Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 August 2025Main stream

VIDEO/ Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet nga policia kufitare një person në Vlorë

17 August 2025 at 20:50

Policia kufitare eVlorës i ka ardhur në ndihmë një shtetaseje e cila rrezikoi mbytjen në det, në Gjirin e Shën Janit.

Kjo shtetase ishte ndihmuar edhe nga qytetarët pasi kishte rrezikuar mbytjen.

Punonjësit e Policisë Kufitare, së bashku me pushuesit, i dhanë ndihmën e parë në breg dhe më pas e transportuan me mjetin lundrues drejt portit të Vlorës.

Gjatë rrugës, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, por u asistua përsëri nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe u bë e mundur stabilizimi i saj deri në momentin e dorëzimit tek ekipi i urgjencës mjekësore.

/abcnews.al/

VIDEO/ Zjarr në një servis automjetesh në Patos, ndërhyjnë zjarrfikësit, raportohet për dëme të konsiderueshme

17 August 2025 at 19:53

Një pikë shërbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve të Patosit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

E gjitha zona është mbuluar nga tymi, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zelensky: Një garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën do të ishte historike!

17 August 2025 at 19:45

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka komentuar deklaratën e bërë nga i dërguari special i SHBA Steve Witkoff, i cili tha se Putin ka rënë dakord për garanci të forta sigurie për Ukrainën.

Në reagimin e tij në platformë X, Zelensky u shpreh se “ky është një vendin historik, që Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të marrin pjesë në garancinë e sigurisë për Ukrainën. Garancitë e sigurisë, si rezultat i punës sonë të përbashkët, duhet të jenë vërtet shumë praktike, duke ofruar mbrojtje në tokë, në ajër dhe në det, dhe duhet të zhvillohen me pjesëmarrjen e Evropës.”

/abcnews.al/

Vuçiç: Protestuesit, terroristë/ Presidenti serb: Ata mund të vrasin njerëz

17 August 2025 at 19:14

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi masa të ashpra kundër protestuesve antiqeveritarë, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm, është çështje ditësh derisa ata të vrasin dikë.

Ai i akuzoi protestuesit për “terrorizëm të pastër” dhe përsëriti pretendimet e tij se muaj të tërë protestash kundër tij janë orkestruar në Perëndim dhe kanë synim shkatërrimin e Serbisë.

“Vendi ynë është në rrezik të madh, ata kanë rrezikuar të gjitha vlerat tona, jetën normale, çdo individ. Nëse nuk ndërmarrim hapa më të ashpër, është çështje ditësh kur ata do të vrasin dikë. Po flas hapur për këtë, sepse mendoj se vrasja është e vetmja gjë që mbetet për t’u bërë. Çdo gjë tjetër e kanë bërë tashmë”, ka thënë ai.

Paralajmërimet e ashpra erdhën pas pesë netësh radhazi përleshjesh midis protestuesve nga njëra anë dhe policisë dhe besnikëve të Vuçiç nga ana tjetër.

Të shtunën në mbrëmje protestuesit e zemëruar dogjën zyrat e Partisë Progresive Serbe të Vuçiçit në qytetin e Valjevo.

Vuçiç nuk specifikoi se cili do të jetë reagimi shtetëror që ai tha se do të vijë brenda një jave. Por ai theksoi se një gjendje e jashtëzakonshme nuk është e afërt.

Dhjetëra njerëz tashmë janë ndaluar dhe plagosur nga protestat kryesisht në Beograd dhe Novi Sad e po ashtu në qytete më të vogla, Policia është përballur me akuzat për ushtrim të tepruar të forcës.

Trazirat shënuan një përshkallëzim të madh pas më shumë se nëntë muajsh demonstratash kryesisht paqësore që filluan pasi një tendë u shemb në një stacion treni në Novi Sad duke vrarë 16 persona.

Shumë njerëz fajësuan për tragjedinë punën e dobët te kryer, si pasojë e korrupsionit në projektet e infrastrukturës.

/abcnews.al/

Për herë të parë, qendër shëndetësore verore pranë Kishës së Laçit, Rama: Me staf të përkushtuar!

17 August 2025 at 18:54

Pranë Kishës së Laçit është hapur për herë të parë këtë sezon veror qendra shëndetësore verore. Kjo qendër do të jetë në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj.

Stafi mjekësor do të jetë i gatshëm dhe në shërbim të çdo nevojë shëndetësore.

“Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Laçit, e hapur për herë të parë këtë sezon veror, është në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj. Me staf mjekësor të përkushtuar dhe shërbim të gatshëm për çdo nevojë shëndetësore”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar në Facebook.

“Ukraina dhe BE e bashkuar”, Macron: Nëse nuk jemi të fortë sot, do ta paguajmë shtrenjtë nesër

17 August 2025 at 18:25

Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shpreh se situata lidhur me Ukrainën është jashtëzakonisht serioze. Ai foli edhe për takimin ‘online’ që u mbajt nga liderë europiane së bashku me presidentit Ukrainës Volodymir Zelensky, para takimit që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë.

Macron theksoi se Evropa duhet të jetë në tryezë kur bëhet fjalë për të folur për çështje europiane, pasi sipas tij situata është jashtëzakonisht serioze jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën.

“Qëllimi kryesor është që të prezantohet një front i bashkuar midis Ukrainës dhe aleatëve të saj europian”, tha Macron.

Gjithashtu nënvizoi se dobësia që tregohet përballë Rusisë përgatit terrenin për konflikte të ardhshme, duke shtuar se “koalicioni kërkon që të respektohet integriteti territorial i Ukrainës”.

Duke diskutuar takimin e nesërm me Donald Trump, Macron thotë se grupi do ta sfidojë presidentin amerikan se sa larg është i gatshëm të shkojë në aspektin e garancive të sigurisë për Ukrainën.

“Nëse nuk jemi të fortë sot, do ta paguajmë shtrenjtë nesër”, thotë ai.

/abcnews.al/

Vdes Terence Stamp, ylli i filmave “Superman”

17 August 2025 at 17:53

Aktori britanik Terence Stamp, një figurë e shquar e kinemasë, i njohur për rolin e tij si superkeqbërësi me emrin gjenerali Zod në filmat  “Superman”, ka vdekur në moshën 87 vjeç, sipas “The Independent”.

Aktori i nominuar për çmimin Oscar, i cili luajti në më shumë se 60 filma gjatë karrierës së tij, duke përfshirë “The Limey dhe The Adventures of Priscilla, Queen of the Desert” vdiq sot mëngjes, bëri të ditur familja e tij.

“Ai lë pas një vepër të jashtëzakonshme, si aktor dhe si shkrimtar, që do të vazhdojë të prekë dhe frymëzojë njerëzit për vite me radhë”, tha familja.

Stamp u lind në East End të Londrës në vitin 1938, bir i një punëtori rimorkiatorësh. Ai i mbijetoi bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe, menjëherë pas përfundimit të shkollës, ndoqi një karrierë në reklama, ku punoi për disa vite.

Gjykata dha masën “arrest në burg” për autorin e vrasjes në Maliq, dëshmia: Jam penduar, nuk doja të bëja vrasje

17 August 2025 at 17:45

Gjykata e Korçës ka lënë në arrest me burg Enedio Gurin, 14-vjeçarin që vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo, pas një sherri të ndodhur në fshatin Pirg në Maliq.

Në qeli janë lënë edhe babai i autorit të dyshuar, Edison Guri dhe xhaxhai Roland Guri.

Ndërsa për katër të miturit e tjerë është lënë masa “detyrim paraqitje” nën mbikëqyrjen e prindërve.

ABC News mëson se autori gjatë seancës mes lotësh ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë, duke thënë se nuk donte që të ndodhte një situatë e tillë dhe se ishte një sherr i çastit.

“Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e çastit. Jam shumë i penduar, ngushëllime për familjen”, mësohet të ketë thënë 14-vjeçari mes lotësh.

Ndërsa avokati i autorit të ngjarjes në një deklaratë për mediat theksoi: “Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi që për autorin të caktojë masën “arrest në burg”. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë, gjykata vlerësoi të vlefshëm arrestin, edhe për babain Edison Guri, po ashtu edhe për xhaxhain. Të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikëqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës. Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën.”

/abcnews.al/

Witkoff: Putin ra dakord për garanci të forta sigurie për Ukrainën

17 August 2025 at 17:03

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff ka thënë se lideri rus Vladimir Putin është pajtuar në samitin e zhvilluar me presidentin amerikan, Donald Trump që ta lejojë SHBA-në dhe aleatët evropianë të ofrojnë garanci të sigurisë për Ukrainën, që i ngjajnë mandatit të mbrojtjes kolektive të NATO-s, në kuadër të një marrëveshjeje eventuale për përfundim të luftës.

“Kemi arritur të fitojmë këtë koncesion, që SHBA-ja të ofrojë mbrojtje të modelit të Artikullit 5, i cili është ndër arsyet kryesore pse Ukraina dëshiron të jetë pjesë e NATO-s”, ka thënë ai për rrjetin televiziv amerikan CNN.

Neni 5 i NATO-s është themeli i aleancës që parasheh se një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të saj do të konsiderohet sulm kundër të gjithë anëtarëve.

Witkoff ka thënë se kjo është hera e parë që ka dëgjuar se Putini është pajtuar me diçka të tillë.

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë në një konferencë të përbashkët për media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, se mirëpret “gatishmërinë e Trumpit të kontribuojë në garanci të sigurisë për Ukrainën, të llojit të Artikullit 5”. Ajo ka thënë se BE-ja është e gatshme ta kryejë pjesën e vet në këtë drejtim.

Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia dhe Ukraina duhet të bëjnë lëshime për të siguruar paqen

17 August 2025 at 15:46

Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio ka dhënë një intervistë për mediat në SHBA ku është pyetur lidhur me situatën e luftës në Ukrainë dhe nëse do të mund të arrihet një marrëveshje paqeje.

Rubio theksoi se Rusia ashtu si Ukraina do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar një marrëveshje paqeje.

Ndërsa shton se të dyja palët duan gjerë që nuk do të jenë në gjendje të marrin. Po ashtu tha se duhet të ketë disa diskutime rreth garancive të sigurisë për Ukrainën. SHBA kanë arsye të mjaftueshme për të arritur një takim pasues me Zelenskyn.

/abcnews.al/

Zelensky deklaratë të përbashkët me Von der Leyen në Bruksel, mesazhi i Trump: Progres i madh me Rusinë

17 August 2025 at 15:37

Ndërsa presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky dhe Von der Leyen zhvilluan një konferencë për shtyp në Bruksel, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në Truth Social, ndërsa thekson se me Rusinë është arritur një progres i madh.

Po ashtu shkruan se do të ketë të tjera të dhëna, raporton sky news.

Presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen tha se duhet të kemi garanci të forta sigurie për të mbrojtur si Ukrainën ashtu edhe interesat jetësore të sigurisë së Evropës”.

/abcnews.al/

New York, plumba në diskotekë/ Autori ende i lirë, 3 të vrarë dhe 8 të plagosur nga të shtënat

17 August 2025 at 15:30

Të paktën tre persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një klub të mbushur me njerëz në Brooklyn, New York.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit me kohën lokale pas një konflikti mes personave të pranishëm.

Sipas autoriteteve policore dy nga viktimat ishin 27 dhe 35 vjeç, ndërsa mosha e personit të tretë nuk dihet. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe nuk kanë plagë që iu rrezikojnë jetën.

Nga hetimet e deritanishme policia dyshon se kanë qenë disa persona që kanë qëlluar, por nuk është bërë ende asnjë arrestim.

Hetuesit morën pamjet e kamerave të sigurisë në dispozicion rreth dhe zbuluan të paktën 36 gëzhoja në vendngjarje.

Një armë zjarri u sekuestrua pranë vendit të ngjarjes dhe policia po heton nëse është përdorur për krimin.

Të shtënat vijnë në mes të një viti me nivel rekord të ulët të rasteve të tilla në New York, megjithatë, pak kohë më parë gjatë këtij muaji të shtënat me armë në Times Square plagosën 3 persona.

/abcnews.al/

Von der Leyen: Kufijtë s’mund të ndryshohen me forcë! Zelensky: Evropa duhet të jetë e bashkuar për të arritur paqen

17 August 2025 at 15:23

Presidentja e Komisionin Europian Von der Leyen dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky kanë zhvilluar një komunikim për mediat ku janë pyetur për luftën në Ukrainës, dhe qëndrimin lidhur me samitin SHBA –Rusi.

Von der Leyen bëri të qartë se qëndrimi i Evropës nuk ndryshon dhe se kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë.

“Këto janë vendimet që duhen marrë nga Ukraina dhe nuk mund të merren pa praninë e Ukrainës në tryezë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Zelensky theksoi se Evropa duhet të jetë e bashkuar që të ndodhë paqja e vërtetë.

“Putin ka shumë kërkesa por ne nuk i dimë të gjitha,. Një Samit trepalësh mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA është i domosdoshëm”, tha presidenti Ukrainës.

Të dy presidentët pyeten për qëndrimin e Donald Trump për armëpushim pas takimit të tij me Putinin.

Von der Leyen nënvizoi se është “e rëndësishme që të ndalohen vrasjet”.

/abcnews.al/

Shqipëria destinacion për turizmin dentar/ Preferohet jo vetëm për natyrën, por edhe për shërbimet shëndetësore

17 August 2025 at 15:17

Shtetasit Italianë po përzgjedhin Shqipërinë si një destinacion jo vetëm për pushime por edhe për të marrë trajtime dentare e estetike.

Një ndër platformat më të njohura italiane turismo e vacanze  e cilëson vendin tonë si thesarin e fshehur  të Evropës, ku relaksimi dhe e qeshura shkojnë dorë për dore.

Sipas medias italiane në Shqipëri mund të kombinoni kënaqësinë e zbulimit të një vendi autentik me avantazhin e kursimit deri në 70% në trajtime, pa sakrifikuar luksin dhe rehatinë.

Ajo që dukej si një ide e pazakontë vetëm pak vite më parë, tani është kufiri i ri i turizmit dentar luksoz dhe Shqipëria po udhëheq këtë rrugë.

Tashmë shumë italianë kanë preferuar që të zgjidhin problemet dentare duke shpenzuar shumë më pak se në Itali dhe në të njëjtën kohë duke i dhuruar vetes pushime ëndrrash mes deteve kristalore, qyteteve historike dhe mikpritjes së ngrohtë.
Ajo që dukej si një ide e pazakontë vetëm pak vite më parë, tani është kufiri i ri i turizmit dentar luksoz dhe Shqipëria po udhëheq këtë rrugë.

Shqipëria, me vijën e saj bregdetare perfekte thuhet në shkrim , fshatrat historike dhe mikpritjen legjendare, është bërë një destinacion ideal për ata që kërkojnë një kombinim të shëndetit dhe kënaqësisë.

Vetëm në 90 minuta fluturim nga Italia jeni tashmë në destinacionin tuaj, pa udhëtime të gjata apo zona kohore dhe mbi të gjitha me kosto mesatarisht 70% më të ulëta,  mund të përballoni: Hotele dhe resorte me 4 ose 5 yje, qëndrime më të gjata për të eksploruar vendin si dhe ekskursione, trajtime në spa dhe darka. Vetëm për një fundjavë kostot llogariten 800 deri në 1200 euro për person

Rekomandohet të vizitohet Tirana, kryeqyteti  i cili ofron jetë nate  arkitektura shumëngjyrëshe, muzetë dhe pamjet nga mali i Dajtit.

Të apasionuarit pas bregdetit  mund të shijojnë rivierën shqiptare me plazhe ngjyrë bruz, fshatra peshkatarësh dhe restorante me pamje nga deti.

Po ashtu shumë të veçanta cilësohen edhe qytetet që janë pjesë e trashëgimisë botërore të “Unescos” si Butrinti, Berati dhe Gjirokastër

Sipas  platformës italiane Zgjedhja e këtij destinacioni do të thotë të kujdesesh për veten dhe të kontribuosh në zhvillimin e qëndrueshëm të një vendi të pasur me autenticitet.

Vetëm në tre muajt e parë sipas të dhënave zyrtare Shqipërinë e vizituan rreth 205 mijë shtetas Italianë.

Izraeli njofton për një ofensivë të re në veri të Gazës

17 August 2025 at 15:07

Ushtria izraelite njoftoi se përpara se të nisë një ofensive të re për të vënë nën kontroll veriun e qytetit të Gazës do të zhvendosë palestinezët që jetojnë atje në jug të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite nuk e specifikoi se kur do të fillojë zhvendosja e palestinezëve. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz tha se “tani jemi në fazën e diskutimeve për të finalizuar planin për të mposhtur Hamasin në Gazë”. Forcat izraelite kanë shtuar operacionet në periferi të qytetit të Gazës, përfshirë edhe zonat Zeitoun dhe Shejaiya.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se palestinezët do të zhvendosen në vende që ai i quajti si “zona të sigurta”. Ai gjithashtu tha se qyteti i Gazës është bastioni i fundit të grupit militant Hamas.

Qyteti i Gazës ishte qendra urbane më e populluar e enklavës palestineze deri në momentin që shumica e popullsisë së tij u zhvendos gjatë ofensivës së Izraelit.

Before yesterdayMain stream

Trazirat në Serbi, qeveria kundër protestuesve, dënon tubimet në Beograd dhe Novi Sad

15 August 2025 at 16:36

SERBI- Qeveria serbe është e koordinuar në qëndrimin e saj kundër protestuesve. Kryeministri serb Đuro (GJURO) Macut ka dënuar ashpër trazirat në Beograd dhe Novi Sad

Sipas tij ne vend nuk po zhvilloheshin protesta paqësore, por ka vetëm grumbullime huliganësh, qëllimi i të cilëve është prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Kur sulmon policinë, sulmon shtetin tha Macut, duke shtuar se nuk do të lejojnë qe ata që kanë mbrojtur me përgjegjësi dhe përkushtim sigurinë e qytetarëve të fyhen dhe të poshtërohen. Kjo sjellje meriton çdo dënim, theksoi kryeministri serb.

Ndërsa Ministri Ivica Daçiç iu drejtua qytetarëve për herë të dytë gjatë natës dhe tha se të paktën 42 oficerë policie u plagosën, disa prej të cilëve rëndë, dhe se deri më tani janë arrestuar me shume se 30 persona, ndërsa operacionet për kapjen e tyre vazhdojnë.

Sipas Dacic, një prej njerëzve më të besuar të presidentit Aleksandër Vucic, organizimi i fundit ishte një nga sulmet më të dhunshme ndaj policisë këto vite, ndërsa mes te arrestuarve ishte edhe një shtetas kroat, duke ngritur edhe njëherë pretendimin e tyre se këto protesta janë të sponsorizuara nga jashtë.

Protestuesit ne Novi Sad kane sulmuar edhe zyrat e Partisë Progresive Serbe, ndërsa tubime janë regjistruar edhe ne qytete si Nish apo Kraleve. Që prej 1 nëntorit 2024, kur u shënua tragjedia e Novi Sad, me 16 viktima, protestuesit nuk janë ndalur me kërkesën e tyre për zgjedhje të reja dhe rrëzimin e qeverise së korruptuar.

/abcnews.al/

VIDEO/ Zjarri në Mirditë, prej orësh avioni italian “Canadair” ka ndërhyrë për të shuar flakët

15 August 2025 at 15:55

Ekipet zjarrfikëse janë ende të angazhuara për të neutralizuar plotësisht vatrat e zjarrit në Mirditë.

Përveç ndërhyrjes nga toka, është ndërhyrë edhe nga ajri. Prej disa orësh avioni italian “Canadair” operon në zonë për të shuar zjarret.

Ndërkohë situata me zjarret orët e fundit është përmirësuar. Në 24 orë janë raportuar 28 vatra zjarri , nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim.

/abcnews.al/

VIDEO/ Digjet banesa në Përrenjas, shpëtojnë mrekullisht familjarët

15 August 2025 at 15:48

Një banesë është djegur plotësisht pasi është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Godovush në Prrenjas.

Familja prej tre personash kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al/

❌
❌