Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Proda viziton në QSUT efektivin që pësoi djegie gjatë zjarrit në Delvinë

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, vizitoi në repartin e djegieve në QSUT shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie të shumta gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në fshatin Vergo të Delvinës.

Proda është interesuar që në momentet e para për gjendjen e tij dhe ka ndjekur nga afër organizimin e transportimit me helikopter drejt Tiranës, menjëherë sapo është njoftuar për ngjarjen.

Gjatë vizitës, drejtori i përgjithshëm është interesuar pranë stafit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Shefit të Komisariatit, duke i uruar atij shërim të shpejtë dhe e ka përgëzuar për aktin e tij të guximshëm dhe human.

Po ashtu, ai ka vlerësuar të gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që sot kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar nga flakët shumë banorë pjesa më e madhe të moshuar, në fshatrat e Delvinës, si pasojë e një zjarri të madh të favorizuar nga era, që ka përfshirë shumë zona të banuara.

Nga QSUT, Proda theksoi se, “shefi i Komisariatit Agim Troci është shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës që mishëron një oficer i Policisë së Shtetit. Ai veproi me guxim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, për të mbrojtur jetën e të tjerëve. Dua të falënderoj të gjithë, përfshirë Nënkomisar Eridionin, i cili ka pësuar asfiksi dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Delvinës, si dhe gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që, nën drejtimin e Komisar Trocit, me përkushtim dhe guxim, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë shpëtuar dhjetëra jetë qytetarësh, duke bërë të mundur evakuimin nga banesat e tyre deri jashtë zonës së rrezikut. Edhe disa punonjës të tjerë kanë pësuar. Ky akt është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe humanizmit të efektivëve në krye të detyrës.”

Në zonën e përfshirë nga zjarri, në fshatrat Senicë, Vergo dhe Kopaçëz, vijon ndërhyrja intensive e shërbimeve të Zjarrfikëses, Emergjencës Civile, Policisë dhe Ushtrisë, për neutralizimin e vatrave dhe garantimin e sigurisë së banorëve.

Policia e Shtetit ndodhet aty, në krah të qytetarëve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela, ndodhet në zonë për menaxhimin e situatës.

Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët, veçanërisht gjatë lëvizjes në zonat me bimësi të dendur dhe në ato të ekspozuara ndaj zjarreve. Çdo veprim i pakujdesshëm, si ndezja e zjarrit në natyrë, hedhja e cigareve apo djegia e mbeturinave, mund të sjellë pasoja të rënda për jetën dhe mjedisin.

Policia po bashkëpunon me banorët dhe gjithë instancat e tjera shtetërore për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve në disa rrethe të vendit, ku në disa raste janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë.

/gj.m//r.e/

The post Proda viziton në QSUT efektivin që pësoi djegie gjatë zjarrit në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forca ajrore hungareze dhe kroate në ndihmë të Shqipërisë kundër zjarreve

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një vizitë në Bazën Ajrore të Farkës, ku u takua me pilotët hungarezë të dy helikopterëve H225M, të cilët ndodhen në Shqipëri për të ndihmuar në përballimin e zjarreve në disa zona të vendit.

Këto mjete ajrore po operojnë krahas avionit Canadair të Forcës Ajrore Kroate.

“Kjo mbështetje, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe solidaritetit të fortë mes Shqipërisë, Hungarisë, Kroacisë dhe BE-së në përballimin e emergjencave natyrore”, deklaroi ministri Vengu.

Ministri theksoi gjithashtu nevojën për vigjilencë maksimale në orët dhe ditët në vijim, për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe rrezikut të shtuar nga zjarret.

Ai vlerësoi gjithashtu punën e 1300 efektivëve civilë dhe ushtarakë që janë angazhuar në përballimin me flakët dhe temperaturat ekstreme në të gjithë territorin e vendit.

/r.e/

The post Forca ajrore hungareze dhe kroate në ndihmë të Shqipërisë kundër zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komandanti i NATO-s për Transformim në Tiranë, në fokus siguria dhe teknologjia

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Komandanti i Komandës së Aleancës për Transformim (ACT), admirali Pierre Vandier, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), gjenerallejtnant Arben Kingji.

Gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë, gjenerallejtnant Kingji shprehu mirënjohjen për rolin e Komandës së Aleancës për Transformim dhe lidershipin e admirali Vandier në nxitjen e inovacionit dhe përshtatjes së Aleancës me sfidat bashkëkohore të sigurisë. Ai vlerësoi përpjekjet e ACT në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme për të përballuar fushëbetejat e së ardhmes.

Admiral Vandier informoi gjenerallejtnant Kingji mbi iniciativat aktuale të Komandës së Aleancës për Transformim, të cilat synojnë të adresojnë sfidat në rritje të sigurisë, përmes përdorimit të teknologjisë për zgjidhje efektive dhe operacionale me kosto të ulët.

Në këtë kuadër, ai theksoi rëndësinë e mësimeve të nxjerra nga lufta në Ukrainë, duke nënvizuar domosdoshmërinë e integrimit të tyre në stërvitje dhe në sistemin e arsimit ushtarak. Një rol kyç në këtë drejtim luan Qendra e Përbashkët NATO-Ukrainë për Analizë, Trajnim dhe Edukim (JATEC), me seli në Poloni.

Gjatë vizitës së tij në vendin tonë, admirali Pierre Vandier u prit gjithashtu nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Gjenerallejtnant Kingji siguroi se Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e ACT për zhvillimin e kapaciteteve moderne dhe efikase.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kontribuojnë me personel në Komandën e Aleancës për Transformim, me seli në SHBA, dhe marrin pjesë në grupe pune që synojnë zhvillimin e kapaciteteve përmes teknologjisë dhe qasjeve novatore.

/r.e//a.f/

The post Komandanti i NATO-s për Transformim në Tiranë, në fokus siguria dhe teknologjia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SKOCI – Trump në vizitë zyrtare, sërish takim me Starmer

18 July 2025 at 12:21

UASHINGTON, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të udhëtojë në Skoci javën e ardhshme, konfirmuan zyrtarë në Uashington.

”Trump pritet të shkojë në Turnberry  dhe Aberdeen nga 25 deri më 29 korrik”, tha zëdhënësja e tij Karoline Leavitt.

“Gjatë vizitës, presidenti Trump do të takohet përsëri me kryeministrin Keir Starmer për të rafinuar marrëveshjen tregtare që u ndërmjetësua mes Shteteve të Bashkuara  të  Amerikës dhe Britanisë së Madhe”, shtoi Leavitt.

Marrëveshja me BM-në  ishte e para me një partner të madh tregtar që nga vendosja gjithëpërfshirëse e tarifave nga Trump në fillim të prillit dhe mbetet një nga të paktat deri më sot.

Leavitt konfirmoi gjithashtu udhëtimin e Trump të njoftuar më parë në BM nga 17 deri më 19 shtator.

”Gruaja e tij, Melania do ta shoqërojë atë në këtë vizitë të dytë shtetërore vërtet të pashembullt”, shtoi ajo.

”Presidenti amerikan është i nderuar dhe mezi pret të takohet me mbretin Charles III në Windsor”, tha Leavitt.

Gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë, në fund të shkurtit, Starmer i paraqiti Trump një ftesë nga mbreti Charles III për një vizitë shtetërore./  /Ad.Ab./

The post SKOCI – Trump në vizitë zyrtare, sërish takim me Starmer appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali në Turqi, kurorë me lule në mauzoleun e Mustafa Qemal Ataturkut


TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila nisi sot një vizitë zyrtare në Turqi, vendosi një kurorë me lule në Anıtkabir, mauzoleun e Mustafa Qemal Ataturkut, themeluesit të Republikës së Turqisë dhe presidentit të saj të parë.

E shoqëruar nga delegacioni parlamentar shqiptar, Spiropali bëri homazhe në nderim të figurës së Ataturkut.

Vizita e kryeparlamentares Spiropali në Ankara zhvillohet me ftesë të presidentit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmuş, dhe synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve në nivel parlamentar dhe strategjik.

/r.e//a.f/

The post Spiropali në Turqi, kurorë me lule në mauzoleun e Mustafa Qemal Ataturkut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Shqipëri, Rama e nderon me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike”

By: V K
17 July 2025 at 11:46

Gjatë takimit të tyre në godinën qeveritare, kryeministri Edi Rama, i ka akorduar presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike”

“Në emër të Republikës së Shqipërisë, me respekt të thellë dhe mirënjohje, ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”, iu drejtua kryeministri Rama presidentit të Emirateve.

Duke shtuar: “Zoti ju ruajtë gjithmonë dhe Zoti i bekoftë të dy popujt tanë”.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, mbërriti në Shqipëri mbërmjen e mërkurës, ndërsa vizita e tij në vendin tonë mësohet se ka qenë e shkurtër.

The post Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Shqipëri, Rama e nderon me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike” appeared first on Albeu.com.

Kryediplomati i Emirateve të Bashkuara Arabe viziton Tiranën

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Zëvendëskryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme, Lartësia e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan vizitoi sot Tiranën.

Al Nahyan u prit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas nga zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara shkëmbyen në shkurt të këtij viti marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimin e letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë me “Presight AI Ltd” në prani të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vizitoi Tiranën, dhe kryeministrit Edi Rama.

1 nga 3

/k.s//a.f//r.e/

The post Kryediplomati i Emirateve të Bashkuara Arabe viziton Tiranën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Sipërmarrja më e madhe gjermane SchwarzGroup, interes për të investuar në Shqipëri

TIRANË, 16 korrik/ATSH/- Sipërmarrja më e madhe gjermane, SchwarzGroup ka shprehur interesin për të investuar në disa fusha në Shqipëri.

Kjo u theksua gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në këtë sipërmarrje i cili shoqërohej edhe nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotoalbumin e vizitës brenda kompanisë gjermane duke e cilësuar një ditë mbresëlënëse.

“Në brendësinë e sipërmarrjes më të madhe gjermane, SchwarzGroup, ku na u prezantua aktiviteti shumëplanësh i këtij grupi me 600 mijë punonjës si edhe interesi për të investuar në disa fusha në Shqipëri që sipas vetë mikpritësve tanë po kthehet në kyç rajonal”, nënvizoi Kreu i Ekzekutivit.

Kryeministri Rama ishte i ftuar i nderit nga qeveria e Bavarisë, për të mbajtur fjalën e rastit në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”, ku çdo vit një i ftuar adreson temën e Europës.

The post Rama: Sipërmarrja më e madhe gjermane SchwarzGroup, interes për të investuar në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermani – Rama pritet nga kryeministri i Bavarisë, Söder

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Gjermani me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga mbërritja në Mynih, ku u prit nga kryeministri i Landit të Bavarisë, Markus Söder.

“Gjermani, Mynih – Të ftuar nga Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Pritet që diskutimet të kenë në fokus ekonominë, inovacionin dhe turizmin.

Rama në Mynih, pritet nga kryeministri i Bavarisë, Söder
1 nga 6

/a.f//r.e/

The post Gjermani – Rama pritet nga kryeministri i Bavarisë, Söder appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Trump pranon ftesën e Mbretit Charles III, do zhvillojë vizitën e dytë shtetërore në Britani

By: V K
14 July 2025 at 08:15

Presidenti amerikan Donald Trump, ka pranuar zyrtarisht një ftesë nga Mbreti Charles III, për të marrë pjesë në një vizitë të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me Mbretëreshën Camilla.

Lajmi është bërë i ditur nga Pallati Buckingham.

Vizita do të zhvillohet nga data 17 deri më 19 shtator, dhe Trump do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Melania Trump.

Kjo vizitë do të zhvillohet në Kështjellën Windsor, pasi Pallati Buckingham ndodhet ende në proces rinovimi.

Kjo do të jetë vizita e dytë shtetërore e Trump në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në vitin 2019 ai ishte pritur nga Mbretëresha Elizabeth II gjatë mandatit të tij të parë si president.

Në mënyrë tradicionale, presidentët në mandatin e dytë nuk ftohen për vizita shtetërore, por për takime më të thjeshta si çaj ose drekë me monarkun.

Megjithatë, këtë herë është bërë një përjashtim.

Edhe pse ende nuk është publikuar një program i detajuar, vizita pritet të përfshijë ceremoninë e pritjes zyrtare dhe një banket shtetëror në Sallën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.

Në aktivitetet do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e rëndësishëm të Familjes Mbretërore, përfshirë Princin dhe Princeshën e Uellsit.

Javën e kaluar, Mbreti Charles priti në të njëjtën rezidencë Presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij, Brigitte, të cilët morën pjesë në një procesion me karroca nëpër qytetin e Windsor – një ngjarje e rrallë që nuk ishte parë prej më shumë se një dekade.

Duke qenë se çdo vizitë nga një president amerikan sjell sfida të shtuara sigurie, pritet që programi i Trump të mos përfshijë aktivitete të hapura për publikun.

The post Presidenti Trump pranon ftesën e Mbretit Charles III, do zhvillojë vizitën e dytë shtetërore në Britani appeared first on Albeu.com.

Moskonstituimi i Kuvendit, Osmani: Do t’i drejtohem sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarim

PRISHTINË, 12 korrik /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim lidhur me pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Gjatë një diskutimi të mbajtur në Hudson Institute në Uashington D.C., Osmani u shpreh optimiste se në javët në vijim situata do të mund të ndryshojë, siç tha ajo, të konsituohet Kuvendi dhe do të formohet qeveria e re.

Ajo theksoi se, për shkak të disa paqartësive kushtetuese, Kuvendi ende nuk është konstituuar. Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se ekziston një afat i rreptë 30-ditor për konstituimin e parlamentit, i cili skadon më 26 korrik, siç tha ajo, nuk është përcaktuar se cilat janë pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të këtij afati.

“Kushtetutën tonë, kur e hartuam, ishte e pamundur të parashikonim çdo skenar të mundshëm. Ajo u hartua me një mendim pozitiv, me idenë që ligjvënësit do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, e jo të bllokonin njëri-tjetrin dhe institucionin. Tani, për shkak të disa paqartësive kushtetuese – nëse mund ta quaj kështu – parlamenti nuk është konstituuar ende. Por kemi pasur një rast të ri në Gjykatën Kushtetuese, dhe gjykata ka dhënë një sqarim. Ekziston një afat i rreptë 30-ditor, i cili skadon më 26 korrik për konstituimin e parlamentit. Por nuk është sqaruar se cilat janë pasojat ligjore nëse nuk respektohet ky afat kushtetues i detyrueshëm. Kështu që duket se do të më duhet t’i drejtohem përsëri gjykatës dhe t’i parashtroj atë pyetje veçmas. Dhe shpresoj që ata do të përgjigjen. Por gjithashtu kam një grimë shprese që gjërat e mira mund të ndodhin gjatë javëve në vijim. Dhe ndoshta do të kemi një qeveri – sado e brishtë – por na duhet një qeveri dhe një parlament i konstituuar për të parandaluar dëme ndaj vendit”, tha Osmani.

Më 26 qershor 2025, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpalli aktgjykimin KO124/25, i cili lidhet me procesin e papërfunduar të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ky aktgjykim erdhi pas një kërkese për interpretim kushtetues, pasi seanca konstituive e nisur më 15 prill 2025 nuk kishte përfunduar siç kërkohet me Kushtetutë, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Në aktgjykimin e saj, Gjykata sqaroi se Kuvendi duhet të konstituohet plotësisht brenda një afati prej 30 ditësh nga data e shpalljes së aktgjykimit, pra deri më 26 korrik 2025.

Megjithatë, Gjykata nuk specifikoi qartë se cilat janë pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të këtij afati kushtetues.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përgjatë një bashkëbisedimi në Institutin Hudson në Uashington këtë javë, Osmani tha se Kosova është thellësisht e interesuar për bashkëpunim ekonomik me Shtetet e Bashkuara, dhe beson që dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të mbrojtjes.

/KosovaPress/

The post Moskonstituimi i Kuvendit, Osmani: Do t’i drejtohem sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vizita zyrtare në Bullgari, Spiropali takon Presidentin Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Në vijim të vizitës zyrtare në Sofje, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u prit nga Presidenti Rumen Radev.

Në takim ishte e pranishme edhe zëvendëspresidentja, Iliana Iotova.

“Shqipëria i është mirënjohëse Bullgarisë për mbështetjen e integrimeve euro-atlantike, anëtarësimit e partneritetit në NATO dhe rrugëtimin drejt familjes europiane, si një proces i mbështetur në meritën, anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade, për të cilën gjatë kësaj vizite konstatova mbështetjen e Qeverisë dhe Parlamentit të Bullgarisë”, u shpreh Spiropali gjatë takimit.

Sipas saj, marrëdhëniet mes dy vendeve lehtësohen, përveçse nga lidhjet historike e tradicionale, edhe nga bullgarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Madrica, në provincën e Ivaylovgrad, dhe pakica bullgare në Shqipëri, komunitete që janë  asete të çmuar dhe ura miqësie.

“Vlerësojmë politikat mbështetëse e zhvillimore për Diasporën Shqiptare në Bullgari, për të promovuar jetesën në zonat ku jeton, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare. Qeveria shqiptare është e angazhuar për respektimin e të drejtave të pakicës bullgare në Shqipëri, në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare përkatëse”, vijoi kryetarja e Kuvendit.

“Si aleatë dhe partnerë në NATO, Shqipëria dhe Bullgaria ndajnë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon dhe po forcojmë kapacitetet mbrojtëse për përballimin e tyre, bazuar në interesat kombëtare dhe parimet e integrimit euroatlantik. Shqipëria është një kontribuese aktive dhe faktor  i rëndësishëm për paqen në rajon dhe udhëhiqet nga parimi  i marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit”, theksoi Spiropali.

“Marrëveshja Trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, e nënshkruar më 18 mars 2025 në Tiranë, tregon angazhimin për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, bashkëpunimin e shtuar kundër kërcënimeve hibride si edhe aspiratat euro-atlantike të Kosovës. Kjo nismë është në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO-s dhe Busullën Strategjike të BE-së dhe mirëpret çdo vend të rajonit për t’iu bashkuar.”, u shpreh Spiropali.

Presidenti Radev e vlerësoi Shqipërinë si një partnere të respektuar e luajale dhe nënvizoi se është vendi që po përparon shumë më shpejt se vendet e tjera kandidate drejt BE-së dhe Kuvendi ka një kontribut të rëndësishëm në këtë proces. Plani i Shqipërisë për t’u anëtarësuar sa më shpejt në BE ka mbështetjen e vendosur të Bullgarisë.

Presidenti Radev vlerësoi standardet europiane të Shqipërisë ndaj pakicave dhe respektimit të të drejtave të njeriut si edhe rolin e bullgarëve me origjinë shqiptare dhe minoritetit bullgar në Shqipëri si pasuri për vendet tona.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u prit edhe nga Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova.

Spiropali është e para kryeparlamentare e ftuar në Parlamentin e Bullgarisë, pas zgjedhjes së Kryetares Kiselova.

“Intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Asamblesë Kombëtare do të nxisë marrëdhëniet dypalëshe si edhe dialogun politik mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, të cilat janë aktualisht të shkëlqyera, të qëndrueshme dhe pa asnjë çështje të pazgjidhur mes dy vendeve.

Shqipëria është në pararojë të vendeve kandidate drejt BE-së dhe konstatojmë me kënaqësi që ky plan, i cili ka fituar mbështetjen e Parlamentit Europian, Komisionit Europian dhe parlamenteve të mjaft vendeve anëtare, ka  edhe mbështetjen e vendosur të Asamblesë Kombëtare dhe të Bullgarisë.

Përshpejtimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perendimor, si  një proces i mbështetur në meritën dhe një prioritet i zgjerimit, është i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Europian.

Parlamentet mbështesin forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendeve tona si anëtare të NATO-s, bazuar në interesat kombëtare,  parimet e integrimit euroatlantik dhe nevojën për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e paqes në rajon, Europë dhe në botë.”,  u shpreh Spiropali.

Kryetarja Kiselova vlerësoi arritjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, përgëzoi Spiropali për miratimin nga Parlamenti Europian në 9 korrik të Rezolutës për Shqipërinë, e cila u votua nga të gjithë eurodeputetët bullgarë, dhe e vlerësoi vendin tonë si një kampion në procesin e  anëtarësimit. Objektivi i Shqipërisë për anëtarësim brenda vitit 2030 ka mbështetjen e vendosur të Bullgarisë dhe plani i juaj është edhe i yni.

Pas takimit, Spiropali dhe Kiselova zhvilluan një konferencë për shtyp.

Gjatë qëndrimit në Sofje, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e shoqëruar nga Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë,  Nataliya Kiselova, zhvilloi një bashkëbisedim me ambasadorë e diplomatë të akredituar në Sofje, parlamentarë, gazetarë, studentë dhe përfaqësues të biznesit mbi arritjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kjo veprimtari u organizua nga Klubi i Atlantikut i Bullgarisë dhe organizata PanEuropa.

/gj.m/j.p/

 

The post Vizita zyrtare në Bullgari, Spiropali takon Presidentin Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali vendos kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Sofje

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të homologes, Nataliya Kiselova.

E shoqëruar nga kryeparlamentarja Kiselova, Sipiropali vendosi mëngjesin e sotëm një kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Sofje, në nderim të të rënëve për lirinë e Bullgarisë.

Dje, në ditën e parë të vizitës Spiropali u prit në takim nga kryeministri Rossen Jeliazkov, ku theksoi se “Bullgaria është një partner ekonomik tradicional i Shqipërisë dhe mes vendeve tona ka mundësi të shumta bashkëpunimi në sektorë si infrastruktura, turizmi, energjia etj., të cilat ndihmojnë zhvillimin, ndërlidhjen, bashkëpunimin dhe integrimin e rajonit”.

Kryeministri Jeliazkov vlerësoi marrëdhëniet, partneritetin dhe miqësinë mes dy vendeve dhe rikonfirmoi mbështetjen e vendosur të Bullgarisë për anëtarësimin e Shqipërisë në  Bashkimin Europian dhe bashkëpunimin për paqen e sigurinë në rajon e më gjerë.

Kryetarja e Kuvendit, Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari
1 nga 6

/k.s//r.e//a.f/

The post Spiropali vendos kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Sofje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diplomati amerikan Hanrahan viziton Kosovën dhe vendet e rajonit

10 July 2025 at 10:30

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, do të nisë një vizitë në Kosovë dhe dy vende tjera të Ballkanit, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka thënë ai përmes një postimi në platformën X.

Hollësi tjera për vizitën nuk janë bërë të ditura. Hanrahan është takuar një ditë më parë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrën e Departamentit të Shtetit në Uashington.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se bashkë me diplomatin amerikan kanë diskutuar për “thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.

“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyç si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”, është thënë në postimin e Osmanit.

Sa i përket vizitës në Bosnje-Hercegovinë, Hanrahan e ka përmendur Dejtonin – marrëveshjen që i ka dhënë fund luftës në Bosnje më 1995, dhe rëndësinë e përvjetorit, që duket se është referencë për Srebrenicën.

Më 11 korrik të vitit 1995 janë vrarë më shumë se 8.300 boshnjakë nga ushtria e Republikës Sërpska – entitetit serb të Bosnjës. Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore dhe njihet si gjenocid.

Në maj të vitit të kaluar, Kombet e Bashkuara e kanë miratuar një rezolutë, e cila njeh 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Deri më tani, mbi 6.650 viktima të gjenocidit janë varrosur në Qendrën Përkujtimore Potoçari. Më shumë se 1.000 persona të zhdukur janë ende në kërkim.

Gjykata të ndryshme kanë dënuar deri tash më shumë se 50 persona, me më shumë se 700 vjet burg, për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është i dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq. REL/

The post Diplomati amerikan Hanrahan viziton Kosovën dhe vendet e rajonit appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha për Ramën në Vlorë: Kur kap institucionet për fyti, bën ç’të dojë si kreu i narkoshtetit

7 July 2025 at 13:53

Ndërsa mbrojti kompaninë “Bankers” gjatë qeverisjes së tij, duke thënë se kishte paguar detyrimet që nga renta 10%, pagesa për Albpetrol, tatimet dhe taksën e karbonit, duke e quajtur prokurorin që bëri deklaratën për shtyp ku theksonte se nuk ishin paguar detyrimet, si mashtrues dhe pa moral, Sali Berisha u pyet sot në konferencë edhe për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, për aksionin dhe urdhrin e lirimit të hapësirave publike.

Me një nënqeshje para përgjigjes dhe ironi, ai sulmoi kryeministrin si kreun e një narkoshteti që shkoi në një qytet ku ligji dhe institucionet nuk ekzistojnë.

“Flet vetë. Aty ku s’ka ligj, ku ligji nuk ekziston, aty ku institucionet janë të kapura deri në fyt, aty kreu i narkoshtetit mund të bëjë çfarë të dojë”.

The post Berisha për Ramën në Vlorë: Kur kap institucionet për fyti, bën ç’të dojë si kreu i narkoshtetit appeared first on Sot News | Lajme.

Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati, ka zhvilluar një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të cilin e ka ftuar zyrtarisht të vizitojë Shqipërinë në emër të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjete sociale, Bushati publikoi një foto me sekretarin Rubio dhe e cilësoi atë si një “mik të shqiptarëve”, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“E ftova Sekretarin Rubio të vizitojë Tiranën – Portën e Ballkanit për SHBA – për dy arsye: Së pari, sepse Shqipëria është një sukses i diplomacisë amerikane, duke kaluar nga një diktaturë komuniste në një ndër vendet më pro-amerikane dhe pro-NATO në Europë. Së dyti, sepse jemi një komb i vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza, me një mesazh për më shumë dashuri dhe shërbim me përulësi në rrugën drejt BE-së”, shkroi ambasadori.

Bushati u shpreh se, Rubio e pranoi me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë, duke vlerësuar kontributin e saj në NATO, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në samitin e Hagës.

Ambasadori e përmbylli postimin me një mesazh për 4 Korrikun, duke e quajtur këtë ditë jo vetëm si Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, por edhe si “Deklaratën e Lirisë dhe Demokracisë për gjithë botën”.

“Sekretari Marco Rubio është mik i Shqiptarëve. Në emër të kryeministri Rama e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për SHBA, për dy arsye:

Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan dhe pro NATO kudo.

E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në BE “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”.

Sekretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi – në funksion edhe të agjendës shumë të ngjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hagë”.

4 Korrik nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë dhe Demokracisë për gjithë Botën tonë”, shkroi Bushati në postimin e tij.

/gj.m//a.f/

 

The post Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java e Administratës Publike, fëmijët e punonjësve vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Në kuadër të javës së Administratës Publike, edicioni II, Ministria e Mbrojtjes “u ndriçua” nga drita më e pastër, fëmijët.

Të vegjlit e punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes vizituan zyrat, ku prindërit e tyre shërbejnë çdo ditë.

Mes pyetjeve të sinqerta dhe buzëqeshjeve të pafajshme, ata u njohën me botën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau disa foto nga kjo vizitë, teksa theksoi se “Alanis 7-vjeçare u kujdes të na kujtojë kënaqësinë e punës që bëjmë përditë për të ardhmen e tyre në një vend më të bukur e të sigurt”.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Java e Administratës Publike, fëmijët e punonjësve vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj dhe Murati: Dogana Morinë-Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit

TIRANË, 4 korrik/ATSH/- Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati.

Ky takim u zhvillua në kuadër të një vizite të përbashkët inspektimi që dy ministrat patën në degën doganore Morinë-Vermicë, një nga pikat më të rëndësishme doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministri Malaj vlerësoi se ndër vite bashkëpunimi mes dy vendeve tona ka qenë i qëndrueshëm dhe gjithnjë në rritje, ndërsa rezultate konkrete dhe të prekshme janë shënuar në shumë sektorë.

Falë këtij bashkëpunimi, tha Malaj, rezultate konkrete janë shënuar edhe sa i përket doganave, çka ka sjellë lehtësim të tregtisë mes dy vendeve, standardizim të procedurave mes tyre dhe si rrjedhojë më shumë zhvillim ekonomik.

“Shembulli më i mirë i bashkëpunimit është On Stop Shop, i cili ka lehtësuar procesimin e udhëtarëve dhe të mallrave. Gjithashtu, edhe procedurat e përbashkëta të tranzitit apo deklaratat e thjeshtuara kanë ulur ndjeshëm kohën e zhdoganimit duke përmirësuar klimën e të bërit biznes nga të dy krahët”, u shpreh ministri Malaj.

Nga ana e tij, ministri Hekuran Murati theksoi se lehtësitë sa i përket procedurave dhe ulja e kostove janë ndjerë nga ana e bizneseve dhe tregtarëve, çka ka ndikuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona. Murati tha se Shqipëria është ndër partnerët kryesorë tregtarë për Republikën e Kosovës dhe ky bashkëpunim pritet të thellohet edhe më shumë.

“Shqipëria është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Republikës së Kosovës dhe qarkullimi i njerëzve veçse ka qenë në nivele të larta, por tani gjithnjë e më tepër ka integrim, ka ndërthurje, ka bashkëpunim më të madh dhe të njerëzve, që besoj se edhe rruga e infrastruktura e ka lehtësuar. Besoj kjo do të thellohet, sidomos edhe me planin që kemi për ndërtimin e hekurudhës së përbashkët Prishtinë-Durrës”, deklaroi ministri Murati.

Gjatë vizitës, Ministrat Malaj dhe Murati shoqëroheshin nga drejtuesit respektivë të doganave të dy vendeve, Gent Gazheli dhe Agron Llugaliu.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë vlerësoi se procedurat e përshpejtuara dhe pika unikale One Stop Shop në Morinë kanë ndikuar në rritjen e volumit tregtar mes dy vendeve dhe të fluksit të pasagjerëve.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës vlerësoi se falë lehtësimit të procedurave është arritur që të ulen kostot financiare dhe kohët e pritjes, në një kohë që vëmendja duhet të kushtohet drejt zgjerimit të kapaciteteve të procesimit dhe dixhitalizimit.

The post Malaj dhe Murati: Dogana Morinë-Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, ja sa euro duhet të paguajnë turistët

3 July 2025 at 20:28

Greqia ka vendosur një tarifë hyrjeje prej 20 eurosh për turistët që vizitojnë ishullin e Santorinit. Masa ka për qëllim reduktimin e mbiturizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës. Greqia ka vendosur një tarifë prej 20 eurosh për turistët që mbërrijnë në Santorini me anije turistike, në përpjekje për të kontrolluar mbiturizmin dhe për të mbledhur të […]

The post Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, ja sa euro duhet të paguajnë turistët appeared first on BoldNews.al.

Spiropali zhvillon një vizitë me Kryepeshkopin e Shqipërisë, Imzot Joanin: Urtësia e Fortlumturisë na frymëzon në detyrat tona të përditshme

By: V K
2 July 2025 at 15:59

Këtë të mërkurë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.

Spiropali i përsëriti Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë.

Spiropali i përsëriti Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë.

The post Spiropali zhvillon një vizitë me Kryepeshkopin e Shqipërisë, Imzot Joanin: Urtësia e Fortlumturisë na frymëzon në detyrat tona të përditshme appeared first on Albeu.com.

❌
❌