Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 August 2025Main stream

Sherri dyshohet se nisi për një vend parkimi/ Plagosja me armë zjarri në Durrës, autori në kërkim

20 August 2025 at 17:55

Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës.

Dyshohet se fillimisht ka ndodhur një konflikt dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Gazetari Leonidha Musaj tha për ABC News se autori i dyshuar Altin Lekegegaj është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”. Dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar për një vend parkimi.

Ndërkohë janë vendosur disa postblloqe nga policia në disa zona dhe në autostradën Durrës – Tiranë.

/abcnews.al/

VIDEO/ Droni rus shpërthen dhe rrëzohet në Poloni, Varshava: Provokim!

20 August 2025 at 17:37

Një dron ushtarak rus ka shpërthyer gjatë natës në Poloninë Lindore. Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosyniak-Kamiz, e ka cilësuar si një “provokim” nga Rusia.

“Edhe një herë po merremi me një provokim nga Federata Ruse, me një dron rus. Jemi në një moment kritik, pasi bisedimet e paqes (në Ukrainë) janë duke u zhvilluar”, tha ai.

Polonia ka qenë në gatishmëri të lartë për objekte që hyjnë në hapësirën e saj ajrore që kur një raketë ukrainase goditi fshatin jugor polak Przewodów në vitin 2022, duke vrarë dy persona.

 

BREAKING:

A suspected Russian suicide drone has struck Poland.

The suspected drone struck the village of Osiny, more than 100 km from the border with Ukraine. 3 buildings were damaged from the explosion. The authorities have found propeller and engine components in a crater. pic.twitter.com/DZjqfDlHIT

— Visegrád 24 (@visegrad24) August 20, 2025

“Cirk politik” në Kosovë/ Maliqi: Situata aktuale, absurde. Duhet patjetër konsensus!

20 August 2025 at 17:22

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk është arritur as këtë të mërkurë. Kosova vijon të jetë në një ngërç politik.

Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News analisti Agon Maliqi tha se situata aktuale është absurde dhe se duhet patjetër që të arrihet një konsensus.

“Ose do të bëhet qeveria ose do të shkojmë drejt zgjedhjeve. Duhet një konsensus. VV është e para por nuk mund të qeverisë pa një parti tjetër të madhe. Edhe partitë e ish-opozitës kanë treguar rezerva shumë të mëdha për të bashkëpunuar me Kurtin. Dhe vazhdojmë të jemi në këtë situatë absurde”, tha ai.

Më tej nënvizoi se zvarritja e këtij procesi do të shkaktojë më shumë pakënaqësi.

“Nëse Kurti nuk ka shumicën, rrezikohen zgjedhje të parakohshme”, tha më tej Maliqi.

/abcnews.al/

Izraeli do t’i thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë

20 August 2025 at 17:04

Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën se do t’i thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë dhe do ta zgjasë shërbimin për ushtarët e tjerë për një operacion të zgjeruar ushtarak në Qytetin e Gazës.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz i miratoi planet për të nisur një fazë të re të operacioneve në disa prej zonave më të dendura të Gazës, bëri të ditur ushtria izraelite të mërkurën.

Sipas planit, që pritet ta marrë pëlqimin përfundimtar nga shefi i shtabit në ditët në vijim, do të thirren 60.000 rezervistë dhe do të zgjatet shërbimi për 20.000 të tjerëve që tashmë janë në detyrë.

Ky vendim vjen në një kohë kur negociatorët po përpiqen të arrijnë marrëveshje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, për t’i dhënë fund luftës 22-mujore, ndërkohë që udhëheqës ndërkombëtarë dhe organizata për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se një sulm i zgjeruar mund të thellojë krizën humanitare në Gazë, ku shumica e banorëve janë të zhvendosur, lagjet janë shkatërruara dhe komunitetet përballen me uri.

Gjermania dërgon zjarrfikës për të ndihmuar Spanjën

20 August 2025 at 16:32

Gjermania i ka dërguar disa njësi të zjarrfikësve për të ndihmuar Spanjën në luftën ndaj zjarreve. Një zjarr në provincën veriperëndimore spanjolle të Zamorës ka shkatërruar më shumë sipërfaqe pyjore të mërkurën, teksa është përhapur nga erërat e forta.

Spanja po përballet me disa prej zjarreve më të mëdha në dekadat e fundit, në atë që po kualifikohet nga shkencëtarët si njëri ndër sezonet më të nxehta në historinë e vendit.

Mijëra zjarrfikës, të ndihmuar nga ushtarë dhe avionë, kanë luftuar me flakët në pyjet e thata, veçanërisht në veriperëndim të Spanjës. Krahas kësaj, disa njësi zjarrfikëse nga Gjermania kanë mbërritur po ashtu për të ndihmuar në pjesën veriore të shtetit iberik, ka shkruar AP.

Meta mbetet në burg/ Avokati Kara: Nuk pritet që të dalë derisa të pyeten dëshmitarët. Drejtësia duhet të veprojë!

19 August 2025 at 23:43

Ilir Meta sipas avokatit Romeo Kara mbahet në burg sepse dyshohet se mund të prishë provat.

“Nuk do ta dalë të paktën deri sa të pyeten dëshmitarët”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati tha se nuk pritet që të dalë derisa të pyeten dëshmitarët.

“Besoj se do të kemi një zgjerim të SPAK dhe jo një përfundim mandati siç duan kasapët e politikës shqiptare dhe gjenitë e korrupsionit shqiptar. Do kemi një zgjerim me dhjetëra dhe mbase me qindra prokurorë të tjerë. Ne ligjet i kemi dhe Kodin Penal e kishim dhe nuk e zbatuan”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, theksoi se si ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe se kanë bërë krime pafund.

Avokati nënvizoi se drejtësia duhet të veprojë jo vetëm për këto raste, por në të gjitha rastet e tjera.

“Lufta për drejtësi është luftë për mbijetesë e këtij populli dhe vendit tonë. Jam që ky popull dalëngadalë të mos i bindet atyre që pengojnë për drejtësisë, dhe të mos i bindet ligjeve të paligjshme. Nuk mund të ngelemi me shpresën se drejtësia jonë do të vijë si pasojë e një pazari politik”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

“Partizani”/ “Berisha të japë dorëheqjen nga PD”, avokati: Drejtësia do të jetë efektive për ish-kryeministrin!

19 August 2025 at 23:34

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara, foli për çështjen e aferës “Partizani”. Gjatë intervistës ai tha se drejtësia sipas tij do të jetë efektive dhe se do të ketë një vendim të drejtë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Kemi një grup me tre gjyqtare. Dhe Besoj brenda 12 muaj do të kemi një vendim nga shkalla e parë pavërësisht se pala mbrojtëse do të mundohet të përfitojnë kohë sa më shumë. Besoj se drejtësia do të jetë efektive përballë një prej eksponentëve më negativ të politikës shqiptare. Zhurma që bëhet para SPAK dhe gjykatës është shumë e vogël dhe i papërfillshëm në krahasim me ata që presin drejtësinë”, shtoi ai.

Gjithashtu theksoi se sipas tij, Berisha nuk ka dhënë dëshmi para gjykatës në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, duke shtuar se nuk ka më as fuqi që të mbrojë te bashkëpunëtorët e tij dhe se është diskretituar politikisht.

“Nuk ka më mbështetje në faktorin ndërkombëtarë, ai europian dhe euroatlantike. Ai e di se ky proces nuk do të jetë i vetmi dhe do të vazhdojë edhe më tej”, theksoi ai.

/abcnews.al/

Arjan Ndoja bëhet deputet/ Avokati: Nëse do të bazohet sipas standardeve europiane, favorizohet kandidatja, Andia Ulliri

19 August 2025 at 23:28

Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Andia Ullirit. Për herë të tretë, mandati i 6 i demokratëve i mbetet ish-prokurorit Arian Ndoja. Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara komentoi çështjen duke thënë se mandatin duhet ta marrë Andia Ulliri dhe jo Ndoja.

Gjithashtu shtoi se nëse do të bazohet sipas standardeve europiane atëherë favorizohet kandidatja.

Lista e mbyllur nga lista e hapur nuk mund të trajtohet ndryshe. Mendoj që nuk kemi pasur trajtimin e duhur nga KQZ dhe KAS dhe do kemi një trajtim tjetër nga Gjykata Kushtetuese tek e cila do të prevalojë e drejta e barazisë gjinore. Nëse do ketë një gjykim sipas standardeve europiane, besoj që mandati do t’i jepet Andia Ullirit. Nuk mund të krijojmë një formë të rreme, këto porosi Kushtetuese, besoj se favorizojnë Andia Ullirin”, tha ai.

/abcnews.al/

Yesterday — 19 August 2025Main stream

Papa Leoni XIV: Ka shpresë për Ukrainën, palët të punojnë për të arritur paqen

19 August 2025 at 22:44

Papa Leoni XIV ka reaguar sërish për zhvillimet e fundit që lidhen me Ukrainën. Ai është shprehur besimplotë për një zgjidhje ndërsa bën thirrje që palët të punojnë për të ecur përpara dhe për të gjetur paqe.

“Ka shpresë, por ne ende duhet të punojmë shumë, të lutemi shumë dhe të kërkojmë vërtet rrugën për të ecur përpara dhe për të gjetur paqen.”

Takimet e kësaj të marte shihen si hap vendimtar drejt sigurimit të një paqeje të mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se pret finalizimin e garancive brenda 10 ditësh.

Ndërkohë, ekspertë evropianë paralajmërojnë se presidenti rus Vladimir Putin mund të mos pranojë praninë e trupave të NATO-s në Ukrainë, megjithatë Londra dhe aleatët e saj këmbëngulin se përgatitjet për mbështetje janë serioze.

/abcnews.al/

Tragjedi në Afganistan, aksidentohet autobusi, të paktën 71 viktima

19 August 2025 at 22:31

Tragjike në Afganistan. Të paktën 71 persona kanë humbur jetën pas një aksidenti me autobus të ndodhur në provincën Herat në Afganistan.

Në aksident u përfshi një autobus që po transportonte emigrantë në Kabul me një kamion dhe një motoçikletë që më pas shpërtheu në flakë.

Mes viktimave raportohet se ishin edhe 17 fëmijë.

 

🚨🇦🇫 DEADLY BUS CRASH IN AFGHANISTAN KILLS AT LEAST 71

A bus carrying deported migrants caught fire after colliding with a truck and motorcycle in Herat province.

At least 71 people are confirmed dead.

Source: AZintel pic.twitter.com/6IfCOMz47v

— Mario Nawfal (@MarioNawfal) August 19, 2025

Tensionet në Serbi/ Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut: Mundësoni tubime paqësore, pa forcë të tepruar policore

19 August 2025 at 22:10

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR deklaron se Serbia e ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore. Në një reagim në X, ajo tha Serbia është gjithashtu e detyruar ta “parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut”.

“Promovimi i dialogut dhe përgjegjësisë është mënyra më e mirë për t’i ulur tensionet e tanishme”, thuhet në reagim.

Një valë protestash, që filloi në Serbi në nëntor të vitit 2024, ka hyrë në një fazë të re tani. Ka pasur përleshje të përditshme midis demonstruesve dhe policisë që nga 12 gushti, kur dhuna shpërtheu në qytetet veriore, Vërbas dhe Baçka Pallanka.

Këto incidente ndezën protesta në dhjetëra qytete në vend, përfshirë kryeqytetin Beograd, ndërsa akuzat për brutalitet policor u përhapën në gjithë vendin.

Ditët e fundit, disa organizata joqeveritare kanë bërë kallëzime penale kundër oficerëve të policisë për dhunë policore kundër protestuesve.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të martën se policia nuk po fshihte asgjë në lidhje me veprimet e saj në protesta dhe se, nëse do të kishte ndonjë tejkalim të autoritetit, të gjithë ata që e bënë këtë do të mbanin përgjegjësi.

Londra, gati për Ukrainën/ Ushtarë britanikë vetëm për mbështetje logjistike dhe trajnime, jo beteja në front

19 August 2025 at 22:07

Kreu i forcave të armatosura britanike, Tony Radakin do t’i bëjë të qartë homologëve amerikanë se Britania e Madhe është e gatshme të dërgojë trupa për të ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe detare të Ukrainës, por jo në vijën e frontit kundër Rusisë.

Radakin ndodhet në Pentagon, ku 30 shtete po diskutojnë angazhimet konkrete për sigurinë e Ukrainës në kuadër të një marrëveshjeje pasluftës.

Londra pritet të ofrojë trupa për mbështetje logjistike dhe trajnime, por jo për përfshirje të drejtpërdrejtë në betejë. Fillimisht ishte diskutuar mundësia e dërgimit deri në 30 mijë trupa, por kjo është reduktuar pas kundërshtimeve nga disa vende evropiane.

Zyrtarë britanikë theksojnë se vendimi për mbështetje është i lidhur ngushtë me garancitë e sigurisë që presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar këtë javë, duke i krahasuar ato me nenin 5 të NATO-s, që parashikon mbrojtje të përbashkët.

Takimet e kësaj të marte shihen si hap vendimtar drejt sigurimit të një paqeje të mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se pret finalizimin e garancive brenda 10 ditësh.

Ndërkohë, ekspertë evropianë paralajmërojnë se presidenti rus Vladimir Putin mund të mos pranojë praninë e trupave të NATO-s në Ukrainë, megjithatë Londra dhe aleatët e saj këmbëngulin se përgatitjet për mbështetje janë serioze.

/abcnews.al/

Zelensky optimist: Evropa nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar

19 August 2025 at 21:51

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është shprehur optimist dhe besimplotë për unitetin e Europës. Ai ka theksuar se Evropa nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar rreth Ukrainës.

“Jemi të bindur se paqja mund të jetë e besueshme dhe e qëndrueshme, garancitë e saj janë çelësi”, ka thënë Zelensky.

Vetëm dy ditë më parë presidenti ukrainas paralajmëroi se bashkimi i Evropës është i domosdoshëm për Ukrainën.

Në takimin e Shtëpisë së Bardhë u diskutuan edhe garancitë e sigurisë për Ukrainën, për të cilat Zelensky tha se do të përpunohen me detaje gjatë 10 ditëve në vijim.

Te këto garanci përfshihet edhe blerja e armëve amerikane që Ukraina nuk i ka, me një vlerë 90 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, kur Ukraina të fillojë të eksportojë dronët e saj, Shtetet e Bashkuara do t’i blejnë.

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s, mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën

19 August 2025 at 20:56

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s pritet të mblidhen të mërkurën për të biseduar lidhur Ukrainën dhe hapat e ardhshëm, thanë të martën zyrtarë amerikanë dhe të NATO-s.

Uashingtoni dhe kryeqytetet evropiane po punojnë për të përcaktuar se si mund të duken garancitë e sigurisë për Kievin. Ukraina dhe aleatët e saj evropianë janë inkurajuar nga premtimi i presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me garancitë e sigurisë për të ndihmuar në përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, gjatë një takimi të hënën në Uashington, por përballen me shumë pyetje pa përgjigje.

Derisa planifikuesit ushtarakë e nisën punën mbi t’i gjetur opsionet e mundshme për garancitë e sigurisë, Trumpi e përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë, por sugjeroi se Uashingtoni mund të ofrojë një mënyrë të mbështetjes ajrore.

Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Alexus Grynkewich, i cili mbikëqyr gjithashtu të gjitha operacionet e NATO-s në Evropë, do t’i njoftojë shefat e mbrojtjes mbi rezultatet e takimit në Alaskë javën e kaluar mes Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Admirali Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, tha se të mërkurën do të zhvillohet një videokonferencë.

“Derisa përpjekjet diplomatike për të siguruar paqe në Ukrainë po përparojnë, pres me interes përditësimin e [Grynkewich] mbi gjendjen e tanishme të sigurisë”, shkroi Dragone në X. Zyrtarët theksuan se takimi po zhvillohet në rrethana të veçanta dhe pritet që tema si garancitë e sigurisë të jenë në qendër të diskutimit.

Një zyrtar amerikan tha në kushte anonimiteti për Reuters se gjenerali amerikan, Dan Caine, kryetar i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, pritet të marrë pjesë në takim, por planet mund të ndryshojnë.

Qeveria britanike tha se i ashtuquajtura “Koalicioni i Vullnetit”, që u mblodh virtualisht të martën, u pajtua që ekipet e tyre të planifikimit të takohen me homologët amerikanë në ditët në vijim për t’i çuar përpara planet mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Më herët të martën, Trump e përjashtoi sërish mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në tokën e Ukrainës dhe nuk dha hollësi për garancitë e sigurisë që ka përmendur më parë se Uashingtoni mund t’ia ofrojë Kievit si pjesë e çdo marrëveshjeje pas luftës.

Por, në të njëjtin intervistë për Fox News, Trump sugjeroi se Uashingtoni mund të ofronte mbështetje ajrore për Ukrainën.

“Kur vjen puna te siguria, [evropianët] janë të gatshëm të vendosin njerëz në terren, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë me gjëra, veçanërisht, ndoshta, nëse flasim për mbështetje nga ajri sepse askush nuk ka atë që kemi ne, realisht ata nuk e kanë”, tha Trump. Ai nuk dha hollësi të tjera.

Ka shumë mënyra se si Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë mbështetje ajrore. Mund të jetë thjesht dërgimi i sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, ose një rol më i madh amerikan që përfshin avionë luftarakë të SHBA-së për të zbatuar një lloj zone të ndaluar fluturimi.

Pentagoni po zhvillon ushtrime planifikimi mbi llojet e mbështetjes që Uashingtoni mund të ofrojë, përtej thjesht furnizimit me armë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha pas takimit të tij me Trump dhe udhëheqësit evropianë se garancitë e sigurisë për Kievin ka gjasa të përcaktohen brenda 10 ditësh./REL/

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupa të ushtarëve të vrarë në luftë

19 August 2025 at 20:51

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer trupat e ushtarëve të vrarë në luftë. Moska dorëzoi trupat e 1,000 ushtarëve ukrainas dhe mori 19 trupa të ushtarëve të saj, raportojnë mediat e huaja.

“Në përputhje me marrëveshjet e Stambollit sot i dorëzuam palës ukrainase mbi 1,000 trupa të ushtarëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ata na dhanë 19. Njësoj si një muaj më parë”, tha Vladimir Medinsky.

Kujtojmë se më 23 korrik në Stamboll u mbajt raundi i tretë i negociatave të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës për të zgjidhur çështjen ukrainase.

Pas takimit, palët ranë dakord për shkëmbimin jo vetëm të personelit ushtarak, por edhe të civilëve.

/abcnews.al/

“Trump dëshiron ‘të angazhohen’ në diplomaci të drejtpërdrejtë”/ Shtëpia e Bardhë: Po shqyrtohet një takim Putin-Zelensky

19 August 2025 at 20:21

Planet për një takim dypalësh midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky tani janë në proces dhe më shumë opsione po diskutohen, ka thënë të martën sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Të dy udhëheqësit kanë shprehur gatishmërinë për t’u ulur me njëri-tjetrin, dhe kështu ekipi ynë i sigurisë kombëtare do t’i ndihmojë të dy vendet ta bëjnë këtë”, u ka thënë Leavitt ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencë.

Europa ka marrë një rol thelbësor në negociatat për fundin e luftës dhe mund të presë takimin mes Vladimir Putin dhe Zelensky. Emmanuel Macron ka propozuar Gjenevën si një vendtakim dhe Zvicra është treguar e gatshme për t’i mirëpritur liderët.

/abcnews.al/

“Duam një marrëveshje gjithëpërfshirëse për armëpushimin”, Izraeli kërkon lirimin e të gjitha pengjeve në Gaza

19 August 2025 at 20:07

Izraeli ka kërkuar lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza. Bëhet fjalë për rreth 50 pengje që mbahen nga Hamasi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka reaguar ende lidhur me propozimin për armëpushim ndërmjetësuar nga Katari. Sipas The Guardian, Izraeli ka thënë se do t’u japë përgjigjen e tij ndërmjetësve ndërkombëtarë deri të premten.

Ishte zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit Majed al-Ansari i cili njoftoi dje se propozimi i ndërmjetëseve arabë është pranuar nga Hamasi dhe ky propozim sipas tij çon drejt një armëpushimi të përhershëm.

Por nga ana e tij një zyrtar izraelit ka thënë se qëndrimi i qeverisë izraelite është i njëjtë dhe se duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse për armëpushimin, shkruajnë mediat e huaja.

Këtë javë gjithashtu pritet që kabineti izraelit të miratojë planin e ushtrisë për të pushtuar Gazën.

/abcnews.al/

Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore e SHBA-së në Ukrainë, ‘një opsion’!

19 August 2025 at 19:47

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karonile Leavitt, në një konferencë për mediat është pyetur lidhur me situatën në Ukrainë, bisedimet ne Rusinë si edhe mbështetjen që mund t’i ofrohet Ukrainës.

Në deklaratën e saj zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë theksoi se presidenti amerikan Donald Trump ka folur me të dy udhëheqësit, presidentin rus dhe atë ukrainas dhe se të dy kanë shprehur gatishmëri për t’u ulur në bisedime.

E pyetur në lidhje me një prani të mundshme ajrore të SHBA në Ukrainë ose mbrojtjen e vendit si garanci sigurie, ajo u shpreh: “Është një opsion dhe një mundësi”, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithatë nënvizon se presidenti Trump ka përjashtuar mundësinë e ushtarëve amerikanë në tokë.

/abcnews.al/

❌
❌