Takimi Trump-Putin në Alaska, Macron: Të përfshihet Ukraina dhe Europa!
Takimi Trump-Putin është konfirmuar se do të mbahet në Alaska. Megjithatë ky njoftim ka shkaktuar edhe reagime të shumta.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, udhëheqësit evropiane dhe zyrtarët ukrainas janë informuar nga zyrtarë amerikanë, përfshirë edhe presidentin Trump për një plan të ofruar nga Putini për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në këmbim të lëshimeve të rëndësishme territoriale nga Kievi.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka është shprehur se në këtë takim që do të mbahet në Alaska mes Putin dhe Trump duhet të marrin pjesë edhe evropianët, pasi siç thotë ai edhe siguria e tyre është në rrezik.
“E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit”, përsëriti Emmanuel Macron gjatë një bisede telefonike me Volodymyr Zelensky përpara samitit që do të mbahet mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaska më 15 gusht.
Takim ky që me gjasë ka synimin t’i japë fund luftës në Ukrainë.
“Edhe evropianët do të jenë të detyruar të marrin pjesë në zgjidhje, sepse siguria e tyre është në rrezik”, tha gjithashtu presidenti francez në një reagim në platformën X.
/abcnews.al/