Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mashtronin gjermanët me “forex”, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë ndaj 7 personave

By: Rovena
2 August 2025 at 12:21

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 7 nga 8 urdhër-arrestet për çështjen e call centerave.

Togat e zeza kanë bërë verifikimin dhe lanë në arrest në burg 4 persona dhe 3 të tjerë arrest në shtëpi. Në mungesë ishin caktuar masat e sigurimit personal arrest në burg për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga.

Ndërsa arrest në shtëpi për Lisjane Çulani, Mateo Llozhi dhe Kejdi Nuka.

Tetë shqiptarët u identifikuan nga një hetim i Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve gjermane si të përfshirë në mashtrim me pasoja të rënda nëpërmjet call centerave që vepronin në Shqipëri.

Vlera e dëmit të shkaktuar dhe të dokumentuar për këtë fazë të hetimit për periudhën disamujore të call center-it është mbi 363 mijë e 501 euro ndërsa bëhet fjalë për 14 viktima të mashtrimit në Gjermani./abcnews.al

 

Hetimet nga Gjermania/ Mashtrimi me “kufje”, lihen në fuqi masat e sigurisë për 7 të arrestuarit e “call center”-ave (EMRAT)

By: D Marku
2 August 2025 at 13:16

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 7 nga 8 urdhërarrestet për çështjen e call centerave. Togat e zeza kanë bërë verifikimin dhe lanë në arrest në burg 4 persona dhe 3 të tjerë arrest në shtëpi.

Ndërkohë që një tjetër vijon të jetë në kërkim.

Në mungesë ishin caktuar masat e sigurimit personal arrest në burg për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga. Ndërsa arrest në shtëpi për Lisjane Çulani, Mateo Llozhi dhe Kejdi Nuka.

Personat e përfshirë kryenin mashtrime kompjuterike ndaj shtetasve gjermanë, duke operuar nga një Call Center i vendosur në Shqipëri.

Hetimet për këtë rast nisën në fund të vitit 2023 në Gjermani, dhe më pas u transferuan në Shqipëri gjatë vitit 2024. Grupi kriminal përdorte metoda të sofistikuara për të mashtruar viktimat, duke u prezantuar fillimisht si oficerë policie ose hetues financiarë, me pretendimin se po hetonin humbje të ndodhura në investime në Forex apo kriptovaluta.

Pasi fitonin besimin e viktimave, anëtarët e grupit i shtynin ata të kryenin pagesa të reja, duke i zhytur edhe më thellë në mashtrime. Sipas të dhënave të mbledhura gjatë hetimit, dëmi i shkaktuar ndaj qytetarëve gjermanë përllogaritet në rreth 365 mijë euro.

Gjatë operacionit “Pandora”, autoritetet shqiptare kryen kontrolle në një qendër Call Center, duke bërë të mundur sekuestrimin e provave dokumentare dhe digjitale që vërtetojnë aktivitetin kriminal.

The post Hetimet nga Gjermania/ Mashtrimi me “kufje”, lihen në fuqi masat e sigurisë për 7 të arrestuarit e “call center”-ave (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Hiqeshin si hetues financiarë, SPAK godet call-centerin që mashtronte gjermanët

By: redi
31 July 2025 at 17:40

Një grup kriminal ushtronte mashtrime kompjuterike ndaj shtetasve gjermanë, duke operuar nga një Call Center i vendosur në Shqipëri. Hetimet për këtë rast nisën në fund të vitit 2023 në Gjermani, dhe më pas u transferuan në Shqipëri gjatë vitit 2024. Grupi kriminal përdorte metoda të sofistikuara për të mashtruar viktimat, duke u prezantuar fillimisht si oficerë policie ose hetues financiarë…

Source

Vepruan si hetues financiarë e policë, SPAK godet call-centerin që mashtronte gjermanët, pesë të arrestuar

31 July 2025 at 17:31

Një operacion i përbashkët mes Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve gjermane ka çuar në goditjen e një grupi kriminal që ushtronte mashtrime kompjuterike ndaj shtetasve gjermanë, duke operuar nga një Call Center i vendosur në Shqipëri.

Hetimet për këtë rast nisën në fund të vitit 2023 në Gjermani, dhe më pas u transferuan në Shqipëri gjatë vitit 2024.

Grupi kriminal përdorte metoda të sofistikuara për të mashtruar viktimat, duke u prezantuar fillimisht si oficerë policie ose hetues financiarë, me pretendimin se po hetonin humbje të ndodhura në investime në Forex apo kriptovaluta.

Pasi fitonin besimin e viktimave, anëtarët e grupit i shtynin ata të kryenin pagesa të reja, duke i zhytur edhe më thellë në mashtrime. Sipas të dhënave të mbledhura gjatë hetimit, dëmi i shkaktuar ndaj qytetarëve gjermanë përllogaritet në rreth 365 mijë euro.

Gjatë operacionit “Pandora”, autoritetet shqiptare kryen kontrolle në një qendër Call Center, duke bërë të mundur sekuestrimin e provave dokumentare dhe digjitale që vërtetojnë aktivitetin kriminal.

SPAK ka kërkuar dhe siguruar nga gjykata shqiptare masa sigurie për 8 persona, ndër to 5 masa “arrest në burg” dhe 3 masa “arrest në shtëpi”.

The post Vepruan si hetues financiarë e policë, SPAK godet call-centerin që mashtronte gjermanët, pesë të arrestuar appeared first on Telegrafi.

Mashtrimet me Call Center, SPAK dhe autoritetet gjermane godasin grupin kriminal: 6 të arrestuar në Shqipëri

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me autoritetet gjermane kanë goditur një grup kriminal të mashtrimit të shtetasve gjermanë nëpërmjet Call Center-ave.

Në një konferencë të përbashkët për mediet sot me autoritetet gjermane, prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi theksoi se janë arrestuar gjashtë persona që gjendeshin në Shqipëri, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim.

“Në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar në 18 prill të vitit që kaloi nga ana e SPAK është ushtruar kontroll në ambientet e një Call Center-i të paligjshëm në Shqipëri, ku u gjetën dhe u sekuestruan prova materiale të dyshuara të shumta digjitale, por edhe dokumentare. Në kushtet kur kishim të bënim me dy hetime paralele u dërguan për një analizë më të thelluar pranë autoriteteve gjermane. Në përgjigje nga ana e autoriteteve gjermane u dërgua analiza e plotë e këtyre provave digjitale, të cilat të analizuara në harmoni me provat materiale të sekuestruara në Shqipëri çuan në rezultatin e qartë të ekzistencës së një grupi të struktura kriminal me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë dhe jo vetëm, nëpërmjet qendrës së thirrjes së Call Center-ave të paregjistruar si biznes në organet tatimore.

“Gjykata ka vendosur caktimin e masave “arrest me burg” për pesë shtetas dhe për tre të tjerë masën “arrest me shtëpi”. Gjatë mëngjesit të ditës së sotme është bërë i mundur ekzekutimi i masave të sigurimit për të gjithë personat që gjendeshin në Shqipëri dhe vijon puna për kapjen e dy shtetasve të tjerë që nuk ndodheshin në Shqipëri”, tha Nakuçi.

Sipas Nakuçit, vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 363 mijë euro.

Nga ana tjetër, oficeri i policisë gjermane Oliver Hofman, drejtues i operacionit “Pandora”, tha se “kjo ditë është një ditë shumë e rëndësishme dhe një piketë e rëndësishme në bashkëpunimin tonë dhe luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe sidomos kundër skemave profesionale të mashtrimit”.

Sipas Hofman operacioni nisi në dhjetor të vitit 2023.

“Ne filluam të përgjonim mbi 20 telefonata mashtruese dhe krijuam një qendër thirrje, me qëllim që këto telefonata mashtruese të arrinin të kapeshin në kohë reale duke arritur të shmangnim humbjet financiare. Ne zhvilluam edhe hetime shumë komplekse në fushën e krimit kompjuterik me qëllim që të lokalizonim qendrat e thirrjeve dhe autorët e këtyre thirrjeve në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Liban”, tha Hofman.

Hofman nënvizoi se “qëllimi ynë ishte goditja e plotë e kësaj organizate kriminale të madhe”.

“Ky operacion ka çuar në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare dhe në arrestime të shumta, ndërkohë janë dhënë edhe dënimet e para, ndër ta edhe organizatori i infrastrukturës kryesore në Gjermani”, tha Hofman.

Hofman vlerësoi bashkëpunimin me autoritetet ndërkombëtare.

“Kemi punuar për një vit e gjysmë dhe kemi pasur bashkëpunim me shumë institucione ndërkombëtare si dhe me SPAK dhe Policinë e Shtetit. Ky bashkëpunim ishte jashtëzakonisht domethënës për suksesin që arritëm sot”, tha Hofman.

Sipas Hofman, grupi kriminal vepronte nga Tirana.

“Janë identifikuar 5 persona meshkuj dhe një femër, të moshës 21 – 36 vjeç. Sot u bë e mundur të arrestoheshin 6 persona dhe patëm mundësinë ta mbështesim këtë operacion në terren”, tha Hofman.

Hofman nënvizoi se “ky sukses thekson fuqinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe angazhimin tonë të përbashkët për drejtësi”.

“Ai dërgon një mesazh të qartë për të gjitha grupet kriminale që veprojnë dhe ky është: Kufijtë nuk do të ndalojnë që në të ushtrojmë ndjekjen penale dhe të mbrojmë njerëzit nga veprat kriminale. Do të doja të përmendja e edhe mbështetjen financiare shumë të rëndësishme nëpërmjet fondit ndërkombëtar të sigurisë të BE-së, sepse ishin vendimtare për të kryer këtë hetim”, tha Hofman.

/m.q/r.e/

The post Mashtrimet me Call Center, SPAK dhe autoritetet gjermane godasin grupin kriminal: 6 të arrestuar në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK godet rrjetin e Call Center-ave, miliona euro nga aktiviteti kriminal

31 July 2025 at 15:58

Një operacion i gjerë antidashtri, i koduar “Pandora”, ka çuar në goditjen e një skeme të sofistikuar kriminale që vepronte përmes call center-ave të rremë në Tiranë, duke mashtruar qytetarë gjermanë me miliona euro.

Hetimet kanë zbuluar një grup të strukturuar kriminal mshtronin persona që kishin humbur investimet në platformat Forex.

Në një deklaratë për mediat, prokurori i SPAK, Ened Nakuçi, tha: “Nën drejtimin e SPAK, në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimit Kibernetik, Policinë e Shtetit, BKH-në dhe Policinë Gjermane, janë ekzekutuar masat e sigurisë për autorët e dyshuar të krimit kompjuterik në call center-a në Shqipëri, në kuadër të një procedimi penal ndërkombëtar”.

Sipas tij, hetimet nisën në dhjetor të vitit 2023 nga autoritetet gjermane, të cilat regjistruan një procedim penal pas indicieve për veprimtari të paligjshme që kishte lidhje me Shqipërinë.

“Grupi kriminal vepronte përmes call center-ave në Tiranë, duke u paraqitur si oficerë policie të rremë. Ata telefononin qytetarë gjermanë që kishin humbur investimet në Forex dhe i bindnin se mund t’i rimerrnin paratë e humbura, kundrejt pagesave të mëtejshme apo dhënies së të dhënave personale.”-u shpreh Nakuçi.

Provat e mbledhura pas kontrollit në një prej call center-ave në Tiranë kanë qenë vendimtare për zbardhjen e skemës. Sipas prokurorit, hetimet treguan qartë strukturimin dhe organizimin e grupit në funksione të ndara dhe me role të përcaktuara, tipike për një organizatë kriminale.

“Gjykata ka vendosur masat e sigurisë ‘arrest me burg’ për 5 shtetas dhe ‘arrest në shtëpi’ për 3 të tjerë. Kjo është një goditje e rëndësishme ndaj mashtrimeve ndërkombëtare që kryhen përmes teknologjisë dhe që cenojnë sigurinë dhe besimin e qytetarëve evropianë”, theksoi Nakuçi. /euronews/

 

The post SPAK godet rrjetin e Call Center-ave, miliona euro nga aktiviteti kriminal appeared first on Telegrafi.

Operacioni “Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center/ Prokurori Ened Nakuçi: U arrestuan 6 persona…

By: V K
31 July 2025 at 15:46

Në kuadër të operacionit të koduar “Pandora”, ka çuar në goditjen e një skeme të sofistikuar kriminale që vepronte përmes call center-ave të rremë në Tiranë, duke mashtruar qytetarë gjermanë me miliona euro.

Hetimet kanë zbuluar një grup të strukturuar kriminal, mshtronin persona që kishin humbur investimet në platformat Forex.

Në një deklaratë për mediat, prokurori i SPAK, Ened Nakuçi, tha: “Nën drejtimin e SPAK, në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimit Kibernetik, Policinë e Shtetit, BKH-në dhe Policinë Gjermane, janë ekzekutuar masat e sigurisë për autorët e dyshuar të krimit kompjuterik në call center-a në Shqipëri, në kuadër të një procedimi penal ndërkombëtar”.

Sipas tij, hetimet nisën në dhjetor të vitit 2023 nga autoritetet gjermane, të cilat regjistruan një procedim penal pas indicieve për veprimtari të paligjshme që kishte lidhje me Shqipërinë.

“Grupi kriminal vepronte përmes call center-ave në Tiranë, duke u paraqitur si oficerë policie të rremë. Ata telefononin qytetarë gjermanë që kishin humbur investimet në Forex dhe i bindnin se mund t’i rimerrnin paratë e humbura, kundrejt pagesave të mëtejshme apo dhënies së të dhënave personale”,-u shpreh Nakuçi.

Provat e mbledhura pas kontrollit në një prej call center-ave në Tiranë, kanë qenë vendimtare për zbardhjen e skemës.

Sipas prokurorit, hetimet treguan qartë strukturimin dhe organizimin e grupit në funksione të ndara dhe me role të përcaktuara, tipike për një organizatë kriminale.

Eneid Nakuçi, theksoi se janë arrestuar 5 persona, ndërsa 3 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

“Gjykata ka vendosur masat e sigurisë ‘arrest me burg’ për 5 shtetas dhe ‘arrest në shtëpi’ për 3 të tjerë. Kjo është një goditje e rëndësishme ndaj mashtrimeve ndërkombëtare që kryhen përmes teknologjisë dhe që cënojnë sigurinë dhe besimin e qytetarëve europianë”,- theksoi Nakuçi.

The post Operacioni “Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center/ Prokurori Ened Nakuçi: U arrestuan 6 persona… appeared first on Albeu.com.

Mashtrim përmes Call Center-ave, tetë vjet burgim për Jusel Mici dhe shtatë vjet për Mendim Domi – iu konfiskohen edhe pasuritë

18 June 2025 at 13:56

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për Jusel Mici dhe Mendim Domi dhe dosjen e ka dërguar në Gjykatë.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, vendosi 8 Vjet burg për Jusel Micin dhe 7 vite e 4 muaj burg për Mendim Domi, raporton Tch.

Mici akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, mashtrimit kompjuterik, fshehje e të ardhurave dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

Ndërsa Domi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim me Micin.

Mashtrimi “online” lidhej me investime shumash në letra me vlerë dhe kriptovaluta, përdorimin e shoqërive fiktive (Capitalcom Investment, Direct Coin Limited, Lead Secure Ltd, Finex Group Ltd, Futurus X OU, Luxor, Mm Consulting S.R.S.S. Shoqëri Scs Smart Coomunications Services S.R.L.S Estra dhe të tjera) për kalimin e vlerave monetare të mashtrimit.

Këto shoqëri që përdoreshin për aktivitetin kriminal, duke hapur llogari rrjedhëse të huaja, duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin, si dhe përdornin call center në Itali dhe Shqipëri, nëpërmjet të cilave kontaktonin klientë, duke i bindur të bëheshin pjesë e programeve të rreme të investimit.

Autorët i propozonin viktimave, të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve online në llogaritë rrjedhëse të huaja, të kompanive të mësipërme. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, nga grupi i strukturuar, këto para zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta.

Dëmi ekonomik i shkaktuar, arrin në vlerën 3 000 000 euro, por ka dyshime që kjo vlerë të jetë shumë më e madhe, duke konsideruar të dëmtuarit, që nuk kanë kallëzuar mashtrimet ndaj tyre. /TCH/

The post Mashtrim përmes Call Center-ave, tetë vjet burgim për Jusel Mici dhe shtatë vjet për Mendim Domi – iu konfiskohen edhe pasuritë appeared first on Telegrafi.

Mashtrim përmes “Call Center”-ave, GJKKO jep dënimin për Jusel Mici dhe Mendim Domin

By: Oldi
18 June 2025 at 11:12

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 8 vjet burg të pandehurin Jusel Mici dhe me 7 vjet e 4 muaj burg Mendim Domin, pas gjykimit me procedurë të shkurtuar për një seri veprash penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Nga hetimet e SPAK rezulton se grupi kriminal ku bënin pjesë […]

The post Mashtrim përmes “Call Center”-ave, GJKKO jep dënimin për Jusel Mici dhe Mendim Domin appeared first on BoldNews.al.

Mashtrim me call center/ Arrestohen dy persona në Tiranë

By: Re Nato
4 June 2025 at 09:17

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last call”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit Olsi Vasku 35 vjeç, dhe Admir Behari  32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si call center. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive.

Mashtronin të huaj me call center, në pranga dy administratorët në Tiranë

By: user 11
4 June 2025 at 09:38

Dy administratorë të një call center-i janë arrestuar pasi mashtronin persona të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar “Last call”.

Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për call center.

Vihen në pranga 2 shtetas të cilët administronin këtë ambient (call center), përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.

Sekuestrohen 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last call”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. V., 35 vjeç, dhe A. B., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si call center. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Mashtronin të huaj me call center, në pranga dy administratorët në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Skema me Call Center në Tiranë/ Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, bien në pranga dy persona

By: V K
4 June 2025 at 09:45

Këtë të mërkurë, është goditur nga Policia e Tiranës, një tjetër rast i mashtrimit përmes Call Center.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last Call”, duke zbuluar një ambient të përshtatur për veprimtari të paligjshme.

Gjatë operacionit, u vunë në pranga dy shtetas, të cilët akuzohen se administronin një subjekt të paregjistruar, të shndërruar në Call Center me qëllim mashtrimin e shtetasve të huaj.

Hetimet kanë zbuluar se ambienti, i ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ishte përshtatur në mënyrë të paligjshme për të operuar si call center.

Të dy personat telefononin qytetarë të huaj, duke i mashtruar për të investuar në bursa fiktive, me qëllim përfitimin e paligjshëm të të ardhurave.

Njoftimi:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar “Last Call”.

Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për call center.

Vihen në pranga 2 shtetas të cilët administronin këtë ambient (call center), përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.

Sekuestrohen 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last call”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. V., 35-vjeç, dhe A. B., 32-vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si Call Center.

Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Skema me Call Center në Tiranë/ Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, bien në pranga dy persona appeared first on Albeu.com.

Finalizohet operacioni policor ‘Platforma’/ Kryenin mashtrime online për investime në bursë, një i arrestuar

14 May 2025 at 11:39

Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Platforma’, ku përmes një platforme të rreme investimesh online të përfshirë në mashtrime, goditet grupi i strukturuar kriminal.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar njëri nga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe po punohet për arrestimin e dy të tjerëve. Gjatë hetimeve u godit një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik.

Ndërkaq, më parë janë arrestuar edhe 6 punonjës në këtë subjekt, si dhe 4 të tjerë janë në hetim. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar pajisje kompjuterike dhe celularë që i shërbenin mashtrimit.

The post Finalizohet operacioni policor ‘Platforma’/ Kryenin mashtrime online për investime në bursë, një i arrestuar appeared first on Sot News | Lajme.

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT

By: Ela
14 May 2025 at 11:46

Policia ka zbuluar një call center në rrugën “Janos Hunyadi”, i cili ishte përshtatur për kryerjen e mashtrimeve kompjuterike nëpërmjet një platforme të rreme investimesh online. Gjatë operacionit, u bë arrestimi i njërit prej organizatorëve të kësaj skeme mashtrimi, Agim Shehu, 36 vjeç, banues në Tiranë. Dy bashkëpunëtorët e tij, A. R., 34 vjeç dhe […]

The post Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Kryenin mashtrime online për investime në bursë/ Goditet baza e një “call center” në Tiranë, një i arrestuar

14 May 2025 at 11:24

SHQIPËRI- Në Shqipëri vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Platforma”, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online.

Gjatë hetimeve u godit një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar njëri nga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe po punohet për arrestimin e dy të tjerëve.

Ndërkaq, më parë janë arrestuar edhe 6 punonjës në këtë subjekt, si dhe 4 të tjerë janë në hetim. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar pajisje kompjuterike dhe celularë që i shërbenin mashtrimit./abcnews.al

 

 

 

 

Mashtrim kompjuterik përmes call center, 7 të arrestuar në Tiranë

14 May 2025 at 11:45

Policia e Tiranës ka zbuluar një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik dhe ka arrestuar 7 persona një nga të cilët organizator i këti aktiviteti të jashtëligjshëm.

“Në kuadër të operacionit “Recovery” dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në vijim të operacionit ndërkombëtar “Platforma”, shërbimet e Policisë konstatuan se kati i parë i një pallati në rrugën “Janos Hunyadi”, ishte përshtatur si call center.

Nga ndërhyrja në këtë subjekt, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga, punonjësit, shtetasit I. K., 33 vjeç, banues në Farkë, L. V., 22 vjeç, banues në Krujë, E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe A. P., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u kapën në flagrancë, punonjësit, shtetasit A. P., 40 vjeçe, V. A., 38 vjeçe, K. A., 24 vjeçe dhe S. M., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për të cilët nisi procedim në gjendje të lirë.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan 3 organizatorët e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet këtij call centeri, shtetasit A. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 34 vjeç dhe A. G., 38 vjeç.

Shtetasi A. Sh. u kap nga Policia dhe u vu në pranga, në kuadër të operacionit “Recovery”. Ndërkaq, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë”, bën me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Mashtrim kompjuterik përmes call center, 7 të arrestuar në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të organizatorëve të skemave mashtruese me “call-center”

27 April 2025 at 14:36

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të dielën më 27 prill se dy ditë më parë ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, të deklaruar fajtorë për një skemë mashtrimi me call-center që u zhvati qytetarëve evropianë rreth 7 […]

The post SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të organizatorëve të skemave mashtruese me “call-center” appeared first on Reporter.al.

Apartamente, vila dhe llogari bankare/ SPAK kërkon konfiskimin e 2.3 mln euro pasuri të Erion Kasmit e Xhulian Xhafës

27 April 2025 at 10:48

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25 prill 2025 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, në kuadër të procedimit pasuror nr.13 i vitit 2023.

Shtetasit Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa janë subjekte të hetimit pasuror, pas regjistrimit të procedimit penal nr.300/2021*, me akuzat për kryerjen e veprave penale:

“Mashtrim kompjuterik” e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë kryer hetime në kuadër të hetimit pasuror dhe si rezultat janë identifikuar dhe sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Në përfundim të hetimit pasuror nr.13/2023, rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale.

Vlera e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi është rreth 1, 937,145 Euro dhe 33,089,854 lekë:

Pasuritë:

“Apartament” i tipit 2+1, me sipërfaqe totale 110 m2, me adresë në Yzberisht Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
Vilë banimi 3-tre katëshe + bodrum, me sipërfaqe perimetrale prej 420 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtesës + veranda prej 342 m2, me adresë në Selitë Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
Njësi, me sipërfaqe 167 m2, me adresë: Rruga e Kavajës Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.
Garazh, me sipërfaqe totale 19 m2, me adresë në rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka,
Apartament, i llojit Apartament (3+1) me sipërfaqe 146.12 m2, me adresë në Rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.
Apartament, me sipërfaqe 66.96 m2, me adresë rruga “Margarita Tutulani”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.
Apartament, me sipërfaqe totale 96 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.
Garazh, me sipërfaqe totale 16 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
Truall, me sipërfaqe 2750 m2, nga e cila 750 m2 ndërtesë, me adresë Mazrek Tiranë, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi.
Apartament, me sipërfaqe 57 m2, me vendodhje në lagjen Nr. 13 Durrës, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi dhe L. Leka.
Pasuria: ‘Apartament’, tipi 2+1, me sipërfaqe totale 117.05 m2, në pronësi të L. Leka, me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.
Garazhe 2 (dy), me sipërfaqe totale 40 m2, në pronësi të L. Leka me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.
Pemëtore 100 m2, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, në Borsh Sarandë.
Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.
Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.
Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë
Subjekti tregtar ‘Wood Land’ Shpk, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, me qendër në Kashar, Mazrek Tiranë.
Apartament, me sipërfaqe totale 67.73 m2, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa me adresë Kryemëdhenj, Kavajë,
Garazh, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa dhe S. Tila, me sipërfaqe 16.30 m2, me adresë rruga “Ndre Mjeda” Tiranë.
Apartament, me sipërfaqe 79.42 m2, në pronësi të Xhulian Xhafa me NID J20623112M dhe S.Mustafa Tila, me adresë rruga “Ndre Mjeda”, Tiranë.
Apartament” me sipërfaqe totale 93.8 m2, në emë të Xhulian Xhafa dhe S. Tila, me adresë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.
Vlerat monetare të sekuestruara në llogari bankare janë në shumën 588,225 euro dhe 19,789,854 lekë.
Për shtetasin Erjon Kasmi, vlera e pasurive të paluajtshme sipas kontratave është 1,108,920 euro dhe 13,300,000 lekë.

Vlera e pasurive te paluajtshme sipas kontratave për shtetasin, Xhuljan Xhafa është në vlerën 240,000 euro.

The post Apartamente, vila dhe llogari bankare/ SPAK kërkon konfiskimin e 2.3 mln euro pasuri të Erion Kasmit e Xhulian Xhafës appeared first on Sot News | Lajme.

Kush është “boss-i” i Call Center-ave që dhunoi djalin e ish-deputetit në Lundër

26 April 2025 at 19:29

Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në rezidencën me vila “Long Hill” në Tiranë, ku u dhunua me sende të forta brenda një lokali 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit Mhill Fufi. Mësohet se një prej autorëve, i vetmi që është identifikuar nga Policia deri tani është 38-vjeçari Kliton […]

The post Kush është “boss-i” i Call Center-ave që dhunoi djalin e ish-deputetit në Lundër appeared first on BoldNews.al.

U dënuan me burg për mashtrim 7 mln euro me Call Center, Apeli i GJKKO kthen dosjen për rigjykim (Emrat)

23 April 2025 at 13:21

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të prishë vendimin nr. 43, datë 08.07.2024, të dhënë nga Shkalla e Parë ndaj të pandehurve Erjon Kasmi dhe Xhuljan Xhafa, të dënuar më herët për mashtrim me Call Center në vlerën prej rreth 7 milionë euro. Vendimi u shpall më 23 prill 2025 nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani dhe Nertina Kosova.

Apeli ka urdhëruar rigjykimin e çështjes nga një kolegj tjetër brenda së njëjtës gjykatë, pas ankimeve të paraqitura nga të pandehurit.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), më datë 23.04.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 13 akti, datë 20.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe ankimeve të ankuesve/të pandehurve E.K. dhe Xh.Xh., kundër vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Prishjen e vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar dërgimin e akteve për gjykim një kolegji tjetër të së njëjtës gjykatë.

The post U dënuan me burg për mashtrim 7 mln euro me Call Center, Apeli i GJKKO kthen dosjen për rigjykim (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌