❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BSH vendos kufi për transfertat SEPA, jo më shumë se 3 euro për hyrjet

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Banka e ShqipĂ«risĂ« ka pĂ«rgatitur projektrregulloren qĂ« vendos bazat pĂ«r nivelin e tarifave qĂ« bankat dhe institucionet e pagesave do tĂ« aplikojnĂ«, pas anĂ«tarĂ«simit nĂ« ZonĂ«n Unike tĂ« Pagesave nĂ« Euro (SEPA).

Projektrregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndĂ«rkufitare nĂ« zonĂ«n SEPA dhe kushtet e transparencĂ«s” parashikon qĂ« tarifat e aplikuara nga OperatorĂ«t e ShĂ«rbimeve tĂ« Pagesave (banka ose institucione financiare jobanka tĂ« pagesave dhe parasĂ« elektronike) pĂ«r pagesat SEPA dalĂ«se nuk mund tĂ« tejkalojnĂ« kufijtĂ« e pĂ«rcaktuar nga Banka e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r vlerat korresponduese tĂ« pagesave vendase nĂ« Euro qĂ« procesohen pĂ«rmes sistemeve tĂ« saj dhe pĂ«rcaktohen nĂ« kuadrin rregullator tĂ« kĂ«tyre sistemeve.

Sipas ndryshimeve tĂ« propozuara, “PĂ«r funksionimin e sistemit AIPS EURO pĂ«r shlyerjen e transfertave vendase pĂ«r klientĂ« nĂ« Euro”, komisioni minimal qĂ« bankat mund tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r transfertat nĂ« sistemin euro do tĂ« ulet nga 6 euro nĂ« 4 euro.

Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0,02% e vlerës së transferuar. Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.

Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro. Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0,01% e vlerës së transferuar.

Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale: përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.

Këto nivele tavan do të aplikohen edhe për transfertat në nisje në zonën SEPA. Ndërsa, për tarifat e pagesave SEPA hyrëse, nëse aplikohen nga institucioni i përfituesit të pagesës, ato duhet të reflektojnë kostot përkatëse të ofruesit të shërbimeve të pagesave. Këto tarifa, në asnjë rast, nuk mund të kalojnë vlerën 3 euro për transaksion.

/r.e//a.f/

The post BSH vendos kufi për transfertat SEPA, jo më shumë se 3 euro për hyrjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pagesa në euro në zonën SEPA, Sejko: Bankat plotësisht operacionale më 7 tetor

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r KĂ«shillin Evropian tĂ« Pagesave (European Payments Council – EPC) mbi rrugĂ«timin e vendit drejt SEPA (Tregut Unik tĂ« Pagesave nĂ« euro) nĂ«nvizoi pĂ«rfitimet qĂ« sjell kjo arritje pĂ«r qytetarĂ«t, bizneset dhe ekonominĂ« shqiptare.

Sejko tha se, “nĂ« nĂ«ntor 2024 ShqipĂ«ria u pranua nĂ« zonĂ«n SEPA dhe deri nĂ« maj 2025 tĂ« gjitha bankat shqiptare u regjistruan dhe do tĂ« jenĂ« plotĂ«sisht operacionale mĂ« 7 tetor 2025”.

Guvernatori e cilësoi anëtarësimin një hap shumë të rëndësishëm, jo vetëm për integrimin financiar evropian, por edhe për ekonominë shqiptare, pa qenë ende anëtare e BE-së.

Sipas tij, ofrimi i pagesave në euro në zonën SEPA do të sjellë kursime të menjëhershme; remitanca më të lira si dhe avancim të modernizimit dhe inovacionit në industrinë bankare.

“SEPA do tĂ« ulĂ« kostot me tĂ« paktĂ«n 20 milion euro nĂ« vitin e parĂ« tĂ« operimit. 80 % e remitancave pritet tĂ« kushtojnĂ« deri nĂ« pesĂ« herĂ« mĂ« pak, ndĂ«rsa adaptimi i standardit ISO 20022 dhe zhvillimi i pagesave tĂ« menjĂ«hershme rajonale do tĂ« rrisin digjitalizimin dhe pĂ«rfshirjen financiare”, theksoi Sejko.

Guvernatori u shpreh se ky është një hap konkret në rrugën drejt integrimit evropian dhe modernizimit të ekonomisë shqiptare.

“Skemat SEPA konsiderohen si pikĂ« referimi e standardeve tĂ« pagesave nĂ« EvropĂ« dhe pjesĂ«marrja Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« shumĂ« nivele. SĂ« pari, ajo nxit sisteme pagesash efikase dhe tĂ« besueshme pĂ«r vendet e vogla si ShqipĂ«ria. Duke standardizuar pagesat ndĂ«rkufitare dhe duke pĂ«rdorur teknologji tĂ« pĂ«rparuar, do tĂ« jetĂ« e mundur tĂ« krijohet njĂ« treg pagesash mĂ« modern nĂ« pĂ«rputhje me politikat evropiane dhe tĂ« rritet depĂ«rtimi i teknologjisĂ« sĂ« informacionit. SĂ« dyti, pjesĂ«marrja nĂ« SEPA pritet tĂ« nxisĂ« tregtinĂ«. Partneri kryesor tregtar i ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« BE-ja, me mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«n e tregtisĂ« sĂ« mallrave dhe shĂ«rbimeve qĂ« drejtohet atje. SĂ« treti, SEPA jo vetĂ«m qĂ« do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« formalizimin e remitancave, por edhe do tĂ« rrisĂ« kursimet dhe mirĂ«qenien e familjeve qĂ« mbĂ«shteten tek ato. SĂ« fundmi, por jo mĂ« pak e rĂ«ndĂ«sishme, kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« vizitorĂ«t evropianĂ« do tĂ« pĂ«rjetojnĂ« kosto, kohĂ« dhe siguri tĂ« ngjashme pĂ«r pagesat siç do tĂ« pĂ«rjetonin nĂ« vendet e tyre tĂ« origjinĂ«s”, theksoi Sejko.

Guvernatori deklaroi se, një nga objektivat kryesore për Shqipërinë, të paktën deri në vitin 2030, është përafrimi i plotë me acquis të BE-së në kuadër të axhendës së integrimit në BE.

“Objektivi ynĂ« tjetĂ«r i menjĂ«hershĂ«m Ă«shtĂ« krijimi i njĂ« sistemi pagesash tĂ« menjĂ«hershme qĂ« mundĂ«sisht zhvillon pagesat e menjĂ«hershme ndĂ«rkufitare brenda rajonit, dhe pjesĂ«marrja nĂ« TARGET Instant Payment Settlement (TIPS). Trendi i rritjes sĂ« pĂ«rdorimit tĂ« pagesave elektronike dhe reduktimit tĂ« parave tĂ« gatshme do tĂ« vazhdojĂ« ndĂ«rsa vendi bĂ«het mĂ« i arritshĂ«m pĂ«r tregjet e BE-sĂ«. Ne presim qĂ« pĂ«rfshirja financiare dhe edukimi tĂ« zgjerohen ndĂ«rsa vazhdojmĂ« tĂ« promovojmĂ« programet e shkrim-leximit financiar dhe dixhital”, tha Sejko. /j.p/

The post Pagesa në euro në zonën SEPA, Sejko: Bankat plotësisht operacionale më 7 tetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga 7 tetori, bankat do të ofrojnë pagesa në euro në zonën SEPA

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Nga 7 tetor 2025, bankat shqiptare do tĂ« ofrojnĂ« pagesa ndĂ«rkufitare nĂ« euro brenda zonĂ«s SEPA pĂ«r klientĂ«t e tyre.

Kështu deklaroi, Valentina Semi, zëvendësdrejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave dhe Kontabilitetit të Financës në Bankën e Shqipërisë, në një intervistë televizive, ndërsa vuri në dukje përfitimet nga anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA.

Sipas saj, ky anëtarësim shënon një hap shumë të rëndësishëm, jo vetëm për integrimin financiar evropian, por edhe për ekonominë shqiptare, pa qenë ende anëtare e BE.

“PĂ«rfitimet nga SEPA janĂ« tĂ« shumta. Ulja e kostove pĂ«r transfertat nĂ« euro do tĂ« jenĂ« minimalisht 5 herĂ« mĂ« tĂ« lira pĂ«r qytetarĂ«t dhe bizneset. Pagesa janĂ« mĂ« tĂ« shpejta dhe produktet e shĂ«rbimet moderne janĂ« mĂ« tĂ« sigurta”, tha ajo.

Semi vuri në dukje se, ky hap do të rrisë konkurrencën në tregun financiar.

Duke u ndalur në përfitimet në nivel kombëtar, ajo tha se, pagesat në SEPA, reduktojnë përdorimin e parasë fizike; nxisin përfshirjen financiare dhe zhvillimin e teknologjisë financiare (FinTech) dhe zgjerojnë ofertën e shërbimeve të pagesave.

Semi deklaroi se, “nĂ« nivel ndĂ«rkufitar SEPA, nxit ndĂ«rveprimin tregtar dhe flukset monetare me BE dhe bizneset shqiptare fitojnĂ« qasje nĂ« njĂ« treg prej 450 milionĂ« banorĂ«sh, me mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r zgjerim; rritje tĂ« konkurrencĂ«s dhe pĂ«rfitim nga risitĂ« inovative”. /j.p/

The post Nga 7 tetori, bankat do të ofrojnë pagesa në euro në zonën SEPA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transfertat në SEPA do të fillojnë nga tetori, Bankat shqiptare aplikojnë zyrtarisht

11 April 2025 at 16:27

Janë dorëzuar zyrtarisht paketat e aplikimeve për anëtarësimin e bankave shqiptare në skemën e transfertave të kreditit SEPA, të cilat eliminojnë tarifat shtesë për çdo transfertë bankare brenda këtij sistemi.

Aplikimi është bërë nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, të cilat e kanë dërguar kërkesën pranë Këshillit Evropian të Pagesave (ECP).

Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është shprehur se përgjatë vitit të parë të anëtarësimit aktorët ekonomikë në vend do të kursejnë rreth 20 milionë euro si rezultat i komisioneve, të cilat do të jenë ndjeshëm më të ulëta sesa ato aktuale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Transfertat në SEPA do të fillojnë nga tetori, Bankat shqiptare aplikojnë zyrtarisht appeared first on Euronews Albania.

Bankat aplikojnë në SEPA, BSH: Synojmë të nisin realizimin e transaksioneve në tetor

By: user 5
10 April 2025 at 19:26

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot pranë Këshillit Europian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për anëtarësimin e bankave në skemën e transfertave të kreditit SEPA. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.

Kjo është koha më e parë, e vendosur nga EPC, kur ofruesit e shërbimeve në Shqipëri mund të nisin kryerjen e këtyre transaksioneve ndërkufitare në Euro përmes SEPA-s. Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor nga EPC më 21 nëntor 2024, ndërsa institucionet financiare mund të nisnin aplikimin për aderimin në skemat e pagesave SEPA vetëm prej muajit prill 2025.

GjatĂ« kĂ«saj periudhe, Banka e ShqipĂ«risĂ« nĂ« bashkĂ«punim me ShoqatĂ«n Shqiptare tĂ« Bankave kanĂ« orientuar intensivisht bankat nĂ« procesin e aplikimit, duke vepruar si QendĂ«r KombĂ«tare pĂ«r MbĂ«shtetjen nĂ« Procesin e Aderimit. NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Banka e ShqipĂ«risĂ« organizoi disa workshop-e me ekspertĂ« tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore pĂ«r tĂ« qartĂ«suar kĂ«rkesat dhe kriteret pĂ«r aplikimin e secilit institucion, si dhe pĂ«r t’i udhĂ«zuar mbi plotĂ«simin e dokumentacionit.

NjĂ«kohĂ«sisht, ka mbajtur kontakte tĂ« vazhdueshme me EPC dhe me komunitetin bankar pĂ«r tĂ« plotĂ«suar çdo mangĂ«si tĂ« identifikuar dhe pĂ«r t’i nxitur tĂ« gjitha bankat tĂ« jenĂ« pjesĂ« e skemave SEPA. PjesĂ«marrja nĂ« skemat SEPA do tĂ« sjellĂ« pĂ«rfitime tĂ« ndjeshme pĂ«r konsumatorin dhe biznesin shqiptar, pĂ«rmes uljes tĂ« kostos sĂ« transfertave dhe zgjerimit tĂ« aktivitetit ekonomik.

Banka e Shqipërisë do të vijojë të mbështesë bankat në finalizimin e përshtatjeve teknike, për të qenë të afta të ofrojnë transaksione ndërkufitare më të lira për shqiptarët në momentin më të parë./ Monitor

The post Bankat aplikojnë në SEPA, BSH: Synojmë të nisin realizimin e transaksioneve në tetor appeared first on Lapsi.al.

Bankat shqiptare aplikojnë zyrtarisht për në SEPA, transfertat fillojnë në tetor

By: M C
10 April 2025 at 18:48

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot pranë Këshillit Europian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për anëtarësimin e bankave në skemën e transfertave të kreditit SEPA. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.

Kjo është koha më e parë, e vendosur nga EPC, kur ofruesit e shërbimeve në Shqipëri mund të nisin kryerjen e këtyre transaksioneve ndërkufitare në Euro përmes SEPA-s. Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor nga EPC më 21 nëntor 2024, ndërsa institucionet financiare mund të nisnin aplikimin për aderimin në skemat e pagesave SEPA vetëm prej muajit prill 2025.

GjatĂ« kĂ«saj periudhe, Banka e ShqipĂ«risĂ« nĂ« bashkĂ«punim me ShoqatĂ«n Shqiptare tĂ« Bankave kanĂ« orientuar intensivisht bankat nĂ« procesin e aplikimit, duke vepruar si QendĂ«r KombĂ«tare pĂ«r MbĂ«shtetjen nĂ« Procesin e Aderimit. NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Banka e ShqipĂ«risĂ« organizoi disa workshop-e me ekspertĂ« tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore pĂ«r tĂ« qartĂ«suar kĂ«rkesat dhe kriteret pĂ«r aplikimin e secilit institucion, si dhe pĂ«r t’i udhĂ«zuar mbi plotĂ«simin e dokumentacionit.

NjĂ«kohĂ«sisht, ka mbajtur kontakte tĂ« vazhdueshme me EPC dhe me komunitetin bankar pĂ«r tĂ« plotĂ«suar çdo mangĂ«si tĂ« identifikuar dhe pĂ«r t’i nxitur tĂ« gjitha bankat tĂ« jenĂ« pjesĂ« e skemave SEPA. PjesĂ«marrja nĂ« skemat SEPA do tĂ« sjellĂ« pĂ«rfitime tĂ« ndjeshme pĂ«r konsumatorin dhe biznesin shqiptar, pĂ«rmes uljes tĂ« kostos sĂ« transfertave dhe zgjerimit tĂ« aktivitetit ekonomik.

Banka e Shqipërisë do të vijojë të mbështesë bankat në finalizimin e përshtatjeve teknike, për të qenë të afta të ofrojnë transaksione ndërkufitare më të lira për shqiptarët në momentin më të parë./ Monitor

The post Bankat shqiptare aplikojnë zyrtarisht për në SEPA, transfertat fillojnë në tetor appeared first on Albeu.com.

SEPA: Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, transfertat ndërkufitare nisin në tetor 2025

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Banka e ShqipĂ«risĂ« dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dĂ«rguan sot pranĂ« KĂ«shillit Evropian tĂ« Pagesave (EPC), paketĂ«n e aplikimeve pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e bankave nĂ« skemĂ«n e transfertave tĂ« kreditit SEPA.

Të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.

Kjo është koha më e parë, e vendosur nga EPC, kur ofruesit e shërbimeve në Shqipëri mund të nisin kryerjen e këtyre transaksioneve ndërkufitare në euro përmes SEPA-s.

Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor nga EPC më 21 nëntor 2024, ndërsa institucionet financiare mund të nisnin aplikimin për aderimin në skemat e pagesave SEPA vetëm prej muajit prill 2025.

Gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave kanë orientuar intensivisht bankat në procesin e aplikimit, duke vepruar si Qendër Kombëtare për Mbështetjen në Procesin e Aderimit.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Banka e ShqipĂ«risĂ« organizoi disa workshop-e me ekspertĂ« tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore pĂ«r tĂ« qartĂ«suar kĂ«rkesat dhe kriteret pĂ«r aplikimin e secilit institucion, si dhe pĂ«r t’i udhĂ«zuar mbi plotĂ«simin e dokumentacionit.

NjĂ«kohĂ«sisht, ka mbajtur kontakte tĂ« vazhdueshme me EPC dhe me komunitetin bankar pĂ«r tĂ« plotĂ«suar çdo mangĂ«si tĂ« identifikuar dhe pĂ«r t’i nxitur tĂ« gjitha bankat tĂ« jenĂ« pjesĂ« e skemave SEPA.

Pjesëmarrja në skemat SEPA do të sjellë përfitime të ndjeshme për konsumatorin dhe biznesin shqiptar, përmes uljes të kostos së transfertave dhe zgjerimit të aktivitetit ekonomik.

Banka e Shqipërisë do të vijojë të mbështesë bankat në finalizimin e përshtatjeve teknike, për të qenë të afta të ofrojnë transaksione ndërkufitare më të lira për shqiptarët në momentin më të parë.

/r.e//a.f/

The post SEPA: Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, transfertat ndërkufitare nisin në tetor 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zëvendësguvernatorja e BSH: Bankat duhet të bëjnë aplikimin në SEPA deri në prill

31 January 2025 at 22:07

TIRANË, 31 janar /ATSH/ ZĂ«vendĂ«sguvernatorja e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Natasha Ahmetaj nĂ« njĂ« intervistĂ« televizive u shpreh mbrĂ«mjen e sotme se bankat duhet tĂ« bĂ«jnĂ« aplikimin nĂ« SEPA deri nĂ« muajin prill.

“SEPA Ă«shtĂ« njĂ« nga sukseset qĂ« Banka e ShqipĂ«risĂ« numĂ«ron nĂ« aktivitetin e vet. NĂ« kĂ«tĂ« sukses ka rol i gjithĂ« konteksti ekonomik dhe politik shqiptar, sepse rregullat nuk lidhen vetĂ«m me kontekstin e bankĂ«s qendrore, por janĂ« pĂ«rtej kĂ«saj. GjatĂ« procesit tĂ« aplikimit duhet tĂ« dĂ«shmosh qĂ« aspiratat politike tĂ« vendit pĂ«rputhen me vende tĂ« BE. Me tĂ« gjitha kĂ«to kritere merresh nĂ« shqyrtim. Bankat e kanĂ« pĂ«rqafuar kĂ«tĂ« ide. Ne e kemi bĂ«rĂ« me dije ambicien tonĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« e SEPA-s. Po ushtrojmĂ« presion pozitiv qĂ« bankat tĂ« ndĂ«rgjegjĂ«sohen. Interesat e vendit e kĂ«rkojnĂ« qĂ« bankat, tĂ« paktĂ«n ato mĂ« tĂ« mĂ«dhatĂ«, tĂ« jenĂ« pjesĂ« e SEPA-s nĂ« afatin minimal qĂ« procesi lejon dhe brenda muajit prill  tĂ« kryejnĂ« aplikimin. Pra, ky presion pozitiv lidhet me ambicien qĂ« anĂ«tarĂ«simi nĂ« SEPA tĂ« bĂ«het nĂ« kohĂ«,” tha Ahmetaj.

Zëvendësguvernatorja e BSH-së u shpreh se Banka e Italisë ka qenë një partner i Shqipërisë, edhe me programe binjakëzimi. Sipas Ahmetaj, anëtarësimi në SEPA do të sjellë shpejtësi në transaksione, madje pagesa që mund të kryhen brenda 2-3 sekondash.

“Banka e ItalisĂ« ka qenĂ« partneri ynĂ«, kemi pasur dhe programe binjakĂ«zimi qĂ« na kanĂ« hapur horizontin nĂ« çfarĂ« mund tĂ« investojmĂ«. Ky bashkĂ«punim ka vazhduar nĂ« mĂ«nyrĂ« natyrale. Ne kuptuam qĂ« mund tĂ« pĂ«rfitojmĂ« nga roli dominant i BankĂ«s sĂ« ItalisĂ« nĂ« sistemin e pagesave,” tha ajo.

“Banka e ItalisĂ« ka qenĂ« njĂ« ndĂ«r pioneret nĂ« eurozonĂ«. Ne kuptuam qĂ« mund tĂ« pĂ«rfitonim paraprakisht nga ky posedim i informacionit. TĂ« jesh pjesĂ« e SEPA-s Ă«shtĂ« qĂ« bankat shqiptare do kenĂ« detyrimin qĂ« transaksionet, pĂ«r shembull, unĂ« tĂ« kem tĂ« drejtĂ« tĂ« transferoj fonde nĂ« euro dhe tĂ« urdhĂ«roj marrjen e fondeve nga njĂ« vend i SEPA tek unĂ«, tĂ« dy komponentĂ«t do tĂ« bĂ«hen shpejt si brenda vendit. TĂ« dy kanĂ« aspekte pozitive,” shtoi Ahmetaj.

Sipas saj, “kĂ«to janĂ« pagesa mĂ« tĂ« shpejta brenda ditĂ«s dhe tĂ« lira si pagesat kombĂ«tare. Zona SEPA-s ka dhe pagesa tĂ« shpejta qĂ« bĂ«hen brenda 2-3 sekonda me njĂ« infrastrukturĂ« qĂ« mundĂ«son kĂ«tĂ« shpejtĂ«si. ËshtĂ« njĂ« platformĂ« tjetĂ«r e integruar nĂ« zonĂ«n SEPA dhe quhet me akronimin TIPS. Italia na mundĂ«son qĂ« njĂ« klon tĂ« TIPS ta implementojmĂ« nĂ« tregun tonĂ«. Ne tĂ« krijojmĂ« njĂ« bankĂ« ku tĂ« marrin pjesĂ« ShqipĂ«ria dhe vendet e Ballkanit, sidomos nĂ« ndihmĂ« tĂ« biznesit. Kjo na ndihmon kur tĂ« jemi pjesĂ« e BE”.

/a.f/r.e/

The post Zëvendësguvernatorja e BSH: Bankat duhet të bëjnë aplikimin në SEPA deri në prill appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Me gjuhĂ«n e
 BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€/ Ahmetaj: PĂ«rfshirja nĂ« SEPA, tĂ« bĂ«n pjesĂ« tĂ« revolucionit teknologjik

31 January 2025 at 20:26

ZĂ«vendĂ«s Guvernatorja e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Natasha Ahmetaj foli nĂ« emisionin “Sheshi i Dollarit” nĂ« ABC News, pĂ«r anĂ«tarĂ«simin nĂ« sistemin europian tĂ« pagesave, forcimin e lekut dhe ndikimin nĂ« fuqinĂ« blerĂ«se tĂ« familjeve shqiptare.

Ahmetaj shpjegoi disa përfitimet që vijnë nga përfshirja në SEPA. Gjithashtu theksoi se përfshirja në SEPA i adresohet më së shumti zgjidhjeve teknologjike, pasi je përfshirë në një revolucion teknologjik.

“Arsyeja e krijimit tĂ« zonĂ«s SEPA. Kjo lidhet qĂ« me krijimin e euros qĂ« nĂ« 1999. Aty u kuptua qĂ« euro ishte njĂ« krijimi i mirĂ« pĂ«r njĂ« zonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t siç ishte BE. NjĂ« transfertĂ« e elektronike ne euro nuk ishte aq e barabartĂ« sa njĂ« transfertĂ« nĂ« kesh nĂ« euro. Dhe pĂ«r kĂ«tĂ« u punua pĂ«r krijimin e kĂ«saj zonĂ«s SEPA, qĂ« ishte e pĂ«rbashkĂ«t jo vetĂ«m pĂ«r transfertat nĂ« kesh edhe pĂ«r ato elektronike. Por duke qenĂ« mĂ« e zhvilluar edhe nĂ« aspektin teknologjik dhe duke pasur edhe aspiratĂ«n nĂ« BE dhe si tĂ« thuash tĂ« kesh ambicie qĂ« tĂ« jetĂ« konkurruese nĂ« nivele ndĂ«rkombĂ«tare, nĂ« aspektin e infrastrukturĂ«s. Pra tĂ« gjitha kĂ«to aspirata mĂ«shirohen te SEPA. Pasi mĂ« shumti i adresohet zgjidhjeve teknologjike. Pra tĂ« pĂ«rfshihesh nĂ« SPEA ti je pĂ«rfshirĂ« edhe nĂ« kĂ«tĂ« revolucion teknologjik ku tĂ« gjitha pĂ«rfitimet ekonomike janĂ« tĂ« kuptuara”, tha ndĂ«r tĂ« tjera Ahmetaj.

/abcnews.al/

Guvernatori Ismaili pjesë e takimit themelues të Grupit Drejtues për SEPA

24 January 2025 at 17:20

Guvernatori i BQK-së Ismaili së bashku me Zëvendësguvernatorin Fusha morën pjesë ne takimin themelues (virtual) të Grupit Drejtues për Implementimin e SEPA, nën udhëheqjen e Drejtorëve Gjeneral të Drejtorisë së Zgjerimit (DG NEAR, z. Koopman dhe Drejtorisë për stabilitet dhe shërbime financiare (DG FISMA), z. Berrigan, me pjesëmarrjen e Guvernatorëve të bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, si dhe Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), Bankës Qendrore Evropiane (ECB) dhe Bankës Botërore (WB).

Qëllimi i themelimit të këtij grupi është të ndjek zbatimin e projektit të zgjerimit të zonës gjeografike të SEPA, si një forum për shkëmbimin e përvojave, informacioneve dhe koordinimin për të adresuar çështjet relevante të zbatimit të këtij projekti.

Në vijim të zhvillimeve që dalin nga plani i Rritjes së Bashkimit Evropian, nisma për themelimin e Grupit Drejtues nga Drejtoria e Zgjerimit (DG NEAR) e Komisionit Evropian, vjen pas një serie të takimeve të nivelit të lartë dhe grupeve teknike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të projektit të Modernizimit të Sistemeve të Pagesave të Ballkanit Perëndimor, ku edhe Republika e Kosovës u përfaqësua nga Banka Qendrore, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Banka Botërore në koordinim me Këshillit të Bashkimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e qeverive të shteteve në kuadër të Procesit të Berlinit.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dorëzoi para-aplikimin e plotësuar për anëtarësim në SEPA me datën 20 dhjetor 2024, ndërsa pret që të pranojë vlerësimet paraprake për shqyrtim dhe hapje të rrugës për aplikim përfundimtar për anëtarësim në SEPA, në pajtim me Planin Strategjik të BQK-së.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është e zotuar për bashkëpunim në kuadër të nismave të tilla të Bashkimit Evropian të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin tonë drejt integrimit të sistemit tonë financiar me tregun unik të Bashkimit Evropian, përderisa punon me intensitet të lartë në avancimin e infrastrukturës përkatëse rregullative dhe teknike për shfrytëzimin e të gjitha përfitimeve që sjellin për qytetarët dhe ekonominë e vendit, krahas sektorit financiar.

The post Guvernatori Ismaili pjesë e takimit themelues të Grupit Drejtues për SEPA appeared first on Telegrafi.

Anëtarësimi në SEPA, ulen komisionet për transfertat e parave

By: Besnik
2 January 2025 at 14:53

Dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjellas, do të kenë kosto të ulëta financiare.

Me pranimin e vendit tonë në sistemin SEPA, tashmë po ngrihet sistemi që komisionet të ulen brenda këtij viti.

Komisionet për transfertat e parave nga Europa do të ulen këtë vit, duke iu kursyer emigrantëve shqiptarë dhe bizneseve miliona Euro.

MĂ« 13 qershor 2024, ShqipĂ«ria aplikoi nĂ« Bashkimin Europian pĂ«r t’u pranuar nĂ« sistemin SEPA, dhe u pranua nĂ« 21 nĂ«ntor, ndĂ«rsa tashmĂ« bankat po punojnĂ« pĂ«r tĂ« ngritur sistemin qĂ« mundĂ«son transfertat e parave me kosto tĂ« ulĂ«t.

Sipas vlerësimeve të kryera nga Banka e Shqipërisë, përfitimet në kosto, kohë dhe siguri janë të mëdha. Në vlerë ato pritet të kursejnë mbi 20 mln euro cdo vit, që shqiptarët i kanë paguar si komisione.

SEPA e njohur ndryshe, si Zona Unike e Pagesave në Euro, është iniciativë e Bashkimit Evropian, e cila u mundëson individëve dhe bizneseve të bëjnë pagesa elektronike në Euro, duke ndjekur rregulla të njëjta ndërmjet vendeve anëtare. Megjithatë, sot zona gjeografike e pagesave  shtrihet edhe jashtë vendeve të BE-së.

SEPA është gjithashtu edhe një parakusht për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Anëtarësimi në SEPA, ulen komisionet për transfertat e parave appeared first on Euronews Albania.

Shqipëria konkretizon këtë vit pagesat në SEPA

By: redi
2 January 2025 at 14:19

Shqipëria pritet të konkretizojë gjatë këtij viti kryerjen e transaksioneve të pagesave brenda sistemit SEPA. Kjo pritet të sjellë uljen të ndjeshme të kostove të transfertave ndërkombëtare për qytetarët shqiptarët, brenda dhe jashtë territorit të vendit. Sipas vlerësimeve të kryera nga Banka e Shqipërisë, përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave me efikasitet më të lartë sa i përket kostove


Source

Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve brenda sistemit SEPA

2 January 2025 at 11:04

TIRANË, 2 janar/ATSH/ ShqipĂ«ria pritet qĂ« kĂ«tĂ« vit tĂ« konkretizojĂ« kryerjen e transaksioneve tĂ« pagesave brenda sistemit SEPA, hap ky qĂ« do tĂ« sjellĂ« uljen tĂ« ndjeshme tĂ« kostove tĂ« transfertave ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r qytetarĂ«t shqiptarĂ«t, brenda dhe jashtĂ« territorit tĂ« vendit.

Sipas vlerĂ«simeve tĂ« kryera nga Banka e ShqipĂ«risĂ«, pĂ«rfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave me efikasitet mĂ« tĂ« lartĂ« sa i pĂ«rket kostove, kohĂ«s dhe sigurisĂ« janĂ« tĂ« mĂ«dha dhe mund tĂ« arrijnĂ« deri nĂ« 20 milionĂ« euro nĂ« vitin e parĂ«, pĂ«r t’u rritur nĂ« mĂ«nyrĂ« progresive nĂ« vijim.

Më konkretisht, duke u bazuar në eksperiencën e sistemit AIPS Euro, nëpërmjet të cilit Banka e Shqipërisë që nga fillim i operimit në janar të vitit 2022, i ka kursyer tregut shqiptar rreth 50 milionë euro, vlerësohet se impakti i anëtarësimit në SEPA do jetë dhe më i gjerë.

SEPA (Single Euro Payments Area – Zona Unike e Pagesave nĂ« Euro), Ă«shtĂ« iniciativĂ« e Bashkimit Evropian, e cila u mundĂ«son individĂ«ve dhe bizneseve tĂ« bĂ«jnĂ« pagesa elektronike nĂ« Euro, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt, tĂ« lehtĂ«, dhe efikase, duke ndjekur rregulla tĂ« njĂ«jta ndĂ«rmjet vendeve anĂ«tare. MegjithatĂ«, sot zona gjeografike SEPA shtrihet edhe jashtĂ« vendeve tĂ« BE-sĂ«.

Në mbledhjen e datës 21 nëntor 2024, Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave mori vendimin të miratojë kërkesën e Shqipërisë dhe të Malit të Zi për anëtarësim e tyre në zonën gjeografike SEPA.

Kështu, Shqipëria u bë pjesë e grupit të parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që i bashkohet SEPA-s, si një parakusht për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian.

Ky vendim shënon një hap shumë të rëndësishëm, jo vetëm për integrimin e tregut tonë financiar me atë evropian, por edhe të ekonomisë sonë, pa qenë ende anëtar i Bashkimit Evropian.

Në nivel kombëtar, ky anëtarësim nxit përfshirjen financiare, redukton përdorimin e parasë fizike, zgjeron produktet dhe shërbimet e pagesave, si dhe nxit zhvillimin e teknologjisë financiare.

Ndërsa në nivel ndërkufitar, ai nxit ndërveprimin tregtar dhe lëvizjen e flukseve monetare me Bashkimin Evropian. BE-ja është partneri tregtar kryesor i Shqipërisë, ku rreth 60% e tregtisë kryhet me vendet anëtare të saj dhe krijimi i lehtësirave financiare është domethënës për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare.

Gjithashtu, pjesëmarrja në SEPA iu ofron bizneseve shqiptare qasje në tregun evropian prej 450 milionë banorësh, duke iu ofruar mundësi për zgjerimin e aktivitetit të tyre, rritjen e konkurrencës dhe përfitimin e risive. j.p/

The post Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve brenda sistemit SEPA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

2025 vjen me risi për tregun financiar

1 January 2025 at 23:00

Nga SEPA dhe open banking, risitë kryesore që priten në produktet dhe shërbimet financiare për 2025.

 

Viti 2025 pritet të sjellë disa risi të rëndësishme për tregun financiar. Risitë prekin sektorin bankar, institucionet financiare jobanka të kredidhënies dhe të pagesave, por edhe tregun e sigurimeve.

Gjatë vitit 2025, pritet që të konkretizohet kryerja e transaksioneve të pagesave brenda sistemit SEPA, që do të ulë në mënyrë drastike koston e transfertave ndërkombëtare për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu, nĂ« vitin 2025, pritet qĂ« mĂ« nĂ« fund tĂ« jenĂ« aktive shĂ«rbimet e open banking, qĂ« do t’u mundĂ«sojnĂ« shqiptarĂ«ve tĂ« kryejnĂ« pagesa nĂ«pĂ«rmjet institucioneve fintech, duke pĂ«rdorur llogarinĂ« e tyre bankare.

Ndryshimet do të prekin edhe tregun e mikrofinancës. Me hyrjen në fuqi të rregulloreve të reja, dhënia e kredive të shpejta pa analizë financiare të huamarrësit pritet të vështirësohet.

Në sigurime, pritet që më në fund të realizohet aplikimi i parimit të bonus-malus dhe elementeve të tjera të rrezikut, që do të mundësojnë çmime të diferencuara për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve.

 

Hyrja në SEPA pritet të kursejë 20 milionë euro në vit

Anëtarësimi në SEPA në nëntor të vitit 2024 ishte padyshim një nga hapat më të rëndësishëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të paktën për pjesën që lidhet me sektorin financiar.

Anëtarësimi në SEPA pritet të sjellë lehtësi të mëdha në kryerjen e pagesave ndërkombëtare me kosto më të ulëta dhe në kohë më të shpejtë. Aktualisht, sektori bankar në Shqipëri i ekzekuton transfertat ndërkombëtare nëpërmjet bankave të huaja korrespondente. Një zgjidhje e tillë sjell komisione të larta dhe kohë relativisht të gjatë për kryerjen e transfertave.

Sipas analizave të kryera nga Banka Botërore, aktualisht një pagesë nga Shqipëria drejt zonës SEPA sot kushton gati 10 herë më shumë se një pagesë brenda zonës SEPA. Transferta kërkon disa ditë pune, ndërsa me anëtarësimin në SEPA pritet që paratë të transferohen në llogarinë e përfituesit maksimalisht brenda një dite pune.

Lehtësimi i kryerjes së pagesave ndërkufitare me partnerin tregtar kryesor të Shqipërisë, Bashkimin Europian, pritet të lehtësojë zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare. Bizneset shqiptare do të kenë akses në një treg të madh me mundësi për zgjerimin e shërbimeve dhe produkteve dhe rritjen e konkurrencës.

Pjesëmarrja në SEPA vlerësohet se do të ketë kontribut domethënës në sektorë strategjikë siç është turizmi dhe në rritjen flukseve të lidhura me Investimet e Huaja Direkte. Ulja e kostove të transfertave në euro pritet të ndikojë dhe në formalizimin e flukseve të remitancave.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm në vitin e parë të pjesëmarrjes në SEPA, ekonomia shqiptare pritet të kursejë rreth 20 milionë euro. Nga pikëpamja e stabilitetit financiar, pjesëmarrja në SEPA ofron një mënyrë për të adoptuar sisteme më moderne, më të sigurta dhe më eficiente të pagesave elektronike.

Me miratimin e përfshirjes së Shqipërisë në zonën SEPA, institucionet e pagesave duhet të anëtarësohen individualisht për të marrë pjesë në skemat e saj. Koha e saktë që do të duhet për të mund të kryer transferta nëpërmjet SEPA-s nuk mund të thuhet me saktësi. Megjithatë, në dhjetor 2024, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kërkoi nga institucionet e pagesave angazhim për ta arritur një objektiv të tillë brenda vitit 2025.

“NdĂ«rsa kemi realizuar hapin e parĂ« tĂ« anĂ«tarĂ«simit nĂ« juridiksionin e zonĂ«s SEPA, pĂ«rfitimet konkrete ekonomike prej kĂ«saj vendimmarrjeje do tĂ« jenĂ« tĂ« shumĂ«fishta.

NĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«, ky anĂ«tarĂ«sim do t’u kursejĂ« aktorĂ«ve ekonomikĂ« rreth 20 milionĂ« euro vetĂ«m gjatĂ« vitit tĂ« parĂ«, si rezultat i uljes sĂ« komisioneve.

SĂ« dyti, krijimi i njĂ« ambienti mbĂ«shtetĂ«s pĂ«r sektorĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« ekonomisĂ« si tregtia do tĂ« lehtĂ«sojĂ« transaksionet me partnerĂ«t tanĂ« kryesorĂ« europianĂ« dhe do t’u japĂ« akses bizneseve shqiptare nĂ« njĂ« treg prej 500 milionĂ« banorĂ«sh.

SĂ« treti, ndikim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pritet tĂ« ketĂ« edhe nĂ« sektorin e turizmit, si dhe nĂ« dĂ«rgesat e emigrantĂ«ve dhe investimet direkte, tĂ« cilat kanĂ« njĂ« kontribut domethĂ«nĂ«s pĂ«r ekonominĂ« shqiptare. MegjithatĂ«, kĂ«to pĂ«rfitime do tĂ« mund t’i prekim, pasi secili institucion financiar tĂ« aplikojĂ« dhe tĂ« pranohet individualisht nĂ« skemat SEPA, çka kĂ«rkon qĂ« ato tĂ« jenĂ« teknikisht tĂ« afta tĂ« lidhen me kĂ«to skema.

PĂ«r kĂ«tĂ« nevojiten investime, tĂ« cilat nĂ« gjykimin tonĂ« dhe tuajin, justifikohen plotĂ«sisht nga pĂ«rfitimet qĂ« ekonomia shqiptare do tĂ« ketĂ« nga pjesĂ«marrja direkte nĂ« SEPA. Edhe nĂ« kĂ«tĂ« rast, Banka e ShqipĂ«risĂ« do tĂ« drejtojĂ« procesin dhe do tĂ« mbĂ«shtesĂ« institucionet financiare tĂ« plotĂ«sojnĂ« kriteret teknike tĂ« SEPA-s”, – tha Guvernatori.

SEPA është një nismë e hershme e Bashkimit Europian për harmonizimin e pagesave elektronike në Euro, ndërmjet vendeve anëtare. Skemat e Pagesave SEPA u sigurojnë qytetarëve dhe bizneseve europiane, pagesa ndërkufitare në monedhën e përbashkët, me të njëjtën kosto dhe lehtësi si pagesat brenda vendit të tyre. Megjithatë, zona gjeografike SEPA shtrihet edhe jashtë vendeve të BE-së, duke numëruar deri tani 36 vende që kanë harmonizuar standardet për pagesat elektronike në Euro.

 

MĂ« nĂ« fund “troket” open banking

Open banking (banking i hapur) ishte njĂ« nga risitĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« ligjit tĂ« ri “PĂ«r shĂ«rbimet e pagesave”, qĂ« hyri nĂ« fuqi nĂ« fillim tĂ« vitit 2021.

NĂ« ndryshim nga bankingu tradicional, ku vetĂ«m klienti dhe banka kanĂ« akses nĂ« tĂ« dhĂ«nat financiare, bankingu i hapur iu jep mundĂ«sinĂ« klientĂ«ve t’i ndajnĂ« kĂ«to tĂ« dhĂ«na nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt me njĂ« ofrues tjetĂ«r shĂ«rbimi, pĂ«r tĂ« shtuar pĂ«rfitimet e klientĂ«ve nga pĂ«rvojat inovative financiare.

Kjo do të thotë se klientët mund të realizojnë shërbime pagesash nga llogaria e tyre bankare edhe nëpërmjet institucioneve të tjera financiare dhe jo domosdoshmërisht vetëm nëpërmjet bankës, ku kanë llogarinë.

Ky koncept është i lidhur kryesisht me dy shërbime të reja, atë të inicimit të shërbimit të pagesës dhe të informimit mbi llogaritë.

Open banking është një nga parimet kryesore të Direktivës së Dytë të Bashkimit Europian për pagesat (PSD 2) dhe synon të sjellë më shumë konkurrencë në treg, duke krijuar më shumë hapësira për institucionet financiare të pagesave.

ShĂ«rbimet e mbĂ«shtetura nĂ« open banking duhet tĂ« testoheshin duke filluar qĂ« nĂ« 1 janar 2024, si pjesĂ« e rregullores ”PĂ«r autentifikimin e thelluar tĂ« klientit dhe standardet e pĂ«rbashkĂ«ta, tĂ« hapura dhe tĂ« sigurta tĂ« komunikimit”. NdĂ«rsa qĂ« nga mesi i vitit 2024, shĂ«rbimet e open banking duhet tĂ« ishin aktive. NĂ« fakt, njĂ« gjĂ« e tillĂ« nuk ka ndodhur.

Pas presioneve të mëdha nga Kryeministri dhe Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, u arrit që në mesin e vitit 2024 bankat të ishin gati për testimet e shërbimeve të open banking me institucionet financiare jobanka, kryesisht ato të parasë elektronike (e-money).

Por, përtej testimeve, fillimi i ofrimit të shërbimit pati pengesa të reja, për shkak të vonesës së licencimit të subjekteve të e-money nga Banka e Shqipërisë për ofrimin e shërbimeve të lidhur me open banking.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vonesat erdhën për shkak të vakumeve të lidhura me rregulloret e brendshme të subjekteve dhe kontratat tip që duhet të lidhen mes tyre për këto shërbime.

Vetëm në nëntor të vitit 2024 u arrit të bëhej licencimi i operatorit të parë shërbimet që lidhen me open banking. Këto shërbime priten të ofrohen gjatë vitit 2025 dhe do të përbëjnë një nga risitë kryesore të lidhura me produktet dhe shërbimet financiare për këtë vit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, operacionalizimi i open-banking është hapi i parë dhe thelbësor për funksionimin e financave të hapura (open-finance), e cila do të mundësojë dixhitalizimin e kredidhënies, investimeve dhe shërbimeve të tjera financiare për klientët.

Përveç përfitimeve personale të konsumatorit, Banka e Shqipërisë vlerëson se në një plan më të gjerë, kjo risi sjell dobi të shumta në rrugën drejt formalizimit të ekonomisë dhe përfshirjes financiare. Banka e Shqipërisë do të mbetet gjithmonë promotore e iniciativave pararojë dhe nxitjes së inovacionit që kërkon koha për rritjen e mirëqenies së shoqërisë shqiptare.

 

BSH tenton të shtrëngojë kreditë e shpejta dhe të lehta

Gjatë vitit 2024, Banka e Shqipërisë miratoi një paketë rregulloresh që synojnë të forcojnë mbrojtjen e konsumatorëve në raport me produktet e shërbimet financiare. Paketa e ndryshimeve hyn në fuqi më datë 1 janar 2025.

MĂ« e rĂ«ndĂ«sishme prej tyre, rregullorja “PĂ«r administrimin e rrezikut nĂ« veprimtarinĂ« e subjekteve financiare jobanka” synon tĂ« pĂ«rcaktojĂ« disa kritere tĂ« detajuara nĂ« praktikat e administrimit tĂ« rrezikut nĂ« huadhĂ«nien konsumatore nga institucionet financiare jobanka.

Në teori, aplikimi i kritereve të menaxhimit të rrezikut duhet ta shtrëngojë huadhënien, veçanërisht për sa u takon institucioneve të mikrofinancës konsumatore. Nëse praktika e këtyre institucioneve prej vitesh ka qenë dhënia e kredisë vetëm me një dokument identifikimi, tashmë rregullorja kërkon mbledhjen e informacionit rreth aftësisë paguese të huamarrësit dhe kryerjen e një analize kreditore.

Rregullorja e re parashikon se një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.

Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 60% (nga 40% që kishte qenë në projektrregulloren fillestare). Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI) do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.

Kjo vlerë mund të jetë më e lartë në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme, të parashikuara në rregulloret e brendshme të subjektit, se niveli më i lartë i raportit DSTI nuk cenon shpenzimet e zakonshme të jetesës dhe rrjedhimisht pagesën e detyrimeve të kredisë.

Në çdo rast, të ardhurat neto pas shërbimit të borxhit nuk duhet të jenë më të vogla se shpenzimet e arsyeshme të jetesës së kredimarrësve.

Subjektet e mikrofinancës duhet të hartojnë procedura të brendshme mbi llogaritjen e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI), si dhe përcaktojnë kërkesa më të kufizuara për sa lidhet me nivelin e treguesit për kredimarrësit me të ardhura të parregullta ose të luhatshme, apo për kredimarrësit, monedha e të ardhurave të të cilëve është e ndryshme nga monedha e kredisë.

Rregullorja e re gjithashtu përcakton se institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.

Institucioni financiar duhet të sigurojë të dhëna dhe informacione të nevojshme të ofruara nga vetë kredimarrësi dhe nga burime të tjera të arsyeshme të brendshme ose të jashtme të subjektit, që mund të ndikojnë aftësinë paguese të kredimarrësit, në veçanti qëndrueshmërinë e të ardhurave, historikun e pagesave, probabilitetin e ndryshimit të të ardhurave (rritjen ose rënien), si dhe të gjitha detyrimet e tjera financiare.

Në veçanti, subjektet duhet të kryejnë verifikime të arsyeshme dhe të ndërmarrin hapa të nevojshme për të verifikuar informacionin në lidhje me burimin e aftësisë paguese, në rastet e kredimarrësve që janë të vetëpunësuar ose kanë të ardhura sezonale, ose të ardhura të tjera të parregullta.

Subjektet duhet të sigurohet që aftësia paguese e kredimarrësit për të përmbushur detyrimet sipas kontratës së kredisë nuk bazohet në një rritje të konsiderueshme të pritshme të të ardhurave të kredimarrësit, përveç rasteve kur dokumentacioni ofron prova të mjaftueshme. Huadhënësi duhet të shmangë nxitjen e vështirësive të panevojshme financiare dhe të krijimit të situatës së mbiborxhit të kredimarrësit.

Institucionet financiare duhet të vlerësojnë aftësinë aktuale dhe të ardhshme të kredimarrësit për të përmbushur detyrimet sipas kontratës së kredisë, duke konsideruar edhe efektin potencial në skenarët e rritjes së normave të interesit në rastin e kontratave me norma të ndryshueshme dhe luhatjet e pafavorshme të kursit të këmbimit.

Gjithashtu, ato duhet të përcaktojnë në procedurat e brendshme, informacionin që do të përdoret për vlerësimin e aftësisë paguese të kredimarrësit, në varësi të shumës, llojit të kredisë dhe burimit të të ardhurave.

Informacioni përfshin të dhëna ose dokumente të nevojshme dhe të përshtatshme lidhur me të paktën punësimin, kushtet financiare dhe qëndrueshmërinë e të ardhurave; burimet e ripagimit të kredisë; angazhimet financiare dhe shpenzimet për përmbushjen e tyre; kolateralin (për kredidhënien e kolateralizuar).

Subjekti në vlerësimin e aftësisë paguese të kredimarrësit duhet të konsiderojë faktorët që ndikojnë në kapacitetin ripagues aktual dhe të ardhshëm të kredimarrësit, duke përfshirë edhe shpenzimet e jetesës së tij.

Subjekti duhet të kryejë vlerësimin e aftësisë paguese, në bazë të aftësisë së përbashkët paguese të bashkëkredimarrësve, në rastet kur kërkesa për kredi paraqitet bashkërisht nga më shumë se një kredimarrës.

Kufizime të tjera eksplicite të parashikuara në projektrregullore janë që institucionet financiare jobanka nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona nën moshën 18 vjeç; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilësuar me aftësi të kufizuara, ose me persona të cilët marrin vendime nën asistencën e një personi tjetër, kufizime të cilat ndikojnë në mosshlyerjen e detyrimit të kredisë; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore gjatë fashës orare 22:00 deri në 07:00; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilët rezultojnë në regjistrat e krijuar nga subjektet për personat që nuk lejohen të lidhin një kontratë kredie./ E.Shehu

 

The post 2025 vjen me risi për tregun financiar appeared first on Revista Monitor.

Ulen kostot e pagesave elektronike, Bankat shqiptare nisin me sistemin SEPA në tetor

20 December 2024 at 16:40

Shqipëria pritet të kursejë rreth 20 milionë euro në vit nga anëtarësimi në Zonën Evropiane të Pagesave (SEPA). Banka e Shqipërisë ka konfirmuar se bankat dhe institucionet shqiptare të pagesave do të nisin operacionet në këtë sistem më 5 tetor 2025.

Në një mbledhje të zhvilluar këtë muaj mes Bankës së Shqipërisë dhe Komitetit të Sistemit të Pagesave, u prezantuan hapat dhe afatet për zbatimin e SEPA-s në vend. Ndër kriteret kryesore për përfshirjen në këtë skemë janë: posedimi i një licence për ofrimin e shërbimeve të pagesave, aftësia për të përmbushur standardet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe kapacitetet për të zbatuar rregullat teknike të SEPA-s.

Shqipëria u pranua zyrtarisht në këtë zonë më 21 nëntor, duke u bërë një nga vendet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor, së bashku me Malin e Zi, që i bashkohet kësaj skeme.

Aktualisht, një pagesë nga Shqipëria drejt vendeve të SEPA-s kushton deri në dhjetë herë më shumë se një pagesë brenda zonës, ndërsa përfundimi i një transferimi merr deri në tre ditë pune. Me SEPA-n, paratë do të transferohen brenda 24 orëve, me kosto shumë më të ulët.

Nga ana tjetër, anëtarësimi në SEPA sjell përfitime të shumta për ekonominë shqiptare. Përveç modernizimit dhe sigurisë më të lartë të pagesave elektronike, ky sistem pritet të ketë një ndikim pozitiv në turizëm dhe investimet e huaja direkte, duke i bërë transaksionet financiare më të shpejta dhe më të besueshme.

Një avantazh tjetër është ulja e kostove për transferimin e remitancave, të cilat zënë një pjesë të konsiderueshme në Produktin e Brendshëm Bruto të vendit tonë.

Ekspertët vlerësojnë se hyrja e Shqipërisë në SEPA do të përmirësojë ndjeshëm stabilitetin financiar dhe konkurrueshmërinë e saj në rajon.

SEPA (Zona e Vetme Evropiane e Pagesave) është një iniciativë e Bashkimit Evropian që krijon një zonë të integruar për pagesat elektronike në euro. Në këtë zonë, qytetarët, bizneset dhe institucionet mund të kryejnë transferta bankare ndërkufitare me të njëjtën lehtësi dhe kosto si brenda një vendi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ulen kostot e pagesave elektronike, Bankat shqiptare nisin me sistemin SEPA në tetor appeared first on Euronews Albania.

Transfertat e parave në SEPA, Sejko: Kursehen miliona euro nga komisionet

16 December 2024 at 18:25

Transfertat e parave që bëjnë emigrantët shqiptarë do të jenë më të lira. Përfitimet do të ndihen, duke nisur nga viti i ardhshëm, nëse bankat ngrenë sistemin SEPA.

Komisionet për transfertat e parave nga Europa në Shqipëri ose anasjellas do të jenë minimale, duke nisur nga viti i ardhshëm. Me anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, tashmë u mbetet bankave për të ndërtuar sistemin që mundëson këto pagesa, dhe për guvernatorin e Bankës Qendrorë, të gjitha mundësitë janë që ky proces të zhvillohet brenda vitit 2025.

Sejko tha se ky zhvillim do të kursejë miliona euro për emigrantët shqiptarë, pasi vetë bankat e kanë testuar paraprakisht.

Në takimin e fundvitit, u ndanë edhe çmimet e guverantorit për diplomën më të mirë të vitit 2024, të cilat shkuan për Eneda Gjokën, Endri Dedën dhe Markelian Blacërin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Transfertat e parave në SEPA, Sejko: Kursehen miliona euro nga komisionet appeared first on Euronews Albania.

Anëtarësimi në SEPA, pagesat ndërkufitare në euro të njëjta me kostot e pagesave brenda vendit

9 December 2024 at 07:45

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ 20 milionĂ« euro do tĂ« kursejnĂ« bizneset dhe konsumatorĂ«t vetĂ«m nĂ« vitin e parĂ« nga pĂ«rdorimi i skemave SEPA, ndĂ«rsa mundĂ«sohen pagesa ndĂ«rkufitare nĂ« euro, me tĂ« njĂ«jtat kosto me pagesat brenda vendit.

Ledia Bregu, drejtore e Departamentit tĂ« Sistemeve tĂ« Pagesave, Kontabilitetit dhe FinancĂ«s nĂ« BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, tha pĂ«r AgjencinĂ« Telegrafike Shqiptare, se “nga  anĂ«tarĂ«simi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« Tregun Unik tĂ« Pagesave nĂ« Euro (SEPA), pritet tĂ« krijohen lehtĂ«si pĂ«r bizneset dhe konsumatorĂ«t shqiptarĂ« duke i bĂ«rĂ« transaksionet ndĂ«rkufitare brenda tregut evropian mĂ« tĂ« thjeshta, mĂ« tĂ« shpejta dhe me kosto mĂ« tĂ« ulĂ«ta”.

Sipas saj, me pjesëmarrjen në SEPA mundësohet zbatimi i parimit të tarifave të barabarta si për pagesat kombëtare, ashtu edhe ato ndërkufitare të përpunuara në mënyrë elektronike në euro.

Gjithashtu theksoi ajo, anëtarësimi në SEPA ka një ndikim të rëndësishëm në dërgimin e   remitancave të familjarëve.

“Duke marrĂ« parasysh flukset e emigrantĂ«ve vitet e fundit, si dhe diasporĂ«n e hershme nĂ« vendet e Bashkimit Evropian, krijimi i njĂ« faciliteti tĂ« tillĂ« do tĂ« nxisĂ« dĂ«rgimin mĂ« tĂ« lehtĂ« tĂ« kĂ«tyre flukseve dhe mirĂ«qenien e familjeve pritĂ«se”, u shpreh Bregu.

Ajo vuri në dukje se, lehtësimi i kryerjes së pagesave ndërkufitare me Bashkimin Evropian nxit zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me BE-në, duke ndikuar në rritjen e aktivitetit të bizneseve shqiptare, rritjen e punësimit dhe të të ardhurave.

“PjesĂ«marrja nĂ« SEPA nxit ngritjen e njĂ« sistemi pagesash eficient dhe tĂ« besueshĂ«m pĂ«r vende tĂ« vogla si ShqipĂ«ria. PĂ«rdorimi i pagesave SEPA pritet tĂ« sjellĂ« ndryshime pozitive edhe nĂ« sjelljen e bizneseve dhe të  individĂ«ve sa i pĂ«rket mĂ«nyrave  pĂ«r kryerjen e pagesave elektronike (cashless)”.

Nga ana tjetër, bëri të ditur Bregu për ATSH-në, thjeshtësia dhe komoditeti i kryerjes së   pagesave elektronike nëpërmjet skemave SEPA do të shërbejë si një  instrument edukues për dixhitalizimin e pagesave.

“AnĂ«tarĂ«simi nĂ« SEPA mbĂ«shtet zgjerimin e pĂ«rfshirjes financiare tĂ« popullatĂ«s dhe garanton trajtimin e shtetasve shqiptarĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«jtĂ« me ata Evropian, nĂ« terma   tĂ« transparencĂ«s sĂ« kushteve tĂ« punĂ«s dhe mbrojtjes sĂ« konsumatorit pĂ«r transfertat ndĂ«rkufitare”, deklaroi Bregu, drejtore e Departamentit tĂ« Sistemeve tĂ« Pagesave, Kontabilitetit dhe FinancĂ«s nĂ« BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«. /j.p/

The post Anëtarësimi në SEPA, pagesat ndërkufitare në euro të njëjta me kostot e pagesave brenda vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anëtarësimi në SEPA, Bregu për ATSH-në: Zgjeron tregun e bizneseve, kontribut edhe në turizëm

4 December 2024 at 08:10

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ ShqipĂ«ria anĂ«tare nĂ« Tregun Unik tĂ« Pagesave nĂ« Euro (SEPA), Ă«shtĂ« njĂ« ngjarje e shĂ«nuar pĂ«r vendin, qĂ« shĂ«non njĂ« hap pĂ«rpara nĂ« procesin e integrimit nĂ« Bashkimin Europian dhe ka njĂ« sĂ«rĂ« pĂ«rfitimesh tĂ« konsiderueshme pĂ«r ekonominĂ« shqiptare, bizneset dhe konsumatorin.

Ledia Bregu, Drejtore e Departamentit tĂ« Sistemeve tĂ« Pagesave, Kontabilitetit dhe FinancĂ«s nĂ« BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, tha pĂ«r AgjencinĂ« Telegrafike Shqiptare, se “pjesĂ«marrja nĂ« SEPA ka njĂ« rĂ«ndĂ«si politike, pasi pĂ«rmbush njĂ« nga objektivat e Planit tĂ« Rritjes dhe pĂ«rbĂ«n njĂ« hap tĂ« parĂ« dhe thelbĂ«sor pĂ«rpara drejt integrimit”.

Në një intervistën dhënë për ATSH-në, Bregu bëri të ditur se, përfitimet e vendit nga pjesëmarrja në SEPA e kanë burimin tek premisa se transaksionet nëpërmjet skemave SEPA janë më të lira dhe më të shpejta sesa me proceset aktuale.

“Aktualisht transfertat dhe pagesat me vendet e BE dhe anasjelltas kryen nĂ«pĂ«rmjet bankave korrespondente, njĂ« kanal i kushtueshĂ«m dhe joefikas nĂ« terma tĂ« kohĂ«s sĂ« ekzekutimit tĂ« transaksionit, monitorimin e finalizimit tĂ« tij, transparencĂ«s sĂ« kushteve të  punĂ«s dhe mbrojtjes sĂ« konsumatorit”, u shpreh ajo.

Sipas saj, me kryerjen e transfertave nëpërmjet SEPA-s, kostoja e pagesave ndërkufitare në euro me vendet anëtare SEPA është minimalisht 5 herë më e ulët.

“Duke pasur parasysh se BE Ă«shtĂ« partner tregtar kryesor i ShqipĂ«risĂ«, ku rreth 2/3 e tregtisĂ« kryhen me vendet e BE-sĂ«, dhe ku njĂ«kohĂ«sisht kĂ«to vende sigurojnĂ« mbi gjysmĂ«n e stokut tĂ« Investimeve tĂ« Huaja Direkte nĂ« vend, pĂ«rfitimet nga krijimi i lehtĂ«sirave financiare janĂ« domethĂ«nĂ«se pĂ«r bizneset”, nĂ«nvizon Bregu.

Gjithashtu, vijoi ajo, përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave me efikasitet më të lartë për sa i përket kostove, kohës dhe sigurisë pritet të materializohen në zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me vendet anëtare SEPA.

Bregu deklaroi se, “duke lehtĂ«suar kryerjen e transaksioneve, bizneset shqiptare kanĂ« akses nĂ« njĂ« treg tĂ« madh me mundĂ«si pĂ«r zgjerimin e shĂ«rbimeve dhe produkteve dhe rritjen e konkurrencĂ«s. SĂ« bashku me ShqipĂ«rinĂ«, zona gjeografike SEPA pĂ«rfshin 38 shtete me njĂ« popullsi mbi 500 milionĂ« banorĂ«. Hyrja nĂ« SEPA i hap tregun bizneseve shqiptare pĂ«r tĂ« konkurruar me produkte dhe shĂ«rbime, pasi i siguron partnerĂ«t evropianĂ« se po marrin tĂ« njĂ«jtin trajtim financiar si brenda Unionit. NdĂ«rsa vlerĂ«sohet se do tĂ« ketĂ« njĂ« kontribut domethĂ«nĂ«s edhe nĂ« sektorin strategjik tĂ« turizmit duke i dhĂ«nĂ« mundĂ«si turistĂ«ve evropianĂ« tĂ« kryejnĂ« pagesat nĂ« ShqipĂ«ri mĂ« shpejt dhe me kosto mĂ« tĂ« ulĂ«ta”.

Paralelisht informon ajo, pritet që anëtarësimi të ndikojë në formalizimin dhe digjitalizimin e flukseve të remitancave, për shkak të uljes së kostove të dërgimit të tyre.

Studimet e Bankës Botërore tregojnë se përdorimi i parasë fizike (cash) për transaksione kushton 1,7% të PBB-së.

Bregu thekson se, nga pikëpamja e stabilitetit financiar dhe atij ekonomik, pjesëmarrja në SEPA ofron një mënyrë për të adoptuar sisteme më moderne dhe më të sigurta të pagesave elektronike.

“Si rregullator i tregut tĂ« pagesave, ky Ă«shtĂ« njĂ« objektiv i dĂ«shiruar pĂ«r BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«. NĂ«pĂ«rmjet standardizimit tĂ« pagesave ndĂ«rkufitare dhe pĂ«rdorimit tĂ« njĂ« teknologjie tĂ« pĂ«rparuar, bĂ«het i mundur zhvillimi i njĂ« tregu mĂ« bashkĂ«kohor tĂ« pagesave, nĂ« pĂ«rputhje me politikat evropiane. Ai ndihmon konkurrencĂ«n nĂ« tregun e pagesave me vlerĂ« tĂ« vogĂ«l, si dhe transparencĂ«n dhe besueshmĂ«rinĂ« e produkteve qĂ« i ofrohen publikut pĂ«r pagesat ndĂ«rkufitare”, bĂ«n tĂ« ditur Ledia Bregu, Drejtore e Departamentit tĂ« Sistemeve tĂ« Pagesave, Kontabilitetit dhe FinancĂ«s nĂ« BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r ATSH-nĂ«.

/r.e/a.f/

The post Anëtarësimi në SEPA, Bregu për ATSH-në: Zgjeron tregun e bizneseve, kontribut edhe në turizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

29 November 2024 at 16:00

ShqipĂ«ria u pranua nĂ« zonĂ«n e vetme tĂ« pagesave nĂ« euro (SEPA) kĂ«tĂ« nĂ«ntor. Vendimi i KĂ«shillit Europian tĂ« Pagesave pritet tĂ« sjellĂ« lehtĂ«si nĂ« pagesat ndĂ«rkufitare nĂ« euro – me kosto tĂ« ulta dhe kohĂ« mĂ« tĂ« shpejtĂ«. Kryeministri Edi Rama tha se pĂ«rfitimet nisin nga 1 janari 2025, por verifikimet tregojnĂ« se vĂ«nia nĂ« zbatim e SEPA-s kĂ«rkon mĂ« shumĂ« kohĂ«.

Esmeralda Topi

Më 21 nëntor, Shqipëria u pranua në zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA). Sistemi i pagesave të Bashkimit Evropian siguron pagesa në Euro me të njëjtën kosto dhe lehtësi si brenda një vendi, ashtu edhe midis vendeve të BE-së.

Puna për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA ka nisur që prej vitit 2021. Por vendimi i Këshillit Europian të Pagesave u zyrtarizua pesë muaj pasi Shqipëria dërgoi aplikimin formal.

“ShqipĂ«ria, nĂ«n drejtimin e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Ă«shtĂ« angazhuar nĂ« pĂ«rpjekje tĂ« konsiderueshme pĂ«r pĂ«rfarimin e rregulloreve dhe sistemeve kombĂ«tare tĂ« pagesave me standardet e Bashkimit Evropian, duke u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit tĂ« parĂ« tĂ« vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor qĂ« i bashkohen zonĂ«s gjeografike SEPA, si parakusht pĂ«r hyrjen nĂ« BE.”, shkruhet nĂ« njoftimin e KĂ«shillit Evropian tĂ« Pagesave, mĂ« 21 nĂ«ntor.

Fakt

‘ShqipĂ«ria u bĂ« sot pjesĂ« e sistemit unik europian tĂ« pagesave, qĂ« do tĂ« thotĂ« se tĂ« gjitha dĂ«rgesat e parave tĂ« shqiptarĂ«ve nga Europa nĂ« ShqipĂ«ri apo anasjelltas, nuk do tĂ« kenĂ« mĂ« kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025.’- shkruante kryeministri Edi Rama, ditĂ«n kur ShqipĂ«ria zyrtarizoi anĂ«tarĂ«simin nĂ« SEPA.

Për ironi, reagimin e tij në rrjete sociale Rama e shoqëronte me njoftimin e Këshillit Evropian të Pagesave që ndante tjetër afat. Përfitimet nga SEPA do të nisin nga prilli i vitit të ardhshëm- bënte të ditur Këshilli Evropian i Pagesave.

“Aderimi i institucioneve financiare shqiptare nĂ« skemat e pagesave SEPA, sipas kalendarit tĂ« KEP-it, do tĂ« mundĂ«sohet duke nisur nga muaji prill 2025, ndĂ«rsa KEP-i do tĂ« komunikojĂ« nĂ« njĂ« moment tĂ« dytĂ« datĂ«n e gatishmĂ«risĂ« operacionale (ORD) pĂ«r ofruesit e shĂ«rbimeve tĂ« pagesave (OShP) qĂ« operojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.”, sqaron KĂ«shilli Evropian i Pagesave.

Profesor Elvin Meka, shton se përfitimet konkrete mund të kërkojnë edhe më shumë kohë.

“Kjo sepse varet nga gatishmĂ«ria teknike e çdo operatori. Duhen bĂ«rĂ« investime dhe duhet ndĂ«rfaqe. Pra çështje teknike. Kush Ă«shtĂ« gati nĂ« prill thjesht pret tĂ« hapet drita jeshile” – argumenton Meka.

Ofruesit e shërbimeve të pagesave në Shqipëri do të kenë mundësi të aderojnë në skemat e ndryshme të SEPA-s, pasi institucionet tregtare individuale të aderojnë në skemë si pjesë e një procesi të veçantë të menaxhuar nga Këshilli Evropian i Pagesave.

Ky hap çel udhën për lehtësimin e transfertave financiare në euro dhe uljen e kostos së këtyre transaksioneve midis Shqipërisë dhe anëtarëve të tjerë të SEPA-s.

ÇfarĂ« pĂ«rfitojmĂ«?

Këshilli Evropian i Pagesave (EPC) është një shoqatë ndërkombëtare e pavarur, e përbërë nga 81 anëtarë që janë ofrues të shërbimeve të pagesave. Këshilli u krijua në vitin 2002 nga industria bankare evropiane për zhvillimin e instrumente evropiane për pagesat elektronike në euro. Sot në SEPA marrin pjesë rreth 4.000 banka dhe ofrues të tjerë të shërbimeve të pagesave.

Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA pritet të sjellë lehtësi në pagesat ndërkufitate në euro, me kosto më të ulta dhe kohë më të shpejtë.

“Ulja e kostove Ă«shtĂ« pĂ«rfitimi i parĂ«, mĂ« i prekshĂ«m dhe i matshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t dhe bizneset shqiptare. E thĂ«nĂ« mĂ« thjesht, pĂ«rmes SEPA-s, qytetarĂ«t dhe bizneset shqiptare do tĂ« kryejnĂ« pagesa dhe transferta ndĂ«rkufitare sikur tĂ« ishin qytetarĂ« tĂ« Bashkimit Evropian dhe anasjelltas.”- deklaroi guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko.

Banka e Shqipërisë vlerëson se nëpërmjet SEPA-s, kostoja e pagesave ndërkufitare në Euro me vendet anëtare të skemës do të jetë minimalisht 5 herë më e ulët. 

“Sipas vlerĂ«simeve tona paraprake, kursimi pĂ«r ekonominĂ« shqiptare mund tĂ« jetĂ« tĂ« paktĂ«n 20 milionĂ« euro nĂ« vitin e parĂ«, pĂ«r t’u rritur nĂ« mĂ«nyrĂ« progresive nĂ« vijim. NjĂ«kohĂ«sisht, ulet koha e kryerjes sĂ« pagesave dhe rritet konkurrenca nĂ«pĂ«rmjet prezantimit tĂ« produkteve dhe shĂ«rbimeve moderne dhe tĂ« sigurta.” – argumentoi mĂ« tej Sejko.

Në të njëjtën linjë janë edhe ekspertë të njohur të tregjeve financiare.

“PĂ«rfitimet janĂ« dy: transaksione tĂ« shpejta nga disa sekonda nĂ« brenda ditĂ«s dhe kosto shumĂ« tĂ« ulta nga zero nĂ« pak euro”, shpjegon profesor Elvin Meka.

Përfundim

Nisur nga verifikimi i kryer, deklaratĂ«n e kryeministrit Rama se ‘‘se tĂ« gjitha dĂ«rgesat e parave tĂ« shqiptarĂ«ve nga Europa nĂ« ShqipĂ«ri apo anasjelltas, nuk do tĂ« kenĂ« mĂ« kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025’ e kategorizojmĂ« tĂ« pavĂ«rtetĂ«.

The post Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA appeared first on Faktoje.al.

Anëtarësimi në SEPA, BB: Thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike

23 November 2024 at 12:13

TIRANË, 23 nĂ«ntor /ATSH/ Banka BotĂ«rore e cilĂ«son njĂ« lajm tĂ« gĂ«zuar futjen e ShqipĂ«risĂ« nĂ« Tregun Unik tĂ« Pagesave nĂ« Euro (SEPA).

“Na bĂ«n krenarĂ« pĂ«r kontributin e BankĂ«s BotĂ«rore nĂ« kĂ«tĂ« arritje”, shkruan BB nĂ« rrjete sociale, teksa evidenton se, “sistemet moderne tĂ« pagesave, janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r arritjen e rritjes sĂ« qĂ«ndrueshme ekonomike nĂ« gjashtĂ« ekonomitĂ« e Ballkanit PerĂ«ndimor: ShqipĂ«ri, BosnjĂ« dhe HercegovinĂ«, KosovĂ«, Mal tĂ« Zi, Maqedoni tĂ« Veriut dhe Serbi”.

Sipas BB-së, në nivel vendas, ato mund të nxisin përfshirjen financiare, të reduktojnë përdorimin e parave të gatshme, të zgjerojnë produktet dhe shërbimet e pagesave dhe të nxisin zhvillimin e teknologjisë financiare. Për më tepër, në një nivel ndërkufitar, këto sisteme mund të nxisin ndërveprimin dhe të zvogëlojnë koston dhe kohën e transaksionit të tregtisë dhe remitancave brenda Ballkanit Perëndimor, si dhe me Bashkimin Evropian (BE).

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po bëjnë përparim të rëndësishëm në përafrimin e sistemeve të tyre kombëtare të pagesave me standardet e BE-së, si pjesë e synimeve të tyre të anëtarësimit, me mbështetjen e Bankës Botërore.

Banka Botërore, në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Sekretariatin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), po zbaton Projektin e Modernizimit të Pagesave në Ballkanin Perëndimor, të sponsorizuar nga Komisioni Evropian (KE). Ky projekt synon të mbështesë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për të bërë përparim të prekshëm në përputhje me objektivat kryesore të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planit të Investimeve Ekonomike dhe Planit të Ri të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

NjĂ« shtyllĂ« e projektit pĂ«rqendrohet nĂ« miratimin e rregulloreve tĂ« BE-sĂ« pĂ«r pagesat dhe kĂ«rkesave tĂ« tjera pĂ«r t’u mundĂ«suar ekonomive tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor tĂ« bashkohen me zonĂ«n e vetme evropiane tĂ« pagesave (SEPA), e cila do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« rritjen e aksesit nĂ« treg dhe promovimin e integrimit ekonomik brenda rajonit dhe me BE-nĂ«.

Një shtyllë tjetër fokusohet në krijimin e Sistemeve të Pagesave të Shpejtë që mundësojnë transferta të menjëhershme të fondeve 24 orë në ditë, edhe falë funksionaliteteve novatore si kodet QR. Përveç kësaj, ndërveprueshmëria ndërmjet ofruesve të ndryshëm të shërbimeve të pagesave mund të lehtësojë tregtinë ndërkufitare, të rrisë konkurrencën, të zvogëlojë kostot për tregtimin e biznesit dhe të zvogëlojë koston e remitancave, ndër përfitime të tjera.

Duke u ndalur në përfitimet e pritshme nga anëtarësimi në SEPA dhe modernizimi i sistemeve të pagesave, BB veçon se kjo ka potencialin për të ulur koston e remitancave në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, të cilat aktualisht arrijnë në 6.71 për qind të totalit të transaksionit, duke tejkaluar ndjeshëm objektivin global të Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm prej 3 për qind. Duke përmbushur këtë objektiv, ekonomitë mund të kursejnë afërsisht gjysmë miliardë euro sipas llogaritjeve të Bankës Botërore.

Gjithashtu thekson BB, pagesat digjitale janë të gjurmueshme dhe transparente, gjë që jo vetëm lehtëson mbledhjen e taksave, por ndihmon edhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit. Hulumtimet tregojnë se vetëm një rritje prej 10 për qind në pjesën e pagesave digjitale çon në një reduktim prej rreth dy për qind të madhësisë së ekonomisë të një vendi.

“NĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor, ku vetĂ«m 76 pĂ«r qind e tĂ« rriturve kanĂ« njĂ« llogari transaksionesh sipas Global Findex, nĂ« ndryshim nga 99 pĂ«r qind nĂ« zonĂ«n e euros, pagesat digjitale mund tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« uljen e kostove dhe zgjerimin e aksesit financiar pĂ«r rreth 1.9 milionĂ« njerĂ«z. LlogaritĂ« e transaksioneve, tĂ« cilat mund tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« kryer ose pĂ«r tĂ« marrĂ« pagesa, shĂ«rbejnĂ« si njĂ« portĂ« pĂ«r individĂ«t dhe bizneset pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« shĂ«rbime tĂ« tjera financiare, edhe pa njĂ« marrĂ«dhĂ«nie me njĂ« bankĂ«. Pagesat digjitale mund tĂ« lehtĂ«sojnĂ« aksesin nĂ« financa dhe tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« mbylljen e boshllĂ«qeve tĂ« tilla si pabarazitĂ« gjinore dhe urbane-rurale, duke kontribuar kĂ«shtu nĂ« uljen e pabarazisĂ«â€, citohet BB nĂ« njoftimin e saj tĂ« publikuar nĂ« rrjetet sociale.

/r.e/

The post Anëtarësimi në SEPA, BB: Thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌