: Elva
4 August 2025 at 15:22

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish ironinë për t’u përgjigjur kritikave që shoqërojnë draftin e ri të Kodit Penal. Në një postim në rrjetin social “X”, ai i cilësoi “të alarmuar” ata që kundërshtojnë ndryshimet ligjore, duke u sugjeruar të “mos ekspozohen shumë në diell”. “Drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht […]

The post Rama injoron kritikat ndërkombëtare për Kodin e ri Penal: Të alarmuarit të shmangin diellin appeared first on BoldNews.al.

Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

By: Elva
4 August 2025 at 13:04

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë këtë të hënë me një tjetër deklaratë të fortë ndaj qeverisë, duke e cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit si “një farsë elektorale” dhe “procesin më të diskredituar në 32 vite pluralizëm”. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka publikuar një letër të cilën e cilëson si […]

The post Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë appeared first on BoldNews.al.

Kodi i ri Penal/ Reagon edhe OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin

By: V K
3 August 2025 at 12:18

Drafti i Kodit të ri Penal, të propozuar nga qeveria, është pritur me kundërshti të shumta. Krahas zërave të pafundme kundër edhe nga vetë sistemi i drejtësisë si SPAK-u, Prokuroria e Përgjithshme apo edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë apo mediave, ditët e fundit edhe faktori ndërkombëtar është “rreshtuar” kundër.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka reaguar lidhur me draftin e ri të Kodit Penal, i cili ka shkaktuar shqetësim të gjerë për dispozitat që mund të penalizojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe kritikën.

Në një koment të ndarë në rrjetin social FB, OSBE thekson se nuk ka qenë e përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara dhe nuk i është kërkuar mendim paraprakisht.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë. Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë që edhe Delegacioni i BE në Tiranë, ka deklaruar se nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve gjatë diskutimeve të hartimit të dispozitave të Kodit Penal, por vë theksin te procesi gjithëpërfshirës që duhet të shoqërojë miratimin e tij.

The post Kodi i ri Penal/ Reagon edhe OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin appeared first on Albeu.com.

Drafti i Kodit të ri Penal, OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Prezenca e OSBE në Tiranë në një reagim për një media shqiptare u shpreh se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal.

Sipas reagimit, prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë.

“Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”, thuhet në reagim.

/e.i//a.f/

The post Drafti i Kodit të ri Penal, OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kodi i ri Penal/ Reagon edhe OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin

By: Ardit
3 August 2025 at 11:54

Drafti i Kodit të ri Penal, të propozuar nga qeveria, është pritur me kundërshti të shumta. Krahas zërave të pafundme kundër edhe nga vetë sistemi i drejtësisë si SPAK-u, Prokuroria e Përgjithshme apo edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë apo mediave, ditët e fundit edhe faktori ndërkombëtar është “rreshtuar” kundër. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka […]

The post Kodi i ri Penal/ Reagon edhe OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin appeared first on BoldNews.al.

Prezenca e OSBE, takime informuese në disa bashki për ndihmën juridike falas

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Çdo qytetar ka të drejtën për akses të barabartë në drejtësi, pavarësisht gjendjes ekonomike, sepse drejtësia është një e drejtë, jo një privilegj.

Prezenca e OSBE në Shqipëri, në vijim të nismës për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe pushtetit vendor, këtë javë, zhvilloi takime informuese dhe bashkëpunuese në bashkitë Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës.

Këto takime shërbyen për të ndërtuar ura bashkëpunimi, jo vetëm me përfaqësues vendorë, por edhe me organizata të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbështesin qytetarët për të pasur akses më të mirë në sistemin e drejtësisë.

“Përmes bashkëbisedimeve me qytetarët në terren dhe me përfshirjen në media lokale, përhapëm më gjerësisht informacionin mbi të drejtën për ndihmë juridike falas për ata që kanë më shumë nevojë”, theksoi Prezenca e OSBE në një postim në rrjetet sociale.

Sipas prezencës së OSBE, kjo qasje gjithëpërfshirëse synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe të sigurojë që askush të mos mbetet pa zë për shkak të pamundësisë ekonomike.

/gj.m/j.p/

The post Prezenca e OSBE, takime informuese në disa bashki për ndihmën juridike falas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OSBE nxit bashkëpunimin mes bashkive kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Rreth 50 përfaqësues nga bashkitë, forcat e rendit, sistemi i drejtësisë, shërbimet sociale dhe shoqëria civile nga Kukësi dhe Dragashi u mblodhën sot në Kukës, për të forcuar bashkëpunimin në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Veprimtaria, e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, pason një takim të mëparshëm të mbajtur në dhjetor 2024 në Prizren, i cili shërbeu si një platformë për shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe praktikave më të mira në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Qëllimi i takimit të dytë ishte krijimi i një mekanizmi ndërkomunal për përmirësimin e parandalimit dhe të reagimit.

Përfundimi kryesor i veprimtarisë ishte nevoja për të formalizuar bashkëpunimin dhe për të hartuar një manual apo protokoll për adresimin e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore ndërmjet juridiksioneve.

Fjalët përshëndetëse në hapje u mbajtën nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, kryetari i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilan Wahl, prefekti i Kukësit, Dritan Baji, kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Edvina Murati.

Temat kryesore të agjendës përfshinin rolin e drejtësisë dhe të mbrojtjes sociale në luftën kundër dhunës në familje, sfidat në trajtimin e rasteve dhe strategjitë për forcimin e përgjigjes ndërjuridiksionale.

Koordinatorë nga Kukësi dhe Dragashi ndanë përvojat vendore, ndërsa misionet e OSBE-së theksuan rëndësinë e kornizave bashkëpunuese ndërmjet bashkive dhe përtej kufijve.

Me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, kjo nismë synon të shndërrohet në një platformë rajonale më të gjerë për veprim të përbashkët kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Ambasador Wahl ftoi që takimi i radhës të mbahet në Maqedoninë e Veriut.

/gj.m//r.e//a.f/

The post OSBE nxit bashkëpunimin mes bashkive kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Faktet e farsës së 11 majit në OSBE, detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se njohu Asamblenë e OSBE-së me ato që ai i cilësoi si, “faktet dhe provat e kundërshtueshme të farsës së 11 majit”, duke e konsideruar këtë përmbushje të detyrimit madhor ndaj qytetarëve shqiptarë.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se, “Asambleja Parlamentare e OSBE dhe institucionet e OSBE, ndër të cilat ODIHR, janë dhe institucionet e besimit të plotë të vendeve anëtare të OSBE-së, për sa u përket zgjedhjeve, karakterit të zhvillimit të tyre, zgjedhjeve të drejta apo të padrejta, të barabarta apo të pabarabarta”.

Berisha falënderoi presidenten e grupit parlamentar të PPE-së, Gundrun Kugler, për mundësinë që i krijoi, sipas tij, të bëjë ekspoze të qartë, të plotë, të faktuar të farsës elektorale që u zhvilluar në Shqipëri në datën 11 maj.

Sipas tij, interesi i kryetares së grupit parlamentar të PPE-së, të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe anëtarëve deputetë të këtij grupi ishte shumë i madh.

“Pa krahasuar me asnjë proces tjetër në Evropë, informuam për angazhimin total të narkoshtetit, të të gjitha potencialeve të tij njerëzore, financiare, fuqia ekzekutive për kontrollin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe blerjen e saj, për përdorimin e gjysmë miliard euro, për prokurorime publike në kundërshtim flagrant me ligjin”, u shpreh Berisha.

“Për organizimin në kundërshtim me ligjin të 4500 eventeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfunduar me Giro d’Italia ditët e fundit dhe ditën e zgjedhjeve për të ndikuar tek zgjedhësit; Tek përdorimi i armatës së punonjësve të paguar nga taksapaguesit shqiptarë për t’u shërbyer atyre dhe jo për t’u angazhuar si policë elektoralë në procesin zgjedhor; Firmosjen e mijëra e mijëra lejeve legalizimi, leje ndërtimi dhe certifikatave të pronësisë, për vota”, vijoi ai.

“Dorëzimin e të gjitha të dhënave sekrete, personale të qytetarëve grupeve të patronazhistëve për t’i kërcënuar dhe mikluar ata, si dhe vendimin për mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis në mbarë vendin për votë, ndërkohë ligji lejon gjithsej 200 hektarë”, tha Berisha.

Kreu i PD theksoi se “në takime informuam ata me të gjitha dukuritë e konstatuara nga vëzhgimi i kamerave ditën e votimit, nga rinumërimi i fletëve të votimit”.

“I informuam për përdorimin më të gjerë të mekanizmit ‘treni bullgar’. I informuam për shtetëzimin e votës së diasporës dhe procesit të votimit të diasporës. Me fakte, dokumente me të dhëna”.

“Mendoj se audienca me lajmet, me dokumentet, provat që dërguam mori informacionin më të vërtetë dhe më të duhur për farsën elektorale të 11 majit”, theksoi Berisha.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Berisha: Faktet e farsës së 11 majit në OSBE, detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit

By: V K
3 July 2025 at 14:42

Pas pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Porto, Portugali, kryetari i PD, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë.

Ai e ka cilësuar procesin e zgjedhjeve të 11-majit, si një farsë zgjedhore të orkestruar nga qeveria dhe strukturat e saj.

Në fjalimin e tij, Berisha ka theksuar përdorimin e resurseve shtetërore për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, duke përmendur praktika të tilla si blerja e votave, përdorimi i administratës publike për qëllime elektoraliste dhe organizimin e aktiviteteve për të ndikuar tek zgjedhësit, përfshirë evenimente të mëdha si Giro d’Italia.

Po ashtu, ai ka folur për shkelje të ligjit në lidhje me legalizimet dhe ndarjen e lejeve të ndërtimit për të fituar mbështetje elektorale.

“Isha në Porto të Portugalisë, ku zhvilloi punimet sesioni i Asamblesë parlamentar të OSBE. Siç e dini, asambleja parlamentare e OSBE dhe institucionet e OSBE, ndër të cilat ODIHR, janë dhe institucionet e besimit të plotë të vendeve anëtare të OSBE-së, përsa u përket zgjedhjeve, karakterit, të zhvillimit të tyre, zgjedhjeve të drejta apo të padrejta, të barabarta apo të pabarabarta.

Unë shfrytëzoj rastin të falënderoj shumë përzemërsisht presidenten e grupit parlamentar të EPP-së zonjën Gundrun Kugler, për mundësinë që më krijoi të bëj një ekspoze të qartë, të plotë, të faktuar të farsës elektorale që u zhvilluar në Shqipëri në datën 11 maj 2025.

Interesi i kryetares së grupit parlamentar të EPP-së, të asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe anëtarëve deputetë të këtij grupi ishte shumë i madh.

Në ekspozenë tonë, ne paraqitëm me fakte dhe dokumente se çfarë ishte procesi në Shqipërinë e Ramaduros, e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Pa krahasuar me asnjë proces tjetër në Europë, informuam për angazhimin total të narkoshtetit, të të gjitha potencialeve të tij njerëzore, financiare, fuqia ekzekutive, për kontrollin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe blerjen e saj.

Për përdorimin e gjysëm miliardi euro, për prokurorime publikë në kundështim flagrant me ligjin.

Për organizimin në kundërshtim me ligjin të 4500 evente kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfunduar me Giro d’Italia ditët e fundit dhe ditën e zgjedhjeve për të ndikuar tek zgjedhësit.

Tek përdorimi i armatës së punonjësve të paguar nga taksa paguesit shqiptarë për tu shërbyer atyre dhe jo për tu angazhuar si policë elektoralë në procesin zgjedhor.

Firmosjen e mijëra e mijërave leje legalizimi, leje ndërtimi dhe certifikatave të pronësisë, për vota.

Dorëzimin e të gjitha të dhënave sekrete, personale të qytetarëve grupeve të patronazhistëve për ti kërcënuar dhe mikluar ata.

Si dhe vendimin për mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis në mbarë vendin për votë, ndërkohë ligji lejon gjithsej 200 hektarë.

Në takimet dhe ekspozetë tona ne informuam ata me të gjithë dukuritë e konstatuara nga vëzhgimi i kamerave ditën e votimit, nga rinumërimi i fletëve të votimit. I informuam për përdorimin më të gjerë të mekanizmit ‘treni Bullgar’. I informuam për shtetëzimin e votës së diasporës dhe procesit të votimit të diasporës.

Me fakte, dokumente me të dhëna. Mendoj se audienca me lajmet, me dokumentet, provat që dërguam mori informacionin më të vërtetë dhe më të duhur për farsën elektorale të 11 majit”, tha Berisha.

The post Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit appeared first on Albeu.com.

Berisha nuk heq dorë, sulmon sërish Shqipërinë/ Asambleja Parlamentare e OSBE, Kryetari i PD: Kombi im ka humbur…

2 July 2025 at 16:32

Edhe në këtë fjalim, njëjtë si dje, ai kujdeset që ta quajë Shqipërinë si narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Sipas tij, 45% e popullatës është larguar në 10 vjet dhe arsyeja e vetme është narkodiktatura.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një tjetër fjalim në Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë, ku sërish ka sulmuar Shqipërinë. Pas difatës së thellë në zgjedhje, Berisha po vijon me ‘fushatën’ për nxirjen e vendit tonë në sy të ndërkombëtareve.

“Në kontekstin demografik, Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024. Gjatë kësaj kohe, kombi im ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë, apo në konflikte civile rajonale ose botërore.

45% e shqiptarëve kanë lënë Shqipërinë gjatë këtyre 10 viteve. Sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të zones Shengen. Dhe këtu nuk përfshihen ata që kanë ikur në vende apo rajone të tjera. Nëse u referohemi disa organizatave të tjera ndërkombëtare, studimet e tyre janë jashtëzakonisht dramatike në lidhje me Shqipërinë. OKB njoftoi disa muaj më parë se Shqipëria është vendi me rënien më të madhe të lindshmërisë në botë, për shkak të emigracionit. Statistikat e vendit tim tregojnë se shkalla e lindshmërisë sot është aty ku ishte para 100 vitesh.

Pse një goditje kaq shkatërruese demografike? Arsyeja kryesore është: narkodiktatura. Siç e theksova më parë, Shqipëria është narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Dhe fatkeqësisht, kjo nuk njihet ende mirë si një fakt”, tha Berisha.

Një narkorritje e quan Berisha rritjen ekonomike të Shqipërisë, ndërsa tha se indeksi i ndërtimit në Tiranë është tre herë më i lartë se mesatarja e indeksit të ndërtimit në BE. Dhe sipas tij, kullat janë monumente të drogës dhe korrupsionit

“Kushdo që do të shohë ekonominë shqiptare, do të shohë që ajo rritet vit pas viti me 3%. Është një rritje e respektueshme. Por çfarë është kjo rritje? Është një narkorritje. Pse? Është narkorritje sepse prodhimi industrial, në 5 vitet e fundit, ka rënë vit pas viti. Po ashtu edhe prodhimi bujqësor, apo sektorë të tjerë. Por ka një sektor që mban normën më të lartë të rritjes në Europë, që është ndërtimi. Nëse shihni Eurostat, do të gjeni që indeksi i ndërtimit në Tiranë është tre herë më i lartë se mesatarja e indeksit të ndërtimit në BE.

Këto janë ndërtime të narkotrafikut. Të gjitha këto kulla janë monumente të drogës dhe korrupsionit. Nëse shihni Euron, është Euro e narkotrafikut. Monedha europiane në Shqipëri është zhvlerësuar 35–38%. Kjo ka vrarë qindra e qindra ndërmarrje eksportuese, sepse narkoEuro hyn në vend përmes kontejnerëve, përmes të gjitha mjeteve, dhe 80% e investimeve në sektorin e ndërtimit nuk vijnë nga bankat, por nga nëntoka. Ky proces drejtohet personalisht nga narkodiktatori, i cili ka krijuar një sindikatë me kartelet e drogës dhe u jep atyre çdo mundësi dhe liri për të pastruar paratë në vendin tim”, tha Berisha.

The post Berisha nuk heq dorë, sulmon sërish Shqipërinë/ Asambleja Parlamentare e OSBE, Kryetari i PD: Kombi im ka humbur… appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha në Asamblenë e OSBE: 45% e popullatës është larguar në 10 vjet

By: user7
2 July 2025 at 13:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë. Në krye të një delegacioni të opozitës, Berisha, në fjalën e mbajtur edhe sot para Asamblesë ka folur për shpopullimin të Shqipërisë dhe të narkorritjes së ekonomisë.

Berisha u shpreh se Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024. Sipas tij kombi shqiptar ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë, apo në konflikte civile rajonale ose botërore. Ai shtoi se 45% e shqiptarëve kanë lënë Shqipërinë gjatë këtyre 10 viteve. Duke cituar Eurostat, Berisha tha se 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të zones Shengen.

 

Fjala e plotë:

Faleminderit zonja kryetare. Në kontekstin demografik, Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024. Gjatë kësaj kohe, kombi im ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë, apo në konflikte civile rajonale ose botërore. 45% e shqiptarëve kanë lënë Shqipërinë gjatë këtyre 10 viteve. Sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të zones Shengen. Dhe këtu nuk përfshihen ata që kanë ikur në vende apo rajone të tjera.

Nëse u referohemi disa organizatave të tjera ndërkombëtare, studimet e tyre janë jashtëzakonisht dramatike në lidhje me Shqipërinë. OKB njoftoi disa muaj më parë se Shqipëria është vendi me rënien më të madhe të lindshmërisë në botë, për shkak të emigracionit. Statistikat e vendit tim tregojnë se shkalla e lindshmërisë sot është aty ku ishte para 100 vitesh. Pse një goditje kaq shkatërruese demografike? Arsyeja kryesore është: narkodiktatura.

Siç e theksova më parë, Shqipëria është narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Dhe fatkeqësisht, kjo nuk njihet ende mirë si një fakt. Më lejoni të bëj disa komente: Kushdo që do të shohë ekonominë shqiptare, do të shohë që ajo rritet vit pas viti me 3%. Është një rritje e respektueshme. Por çfarë është kjo rritje? Është një narkorritje. Pse? Është narkorritje sepse prodhimi industrial, në 5 vitet e fundit, ka rënë vit pas viti. Po ashtu edhe prodhimi bujqësor, apo sektorë të tjerë. Por ka një sektor që mban normën më të lartë të rritjes në Europë, që është ndërtimi. Nëse shihni Eurostat, do të gjeni që indeksi i ndërtimit në Tiranë është tre herë më i lartë se mesatarja e indeksit të ndërtimit në BE. Këto janë ndërtime të narkotrafikut.

Të gjitha këto kulla janë monumente të drogës dhe korrupsionit. Nëse shihni Euron, është Euro e narkotrafikut. Monedha europiane në Shqipëri është zhvlerësuar 35–38%. Kjo ka vrarë qindra e qindra ndërmarrje eksportuese, sepse narkoEuro hyn në vend përmes konteinerëve, përmes të gjitha mjeteve, dhe 80% e investimeve në sektorin e ndërtimit nuk vijnë nga bankat, por nga nëntoka. Ky proces drejtohet personalisht nga narkodiktatori, i cili ka krijuar një sindikatë me kartelet e drogës dhe u jep atyre çdo mundësi dhe liri për të pastruar paratë në vendin tim. Pra, viktima tjetër janë zgjedhjet për të cilat fola në mëngjes. Këta janë faktorët që po shkatërrojnë kombin tim, si narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë.

The post Berisha në Asamblenë e OSBE: 45% e popullatës është larguar në 10 vjet appeared first on Lapsi.al.

Berisha flet nga Asambleja e OSBE: Drama e kombit tim, 45% e popullatës është larguar në 10 vjet

By: V K
2 July 2025 at 13:08

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë.

Në krye të një delegacioni të opozitës, Berisha, në fjalën e mbajtur edhe sot para Asamblesë ka folur për dramën e shpopullimit të Shqipërisë dhe të narkorritjes së ekonomisë.

“Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024.Gjatë kësaj kohe, kombi im ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë, apo në konflikte civile rajonale ose botërore.

45% e shqiptarëve kanë lënë Shqipërinë gjatë këtyre 10 viteve. Sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të zones Shengen. Dhe këtu nuk përfshihen ata që kanë ikur në vende apo rajone të tjera. Nëse u referohemi disa organizatave të tjera ndërkombëtare, studimet e tyre janë jashtëzakonisht dramatike në lidhje me Shqipërinë.

OKB njoftoi disa muaj më parë se Shqipëria është vendi me rënien më të madhe të lindshmërisë në botë, për shkak të emigracionit. Statistikat e vendit tim tregojnë se shkalla e lindshmërisë sot është aty ku ishte para 100 vitesh.Pse një goditje kaq shkatërruese demografike? Arsyeja kryesore është: narkodiktatura. Siç e theksova më parë, Shqipëria është narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Dhe fatkeqësisht, kjo nuk njihet ende mirë si një fakt”, tha kreu i PD-së.

Berisha: Faleminderit zonja kryetare. Në kontekstin demografik, Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024.

Gjatë kësaj kohe, kombi im ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë, apo në konflikte civile rajonale ose botërore.

45% e shqiptarëve kanë lënë Shqipërinë gjatë këtyre 10 viteve. Sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të zones Shengen. Dhe këtu nuk përfshihen ata që kanë ikur në vende apo rajone të tjera. Nëse u referohemi disa organizatave të tjera ndërkombëtare, studimet e tyre janë jashtëzakonisht dramatike në lidhje me Shqipërinë.

OKB njoftoi disa muaj më parë se Shqipëria është vendi me rënien më të madhe të lindshmërisë në botë, për shkak të emigracionit. Statistikat e vendit tim tregojnë se shkalla e lindshmërisë sot është aty ku ishte para 100 vitesh.

Pse një goditje kaq shkatërruese demografike? Arsyeja kryesore është: narkodiktatura.
Siç e theksova më parë, Shqipëria është narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Dhe fatkeqësisht, kjo nuk njihet ende mirë si një fakt.

Më lejoni të bëj disa komente: Kushdo që do të shohë ekonominë shqiptare, do të shohë që ajo rritet vit pas viti me 3%. Është një rritje e respektueshme. Por çfarë është kjo rritje? Është një narkorritje. Pse? Është narkorritje sepse prodhimi industrial, në 5 vitet e fundit, ka rënë vit pas viti.

Po ashtu edhe prodhimi bujqësor, apo sektorë të tjerë. Por ka një sektor që mban normën më të lartë të rritjes në Europë, që është ndërtimi. Nëse shihni Eurostat, do të gjeni që indeksi i ndërtimit në Tiranë është tre herë më i lartë se mesatarja e indeksit të ndërtimit në BE.

Këto janë ndërtime të narkotrafikut. Të gjitha këto kulla janë monumente të drogës dhe korrupsionit. Nëse shihni Euron, është Euro e narkotrafikut. Monedha europiane në Shqipëri është zhvlerësuar 35–38%.

Kjo ka vrarë qindra e qindra ndërmarrje eksportuese, sepse narkoEuro hyn në vend përmes konteinerëve, përmes të gjitha mjeteve, dhe 80% e investimeve në sektorin e ndërtimit nuk vijnë nga bankat, por nga nëntoka.

Ky proces drejtohet personalisht nga narkodiktatori, i cili ka krijuar një sindikatë me kartelet e drogës dhe u jep atyre çdo mundësi dhe liri për të pastruar paratë në vendin tim.

Pra, viktima tjetër janë zgjedhjet për të cilat fola në mëngjes. Këta janë faktorët që po shkatërrojnë kombin tim, si narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë.

The post Berisha flet nga Asambleja e OSBE: Drama e kombit tim, 45% e popullatës është larguar në 10 vjet appeared first on Albeu.com.

Berisha në Asamblenë e OSBE: 45% e popullatës në Shqipëri është larguar në 10 vjet 

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë.

Në krye të një delegacioni të opozitës, Berisha, në fjalën e mbajtur edhe sot para Asamblesë ka folur për atë që e quajti si “drama e shpopullimit të Shqipërisë dhe të narkorritjes së ekonomisë”.

Berisha u shpreh se, “në kontekstin demografik, Shqipëria ka pasur zhvillimet më dramatike në periudhën 2014–2024”.

Gjatë kësaj kohe, theksoi kreu i PD, “kombi im ka humbur më shumë njerëz sesa çdo komb tjetër, madje edhe nga vendet në luftë, apo në konflikte civile rajonale ose botërore”.

Berisha theksoi se, “45% e shqiptarëve kanë lënë Shqipërinë gjatë këtyre 10 viteve”.

“OKB njoftoi disa muaj më parë se Shqipëria është vendi me rënien më të madhe të lindshmërisë në botë, për shkak të emigracionit. Statistikat e vendit tim tregojnë se shkalla e lindshmërisë sot është aty ku ishte para 100 vitesh”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, “arsyeja e një goditjeje kaq shkatërruese demografike është narkodiktatura”.

Ai ritheksoi se, “Shqipëria është narkodiktatura e parë dhe e vetme në Evropë. Dhe fatkeqësisht, ky nuk njihet ende mirë si një fakt”.

“Kushdo që do të shohë ekonominë shqiptare, do të shohë që ajo rritet vit pas viti me 3%. Është një rritje e respektueshme. Por çfarë është kjo rritje? Është narkorritje  sepse prodhimi industrial, në 5 vitet e fundit, ka rënë vit pas viti. Po ashtu edhe prodhimi bujqësor, apo sektorë të tjerë”, tha Berisha.

Por, shtoi ai, “ka një sektor që mban normën më të lartë të rritjes në Evropë, që është ndërtimi. Nëse shihni Eurostat, do të gjeni që indeksi i ndërtimit në Tiranë është tre herë më i lartë se mesatarja e indeksit të ndërtimit në BE. Këto janë ndërtime të narkotrafikut. Të gjitha këto kulla janë monumente të drogës dhe korrupsionit”, tha Berisha.

Pra, vijoi kreu i PD, “viktima tjetër janë zgjedhjet për të cilat fola në mëngjes.  Këta janë faktorët që po shkatërrojnë kombin tim, si narkodiktatura e parë dhe e vetme në Evropë”.

/gj.m/j.p/

 

The post Berisha në Asamblenë e OSBE: 45% e popullatës në Shqipëri është larguar në 10 vjet  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OSBE përforcon kapacitete e Policisë në luftën kundër trafikimit të personave

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Prezenca e OSBE-së në Tiranë përmbylli ciklin e dytë të programit të mentorimit për Policinë e Shtetit për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Sipas OSBE-së, trajnimet u zhvilluan në Tiranë, Shkodër, Kukës, Vlorë, Elbasan dhe Durrës nga 22 maji deri më 27 qershor.

Në njoftimin e OSBE-se, thuhet se oficerët e trajnuar më parë drejtuan takimet si mentorë, duke ua kaluar aftësitë kolegëve të rinj.

“60 oficerë policie dhe psikologë u trajnuan në teknikat speciale të hetimit, mbi metodat e intervistimit të viktimave në moshë të mitur e madhore rreth traumave si dhe mbi praktikat më të mira të qasjes me fokus te viktimat”, thuhet në njoftim.

Kjo nismë, e bazuar në trajnimin përmes mentorimit, ofron njohuri dhe teknika të specializuara për oficerët e Policisë që janë përgjegjës për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore, duke i aftësuar ata për të kryer intervista delikate me viktimat.

Programi i trajnimit fuqizon pjesëmarrësit që të bëhen vetë trajnerë, duke mundësuar përcjelljen e ekspertizës tek institucionet ligjzbatuese.

Programi është pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së “Forcimi i kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese për bashkëpunimin ndërsektorial dhe ndjekjen penale të trafikimit të personave”, që financohet nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Italia dhe Irlanda.

Prezenca e OSBE-së në Tiranë gjatë ciklit të dytë të programit të mentorimit për Policinë e Sht...
1 nga 19

/e.i//a.f/

The post OSBE përforcon kapacitete e Policisë në luftën kundër trafikimit të personave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Deputetja Vokshi denoncon në Asamblenë e OSBE: U kërcënova me vajzën time në ditën e zgjedhjeve

By: redi
1 July 2025 at 17:50

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi në pjesëmarrjen e punimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë, dëshmoi mbi ndërhyrjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke e cilësuar Vorën si shembullin më ekstrem të kapjes së procesit zgjedhor nga grupet kriminale. Ajo tregoi se kishte kallëzuar paraprakisht këtë grup në SPAK dhe institucionet…

Source

Thirrja nga Berisha në Asamblenë e OSBE: Kombi im duhet të votojë i lirë, na ndihmoni

By: redi
1 July 2025 at 16:42

Kreu i PD-së, Sali Berisha në mesazhin e tij gjatë asamblesë parlamentare të OSBE, foli për zgjedhjet e 11 Majit. Para përfaqësuesve të organizatës që kanë monitoruar nga afër zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, lideri i opozitës pohoi se Shqipëria është kthyer në narkodiktaturë, ku sipas tij vota u diktua nga krimi. ”Kartelet e drogës në Shqipëri janë direkt të lidhura me qeverinë dhe janë shumë të…

Source

Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë

By: Elva
1 July 2025 at 14:47

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë. Berisha, në fjalën e tij para Asamblesë ka theksuar nevojën që Shqipërisë t’i kthehet institucioni i zgjedhjeve të lira, përkundër asaj që ai e quqan farsë elektorale, si në diktaturë. Ai është shprehur […]

The post Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌