Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 6 August 2025Main stream

Koçiu: Kolec Daja kontribut të vyer në farmaceutikën shqiptare

6 August 2025 at 21:57

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të dr. Kolec Dajës.

Ministrja Koçiu vlerësoi kontributin e tij të vyer në farmaceutikën shqiptare, ndërsa u shpreh se “ai la pas një trashëgimi të çmuar profesionalizmi dhe humanizmi”.

“Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve për ndarjen nga jeta të farmacistit të njohur, Kolec Daja. Me kontributin e tij të vyer në farmaceutikën shqiptare, ai la pas një trashëgimi të çmuar profesionalizmi dhe humanizmi. Prehu në paqe Kolec Daja!”, shkruan ministrja Koçiu, në mesazhin e ngushëllimit.

Dr. Kolec Daja u nda sot nga jeta në moshën 77-vjeçare. Ai ishte veçanërisht i njohur për pasionin dhe mjeshtërinë e tij në fushën e përgatitjeve galenike, duke ndjekur me rigorozitet dhe kujdes profesional të gjitha standardet farmaceutike për krijimin e preparative të personalizuara galenike, e duke investuar vazhdimisht për të ofruar formulime të personalizuara për pacientët.

/m.m/r.e/

The post Koçiu: Kolec Daja kontribut të vyer në farmaceutikën shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga Gjiri i Lalëzit

6 August 2025 at 21:44

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Pak kilometra nga Tirana dhe Durrësi, Gjiri i Lalëzit në komunën e Ishmit, mirëpret mijëra pushues vendas e të huaj.

Plazhi i Gjirit të Lalëzit ndodhet në veri të Durrësit dhe ofron kushte mjaft të mira në drejtim të higjienës dhe pastërtisë për pushues të të gjitha moshave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh, i shtrirë në bregdetin e Adriatikut midis Kepit të Rodonit në veri dhe Bishtit të Pallës në jug.

Pastërtia e rërës dhe ujit dhe shërbimi cilësor bashkohen me gjelbërimin e natyrës duke bërë që ky plazh të jetë një vend mjaft i preferuar nga turistët.

Qarku i Durrësit ka një bregdet me gjatësi 62 km, nga të cilat 25 kilometra i përkasin gjirit detar të Lalëzit.

Zona mes Gjirit të Lalëzit dhe Kepit të Rodonit është një zonë që ofron gjithçka që i duhet një turisti vendas apo të huaj.

Madje edhe turistëve që preferojnë të bëjnë disa lloje aktivitetesh gjatë pushimeve të tyre.

Këtu mund të gjesh infrastrukturën e ndërtuar, pastërtinë e ujit dhe rërës për një plazh të mrekullueshëm, bukuritë e natyrës për kampingje, aktivitetin sportiv me biçikleta, apo turizmin religjioz te Kisha e Shën Ndout dhe atë historiko-arkeologjik te Kalaja e Skëndërbeut në Kepin e Rodonit.

/m.m/r.e/

The post Rama ndan pamje nga Gjiri i Lalëzit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Izraeli mbështetje Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike

6 August 2025 at 19:39

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Në vijim të angazhimeve për rritjen e qëndrueshmërisë kibernetike dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike ndërkombëtare, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mirëpriti sot një delegacion nga Izraeli, në kuadër të një workshop-i të dedikuar për forcimin e bashkëpunimit teknik dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e sigurisë digjitale.

Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me partnerët izraelitë, si një komponent kyç në ndërtimin e një sistemi të qëndrueshme dhe të integruar të sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Ai vlerësoi mbështetjen dhe ekspertizën që Izraeli ka ofruar në procesin e hartimit të strategjive dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale, duke e cilësuar këtë partneritet si një model të suksesshëm të bashkëpunimit në dobi të sigurisë kombëtare.

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, nënvizoi rëndësinë e krijimit të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në përballjen me sfidat digjitale, duke shprehur angazhimin e vazhdueshëm të shtetit të Izraelit për të mbështetur Shqipërinë në këtë drejtim.

Workshop-i u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucione kyçe të vendit si Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Mbrojtjes, Parlamenti i Shqipërisë, Policia e Shtetit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, AKSHI, INSTAT dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Pjesëmarrësit ndanë përvoja, diskutuan sfida aktuale dhe analizuan praktika të aplikueshme në forcimin e mekanizmave të reagimit ndaj incidenteve kibernetike.

Ky takim konfirmoi vizionin dhe angazhimin për një bashkëpunim dypalësh afatgjatë, në funksion të një hapësire digjitale më të sigurt, të qëndrueshme dhe të besueshme për qytetarët dhe institucionet shqiptare.

/m.m/r.e/

The post Izraeli mbështetje Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banka e Shqipërisë miraton hyrjen e bankës turke Ziraat në Shqipëri

6 August 2025 at 17:09

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mërkurën të japë miratimin paraprak për licencimin e degës së bankës së huaj “Dega e Bankës Turkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania” për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.

Sipas ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, licencimi i bankës dhe i degës së bankës së huaj kalon në dy faza: miratimi paraprak i licencës dhe dhënia e licencës.
Ligji parashikon se, dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin

“Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe, Ziraat duhet të plotësojë kushtet kryesore për të mundësuar nisjen e aktivitetit të saj, duke filluar nga derdhja e kapitalit të kërkuar, punësimi i stafit të nevojshëm, krijimi i kushteve teknike dhe organizative për të kryer veprimtari bankare, duke përfshirë sigurimin e ambienteve ku do të ushtrohet veprimtaria, etj.

Që nga viti 2015 e në vazhdim, sektori bankar në Shqipëri ka ndjekur një cikël konsolidimi dhe përqendrimi. Mes viteve 2015 dhe 2022, numri i bankave tregtare në vend u ul nga 16 në 11.

Licencimi i Ziraat përfaqëson një pikë të rëndësishme kthese për strukturën e tregut bankar në vend, duke bërë që numri i bankave në treg të rritet përsëri në 12.

Hyrja në treg e Ziraat dëshmon rritjen e interesit për sektorin bankar në Shqipëri, në vijim të një cikli pozitiv disavjeçar, që po shoqërohet me ritme të larta të rritjes së kredisë dhe përmirësim të treguesve të përfitueshmërisë.

Ziraat Bank (në turqisht Banka Bujqësore) është bankë me kapital shtetëror dhe 100% e aksioneve zotërohen nga Fondi Turk i Pasurisë, fond publik në pronësi të shtetit të Turqisë. Ziraat e ka origjinën e saj qysh në shekullin e 19-të, në epokën e Perandorisë Osmane.

Ajo u themelua në vitin 1863, fillimisht si një fond kooperativ për financimin e bujqësisë, ndërsa në vitin 1888 u shndërrua zyrtarisht në bankë, me emrin që mban edhe sot, Ziraat.

Ziraat Bank është banka më e madhe në Turqi, ku mban afërsisht 16.5% të tregut, me asete totale për një vlerë prej rreth 133 miliardë USD, në fund të vitit 2024.

Në bilancin e konsoliduar, në nivel grupi (duke përfshirë edhe bankat dhe kompanitë e tjera të zotëruara prej saj brenda dhe jashtë Turqisë), Ziraat raporton asete totale për afërsisht 147 miliardë USD.

Përveç bankave dhe kompanive financiare në Turqi, Ziraat zotëron banka të kontrolluara prej saj në Gjermani, Rusi, Kazakistan, Uzbekistan,

Gjeorgji, Azerbajxhan, Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Banka turke është e pranishme me degët e saj (që nuk veprojnë si banka të ndara) dhe në Angli, Irak, Greqi, Bullgari, Arabinë Saudite, Qipron Turke, Bahrein, ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në Emiratet e Bashkuar Arabe dhe në Egjipt.

https://monitor.al/banka-e-shqiperise-do-te-licencoje-kete-jave-banken-turke-ziraat/

The post Banka e Shqipërisë miraton hyrjen e bankës turke Ziraat në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

Korçë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike

6 August 2025 at 18:01

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Aksioni për sistemimin e hapësirave publike po vijon edhe në bashkinë e Korçës.

Ekipet e bashkisë vazhdojnë punën në terren për të siguruar përdorimin e rregullt të trotuareve, rrugëve dhe hapësirave të përbashkëta nga qytetarët.

Aktualisht po ndërhyhet aty ku është e nevojshme për të garantuar qarkullim të lirë dhe rend në mjedisin urban.

Aksioni është i shtrirë në të gjitha lagjet e qytetit dhe do të vijojë pa ndërprerje.

Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

Në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m/r.e/

The post Korçë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta dr. Kolec Daja, kontribuoi në shërbimin e farmaceutikës

6 August 2025 at 17:31

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë njoftoi sot ndarjen nga jeta të dr. Kolec Dajës.

Dr. Koleci lindi më 14 gusht 1948 në qytetin e Shkodrës. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e Pukës. Gjatë viteve 1967-1971 ndoqi studimet e larta në degën e farmacisë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universitet i Tiranës.

Pas diplomimit u emërua drejtues i farmacisë në Pukë. Nga viti 1987 deri në vitin 1992 punoi si drejtor i Ndërfarmës Pukë.

Më 20 shkurt 1992 u emërua me punë në Ministrinë e Shëndetësisë në degën farmaceutike si kryespecialist, post të cilin e mbajti deri në vitin 1994.

Nga viti 1994 deri në vitin 1998 punoi si drejtor i “Fufarmës” në Tiranë.

Në vitin 1998 themeloi farmacinë private “Daja”, në Tiranë, ku ushtroi profesionin e farmacistit në pozicionin e drejtuesit teknik, deri në momentin e ndarjes së tij nga jeta.

Dr. Koleci ishte veçanërisht i njohur për pasionin dhe mjeshtërinë e tij në fushën e përgatitjeve galenike, duke ndjekur me rigorozitet dhe kujdes profesional të gjitha standardet farmaceutike për krijimin e preparative të personalizuara galenike, e duke investuar vazhdimisht për të ofruar formulime të personalizuara për pacientët.

Ndarja nga jeta e dr. Kolecit është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e tij, por dhe për shërbimin farmaceutik, për të afërmit, miqtë, kolegët, pacientët që u shërbeu me aq përkushtim dhe të gjithë ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të.

/m.m/r.e/

The post Ndahet nga jeta dr. Kolec Daja, kontribuoi në shërbimin e farmaceutikës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BSH mban normën bazë në 2.5%, Sejko: Inflacioni ishte më i ulët se pritjet tona

6 August 2025 at 16:38

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.

Në fjalën e tij pas mbledhjes së sotme, Guvernatori, Gent Sejko, tha se niveli i inflacionit këtë vit rezultoi disi më i ulët se parashikimet e Bankës së Shqipërisë, si pasojë e reduktimit të marzheve të fitimit të bizneseve, e vijimit të goditjeve pozitive të ofertës, si dhe e rënies më të shpejtë se pritjet të inflacionit në Eurozonë.

Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi nivelin mesatar 2.3% në tremujorin e dytë të vitit, duke regjistruar një rritje të lehtë dhe të pritur krahasuar me tremujorin e parë. Megjithatë, edhe pas kësaj rritjeje, norma e inflacionit vijon të qëndrojë nën objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë vëren se rritja e inflacionit u diktua nga rritja më e shpejtë e çmimeve të ushqimeve dhe të qirave, ndërkohë që inflacioni i artikujve të tjerë të shportës ishte relativisht i qëndrueshëm.

Banka e Shqipërisë vlerëson se, informacioni indirekt mbi zhvillimet ekonomike sugjeron se rritja ekonomike për tremujorin e dytë ka qenë në nivele të ngjashme me rritjen prej 3.4% të tremujorit të parë.

“Rritja ekonomike e gjysmës së parë të vitit është mbështetur nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve, si dhe i eksportit të shërbimeve.

Ky profil kërkese agregate ka nxitur zgjerimin e sektorëve të ndërtimit e të shërbimeve, ndërkohë që sektori i bujqësisë dhe ai i industrisë kanë vijuar të tkurren gjatë tremujorit të parë.

Në këndvështrimin makroekonomik, rritja ekonomike është mbështetur nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, besimi pozitiv për të ardhmen i familjeve dhe bizneseve, zgjerimi i të ardhurave nga turizmi, si dhe kushtet e favorshme të financimit,” tha Sejko.

Sipas tij, politika e kujdesshme monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një rol parësor në përmirësimin e kushteve të financimit.

Lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë katër tremujorëve të fundit ka ulur kostot e financimit të sektorit bankar dhe yield-in e bonove 12-mujore të thesarit, i cili shërben si referencë për normat e interesit të kredive.

Paralelisht me të, normalizimi i pritjeve për inflacionin ka ndihmuar në kontrollin e segmentit afatgjatë të kurbës së normave të interesit dhe ka nxitur funksionimin normal të tregjeve financiare.

Së fundi, sipas Guvernatorit, rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka ndihmuar në absorbimin e presioneve forcuese të kursit të këmbimit, duke mundësuar një nivel më të qëndrueshëm të tij.

Për rrjedhojë, Banka e Shqipërisë gjykon se tregjet financiare vijojnë të karakterizohen nga likuiditet i bollshëm, prime të reduktuara rreziku, bilance të shëndosha të sektorit bankar, si dhe një përqasje pozitive të tij ndaj kreditimit.

Kredia për sektorin privat vijoi të rritet më tej gjatë tremujorit të dytë. Ritmi i rritjes së portofolit të kredisë shënoi nivelin 15.4%, me një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin e parë, por, sipas Bankës së Shqipërisë, duke qenë më se i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat për fonde të bizneseve e familjeve.

Në veçanti, kreditimi i sektorit privat vijon të mbetet i fokusuar në mbulimin e nevojave të bizneseve për investime, si dhe të familjeve për konsum e blerje banesash.

Sipas Bankës së Shqipërisë, aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme solide dhe pranë potencialit. Rritja ekonomike do të nxitet nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit, dhe do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit e të pagave.

Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin prej 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.

Kjo ecuri do të ndihmohet nga një balancim më i mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, nga stabilizimi i inflacionit në tregjet ndërkombëtare, nga një ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit, si dhe nga ankorimi më i mirë i pritjeve për inflacionin.

Megjithatë, Guvernatori theksoi përsëri se panorama e rreziqeve për të ardhmen mbetet komplekse.

Në veçanti, rritja e barrierave tregtare në tregjet e huaja dhe rritja e tensioneve gjeopolitike mbeten faktorë të rëndësishëm pasigurie në parashikimet ekonomike. Materializimi i skenarëve më negativë të rrezikut do të kishte pasoja potenciale negative në ecurinë ekonomike dhe nivelin e çmimeve në vend.

The post BSH mban normën bazë në 2.5%, Sejko: Inflacioni ishte më i ulët se pritjet tona appeared first on Revista Monitor.

Zjarr në një apartament në lagjen “Pavarësia” në Vlorë

By: Ela
6 August 2025 at 14:54

Një apartament është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Zjarrfikëset dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të fikur zjarrin dhe që mos të përhapet në banesa të tjera. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetem dëme materiale. Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet […]

The post Zjarr në një apartament në lagjen “Pavarësia” në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Rrufeja shkakton zjarr në Finiq, digjen shkurre dhe bimësi pyjore

By: Ela
6 August 2025 at 14:41

Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në zonën pyjore të fshatit Dhivër të Finiqit. Bëhet me dije se zjarri ka rënë në një zonë malore dhe është ndezur si pasojë e një shkarkese nga rrufeja. Flakët po djegin shkurre dhe bimësi pyjore, ndërkohë situata po mbahet nën monitorim nga forcat zjarrfikëse të zonës […]

The post Rrufeja shkakton zjarr në Finiq, digjen shkurre dhe bimësi pyjore appeared first on BoldNews.al.

Haga zgjat periudhën e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi, gjykatësi: Mund të arratiset

By: Ela
6 August 2025 at 14:19

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) kanë marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Vendimi përfshin dhe shtetasit Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu, të cilët akuzohen së bashku me ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin, për akuzat vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Sipas gjyqtares së procedurës paraprake, Marjorie Masselot, të […]

The post Haga zgjat periudhën e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi, gjykatësi: Mund të arratiset appeared first on BoldNews.al.

Sorensen bisedon me Kurtin e Osmanin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

By: Ela
6 August 2025 at 14:08

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, gjatë vizitës së tij në Kosovë më 6 gusht ka biseduar me udhëheqësit shtetërorë për mënyrat e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për situatën aktuale në terren. “Sigurisht, situata politike këtu nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë. E […]

The post Sorensen bisedon me Kurtin e Osmanin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit appeared first on BoldNews.al.

Katër gra rrihen me njëra-tjetrën në Pogradec

By: Ela
6 August 2025 at 13:49

Një konflikt mes katër grave ëshë regjistruar sot në qytetin e Pogradecit. Të katërta kanë dëmtuar njëra-tjetrën me sende personale. Gjatë këtij sherri ka ndërhyrë edhe një 42-vjeçar për të ndalur konfliktin, por në përpjekje për të qetësuar situatën ka shtyrë një nga gratë e përfshira, e cila ka pësuar dëmtime të lehta. “Specialistët për […]

The post Katër gra rrihen me njëra-tjetrën në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

Sali Berisha zbulon aksionin opozitar! Ja çfarë pritet të ndodhë në shtator

By: Ela
6 August 2025 at 13:36

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot para mediave se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Berisha tha se largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin për qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre. Berisha shton më tej se PD do bëjë […]

The post Sali Berisha zbulon aksionin opozitar! Ja çfarë pritet të ndodhë në shtator appeared first on BoldNews.al.

Bitcoin merr goditje. Bie në 113 mijë dollarë

6 August 2025 at 12:52

Bitcoin ka pësuar një goditje këtë të mërkurë nga pasiguria e tarifave amerikane dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike.

Kriptomonedha më e madhe në botë ra me 0.8% dhe po tregtohet në vlerën e 113 mijë dollarëve, vlera më e ulët e një muaji. Edhe kriptomonedhat e tjera u dobësuan.

Ether ra 0.7% në 3,637.53 dollarë. XRP ra gati 3% në 2,950 dollarë.

Solana humbi 2.7%, ndërsa Cardano ra me 3.4%.

Ndër tokenët e memeve, Dogecoin ra 3.3%, ndërsa $TRUMP humbi 2.4%.

Themeluesi i Galaxy Digital dhe përkrahësi i kriptos, Michael Novogratz paralajmëroi të martën se tendenca e kompanive për të mbajtur Bitcoin dhe për të rritur bilancet e tyre ka të ngjarë të ketë arritur kulmin. “Tani shtrohet pyetja se cila nga kompanitë ekzistuese do të bëhet përbindëshi,” tha Novogratz.

Ai paralajmëroi se një numër i madh i mbajtësve të Bitcoin dhe Ether mund të bllokojnë hyrjet e reja në sektor nga “marrja e oksigjenit”, me gjasë duke iu referuar likuiditetit të kufizuar dhe mundësive për mbledhjen e fondeve në sektor.

Rreziku vazhdon të jetë aktiv. Trump vazhdon kërcënimet e tij për tarifa më të larta tregtare, këtë herë kundër Indisë për blerjet e përsëritura të vendit të naftës ruse.

Shqetësimet për një ftohje të ekonomisë amerikane kanë po ashtu ndikim, veçanërisht pas të dhënave të zymta të listës së pagave nga java e kaluar./Investing.com

The post Bitcoin merr goditje. Bie në 113 mijë dollarë appeared first on Gazeta Si.

Fitimet e bankave në Shqipëri ranë me 8.5% në gjysmën e parë të vitit

6 August 2025 at 12:29

Nga Gazeta ‘SI’ – Bankat tregtare të vendit kanë raportuar fitime më të ulëta në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se nga janari në qershor 2025, bankat raportojnë një fitim kumulativ prej 17.7 mld lekësh, 8.5% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Nga 11 banka që operojnë në Shqipëri, 9 prej tyre kanë deklaruar rënie të fitimeve dhe vetëm 2 rritje. Konkretisht, ABI Bank raporton rritjen më të madhe, 37% ose rreth 600 mln lekë më shumë.

BKT raporton rënien më të madhe, rreth 900 mln lekë, ndërsa Raiffeisen dhe OTP ruajnë të njëjtin pozicion me humbje më të pakta, respektivisht 200 mln lekë dhe 100 mln lekë.

Gjashtëmujori i parë i 2025-s riktheu sërish politikën e lirë monetare, ku Banka Qendrore vendosi të ulë normat e interesi, përkthyer në fitime më të ulëta për bankat. Nga ana tjetër, tregu i titujve me vlerë, një tjetër burim të ardhurash për bankat ka pësuar një stanjacion prej tashmë një viti.

The post Fitimet e bankave në Shqipëri ranë me 8.5% në gjysmën e parë të vitit appeared first on Gazeta Si.

SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia

By: Ela
6 August 2025 at 12:57

Ish-Presidenti Ilir Meta ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë dhe heqjen e “arrestit në burg”. Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për Ilir Metën është dorëzuar ditën e sotme nga avokati i ish-Presidentit. Sipas mbrojtjes, tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur […]

The post SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia appeared first on BoldNews.al.

Dosja/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë

By: Ela
6 August 2025 at 12:42

Nga Boldnews.al Raiffeisen Bank në Shqipëri pranon se është përfshirë në një spirale skandali, ku, të paktën, 20 kredi me vlerë rreth 100 milionë lekë të vjetra, janë marrë në sportelet e saj me anën e dokumentave të falsifikuara. Ky informacion, natyrisht, nuk është bërë publik nga një prej bankave kryesore në Shqipëri. Por, përfaqëesit […]

The post Dosja/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë appeared first on BoldNews.al.

CEO e hoteleve luksoze të Accor: Ja çfarë na bindi të vinim në Shqipëri për hapjen e Green Coast Hotel – MGallery Collection

By: Ela
6 August 2025 at 12:29

Në qershor të këtij viti, u hap hoteli i parë me 5 yje + në Palasë, Shqipëri: Green Coast Hotel – MGallery Collection. Grupi BALFIN së bashku me zinxhirin hotelier Accor, ka arritur të sjellë në jug të vendit një prej brand-eve më të njohura, MGallery, që gjendet në plot 42 vende dhe 6 kontinente […]

The post CEO e hoteleve luksoze të Accor: Ja çfarë na bindi të vinim në Shqipëri për hapjen e Green Coast Hotel – MGallery Collection appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Bulqizë! Masivi i mineralit e zë poshtë, humb jetën minatori

By: Ela
6 August 2025 at 12:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku si pasojë ka humbur jetën një 64-vjeçar. Mësohet se një minator me detyrë armator ka humbur jetën gjatë punës në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur teksa po punonte për ndërtimin e një armature për të punuar minatorët e tjerë, ku një masiv […]

The post E rëndë në Bulqizë! Masivi i mineralit e zë poshtë, humb jetën minatori appeared first on BoldNews.al.

Ndryshime të mëdha për 3 shenja të horoskopit, i hapin rrugën dashurisë

By: Ela
6 August 2025 at 12:08

Për disa shenja të horoskopit, periudha e izolimit dhe vetmisë po merr fund. Që nga 6 gushti, Dashi, Binjakët dhe Luani do të ndiejnë një ndryshim të fortë energjie, që i shtyn të përballen me arsyet që i kanë mbajtur larg të tjerëve dhe të hapen sërish ndaj botës. Falë pozicionimit të Hënës përballë Afërditës, […]

The post Ndryshime të mëdha për 3 shenja të horoskopit, i hapin rrugën dashurisë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌