Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Main stream

Spanja lufton me zjarret, digjen mbi 400 mijë hektarë pyje

26 August 2025 at 16:18

Njësia e Emergjencave Ushtarake (UME) e Spanjës u vendos në provincën Leon për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Në Leon dhe Zamora, 435 banorë e kaluan natën jashtë pasi u detyruan të evakuoheshin nga fshatrat e tyre.

Galicia mbetet rajoni më i prekur, me mbi 90 mijë hektarë të shkatërruara.

Sipas Agjencisë kombëtare të motit “Aemet”, temperaturat gjatë valës së të nxehtit nga 3 deri në 18 gusht ishin mesatarisht 4.6 gradë Celsius mbi normat sezonale, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur në korrik 2022.

Yesterday — 25 August 2025Main stream

Ministria e Mbrojtjes për zjarret: 4 vatra aktive, po punohet për shuarjen e flakëve në Pishë-Poro të Vlorës

By: redi
25 August 2025 at 19:49

Këtë të hënë janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera janë aktive. Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro. Terreni ranor nuk mundëson…

Source

Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

By: redi
25 August 2025 at 19:26

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Në operacionin për vendosjen në kontroll të kësaj vatre, përveç ekipeve në terren po angazhohen dhe 4 helikopterë…

Source

Zjarret/ 10 vatra gjatë ditës, 4 ende aktive në Vlorë, Kolonjë, Tiranë dhe Skrapar

By: Elva
25 August 2025 at 18:56

Gjatë ditës së sotme janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera vazhdojnë të jenë aktive. Në Pishë-Poro të Vlorës, një zjarr i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf është përhapur gjerësisht drejt fshatit Pishë-Poro, kryesisht për shkak të erës dhe karakteristikave të terrenit. Vatrat e […]

The post Zjarret/ 10 vatra gjatë ditës, 4 ende aktive në Vlorë, Kolonjë, Tiranë dhe Skrapar appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave përmirësojnë situatën e zjarreve, vetëm një vatër aktive

By: Ardit
23 August 2025 at 22:02

Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut, kanë përmirësuar ndjeshëm situata me zjarret në vendin tonë. Autoritetet bëjne me dije se gjatë ditës së shtunë janë evidentuar në të gjithë vendin 10 vatra zjarri, 9 prej të cilave janë shuar totalisht, teksa një tjetër është në monitorim. Po ashtu është bërë izolimi i plotë dhe […]

The post Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave përmirësojnë situatën e zjarreve, vetëm një vatër aktive appeared first on BoldNews.al.

PORTUGALI – Sërish një viktimë nga zjarret, ndërsa Spanja merr frymë e lehtësuar nga vala e të nxehtit  

23 August 2025 at 19:39

LISBONË, 23 gusht  /ATSH-DPA/ – Një person i katërt ka vdekur në Portugali duke u përpjekur të shuajë zjarret masive pyjore që kanë përfshirë pjesë të vendit, raportoi sot kanali shtetëror televiziv RTP.

”Zjarrfikësi pësoi djegie të rënda pranë qytetit të vogël Sabugal, në Portugalinë lindore dhe vdiq sot në një spital në Porto”, tha RTP.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 1 400 zjarrfikës  po përpiqen të shuajnë zjarret  në Portugali.

Përpjekjet po vazhdojnë të marrin nën kontroll zjarret në qytetin Arganil.

Ndërkohë, autoritetet në Spanjën fqinje ndihen më të lehtësuar pasi vala e të nxehtit është ulur dhe reshje të shumta shiu ranë në disa zona në vend.

“Situata në vend është normale”, tha drejtoresha e përgjithshme e Mbrojtjes Civile, Virginia Barcones, në kanalin shtetëror të televizionit spanjoll RTVE.

Vlerësimet paraprake të Sistemit Evropian për Informacionin mbi zjarret pyjore (EFFIS) thane sot se më shumë se 4 000 kilometra katrorë tokë pyjore është djegur në Spanjë që nga fillimi i vitit, më shumë se sa është regjistruar ndonjëherë në një vit të tërë.

Në Portugali, një sipërfaqe prej pothuajse 2 800 kilometra katrorë është djegur, sipas EFFIS-it./   /Ad.Ab./

The post PORTUGALI – Sërish një viktimë nga zjarret, ndërsa Spanja merr frymë e lehtësuar nga vala e të nxehtit   appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një tjetër viktimë nga zjarret në Portugali, pësoi djegie të rënda duke shuar flakët

23 August 2025 at 20:39

Në Portugali është shënuar viktima e 4 nga zjarret. Një zjarrfikës humbi jetën duke u përpjekur të shuajë zjarret masive pyjore që kanë përfshirë pjesë të vendit.

”Zjarrfikësi pësoi djegie të rënda pranë qytetit të vogël Sabugal, në Portugalinë lindore dhe vdiq sot në një spital në Porto”, raportuan mediat ndërkombëtare.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 1 400 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë zjarret  në Portugali. Përpjekjet po vazhdojnë të marrin nën kontroll zjarret në qytetin Arganil.

/abcnews.al/

Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje

By: redi
22 August 2025 at 20:58

Mbi 3900 ndërhyrje për shuarjen e flakëve janë regjistruar vetëm këtë vit në të gjithë vendin, duke shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të zjarreve, kryesisht në pyje dhe kullota. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotë se në shumicën e rasteve flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë. “Kemi rreth 3981 vatra dhe ndërhyrje për…

Source

MM: Dy vatra zjarri ende aktive, dy në monitorim

22 August 2025 at 17:00

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat 9 vatra janë shuar, 2 vatra janë aktive dhe 2 vatra janë në monitorim.

Forcat zjarrfikëse, me ndihmën edhe të Forcave të Armatosura po vijojnë ndërhyrjet në disa zona të vendit për shuarjen e vatrave të zjarrit.

MM informon se në Finiq të Vlorës, dy helikopterë të FA janë duke kryer operacione intensive nga ajri, duke mbështetur forcat tokësore në shuarjen e flakëve.

Aktualisht aktive mbetet vatrat në Pezë Helmës, njësia Pezë, Tiranë, ku zjarri po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Sot janë shfaqur disa vatra të vogla brenda perimetrit të djegur.

Aktive është po ashtu vatra në Ibë, njësia Bërzhitë, Tiranë, ku është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe mare, pranë zonës ku u shua një tjetër vatër një ditë më parë. Terreni është i paarritshëm për mjetet zjarrfikëse. Në ndërhyrje kanë marrë pjesë 12 forca zjarrfikëse me pajisje individuale dhe 4 forca të APR.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia Leskovik po vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e 3 mjeteve dhe 14 efektivëve zjarrfikës të MZSH Kolonjë, si dhe 6 forcave policore.

Po ashtu në fshatin Dërmish, njësia Finiq, Vlorë po vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre. Në terren po veprojnë 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë të MZSH Finiq, 20 forca vullnetare dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë operacione nga ajri për shuarjen e flakëve. Momentalisht nuk ka rrezik për banesat.

/m.m/

The post MM: Dy vatra zjarri ende aktive, dy në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata e zjarreve në vend: 13 vatra në 24 orët e fundit

By: Elva
22 August 2025 at 17:20

Në orët e fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri në vend, prej të cilave vetëm dy mbeten aktive. Njëra prej vatrave aktive ndodhet në Pezë Helmës, njësia Pezë, në Tiranë, ku janë shfaqur disa vatra të vogla brenda perimetrit të djegur dhe zjarri mbahet nën monitorim. Vatra tjetër aktive është në Ibë, njësia Bërzhitë, Tiranë, […]

The post Situata e zjarreve në vend: 13 vatra në 24 orët e fundit appeared first on BoldNews.al.

Ministria e Mbrojtjes për zjarret në vend: Janë 2 vatra aktive

By: redi
22 August 2025 at 16:52

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, ku për momentin vetëm dy vatra janë aktive. Situata e zjarreve në vend Forcat zjarrfikëse, me ndihmën edhe të Forcave të Armatosura po vijojnë ndërhyrjet në disa zona të vendit për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në Finiq të Vlorës…

Source

FOKUS – Zjarret në BE thyejnë rekordin, mbi 1 milion hektarë të djegur në 2025

21 August 2025 at 19:52

PARIS, 21 gusht /ATSH – AFP/ – Zjaret kanë djegur deri tani më shumë se një milion hektarë tokë në vendet e Bashkimin Evropiat gjatë vitit 2025, një rekord që prej fillimit të mbajtjes së statistikave në vitin 2006, sipas të dhënave zyrtare.

Duke kapërcyer rekordin vjetor prej 988 524 hektarësh të djegur në vitin 2017, shifra arriti në 1 015 731 hektarë deri sot në mesditë, një sipërfaqe më e madhe se Qiproja.

Kjo përllogaritje bazohet në të dhëna të mbledhura nga vlerësimet e vendeve anëtare të sistemit evropian të informacionit për zjarret pyjore (EFFIS), ndërkohë që Spanja dhe Portugalia vazhdojnë të luftojnë me flakët.

Katër vende të BE-së, Spanja, Qiproja, Gjermania dhe Sllovakia, tashmë kanë përjetuar vitin e tyre më të keq që nga fillimi i statistikave.

Spanja, e goditur më rëndë, me mbi 400 000 hektarë të djegur, përbën gati 40% të totalit të BE-së. Në perëndim të vendit po vazhdojnë disa zjarre që kanë marrë jetën e katër personave.

Portugalia, e cila mban rekordin e BE-së me 563 530 hektarë të djegur në vitin 2017, renditet e dyta më e prekur këtë vit. Deri më 21 gusht 2025, vendi ka humbur gati 274 000 hektarë, sipërfaqe që nuk është regjistruar kurrë kaq herët gjatë vitit.

Rumania ndjek me 126 000 hektarë të djegur, ndërsa në Francë janë reduktuar në hi 35 600 hektarë pyje, kryesisht në rajonin jugor të Aude, i goditur nga një zjarr masiv në fillim të gushtit.

Të dhënat e EFFIS, pjesë e monitoruesit klimatik evropian Copernicus, llogarisin vetëm zjarret që kanë shkrumbuar të paktën 30 hektarë.

Jashtë BE-së, Britania gjithashtu po përjeton një vit rekord, pas zjarreve të prillit gjatë një vale të hershme të të nxehtit, si dhe në veri të Skocisë në fund të qershorit. Në Ballkan, Serbia po regjistron gjithashtu vitin e saj më të keq që kur mbahen të dhëna.

Deri më 19 gusht, zjarret pyjore në 22 nga 27 vendet e BE-së kishin lëshuar 35 megaton CO2 që nga janari , një nivel i paparë në këtë periudhë të vitit, sipas EFFIS , duke treguar se rekordi i vitit 2017 prej 41 megatonësh mund të kalohet.

Gjatë vitit rekord 2017,  zjarret  kishin marrë jetën e mbi 200 personave në BE, veçanërisht në Portugali, Itali, Spanjë dhe Francë.

Në vitin 2025, numri provizor i viktimave në BE për shkak të zjarreve është 1; dy në Qipro, një në Francë dhe shtatë në gadishullin Iberik. /Ad.Ab./

The post FOKUS – Zjarret në BE thyejnë rekordin, mbi 1 milion hektarë të djegur në 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë

By: Ela
21 August 2025 at 20:49

Një numër rekord zjarresh pyjore po përfshin Bashkimin Evropian këtë vit, me më shumë se 10 milionë hektarë tokë të djegura deri më tani, një sipërfaqe më e madhe se ishulli i Korsikës. Sipas të dhënave të fundit nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), kjo është sipërfaqja më e madhe e […]

The post 2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë appeared first on BoldNews.al.

Dukat, zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave

By: redi
21 August 2025 at 21:37

Situata e keqe me flakët po rikthehen. Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata tepër alarmante, ndërsa flakët përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të përfshijnë banesat aty pranë. Në vendngjarje, deri pak minuta më parë, ndodhej vetëm një makinë policie dhe kalimtarë të rastësishëm, ndërkohë që zjarrfikësja nuk kishte mbërritur ende.

Source

Vatra të reja zjarri në Kolonjë

By: redi
21 August 2025 at 21:03

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në brendësi të Parkut Natyror të Gërmenjit, në afërsi të fshatit Shelegur në bashkinë Kolonjë, duke rrezikuar zonat e mbrojtura dhe bizneset përreth. Zjarri po përhapet me shpejtësi në një zonë me dendësi të lartë pyjore. Vatra të tjera aktive janë konstatuar gjithashtu pranë piramidave kufitare 13-14, në kufi me Greqinë. …

Source

Zhupa: Të evidentohen dëmet nga zjarret në objektet e kultit

21 August 2025 at 11:38

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, kryetare e komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa deklaroi sot se, objektet e kultit, pjesë e trashëgimisë kulturore që u dogjën nga zjarret nuk mund të lihen në harresë dhe të dëmtuara”.

Zhupa u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, “gjatë zjarreve të cilat sollën dëme të jashtëzakonshme u dogjën dhe 4 objekte kulti dhe pjesë e trashëgimisë kulturore historike shqiptare. Konkretisht: Kisha e Senicës në Delvinë. Kisha e Leftehorit në Delvinë. Teqeja e Shemberdhenjes në Gramsh dhe kisha në Lekel në Tepelenë”.

“Evidentimi i këtyre dëmeve nuk mund të jetë punë rutinore e bashkive, por është detyrë e MEKI, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ministri Blendi Gonxhe, përgjegjës dhe për kulturën, duhet pa vonesa të marr përgjegjësitë që i takojnë ministrisë së tij në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, dhe në bashkërendim me komunitetet fetare të ngrejë një grup ekspertësh, inxhinieresh, përfaqësues të komunitetit fetar që bëjnë një inspektim të plotë për të dokumentuar dëmet dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për restaurim”, theksoi Zhupa.

Po ashtu, shtoi deputetja, “duhet të merren masa të menjëhershme për të parandaluar dëmtime të mëtejshme, si mbrojtja nga lagështira apo rënia e pjesëve të mbetura”.

Zhupa nënvizoi se, “shteti shqiptar duhet të sigurojë fonde të plota vetëm ose në bashkëpunim me donator për restaurimin e këtyre objekteve të kultit dhe trashëgimisë. Restaurimi duhet të bëhet nga specialistë të licencuar në fushën e monumenteve historike”.

“Kjo është kujdesje e domosdoshme për besimtarët, për identitetin kulturor shqiptar, për trashëgiminë, për turizmin kulturor dhe për vetë zonat e prekura të cilat duhet rikthehen siç kanë qenë”, shtoi Zhupa.

Deputetja theksoi se, “kjo do të jetë nga çështjet prioritare të kulturës për të cilat do të kërkoj dëgjesa si kryetare e komisionit parlamentar përgjegjës për kulturën”.

1 nga 3

/gj.m/r.e//a.f/

The post Zhupa: Të evidentohen dëmet nga zjarret në objektet e kultit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim

20 August 2025 at 22:14

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi mbrëmjen e sotme për situatën e zjarreve në vend.

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, prej orës 09:00, deri në orën 20:00 të ditës së sotme janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë shuar, 2 vatra janë aktive, dhe 4 vatra janë në monitorim.

Vatrat e izoluara dhe shuara plotësisht janë: Lagjja numër 1, Rrogozhinë; Fshati Ahmataj, njësia administrative Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë; Fshati Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë; Fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër; Lagjja numër 3, Vlorë dhe fshati Durisht, njësia administrative Petrelë, bashkia Tiranë.

Aktualisht, është aktive vatra në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, në bashkinë Fushë-Arrëz. Situata është e qetë dhe vatra e zjarrit është pothuajse e izoluar plotësisht. Në disa pjesë ka ende riaktivizime të vogla brenda perimetrit, por ato po mbahen nën kontroll dhe po eliminohen nga punonjësit e shërbimit pyjor.

Në fshatrat Damjan, Fortuzaj dhe Isufaj në bashkinë e Tiranës, vatra e zjarrit është minimizuar dhe po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Në terren janë angazhuar 5 efektivë me 1 automjet zjarrfikës nga MZSH Tiranë, 4 forca policore dhe 3 forca bashkiake.

Pranë tunelit të Kërrabës në bashkinë Tiranë është regjistruar një vatër e re zjarri në orët e pasdites. Në vendngjarje ka mbërritur Shërbimi Vendor Zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, të rënë në 11.08.2025. Në terren po punojnë forcat bashkiake, për të shmangur riaktivizimin e vatrës. Ditën e sotme situata duket e qetë dhe forcat operacionale po mbajnë nën monitorim terrenin.

Vijon aktiv zjarri i rënë më datë 19.08.2025, ora 17:05, në afërsi të Fabrikës së Çimentos, njësia administrative Fushë-Krujë, ku u arrit të izolohen 5 vatra zjarri në total, ndërsa zjarri ka vazhduar me intensitet të ulët. Dendësia e pyllit e vështirësoi ndërhyrjen, por forcat operacionale arritën ta shuajnë vatrën, e cila tashmë po mbahet në monitorim nga zjarrfikësit Krujës.

Gjithashtu është riaktivizuar zjarri i rënë më datë 19.08.2025 në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi Zjarrfikës i Selenicës. Me gjithë punën e forcave operacionale, zjarri vijon të mbetet aktiv.

/gj.m/r.e/j.p/

The post MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shuarja e zjarreve, Kingji pret komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të EBA

By: redi
20 August 2025 at 17:29

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, priti sot në një takim zyrtar komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të Emirateve të Bashkuara Arabe, gjeneralmajor Awad Saeed Al-Ahbabi. Gjatë takimit, gjenerallejtënant Kingji shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe në…

Source

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

By: Elva
20 August 2025 at 10:23

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Mbas pasojave të zgjedhjeve të damkosura të 11 Majit, pra përdhosjes së Kuvendit, përdhunimit të 4-ërt të Opozitës dhe arrogancës bolshevike të mbi-Pushtetit, Shqipëria po përballet me riciklimin e përvitshëm të llavës së zjarreve, më së shumti jo si fatkeqësi e natyrës, por nga dora/dalldisja e njeriut. Paraprakisht, shprehim mirënjohjen për përkushtimin […]

The post Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4! appeared first on BoldNews.al.

Zjarret/ Eksperti i sigurisë: Dëmet kapin vlerën e 325 milionë eurove! Institucionet s’morën masa

By: Ardit
19 August 2025 at 21:33

Shqipëria këtë vit u përball më një situatë të rënduar të zjarreve, ku deri më pari kemi dhjetëra mijëra hektarë të shkrumbuar dhe qindra shtëpi të djegura. Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka deklaruar se dëmet e shkaktuara kapin vlerën e 325 milionë eurove, ndërsa institucionet nuk po marrin masa efektive për parandalimin e tyre. […]

The post Zjarret/ Eksperti i sigurisë: Dëmet kapin vlerën e 325 milionë eurove! Institucionet s’morën masa appeared first on BoldNews.al.

❌
❌