Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 August 2025Main stream

Putin dhuron dekoratë postmortale për djalin e një zyrtareje të CIA-s që luftoi me forcat ruse

10 August 2025 at 08:53

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë një dekoratë përfaqësuesit special të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ndodhej në Moskë për të diskutuar një plan për përfundimin e luftës në Ukrainë. Dekorata, urdhri i Lenin-it, iu dorëzua Steve Witkoff me qëllim që ai ta përcillte për familjen e Michael Gloss, 21-vjeçarit që u vra duke luftuar […]

The post Putin dhuron dekoratë postmortale për djalin e një zyrtareje të CIA-s që luftoi me forcat ruse appeared first on BoldNews.al.

Dështimi/ Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

10 August 2025 at 08:41

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti, por strukturat hoteliere dhe operatorët turistikë shprehen se kjo nuk po reflektohet në bregdet. Sipas tyre, profili i turistit që po viziton Shqipërinë nuk është ai që kërkon plazhet dhe detin me ditë të tëra, […]

The post Dështimi/ Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri appeared first on BoldNews.al.

Nga truproja te vajzat/ Të gjithë njerëzit e Putin, kush janë trashëgimtarët e rinj të pushtetit në Rusi

10 August 2025 at 08:29

Në Kremlin po fryn erë ndryshimi. Presidenti rus Vladimir Putin po lë mënjanë aleatët e vjetër, shumica tashmë në të shtatëdhjetat, për t’i bërë vend një brezi të ri, por jo për të hequr dorë nga pushteti. Sipas një raporti të gazetarit rus-amerikan Mikhail Zygar për Atlantic Council, ky brez i ri përbëhet kryesisht nga fëmijët […]

The post Nga truproja te vajzat/ Të gjithë njerëzit e Putin, kush janë trashëgimtarët e rinj të pushtetit në Rusi appeared first on BoldNews.al.

Rikthehet vala e të nxehtit! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

10 August 2025 at 08:17

Shqipëria po përballet sot me një valë të nxehti ekstrem, me temperatura që në shumë zona do të kalojnë 38°C. Sipas MeteoAlb, moti do të mbetet i kthjellët gjatë gjithë ditës, ndërsa priten kushte për temperatura maksimale deri në 39°C në zonat e ulëta dhe bregdetare. Në Tiranë, termometri do të shënojë mbi 37°C që […]

The post Rikthehet vala e të nxehtit! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

ZYRTARE/ “Bomba” e merkatos së verës, Bernard Berisha rikthehet në Shqipëri

10 August 2025 at 08:13

Bernard Berisha mund të konsiderohet si “goditja” më e bujshme e kësaj merkato vere për Kategorinë Superiore në Shqipëri. Mesfushori anësor i kombëtares së Kosovës, i cili shkëlqeu me Besën e Kavajës dhe Skënderbeun, ka firmosur për Dinamo City, duke u ribashkuar kështu me ish-trajnerin e tij, Ilir Daja. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi […]

The post ZYRTARE/ “Bomba” e merkatos së verës, Bernard Berisha rikthehet në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

“Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë

10 August 2025 at 08:02

Pavarësisht vëmendjes publike dhe programeve të herëpashershme të lehtësimit të financimeve, kredia për bujqësinë mbetet në vlera shumë të ulëta. Rreth 15 vjet më parë, drejtori i përgjithshëm i një banke tregtare në Shqipëri, i pyetur rreth sektorëve me potencialet më të mëdha për të rritur kreditimin e bujqësisë, vendoste në krye të listës bujqësinë. […]

The post “Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 9 August 2025Main stream

EMRI/ Goditet trafiku i armëve Shqipëri-Itali, arrestohet kreu i bandës, në pranga dhe dy të tjerë

9 August 2025 at 15:32

Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Shkodrës dhe autoritetet italiane kanë ekzekutuar operacionin ndërkombëtar të koduar “Dërgesa”, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak. Në pranga janë vënë tre persona, të cilët akuzohen se kanë dërguar 5 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak në Itali . Më konkretisht, […]

The post EMRI/ Goditet trafiku i armëve Shqipëri-Itali, arrestohet kreu i bandës, në pranga dhe dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Fikja e sinjalit të News24/ Lubonja: Sulm banditesk që kapërcen ligjin, nga banda e Edi Ramës

9 August 2025 at 15:18

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar ashpër lidhur me rrethimin e medias News24 dhe paralizimin e punës së gazetarëve, si pasojë e moslejimit të hyrjes në ambientet e punës dhe ndërprerjes së energjisë elektrike. I ftuar në Syri TV, ai e cilësoi këtë si një goditje të rëndë ndaj lirisë së medias, duke kujtuar edhe precedentë […]

The post Fikja e sinjalit të News24/ Lubonja: Sulm banditesk që kapërcen ligjin, nga banda e Edi Ramës appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i madh në Lushnjë, rrezikohen banesat

9 August 2025 at 15:09

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e kësaj të shtune kodrat e fshatit Sejmenas, në njësinë administrative Fier-Shegan në Lushnjë. Flakët kanë djegur ullishte dhe sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ndërsa rreziku i përhapjes së tyre drejt banesave raportohet se është i lartë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse të Bashkisë […]

The post Zjarr i madh në Lushnjë, rrezikohen banesat appeared first on BoldNews.al.

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

9 August 2025 at 14:59

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, do t’i mirëpresin të shtunën në një takim këshilltarët e sigurisë kombëtare nga Evropa dhe SHBA-ja për të biseduar për luftën e Rusisë në Ukrainë, tha zyra e kryeministrit Keir Starmer. Kryeministri britanik Starmer bisedoi në telefon me presidentin e Ukrainës, […]

The post SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, identifikohen 3 autorët, në pranga dy prej tyre (EMRAT)

9 August 2025 at 14:38

Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri zjarri të 27-vjeçarit Renato Çadra, e regjistruar mbrëmjen e së premtes në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. I riu u paraqit vetë në spital i plagosur në këmbë. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë identifikuar tre autorët, teksa ngjarja ka ndodhur pas një […]

The post Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, identifikohen 3 autorët, në pranga dy prej tyre (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja BE-SHBA, disa sektorë “nën mjegull”

9 August 2025 at 13:39

Marrëveshja tregtare e Evropës me SHBA-në për tarifa prej 15% mbi një gamë të gjerë produktesh krijon ndikime të menaxhueshme për kompanitë, por nuk adreson pasiguritë specifike për grupet e biznesit të BE-së. Marrëveshja e Brukselit me Donald Trump lë shumë pikëpyetje për sektorë të veçantë, sidomos për industrinë e automobilave, farmaceutikën, minierat dhe kompanitë […]

The post Marrëveshja BE-SHBA, disa sektorë “nën mjegull” appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e News 24, fundi i një hakmarrjeje personale

9 August 2025 at 13:28

Nga Andi Bushati Rreth shtatë vite më parë, pikërisht në të njëjtat mjedise ku sot u turrën forcat e policisë, për të mbyllur televizionin News 24, dhe për të penguar gazetarët të shkonin në punë, Edi Rama hyri si i ftuar i Ylli Rakipit. Ishte koha e kanabizimit të vendit dhe e shpërthimit të skandaleve […]

The post Mbyllja e News 24, fundi i një hakmarrjeje personale appeared first on BoldNews.al.

Qëlloi me armë kuajt në Llogara, identifikohet autori, procedohet penalisht në gjendje të lirë

9 August 2025 at 13:14

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin, i cili ditën e djeshme qëlloi me armë gjahu ndaj një tufe me kuajsh në parkun kombëtar të Llogarasë. Bëhet fjalë për shtetasin S. M., 55 vjeç, banues në Orikum. Ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. Sipas Policisë, fillimisht […]

The post Qëlloi me armë kuajt në Llogara, identifikohet autori, procedohet penalisht në gjendje të lirë appeared first on BoldNews.al.

“Testi i acidit” i turizmit, pas suksesit, po vjen rreziku i bumerangut

9 August 2025 at 12:57

Nga një histori suksesi me rritjen dyshifrore të flukseve turistike dy vitet e fundit, turizmi shqiptar po përballet sot me një provë të vështirë: një “test acidi”. Ky është një term i huazuar nga financat, që përdoret për të matur aftësinë e një biznesi për të përballuar detyrimet afatshkurtra duke u mbështetur vetëm te burimet […]

The post “Testi i acidit” i turizmit, pas suksesit, po vjen rreziku i bumerangut appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet 78-vjeçari nga Korça, akuzohet se ngacmonte seksualisht dy gra

9 August 2025 at 12:47

Një i moshuar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohet për ngacmim seksual. Në pranga është vënë shtetasi N. K., 78 vjeç, i cili sipas autoriteteve policore dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dy shtetase. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 78 vjeç, pasi dyshohet […]

The post Arrestohet 78-vjeçari nga Korça, akuzohet se ngacmonte seksualisht dy gra appeared first on BoldNews.al.

Qeveria i fik sinjalin News24/ Berisha: Një akt prej xhelati i Ramaduros ndaj fjalës së lirë

9 August 2025 at 11:50

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aktin e sotëm të Qeverisë, e cila ka rrethuar me Polici godinën e News 24 në Shkozë, duke i fikur sinjalin televizionit dhe duke mos lejuar gazetarët të futen në redaksi, për shkak se do e kthejë në fabrikë të prodhimit të armëve. Në një postim në rrjetet […]

The post Qeveria i fik sinjalin News24/ Berisha: Një akt prej xhelati i Ramaduros ndaj fjalës së lirë appeared first on BoldNews.al.

Vrau fqinjin, duke e ngatërruar me derrin në arën me misra/ Arrestohet 53-vjeçari në Berat (EMRAT)

9 August 2025 at 11:33

Policia e Beratit ka arrestuar 53-vjeçarin Dhimitër Kuqi, i cili mbrëmjen e djeshme vrau aksidentalisht me armë gjahu fqinjin e tij në fshatin Bogdan, shtetasin Adriatik Toska, 57 vjeç. Blutë e Beratit raportojnë se mbi 53-vjeçarin rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia ”. Dhimitër Kuqi dyshohet se qëlloi me armë gjahu […]

The post Vrau fqinjin, duke e ngatërruar me derrin në arën me misra/ Arrestohet 53-vjeçari në Berat (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Përplasen tre makina në Zvërnec, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë

9 August 2025 at 11:16

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në aksin që të çon drejt fshatit te Zvernecit, në Vlorë. Nga informacionet paraprake mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur dy persona, të cilët udhëtonin me një automjet me targa italiane, Mes të plagosurve, është edhe një […]

The post Përplasen tre makina në Zvërnec, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Cila mund të jetë një marrëveshje e mundshme mes Ukrainës dhe Rusisë (Pikat)

9 August 2025 at 11:01

Uashingtoni dhe Moska, sipas Bloomberg, synojnë të arrijnë një marrëveshje për Ukrainën që do të ngrijë situatën në terren, duke hapur rrugën për një armëpushim dhe për diskutime teknike mbi një marrëveshje paqeje të qëndrueshme. Kjo marrëveshje paraprake parashikon që Rusia të mbajë territoret e pushtuara dhe kështu të ngrijë linjën e frontit. Sipas Wall […]

The post Cila mund të jetë një marrëveshje e mundshme mes Ukrainës dhe Rusisë (Pikat) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌