Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

CSKA e Sofjes prezanton Kevin Dodaj: Morëm një nga talentët më premtues të futbollit shqiptar

By: armand
22 July 2025 at 15:37

“Një nga talentet më të mëdhenj të futbollit shqiptar, 19-vjeçari Kevin Dodaj, kaloi me sukses testet mjekësore dhe firmosi një kontratë me 31 herë kampionët e Bullgarisë”.  Me këto fjalë, klubi i CSKA së Sofjes bëri zyrtare afrimin e sulmuesit shkodran. Në reagimin për mediat, ekipi bullgar bëri me dije se Dodaj do të mbajë […]

The post CSKA e Sofjes prezanton Kevin Dodaj: Morëm një nga talentët më premtues të futbollit shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Talenti i futbollit shqiptar Kevin Dodaj, prezantohet nga CSKA

By: V K
22 July 2025 at 10:48

“Një nga talentet më të mëdhenj të futbollit shqiptar, 19-vjeçari Kevin Dodaj, kaloi me sukses testet mjekësore dhe firmosi një kontratë me 31 herë kampionët e Bullgarisë”.

Me këto fjalë, klubi i CSKA së Sofjes bëri zyrtare afrimin e sulmuesit shkodran. Në reagimin për mediat, ekipi bullgar bëri me dije se Dodaj do të mbajë të veshur fanellën me numrin 22-të.

Dodaj është i aftë të luajë në të dy krahët e sulmit, por dhe në qendër, shtoi ndër të tjera ekipi CSKA-s së Sofjes.

Kevin Dodaj, bëhet lojtari i dytë shqiptar që vesh fanellën e CSKA-s, pasi më herët ka luajtur edhe ish futbollisti i Kombëtares, Altin Haxhi.

 

 

Dodaj u largua nga klubi i Vllaznisë si hero, pasi ishte protagonist absolut në përmbysjen përballë Daugavpils, duke i dhuruar kuqebluve një biletë për në turin e dytë të Conference League.

Mësohet se Vllaznia ka përfituar afro 450 mijë euro nga shitja e Dodaj, plus arritën të ruanin edhe 15% të kartonit.

Menjëherë pasi CASKA, bëri zyrtare afrimin e Dodaj reagoi edhe klubit i Vllanzisë, duke i uruar talentin shkodran suksese në këtë aventurë të re.

 

 

Jo vetëm në radhët e Vllaznisë, të gjithë shpresojë që Kevin të rritet akoma si lojtar në një klub të madh si CASKA, pasi është pjesë e ekipeve zinxhir të ekipit përfaqësues, ku ka zhvilluar 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

The post Talenti i futbollit shqiptar Kevin Dodaj, prezantohet nga CSKA appeared first on Albeu.com.

“Faleminderit Vllazni”, Dodaj përshëndetet me shkodranët dhe përgatitet për aventurën e re

By: armand
21 July 2025 at 19:52

Kevin Dodaj ka ndarë rrugët me Vllazninë dhe është gati të nisë një aventurë të re te CSKA e Sofies. 19-vjeçari spikati në Shkodër me talentin e tij, teksa në sezonin e kaluar, në 37 ndeshje të kampionatit, ia doli që të shënojë 6 gola. Me një postim në rrjetet sociale, Dodaj i falendëron të […]

The post “Faleminderit Vllazni”, Dodaj përshëndetet me shkodranët dhe përgatitet për aventurën e re appeared first on BoldNews.al.

Kevin Dodaj konfirmon largimin nga Vllaznia, talenti 19-vjeçar: Do t’i ndjek në çdo ndeshje

By: armand
17 July 2025 at 20:45

Talenti Kevin Dodaj, ka dhënë lamtumirën më të bukur të mundshme Vllaznisë, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist në fitoren 4-2 ndaj Daugavpils, që i dha kuqebluve kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Në një prononcim e pas ndeshjes për mikrofonin e “A2 CNN” në Letoni,  Dodaj shprehu emocionet […]

The post Kevin Dodaj konfirmon largimin nga Vllaznia, talenti 19-vjeçar: Do t’i ndjek në çdo ndeshje appeared first on BoldNews.al.

Kreu i Kishës Katolike, Dodaj: Trishtim për sulmin e Famullisë Latine në Gaza nga bombardimet izraelite

By: redi
17 July 2025 at 18:32

Kreu i Kishës Katolike shqiptare, Imzot Arjan Dodaj dënon sulmin e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, 17 korrik, ndaj Famullisë Latine të Familjes së Shenjtë në Gaza. Në reagimin e tij, Imzot Dodaj i bashkohet trishtimit të shprehur nga Papa Leoni XIV. “Nuk u kursye nga bombardimet as Famullia Latine e Familjes së Shenjtë”, thekson Dodaj për ”Tv Klan”. ”Ne si Kishë Katolike…

Source

Liga e Konferencës/ Vllaznia spektakolare, kualifikohet në turin e dytë pas fitores 4-2 në transfertë

By: armand
17 July 2025 at 18:58

Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, Vllaznia triumfon 2-4 ndaj Daugavpils në Riga në aktin e kthimit, duke u kualifikuar në turin e dytë të Konferencë Ligë. Shkodranët e nisën ndeshjen me shumë dëshirë dhe kaluan në epërsi me Mensah në minutën e 22-të. Gjithsesi, vendasit nga Letonia reaguan dhe përmbysën llogaritë brenda fraksionit. […]

The post Liga e Konferencës/ Vllaznia spektakolare, kualifikohet në turin e dytë pas fitores 4-2 në transfertë appeared first on BoldNews.al.

Daugavpils-Vllaznia/ Shkodranët përmbysin shifrat, Kevin Dodaj rihap kualifikimin

By: armand
17 July 2025 at 18:39

Vllaznia ka përmbysur rezultatin ndaj Daugavpils duke kryesuar 2-3, në ndeshjen e kthimit të turit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës. Në minutën e 74-t, një pasim nga e djathta bën që topi të mbetet në zonë ku Kevin Dodaj nuk gabon duke shënuar me një goditje të saktë. Tashmë rezultati i përgjithshëm shkon […]

The post Daugavpils-Vllaznia/ Shkodranët përmbysin shifrat, Kevin Dodaj rihap kualifikimin appeared first on BoldNews.al.

💾

Shantazhoi 60 vajza/ Ridel në skenë përndjekësi serial nga burgu francez

By: Oldi
29 June 2025 at 16:55

Rikthehet përndjekësi serial nga burgjet franceze. 35-vjeçari shkodran Fabjan Dodaj nuk po zë mend, teksa vijon me pasionin e tij për të kërcënuar e shantazhuar vajzat shqiptare nëpërmjet rrjeteve sociale. Për herë të parë emri i tij u bë publik gushtin e vitit të kaluar, kur edhe pse nga qelitë e burgut ku ligji parashikon […]

The post Shantazhoi 60 vajza/ Ridel në skenë përndjekësi serial nga burgu francez appeared first on BoldNews.al.

35-vjeçari shkodran nuk zë mend, vazhdon të përndjekë femrat shqiptare nga burgu francez

By: el da
29 June 2025 at 17:27

Rikthehet përndjekësi serial nga burgjet franceze. 35-vjeçari shkodran Fabjan Dodaj nuk po zë mend, teksa vijon me pasionin e tij për të kërcënuar e shantazhuar vajzat shqiptare nëpërmjet rrjeteve sociale.

Për herë të parë emri i tij u bë publik gushtin e vitit të kaluar, kur edhe pse nga qelitë e burgut ku ligji parashikon që një i dënuar nuk mund të mbajë celular, i riu shqiptar posedonte një të tillë, e nëpërmjet adresave false hapte llogari në Instagram e Tik-Tok dhe publikonte foto denigruese të vajzave të ndryshme.

Një vit më parë policia do të deklarontë zyrtarisht se 35-vjeçarit i ishin dokumentuar mbi 60 raste të tilla dhe në bashkëpunim me autoritetet franceze ju bllokua celulari në qeli.

Por tashmë pas një viti emri i tij rikthehet sërisht në duart e policisë dhe sërisht me një njëjtën histori. Hapje adresash false me emra dhe foto të vajzave shqiptare dhe mbi to përshkrime denigruese.

Së fundmi ai po hetohet nga Prokuroria e Tiranës, pas denoncimit që një 32-vjeçare ka bërë ndaj tij. E reja u tha hetuesve se prej kohësh ai e përndjek me mesazhe denigruese dhe kërcënuese në rrjetin social Instagram.

Ky nuk është rasti i parë që denoncohet, dhe mesa duket as edhe i fundit. Pak muaj më parë ai u denoncua edhe në policinë e Lezhës po për përndjekje. Por sërisht duket se Fabjan Dodaj arrin të sigurojë aparate celularë duke i futur në burgun “Lyon Cobras” në Francë, aty ku vuan dënimin për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”.

Vrasja e Liridona Ademajt, familja presin gjykim të drejtë e vendim meritor

1 June 2025 at 21:48

Gjykim efikas e me vendim meritor është kërkesa e familjes së Liridona Ademajt, pak ditë para se të nisur shqyrtimi kryesor ndaj të akuzuarve për vrasjen e saj.

Fund nëntorin e 2023 opinioni në Kosovë u tronditë me një nga vrasjet më të rënda viteve të fundit.

E raportuar fillimisht si grabitje e armatosur, vrasja e Liridona Ademajt mori kthesë tjetër pak ditë më vonë.

Naim Murseli, bashkëshorti i saj u arrestua nën dyshimet se kishte organizuar e madje edhe paguar dorasin për vrasjen e saj.

Murseli së bashku me bashkëpunëtorët e tij, gjatë javës së ardhshme do nisin shqyrtimin kryesor në Gjykatën Themelore të Prishtinës, meqë aktakuza e ngritur ndaj tyre kaloj të gjitha filtrat e gjyqësorit.

Familja e Liridona Ademajt, presin që ky rast të trajtohet me prioritet dhe që në fund të ketë epilog meritor.

“Rastin e Liridonës, sikur e gjithë Kosova, edhe ne presim që Gjykata ta trajtojë me prioritet e me ndjeshmëri të lartë. Vendosja sa më e shpejtë gjyqësore dhe denimi i të akuzuarve është thirrja kumbuese në shpirtërat e të gjitha grave e vajzave të vendit tonë – viktima të krimeve – për të vetmin “faj” që janë femra dhe persona të cenueshëm-. Presim që ky proces gjyqesor të kulmojë me një dënim të tillë që t’i rikujtojë secilit që merr një “guxim” të tillë, të mendoj jo vetëm dy herë, por që dënueshmëria e të akuzuarve të luajë rolin preventiv maksimal në të ardhmen”, ka deklaruar për Tv Dukagjinin, Leutrim Syla – avokat i familjes së Liridona Ademajt.

Për akuzat që rëndojnë për të pandehurit, sipas avokatit Ardian Bajraktari dënimi mund të shkojë deri në burgim të perjtshëm.

“Edhe gjykata përvec se prokuroria po e trajtojn me seriozitetin e duhur këtë ngjarje të rëndë dhe tragjike, dhe krahas trajtimit me efikasitet të kemi edhe administrim të mirë të provave të drejtësisë dhe në fund verdikti të përfundojë me vendimin meritor për të pandehurit sic dihet akuzat që rëndojnë mbi ta vendimi parashihet jo më pak se 10 vjet por mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm”, ka thekuar Ardian Bajraktari – avokat.

Liridona Ademaj, u vra më 29 nëntor të 2023, derisa Prokuroria në Prishtinë, akuzon për këtë bashkëshortin e saj Naim Muselin, e Granit Plavën, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodajt. Ky i fundit e ka pranuar fajësinë për shitjen e armës dhe është dënuar me 5 vjet burgim dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Murseli, Plava e Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli.

The post Vrasja e Liridona Ademajt, familja presin gjykim të drejtë e vendim meritor appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Tensione në Tiranë, Agron Shehaj akuzon kreun e KZAZ 32 për parregullsi

By: Besnik
13 May 2025 at 00:58

Një përplasje e tensionuar është shënuar në KZAZ 32 në zonën e Shkozës, ku Partia Mundësia ka akuzuar komisionin për përfshirjen e një flete të pavlefshme në numërimin e votave si të vlefshme.

Tensioni ka përfshirë edhe përfaqësues politikë në terren, përfshirë kryetarin e Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe nënkryetaren Barbara Dodaj të cilët kanë pasur një debat me kreun e KZAZ 32.

Sipas pretendimeve të Partisë Mundësia, në kutinë 1706/1 është konstatuar një fletë votimi e pavlefshme e cila, sipas tyre, është llogaritur si e vlefshme në favor të një partie tjetër.

Agron Shehaj, i pranishëm në vendngjarje, iu drejtua kryetarit të KZAZ-së duke i thënë:
“Ju është thënë nga vëzhguesit tanë se disa fletë të pavlefshme i keni llogaritur si të vlefshme. Ju jeni njoftuar për këtë dhe sërish e keni lejuar të ndodhë.”

Nga ana tjetër, kryetari i KZAZ 32 e mohoi kategorikisht çdo tentativë për manipulim. Ai konfirmoi se kishte kërkuar ndërhyrjen e policisë pasi, sipas tij zonja Dodaj po pengonte procesin e numërimit.

“Zonja Barbara Dodaj më ka vënë në dijeni për shqetësimin se një fletë votimi e pavlefshme ishte konsideruar e vlefshme, ndërkohë që ishte e pavlefshme. “I thashë se kjo çështje do të monitorohet nga ana e KQZ-së. Pretendimi i zonjës Dodaj ishte i drejtë. Nuk kam interes të manipuloj procesin zgjedhor”, deklaroi kreu i KZAZ 32.

Barbara Dodaj, nënkryetare e kësaj partie, ka deklaruar se ka kërkuar që të hapej zarfi për të verifikuar vlefshmërinë e votës, por kërkesa nuk është pranuar nga kryetari i KZAZ-së.

“Kam kërkuar si nënkryetare e Partisë Mundësia që të hapej zarfi me votën e pavlefshme, por në vend të kësaj, kryetari më kërcënoi dhe thirri policinë për të më nxjerrë jashtë. Kërkova vetëm rinumërim, por u trajtova sikur po pengoja procesin. Më nxorën jashtë, edhe pse përfaqësoj një subjekt politik të regjistruar”, deklaroi Dodaj.

Sipas Partisë Mundësia, në kutinë me numër 1706/1 janë konstatuar fletë votimi të pavlefshme të cilat janë llogaritur si të vlefshme gjatë numërimit.

Në një njoftim publik, Partia Mundësia bën me dije se ka kërkuar zyrtarisht rinumërimin e kësaj kutie, por kërkesa nuk është pranuar nga KZAZ-ja përkatëse.

Për këtë çështje, sipas deklaratës, është informuar edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Njoftimi i plotë:

“Në KZAZ 32 në Shkozë kërkuam rinumërimin e një kutie dhe KZAZ-ja nuk pranon. Disa fletë të pavlefshme i llogariten si të vlefshme. Kutia 1706/1. Mbi këtë ngjarje është lajmëruar edhe kreu i KQZ, Celibashi”, thuhet në njoftimin e Partisë Mundësia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Tensione në Tiranë, Agron Shehaj akuzon kreun e KZAZ 32 për parregullsi appeared first on Euronews Albania.

Shuhet Françesku/ Imzot Arjan Dodaj: Mesha e Dritës në Katedralen e Shën Palit, për Atin e Shenjtë

By: Re Nato
21 April 2025 at 13:30

Imzot Arjan Dodaj ka dhënë mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Dodaj u shpreh se Papa ishte i revolucionit të butësisë dhe dashurisë së Zotit. Dodaj shtoi se Papa Françesku ishte dashuruar me popullin shqiptar.

“Faleminderit i dashur Papa Françesku. Papa i Revolucionit të Butësisë dhe Dashurisë së Zotit! Papa i dashuruar me popullin tonë shqiptar. Papa jonë nga qielli na beko e vazhdo të na shoqërosh me dashurinë tënde”, ishte mesazhi i Imzot Arjan Dodaj.

Ndërkaq, për nder të Papa Françeskut, në orën 18:00 do të mbahet Mesha e Dritës në Katedralen e Shën Palit./abcnews.al

/abcnews.al

“Të ndalim dimrin demografik”/ Mesazhi i Arqipeshkvit Arjan Dodaj për Pashkët

19 April 2025 at 18:40

Në vigjilje të Pashkës, Arqipeshkvi i Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, dha mesazhin e tij duke u ndalur te rëndësia e institucionit të familjes dhe mbështetjes së rinisë duke shmangur largimin e tyre nga vendi.

Kreu i kishës katolike tha se Dita e Pashkës duhet të ndriçojë njerëzimin drejt një rruge të drejtë dhe larg interesit të momentit.

“Kemin nevojë të investojmë më shumë te familja dhe sidomos te çiftet e reja, se pa çiftet e reja që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri do thellohet në mënyrë dramatike dimri demografik që ka shënuar vendin tonë, të mësojmë nga gabimet e vendeve perëndimore dhe të shikojmë vendet që po reagojnë ndaj këtij dimri. Mesazhi dhe angazhimi i parë duhet të jetë për institucionin më të rëndësishëm dhe të domosdoshëm që është ai i jetës dhe familjes. Këtu kemi nevojë për njerëz dritëlarg që nuk mbyllen tek interesi i momentit, sikurse fatkeqësisht jemi të detyruar të veprojmë në shumë fusha. Të bëhemi bashkë për të promovuar kulturën e punës së ndershme”, tha mes të tjerash Arqipeshkvi.

 

 

 

The post “Të ndalim dimrin demografik”/ Mesazhi i Arqipeshkvit Arjan Dodaj për Pashkët appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e Liridona Ademajt, autori: Më thanë se është biznesmene serbe

By: Ardit
31 January 2025 at 19:39

Sot në Kosovë është mbajtur seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje e cila krijoi indinjatë në Kosovë dhe Shqipëri. Tomë Dodaj, është dënuar me 5 vjet burg e 5 mijë euro gjobë pasi pranoi se ia ka shitur Naim Murselit armën me 20 fishekë për 280 Euro. Dodaj pranoi fajësinë para togave të […]

The post Vrasja e Liridona Ademajt, autori: Më thanë se është biznesmene serbe appeared first on BoldNews.al.

​Dënimi i Dodajt, mbrojtja e Ademajt mirëpret pranimin e fajësisë

31 January 2025 at 14:59

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla pas përfundimit të shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tomë Dodajt është shprehur i lumtur që njëri nga palët e përfshira në rast është shpallur fajtor.

I akuzuari, Tomë Dodaj i cili pranoi fajësinë për shitjen e armës tek Naim Murseli me të cilën është vrarë Liridona Ademaj u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 5 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

“Jemi të lumtur sepse të paktën për njërën nga pikat e dispozitivit të aktakuzës njëra nga palët u deklarua fajtor dhe e konsiderojmë si pikë të kryer të aktakuzës”, tha ai.

Gjatë shqyrtimi fillestar për vrasjes e Liridona Ademajt, bashkëshorti i saj, Naim Murseli është deklaruar plotësisht i pafajshëm për veprën penale që ngarkohet.

Lidhur me këtë, avokati i familjes së të ndjerës, Leutrin Syla tha se provat materiale janë të të qarta në aktakuzë dhe se nuk i habitë deklarimi i Murselit.

“Nuk mund të themi në asnjë rast se ka qenë e pritshme apo jo meqenëse provat materiale dhe ato që parashihen në aktakuzë janë aq të qarta sa që edhe të pranonte fajësisë nuk do të ishte diçka e re dhe risi për ne edhe mos pranimi i fajësisë është diçka e pritshme edhe sikur ta pranonte nuk do të kishte çudi ose habi që e ka pranuar”, tha ai.

Në shqyrtimin fillestar për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023 i akuzuari Naim Murseli është deklaruar plotësisht i pafajshëm lidhur me vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademjt.

Ndërsa, i akuzuari Granit Plava ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, derisa Kushtrim Kokalla ka thënë se nuk deklarohet rreth fajësisë pa u konsultuar më avokatin e tij.

Ndërsa, Tomë Dodaj e ka pranuar fajësinë për veprën penale shitjen e armës, për të cilën vepër penale u shpall fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë duke e dënuar me 5 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë./kp/

 

The post ​Dënimi i Dodajt, mbrojtja e Ademajt mirëpret pranimin e fajësisë appeared first on Telegrafi.

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

27 January 2025 at 20:03

Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për 31 janar, në orën 11:00, pasi ekipet mbrojtëse thanë se nuk kanë pranuar shkresat e lëndës dhe nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance sot.

Avokati, Leutrim Syla u shpreh se shtyerja e seancës për 31 janar për vrasjen e Liridona Ademajt nuk ka qenë veprim i duhur dhe gjithsesi ajo seancë e gjykimit është dashtë të mbahet sot.

“Konsiderojmë se nuk ka qenë veprim i duhur, pasi që nga ato që i pamë sot kjo seancë është dashur të mbahet sot. Dhe duhet kuptojmë se hera e parë që familjarët e Liridona Ademaj janë përballur me kryesit e veprës penale në një seancë gjyqi. Nuk arriti të mbahej ashtu siç pretendohej dhe siç duhej të mbahej. Zvarritja e kësaj procedure nuk i bën hajër asnjërës palë, sepse të njëjtit nëse kanë për të paraqitur diçka duhet të paraqesin në seancë gjyqësore, dhe jo me zvarritje”, ka deklaruar Avokati Syla.

Sa i përket gjendjes emocionale të familjarëve të Liridona Ademajt për paraqitjen e sotme në gjykatore, avokati Syla u shpreh se ka pasur maturi nga ana e tyre pavarësisht situatës tepër “të rëndë”.

“Tepër e rëndë ndaj tyre dhe bashkë-ndjejmë me dhimbjen e mërzinë e tyre, shumëfisht më keq sesa ne. Shpresojmë që institucionet e Kosovës të ua kthejnë drejtësinë atyre. Sjellja e tyre e matur dhe njëjtë do të sillen edhe  në të ardhmen. Ka pasur maturi nga ana e tyre”, tha Syla.

Avokati Syla në Tv Dukagjini u shpreh se aspekti prokurorial, janë përmbushur të gjitha obligimet e nevojshme ndaj seancës fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Ka qenë e qartë se seanca sot ka filluar në 11:05, ashtu siç është paraparë. Pas konsistimit të prezencës të të gjithëve në seancë, ka pasur kërkesë nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve nga Tom Dodaj e Kushtrim Kokalla, pretenduan se nuk janë dorëzuar shkresat në kohën e duhur.

Përveç se kanë thënë se do t’i marrin shkresat e nevojshme dhe nga seanca e mbajtur u kuptua se palët i kanë pasur shkresat e lëndës ashtu siç janë marrë vesh. U deklarua, avokati i Granit Plavës, Gojani se në koordinim të mbrojtjes së Kushtrim Kokallës, janë marrë shkresat e lëndës nga prokuroria e shtetit. Nga aspekti i Prokurorisë për të dorëzuar shkresat tek mbrojtjësit, konsiderojmë se janë përmbushur gjitha obligimet e prokurorisë, përveç tek zoti Kuçi, si avokat i Tom Dodaj i cili ka deklaruar se ka pasur telashe në email adresë, për pranimin e mesazheve.

Prokurori i shtetit i njoftoi se dy ditë para ngritjes së aktakuzës, ka njoftuar se ka dorëzuar një harddisk me mbi 1 terabajt përmbajtje. Kur vetëm pala e dëmtuar është përgjigjur dhe të tjerët jo”, vijoi ai.

Ndryshe, Shqyrtimi fillestar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, i parashikuar të mbahej sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shtyrë për datën 31 janar.

Vendimi për shtyrje u mor nga gjyqtarja e rastit për shkak të problemeve të shkaktuara nga mungesa e organizimit dhe përgjegjësisë nga ana e disa avokatëve të të akuzuarve.

Sipas gjykatës, avokatët e të akuzuarve, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, nuk kishin pranuar me kohë shkresat e lëndës.

Avokati Ndrec Dodaj, i të akuzuarit Kushtrim Kokalla, ka thënë se ka pranuar shkresat para se të hyjë në gjykatë.

“Sot i kam pranuar shkresat e lëndës pak para se të hyjë në gjykatë. Një koleg i imi i ka marr dhe mi ka dorëzuar sot. Në këtë situatë çfarë jemi unë nuk mund të kryej obligimin tim ndaj klientit për përmbajtjen e aktakuzës, se si të deklarohet. Nuk jemi në gjendje që as t’i kundërshtojmë ato shkresa, mua po me vjen keq se në këtë gjendje nuk jam që të këshilloj klientin  se si të vazhdoj. Për mua nuk janë plotësuar kushtet që të mbahet kjo seancë”, ka thënë tha Dodaj.

Gjyqtarja i ka dhënë një vërejtje me shkrim avokatit të Kokallës, pasi ky i kishte kërkuar avokatit të Granit Plavës të merrte shkresat e lëndës në vend që t’i siguronte ato vetë.

Avokati Skender Gojani, i të akuzuarit Granit Plavës, ka pranuar se e ka marrë lëndën edhe për Dodajn.

“Ai më tha se kur të shkon për vete merre edhe për mu. Kur kam shkuar në Prokurori i kam thënë Prokurores a mund ta marr ajo tha po. Unë e kam njoftuar avokatin Dodaj të premten dhe ai më tha vij të hënën e marr.  E kam vetë edhe për aktakuzën”, ka thënë Gojani.

Ndërkohë, avokati i Tom Dodajt raportoi probleme teknike me emailin e tij.

Avokati Agron Kuçi, ka thënë se sot ka marrë aktakuzën përmes emaili.

“Kam problem me email, sot e kam marr aktakuzën, shkresa tjera nuk kam. Sot si mbrohet nuk mund të deklarohemi në lidhje me fajësinë”, ka thënë Kuçi.

Gjatë seancës, avokati i Kokallës, Ndrec Dodaj u dënua me një gjobë prej 500 eurosh pasi kërkoi që seanca e ardhshme të mos mbahet më 31 janar.

Gjithashtu, gjykatësja kërkoi falje për mungesën e hapësirës së mjaftueshme për të gjithë gazetarët, duke shtuar se seanca do të vazhdojë në datën e caktuar.

The post Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit appeared first on Telegrafi.

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë gjykatë të akuzuarit

27 January 2025 at 10:52

Sot pritet të nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet shqyrtimi fillestar.

Për këtë rast të akuzuar janë bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj.

Tashmë në gjykatë kanë arritur disa prej të akuzuarve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj katër të akuzuarve.

Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje. /Telegrafi/

The post Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë gjykatë të akuzuarit appeared first on Telegrafi.

Në Shkodër, administrata është nën trysni për votat e kushërinjve në emigracion

27 January 2025 at 08:06

Pas përmbysjes elektorale të vitit2023, kur socialistët me Benet Becin si kandidat fituan për herë të parë Bashkinë e Shkodrës, qarku duket se është kthyer në një nga fushëbetejat elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për të siguruar shumicën e 11 deputetëve që dalin nga kjo zonë – dikur e dominuar nga Partia Demokratike […]

The post Në Shkodër, administrata është nën trysni për votat e kushërinjve në emigracion appeared first on Reporter.al.

Nga Vllaznia në Ligue 1, talenti i Kombëtares U-21 drejt klubit francez

By: armand
21 January 2025 at 16:54

Kevin Dodaj është një nga talentet që Vllaznia ka në gjirin e saj. Lojtari i Kombëtares U-21 gjatë kësaj merkatoje është një nga futbollistët më të kërkuar. Fillimisht kishte interesime nga ekipe në Ukrainë, ndërsa tashmë sipas shtypit të shkruar në Francë bëhet me dije se Dodan e duan në Ligue 1. 19-vjeçari me shumë […]

The post Nga Vllaznia në Ligue 1, talenti i Kombëtares U-21 drejt klubit francez appeared first on BoldNews.al.

Manjaku Fabian Dodaj i burgjeve të Francës që denigron vajzat dhe dështimi i policisë shqiptare

By: Ela
21 January 2025 at 11:52

35-vjeçari Fabian Dodaj, nga Shkodra, është shpallur në kërkim nga hetimi i krimit kibernetik në policinë e Lezhës pasi është kallëzuar nga një 33-vjeçare. Dodaj ka hapur një llogari në “TikTok” nëpërmjet së cilës fyen atë dhe familjarë të saj. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin F. D., 35 […]

The post Manjaku Fabian Dodaj i burgjeve të Francës që denigron vajzat dhe dështimi i policisë shqiptare appeared first on BoldNews.al.

❌
❌