Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 August 2025Main stream

Lezhë/ Peshkatari u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i pajetë

1 August 2025 at 17:58

LEZHË- Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 68-vjeçarit.

68-vjeçari peshkatar  humbi jetën pasi u mbyt në ujërat e lumit Mat. Sipas policisë, Ded Qoku 68-vjeç  ka qenë duke peshkuar dhe në një moment kur është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit nuk ka dalë më. Menjëherë janë lajmëruar autoritetet në lidhje me rastin nga personi tjetër që ndodhej me të dhe pas disa orësh kërkime është nxjerrë trupi i pajetë.

/abcnews.al/

Kosova kërkon të “zbusë” SHBA/ “Vendimi për tarifat i shumëpritur”, Shatri: Ndikon për përmirësimin e raporteve

1 August 2025 at 17:25

Insistimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani muaj më parë për të hequr tarifat ndaj produkteve amerikane që futen në vend, si një sinjal që i dërgohet SHBA-ve dhe administratës Trump për bashkëpunim, më në fund i është përgjigjur kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Duke hequr në këtë mënyrë tarifat për mallrat që hyjnë nga SHBA. Ish-ministri i Financave, Haki Shatri në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News tha se është një vendim i shumëpritur dhe se do të duhej të ishte marrë më herët.

Gjatë intervistës, nënvizoi se veprime të tilla ndikojnë në përmirësimin e raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është një vendim i mirëpritur edhe pse është mjaft i diskutueshëm. Për të gjitha vendimet është në diskutime se sa janë të qëndrueshme apo të ligjshme, jo vetëm kjo e tarifave. Megjithatë është një veprim i mirë që duhet të ishte bërë më herët. Mund të them që efekti në ekonomi edhe në buxhet është shumë simbolik. Pra është një ndikim simbolik në ekonomi e buxhet, por është një vendim shumë i mirëpritur për shkak të raportit me aleatët”, tha Shatri.

Më tej gjatë intervistës, theksoi se sipas tij e sheh si një vendim të marrë nën presion.

“Këtë vendim mund të them që e ka marrë shumë vonë dhe nën presionin e opinionit. U prit shumë gjatë pasi është dashur shumë më herët. Dhe të gjitha veprimet me aleatin tonë kryesor duhet të harmonizohen sepse gjithmonë kanë qenë në funksion të stabilizimit të vendit”, u shpreh më tej ai.

Ndër të tjera u shpreh kritik ndaj qeverisjes së Kurtit duke thënë se ka ideologji marksiste dhe se vendimet e marra nga vetë ai kanë treguar që kanë qenë në dëm të Kosovës.

“Nuk ka avancuar raportet me aleatët dhe të gjitha veprimet i ka bërë në dëm të Kosovës”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Aksident në Shkodër, përplasen dy automjete, një i plagosur

1 August 2025 at 16:47

SHKODËR- Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”.

Një shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, është përplasur me një automjet tjetër.

Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar një person cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

VIDEO/ Spanja dhe Gjermania dërgojnë ushqime dhe furnizime mjekësore në Gaza

1 August 2025 at 16:16

Spanja dhe Gjermania kanë dërguar ndihma në Rripin e Gazës, ndërsa vendi po përballet me krizë humanitare dhe mediat ndërkombëtare raportojnë edhe humbje jete nga kequshqyerja.

Spanja shpërndau 12 ton ushqime ndërsa Gjermania 14 tonë ushqime dhe furnizime mjekësore. Operacioni po koordinohet nga Jordania, ndërsa vendi bën thirrje që të ketë një mbështetje më të madhe nga ana e ndërkombëtarëve.

“Spanja po merr pjesë në misionin e ndihmës humanitare nga ajri duke përdorur një avion ushtarak të Forcave Ajror”, u shpreh ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Alvarez.

 

Por Gaza

@AECID_es @MAECgob @Defensagob pic.twitter.com/Gam8ImqyDt

— José Manuel Albares (@jmalbares) August 1, 2025

Turbulenca të forta, panik në fluturim/ Avioni devijon destinacion, 25 të lënduar

31 July 2025 at 23:44

Një avion i Delta Air Lines i nisur nga Salt Lake City për në Amsterdam u godit nga turbulenca të forta, duke u detyruar të devijonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Minneapolis-St. Paul.

Si pasojë e turbulencave 25 pasagjerë pësuan lëndime dhe u dërguan në spital. Aeroplani Airbus A330-900, mund të mbajë mbi 250 persona. Departamenti i zjarrfikësve të aeroportit dhe ndihmësit mjekësorë pritën mbërritjen e avionit për të trajtuar pasagjerët e lënduar.

Një pasagjer tha se njerëzit që nuk kishin vënë rripa sigurie u përplasën nëpër kabinë e më pas u rrëzuan. Kjo u përsërit disa herë dhe ishte vërtet e frikshme, treguan pasagjerët.

Lëndimet serioze nga turbulencat gjatë fluturimit janë të rralla, por ekspertët thonë se ato mund të jenë duke u bërë më të zakonshme, pasi ndryshimi i klimës ndryshon rrjedhën e avionëve.

/abcnews.al/

Afati i Trump për tarifat globale/ Mesnatë vendimtare për vendet që s’kanë ende marrëveshje me SHBA

31 July 2025 at 23:36

Ka filluar numërimi mbrapsht para se të hyjë në fuqi afati i fundit i Donald Trump për rritje të tarifave ndaj thuajse çdo vendi në botë, në rast se një marrëveshje e minutave të fundit nuk arrihet para mesnatës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar tashmë tarifa të larta tregtare për shumë nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit.

Afati i 1 gushtit vjen më shumë se 120 ditë pasi administrata e Presidentit Trump njoftoi për herë të parë një stuhi tarifash ndaj botës, në të ashtuquajturën “Dita e Çlirimit”.

Pavarësisht disa vonesave në vendosjen e tarifave që kur Trump mori detyrën në janar të këtij viti, administrata e tij duket se do të vendosë taksa të reja për ato vende që nuk arrijnë të arrijnë një marrëveshje tregtare deri në fund të ditës së enjte.

Por cilat vende kanë arritur tashmë një marrëveshje?

Bashkimi Europian ka rënë dakord për një tarifë prej 15 përqind për shumicën e eksporteve të saj në SHBA, duke përfshirë makinat dhe produktet farmaceutike, në këmbim të tarifave zero për eksportet e caktuara amerikane dhe angazhimeve për të blerë gaz amerikan dhe për të rritur investimet. Fillimisht, Trump kishte kërcënuar me një tarifë prej 30 përqind.

Japonia ka siguruar një tarifë reciproke prej 15 përqind për mallrat e saj të eksportuara në SHBA. Japonia gjithashtu premtoi të investojë 550 miliardë dollarë në ekonominë amerikane.

Mbretëria e Bashkuar ra dakord për një tarifë prej 10 përqind për eksportet e saj në SHBA. Ajo gjithashtu mori një tarifë sektoriale prej 25 përqind për çelikun dhe aluminin, pra sa gjysma e tarifës që është vendosur ndaj shteteve të tjera.

Një tarifë më e ulët prej 15 përqind do të zbatohet për importet e Koresë së Jugut në SHBA, ndërsa Indonezia negocioi një tarifë 19 %.

Vietnami ka rënë dakord për një tarifë prej 20 përqind për shumicën e eksporteve në SHBA, ndërsa Filipinet arritën marrëveshje për një tarifë prej 19 përqind. Pakistani rriti një marrëveshje për të zhvilluar së bashku rezervat e naftës me SHBA, por normat specifike të tarifave për mallrat mbeten të paqarta.

Ndërkohë afati është shtyrë me 90 ditë për të arritur një marrëveshje tregtare me Meksikën dhe tarifat do të mbeten në nivelet aktuale prej 25%.

Ndërsa minutat kalojnë deri më në 1 gusht, vendosja e një raundi të konsiderueshëm tarifash reciproke nga SHBA për importet nga vende të ndryshme shënon një moment vendimtar në dinamikën e tregtisë globale.

Trump është i bindur se nuk do ta zgjasë këtë afat, prandaj, në mesnatë sipas kohës lokale në SHBA, Dogana dhe Mbrojtja Kufitare amerikane do të fillojnë zbatimin e këtyre detyrimeve të reja, të cilat do të variojnë nga 15 përqind në 50 përqind, ose edhe më të larta në disa raste, në varësi të partnerit tregtar, natyrës së mallrave që tregtohen dhe nëse partneri tregtar dhe SHBA-ja kanë marrëveshje specifike në fuqi.

Kualifikohen Egnatia e Dinamo/ Sukses i madh i skuadrave shqiptare në kupat e Europës

31 July 2025 at 23:05

Skuadrat shqiptare kanë arritur një sukses të madh në kupat e Europës këtë të enjte. Dy prej tyre, Egnatia dhe Dinamo janë kualifikuar për në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ndërsa Vllaznia u detyrua të luante kohët shtesë.

Kampionia e vendit ia doli ndaj një rivali me më shumë emër si Dinamo e Minskut nga Bjellorusia, madje duke i fituar të dyja ndeshjet.

Pas suksesit 2-0 në sfidën e parë, ekipi shqiptar triumfoi 1-0 edhe në Rrogozhinë me golin e shënuar nga Selmani në minutën e 77-të. Blutë e kryeqytetit e patën më të vështirë, edhe pse kundërshtari i tyre ishte më modest, Atletik Eskaldes nga Andorra.

Në “Elbasan Arenë” dueli përfundoi në barazim 1-1, dhe skuadra shqiptare u kualifikua falë fitores 2-1 jashtë fushe. Sulmuesi Baton Zabërgja ishte autor I golit për ekipin e trajnerit Ilir Daja. Vllaznia eliminohet nga Liga e Konferencës pas humbjes 4-2 ne kohen shtesë.

/abcnews.al/

 

Masakër në Kishën e Kongos/ 49 persona vriten gjatë lutjes, ISIS merr përsipër sulmin

31 July 2025 at 22:58

Ngjarja e ndodhur në Republikën Demokratike të Kongos është tragjike. Të paktën 49 të krishterë u vranë teksa po faleshin në një kishë dhe përgjegjësia për sulmin është marrë nga nga grupi i Forcave Demokratike Aleate Islamike, grup që ka lidhje me Shtetin Islamit.

Në një dëshmi për Fox News, të mbijetuarit treguan tmerrin që përjetuan, teksa mes lotëve familjarët përcollën për në banesën e fundit të afërmit që u vranë. Ata thanë se nëntë fëmijëve iu prenë kokat, ndërsa disa fëmijë të tjerë u rrëmbyen.

Besimtarët kishin ardhur nga fshatrat përreth për të festuar Jubileun e Argjendtë të kishës dhe për t’u lutur për siguri dhe paqe. Dëshmitarët thanë se shumë nga ata që u përpoqën të shpëtonin, u vranë në oborrin e Kishës, ose të tjerë që ikën pak më larg, u kapën dhe u vranë gjithashtu.

Për sulmin pati edhe një reagim nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Një zëdhënës i tha Fox News të enjten SHBA dënon sulmin dhe theksoi se liria fetare është një e drejtë themelore.

Vendasit thanë për mediat amerikane panë sulmuesit islamistë të tërhiqeshin në një pikë disa kilometra larg. Një burim tha se nuk janë bërë arrestime, teksa banorët janë të frikësuar se një sulm tjetër mund të ndodhë në çdo kohë.

/abcnews.al/

Xixëllonjat drejt zhdukjes/ Humbja e habitatit, pesticidet dhe ndotja, shkaktarët kryesorë

31 July 2025 at 22:30

Xixëllonjat ndriçojnë ende në oborret e shtëpive dhe nëpër parqet e qyteteve, por dita kur mund të mos t’i shohë sërish ndoshta nuk është e largët.

Në qytetet amerikane, kryesisht në Nju Jork gjatë mbrëmjeve të verës, ato japin një shfaqje dritash dhe pranvera e lagësht mund të ketë ndihmuar që ky insekt të jetë i madh në numër tani për tani.

Ka mbi 2,000 specie të njohura në të gjithë globin. Ato përdorin shkëndijat e tyre karakteristike për të komunikuar dhe për të gjetur partnerin e përsosur.

Në qytetin e Nju Jorkut, xixëllonjat janë jashtë në pesë lagje, duke ndriçuar sapo perëndon dielli. Muajt qershor dhe korrik janë idealë për t’i dalluar, pasi ato fillojnë të pakësohen gjatë muajit gusht.

Ndërsa netët më të ndritshme këtë verë, insektet janë ende në rënie dhe po pakësohen me një ritëm më të shpejtë se kurrë më parë.

Humbja e habitatit, përdorimi i pesticideve dhe ndotja nga drita janë përgjegjëse për një rënie të popullatës. Në qytete, dritat verbuese nga tabelat reklamuese, makinat dhe vitrinat e dyqaneve mund të mbytin shkëlqimin e insekteve, duke e bërë më të vështirë për to të gjejnë të afërmit e tyre dhe t’ua kalojnë gjenet e tyre brezave të ardhshëm.

Për t’u kujdesur për xixëllonjat, merrni në konsideratë fikjen e dritave natën dhe shmangni spërkatjen e oborreve me insekticide.

/abcnews.al/

Shtëpia e Bardhë: Witkoff do të vizitojë Gazën më 1 gusht

31 July 2025 at 22:07

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, do të vizitojë Rripin e Gazës më 1 gusht, për të inspektuar qendrat për shpërndarjen e ndihmës, tha Shtëpia e Bardhë.

Witkoff dhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, do të përpiqen “të sigurojnë një plan për dërgimin e më shumë ushqimeve dhe do të takohen me banorë vendas të Gazës për të dëgjuar nga ta për këtë situatë të rëndë në terren”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, më 31 korrik.

Më herët gjatë së enjtes, Witkoff u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Mediat izraelite kanë raportuar se biseda e tyre është përqendruar në situatën humanitare në Rripin e Gazës, pengjet që po mbahen nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – si dhe për çështjen e Iranit.

Vizita e Witkoffit në Izrael u zhvillua në kohën kur janë intensifikuar kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit, pas raportimeve për uri të thellë në Gazë dhe në kohën kur janë bllokuar bisedimet në Doha për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.

Portali Ynet raportoi se Witkoff gjatë vizitës në Gazë, personalisht do të shikojë punën që bën Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF).

GHF-ja mbështetet nga Izraeli dhe SHBA-ja dhe puna e këtij fondacioni është përballur me kritika nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera.

Të hënën, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se në Gazë ka “uri të vërtetë”.

Një ditë më vonë, Klasifikimi i Integruar i Sigurisë Ushqimore (IPC), autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore, paralajmëroi se “skenari më i keq i urisë aktualisht është duke ndodhur në Gazë”. Në mes të rritjes së kritikave ndërkombëtare dhe raportimeve për vdekje të lidhura me urinë, Izraeli që nga fundjava po zbaton një pauzë 10-orëshe në ditë të luftimeve në disa zona të Gazës, për të lejuar që ndihma të arrijë te më shumë njerëz.

Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Afër 50 persona besohet se ende mbahen në Gazë, ndërsa të tjerët janë liruar në marrëveshjet paraprake të armëpushimit.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë që nga nisja e luftës janë vrarë më shumë se 60.000 persona, ka thënë Ministria e Shëndetësisë, e cila vlerëson se shumica nga viktimat ishin gra dhe fëmijë. Megjithatë, kjo ministri në shifrat që publikon për viktimat nuk bën ndarjen mes viktimave civile dhe luftëtarëve të Hamasit.

Yesterday — 31 July 2025Main stream

Mërtiri: Duhet “Foltore” kundër Berishës! Bejko: Po të prevalojë ideali, dalin edhe kundër doktorit, por s’kanë këllqe

31 July 2025 at 20:56

Analisti Ergys Mërtiri u shpreh se figurat e votuara në PD si Ilir Alimehmeti apo edhe Jorida Tabaku duke qëndruar pas Sali Berishës, nuk kanë për të fituar kurrë.

Gjatë intervistës, në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se duhet një “Foltore” kundër doktorit.

“Duke qëndruar pas doktori nuk kanë për të fituar kurrë. Alimehmeti nuk ka për të fituar kurrë. Duhet të bashkohen kundër doktorrit…Kështu si janë, janë thjesht vartës së një kauzë të humbur. Duhet foltore kundër doktorit”, tha Mërtiri.

Nga ana e tij eksperti ligjor Indrit Sefa, tha se i detyrohen demokratëve që të mbajnë një qëndrim dhe të bëjnë bashkë Partinë Demokratike që presin demokratët.

Ndërsa analisti Roland Bejko u shpreh se në rast se do të prevalonte ideali, atëherë figurat që morën më shumë vota nga demokratët, do të dilnin edhe kundër Berishës që shihet si figura që po e dëmton PD.

Pjesë nga biseda në studio:

Bejko: U mbështetën mbi parime, mbi moralin, ndërkombëtarët, moralin. Humbëm na mundi. Ne ikëm me njollën se u ndamë nga Saliu. Ndërsa Lapaj kishte avantazhin se ishin të rinj.

Mërtiri: Berisha nuk është i fortë. Në momentin që njerëzit perceptojnë se nuk e mund dot Ramës, atëherë nuk vlen. Ndaj duhet që forca të reja duhet të grumbullojnë të gjithë votat që mos shkojnë te Berisha.

Sefa: A i ke parë të gjithë eksponentët dhe që kanë marrë vota në listë të hapur. Thonë të ikin të gjithë, por ai jo (Berisha). Ai duhet të reformojë PD.

Bejko: Ky kontigjent votuesish nëse nuk do gjente Joridën, Alimehmetit, apo Aulon Kalanë, ose do qëndronin në shtëpi, por vota Berishës nuk do i jepnin. Pra në rast se këto vota që i kanë shkuar Lapaj dhe Shabanit për shkak se donin një figurë të re…po të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme Berisha po ndryshoi strategji, mund të kthehen votat, lëre pastaj po të ikën Berisha, mund të jetë edhe më mirë. Ata kanë marrë vota të demokratëve që janë për PD, por jo për Saliun. Po të prevalojnë interesat e idealit, del kundër Berishës, por kërkon këllqe dhe besim te vetja. Ata nuk kanë besim te vetja.

Sefa: Edhe për detyrimin që i kanë demokratëve, duhet të mbajnë një qëndrim për atë që ka ndodhur. Por ata kanë detyrimin të dalin përballë dhe të bëjnë PD.

/abcnews.al/

Bejko: Lapaj sa më shumë rritej në përqindje aq më arrogant bëhej! Mërtiri: Papjekuria e parë, deliri për 71 mandate

31 July 2025 at 20:37

“Një nga dobësitë që kam vënë re ishte fakti se sa më shumë Lapaj rritej në përqindje aq më arrogant bëhej”, kështu u shpreh analisti Roland Bejko gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa komentoi përplasjen Lapaj-Shabani,.

Gjithashtu ai theksoi se pritshmëritë e qytetarëve për figurat e reja ishin shumë të larta, por treguan shumë papjekur politike dhe se nuk arritën të menaxhonin si duhej pakënaqësitë mes tyre.

“Treguan që kanë mungesë pjekurie politike. Duhet të dëshmonin se ideali i tyre është më i lartë se çdo gjë tjetër. Por sot shikohet që këta u zunë për një karrige. Tani duhet të bëjnë akte shumë të forta që të ndryshohet qasja. Lapaj që do të vazhdojë duhet të tregojë që realisht është ndryshe…”, tha më tej Bejko.

Ndërsa për analistin Ergys Mërtiri, Adriatik Lapaj duhet të mbajë përgjegjësi. Po ashtu u shpreh se papjekuria e tyre nisi që nga deliri, “kur deklaronte gjatë fushatës se do të merrte 71 mandate”

“Papjekuria e parë fillon tek deliri që shprehej se do merrnin 71 mandate. Pjesa tjetër është mungesë menazhimi mes idesë që ke krijuar për veten dhe realitetin. Politika është sporti më i vështirë. Megjithatë un them se po i dënojmë më tepër se sa e meritojnë”, tha Mërtiri.

“U zunë për një karrige”/ Bejko: Skemën e prishën Lapaj e Shabani, duhet ta shohin si një mësim

31 July 2025 at 20:29

Analisti Roland Bejko komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News , përplasje e krijuar mes Endrit Shabanit dhe Adriatik Lapajt. Ai u shpreh se u krijua një pritshmëri e lartë dhe se shumë njerëz treguan që donin t’i jepnin një shans të rinjve. Por sipas tij, këto dy figura treguan papjekuri politike dhe se mund ta kishin shmangur këtë sherr të krijuar mes tyre, pasi si shtoi Bejko, “treguan se u zunë për një karrige”.

“Shabani bënte sikur nuk e donte sikur ishte parimore dhe shprehej se i takonte Lapajt. Por nga ana tjetër i pari që e ngacmoi këtë situatë ishte daja i Shabanit. Dhe kur del daja në këtë moment , pra kur del garant për dikë dhe ai prish loja përgjegjësia të mbetet ty. Ata 60 mijë vota kanë votuar duke marrë parasysh lidershipin e asaj partie. Ai mandat i takonte Lapaj, por po të ishin dy figura politike të pjekura dhe të prevalonte ideali, do ta kishin zgjidhur pa dalë fare ky sherr. Treguan që kanë mungesë pjekurie politike. Duhet të dëshmonin se ideali i tyre është më i lartë se çdo gjë tjetër. Por sot shikohet që këta u zunë për një karrige. Tani duhet të bëjnë akte shumë të forta që të ndryshohet qasja. Lapaj që do të vazhdojë duhet të tregojë që realisht është ndryshe…”, tha më tej Bejko.

/abcnews.al/

Portugalia i bashkohet Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Në shtator pritet të njohë shtetin palestinez

31 July 2025 at 19:28

Portugalia po shqyrton mundësinë për të njohur shtetin palestinez, duke iu bashkuar në këtë mënyrë Francës, Britanisë dhe Kanadasë.

Qeveria portugeze pritet të zhvillojë konsultime me presidentin dhe parlamentin e vendit, mbi mundësinë e njohjes së shtetit palestinez në OKB në shtator.

“Portugalia “po shqyrton njohjen e shtetit palestinez, brenda kuadrit të një procesi që mund të përfundojë në javën e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet në New York në shtator”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Këto iniciativa vijnë pasi një grup ndërkombëtar i monitorimit të urisë i mbështetur nga OKB-ja konfirmoi të martën se në Gaza po zhvillohet “skenari më i keq i urisë”.

/abcnews.al/

Shkodër/ Pas sherrit goditi me thikë një person, shoqërohet në polici autori

31 July 2025 at 19:05

Shkodër- Një përplasje fizike ka ndodhur mes dy personave që ka degjeneruar në përdorimin e armës së ftohtë.

Njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur tjetrin, duke e lënë të plagosur. Sherri ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si “Ish Dega”.

Autori i ngjarjes 28-vjeç është shoqëruar menjëherë në komisariat nga forcat e policisë, ndërsa i plagosuri 42-vjeç ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në konfliktin mes tyre. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/abcnews.al/

Qëlloi shokun, arrestohet i riu/ Borsh, po pinin alkool në lokal. Përplasen pas debatit

31 July 2025 at 19:01

Policia e Himarës ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar pas plagosjes me armë zjarri që u regjistrua në Borsh në orët e para të së enjtes. Policia thotë se në pranga ka përfunduar 42-vjeçari Hekuran Çela, ndërsa u shpall në kërkim Edmond Vlashi.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta ku u përfshinë disa persona.

42-vjeçari Hekuran Çela nga Borshi është dhunuar fizikisht me grushte nga 55-vjeçari Edmond Vlashi. Pas këtij moment, 42-vjeçari është larguar nga lokali duke marrë një armë zjarri automatik me të cilën ka qëlluar në drejtim të automjetit tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Erald Shullazi.

I riu Shullazi ndodhet aktualisht në spital, pasi ka marrë plagë në shpatull dhe në këmbë. Sipas hetimeve nga policia, Hekuran Çela ka goditur me qytën e armës edhe një 34-vjeçar.

42-vjeçari Hekuran Çela akuzohet për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Ndërsa I shpalluri në kërkim Edmond Vlashi akuzohet për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja dhe një krehër me fishekë.

/abcnews.al/

Gomonia rrezikoi të fundosej nga moti i keq, shpëtohen 5 persona në Durrës

31 July 2025 at 18:55

Durrës- Pesë persona janë shpëtuar nga efektivë të njësisë policore detare, për shkak se rrezikuan të mbyteshin në det. Gomonia e tyre po fundosej për shkak të moti të keq

Autoritetet ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet bëjnë thirrje që të tregohen të kujdesshëm në çdo rast.

/abcnews.al/

❌
❌