Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 August 2025Main stream

Rama: Lëpusha, mrekulli e Alpeve tona

21 August 2025 at 09:00

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka promovuar sot bukuritë natyrore të Lëpushës dhe Kelmendit, në Malësinë e Madhe, si destinacione të veçanta turistike në Alpet shqiptare.

Rama ndau pamje nga kjo zonë malore, duke e cilësuar Lëpushën “një mrekulli të Alpeve tona” dhe një destinacion që nuk duhet të mungojë në itinerarin e atyre që janë të apasionuar pas turizmit natyror.

“Lëpusha e Kelmendit në Malësi të Madhe, një mrekulli e Alpeve tona, e një destinacion që s’duhet të mungojë në udhëtimet e të pasionuarve pas turizmit natyror”, thekson Rama.

Malësia e Madhe po kthehet gjithnjë e më shumë në një pikë referimi për turizmin malor dhe atë familjar, duke tërhequr vizitorë vendas e të huaj. Potenciali i pasur natyror, mikpritja tradicionale dhe zhvillimi i agroturizmit po e bëjnë zonën një ndër destinacionet më premtuese për turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri.

Në fshatin Lëpushë, me mbështetjen e AZHBR-së janë ngritur shtëpi pritjeje (bujtina) që bëjnë të mundur strehimin e vizitorëve vendas e të huaj.

Lëpusha vlerësohet si bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve shqiptare. Male të larta me bllokun shkëmborë të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth. Shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyje e dendur që harbojnë gjatë stinës së verës.

Fshati laget përherë nga përroi i quajtur Sheu i Lëpushës. Dega kryesore e ekonomisë në zonë është blegtoria dhe bujqësia, por vitet e fundit po zhvillohet edhe agroturizmi. Përpunimi artizanal i drurit është një tjetër burim ndihmës për ekonominë e banorëve.

Lëpusha është një vend i mrekullueshëm me potenciale për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës.

Lëpusha e Kelmendit, bukurinë e saj përrallore e ka në stinën e verës. Aty ndodhen bujtina që kanë përshtatur komoditetin për një turizëm gjithëvjetor. Vizitorë të zonës janë kryesisht ata që pëlqejnë ngjitjet malore, aventurën, sportet e borës dhe natyralistët.

1 nga 3

The post Rama: Lëpusha, mrekulli e Alpeve tona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

9 vite krenarie, triumfi historik i Majlinda Kelmendit

By: Kult Plus
7 August 2025 at 11:15

Sot bëhen plot 9 vite nga dita kur Majlinda Kelmendi shkroi historinë dhe e ngriti Kosovën në majat e botës. Më 7 gusht 2016, në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros, ajo u bë sportistja e parë që fitoi një medalje të artë për Kosovën, duke hyrë përgjithmonë në zemrat e një kombi të tërë.

Në një arenë ndërkombëtare ku konkurrenca është e pamëshirshme, Majlinda doli mbi të gjithë, e pathyeshme, e vendosur dhe krenare. Kur ajo u ngjit në podiumin më të lartë dhe flamuri i Kosovës u ngrit për herë të parë në Olimpiadë, e gjithë bota dëgjoi për Kosovën, për një shtet të ri, por me shpirt të madh, transmeton KultPlus.

Ajo medalje nuk ishte vetëm e artë, ishte simbol i sakrificës, i përkushtimit dhe i guximit, jo vetëm për Majlindën, por për të gjithë shqiptarët, kudo që janë.

Majlinda Kelmendi nuk ishte vetëm kampione, ajo u bë ikonë. Heroina që me duart e saj solli lot gëzimi, shpresë dhe krenari për një popull që e kishte ëndërruar këtë moment për dekada me radhë./KultPlus.com

Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

By: berti
27 July 2025 at 13:47

Nga Albert Vataj Më 27 korrik të çdo viti, kalendari kishtar kujton një nga figurat më të ndritura të krishterimit lindor, Shën Klementin e Ohrit, ipeshkëvin dhe misionarin e shekullit IX, dishepullin besnik të Shën Qirilit dhe Shën Metodit. Ai njihet si një nga themeluesit e shkollës së Ohrit, si përhapës i shkrim-leximit në gjuhën sllave dhe si krijues i një tradite të re liturgjike…

Source

Enise Zijade sjell medaljen e parë për Kosovën në EYOF Shkupi 2025

24 July 2025 at 17:24

Kosova ka arritur të sigurojë medaljen e saj të parë në Festivalin Olimpik Veror Evropian për të Rinj (EYOF) “Shkupi 2025”, falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme nga xhudistja Enise Zijade.

Zijade, që garoi në kategorinë deri në 57 kilogramë, fitoi medaljen e bronztë, duke hyrë në histori si xhudistja e parë kosovare që fiton medalje në EYOF.

Pas tri fitoreve bindëse në fazën paraprake, Enise u ndal në gjysmëfinale nga gjermania Jolina Reinhold, e cila e mposhti me uazari dhe katër yuko në një duel shumë të fortë dhe taktikisht të vështirë.

Megjithatë, Zijade reagoi fuqishëm në luftën për vendin e tretë, duke siguruar podiumin për Kosovën. Ajo mposhti katër kundërshtare, përfshirë italianen Anita Comba në finalen për vendin e tretë.

Kjo është medalja e dytë në histori të pjesëmarrjes së Kosovës në EYOF, por e para për sportin e xhudos.

“Urime të mëdha për Enisen, trajneren legjendare Majlinda Kelmendi, mentorin Driton Kuka, dhe gjithë Federatën e Xhudos së Kosovës (FXHK)”, ka shkruar KOK. /Telegrafi/ 

The post Enise Zijade sjell medaljen e parë për Kosovën në EYOF Shkupi 2025 appeared first on Telegrafi.

Egli këndoi “Mora Fjalë” në koncert, Albina Kelmendi e kritikon: Playback-u në përgjithësi nuk është normal

By: redi
21 July 2025 at 16:03

Albina Kelmendi ka sqaruar deklaratën e saj ku ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj një prej performancave të Egli Takos, e cila në një nga koncertet e saj, interpretoi këngën “Mora fjalë” të artistes Shkurte Fejza, duke u bërë virale në rrjete sociale për shkak të veshjes, që nga shumë komentues u cilësua si mungesë respekti ndaj kësaj kënge patriotike. ”Së pari më vjen keq që reagimi im është…

Source

Albina Kelmendi shpërthen ndaj Eglit: Kënga e Adem Jasharit bastardohet duke u kënduar me…

By: V K
21 July 2025 at 14:44

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ka ndezur debat të madh, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të këngëtares së njohur Albina Kelmendi.

Pamjet tregojnë këngëtaren Egli Tako, duke interpretuar këngën patriotike “Mora fjalë” të legjendës Shkurte Fejza, gjatë një performance në një klub nate, e veshur në një mënyrë që shumë e kanë cilësuar si të papërshtatshme për natyrën e këngës.

Albina, e ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke e shoqëruar me komentin:

M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”.

Në një tjetër reagim që po qarkullon bashkë me videon, ndjekësit kanë përdorur tone sarkastike, duke shkruar:

“Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke u kënduar në brekë”.

 

 

Një pjesë e ndjekësve mbështesin reagimin e Albinës, duke e cilësuar të drejtë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa të tjerë e shohin si një debat mbi lirinë artistike dhe mënyrën se si brezat e rinj e interpretojnë artin.

Deri tani, Egli Tako, nuk ka reaguar publikisht ndaj kritikave, por diskutimi vazhdon të zgjerohet në rrjet

The post Albina Kelmendi shpërthen ndaj Eglit: Kënga e Adem Jasharit bastardohet duke u kënduar me… appeared first on Albeu.com.

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet

By: gaze tare
21 July 2025 at 10:07

Një detaj nga performanca e Egli Takos ka bërë që vëmendja të zhvendoset nga muzika te polemikat. Teksa në sfond dëgjohej kënga tradicionale dhe e dashur për publikun shqiptar “Mora fjalë”, Egli u shfaq në skenë me një veshje që nuk u prit mirë nga disa ndjekës, përfshirë edhe këngëtaren e njohur Albina Kelmendi.

Albina reagoi publikisht duke e konsideruar zgjedhjen e veshjes si të papërshtatshme, duke thene;

‘Me falni qe po e bej share. Uroj qe kjo te jete nje montazh i keq’

Reagimi i saj ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Disa i dhanë të drejtë Albinës, duke e konsideruar veshjen e Egli Takos si mungesë respekti ndaj këngës dhe traditës shqiptare.

The post Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet appeared first on iconstyle.al.

Kelmendi, thesari magjik i Malësisë së Madhe, Rama ndan pamje

By: Kult Plus
20 July 2025 at 20:21

Në çdo cep të Malësisë së Madhe gjenden gjurmë të një historie të thellë, natyrë e paprekur dhe mikpritje që të mbetet në mendje. Në zemër të kësaj zone ndodhet Kelmendi, një destinacion që nuk njeh kufij sezonalë dhe që dita-ditës po shndërrohet në një pikë referimi për turizmin malor në Shqipëri.

I rrethuar nga fshatra me arkitekturë alpine dhe histori shekullore, Kelmendi të fton në një udhëtim të paharruar, ku çdo vizitë është një përjetim unik. Ushqimet tradicionale, mikpritja e ngrohtë e banorëve, peizazhet e egra dhe të paprekura, e kanë kthyer këtë zonë në një perlë turistike.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Kelmendi, duke e cilësuar atë vend si “magjik”.

Zona ofron një potencial të jashtëzakonshëm për turizëm të shumëllojshëm. Ecje në shtigje të pashkelura, eksplorim i shpellave të lashta, lundrim me kajak në lumin e kthjellët të Cemit, apo kalërim përmes peizazheve të egra, të gjitha janë përvoja që të lidhin me natyrën.

Një nga pasuritë më të veçanta të Malësisë së Madhe janë shpellat, që jo vetëm mahnitin me format e tyre natyrore, por edhe zbulojnë të dhëna të rëndësishme për jetën e hershme njerëzore. Shpellat më të njohura ndodhen në Kelmend, Shkrel, Kastrat dhe Gruemirë, dhe janë një thesar për eksploruesit dhe studiuesit.

Qoftë verë apo dimër, Kelmendi mbetet një destinacion për këdo që kërkon turizmin malor, larg zhurmës, pranë natyrës, historisë dhe shpirtit të saj malësor./atsh/ KultPlus.com

Kelmendi, thesari magjik i Malësisë së Madhe, Rama ndan pamje


TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Në çdo cep të Malësisë së Madhe gjenden gjurmë të një historie të thellë, natyrë e paprekur dhe mikpritje që të mbetet në mendje. Në zemër të kësaj zone ndodhet Kelmendi, një destinacion që nuk njeh kufij sezonalë dhe që dita-ditës po shndërrohet në një pikë referimi për turizmin malor në Shqipëri.

I rrethuar nga fshatra me arkitekturë alpine dhe histori shekullore, Kelmendi të fton në një udhëtim të paharruar, ku çdo vizitë është një përjetim unik. Ushqimet tradicionale, mikpritja e ngrohtë e banorëve, peizazhet e egra dhe të paprekura, e kanë kthyer këtë zonë në një perlë turistike.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Kelmendi, duke e cilësuar atë vend si “magjik”.

Zona ofron një potencial të jashtëzakonshëm për turizëm të shumëllojshëm. Ecje në shtigje të pashkelura, eksplorim i shpellave të lashta, lundrim me kajak në lumin e kthjellët të Cemit, apo kalërim përmes peizazheve të egra, të gjitha janë përvoja që të lidhin me natyrën.

Një nga pasuritë më të veçanta të Malësisë së Madhe janë shpellat, që jo vetëm mahnitin me format e tyre natyrore, por edhe zbulojnë të dhëna të rëndësishme për jetën e hershme njerëzore. Shpellat më të njohura ndodhen në Kelmend, Shkrel, Kastrat dhe Gruemirë, dhe janë një thesar për eksploruesit dhe studiuesit.

Qoftë verë apo dimër, Kelmendi mbetet një destinacion për këdo që kërkon turizmin malor, larg zhurmës, pranë natyrës, historisë dhe shpirtit të saj malësor.

/r.e/

The post Kelmendi, thesari magjik i Malësisë së Madhe, Rama ndan pamje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë nuk tha Vjosa Osmani

19 July 2025 at 11:27

Në politikë, shpeshherë më shumë kuptim kanë ato që nuk thuhen sesa ato që shfaqen para kamerave me buzëqeshje diplomatike apo fjalime të përgatitura me kujdes. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e dëshmoi këtë përsëri gjatë vizitës së saj të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në konferencën pasuese në Prishtinë. Nga njëra anë, në ShBA ajo bëri përpjekje për të ngjallur simpati e mbështetje politike për vetveten, madje duke mos kursyer as lavdërimet për presidentin Trump, e nga ana tjetër në konferencën në Prishtinë mbajti një qëndrim të tensionuar dhe pa asnjë reflektim mbi realitetin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit që ajo udhëheq. Por, në gjithë këtë shfaqje politike, ajo çfarë spikat më shumë janë pikërisht ato që Vjosa Osmani nuk tha.

Në vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara, Osmani befasoi opinionin me tonin e lartë lavdërues ndaj Donald Trumpit dhe administratës së tij. “Presidenti Trump ishte ndër të parët që mbështeti marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë”, deklaroi ajo, duke lënë të nënkuptohet se ai ka qenë faktor i rëndësishëm për shtetësinë e Kosovës. Një qëndrim i tillë është thellësisht hipokrit nëse e krahasojmë me pozicionimin e saj dhe të sektit partiak Guxo në vitin 2020, kur marrëveshja e Uashingtonit, nënshkruar nga kryeministri Abdullah Hoti, u denoncua si e dëmshme, jokushtetuese dhe proserbe. Vjosa atëherë nuk kurseu deklaratat për ta quajtur atë marrëveshje si “kërcënim për sovranitetin” dhe “dorëzim të Veriut”, ndërkohë që sot, për interesa personale dhe për ndërtimin e imazhit në arenën ndërkombëtare, ajo e lavdëron me entuziazëm pikërisht atë platformë të cilën dikur e konsideronte si kapitulluese. Kjo është një ndër kontradiktat më të mëdha politike të saj, që tregon jo vetëm mungesë konsekuence, por edhe përpjekje të qëllimshme për të manipuluar opinionin ndërkombëtar e qe besa edhe opinion e brendshëm.

Por, ajo që nuk tha Vjosa Osmani në atë fjalim, ishte se vetë ajo, për katër vjet, ka qenë pjesë aktive në pengimin e integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke ndjekur politikën e Albin Kurtit për të bllokuar çdo marrëveshje që nuk vinte nga qeveria e tyre. Ajo nuk tha se nuk ka bërë asgjë për të avancuar dialogun me partnerët evropianë dhe se, përkundrazi, ka kontribuar në ftohjen e raporteve me ta.

Në Prishtinë, pas kthimit nga ShBA-ja, Osmani doli para mediave për të përsëritur të njëjtin diskurs për rrezikun nga Serbia dhe “qëndrueshmërinë e institucioneve të Kosovës”. Por, ajo që nuk tha dhe që është shumë më e rëndësishme, është se vetë Presidenca nuk ka pasur asnjë informacion të besueshëm dhe të hershëm për rrezikun konkret nga Serbia gjatë krizave në Veri, përfshirë edhe sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023. Shih këtu deklaratat e Ambasadës gjermane në Prishtinë. Dhe, nëse paska qenë, ta supozojmë e vërtet, pra nuk e tha me kohë dhe në Prishtinë, por ca muaj me vonesë dhe atë në ShBA. Ajo nuk e pranoi se shërbimet inteligjente kishin dështuar dhe as nuk ofroi ndonjë shpjegim se pse Presidenca nuk ka një mekanizëm funksional të sigurisë. Ajo nuk tha se kishte mashtruar opinionin publik se “institucionet janë të informuara për çdo kërcënim”, ndërkohë që reagimet e tyre vinin gjithmonë me vonesë dhe shpesh të koordinuara për propagandë më shumë sesa për veprim efektiv. Në fakt, zonja Osmani nuk tha as se ka gënjyer në mënyrë të përsëritur për raportimet që i ka bërë komunitetit ndërkombëtar, sidomos kur përfaqësues të BE-së apo ShBA-së e akuzonin Kosovën për mungesë koordinimi dhe për retorikë të dëmshme politike.

Presidentja nuk tregoi se për këto katër vjet të mandatit të saj, Kosova nuk ka pasur asnjë progres domethënës në politikën e jashtme. Nuk pati njohje të reja, nuk pati asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, madje as në UNESCO apo Interpol – objektiva që ishin shpallur si prioritete të politikës së jashtme. Nuk tha se dështimet diplomatike janë pasojë e qasjes konfliktuoze të saj dhe të qeverisë, duke përjashtuar opozitën nga të gjitha proceset, duke denigruar çdo marrëveshje që nuk është nënshkruar nga Qeveria Kurti dhe duke mos ndërtuar konsensus kombëtar për çështjet madhore. Zonja Osmani nuk e tha të vërtetën se e ka kthyer Presidencën në një zgjatim të partisë së Albin Kurtit dhe të sektit brenda saj, Guxo, dhe në një zyrë shërbimi për militantet e tyre. Ajo nuk pranoi kurrë publikisht se në vend që të jetë mbi palët, siç e kërkon Kushtetuta, ajo ka funksionuar si zëdhënëse politike e Vetëvendosjes.

Një prej mëkateve politike më të rënda të Vjosa Osmanit është mënyra se si e ka trajtuar marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministri Abdullah Hoti në vitin 2020. Për katër vjet rresht, ajo e ka demonizuar këtë marrëveshje, e ka paraqitur si “tradhti kombëtare” dhe si “përkulje para Serbisë”. Megjithatë, në mënyrë ironike dhe hipokrite, shumë nga pikat e asaj marrëveshjeje janë përdorur si bazë edhe nga Qeveria Kurti për të negociuar më tej. Madje, edhe pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve për të vënë rend në procesin e dialogut, shumë nga sugjerimet e marrëveshjes Hoti janë rikthyer në tavolinë. Por, Vjosa Osmani nuk kërkoi falje. Ajo nuk tha “më falni” që kam mashtruar qytetarët e Kosovës me retorikë të pabazë dhe ideologjike, që kam ndihmuar në përçarjen e skenës politike për interesa të ngushta personale. Ajo nuk tha që i ka detyruar strukturat shtetërore të veprojnë në funksion të partisë dhe jo të interesit publik.

Ajo që Vjosa Osmani nuk tha, është sigurisht më e rëndësishme sesa ajo që tha. Nuk tha që nuk është më përfaqësuese e unitetit qytetar. Nuk tha se ajo dhe Donika Gërvalla kanë mbushur ambasadat me dilitantë politikë dhe analfabetë.

Në asnjë moment, presidentja Osmani nuk e pranoi që gjatë katër vjetëve të mandatit të saj – një periudhë tejet kritike për shtetin e Kosovës – politika e jashtme e vendit ka pësuar regres të dukshëm. Ajo nuk tha se përkundër pozicionit të saj, që në çdo shtet funksional shfrytëzohet për të ndërtuar ura diplomatike dhe për të rritur prestigjin ndërkombëtar të vendit, ajo në fakt ka shërbyer si zëdhënëse dhe mbrojtëse e një linje të vetme politike – asaj të kryeministrit, Albin Kurti. Për më keq, ajo nuk e tha se është mashtruar ose e ka fshehur të vërtetën kur u raportua se Serbia gati e kishte sulmuar Kosovën – një situatë që kërkon transparencë të menjëhershme për popullin.

Për një presidente, e vërteta nuk është zgjedhje taktike, është detyrim moral. Ajo nuk tha se ajo marrëveshje solli njohje të rëndësishme për Kosovën në arenën ndërkombëtare, si ajo nga Izraeli. Nuk tha që marrëveshja përfshinte projekte të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe integrimin rajonal. Dhe, nuk tha që, me gjithë propagandën e saj të ashpër kundër kësaj marrëveshjeje, në fund asnjë hap konkret nuk është bërë për ta zëvendësuar atë me një marrëveshje më të mirë. As falje nuk kërkoi për këtë linçim publik të një përpjekjeje serioze për avancimin e interesave shtetërore. Ajo nuk tha se për katër vite nuk ka ndërtuar një model të ri qeverisës presidencial, por vetëm ka ndjekur linjën e partisë në pushtet, pa asnjë kritikë, pa asnjë distancë. Në thelb, Vjosa Osmani nuk është sjellë si presidente, por si zëdhënëse e Albin Kurtit.

Ajo që populli i Kosovës do të dëshironte të dëgjonte prej saj, ndoshta nuk është asgjë më shumë sesa një fjalë e thjeshtë: Falje.
Falje për mashtrimet; falje për dështimet; falje për arrogancën; falje për heshtjen; falje që i trajtoi qytetarët si spektatorë të një teatri politik, ku fjala “shtet” përkthehej në interes partiak, e fjala “presidente” në heshtje të qëllimshme.

Në fund, kjo analizë nuk është thjesht një kritikë ndaj një figure të vetme politike, por një reflektim mbi mënyrën se si udhëheqësit tanë përdorin fjalët për të fshehur të vërtetat më thelbësore. Vjosa Osmani është simbol i një politike që jeton në dritën e kamerave, por hesht përballë pasqyrës së përgjegjësisë. Ajo që nuk tha flet më shumë se çdo konferencë shtypi. Dhe, pikërisht kjo është tragjedia politike e Kosovës sot – një Republikë që endet në mjegullën e premtimeve të pambajtura dhe heshtjeve të qëllimshme.

The post Çfarë nuk tha Vjosa Osmani appeared first on Telegrafi.

Perlat e muzikës shqiptare këmbuan mbrëmë në Prishtinë, ‘Zanat’ me koncertin e parë organizuar nga vetë ansambli

By: Kult Plus
18 June 2025 at 23:19

Flonja Haxhaj

Mbrëmë, në sallën kryesore të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në një atmosferë të ngrohtë dhe përplot emocione, ansambli vokal “Zanat” solli një koncert të veçantë me këngë të vjetra shqipe të përpunuara, duke shënuar kështu një moment historik në rrugëtimin e tij artistik, shkruan KultPlus.

Themeluar në vitin 2017,  ndonëse ishte pjesëmarrës në shumë koncerte të tjera të përbashkëta, kjo ishte hera e parë që ansambli ndërmori vetë organizimin e një koncerti të plotë.

Ky koncert i veçantë si për grupin, ashtu edhe për publikun , u hap me këngën “Motra ime Doruntine”, një këngë kjo e cila përgatiti publikun për një natë që do të pasonte me këngë që ringjallnin memorjen kulturore kolektive. Pas saj, u interpretua “Po vijnë krushqit fushave”, ndërsa kënga “Kënga juaj shpirtin ma rrëmben”, e shoqëruar nga pianistja Pranvera Hoxha, i dha publikut një atmosferë sa gazmore aq edhe nostalgjike.

Koncerti vijoi me “O moj ti me sytë e zi” dhe “O bilbil”, e cila u shoqërua nga instrumentisi Patris Berisha.

Mbrëmja vazhdoi me disa nga perlat e repertorit shqiptar si “Baresha”, “Perëndeshë e bukurisë më je”, “Kur një ditë të kthehesh ti”, “Kur bie fyelli, çiftelia” dhe “Të fala nga Prishtina” – secila prej tyre e interpretuar me përkushtim të veçantë dhe me një harmoni që dëshmonte punën dhe përkushtimin e pesë anëtareve të këtij ansambli.

Ndërkaq, si një dhuratë për publikun, ‘Zanat’ interpretuan këngën ‘Këngë moj’, një përmbyllje kjo që u pasua me një grumbull duartrokitjesh nga publiku që kishte mbushur çdo cep të sallës, si një dëshmi për lidhjen që ansambli ka krijuar me artdashësit.

Ansambli “Zanat”, përbërë nga Elida Kryeziu, Albana Piperku, Arstina Kadiu -Kelmendi, Diellza Sylejmani, mbrëmë patën edhe një tjetër veçanti me paraqitjen e Elona Sadikut për herë të parë si anëtarja më e re e grupit.

E emocionuar nga përjetimi i saj i parë si pjesë e ansamblit “Zanat”, Elona Sadiku, anëtarja më e re e grupit, tha për KultPlus se ndjehet e lumtur me paraqitjen e saj të parë bashkë me ‘Zanat’, dhe në koncertin e parë të organizuar nga ky ansambël.

“Koncerti shkoi shumë mirë, edhe pse unë kisha shumë emocione, për shkak se ishte hera e parë që unë performoj me ‘Zanat’, aq më tepër kur performoj në një koncert solistik i organizuar për herë të parë nga ky ansambël. Është ndjenjë e veçantë me qenë pjesë e këtyre grave kaq puntore, kaq puntore, muzikante e artiste të shkëlqyera, andaj për mua është nder dhe privilegj të jem pjesë e ansamblit ‘Zanat’. Mund të them që jemi përshtatur mjaft mirë  për shkak sepse bashkë me anëtaret e ansamblit jemi pjesë e Filharmonisë së Kosovës dhe kemi një bashkëpunim shumë të mire”, tha Sadiku, duke shtuar mes tjerash se ky koncert ishte rezultat i një pune intezive përgjatë muajit të fundit, për të pasur rezultatin që e arritën në këtë mbrëmje.

Pas koncertit, solistja Elida Kryeziu ndau me KultPlus përjetimet e saj rreth këtij momenti të veçantë, duke theksuar jo vetëm përmbushjen e suksesshme të gjithë planit artistik, por edhe rëndësinë e ruajtjes së këtyre këngëve që ato interpretuan në këtë koncert.

“Koncerti shkoi ashtu siç e kemi paramenduar, gjithçka shkoi sipas planit tonë. Sot po ashtu patëm një paraqitje të re, Elonën e cila është anëtare e re, por është adaptu menjëherë dhe ne jemi adaptuar shumë shpejt me të. Repertuarin zakonisht e zgjedhim vetë, po duke i falënderu edhe kompozitorët tanë, të cilët edhe na ndihmojnë nëpër zgjedhjen e këngëve kur jemi në mëdyshje. Në vitin 2017, kur ne kemi filluar, i kemi nxjerrë disa këngë nga sirtari, këngë që pothuajse janë zhdukur e nuk janë kënduar dhe kemi qenë ne ‘Zanat’ që i kemi marrë edhe i kemi ripërpunuar dhe sot të gjitha këngët kanë filluar të këndohen”, u shpreh Kryeziu për KultPlus.

Pas mbylljes së suksesshme të koncertit, edhe solistja Diellza Sylejmani ndau përshtypjet e saj për KultPlus, duke reflektuar mbi mirëpritjen e  publikut dhe rëndësinë e rikthimit të këngëve të vjetra shqiptare në vëmendje.

“Koncerti shkoi shumë mirë, publiku e pëlqeu shumë. Gjithashtu me anëtaren e re, Elonën, normalisht po ndjehemi shumë mirë dhe i ka dhënë një freski shumë të mirë ansamblit. Aranzhues të këngëve kanë qenë Edon Ramadani, Memli Kelmendi, Valton Beqiri edhe Kushtrim Gashi. Unë e pashë që sonte publiku i pëlqeu shumë këngët, për shkak se janë këngë shumë të bukura, të vjetra shqipe, ndoshta që kanë mbetë në harresë në njëfarë mënyre dhe ne po i rikthejmë, e publikut po i pëlqen kjo”, theksoi Sylejmani.

Ndërkaq, ‘Zanat’ paralajmërojnë plane të shumta për të ardhmen, përfshirë koncerte të reja, turne muzikore dhe organizimin e eventeve të tjera kulturore që synojnë promovimin e trashëgimisë muzikore shqiptare./KultPlus.com

Së shpejti premiera e shfaqjes “Ferizaj – 150 vjet Qytet”, një udhëtim i shpejtë nëpër ngjarjet dhe kthesat kyçe të historisë

By: Kult Plus
29 May 2025 at 13:15

Në këtë përvjetor të rëndësishëm për qytetin e Ferizajt, do të shfaqet shfaqja ‘Ferizaj – 150 vjet Qytet’.

Shfaqja “Ferizaj – 150 vjet Qytet” me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji të Besim Ugzmajlit është një udhëtim i shpejtë nëpër ngjarjet dhe kthesat kyçe të historisë së këtij qyteti. Kompozitor muzikor i shfaqjes është Memli Kelmendi.

“Ferizaj – 150 vjet Qytet” – një vepër që flet për identitetin, historinë dhe rrugëtimin e këtij qyteti përmes artit skenik dhe muzikës bashkëkohore që do të interpretohet nga Kori Siparantum.

Shfaqja vjen më 3 qershor në Teatrin Adriana në Ferizaj, duke filluar nga ora 20:00.

Hyrja është e lirë./ KultPlus.com

Filmi “Era” me premierë në Brooklyn Film Festival në Nju Jork

By: Kult Plus
15 May 2025 at 13:25

Filmi “Era” mbështetur nga Qendra Kinematografike do ta ketë premierën në Brooklyn Film Festival, Nju Jork, përcjell KultPlus.

Filmi “Era” është film i metrazhit të gjatë me regji dhe skenar nga Parta Kelmendi.

Ngjarja e filmit përcjell dramën e viteve të 90-ta në Kosovë, kur populli i Kosovës ballafaqohej me ndjekjet dhe nxjerrje nga puna në mënyrë masive.

Përmes personazhit kryesor Era, trajtohet jo vetëm ngjarja, por edhe psikologjia dhe ndikimi i tjetërsimit të vlerave kulturore dhe njerëzore të asaj kohe.

Filmi u xhirua me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe të Qendrës Kinematografike të Maqedonisë së Veriut.

Producente e filmit është Afërdita Saraçini Kelmendi./ KultPlus.com

Kelmendi: Fesë Islame po i m’veshen strategji të agjenturave të huaja

12 May 2025 at 23:30

Gëzim Kelmendi nga Partia Fjala ka folur lidhur me përdorimin e fesë për propagandë dhe për agjentura.

Ai ka thënë se përdorja e fesë nga një shtet që nuk e njeh shtetin e Kosovës, apo në përgjithësi shtetet rivale e armike mes vete, nuk është risi.

Sipas tij shtetet armiqësore përdorin metoda të ndryshme për epërsi ndaj shtetit tjetër, në këtë rast edhe Kosovës, që ta sfidojë qetësinë e saj.

“Serbia është duke ndjekur rrugën e njëjtë të Izraelit dhe Iranit në nivel global. Mos të harrojmë se në vitet e 90-ta Izraeli kishte rekrutuar rreth 30 mijë qytetarë, prej vegjëlisë i kishte shkolluar me emra Muhamed, u kishte mësuar fenë, njohës të mëdhenj të fesë islame dhe i kishte shpërndarë nëpër Lindjen e Mesme për të nxitur konflikte dhe vrasje që po ndodhin sot nëpër Lindjen e Mesme.”

“Vendet armiqësore gjithmonë i kanë përdorur metodat e ndryshme, qoftë të spiunazhit, qoftë të infiltrimit,” ka thënë Kelmendi.

Ai tutje ka thënë se neve si shoqëri kosovare na intereson dhe nuk guxojmë të jemi viktimë e strategjive të Serbisë apo të sionistëve në nivel global.

“Ne nuk guxojmë t’ia mveshim këto fesë Islame,” ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se nuk dyshon aspak në metodat e rrezikshme e perfide të Serbisë në raport me fenë Islame dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

The post Kelmendi: Fesë Islame po i m’veshen strategji të agjenturave të huaja appeared first on Telegrafi.

Kelmendi: Fesë Islame po i m’veshen strategji të agjenturave të huaja

12 May 2025 at 21:29

Gëzim Kelmendi nga Partia Fjala ka folur lidhur me përdorimin e fesë për propagandë dhe për agjentura.

Ai ka thënë se përdorja e fesë nga një shtet që nuk e njeh shtetin e Kosovës, apo në përgjithësi shtetet rivale e armike mes vete, nuk është risi.

Ai ka thënë se shtetet armiqësore përdorin metoda të ndryshme për epërsi ndaj shtetit tjetër, në këtë rast edhe Kosovës, që ta sfidojë qetësinë e saj.

“Serbia është duke ndjekur rrugën e njëjtë të Izraelit dhe Iranit në nivel global. Mos të harrojmë se në vitet e 90-ta Izraeli kishte rekrutuar rreth 30 mijë qytetarë, prej vegjëlisë i kishte shkolluar me emra Muhamed, u kishte mësuar fenë, njohës të mëdhenj të fesë islame dhe i kishte shpërndarë nëpër Lindjen e Mesme për të nxitur konflikte dhe vrasje që po ndodhin sot nëpër Lindjen e Mesme.”

“Vendet armiqësore gjithmonë i kanë përdorur metodat e ndryshme, qoftë të spiunazhit, qoftë të infiltrimit,” ka thënë Kelmendi.

Ai tutje ka thënë se neve si shoqëri kosovare na intereson dhe nuk guxojmë të jemi viktimë e strategjive të Serbisë apo të sionistëve në nivel global.

“Ne nuk guxojmë t’ia mveshim këto fesë Islame,” ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se nuk dyshon aspak në metodat e rrezikshme e perfide të Serbisë në raport me fenë Islame dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

The post Kelmendi: Fesë Islame po i m’veshen strategji të agjenturave të huaja appeared first on Telegrafi.

Driton Kuka uron Majlinda Kelmendin për ditëlindje: Gëzove popullin Shqiptar më shumë se kushdo tjetër

By: Kult Plus
9 May 2025 at 11:54

Trajneri Driton Kuka sot ka uruar për ditëlindje medalisten e artë olimpike Majlinda Kelmendi, shkruan KultPlus.

Me anë të një shkrimi në Facebook, trajneri Kuka xhudisten Majlinda Kelmendi e ka quajtur Legjendë Botërore të Xhudos.

“Gëzove popullin Shqiptar më shumë se kushdo tjetër pas çlirimit të vendit tonë!

Legjendë e xhudos Botërore por jo vetëm …

Dominoj Botën për afër 10 vite!

Kampione 4 X🥇🥇🥇🥇Evropiane

Kampione 2X 🥇🥇Botërore

Kampione 🥇Olimpike

Krenar me ty!”, ka shkruar trajneri Kuka./ KultPlus.com

Çfarë po ndodh me Eglin? Familja nuk po e pranon, veprimi i motrës së Gjestit i thotë të gjitha (FOTO)

By: V K
23 April 2025 at 08:49

Vëllai fitoi Big Brother, por motra e tij nuk e ndjek në Instagram të dashurën e tij: A është kjo shenjë se familja nuk e pranon Egli Takon?

Fituesi i edicionit më të ri të “Big Brother VIP Albania 4”, Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është kthyer në një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar.

Përveç suksesit të tij në spektakël, një tjetër temë që po zë vend në rrjetet sociale dhe media, është lidhja e tij me këngëtaren Egli Tako një romancë që u bë publike brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por, ndërsa shumë ndjekës janë të emocionuar për këtë çift, vëmendja ka shkuar tek një detaj aspak i zakonshëm në rrjetet sociale: motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, nuk e ndjek në Instagram Egli Takon.

Në epokën e rrjeteve sociale, “follow”-i apo mungesa e tij mund të shihet si një gjest simbolik, që shpeshherë ndikon edhe në perceptimet publike për marrëdhëniet personale.

Kështu që, fakti që Blerina, motra e vetme e Gjestit, nuk ka vendosur ta ndjekë Egli Takon, ka ngritur një sërë pyetjesh dhe dyshimesh në opinionin publik.

A është kjo një sinjal i heshtur se familja e Gjestit nuk e aprovon lidhjen me Egli Takon? Apo bëhet fjalë thjesht për një neglizhencë të rastësishme, pa ndonjë domethënie të thellë?

Gjatë qëndrimit të Besartit në shtëpinë e BBVIP, familjarët e tij ishin goxha aktivë në rrjetet sociale, duke e mbështetur publikisht në çdo hap.

Postime, storie dhe reagime të shumta ishin të pranishme në faqet e tyre personale. Megjithatë, në asnjë rast nuk është vërejtur ndonjë postim, tag apo reagim konkret i Blerinës për lidhjen e vëllait të saj me Eglin.

Kjo mungesë interaksioni, e kombinuar me faktin që ajo nuk e ndjek këngëtaren në Instagram, ka bërë që ndjekësit të aludojnë se marrëdhënia mes dy femrave nuk është aspak e afërt, për të mos thënë e ftohtë.

Ndonëse asnjë deklaratë publike nuk është bërë nga asnjëra palë, kjo situatë ka hapur derën për spekulime të shumta. Disa ndjekës mendojnë se familja Kelmendi, e cila vjen nga Kosova, mund të ketë rezerva ndaj lidhjes me një artiste shqiptare nga Tirana, siç është Egli.

Të tjerë, më cinikë, mendojnë se ndoshta Blerina nuk e sheh me sy të mirë mënyrën si u zhvillua lidhja e tyre në reality show, duke e konsideruar si diçka të sforcuar dhe të ndikuar nga rrethanat televizive.

Nga ana tjetër, Egli Tako nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë mungesë të “follow”-it nga motra e partnerit të saj, gjë që mund të tregojë qetësi dhe maturi nga ana e saj. Por edhe heshtja, në shumë raste, flet.

Në një kohë kur lidhjet në rrjete sociale janë shpesh pasqyra e realitetit apo të paktën e perceptimit të tij, ky detaj i vogël mungesa e një ndjekjeje në Instagram, mund të jetë një tregues për një raport të tensionuar në prapaskenë.

Publiku është kurioz të dijë nëse kjo lidhje do të kalojë në një fazë më serioze, dhe nëse Egli do të bëhet pjesë e familjes Kelmendi në mënyrë më të hapur.

Por për momentin, mungesa e një “follow”-i mund të jetë sinjal se rruga drejt një aprovimi të plotë, nuk është aq e lehtë sa duket në ekran.

Në mungesë të deklaratave zyrtare, rrjetet sociale vazhdojnë të lexohen si një “fletëpalosje” moderne e marrëdhënieve njerëzore  dhe në këtë rast, ato ngrenë më shumë pikëpyetje se sa japin përgjigje.

 

The post Çfarë po ndodh me Eglin? Familja nuk po e pranon, veprimi i motrës së Gjestit i thotë të gjitha (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Lufta tregtare SHBA-Kinë: Si ndikon në tregun e Kosovës?

12 April 2025 at 21:30

Produktet kineze janë pjesë e përditshmërisë në Kosovë, por përplasja tregtare mes dy fuqive botërore, SHBA-së dhe Kinës, mund të sjellë ndryshime edhe për konsumatorët kosovarë. Përderisa ekspertë të ekonomisë konsiderojnë se kjo luftë tregtare mund të sjellë inflacion në Kosovë, një afarist kosovar, thotë se kjo situatë mund t’i ulë çmimet e produkteve kineze. 

Telefona të mençur, kompjuter, vegla pune, veshmbathje. Shumë nga këto produkte që i përdorim çdo ditë në Kosovë, prejardhjen e kanë nga Kina. Kjo i jep Kinës rol të rëndësishëm në tregun kosovar.

Por situata globale po ndryshon me shpejtësi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një luftë tregtare ndaj Kinës.

Fillimisht, SHBA-ja vendosi tarifë prej 34 për qind ndaj produkteve kineze, por ky ishte vetëm fillimi. Kina u përgjigj duke vendosur tarifa prej 84 për qind ndaj një sërë produktesh amerikane.

Pas kësaj mbrëmjen së mërkurës, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se tarifat do të rriten menjëherë në 125 përqind ndaj mallrave kineze.

Një veprim që përshkallëzon edhe më shumë përplasjen mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Më 11 prill Kina ju kundërpërgjigj SHBA-së me tarifë të njëjtë prej 125 përqind për produktet amerikane.

Por çfarë lidhje ka kjo me Kosovën më shumë sesa mendohet?

Kosova importon më shumë se 12 për qind të mallrave nga Kina. Shifër kjo që renditi në vendin e tretë për nga volumi i importeve pas Gjermanisë dhe Turqisë.

Vitin e kaluar importet nga Kina kapën vlerën e mbi 748 milionë eurove.

Disa ekonomistë presin që tarifat e reja të ndikojnë edhe në Kosovë.

Duke mos e përjashtuar rritjen e inflacionit, por një këndvështrim krejt tjetër, ka shpreh biznesmeni Ramiz Kelmendi.

“Rritja e tarifave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kinës ka me i liruar çmimet e Kinës. Do të shtohet konkurrenca për arsye se tregu amerikan ka qenë i përshtatshëm për Kinën. Ju e  dini që edhe telefonat mobil janë prodhu në Kinë”, ka deklaruar Kelmendi.

Kelmendi pohon se kompania e tij importon çdo vit rreth 12 milionë euro mallra nga Kina dhe nuk e ka ndër mend ta ndalë këtë praktikë.

Ai do të preferonte që importin e këtyre mallrave ta bënte nga vendet evropiane apo SHBA-ja, por importi nga Kina thotë se është më leverdishëm.

Për dallim nga importi, Kosova eksporton pak në Kinë.

Vitin e kaluar, Kosova eksportoi në Kinë mallra në vlerë rreth 420 mijë euro.

Dhe aty hyjnë materiale xeherore, krom, fustane.

Pavarësisht se Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike me të, tregtia mes dy vendeve është zhvilluar pa pengesa.

Kosova si një treg i vogël, por i hapur, është i ndjeshëm ndaj zhvillimeve globale.

Me rritjen e tarifave në 125 për qind, Kosova mund të përballet me çmime më të larta por edhe me mundësi të reja për të zgjeruar tregtinë me vende të tjera./Radio Evropa e Lirë/

The post Lufta tregtare SHBA-Kinë: Si ndikon në tregun e Kosovës? appeared first on Telegrafi.

  • ✇
  • Treni  

Treni

By: KultPlus
2 April 2025 at 16:18

Binak Kelmendi

I zi natë
Treni çan errësirën
Tunel dëbimi i gjatë

Shpërngenj lotësh
Peisazhe të zeza

Gjuha hahet me dhëmbë
Përtypet heshtja e ikjes

Vagonët në shpinë
Valixhet sipër
Shpirtra askund

“Ku po na dërgon treni?”
“Pse s’ blemë biletë?”
Shumë kureshtje.

“Është gratis ky udhëtim
Pa kthim.”
Ngërdheshje.

Pa fishkëllimë
Pa dritë
Pa stacion
Treni në hon.

Në ikē./ KultPlus.com

Presidentja Osmani kujton Bajram Kelmendin, Kastriotin dhe Kushtrimin

By: Kult Plus
25 March 2025 at 10:26

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar avokatin Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.

“Njëzet e gjashtë vjet më parë, Kosova humbi një luftëtar të palëkundur të drejtësisë, avokatin Bajram Kelmendi, dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin. Në orët më të errëta të historisë sonë, ata u rrëmbyen nga shtëpia e tyre nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit dhe u ekzekutuan mizorisht. Ky akt barbarie synonte ta dekurajonte luftën tonë për liri”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje, Osmani është shprehur se dhuna nuk arriti ta shuajë të vërtetën dhe krimet nuk e ndalën përpjekjen për drejtësi. Sot, ne nuk i kujtojmë vetëm si viktima të një regjimi kriminal, por si simbole të qëndresës, të idealeve për një Kosovë të lirë dhe demokratike.

Jeta dhe sakrifica e Bajram Kelmendit është testament i guximit, ndërsa vrasja e tij dhe e djemve është kujtesë e përhershme për borxhin tonë ndaj drejtësisë.

Osmani u shpreh se në këtë përvjetor, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur: drejtësia për Bajram Kelmendin dhe bijtë e tij nuk do të mbetet vetëm një premtim, por një betim. Brezat që vijnë do të mësojnë për ta jo vetëm si viktima të një mizorie, por si flamurtarë të pathyeshëm të një populli që nuk u dorëzua kurrë./KultPlus.com

❌
❌