Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një person dënohet me afro 5 vjet burgim për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

PRISHTINË, 4 gusht/ATSH/ Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar të hënën me katër vjet e 11 muaj burgim një të dyshuar, pasi ai e pranoi fajësinë për dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë më 2023.

Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili e identifikoi të pandehurin vetëm me inicialet M.A., tha se Gjykata Themelore e dënoi atë me dënim unik prej 4 vjetësh e 11 muaj burgim efektiv dhe 20 mijë euro gjobë.

M.A. e kishte pranuar fajësinë në një marrëveshje me Prokurorinë Speciale, e cila akuzoi atë për dhunë ndaj ushtarëve te KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në protestën e 29 majit 2023 në Komunën e Zveçanit.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij më 30 korrik.

M.A akuzohej për katër vepra penale: sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmë që kryen veprën penale huliganizëm, për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge dhe për posedim të paautorizuar të armëve.

Më 29 maj të vitit 2023, 93 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë. Të lënduar nga kjo përplasje pati edhe në anën e protestuesve.

Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.

Për dhunën në Zveçan, Kosova e ka fajësuar Serbinë, duke thënë se pas dhunës qëndruan “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, Beogradi e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke thënë se Qeveria e Kosovës po synonte që të shtynte serbët “drejt një konflikti të ri me NATO-n”.

Ky është i akuzuari i dytë që dënohet me burgim për këtë rast në muajt e fundit, pasi në qershor, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 15 muaj burgim Nenad Orlloviqin për përfshirje në sulmin e 29 majit në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it.

NATO-ja vazhdimisht ka kërkuar që autorët e dhunës të mbahen përgjegjës. /rel/

The post Një person dënohet me afro 5 vjet burgim për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RIAD – Arabia Saudite ekzekuton tetë dënime me vdekje brenda një dite të vetme

3 August 2025 at 18:46

RIAD, 3 gusht /ATSH/- Arabia Saudite ekzekutoi tetë persona brenda një dite të vetme, sipas raporteve të medias shtetërore, ndërsa përdorimi i dënimit me vdekje rritet në monarkinë e Gjirit, veçanërisht për veprat penale që lidhen me drogën, sipas Skytg24.

Agjencia zyrtare e Shtypit Saudite (SPA) raportoi se katër somalezë dhe tre etiopianë u ekzekutuan dje në rajonin jugor të Najranit – të akuzuar për kontrabandë hashashi në mbretëri.

Një saudit u ekzekutua gjithashtu për vrasjen e nënës së tij.

Që nga fillimi i vitit 2025, Arabia Saudite ka ekzekutuar 230 persona, sipas AFP, bazuar në raportet zyrtare.

Nga këta, 154 u ekzekutuan për vepra penale që lidhen me drogën.

Në vitin 2024, mbretëria kreu 338 ekzekutime, një rekord që ka të ngjarë të tejkalohet sërish këtë vit.

Analistët e lidhin këtë rritje me “luftën kundër drogës” të mbretërisë të nisur në vitin 2023, me procedurat ligjore kundër të arrestuarve që tani janë drejt përfundimit. //a.i/

The post RIAD – Arabia Saudite ekzekuton tetë dënime me vdekje brenda një dite të vetme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dënimi nga Gjykata, Dodik: Republika Sërpska do të hakmerret

By: Ardit
3 August 2025 at 15:24

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të ditur se ky entitet serb në Bosnje-Hercegovinë do të “hakmerret” pas vendimit përfundimtar që e dënon atë me një vit burgim dhe ndalesë prej gjashtë vjetësh për ushtrim të aktivitetit politik. “Populli i Republikës Sërpska duhet të ruajë qetësinë dhe të mobilizohet me institucionet tona. Askush […]

The post Dënimi nga Gjykata, Dodik: Republika Sërpska do të hakmerret appeared first on BoldNews.al.

KOLUMBI – Ish-presidenti Uribe dënohet me 12 vjet arrest shtëpiak për manipulim dëshmitarësh dhe mashtrim procedural

RIO DE ZHANEIRO, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti kolumbian, Alvaro Uribe është dënuar me 12 vjet arrest shtëpiak për manipulim të dëshmitarëve dhe mashtrim procedural.

Dënimi, i dhënë në shkallën e parë, përfshin gjithashtu një gjobë dhe një ndalim shumëvjeçar për të mbajtur poste politike, raportuan disa medie kolumbiane duke cituar gjyqtaren kryesuese, Sandra Heredia.

Ekipi i tij ligjor ka njoftuar planet për të apeluar vendimin, që do të thotë se vendimi nuk është ende përfundimtar.

Megjithatë, gjykata urdhëroi që Uribe të fillojë të vuajë dënimin e tij menjëherë në pronën e tij rurale, duke përmendur baza procedurale dhe detyrime ligjore.

Nëse gjykata e apelit nuk jep një vendim deri në mesin e tetorit, çështja rrezikon të parashkruhet sipas ligjit kolumbian.

Ish-presidenti u shpall fajtor për dy nga tre akuzat.

Një akuzë e veçantë për ryshfet u rrëzua.

Çështja buron nga procedurat që vetë Uribe nisi më shumë se një dekadë më parë kundër senatorit të krahut të majtë Iván Cepeda, i cili kishte hetuar lidhjet e dyshuara të Uribes me grupet paraushtarake.

Situata ndryshoi në vitin 2018 kur vetë Uribe u akuzua se kishte ushtruar presion ndaj ish-të burgosurve paraushtarakë për të dhënë dëshmi shfajësuese për të.

Procedurat u vonuan vazhdimisht dhe vetëm në vitin 2024 u ngritën akuza kundër tij.

Uribe, një konservator që shërbeu si president nga viti 2002 deri në vitin 2010, mbetet një figurë përçarëse në Kolumbi.

Mbështetësit e shohin atë si një mbrojtës të vendosur të sigurisë kombëtare gjatë një periudhe konflikti të fortë me grupet guerile të krahut të majtë.

Kritikët, megjithatë, e akuzojnë atë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe për mbajtjen e lidhjeve të ngushta me forcat paraushtarake.

Konflikti i brendshëm dekadash i Kolumbisë midis forcave qeveritare, gueriljeve dhe paraushtarakëve të krahut të djathtë ka lënë rreth 220 000 njerëz të vdekur dhe miliona të zhvendosur./  a.jor.

The post KOLUMBI – Ish-presidenti Uribe dënohet me 12 vjet arrest shtëpiak për manipulim dëshmitarësh dhe mashtrim procedural appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BH – Gjykata e Apelit mbështet dënimin me burg kundër udhëheqësit politik serb Milorad Dodik

1 August 2025 at 13:23

SARAJEVË, 1 gusht /ATSH-AFP/ – Gjykata e Apelit e Bosnjës mbështeti sot dënimin e udhëheqësit politik serb të Bosnjës Milorad Dodik me një vit burg dhe një ndalim gjashtëvjeçar nga detyrat publike për ”mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të vitit 1995”.

Milorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjës (Republika Srpska, RS), është shpallur përfundimisht fajtor për nxjerrjen e dy ligjeve në korrik 2024, të miratuara nga Parlamenti i RS, të cilat ndalojnë zbatimin në territorin e entitetit serb të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës.

“Kopja me shkrim e vendimit iu dërgua palëve më 1 gusht 2025 dhe nuk lejohet apel kundër këtij vendimi të njëjtë”, deklaroi Gjykata në një deklaratë.

Dënimi i Milorad Dodik është i pashembullt në Bosnjë, një vend i ndarë që nga fundi i luftës së viteve 1992-1995 në dy entitete, serbe dhe kroate të Bosnjës, dhe jeta politike dhe ligjet e të cilit që atëherë janë mbikëqyrur nga një Përfaqësues i Lartë Ndërkombëtar, një pozicion që aktualisht mbahet nga gjermani Christian Schmidt.

Menjëherë pas dhënies së dënimit të shkallës së parë, Milorad Dodik,  i cili nuk ishte paraqitur para Gjykatës Shtetërore në Sarajevë për të dëgjuar vendimin,  mblodhi disa mijëra mbështetës të tij në Banja Luka, kryeqytetin e Republikës Srpska, dhe e hodhi poshtë vendimin, duke pretenduar se nuk ishte “fajtor për asgjë”.

Në përgjigje të vendimit, ai gjithashtu i kërkoi parlamentit të entitetit serb të miratonte një ligj që ndalonte sistemin qendror të policisë dhe drejtësisë të vendit të vepronte në Republikën Srpska dhe u bëri thirrje serbëve që punonin në këto institucione të largoheshin.

Ky reagim çoi në hapjen e një hetimi tjetër nga zyra e prokurorit, këtë herë për “sulm ndaj rendit kushtetues”./ /Ad.Ab./

The post BH – Gjykata e Apelit mbështet dënimin me burg kundër udhëheqësit politik serb Milorad Dodik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar sot me dy vite burgim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre, për tjetërsimin e një toke në zonën e Livadhit.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar Goros i ulet dënimi me 1/3, duke u dënuar përfundimisht nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burgim. Gjithashtu Goros i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

GJKKO dënoi me shërbim prove për dy vite edhe Vasilaq Strakoshën, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

/m.q/r.e/

The post GJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dënohen tre të akuzuar për sulmin terrorist ndaj KKZ-së në Mitrovicën e Veriut

PRISHTINË, 28 korrik /ATSH/ Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot fajtorë Millun Millenkoviq – Llunen, Aleksandar Vllajiqin dhe Dejan Pantiqin për sulmin me bomba dore ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të vitit 2022.

Millun Millenkoviq – Llune dhe Aleksandar Vllajiq janë dënuar me pesë vjet burgim, i akuzuari tjetër Dejan Pantiq me dy vite burgim, ndërkaq Miomir Vakiq është liruar nga akuza, meqë nuk është vërtetuar fajësia. Llune ishte përmendur si organizatori kryesor i sulmit.

Të akuzuarit nuk ishin të pranishëm në gjykatë të hënën, më 28 korrik 2025.

Aktgjykimi në rastin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të vitit 2022, është shpallur sot, më 28 korrik, në Gjykatën themelore në Prishtinë.

Prokuroria e Kosovës kishte ngritur aktakuzë në dhjetor të vitit 2023 për veprën penale “akt terrorist”. Ata akuzohen për sulm me mjete shpërthyese ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Kosovës duke rrezikuar jetën e zyrtarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në dhjetor të vitit 2022, u hodhën dy mjete shpërthyese në zyrat e KQZ-së, prej të cilave njëra shpërtheu.

/KosovaPress/

The post Dënohen tre të akuzuar për sulmin terrorist ndaj KKZ-së në Mitrovicën e Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

2 deri në 6 vite burg për zbardhjen e informacionit: Çfarë pritet të ndryshojë për gazetarët

By: gaze tare
27 July 2025 at 19:33

Parlamenti pritet të nisë sesionin e shtatorit me shqyrtimin e draftit të ri të Kodit Penal dhe disa nene të tij kanë ndezur polemika të forta, veçanërisht në lidhje me lirinë e medias.

Neni 516 parashikon 2 deri në 6 vite burg për zbardhjen apo publikimin e të dhënave sekrete që lidhen me dëshmitarët apo bashkëpunëtorët e drejtësisë edhe nëse bëhen nga gazetarë apo media.

Ndërsa neni 536 ndëshkon me deri në 3 vite burg komentet publike që mund të ndikojnë në pavarësinë e gjykatës, përpara dhënies së vendimit.

Organizatat e gazetarëve janë të shqetësuara dhe e cilësojnë këtë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë dhe rolit të medias si kontrollues i pushtetit.

The post 2 deri në 6 vite burg për zbardhjen e informacionit: Çfarë pritet të ndryshojë për gazetarët appeared first on iconstyle.al.

Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq

17 July 2025 at 10:30

Gjykata Themelore Prishtinë, departamenti special, ka shpallur aktgjykim dënues për Slavisha Filliq (Slaviša Filić), ish zyrtar i Sigurimit Shtetëror në atë kohë.

Kështu ka shkruar në rrjetin social në Facebook, avokati Kujtim Kërveshi ku ndër të tjera ka thënë se denimi në mungesë është shqiptuar nga kjo gjykatë në lartësi prej 15 vitesh për vepren penale të Krimeve të Luftës kundër popullatës civile.

“Dr Hafir Shala ka qenë mjek, të cilin Filic bashkë me zyrtar të tjerë e kishin rrëmbyer afër udhëkryqit të Sllatinës deri sa po vinte në Prishtinë për të marrë barëra për t’i sjellë në Drenas. Këtë udhëtim po e bënte bashkë me dy persona të tjerë, shqiptar. Pasi Filic me kolegët e tij, i kishte ndarë Dr.Shalën dhe bashkëudhëtarët e tij, i dërguan të ndarë në stacionin policor, Dr.Shala nuk u pa më. Nuk kishte dal nga stacioni kryesor dhe nuk e kishte parë të gjallë askush. Dy bashkudhëtarët ishin dëshmitar okular”, ka shkruar Kërveshi.

Kërveshi tha se hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer, Shalën.

“Ishte përcaktues, në bindjen tonë, në atë kohë angazhimi dhe veprimet e i ish Avokatit, ish kolegut tonë, Destan Rukiqi i cili me angazhimin e tij, e aktivizoj mekanizmin e “herimit”. Hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer Dr Shalën. Mirëpo, meqë Filiq ishte pjesëtar i shërbimit shtetëror, hetuesit policor në atë kohë nuk kishin mandat të hetonin nivelin e tillë”.

Ai tutje tha se angazhimi i Kërveshi & Partners Law Firm ka qenë, mbetet, do të vashdoj, që të mbështes angazhim pa pagesë në zbardhjen e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve.

“Dr.Hafir Shala nuk e kam njohur, por angazhimi i tij kishte qenë kolosal. Ndër pasuritë e mëdha kombëtare që Dr. Shala ka dhënë vendit tonë, sot jeton Gentrit H. Shala, i biri i tij, që duke e njohur tani Gentritin, mund ta imagjinoj se çfarë alamet burri paska pas qenë babai i tij, Dr.Shala. Për ne ka qenë nder i madh ky angazhim. Detyrohem të them, nuk e kemi mbyllë punën për rastin e Dr. Hafir Shala! Nuk përfundon vetëm me rastin e Nebojsha Filliq”, ka shkruar ndër të tjera Kërveshi. /Telegrafi/

The post Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq appeared first on Telegrafi.

Pjesë e grupit të trafikut të drogës, dënohen me 48 vite burg tre shqiptarët në Itali (EMRAT)

By: Ardit
14 July 2025 at 21:11

Tre shqiptarë janë dënuar me 48 vite vite burg në total nga një gjykatë në Brindisi të Italisë, pasi ishin pjesë e një grupi prej 7 anëtarësh që merreshe me trafikun e drogës. Bëhet fjalë për: Adrian Boci (35 vjeç,), i dënuar me 13 vjet e gjashtë muaj burg Kujtim Metaj (60 vjeç,), i dënuar […]

The post Pjesë e grupit të trafikut të drogës, dënohen me 48 vite burg tre shqiptarët në Itali (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Vrasja/ Familjarët e Liridona Ademajt kërkojnë dënim kapital për Naim Murselin

By: Ardit
14 July 2025 at 17:54

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dëshmuar Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademit, e cila u vra në moshën 30 vjeçare, më 29 nëntor të vitit 2023, në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Vëllai i saj foli për natën kritike para trupit gjykues, duke thënë se kishin qëndruar zgjuar deri në mëngjes. Ai […]

The post Vrasja/ Familjarët e Liridona Ademajt kërkojnë dënim kapital për Naim Murselin appeared first on BoldNews.al.

GJKKO dënon me 2 vjet e 4 muaj burgim për korrupsion ish-shefin e antidrogës në Durrës

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmir Preçi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe dënimin e tij me 2 vjet e 4 muaj burgim.

Ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi u arrestua me urdhër të SPAK dhe kërkesë të AMP, për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Ai ka rënë në pranga me urdhër të SPAK, pas një skemë gjobëvënie ndaj një biznesmeni në qytetin bregdetar të Durrësit.

GJKKO njoftoi sot se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për dërgimin për gjykim, të të pandehurit Gazmir Preçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi, vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmir Preçi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar GJKKO vendosi uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Gazmir Preçi me 2 vjet e 4 muaj burgim.

Gjithashtu u vendos heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Gazmir Preçi për 5 vjet.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gazmir Preçi do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit në flagrancë të tij, datë 15 gusht 2024 dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.

/gj.m/j.p/

 

 

The post GJKKO dënon me 2 vjet e 4 muaj burgim për korrupsion ish-shefin e antidrogës në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri

By: Oldi
10 July 2025 at 17:55

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar i revoltuar nga qelia, pasi mësoi se është dënuar sërish nga një “rregull i ri”. Metës i ndalohet të kryejë ushtrime në ambiente të përbashkëta për 2 javë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PL thotë se është dënuar për shkak se kishte komunikuar […]

The post Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri appeared first on BoldNews.al.

Një vit burg për Ancelottin! Ish-trajneri i Realit dënohet nga gjykata për evazion fiskal

By: armand
9 July 2025 at 16:54

Carlo Ancelotti ka marrë sot dënimin nga një gjykate e Madridit, ku prej vitesh zhvillohej çështja gjyqësore kundër tij për mashtrim financiar në dëm të shtetit spanjoll. Gjyqi kishte lidhje me etapën e tij të parë te Real Madrid, për fshehjen e të ardhurave nga tekniku italian në vitet 2014 dhe 2015. Çështja është trajtuar […]

The post Një vit burg për Ancelottin! Ish-trajneri i Realit dënohet nga gjykata për evazion fiskal appeared first on BoldNews.al.

RUSI – Moska dënon sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit

MOSKË, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Rusia ka “dënuar me forcë” sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

“Vendimi i papërgjegjshëm i Shteteve të Bashkuara për të bombarduar Iranin shkel ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara”, deklaroi sot Ministria e Jashtme ruse.

”Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet t’i përgjigjet kësaj”, tha ajo, duke shtuar se ”sulmi ka dëmtuar gjithashtu mospërhapjen bërthamore”.

Moska tha se ”për këtë arsye pret një përgjigje të qartë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA)”.

Brenda natës, SHBA-të sulmuan tre vende të programit bërthamor të Iranit, përfshirë edhe me bombardues me rreze të gjatë veprimi.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se do të udhëtojë për në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Vetë Rusia ka zhvilluar një luftë të paligjshme kundër Ukrainës fqinje për më shumë se tre vjet./ a.jor.

The post RUSI – Moska dënon sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I dënuar me 11 vite për drogë, autoritetet britanike kërkojnë t’i heqin nënshtetësinë shqiptarit

By: Ardit
19 June 2025 at 18:44

Shqiptari Olsi Beheluli, është kthyer sërish në vëmendjen e mediave britanike, pasi ‘Home Office’ kërkon t’i heqë nënshtetësinë britanike shqiptarit. Në një artikull të publikuar nga ‘The Telgraph’, Home Office (Ministria e Brendshme) dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po kërkojnë të esktradojnë Olsi Behelulin, 33 vjeç, i cili u dënua me 11 vite burg […]

The post I dënuar me 11 vite për drogë, autoritetet britanike kërkojnë t’i heqin nënshtetësinë shqiptarit appeared first on BoldNews.al.

Mashtrim përmes “Call Center”-ave, GJKKO jep dënimin për Jusel Mici dhe Mendim Domin

By: Oldi
18 June 2025 at 11:12

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 8 vjet burg të pandehurin Jusel Mici dhe me 7 vjet e 4 muaj burg Mendim Domin, pas gjykimit me procedurë të shkurtuar për një seri veprash penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Nga hetimet e SPAK rezulton se grupi kriminal ku bënin pjesë […]

The post Mashtrim përmes “Call Center”-ave, GJKKO jep dënimin për Jusel Mici dhe Mendim Domin appeared first on BoldNews.al.

Dosja ‘5 D’/ Dënohen 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, ja akuza që rëndon mbi ta

17 June 2025 at 13:21

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg Eglantina Zeren, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 8 muaj heqje lirie.

Me nga 9 muaj u dënuan edhe 4 të pandehurit e tjerë në këtë proces, të cilët gjithashtu përfituan ulje dënimi në 6 muaj heqje lirie mes të cilëve, Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati.

Zere në cilësinë e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave u mor e pandehur në kuadër të dosjes 5D, ku në gjyq janë edhe Redi Molla e Mariglen Qato, dy ish drejtor të Bashkisë së Tiranës. Ata u gjetën fajtor për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”.

Ish-zyrtarët u gjetën fajtorë për “shkelje të barazisë në tendera”, për 2 procedura të kryera, nga klubi sportiv Tirana dhe Tirana parking, të cilat, sipas SPAK janë fituar në kundërshtim me ligjin nga shoqëria 5D e Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.

 

The post Dosja ‘5 D’/ Dënohen 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, ja akuza që rëndon mbi ta appeared first on Sot News | Lajme.

Gjermania dënon një sirian me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit

16 June 2025 at 13:25

Një gjykatë gjermane ka dënuar një mjek sirian me burgim të përjetshëm pasi e gjeti fajtor për krime kundër njerëzimit. Alaa Mousa, 40 vjeç, u dënua për torturimin e të ndaluarve në spitalet ushtarake gjatë sundimit të Bashar al-Assadit.

Krimet e kryera nga Mousa gjatë luftës civile siriane ishin “pjesë e reagimit brutal të diktaturës së Assadit dhe regjimit të padrejtë”, tha gjykatësi i rastit në Gjykatën e Lartë rajonale në Frankfurt, Christoph Koller.

Mousa është akuzuar për torturimin e pacientëve në spitalet ushtarake në Damask dhe Homs. Ai është akuzuar për 18 raste të torturës ndërmjet viteve 2011 dhe 2012.

Në një rast, Mousa thuhet se ka djegur organet gjenitale të një adoleshenti dhe në një rast tjetër, ai i kishte injektuar një dozë vdekjeprurëse një të ndaluari që u kishte rezistuar rrahjeve.

Përveç krimeve kundër njerëzit, gjykata e gjeti fajtor të pandehurin edhe për vrasje, torturë dhe krime të luftës. Mousa ka mohuar akuzat gjatë gjykimit, që u përmbyll disa muaj pasi Assadi u rrëzua nga pushteti në dhjetor të vitit 2024.

Mousa kishe shkuar në Gjermani më 2015 me një vizë për punëtorë të kualifikuar, së bashku me qindra mijëra sirianë që ishin larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës civile.

Ai vazhdoi të punonte si mjek në Gjermani deri kur u arrestua në qershor të vitit 2020. Sipas prokurorëve, Mousa kishte punuar në spitalet ushtarake në Homs dhe Damask, ku kundërshtarët politikë që mbaheshin nga qeveria dërgoheshin për trajtim.

Por, në vend se të merrnin trajtim mjekësor, pacientët torturoheshin “dhe vriteshin”, thanë prokurorët. Gjatë gjykimit, dëshmitarët, që përfshinin kolegë të të pandehurit dhe persona që kishin qenë të ndaluar, e identifikuan Mousan si person që kishte marrë pjesë në tortura.

Në nisje të gjykimit më 2022, Mousa i tha gjykatës se kishte qenë dëshmitar i rrahjeve, por mohoi se kishte rrahur pacientët. Ai tha se kishte frikë të fliste për gjërat që kishte parë për shkak të policisë ushtarake, që sipas tij, kishte nën kontroll spitalin.

Në Gjermani, disa mbështetës të regjimit të Assadit janë gjykuar nën parimin ligjor të “drejtësisë universale”. Ky parim lejon që një shtet të zhvillojë procedurë gjyqësore për krime serioze dhe të ndjekë njerëz që i kanë kryer këto krime në shtete të tjera.

Gjykimi i parë në botë për krimet e kryera në Sirinë gjatë regjimit të Assadit kishte nisur më 2020 në Gjermani. I akuzuari, një ish-kolonel i ushtrisë, u gjet fajtor për krime kundër njerëzimit dhe më 2022 u dënua me burgim të përjetshëm. REL/

The post Gjermania dënon një sirian me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit appeared first on Sot News | Lajme.

Denoncimi/ Meta u dënua me 10 ditë, i ndaluan aktivitetet sportive në burg

By: user 8
11 June 2025 at 15:55

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të një deklarate ka denoncuar dënimin me 10 ditë të Ilir Metës për të mos kryer asnjë aktivitet sportiv në ambjentet e paraburgimit ku ndodhet që prej tetorit të kaluar.

Sipas Blushit, presidenti i PL-së u dënua me 10 ditë pse dha një intervistë live në një media televizive.

“Rasti me qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV “Jordan Misja” dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë”, thekson sekretari i PL-së.

Blushi i quan këto përpjekje qesharake të narko regjimit dhe SPAK për të heshtur opozitën dhe për të izoluar liderët e tyre.

Lexo më tej: Meta edhe 6 muaj burg, Dumanit nuk i mjaftuan 6 vjet hetime 

Meta vijon që prej tetori në paraburgimin 313 pa asnjë provë dhe fakt sipas Blushit, një akt tërësisht politik urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

The post Denoncimi/ Meta u dënua me 10 ditë, i ndaluan aktivitetet sportive në burg appeared first on Lapsi.al.

❌
❌