Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

HELSINKI – Finlanda: SHBA-ja të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë

8 August 2025 at 17:00

HELSINKI, 8 gusht /ATSH/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duhet të ecë përpara me vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë, pasi kjo do të ndihmonte për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha sot ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen në një intervistë për “Reuters”.

Trump e caktoi të premten si afatin e fundit deri për Rusinë – e cila duhej të binte dakord për paqe në Ukrainë ose blerësit e saj të naftës do të përballeshin me tarifa dytësore.

Megjithatë, Putin dhe Trump pritet të takohen javën e ardhshme – pas bisedimeve midis udhëheqësit rus dhe të dërguarit special të SHBA-së, Steve Witkoff të mërkurën, në Moskë – duke ngritur mundësinë që sanksionet e reja të vonohen ose të anulohen.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha të mërkurën se sanksionet dytësore ndaj vendeve që bëjnë biznes me Rusinë – pritet të zbatohen duke nisur nga e premtja.

“Unë shpresoj shumë që presidenti Trump t’i zbatojë këto sanksione”, tha Elina Valtonen, duke iu referuar sanksioneve dytësore që mund të ndikojnë veçanërisht në Kinë dhe Indi, blerësit më të mëdhenj të naftës ruse.

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ishte midis disa udhëheqësve evropianë që iu bashkua telefonatës me Trump të mërkurën, e cila synonte të koordinonte përpjekjet perëndimore për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Valtonen tha se furnizimet e vazhdueshme të armëve perëndimore për Kievin luanin një rol jetësor për të ushtruar presioni ndaj Putinit për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi në shkurt 2022 me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia.

Finlanda, së bashku me vendet e tjera nordike dhe tre shtetet baltike, ka qenë midis mbështetësve më të vendosur të Ukrainës. //a.i/

 

The post HELSINKI – Finlanda: SHBA-ja të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Finlanda i bashkohet Francës për avancimin e zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez

30 July 2025 at 19:51

Finlanda mbështet deklaratën e Francës që promovon zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, duke sinjalizuar njohjen e ardhshme të Palestinës si pjesë e një kuadri më të gjerë paqeje.

“Finlanda i është bashkuar deklaratës së Francës për avancimin e zgjidhjes me dy shtete. Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, po dërgojmë mesazh të qartë dhe të fortë: Paqja në Lindjen e Mesme është thelbësore për t’i dhënë fund vuajtjeve njerëzore”, tha ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen në X.

Ajo theksoi se paqja nuk është vetëm e nevojshme, por edhe e mundur, megjithëse kërkon përpjekje të konsiderueshme. “Mbrëmë u ndërmorën disa hapa në drejtimin e duhur”, shtoi Valtonen duke iu referuar progresit të bërë gjatë takimeve në Konferencën aktuale të OKB-së për Palestinën në New York.

Deklarata e përbashkët i angazhon nënshkruesit e saj për të promovuar zgjidhje me dy shtete, bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm, lirimin e pengjeve dhe shpërndarjen e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza.

Gjithashtu thekson rëndësinë e angazhimit të Autoritetit Palestinez për demilitarizimin dhe çarmatimin e Hamasit.

“Zgjidhja me dy shtete nuk ka të bëjë vetëm me të ardhmen e Palestinës, por edhe me sigurinë e Izraelit”, tha Valtonen. Ajo u bëri thirrje vendeve që ende nuk e kanë bërë këtë të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin dhe të mbështesin integrimin e tij në kornizat rajonale të sigurisë.

Kryediplomatja finlandeze potencoi se vendet arabe, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, shprehën publikisht mbështetje për çarmatimin dhe largimin e Hamasit nga Gaza.

Valtonen tha se njohja e shtetit të Palestinës është një hap drejt realizimit të zgjidhjes me dy shtete, por theksoi se Finlanda do ta bënte këtë kur të konsiderohet se i shërben më së miri stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

“Ajo duhet të përmbushë nevojat e sigurisë si të izraelitëve ashtu edhe të palestinezëve dhe të mbështesë aspiratat e shtetësisë dhe vetëvendosjes së Palestinës”, tha Valtonen.

METEO – Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë me 14 ditë radhazi mbi 30°C

26 July 2025 at 17:31

HELSINKI, 26 korrik /ATSH/- Finlanda ka regjistruar 14 ditë radhazi temperatura që tejkalojnë 30 gradë Celsius, duke vendosur një rekord të ri kombëtar për motin dhe duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 1972, raportoi Instituti Meteorologjik Finlandez, sipas “Helsinki Times”.

Pragu u kalua sërish dje në Parikala, ku temperaturat arritën në 30,3 gradë Celsius.

Rekordi i mëparshëm për 13 ditë radhazi – mbi 30 gradë Celsius – u regjistrua në vitin 1972.

Kjo është vala më intensive dhe e qëndrueshme e të nxehtit në historinë e Finlandës, e cila daton që nga viti 1961.

Periudha e gjatë pa shi e ka lënë pjesën më të madhe të tokës së Finlandës jashtëzakonisht të thatë.

Instituti Meteorologjik ka lëshuar paralajmërime për shkak të të nxehtit dhe zjarreve në pyje – në pjesë të mëdha të vendit.

Nxehtësia pritet të vazhdojë deri në fundjavë. Sipas parashikimeve, në disa pjesë të Laplandës dhe Finlandës lindore ka të ngjarë të ketë reshje shiu.

Deri të dielën, moti i paqëndrueshëm mund të përfshijë zona më të gjera, duke përfshirë bregdetin perëndimor dhe Finlandën qendrore.

Sipas meteorologut Ville Siiskonen, temperaturat arritën kulmin në juglindje dhe në disa pjesë të Ostrobothnia Veriore. //a.i/

 

The post METEO – Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë me 14 ditë radhazi mbi 30°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Finlanda dhe Lituania do të fillojnë prodhimin e minave tokësore

BRUKSEL, 9 korrik /ATSH/ – Lituania dhe Finlanda pritet të fillojnë prodhimin vendas të minave tokësore vitin e ardhshëm – për furnizimin e tyre, por edhe për Ukrainën – për shkak të asaj që e shohin si kërcënim ushtarak nga Rusia, thanë zyrtarë nga këto dy vende anëtare të NATO-s për “Reuters”.

Të dy vendet, që kufizohen me Rusinë, kanë shpallur synimin për t’u tërhequr nga Konventa e Otavës – që ndalon përdorimin e këtyre minave, dhe zyrtarët thanë se prodhimi mund të nisë sapo të përfundojë procesi gjashtëmujor i tërheqjes.

Tre shtete të tjera të NATO-s dhe Bashkimit Evropian – Polonia, Letonia dhe Estonia – po ashtu po e braktisin këtë traktat, duke përmendur shqetësimet në rritje të sigurisë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Vendimi në Finlandë dhe Lituani për të nisur prodhimin e këtyre minave – erdhi si rezultat i shqetësimeve në rritje – se ambiciet ushtarake të Rusisë mund të shtrihen përtej Ukrainës, dhe mes zotimeve të shteteve të NATO-s për të rritur shpenzimet për mbrojtje, në përputhje me kërkesat e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Lituania do të jetë në gjendje të furnizojë edhe vende të tjera, përfshirë Ukrainën”, tha Vincas Jurgutis, kreu i shoqatës së industrisë së mbrojtjes së Lituanisë.

Finlanda gjithashtu mund të furnizojë mina tokësore për Ukrainën.  /Ad.Ab/ /a.i/

The post FOKUS – Finlanda dhe Lituania do të fillojnë prodhimin e minave tokësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, disa të plagosur

3 July 2025 at 19:48

Një person në Finlandë ka sulmuar me thikë njerëz të shumtë të mbledhur pranë një qendre tregtare në qytetin jugor Tempere, pasditen e së enjtes.

Është ende e paqartë se sa persona kanë mbetur të lënduar nga sulmi, por policia lokale ka deklaruar se në vendin e ngjarjes nuk ka më rrezik.

Autoritetet lokale kanë nënvizuar se një person është arrestuar lidhur me sulmin dhe se të plagosurve u është dhënë ndihmë menjëherë.

Sipas mediave finlandeze, për kapjen e autorit agjentët bllokuan të gjitha dyert e qendrës tregtare dhe njerëzit nuk u lanë të hynin apo të dilnin. Ndërkohë, dëshmitarë të episodit të dhunshëm po merren në pyetje nga policia.

 

 

The post Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, disa të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Theren me thikë disa persona në një qendër tregtare në Finlandë

By: D Marku
3 July 2025 at 19:43

Disa persona janë therur me thikë pranë një qendre tregtare në Tampere, qyteti i tretë më i madh në Finlandë ndërsa një person është arrestuar, njoftoi policia.

Situata nuk paraqet më rrezik për të tjerët, njoftoi policia gjersa shtoi se “të plagosurit po marrin ndihmën e parë”. Nuk u dhanë detaje për shkallën e plagëve apo për autorin e sulmit.

Policia tha se po interviston dëshmitarët dhe kishte rrethuar vendin e ngjarjes, shkruan reuters.

Transmetuesi publik YLE raportoi se trafiku në qendrën e Tampere – e cila ndodhet rreth 180 kilometra në veri të Helsinkit dhe është qyteti i tretë më i madh në vend – është ndalur plotësisht.

Gazeta Ditore Ilta-Sanomat raportoi se një dëshmitar pa kalimtarë duke i dhënë ndihmë dy personave të shtrirë në tokë kur arriti policia, dhe sipas informacionit të saj, personi i arrestuar është një burrë finlandez në të njëzetat e tij.

Gazeta lokale Aamulehti raportoi se personi i arrestuar është një burrë.

The post Theren me thikë disa persona në një qendër tregtare në Finlandë appeared first on Albeu.com.

FINLANDË – Disa të plagosur pas një sulmi me thikë

HELSINKI, 3 korrik /ATSSH-AFP/ – Disa persona u plagosën sot me thikë pranë një qendre tregtare në qytetin e Tamperes, Finlandë, dhe një i dyshuar është arrestuar, njoftoi policia në një deklaratë.

“Situata nuk është më e rrezikshme. Viktimat po marrin ndihmën e parë”, shtuan ata, duke theksuar se nuk ishin në gjendje të specifikonin menjëherë numrin e viktimave.

Disa makina policie dhe ambulanca u dërguan shpejt në vendin e sulmit, sipas mediave lokale.

Zona jashtë qendrës tregtare ‘’Ratina’’ në Tampere u rrethua dhe policia ende po merrte në pyetje dëshmitarët e vendit të ngjarjes, më shumë se një orë pas incidentit.

Qyteti i Tampere, me një popullsi prej afërsisht 260 000 banorësh, ndodhet 180 kilometra në veri të Helsinkit./ /os/

The post FINLANDË – Disa të plagosur pas një sulmi me thikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FINLANDË – Parlamenti voton në favor të tërheqjes nga traktati i minave tokësore për shkak të kërcënimit rus

19 June 2025 at 15:48

KOPENHAGË, 19 qershor /ATSH-DPA/- Parlamenti i Finlandës votoi sot në favor të tërheqjes nga Konventa e Otavës – që ndalon përdorimin e minave tokësore kundër personelit – mes shqetësimeve për një kërcënim ushtarak që paraqet Rusia fqinje.

Finlanda u bashkohet anëtarëve të tjerë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s që kufizohen me Rusinë – Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia – duke u larguar ose duke planifikuar të largohen nga traktati.

Vendimi u miratua me 157 vota pro dhe tetë kundër – dhe do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas njoftimit zyrtar në OKB.

Republikat baltike Letonia, Lituania dhe Estonia kanë marrë tashmë vendime të ngjashme, ashtu si edhe Polonia.

Qeveria finlandeze e njoftoi vendimin në prill – pas miratimit nga komisioni parlamentar i punëve të jashtme.

Sipas ushtrisë finlandeze, minat tokësore i nevojiten për të mbrojtur vendin.

Traktati i Otavës hyri në fuqi në mars të vitit 1999 – duke ndaluar përdorimin, grumbullimin, prodhimin dhe transferimin e minave tokësore.

Finlanda nënshkroi traktatin në vitin 2012. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, India dhe Pakistani nuk e kanë nënshkruar ende.

Finlanda, e cila ndan kufirin më të gjatë të NATO-s me Rusinë (1 340 kilometra), vendosi pas disa dekadash neutraliteti të aplikonte për t’u bashkuar me NATO-n – së bashku me Suedinë – pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2022. //a.i/

The post FINLANDË – Parlamenti voton në favor të tërheqjes nga traktati i minave tokësore për shkak të kërcënimit rus appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në Finlandë është krejtësisht normale të rrish në heshtje me miqtë për orë të tëra dhe kjo konsiderohet kohë cilësore

By: gaze tare
12 June 2025 at 14:22

Në kulturën finlandeze, heshtja nuk shihet si e sikletshme, por si një shenjë kuptimplotë dhe respekti të ndërsjellë. Të kalosh kohë në qetësi me dikë, qoftë në sauna, gjatë një shëtitjeje apo thjesht ulur bashkë, konsiderohet një mënyrë e thellë dhe autentike për t’u lidhur me tjetrin.

Ky koncept njihet si “hiljaisuus”, ose “heshtja aktive”, dhe nënkupton praninë e plotë pa nevojën për fjalë.

Finlandezët vlerësojnë komunikimin e menduar, janë të qetë me pauzat në bisedë dhe e shohin heshtjen si një formë respekti dhe afërsie. Në një botë ku shumëkush ndjen nevojën të flasë pa pushim, ata besojnë se lidhjet e vërteta nuk kërkojnë gjithmonë biseda apo fjalë të tepërta.

The post Në Finlandë është krejtësisht normale të rrish në heshtje me miqtë për orë të tëra dhe kjo konsiderohet kohë cilësore appeared first on iconstyle.al.

Kur politika bëhet njerëzore: çfarë mësojmë nga Finlanda?

By: gaze tare
6 June 2025 at 17:14

Si e uli Finlanda pastrehësinë me mbi 70%?

Duke zgjedhur një rrugë të guximshme: t’i japë njerëzve shtëpi, para çdo gjëje tjetër.

Politika “Housing First” e ka kthyer Finlandën në një prej vendeve me shkallën më të ulët të pastrehësisë në botë.
Ky model u ofron banesë të përhershme dhe pa kushte personave në nevojë — dhe më pas, i ndihmon me shërbime sociale, integrim dhe punësim.

Rezultatet?
– Pastrehësia afatgjatë është ulur me mbi 70%
– Shumica e përfituesve nuk rikthehen më në rrugë
– Shteti kursen mijëra euro për person, çdo vit

Një shembull i fuqishëm që provon: kur vëmë njeriun në qendër, zgjidhjet funksionojnë.

The post Kur politika bëhet njerëzore: çfarë mësojmë nga Finlanda? appeared first on iconstyle.al.

Trafik droge nga Finlanda/ GJKKO lë në burg 9 anëtarët e grupit kriminal

By: xhir jeta
5 June 2025 at 11:49

Gjykata e Posaçme ka vendosur vijimin e masave arrest në burg për 9 të arrestuarit su pjesë e 4 grupeve kriminale të trafikut të drogës kryesisht asaj sintetike që trafikohej nga Shqipëria, Spanja e Hollanda drejt Finlandës.

Masa arrest në burg caktuar në mungesë u la në fuqi në prezencë të tyre këtë të enjte për:

Dorjan Luzaj, Geraldo Seferaj, Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu alias Agalliu, Kela Qevani, Ledion Hoxha, Besnik Sparta, Altin Musta

Dy prej anëtarëve të grupeve kriminale që drejtonin aktivitetin nga Shqipëria ndodhen ende në kërkim.

Operacioni ndërkombëtar antidrogë, GJKKO lë në fuqi masat për 9 të ndaluarit

By: fra nc
5 June 2025 at 11:31

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për 9 të arrestuarit në Shqipëri si pjesë e katër grupeve kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht të drogave sintetike, me destinacion Finlandën.

Operacioni u zhvillua pas një bashkëpunimi mes SPAK dhe autoriteteve ligjzbatuese finlandeze, si pjesë e një hetimi të gjerë ndërkombëtar që përfshiu gjithashtu Spanjën dhe Holandën.

Masat e sigurisë ishin dhënë më herët në mungesë, por janë rikonfirmuar këtë të enjte në prezencë të të dyshuarve:

  • Dorjan Luzaj
  • Geraldo Seferaj
  • Elton Myftari
  • Elton Tavani
  • Erind Teneqexhiu (alias Agalliu)
  • Kel Qevani
  • Ledion Hoxha
  • Besnik Sparta
  • Altin Musta

Sipas burimeve nga hetimi, këta shtetas kanë pasur role të ndryshme në organizimin dhe realizimin e trafikut të narkotikëve, duke përdorur Shqipërinë si bazë koordinimi dhe duke shfrytëzuar lidhje logjistike me vende të tjera europiane.

Ndërkohë, dy drejteus të këtyre rrjeteve kriminale në Shqipëri janë ende në kërkim, njëri prej të cilëve dyshohet se është larguar jashtë vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Operacioni ndërkombëtar antidrogë, GJKKO lë në fuqi masat për 9 të ndaluarit appeared first on Euronews Albania.

Dosja e SPAK për bandat shqiptare në Finlandë, pamjet nga punishtet e drogës.

By: fra nc
4 June 2025 at 10:43

Euronews Albania ka siguruar dosjen e mbërritur në SPAK nga autoritetet finlandeze, në të cilën dokumentohen rezultatet e një operacioni të përbashkët ndërkombëtar kundër trafikut të drogës.

Operacioni, i koduar “Pietari”, ka çuar në sekuestrimin e rreth 300 kilogramëve drogë dhe arrestimin e 55 personave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pamjet e siguruara tregojnë punishte artizanale të pajisura për prodhimin e drogave sintetike, si dhe pako të ambalazhuara me logo të koduara si “Lexus” dhe “333”.

Gjatë aksionit janë sekuestruar 170 kilogramë amfetaminë, 10 kilogramë kokainë, 100 kilogramë kanabis dhe mijëra tableta ekstazi e lëndë të tjera narkotike.

Në territorin shqiptar, SPAK ka arrestuar 9 nga 11 të dyshuar dhe ka sekuestruar automjete dhe telefona celularë. Autoritetet finlandeze bënë të ditur se një prej grupeve kryesore të trafikut operonte duke transportuar drogë nga Holanda drejt Finlandës përmes rrugëve tokësore me kamionë, ndërsa një tjetër trafikonte kanabis nga Spanja.

Po sipas hetimeve, dy nga grupet kriminale kishin bazën në Shqipëri dhe ishin përgjegjëse për trafikun e lëndëve narkotike nga vendet perëndimore drejt Finlandës, ku kishin ngritur rrjete të organizuara shpërndarjeje. Ndërkohë, një tjetër strukturë shqiptare vepronte brenda vetë Finlandës, merrej me shpërndarjen e drogës në nivel lokal, ndërsa një linjë tjetër përdorte postën për të trafikuar drogë nga Spanja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dosja e SPAK për bandat shqiptare në Finlandë, pamjet nga punishtet e drogës. appeared first on Euronews Albania.

EMRAT/ Operacioni i SPAK dhe autoriteteve në Finlandë, zbulohen anëtarët e grupit kriminal dhe dy vlonjatët që drejtonin trafikun e drogës

By: M C
3 June 2025 at 19:43

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me operacionin ndërkombëtar të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre finlandeze ku u goditën 4 grupe kriminale me anëtarë shqiptarë e të huaj, të cilët operonin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas asaj që u deklarua nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme drejtues të kësaj çështje, Arben Kraja dhe Alfred Shehu, dy nga “kokat” e këtyre grupeve kriminale, të cilët aktivitetin e tyre e kishin shtrirë në kontrabandimin e lëndëve narkotike nga Spanja e Holanda për në Finlandë, janë nga Vlora.

Sipas burimeve për media, këta dy persona janë identifikuar si Dorjan Luzaj e Geraldo Seferaj, tashmë të arrestuar. Janë arrestuar: Besnik Sparta, Erind Teneqexhiu (Agalliu) Altin Musta, Kela Qevani, Elton Tavani, Elton Myftari, Ledion Hoxha dhe Dorjan Luzaj e Geraldo Seferaj.

“Dy nga krerët e grupeve kriminale janë me origjinë nga Vlora. Për bazë konkrete nuk mund të flasim. Pjesa tjetër ka qenë e përqendruar në zonën e Kuçovës dhe Beratit”, tha prokurori Alfred Shehu duke bërë me dijë ndër të tjera, se në vendin tonë këta shtetas rezultojnë të kenë qenë të “pastër”, ndërkohë që për autoritetet finlandeze mësohet se janë persona me precedentë penalë.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar në total 11 masa sigurimi “arrest me burg”, 9 prej tyre të ekzekutuara dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim.

The post EMRAT/ Operacioni i SPAK dhe autoriteteve në Finlandë, zbulohen anëtarët e grupit kriminal dhe dy vlonjatët që drejtonin trafikun e drogës appeared first on Albeu.com.

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

3 June 2025 at 18:54

Janë zbardhur emrat e 6 nga 9 të arrestuarit në Shqipëri, në kuadër të operacionit të koduar “PIETARI”, ku SPAK së bashku me autoritetet finlanedeze goditën një grup kriminal shqiptar të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sintetike. Burime bëjnë me dije se dy prej “kokave” të grupit që janë arrestruar janë shtetasit Dorjan Luzaj, […]

The post “Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve appeared first on BoldNews.al.

SPAK operacion të përbashkët me Finlandën me 55 të arrestuar, sekuestrohen rreth 300 kg lëndë narkotike

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet finlandeze kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër disa grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani në konferencën për mediet theksoi se “ky hetim përfaqëson jo vetëm një sukses të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, por edhe një arritje të rëndësishme për SPAK, pasi shënon krijimin e një skuadre të përbashkët hetimore ndërmjet SPAK dhe autoriteteve finlandeze”.

Sipas Dumanit “ky bashkëpunim është dëshmi e qartë se krimi i organizuar shqiptarë ka shtrirë aktivitetin e tij dhe në vend nordike përfshire Finlandën, por njëkohësisht ky hetim i përbashkët është tregues i besimit që autoritetet ligjzbatuese nordike i kanë dhënë strukturave tona të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit”.

“Goditëm disa grupe kriminale të cilët janë përgjegjës për shitjen e sasive të konsiderueshme të drogave të llojeve në ndryshme ku përfshihen droga sintetike, kokainë, marijuanë e të tjerë”, shtoi Dumani.

Komisari për Krimin i Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë paraqiti edhe rezultatet e operacionit të përbashkët.

Sipas tij, janë arrestuar 55 persona dhe në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar rreth 300 kg lëndë narkotike.

“Rreth dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë në Finlandë i cili u konkludua me arrestimin e 55 shtetasve. Në kuadër të këtij hetimi u sekuestruan rreth 300 kg lëndë narkotike e cila kryesisht u trafikua nga Spanja dhe Holanda. Nga sasia totale e lëndës narkotike të sekuestruar në Finlandë rreth 170 ka qenë amfetaminë, 10 kg kokainë, rreth 100 kg marijuanë, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë disa tableta lëndësh narkotike. Nga hetimi i ndërmarrë në Finlandë rezultoi se drejtuesit kryesor të këtij trafikimit të lëndëve narkotike ishin shtetas që vepronin nga Shqipëria”, tha komisari i Krimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë. /j.p/

 

The post SPAK operacion të përbashkët me Finlandën me 55 të arrestuar, sekuestrohen rreth 300 kg lëndë narkotike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK: Goditja e rrjetit ndërkombëtarë të narkotikëve, masa sigurie për 9 shqiptarë

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me autoritetet finlandeze ka goditur një rrjet kriminal ndërkombëtar të trafikut të narkotikëve dhe substancave sintetike.

Hetimet, të cilat kanë nisur pas kërkesës së policisë finlandeze, kanë zbuluar se grupe të strukturuara kriminale të udhëhequra nga shtetas shqiptarë, kanë trafikuar sasi të mëdha droge në Finlandë, përfshirë kokainë, amfetaminë, kanabis dhe ekstazi.

Në kuadër të hetimeve të përbashkëta, Skuadra e Përbashkët Hetimore, e formuar më 21 nëntor 2023, ka përdorur metoda të specializuara, duke përfshirë përgjime dhe kontrollime sekrete. Nga këto hetime ka rezultuar se grupe të strukturuara kriminale kanë shpërndarë drogë nga Holanda dhe Spanja.

“Episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine, si dhe shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë”, informoi SPAK.

Më 3 qershor 2025, janë ekzekutuar masat e sigurimit për 9 shtetas shqiptarë, pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme; B.S, (27.01.1985); E.A (alias E.T 07.02.1991); A.M (07.06.1981); K.Q (14.04.1981; T.K (alias T.T 15.10.1977); G.S (05.07.1994; E.M, (29.05.1983); L.H, (09.01.1983); D.L, (07.06.1983)

Gjatë aksionit, janë sekuestruar 8 automjete, 13 telefona celularë dhe prova të tjera të rëndësishme.

Në zbatimin e masave të sigurisë dhe ushtrimin e kontrolleve kanë marrë pjesë edhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë, të policisë së Helsinkit dhe Turkut, Finlandë. Ndihmë të veçantë në hetimin e këtij procedimi penal ka dhënë Zyra e Oficerit Ndërlidhës të Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën, duke ngritur urat lidhëse mes SPAK dhe autoriteteve hetimore dhe policore të Finlandës.

Hetimi në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore është mbështetur nga “Rrjeti @ON” i financuar nga Komisioni Europian, i drejtuar nga Drejtoria Italiane e Hetimit Antimafia (DIA).

/a.f/

The post SPAK: Goditja e rrjetit ndërkombëtarë të narkotikëve, masa sigurie për 9 shqiptarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Goditja e bandës shqiptare, SPAK: Trafikuan drejt Finlandës 400 kg amfetaminë dhe 500 kg kanabis e kokainë

3 June 2025 at 16:46

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me operacionin e kryer së bashku me autoritetet finlanedeze ku goditën një rrjet të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sintetike, pas dy vitesh hetimesh. Në total janë lëshuar 11 masa sigurie, ku janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre, teksa grupi kriminal shqiptar […]

The post Goditja e bandës shqiptare, SPAK: Trafikuan drejt Finlandës 400 kg amfetaminë dhe 500 kg kanabis e kokainë appeared first on BoldNews.al.

Nga Shqipëria drejtonin trafikun e drogës në Finlandë, SPAK jep detaje

By: user 8
3 June 2025 at 16:29

SPAK dhe autoritetet finlandeze godasin rrjetin e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sintetike. Masa sigurie për 11 shtetas shqiptarë.

Detaje nga SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze po vijon hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147, të regjistruar më 29.06.2023, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.

Procedimi penal është regjistruar pas kërkesës për bashkëpunim, e cila është paraqitur më 21.06.2023 nga Qendra e Policisë për Krime të Finlandës dhe policisë së Lounais-Suomi, lidhur me hetimet të zhvilluara për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të rrezikshme në Finlandë, nga grupe të strukturuara kriminale, të përbërë nga shtetas shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me shtetas të tjerë finlandezë, europianë dhe aziatikë.

Më datë, 21.11.2023, në kuadër të hetimeve të përbashkëta është krijuar Skuadra e Përbashkët Hetimore, mes Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departmentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departmentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.

Pas krijimit të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë 18 muajve të hetimeve intensive, u përdorën metoda speciale të hetimit si; përgjime të komunikimeve telefonike apo regjistrime të fshehta fotografike, filmike apo video, në vende publike, si edhe janë shkëmbyer në kohë reale informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës.

Nga provat e administruara rezulton se:

Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope. Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzyar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.

Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.

Episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë:

Trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine.
Shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë.
Masa sigurie dhe arrestime:

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.52, datë 02.06.2025, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj 11 shtetasve shqiptarë.

Më 03.06.2025 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë e mundur zbatimi i masës së sigurisë për 9 persona nën hetim.

B.S, (27.01.1985)
E.A (alias E.T 07.02.1991)
A.M (07.06.1981)
K.Q (14.04.1981;
T.K (alias T.T 15.10.1977)
G.S (05.07.1994;
E.M, (29.05.1983)
L.H, (09.01.1983)
D.L, (07.06.1983)
Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar nç cilësinë e provave materiale:

8 automjete
13 telefona celularë
Prova shkresore të ndryshme
Në zbatimin e masave të sigurisë dhe ushtrimin e kontrolleve kanë marrë pjesë edhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë, të policisë së Helsinkit dhe Turkut, Finlandë.Ndihmë të veçantë në hetimin e këtij proçedimi penal ka dhënë Zyra e Oficerit Ndërlidhës të Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën, duke ngritur urat lidhëse mes SPAK dhe autoriteteve hetimore dhe policore të Finlandës.

Hetimi në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore është mbështetur nga “Rrjeti @ON” i financuar nga Komisioni Europian, i drejtuar nga Drejtoria Italiane e Hetimit Antimafia (DIA).

The post Nga Shqipëria drejtonin trafikun e drogës në Finlandë, SPAK jep detaje appeared first on Lapsi.al.

Goditja e grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike në Finlandë, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të 9 shqiptarëve (VIDEO)

By: V K
3 June 2025 at 15:36

Policia ka publikuar pamje nga momenti i goditjes së grupeve kriminale të trafikut të drogës në Finlandë. Në pamje shihen anëtarët e grupit të vendosur në pranga pas operacionit të SPAK në bashkëpunim me autoritetet finlandeze mëngjesin e sotëm.

SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste, ndërsa janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre.

Blutë po punojnë për kapjen e një prej shtetasve, ndërsa një tjetër nuk ndodhet në Shqipëri dhe po punohet me autoritetet partnere për lokalizimin e tij.

Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumente me vlerë për hetimin, kryesisht në gjuhën finlandeze, të cilat konsiderohen prova të rëndësishme që do të shërbejnë për vijimin e hetimeve të mëtejshme penale dhe hetimit pasuror.

 

 

“Gjatë operacionit, për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë, u angazhuan rreth 110 punonjës të Policisë së Shtetit. Konkretisht, u përfshinë Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, në bashkëpunim me drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Nga 11 masa sigurie, Policia e Shtetit në bashkëpunim me BKH-në, kanë ekzekutuar 9 masa sigurie dhe vijon puna për kapjen e 1 shtetasi, ndërsa 1 shtetas, nga informacionet e siguruara, nuk ndodhet në Shqipëri, dhe po bashkëpunohet me auritetet partnere për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjithashtu, janë sekuestruar prova të rëndësishme për vijimin e hetimeve paraprake dhe hetimit pasuror”,– njofton policia.

The post Goditja e grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike në Finlandë, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të 9 shqiptarëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌