Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Main stream

Mbajti fjalim fyes në Rahovec kundër UÇK-së, policia jep detaje për arrestimin e Igor Popoviq

19 July 2025 at 08:45

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në qeverinë serbe, i cili ditën e premte gjatë një fjalimi në fshatin Hoqë e Madhe e ka cilësuar UÇK-në, si organizatë terroriste.

Policia bën të ditur se me këto deklarata, Popoviq dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe e mos durimit”, transmeton Telegrafi.

“Në PKK Bërnjak është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se gjatë një fjalimi në fshatin Hoqë e Madhe ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare. Me këto veprime i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të lartcekur”, ka njoftuar policia.

Gjithashtu, Policia njofton se nga i dyshuar në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht 2 telefona celularë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në komunikatë.

Edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratave të zyrtarit serb Igor Popoviq, i cili gjatë një fjalimi në Rahovec e cilësoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste.

Sveçla konfirmoi edhe zyrtarisht se Popoviq është ndaluar në pikën kufitare në Bërnjak dhe ndaj tij priten masa konform ligjeve në fuqi.

Sipas tij, Popoviq që është ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovë” në Serbi – me deklarimet e tij ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Republikën e Kosovës.

“Deklarimet e tij gjatë fjalimit kanë nxitur urrejtje e përçarje ndëretnike në vendin tonë. Ai e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si organizatë terroriste, duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda në historinë botërore”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai konfirmoi se Popoviq pas ndalimit në pikën kufitare në Bërnjak është dërguar në stacionin policor në veri të Mitrovicës.

“Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë, e aq më pak të Luftës sonë Çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja. Kjo pjesë e historisë gëzon respektin e të gjithë botës përparimtare”, theksoi ministri në detyrë. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

The post Mbajti fjalim fyes në Rahovec kundër UÇK-së, policia jep detaje për arrestimin e Igor Popoviq appeared first on Telegrafi.

Sot përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit, a do të ketë takim Kurti-Limaj?

19 July 2025 at 08:16

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, duke filluar nga ora 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.

Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 48 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, raporton Telegrafi.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetaren të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.

Në seancën e kaluar, nga LVV deklaruan se do të ketë takim ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, në përpjekje për të arritur marrëveshje për bashkëpunim. Takimi mes Kurtit dhe Limajt ende nuk ka ndodhur, ndërsa, mbetet të shihet nëse dyshja do të takohet para seancës konstituive.

Ndryshe, të premten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi sot një takim konsultativ me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi u zhvillua në prag të përfundimit të afatit kushtetues, të përcaktuar në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, respektivisht deri më 26 korrik 2025.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese obligon konstituimin përfundimtar brenda 30 ditëve nga seanca e parë, duke e vënë afatin deri në 26 korrik./Telegrafi/

 

The post Sot përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit, a do të ketë takim Kurti-Limaj? appeared first on Telegrafi.

​Aksident i rëndë në Tiranë, një i vdekur

19 July 2025 at 08:09

Një aksident ka ndodhur dje në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është lënduar rëndë 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, shkruan TCh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post ​Aksident i rëndë në Tiranë, një i vdekur appeared first on Telegrafi.

Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 30 gradë Celsius

19 July 2025 at 08:05

Mbi vendin sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 27 deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.

Indeksi i rrezeve ultraviolet do të jetë i lartë, andaj këshillohet të respektohen këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./Telegrafi/

The post Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 30 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 18 July 2025Main stream

Ekstradohet nga Austria një personi i kërkuar për vjedhje të rëndë

18 July 2025 at 10:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar nga Austria një personi të kërkuar për vjedhje të rëndë.

Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

“Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. I kërkuari është ekstraduar në Kosovë,sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore. Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj)”, vijon njoftimi.

Mes tjerash thuhet se Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim./Telegrafi/

 

The post Ekstradohet nga Austria një personi i kërkuar për vjedhje të rëndë appeared first on Telegrafi.

“Mashtruese” dhe “Jorelevant”, si nisi përplasja ndërmjet Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit

18 July 2025 at 08:39

Marrëveshja e Uashingtonit ka shkaktuar një përplasje mes ish-bashkëpartiakëve, presidentes Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti.

Dikur të njohur për respektin dhe vlerësimin e ndërsjellë, sot ata shkëmbejnë akuza ndaj njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.

Hoti ditë më parë ka deklaruar se presidentja para disa vitesh e quante Marrëveshjen e Uashingtonit, si cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, ndërsa sot, ajo e quan “marrëveshje të mirë”.

“Osmani, që dikur e quante Marrëveshjen e Uashingtonit cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, sot – pas 5 vitesh – e quan “marrëveshje të mirë” dhe madje pretendon se “e kemi zbatuar”. Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror”, kishte theksuar Hoti.

Por, një përgjigje ndaj Hotit e bëri ditën e enjte, presidentja Vjosa Osmani.

Në një deklarim për media, Osmani e quajti Hotin “njeriun më jorelevant”, duke thënë se nuk dëshiron të humbë kohë me të.

“Hoti është njeriu më jorelevant, në të cilin nuk dua të humbë asnjë sekondë. Nëse doni ta bëni si pyetje tuajën se a është zbatuar marrëveshja apo jo, vetëm Serbia e akuzon Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve”, tha Osmani.

Përplasja nuk mjaftoi me kaq, Hoti bëri sërish një reagim ndaj presidentes, duke e akuzuar për mungesë të rezultateve gjatë mandatit të saj pesëvjeçar në krye të shtetit.

“Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa. Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së,” ka shkruar Hoti në Facebook.

Kjo përplasje ndërmjet Hotit dhe Osmanit nxiti edhe disa reagime të zyrtarëve të LDK-së, të cilët në profilet e tyre në rrjetet sociale shpërndanë fotografi të Hotit bashkë me presidentin të SHBA-së, Donald Trump./Telegrafi/

 

 

 

 

The post “Mashtruese” dhe “Jorelevant”, si nisi përplasja ndërmjet Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit appeared first on Telegrafi.

Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 26 gradë Celsius

18 July 2025 at 06:51

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara.

Temperaturat minimale do të sillen nga 12 deri në 14°C, kurse temperaturat maksimale: 23 – 26°C.

Gjithashtu, IHMK njofton se do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi./Telegrafi/

The post Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 26 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Ngritet aktakuzë ndaj Nazmi Mulakut dhe një personi tjetër, dyshohet se mashtruan qytetarët se bëjnë shërimin e sëmundjeve të ndryshme

17 July 2025 at 14:54

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri, ndaj dy të pandehurve Nazmi Mulakut dhe P.I., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ dhe “Mashtrimi“.

Prokuroria njofton opinionin publik se deri ne datë 16 korrik 2024, në ordinancën “B. M.” në Vushtrri, të pandehurit me dashje, në vazhdim dhe në bashkëkryerje pa pasur kualifikim profesional kryejnë trajtime mjekësore dhe angazhohen në aktivitete mjekësore për të cilat me ligj kërkohen kualifikime të posaçme, ashtu që pretendojnë se shërojnë sëmundje të ndryshme dhe zgjedhin problemet e qytetarëve, të cilat edhe i postojnë në rrjetet sociale duke pretenduar se i shërojnë, në atë mënyrë që “pacientëve” – të dëmtuarve ju japin tableta dhe çajra të ndryshëm, ujë i cili nuk i plotëson normat për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor.

Po ashtu, të pandehurit, me dashje, në vazhdim dhe në bashkëkryerje me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, i vënë në lajthim qytetarët dhe me këtë i nxitin që të kryejë një veprim i cili rezulton me dëm material të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që përmes rrjeteve sociale bëjnë thirrje për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, dhe duke e shfrytëzuar kështu gjendjen e rëndë shëndetësore, sociale dhe emocionale të të dëmtarëve, në atë mënyrë që për një kontroll i marrin nga 100 € dhe për terapi deri në 30 €.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me dy (2) të pandehurit N.M., dhe P.I., ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë, ku të pandehurit pranojnë veprat e kryera penale, dhe pajtohen t’i rekomandojnë gjykatës që të i shqiptojnë dënim me gjobë dhe dënim me burgim, i cili me pëlqimin e tyre të zëvendësohet në dënim me gjobë në vlerën e përgjithshme prej shtatëdhjetë mijë (70,000) euro.

Nazmi Mulaku, i njohur në “TikTok”, si Nazmi Bio Mulaku, publikonte në vazhdimësi video, përmes të cilave pretendonte se po shëronte disa sëmundje, si depresioni etj.

Në disa video, ai shihet duke keqtrajtuar edhe disa qytetarë./Telegrafi/

The post Ngritet aktakuzë ndaj Nazmi Mulakut dhe një personi tjetër, dyshohet se mashtruan qytetarët se bëjnë shërimin e sëmundjeve të ndryshme appeared first on Telegrafi.

Rajoni i Prishtinës krijon platformë të përbashkët për arsim cilësor

17 July 2025 at 12:52

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se bashkëpunimi mes Kryeqytetit, Lipjanit, Fushë Kosovës e Obiliqit sot mori një formë të re, jo thjesht si fqinjësi administrative, por si një rajon që ndan përgjegjësinë për të ardhmen e përbashkët përmes arsimit.

Në njoftim thuhet se “Konferenca Ndërkomunale për Arsimin na bashkoi për të ndarë përvoja, për të adresuar sfida dhe për të ndërtuar një platformë të qëndrueshme bashkëpunimi”.

“Arsimi kërkon më shumë se vetëm përkushtim individual. Kërkon koordinim, sinqeritet dhe vullnet të përbashkët”, theksohet tutje në komunikatë./Telegrafi/

The post Rajoni i Prishtinës krijon platformë të përbashkët për arsim cilësor appeared first on Telegrafi.

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ‘Arrest me burg’ për Ilir Metën

17 July 2025 at 12:44

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Seanca e mbajtur paraditen e sotme nisi në orën 10:00, ku të pranishëm ishin prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi. Avokati mbrojtës i Metës kërkoi zëvendësimin e masës me një nga alternativat më të buta, si arrest shtëpie, detyrim paraqitje, garanci pasurore apo ndalim i daljes jashtë vendit.

Pas shqyrtimit të pretendimeve, trupa gjykuese vendosi të rrëzojë ankimimin dhe të miratojë vendimin e shkallës së parë. “Miratohet vendimi nr. 391, datë 26.06.2025 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Ilir Meta ka të drejtë të bëjë rekurs ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Lartë brenda një afati 45-ditor nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Vendimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 17.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 10.07.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim I.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: 1. Verifikim i kushteve të masës së sigurimit personal “Arrest me burg” për shtetasin I.M., akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale. 2. Zëvendësimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me një masë tjetër”, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
U shpall në Tiranë, sot më datë 17.07.2025.

Pas daljes nga GJKKO, avokati i ilir Metës Kujtim Cakrani ka dhwnw njw deklaratw pwr mediat, ku ka theksur se ish-presidenti nuk do tw dorwzohet pwr kwtw çwshtje.

“Gjyqtarët vinë në sallë me vendimin që e kanë marrë më përpara. Më vjen keq për këta prokurorë dhe gjyqtarë që vinë si rrogëtarë në këtë institucion. Ju bëj me dije se Meta është një person që nuk dorëzohet kollaj.’-ka thënë Cakrani./euronewsalbania/

 

 

 

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ‘Arrest me burg’ për Ilir Metën appeared first on Telegrafi.

Hyseni prezantoi raportin e punës për gjysmën e parë të këtij viti të Komunës së Gjilanit

17 July 2025 at 08:35

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, prezantoi raportin gjashtë mujor të punës, para qytetarëve, zyrtarëve komunalët e palëve tjera të interest në te Parkun Banja.

Moto e këtij raporti ishte: “Çfarë realizuam së bashku”, gjatë këtij gjysmë viti, ku pjesëmarrësit dëgjuan nga afër për punët, sfidat dhe arritjet e Komunës së Gjilanit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ishte një natë e jashtëzakonshme në Parkun Banja.

Ai tregoi se në prani të qytetarëve, prezantuan raportin e punës për drejtoritë komunale për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025.

“E nisëm me qytetarët tanë, me premtime konkrete, e sot kur po bëhen edhe 4 vjet të mandatit e përmbyllëm pikërisht me ata që na përkrahën e besuan, qytetarët e Gjilanit. Faleminderit”, tha kryetari Alban Hyseni./Telegrafi/

 

 

 

The post Hyseni prezantoi raportin e punës për gjysmën e parë të këtij viti të Komunës së Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Komuna e Prizrenit hap oborret e shkollave për nevoja të parkimit për bashkatdhetarët

17 July 2025 at 08:22

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se oborret e disa shkollave do të jenë hapësira për parkim për mërgimtarët.

Totaj ka shkruar në Facebook se kjo është një dhuratë e vogël por me zemër të madhe, transmeton Telegrafi.

“Mirë se vini në shtëpi! Për të gjithë bashkatdhetarët që po kthehen në Prizren për pushime, kemi një dhuratë të vogël por me zemër të madhe: Oborret e shkollave tona do të jenë hapësira parkimi FALAS për ju dhe familjet tuaja! Shkollat “Lidhja e Prizrenit”, “Gjon Buzuku”, “Dëshmorët e Zhurit”, “Emin Duraku” dhe “Motrat Qiriazi” janë tashmë në shërbimin tuaj”, ka pohuar ai.

Mes tjerash, ai shtoi se Prizreni është për bashkatdhetarët./Telegrafi/

The post Komuna e Prizrenit hap oborret e shkollave për nevoja të parkimit për bashkatdhetarët appeared first on Telegrafi.

Hoti thotë se është rritur importi nga Serbia, ngrit alarmin se mund të jetë zvogëluar prodhimi vendor

16 July 2025 at 14:57

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se është rritur importi i mallrave në Kosovë nga Serbia.

Hoti ka publikuar edhe disa të dhëna, ku ka bërë krahasimin me importin që është bërë vitin e kaluar nga shteti serb.

“Çfarë po ndodh me importet nga Serbia? Në periudhën Janar-Maj 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, importi i mallrave në Kosovë nga Serbia është rritur me 217%. Nga 42.08 mil. euro të importuara gjatë muajve Janar-Maj 2024, importet janë rritur në 91.37 mil. euro për muajt Janar-Maj 2025”, ka pohuar ai përmes një postimi në Facebook,

Mes tjerash, ai ka shkruar se bazuar në importin që bëhet nga Serbia, ka mundësi që ka rënë prodhimi vendor.

“Duke pasur parasysh natyrën e mallrave që importohen nga Serbia, ka shumë gjasa që prodhimi vendor të jetë zvogëluar për shumën e rritur të importit nga Serbia”, tha ai./Telegrafi/

The post Hoti thotë se është rritur importi nga Serbia, ngrit alarmin se mund të jetë zvogëluar prodhimi vendor appeared first on Telegrafi.

Enver Hoti kalon nga Nisma në AAK dhe kandidon për kryetar të Komunës së Malishevës

16 July 2025 at 14:43

Enver Hoti ish-anëtari i Nismës Socialdemokrate ka aderuar në AAK.

Kështu ka njoftuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili edhe i ka uruar mirëseardhje Hotit, transmeton Telegrafi.

“Mirë se vjen në Aleancë, Enver Hoti! I njohur për përkushtimin ndaj vendit dhe vlerat e tij atdhetare, Enver Hoti i përket brezit të veprimtarëve të hershëm të angazhuar në çështjet kombëtare. Me një përvojë të pasur institucionale, ai ka shërbyer me profesionalizëm e integritet në çdo përgjegjësi që ka bartur”, ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka njoftuar se Hoti do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Malishevës.

“Aderimi i tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është një vlerë e shtuar për vizionin tonë politik dhe përkushtimin ndaj qytetarëve. Enver Hoti gjithashtu do të jetë kandidati ynë për kryetar të Komunës së Malishevës. Me përvojën, vendosmërinë dhe besimin në vlerat e Aleancës, ai përfaqëson më së miri frymën tonë, për një qeverisje të drejtë dhe transparente”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar “Urime Enver! Paçim sukses dhe fitore të përbashkët në shërbim të Malishevës dhe qytetarëve të saj”.

The post Enver Hoti kalon nga Nisma në AAK dhe kandidon për kryetar të Komunës së Malishevës appeared first on Telegrafi.

Dyshohet se një person ka rënë nga lartësia e hotelit ‘Grand’ në Prishtinë

16 July 2025 at 12:58

Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia, në objektin e hotelit “Grand” në Prishtinë.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, komandanti i Zjarrfikësve në Komunën e Prishtinës, Malë Gashi.

“Dyshohet se një person ka rënë nga katet e larta. Ekipet janë duke u marrë me rastin”, tha ai.

Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Telegrafi/

 

The post Dyshohet se një person ka rënë nga lartësia e hotelit ‘Grand’ në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Aksioni në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, policia arreston katër persona

16 July 2025 at 12:49

Policia e Kosovës ka nisur bastisjet në objektin në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Deri tani katër persona janë arrestuar nga policia.

Policia e Kosovës, zyra për media ka njoftuar se aksioni po zhvillohet në tri komuna, dhe lidhet me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, është duke realizuar një operacion policor i cili përfshin tri komuna: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, thuhet në përgjigjen e tyre për Telegrafin.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala tha më herët se aksioni është nisur pasi kanë marrë urdhër nga gjykata. /Telegrafi/

The post Aksioni në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, policia arreston katër persona appeared first on Telegrafi.

Bastisje në disa agjenci shtetërore

16 July 2025 at 10:21

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur bastisjet në objektin në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Forca të shumta të policisë janë parë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Policinë e Kosovës, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

 

The post Bastisje në disa agjenci shtetërore appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet e 12 tetorit, kush është në garë për komunën e Fushë Kosovës dhe të Obiliqit?

16 July 2025 at 08:37

Subjektet politike kanë nisur zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë të komunave, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Një garë interesante pritet të zhvillohet në disa komuna të Kosovës, ku kryetarët aktualë synojnë të ruajnë pushtetin, ndërsa kandidatët e rinj synojnë të fitojnë besimin e qytetarëve.

Pa dyshim edhe në komunat si Obiliq e Fushë Kosovë, gara do të jetë mjaft interesante, transmeton Telegrafi.

Komuna e Fushë Kosovës tash e 25 vite ka qenë nën udhëheqjen e LDK-së me Burim Berishën e që kësaj radhe, LDK synon sërish këtë komunë por me kandidatin Besnik Osmani i cili është nënkryetar i komunës.

Në garë për Fushë Kosovën janë edhe kandidatët tjerë, AAK ka zyrtarizuar Vildane Latifin, LVV e ka zyrtarizuar Valon Prebrezën dhe PDK pritet që në garë ta ketë Rrahim Ternavën.

LDK po ashtu tenton ta vazhdojë udhëheqjen e komunës së Obiliqit, me kryetarin aktual, Xhafer Gashi, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit kërkon sërish besimin e votuesve.

AAK për Obiliq ka zyrtarizuar kandidatin Ali Krasniqi, ndërsa nga LVV do të jetë deputeti aktual Halil Thaçi, ndërsa PDK ende nuk ka bërë të ditur se kush do të jetë kandidat zyrtar. Lista mund të shtohet me kandidatë të tjerë nga NISMA dhe parti e iniciativa të tjera.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të vjeshtës. Nga KQZ kanë njoftuar se tashmë kanë hapur procesin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, kishte deklaruar për Telegrafin se subjektet politike mund të aplikojnë deri më 13 gusht.

“Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri më 13 gusht 2025, subjektet politike mund të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, deklaroi ai.

Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 do të mbahen më 12 tetor dhe do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendeve Komunale si dhe Kryetarët e rinj të Komunave në të gjithë vendin. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

The post Zgjedhjet e 12 tetorit, kush është në garë për komunën e Fushë Kosovës dhe të Obiliqit? appeared first on Telegrafi.

Temperaturat maksimale sot në Kosovë deri në 32 gradë Celsius, në disa vende mund të ketë edhe shi

16 July 2025 at 06:59

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Po ashtu, IHMK njofton se lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu.

Temperaturat minimale do të sillen nga 12 – 16°C kurse, temperaturat maksimale do të sillen nga 28 – 32°C.

Gjithashtu, do të fryejë erë kryesisht nga verilindja, 1–6 m/s./Telegrafi/

The post Temperaturat maksimale sot në Kosovë deri në 32 gradë Celsius, në disa vende mund të ketë edhe shi appeared first on Telegrafi.

Gjarpri rreth dy metra i gjatë shkakton panik në lagjen Ortakoll të Prizrenit

15 July 2025 at 14:34

Në njërën nga lagjet më të mëdha të Prizrenit, Ortakoll, këtë mëngjes është parë një gjarpër rreth 2 metra i gjatë.

Gjarpri shkaktoi panik tek banorët e lagjes, të cilët ndërhynë menjëherë duke e neutralizuar atë.

Banorët kërkuan që të merren masa parandaluese për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.

IKSHPK javë më parë u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrohen nga kafshimet e gjarpërinjve, duke listuar një varg rekomandimesh se si të veprohet në rast të tilla./rtk/

The post Gjarpri rreth dy metra i gjatë shkakton panik në lagjen Ortakoll të Prizrenit appeared first on Telegrafi.

❌
❌