Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 August 2025Main stream

Bill dhe Hillary Clinton thirren nga Kongresi për të dëshmuar për lidhjet me Jeffrey Epstein

5 August 2025 at 19:54

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, janë ndër emrat e njohur që kanë marrë thirrje zyrtare nga një komision i Kongresit të SHBA-ve për të dëshmuar lidhur me çështjen e financierit të ndjerë dhe të dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein. Thirrjet u lëshuan të martën, 5 gusht, nga republikani […]

The post Bill dhe Hillary Clinton thirren nga Kongresi për të dëshmuar për lidhjet me Jeffrey Epstein appeared first on BoldNews.al.

Kodi i ri dënon më pak korrupsionin/ Juristët: Ndërhyrjet s’janë të plota, drafti është skandaloz

5 August 2025 at 19:44

Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u lagur me ndryshimet e kërkuara në Kodin Penal. Jo vetëm propozohet ulja e masës së dënimit me 3 vite më pak krahasuar me kodin aktual për ata funksionarë publikë që kryejnë veprime ose mosveprime në shkelje […]

The post Kodi i ri dënon më pak korrupsionin/ Juristët: Ndërhyrjet s’janë të plota, drafti është skandaloz appeared first on BoldNews.al.

Blerja e shtëpisë së parë në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e paarritshme për qytetarët

5 August 2025 at 19:27

Organizata Europiane e Profesioneve të Pasurive të Paluajtshme (CEPI) ka përgatitur një dokument ku u bën thirrje politikëbërësve të Bashkimit Europian, të shteteve anëtare dhe shteteve kandidate të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të trajtuar problemin e përballueshmërisë së strehimit. Pjesë e organizatës është edhe Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA). Anëtarët e CEPI-t […]

The post Blerja e shtëpisë së parë në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e paarritshme për qytetarët appeared first on BoldNews.al.

Netanyahu takon zyrtarët e lartë të sigurisë, diskuton strategjinë e re për Gazën

5 August 2025 at 19:16

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka zhvilluar një takim me zyrtarët më të lartë të sigurisë për të finalizuar një strategji të re në lidhje me luftën 22-mujore në Rripin e Gazës. Mediat izraelite raportojnë se Netanyahu po favorizon një marrje të plotë ushtarake të territorit. Kjo ndodh në një kohë kur presioni ndërkombëtar për një […]

The post Netanyahu takon zyrtarët e lartë të sigurisë, diskuton strategjinë e re për Gazën appeared first on BoldNews.al.

Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën

5 August 2025 at 19:05

Vlora është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi shiu, duke bërë që pushuesit të braktisin plazhet. Por ndërkohë, ka mjaftuar vetëm disa minuta shi që vlonjatëve t’u kujtohen “tmerret” e përjetuara tetorin e vitit të kaluar, ku iu përmbytën baneset dhe zonat. Përmbytje ka patur edhe pasditen e sotme, kryesisht në rrugët e qytetit, […]

The post Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën appeared first on BoldNews.al.

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

5 August 2025 at 18:52

Në kulmin e fushatës elektorale, ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku lajmëroi shpalljen e fituesit për Milot–Balldren “brenda 2-3 ditësh”, por pas 3 muajsh tenderi u anulua. Projekti i nyjes strategjike të “Korridorit Blu” mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite. Më 15 prill 2025, në kulmin e fushatës elektorale, Ministrja e Infrastrukturës dhe […]

The post Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite appeared first on BoldNews.al.

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit, ja kur do të vendosë Kolegji Zgjedhor

5 August 2025 at 17:12

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më datën 13 gusht, në orën 10:00, ankimimin e “Shqipëria Bëhet” të drejtuar nga Adriatik Lapaj, për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 Majit. “Shqipëria Bëhet” ka ankimuar Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) në tërësi dhe pjesërisht […]

The post Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit, ja kur do të vendosë Kolegji Zgjedhor appeared first on BoldNews.al.

Orban takohet me Dodik-un: Hungaria nuk e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

5 August 2025 at 16:56

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, u takuan të martën në Budapest me liderin serb të Bosnjës, Millorad Dodik, për të shfaqur mbështetjen e Hungarisë për të, tha Szijjarto në rrjetet sociale. Dodiku ka lidhje të ngushta me Rusinë, e cila e ka mbështetur atë dhe ka theksuar se dënimi […]

The post Orban takohet me Dodik-un: Hungaria nuk e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij appeared first on BoldNews.al.

Kodi Penal dhe nacionalizmi banal

5 August 2025 at 16:48

Qartazi, ky forcim i masave penale në dobi të simboleve kombëtare nuk vjen si pasojë e përkushtimit patriotik, por si nevojë e theksimit të nacionalizmit, për të përligjur Pikën 2 të nenit në fjalë. Që do të thotë, në të njëjtën kohë, se simbolet kombëtare janë duke u përdorur si mburojë dhe justifikim i një […]

The post Kodi Penal dhe nacionalizmi banal appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Ministri serb pëson goditje në tru gjatë transmetimit “live”, është në gjendje të rëndë

5 August 2025 at 16:33

Ministri serb i Investimeve Publike dhe kryetari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Nacional Socialiste Serbe, Darko Glisiç, u sëmur papritur këtë të martë, teksa ishte i ftuar në Programin e Mëngjesit të TV Pink. Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar konfirmoi më vonë se ai kishte pësuar një goditje në tru dhe se ishte në gjendje […]

The post VIDEO/ Ministri serb pëson goditje në tru gjatë transmetimit “live”, është në gjendje të rëndë appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 5 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

5 August 2025 at 08:38

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e martë, 5 Gusht), një dollar amerikan do të blihet me 83.2 lekë dhe do të shitet me 84.5 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 96.4 lekë dhe do të shitet me 97.6 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 5 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Plagoset me çifte një çoban në Vlorë

5 August 2025 at 07:58

Një person ka mbetur i plagosur me armë gjahu në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Bolenë të Vlorës. Burime bëjnë me dije se i plagosuri është një bari (çoban), i cili dyshohet se është vetëplagosur me një armë gjahu, tip çifte. Ngjarja ka ndodhur në stanet ku ai ushtronte aktivitetin e […]

The post Plagoset me çifte një çoban në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

4 August 2025 at 23:04

Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025 Dashi Dielli ndriçon fuqishëm qiellin tuaj, duke ju mbushur me energji të gjallë që reflekton si në jetën profesionale, ashtu edhe në atë personale. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të qenë më pranë njerëzve tuaj të dashur dhe për të pushuar mes freskisë së gushtit. Hapuni ndaj përvojave të reja—ato […]

The post Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

4 August 2025 at 22:59

Personi që shihni në foton e mësipërme është 65-vjeçari Frrok Lleshaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Ai ka qenë duke ecur në këmbë në rrugët e fshatit në momentin kur është qëlluar me arm zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Ka qenë një […]

The post Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë appeared first on BoldNews.al.

Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian

4 August 2025 at 22:41

Trupa gjyqësore ka pushuar hetimet ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ishte vënë nën hetim pas lirimit të një oficeri policie nga Libia, i cili kërkohej nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN). Osama Elmasry Njeem u lirua në janar dhe u riatdhesua me një avion shtetëror italian, vetëm pak ditë pasi ishte arrestuar në qytetin […]

The post Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Sherr me thika dhe hanxharë mes adoleshentëve në Kamëz

4 August 2025 at 22:28

Një ngjarje banale ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, pranë stacionit të autobusëve të Laknasit, ku një sherr mes disa të rinjve ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta. Sipas një denoncimi për JOQ, personat e përfshirë në sherr duken si adoleshentë. Fillimisht, konflikti nisi me debate verbale, por situata u përkeqësua kur […]

The post VIDEO/ Sherr me thika dhe hanxharë mes adoleshentëve në Kamëz appeared first on BoldNews.al.

Netanyahu konfirmon pushtimin e plotë të Gazës: Do e çlirojmë nga terroristët

4 August 2025 at 22:09

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën, 4 gusht, vendimin për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë edhe operacionet ushtarake në zonat ku besohet se mbahen pengjet. “Ne jemi të vendosur të çlirojmë Gazën nga tirania e këtyre terroristëve,” tha Netanyahu në një video-mesazh të postuar në platformën X. “Shumë banorë të […]

The post Netanyahu konfirmon pushtimin e plotë të Gazës: Do e çlirojmë nga terroristët appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 4 August 2025Main stream

Zbardhet EMRI, ky është burri që u vra me armë zjarri në Vaun e Dejës

4 August 2025 at 21:45

Është zbardhur identiti i viktimës në Vaun e Dejës, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Burime bëjnë me dije se Frrok LLeshaj, 65 vjeç, teksa ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në fshatin Paçram. 65-vjeçari u gjet pa shenja jete në rrugë, teksa ende nuk dihen autorët dhe motivet e vrasjes. Viktima rezulton […]

The post Zbardhet EMRI, ky është burri që u vra me armë zjarri në Vaun e Dejës appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i vrarë me armë zjarri në rrugë një burrë në Vaun e Dejës

4 August 2025 at 21:38

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Frrok Lleshi, 65 vjeç është gjetur në rrugë rreth orës 21:00, pa shenja jete, i vrarë me armë zjarri. Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, […]

The post Gjendet i vrarë me armë zjarri në rrugë një burrë në Vaun e Dejës appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ Ishte denoncuar i zhdukur, burri gjendet i groposur. Policia: Rasti po trajtohet si vrasje

4 August 2025 at 21:34

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një burrë, i cili ishte denoncuar nga familjarët në Polici si i zhdukur, është gjetur i groposur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po trajtohet […]

The post Kosovë/ Ishte denoncuar i zhdukur, burri gjendet i groposur. Policia: Rasti po trajtohet si vrasje appeared first on BoldNews.al.

❌
❌