Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 August 2025Main stream

Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit

By: M C
14 August 2025 at 23:02

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt objektit të partisë së Aleksandar Vuçiq.

Qytetarët u mblodhën para ambienteve të SNS-së në rrugën Knez Milosh, jo shumë larg Shtabit të Përgjithshëm, ku u pritën nga një kordon i policisë.

Aktivistët e SNS-së së Vuçiq janë gjithashtu në vendngjarje, dhe një konflikt verbal është zhvilluar midis protestuesve dhe policisë, si dhe protestuesve dhe aktivistëve të SNS-së.

Qytetarët janë mbledhur në Nemanjina, në rreth-rrotullimin pranë GO Novi Beograd dhe tek Autokomanda.

Edhe në Novi Sad, filloi një tubim qytetarësh para ambienteve të Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës, raporton KosovaPress.

Ndërkohë janë thyer zyrat e partisë së Aleksandar Vuçiq në këtë qytet.

Në hapësirat e zyrës nuk kishte anëtarë të partisë së Vuçiq.

The post Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 14 August 2025Main stream

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

14 August 2025 at 22:45

Në Beograd dhe Novi Sad, të enjten mbrëma, përsëri janë shënuar incidente gjatë protestave kundër Qeverisë serbe, të cilat u thirrën nga studentët që prej muajsh po bllokojnë institucionet e arsimit të lartë. Televizioni N1 raportoi se pranë ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd janë hedhur mjete piroteknike ndaj qytetarëve. Më herët, njësitë e […]

The post VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij appeared first on BoldNews.al.

Pas dhunës, studentët njoftojnë sërish protesta në mbrëmje

By: redi
14 August 2025 at 20:32

Studentët në Serbi do të vijojnë me tubimet protestuese edhe në mbrëmjen e sotme, pas ngjarjeve të tensionuara që ndodhën gjatë natës së 13 dhe 14 gushtit. Në Beograd, protestat pritet të fillojnë në orën 19:30. Një ditë më parë, tubime u mbajtën në rreth 30 qytete të ndryshme nën moton “Serbi, zgjohu”, ku përplasjet më të ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit u regjistruan në Beograd…

Source

Përleshjet në Serbi, Ministria e Punëve të Brendshme: Policia nuk ka dhunuar demonstruesit!

By: M C
14 August 2025 at 18:19

Në Serbi mbrëmë pati incidente në protestat të cilat u zhvilluan në disa qytete të vendit. Në Novi Sad, pati një konflikt midis një grupi demonstruesish dhe mbështetësve të Partisë Progresive Serbe, të cilët u mblodhën para ambienteve të SNS-së për të mbrojtur ndërtesën. Kur demonstruesit arritën në ato ambiente, u qëlluan me mjete piroteknike dhe ndërtesa e selisë së SNS-së u dogj. Përleshje midis policisë dhe demonstruesve ndodhën edhe në Beograd, në disa vende.

Në lidhje me këtë situatë Ministria e Punëve të Brendshme serbe reagoi duke u shprehur se pamjet e shpërndara në mediat sociale janë nxjerrë nga konteksti dhe se policia nuk ka dhunuar demonstrueisit. Sipas ministrisë policia është sulmuar nga protestuesit. Më konkretish në reagim ministtia u ndal tek rasti i një videoje që qarkullon kur policia dhunon një grua.

Sipas njoftimit mbi policët u hodhën blloqe betoni, shishe qelqi dhe sende të tjera, duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme thotë se nuk do të tolerojë dhunën kundër oficerëve të policisë, as përpjekjet për të portretizuar në mënyrë të rreme punën e tyre me qëllim dëmtimin e reputacionit të tyre.

The post Përleshjet në Serbi, Ministria e Punëve të Brendshme: Policia nuk ka dhunuar demonstruesit! appeared first on Albeu.com.

Persona të maskuar, me jelekë antiplumb e shkopinj rrahin brutalisht qytetarët në Novi Sad në protestën e mbrëmshme

14 August 2025 at 12:43

Një video  tjetër shfaq burra të veshur me të zeza në Novi Sad që bëhen gati të sulmojnë qytetarët.

Në videon që e ka siguruar N1, që është filmuar nga një ndërtesë, shihet grupi i burrave të veshur me të zeza, maska dhe jelekë antiplumb, transmeton Telegrafi.

Ata bëjnë zhurmë të madhe dhe merren vesh se kush “do t’ua ruaj shpinën” para se t’ju vërsulen qytetarëve me shkopinj.

Në prapavijë dëgjohen shpërthime, dhe nxit dyshime  se videoja është filmuar nga afërsia e zyrave të SNS-së në Novi Sad ku mbrëmë janë përdorur topat e ujit si dhe mjete piroteknike.

Përleshje të ashpër pati mbrëmë në Novi Sad mes mbështetësve të SNS dhe qytetarëve që ishin tubuar për të marrë pjesë në protestë.

Gjithçka ndodhi para zyrave të SNS-së, ku as qytetarët nuk qëndruan duarkryq duke përdorur mjete të ndryshme të forta për t’ju kundërvënë personave të maskuar. /Telegrafi/

VAŽAN DOKAZ❗
Zajedno: batinaši, specijalni saniteti hitne pomoći za njih, džipovi bez tablica i snage policije, iza prostorija SNS u Novom Sadu.
Svi u sinergiji na narod! pic.twitter.com/017CD4ddkR

— FTN SE BUDI (@ftn_se_budi) August 13, 2025

The post Persona të maskuar, me jelekë antiplumb e shkopinj rrahin brutalisht qytetarët në Novi Sad në protestën e mbrëmshme appeared first on Telegrafi.

BEOGRAD- Sërish përleshje të dhunshme gjatë protestave kundër qeverisë në Serbi

14 August 2025 at 09:26

BEOGRAD,  14 gusht /ATSH-DPA/ – Përleshje të dhunshme shpërthyen mbrëmë gjatë protestave kundër qeverisë në Serbi.

Vetëm në qytetin verior të Novi Sadit, 64 civilë dhe pesë oficerë të policisë ushtarakë u plagosën gjatë përleshjeve pranë selisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Në shumë qytete dhe fshatra, protestuesit u përleshën me policinë dhe me mbështetësit e qeverisë. Në Beograd dhe Novi Sad, përkrahës të qeverisë hodhën fishekzjarre kundër protestuesve, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës.

Protestat, që vazhdojnë prej më shumë se nëntë muajsh, nisën pas shembjes së çatisë së një stacioni hekurudhor të sapo rinovuar në Novi Sad, më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.

Ekspertë të pavarur dhe politikanë të opozitës fajësuan për tragjedinë neglizhencën dhe korrupsionin sistematik në adminsitratë. Protestuesit e kanë quajtur qeverinë të korruptuar dhe autoritare, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Tensionet u rritën pas sulmeve të djeshme të mbështetësve të SNS-së ndaj protestuesve kundër qeverisë në qytetet veriore Vrbas dhe Baçka Palanka të martën, pa ndërhyrje të policisë.

Si reagim, u organizuan protesta në 30 zona të ndryshme  me marshime drejt selive të SNS-së. Aty, protestuesit u përballën me kordonë policie dhe mbështetës të partisë.  /Ad.Ab./

The post BEOGRAD- Sërish përleshje të dhunshme gjatë protestave kundër qeverisë në Serbi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Momenti kur një burrë nxjerr revolen para zyrave të partisë së Vuçiqit

14 August 2025 at 10:28

Tek hapësira e Partisë Përparimtare në Novi Sad të Serbisë, ka ndodhur një përleshjes mes mbështetësve të SNS-së së Aleksadar Vuçiqit me qytetarët, kurse një person është filmuar me revole.

Qytetarët i janë ofruar nga pjesa e përparme zyrave të SNS-në në Bulevardin e Çlirimit, kur edhe ndodhi rrahja, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave serbe, dikush nga të pranishmit ka shtënë me armë në ajër, ku si pasojë një pjesë e qytetarëve janë tërhequr pas këtij akti.

Videoja e filmuar shfaq burrin i cili tërhiqet derisa mban lart revolen, kurse pamjet janë publikuar nga N1.

E në vendin e ngjarjes u shfaq më pas edhe kordonët e xhandarmerisë dhe shpërndau qytetarët dhe mbështetësit e SNS-së. /Telegrafi/

#Serbia | #BREAKING:#CONFIRMED pro-SNS individual used a handgun in front of the local SNS building in Novi Sad to disperse the protesters.#SNS #NoviSad #blokada #pistolj https://t.co/GPsii8GbPw pic.twitter.com/IrRLtQNiNx

— Luka | Дунав Intel (@Lukai1861) August 13, 2025

The post Momenti kur një burrë nxjerr revolen para zyrave të partisë së Vuçiqit appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

By: Ardit
13 August 2025 at 18:05

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit të Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë, nëse ka vullnet për të gjetur zgjidhje. “Vërtet besoj se ekziston gatishmëri për të gjetur një zgjidhje, pavarësisht të gjitha vështirësive, por duhet të them hapur se unë nuk mund ta ofroj atë”, tha kancelari […]

The post Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë appeared first on BoldNews.al.

BEOGRAD- Përleshje në protestat antiqeveritare në Serbi, dhjetëra të plagosur

13 August 2025 at 12:58

BEOGRAD, 13 gusht /ATSh-DPA/ — Përleshjet kanë shpërthyer në Serbi mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të qeverisë, duke shënuar një përshkallëzim të tensioneve pas më shumë se nëntë muajsh protestash të vazhdueshme kundër presidentit populist Aleksandar Vuçiq, sipas “Ap”-së.

Incidentet nisë mbrëmë në qytetin Vrbas, në veriperëndim të kryeqytetit Beograd, ku policia e  shpërndau protestuesit e dy kampeve kundërshtare përpara zyrave të Partisë Progresive Serbe në pushtet.

Pamjet filmike nga vendi i ngjarjes treguan mbështetës të qeverisë duke hedhur fishekzjarrë, gurë dhe shishe ndaj protestuesve, të cilët hodhën mbrapsht objekte të ndryshme. Policia tha se dhjetëra persona u plagosën, përfshirë 16 policë. Incidente të ngjashme u raportuan edhe në protesta në zona të tjera të vendit.

Protestat e udhëhequra nga studentët në Serbi nisën në nëntor, pas shembjes së çatisë së një stacioni treni në qytetin verior të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona, duke nxitur akuza për korrupsion në projektet infrastrukturore shtetërore. /Ad.Ab./

The post BEOGRAD- Përleshje në protestat antiqeveritare në Serbi, dhjetëra të plagosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

By: Ela
13 August 2025 at 08:33

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin e tij, tregojnë dokumentet e siguruara nga Radio Evropa e Lirë (REL). Dokumentet, të cilat i ka parë REL-i, përmbajnë kontrata me gjigantin kinez të teknologjisë, Huawei. Ato tregojnë blerje të […]

The post Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës appeared first on BoldNews.al.

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

By: Elva
8 August 2025 at 10:51

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës shpallet vendimi për ndihmës drejtorin e së ashtuquajturës Zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Igor Popoviçin. Popoviç ka pranuar fajësinë për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit. Sipas aktakuzës, ai ka mbajtur një fjalim publik ku ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse, duke theksuar […]

The post Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes appeared first on BoldNews.al.

I dënuar për vrasje, serbi arratiset nga qendra e paraburgimit

By: redi
7 August 2025 at 21:02

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se një i burgosur në Qendra e paraburgimit në Mitrovicë, është arratisur pasditen e 7 gushtit. Policia tha se bëhet fjalë për Gjorgje Radomiroviq, ndërkaq Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ai ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim për vrasje nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj. “Sot janë pezulluar nga puna katër zyrtarë…

Source

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

7 August 2025 at 20:31

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arratisur nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Autoritetet policore në Kosovë raportojnë se kanë marrë masat duke ngritur pika kontrolli në të gjithë veriun e vendit dhe duke kontrolluar edhe fizikisht zonën për rreth qendrës se Paraburgimit edhe me njësi të specializuara. […]

The post FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut appeared first on BoldNews.al.

SKANDAL/ UEFA “fle gjumë”, klubi që garon në Champions falenderon tifozët për banerin “Kosova je Serbi”

7 August 2025 at 19:33

Një skandal është regjistruar në ndeshjen e kualifikuesve të Uefa Champions League mes Lech Poznan dhe Crvena Zvezdës së Beogradit, ku tifozët polakë kanë shpalosur banerin: “Kosova është Serbi”. Skandali është më i rëndë për faktin se veprimi i tyre u përshëndet publikisht në të gjitha rrjetet sociale nga skuadra serbe, duke i falenderuar ata. […]

The post SKANDAL/ UEFA “fle gjumë”, klubi që garon në Champions falenderon tifozët për banerin “Kosova je Serbi” appeared first on BoldNews.al.

Sorensen bisedon me Kurtin e Osmanin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

By: Ela
6 August 2025 at 14:08

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, gjatë vizitës së tij në Kosovë më 6 gusht ka biseduar me udhëheqësit shtetërorë për mënyrat e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për situatën aktuale në terren. “Sigurisht, situata politike këtu nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë. E […]

The post Sorensen bisedon me Kurtin e Osmanin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit appeared first on BoldNews.al.

Sorensen me Osmanin e Kurtin flasin për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

6 August 2025 at 14:03

PRISHTINË, 6 gusht/ATSH/ Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se ka diskutuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, për formën e zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Pas takimit gati dy orësh, ai foli shkurt para mediave. Sorensen tha se takimet e tij ishin të rregullta.

Ai shtoi se formimi i institucioneve të reja në Kosovë po merr kohë.

/Kosovapress/

The post Sorensen me Osmanin e Kurtin flasin për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Serbia arreston një tjetër person nga Kosova, ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës: Një tjetër dëshmi e praktikave destruktive

By: M C
5 August 2025 at 16:29

Autoritetet serbe kanë arrestuar edhe një tjetër shtetas kosovar, njoftoi të martën Ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD). Në një njoftim në Facebook, MPJD tha se Behar Preniqi u ndalua të hënën në pikën kufitare Batrovi, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. Nuk është e qartë se për çfarë akuzash u ndalua Preniqi, dhe Ministria tha se u ka dërguar kërkesë zyrtare autoriteteve serbe për të sqaruar arsyet e ndalimit të tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë lidhur me intensifikimin e rasteve të arrestimeve arbitrare dhe të paprovokuara të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë”, thuhet në njoftim.

Ministria tha se arrestimi i Preniqit përbën “një tjetër dëshmi të qartë të praktikave të papranueshme dhe destruktive të autoriteteve serbe, të cilat bien në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Ajo tha se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka kontaktuar familjen e Preniqit dhe se është angazhuar përmes kanaleve diplomatike dhe zyrtare për të siguruar informacione të sakta dhe të plota lidhur me këtë rast. Ministria tha se për arrestimin e tij i ka njoftuar edhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi si dhe misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it.

“I bëjmë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë zëshëm dhe me vendosmëri ndaj praktikave represive të Serbisë, të cilat janë në kundërshtim me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.

Ministria e përsëriti thirrjen për shtetasit e Kosovës që ta shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë. Arrestimi i Preniqit është më i fundit në një varg arrestimesh të shtetasve kosovarë gjatë udhëtimit transit nëpër Serbi në vitetet e fundit. Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi edhe Kosova ka arrestuar shtetas të Serbisë, përfshirë zyrtarin Igor Popoviç. Ndaj Popoviç, ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, autoritetet kosovare ngritën aktakuzë të martën për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”./ REL

The post Serbia arreston një tjetër person nga Kosova, ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës: Një tjetër dëshmi e praktikave destruktive appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Ishte i ftuar në një emision, ministri serb dërgohet në spital, mjekët: Pësoi goditje në tru

5 August 2025 at 13:38

Ministri i Investimeve Publike dhe Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Nacional Socialiste Serbe (SNS), Darko Glisic, u sëmur papritur mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa ishte i ftuar në Programin e Mëngjesit të TV Pink.

Darko Glisic nuk mundi ta përfundonte paraqitjen e tij si i ftuar, kështu që programi u ndërpre dhe ministri u transferua në Qendrën e Emergjencës. Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncar konfirmoi se ishte një goditje në tru dhe se Ministri Glisic është në gjendje të rëndë.

“Ai u sëmur në një emision televiziv, u soll në spital pa ndjenja, po bëhen diagnostikime, po fillon edhe terapia… Ajo që dihet tani është se ai është në gjendje të rëndë. Është e rëndësishme që ai mbërriti në kohë nga ngjarja,  domethënë nga goditja në tru, orët e para janë vendimtare” sqaron ministri serb i Shëndetësisë, ndërsa nuk ka harruar të përmendi edhe se presidenti Vuçiç ka shkuar në spital për t’u interesuar për gjendjen e Glisic.

 

UDARNO: Hitno prekinut program na Pinku! Glišić se šlogirao u sred emisije?!

Ministru za javna ulaganja Darku Glišiću naglo je pozlilo uživo u jutarnjem programu na Pinku. pic.twitter.com/otIuN977tP

— Mario ZNA (@MarioBojic) August 5, 2025

Vuçiç përmes një postimi në Instagram dërgoi edhe një mesazh mbështetje për të me fjalët: Mos u dorëzo. Darko Glišić lindi më 28 maj 1973 në Ub, ku përfundoi shkollën fillore dhe Shkollën e Mesme në Beograd. Pas diplomimit në Shkollën e Lartë të Inxhinierisë Civile dhe Inxhinierisë, ai fitoi titullin inxhinier.

Ai ka qene anëtar i Parlamentit Serb për dy mandate, nga viti 2003 deri në vitin 2008, ndërsa postin e ministrit e mban qe nga maji i vitit 2024. Gjithashtu ka qenë në Partinë Progresive Serbe që nga themelimi i saj dhe njihet si një nga njerëzit me të afërt të presidentit serb.

/abcnews.al/

Kamberi dorëzon kallëzim penal ndaj Ana Brnabiç

4 August 2025 at 21:16

PRISHTINË, 4 gusht/ATSH/ Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, së bashku me Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë dorëzuar një kallëzim penal kundër kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes etnike, fetare dhe racore”,.

Ky veprim vjen pas një deklarate të Brnabiç gjatë një konference për shtyp më 30 korrik 2025, ku ajo tha: “Dhe dëgjuam thirrjen Allahu Ekber dhe gjëra të tjera të neveritshme”, duke iu referuar protestave në Novi Pazar. Sipas Kamberit, kjo deklaratë nuk është lapsus, por stigmatizim i qartë ndaj fesë islame dhe komuniteteve myslimane, përfshirë shqiptarët.

“Gjuha e urrejtjes nuk është vetëm çështje morali apo politike – ajo është çështje ligjshmërie dhe drejtësie,” theksoi Kamberi në reagimin e tij publik.

Ai shtoi se në një shtet që pretendon të ecë drejt integrimeve evropiane, nuk mund të tolerohen deklarata që nxisin frikë, ndasi dhe urrejtje.

Deputetët kërkojnë që prokuroria të hetojë Brnabiç sipas nenit 317 të Kodit Penal të Serbisë, që ndalon nxitjen e urrejtjes mbi baza kombëtare, racore dhe fetare.

Ky veprim nuk është hakmarrje politike dhe as sensacionalizëm. Është një thirrje për drejtësi dhe për vendosjen e një precedenti që askush, pavarësisht pozitës, nuk është mbi ligjin,” deklaroi Kamberi.

Ai përfundoi se drejtësia nuk është privilegj i shumicës, por mburoja e të drejtave të secilit qytetarë.

/Kosovapress/

The post Kamberi dorëzon kallëzim penal ndaj Ana Brnabiç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë

By: Ela
4 August 2025 at 09:42

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke përmendur në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë. “Rikujtova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dënojmë të gjitha […]

The post Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌