Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Bllokada e re në Kuvend, krejt çka ndodhi në seancën e sotme

26 August 2025 at 23:10

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri, Dimal Bashën, dhe katër nënkryetarë, por procesi konstituiv nuk mund të konsiderohet i plotë, pasi nuk është zgjedhur ende nënkryetari nga komuniteti serb.

Kjo përbën përpjekjen e 58-të për konstituimin e legjislaturës së re, e cila rezultoi pjesërisht e suksesshme.

Dimal Basha u zgjodh kryetar me votat e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të dy partive të tjera të mëdha shqiptare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përzgjedhja e tij nuk është pritur mirë nga PDK dhe AAK, të cilat si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë kritikuar Bashën duke mos e konsideruar të denjë për këtë pozitë.

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala u zgjodhën nënkryetarë në një votim në pako. Nënkryetari i komunitetit joserb, Emilja Rexhepi, do të ndajë pozicionin me rotacion më vonë me Fidan Jilltan dhe Artan Asllanin. Megjithatë, votimi për nënkryetarin serb mbeti i bllokuar. Sllavko Simiq, kandidati i Listës Serbe, nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme.

Në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjes, Dimal Basha theksoi rëndësinë e unitetit dhe sakrificës që qëndron pas ndërtimit të Kosovës. “E ndjej përgjegjësinë për besimin tuaj dhe gjithashtu do të marrë momentin për të falënderuar Avni Deharin, dhe Sala Jasharin, për mbajtjen e këtyre seancave. E ndjej përgjegjësinë e madhe që më është besuar. Ky vend është zemra e demokracisë sonë, vendi ku përfaqësohet zëri i të gjithë qytetarëve tanë. Republika jonë u ndërtua mbi sakrifica se liria dhe shteti unë janë më të mëdha se çdo interes i veçantë”, tha Basha.

Ai shtoi se mbrojtja e Kosovës është detyrë e të gjithëve, pushtetit dhe opozitës, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes partive: “Ju bëj thirrje për bashkëpunim. Është koha të dëshmojmë se pavarësisht dallimeve politike, ne e kemi guximin dhe mençurinë për të punuar së bashku për interesin më të lartë për vendin tonë”. Po ashtu, ai iu drejtua Serbisë duke kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Procesi për nënkryetarin serb u pezullua dhe Kuvendi do të takohet sërish të enjten në orën 11:00 për të diskutuar kandidatët e mundshëm. As Verica Çeraniq, as Stefan Kovaçeviq, as Nenad Rashiq nuk arritën të sigurojnë votat e nevojshme.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kritikoi zgjedhjen e Bashës, duke theksuar se as Vetëvendosje dhe as qytetarët nuk janë të kënaqur me këtë vendim. “I patë me fytyra të varura”, tha ai duke iu referuar deputetëve të VV-së.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abidixhiku, e cilësoi votën e PDK-së dhe AAK-së për Bashën si “gabim trashanik” dhe paralajmëroi një krizë të mundshme kushtetuese për moszgjedhjen e nënkryetarit serb: “E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish-opozitës PDK e AAK që institucioneve të Kosovës t’u japin një emër të tillë. Megjithatë ky është vullnet 73 deputetëve shumicës, LDK e respekton këtë vullnet por s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione”.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se votoi Bashën për kryeparlamentar duke e konsideruar emrin serioz, por ngriti shqetësimin për sfidën e nënkryetarëve: “I pyeta, a e keni seriozisht më thanë po, e votova dhe ju uroj suksese. Ky është realiteti i Kosovës dhe deri në pafundësi s’mund ta lëmë kështu. Ta shohim tash sfidën e radhës me nënkryetarë”.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kërkoi që VV të japë shpjegim për vonesat në zgjedhjen e kryetarit: “Le të japë një shpjegim pse e kanë vonuar vendin deri me tani sa muaj. Shpresoj që do ta kenë një shpjegim para qytetarëve të Kosovës pse është vonuar vendi deri me tani”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur fillimin e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe shpreh shpresën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën.

“Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, znj. Vlora Çitaku, z. Kujtim Shala dhe znj. Emilija Redžepi”, thuhej në njoftimin e Presidencës në Facebook.

Presidentja gjithashtu shpreson që Kuvendi, sa më parë dhe në përputhje me procedurat kushtetuese, të votojë edhe Qeverinë e re, të dalë nga vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Po ashtu, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin për situatën politike në vend, duke theksuar se mungesa e vullnetit për zgjidhje institucionale po e dëmton Kosovën dhe po rrezikon fondet e jashtme.

Në një prononcim për media jashtë ndërtesës së Kuvendit, Rohde tha se kishte pasur shpresë që kriza do të tejkalohej, por se tash për tash nuk po sheh vullnet të mjaftueshëm politik për një zgjidhje.

“Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu. Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, tha Rohde.

Tutje, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje partive politike që të ndërmarrin sa më shpejt hapat e radhës për të konstituar Kuvendin dhe krijuar qeverinë e re.

Hargreaves ka mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, i cili u zgjodh të martën. Megjithatë, konstituimi i plotë i Kuvendit ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit nga radha e komunitetit joshumicë serb, dhe seanca është shtyrë për të enjten.

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti. U bëj thirrje partive politike në Kosovë që të marrin hapat e radhës sa më shpejt e ta përfundojnë formimin e Kuvendit dhe të qeverisë së re”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.

Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar pas muajve të tërë ngërçi në Kuvend, duke marrë 73 vota për dhe mbështetje nga PDK dhe AAK, ndërkohë që Nisma vazhdoi të abstenojë me tre deputetët e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bllokada e re në Kuvend, krejt çka ndodhi në seancën e sotme appeared first on Sinjali.

Tahiri: Votimi për nënkryetarët u nda sepse Kurti nuk i ka numrat për qeveri, do zvarritje

26 August 2025 at 23:06

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ndarja e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve të komuniteteve është bërë qëllimshëm nga Lëvizja Vetëvendosja. Sipas tij, kjo mënyrë i ka konvenuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka shtuar se Kurti do që të krijojë një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese, që ta zvarrisë krijimin e institucioneve meqë, sipas Tahirit, Kurti nuk i ka numrat për qeverinë.

“Pse iu deshtë që të ndajë votimin te minoritetet, sepse nuk i ka numrat për qeveri dhe nuk e dëshiron pataten e nxehtë në duart e tij, sepse kriza reale është nëse mund ta krijojë Kurti qeverinë”, ka thënë Tahiri në RTK.

Ndërkohë ka përjashtuar mundësinë e koalicionit qeverisës me LVV-në.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tahiri: Votimi për nënkryetarët u nda sepse Kurti nuk i ka numrat për qeveri, do zvarritje appeared first on Sinjali.

Yesterday — 26 August 2025Main stream

Berisha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha

26 August 2025 at 21:08

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i uroi sot kryetarit të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha suksese në detyrë dhe Kuvendit të Kosovës punë të mbarë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se pas një procedure të zgjatur disa muaj Kosova në përputhje me procedurën zgjodhi kryetarin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2025.

“Pas një procedure të zgjatur disa muaj Kosova në përputhje me procedurën zgjodhi kryetarin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2025. Me këtë rast në emër të PD i uroj Kryetarit të zgjedhur Dimal Basha suksese në detyrë dhe Kuvendit të Kosovës punë të mbarë”, u shpreh Berisha.

Kuvendi i Kosovës zgjodhi deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha për kryetar të Kuvendit.

Në përpjekjen e 58-të për konstituimin e Kuvendit, propozimi i Vetëvendosjes u miratua me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime.

/m.m/r.e/

The post Berisha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hipokrizia e Sali Berishës, nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, por hyn në Kuvend

By: A R
26 August 2025 at 22:25

Nga Rigels Seliman

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kthyer në paradoksin më të madh të politikës shqiptare. Me një dorë ngre flamurin e mohimit, duke shpallur se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, ndërsa me tjetrën dorë hap portën për të hyrë në Kuvend si produkt i po atyre zgjedhjeve që sapo i damkosi si të pavlefshme. “Po afrohet momenti kur, PD do të marrë vendimet përkatëse.

Një gjë është e sigurt që, PD këto zgjedhje nuk do t’i njohë kurrë. Unë të kuptoj, por të imagjinosh për një moment të njohësh këto zgjedhje, do të thotë të bëhesh bashkëautor në krim, në krimin më të madh elektoral në historinë e Shqipërisë pas 1946. Pas zgjedhjeve pluraliste të vitit 1946 të cilat patën një fat të ngjashëm, por në atë kohë kishim të bënim me diktaturë totalitare, e cila kishte zero tolerancë ndaj pluralizmit, kurse tani kemi të bëjmë me një diktaturë autoritare, e cila e pranon pluralizmin duke e shtypur atë, siç e shihni. Pra, unë deklaroj këtu se çdo shqiptar, çdo opozitar, që mendon se mund të tolerohen këto zgjedhje bëhet bashkautor në këtë megakrim elektoral dhe shkelmon mbi idealet e tij të lirisë, të votës së lirë. Kam besim se, shqiptarët do t’i përgjigjen në mënyrën më të fuqishme kësaj farse që Edi Rama më 11 maj”, deklaron Berisha.

Por ky është thelbi i hipokrizisë politike: të predikosh moral, ndërsa jeton nga mëkati; të bërtasësh kundër, ndërsa ushqehesh prej asaj që denoncon. Ky dualizëm nuk është rastësi, por filozofi e mbijetesës politike që Berisha e ka kthyer në profesion. Ai e di mirë se në Shqipëri fjala e thënë nuk ka peshën e veprës, prandaj përdor fjalët për të ndezur turmat dhe veprën për të ruajtur privilegjet e tij. Në fund, ai as nuk e njeh zgjedhjen, as nuk e refuzon karrigen. Përkundrazi, i përthith të dyja njëkohësisht, duke shndërruar kontradiktën në normalitet. Kjo është arsyeja pse Berisha mbetet simboli i një politike të vjetër, ku hipokrizia nuk është turp, por mjet për të mos dalë kurrë nga skena. Dhe pikërisht ky paradoks është dëshmia më e qartë se demokracia shqiptare mbahet peng nga ata që e mohojnë me fjalë, por e përdorin për pushtet me çdo kusht.

The post Hipokrizia e Sali Berishës, nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, por hyn në Kuvend first appeared on JavaNews.al.

Hasani: Rashiq s’mund të propozohet për nënkryetar në emër të komunitetit serb, është kundërkushteteuse

26 August 2025 at 20:34

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se ajo që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarëve nga komuniteti jo-shumicë ka qenë tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se nuk mund të pyetet komuniteti shumicë për të drejtat kushtetuese të komuniteteve joshumicë.

Hasani ka thënë se deputeti Nenad Rashiq nuk ka të drejtë dhe nuk mund të propozohet për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës në emër të komunitetit serb.

Sipas tij, atë propozim mund ta bëjë vetëm grupi parlamentar i serbëve në Kuvendin e Kosovës.

“Zoti Rashiq nuk ka asnjë të drejtë të propozohet, as sipas Kushtetutës së Kosovës dhe as sipas Rregullores së Kuvendit. Votimi duhet të bëhet nga shumica e komunitetit serb, gjë që Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit e përcaktojnë qartë. Rregullorja është akti i vetëm nënligjor që normohet plotësisht me Kushtetutën e Kosovës dhe shërben si parametër matës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve të Kuvendit TË Kosovës, nëse ato përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese.”, tha ai për Nacionalen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hasani: Rashiq s’mund të propozohet për nënkryetar në emër të komunitetit serb, është kundërkushteteuse appeared first on Sinjali.

Ministri gjerman: Kosova është një kandidat potencial për pranim në BE

26 August 2025 at 20:30

Procesi i pranimit në BE për Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën nuk po përparon. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul dëshiron ta nxisë procesin e zgjerimit të BE me këto vende.

Ai beson se Kroacia ka një rol kyç për të luajtur në këtë drejtim. “Tani duhet t’i japim një shtysë të re zgjerimit për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha politikani i CDU-së gjatë një takimi me homologun e tij Gordan Grlic Radman në kryeqytetin kroat, Zagreb. “Shpresoj që Kroacia të luajë një rol aktiv dhe vendimtar si një shoqëruese”, shtoi ai.

Wadephul: Anëtarësimi në BE gjithmonë çështje gjeopolitike

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi konsiderohet më i përparuari në procesin e pranimit në BE, por nuk është caktuar ende një datë për pranimin e tij. BE ka zhvilluar negociata pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë që nga viti 2012 dhe 2014. Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut filluan në vitin 2022. Bosnja dhe Hercegovina ka statusin e kandidatit për pranim, por ende nuk ka filluar negociatat. Kosova është një kandidat potencial për pranim.

Anëtarësimi në BE nuk është një proces thjesht teknik, por edhe një çështje gjeopolitike, tha Wadephul.

“Fqinjët tanë nuk duhet t’ia lëmë autokratëve që kërkojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre përmes dezinformimit dhe korrupsionit ose të na fusin në varësi të reja”, paralajmëroi ai, pa përmendur vende si Rusia dhe Kina. Krahas procesit të zgjerimit, BE duhet të reformohet nga brenda për të qenë në gjendje të përballet me sfidat gjeopolitike si një Bashkim i aftë dhe i konsoliduar demokratikisht.

Urë për Ballkanin Perëndimor

Kroacia është e domosdoshme për procesin e zgjerimit, tha Wadephul. “Ju i dini vështirësitë e procesit të pranimit nga përvoja juaj. Kjo ju bën një urë midis Ballkanit Perëndimor”. Kroacia ka rol “thelbësor që Evropa të vazhdojë të rritet, jo vetëm në aspektin e anëtarësimit, por edhe në forcë, kohezion dhe ndikim”. Kroacia ishte vendi i fundit që iu bashkua Bashkimit Evropian, në mesin e vitit 2013, dheështë gjithashtu anëtare e NATO-s.

Ministri i Jashtëm kroat Radman deklaroi se vendi i tij po merrte pjesë aktive në procesin e negociatave të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Ne nuk duam të shohim ndikim të palëve të treta mbi këto vende”, theksoi ai. Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet “në një vakum gjeostrategjik”. Radmani shtoi: “Ballkani Perëndimorështë pjesë e Evropës; ata i përkasin gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht BE.”/DW/

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri gjerman: Kosova është një kandidat potencial për pranim në BE appeared first on Sinjali.

Haradinaj: Veç Lumiri me të tijët janë betonuar pro bllokadës – vazhdo të vendnumërosh se të shkon për shtati

26 August 2025 at 19:35

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për pozicionimin e tij në lidhje me bllokadën institucionale në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Haradinajt, deputetët e AAK-së ishin ata që dërguan lëndën në Gjykatën Kushtetuese dhe që nga nxjerrja e aktgjykimit janë pozicionuar në frymën e vendimit. Ndërsa, vetëm Abdixhiku me deputetët e tij janë ata që, sipas tij, po qëndrojnë kundër zgjidhjes.

“AAK e ka vërejtur muaj më parë që vendi po hyn në bllokadë të thellë institucionale dhe kjo ka ndodhur. Duke e parë këtë rrezik katastrofik për vendin, AAK e ka dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo, me vendimin e saj të parë dhe të dytë, e ka vendosur modelin e daljes nga bllokada dhe ne jemi pozicionuar pro vendimit të Gjykatës. Kaq ka qenë përgjegjësia jonë dhe kaq kemi bërë”, ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi se, “Veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade. Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende. Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj: Veç Lumiri me të tijët janë betonuar pro bllokadës – vazhdo të vendnumërosh se të shkon për shtati appeared first on Sinjali.

“Qeveria e re me mercenarë nga PD”, demokrati: Opozita nuk duhet të hyjë në Kuvend, e pamoralshme

By: A R
26 August 2025 at 19:58

Demokrati Lisandër Hoxha kërkoi që demokratët të mos hyjnë në parlamentin e ri pasi kjo gjë do të ishte e pamoralshme dhe për qëndrimet që PD ka mbajtur se zgjedhjet ishin të vjedhura.

Ai shtoi se drejtuesit duhet të thërrasin popullin në rrugë pasi të gjitha mënyrat e tjera demokratike kundër kësaj qeverie janë ezauruar.

“E shikoj të pavend që të shkosh në këtë sesion parlamentar kur tjetri të vjedh zgjedhjet po ti thua po shkoj dhe po e luftoj aty. Për mua PD i ka ezauruar të gjitha rrugët e saj që prej 2013 dhe duhet të mbajë qëndrim koherent sa i përket mosnjohjes së parlamentit. Duhet bërë koherencë me qëndrime politike. Më 10 shtator, kur të hapet sesioni, PD nuk duhet të jetë dekor, por të thërrasë popullin në rrugë dhe të mos lejojnë Ramën të marrë mandatin e katërt”, tha Hoxha.

Më tej, ai shtoi se qeveria e re Rama 4 pritet të ketë emra mercenarësh nga PD.

“Rama këto ditë do të dalë dhe do të përpiqet të shesë një qeveri ylber përtej të majtës dhe të djathtës, ka gjetur ca mercenarë që gjoja kanë qenë me PD. Duhet të bëjmë çmos për një shtet normal, ky nuk është normal, ky shtet të shkel, nuk ka gjykata, nuk ka ushqime. Ka shumë njerëz që iu konvenon të bëjnë një hap majtas. Qytetarët duhet t’i përfaqësoj dikush. Dhe këtë duhet ta bëjë me vepra dhe jo deklarata”, tha Hoxha për Bruna Çifligun.

The post “Qeveria e re me mercenarë nga PD”, demokrati: Opozita nuk duhet të hyjë në Kuvend, e pamoralshme first appeared on JavaNews.al.

Sindikata kundër urdhrit të ministrit: “Rekrutimi në polici vetëm për nën-30-vjeçarët, antikushtetues”

By: A R
26 August 2025 at 19:50

Të gjithë aplikantët që synojnë konkurrimin për në Akademinë e Policisë për vitin e ardhshëm akademik, por që kanë mbushur moshën 30 vjeç, nuk do të kualifikohen, pasi tashmë ka hyrë në fuqi urdhri i ri i ministrit të Brendshëm.

Për Sindikatë e Punonjësve të Policisë së Shtetit, ky urdhër është antikushtetues dhe i paparashikuar në Ligjin e Policisë së Shtetit.

Ligji i Policisë së Shtetit nuk përcakton moshë. Për sa kohë ligji nuk ka vendosur moshë, do të thotë se ligji ka respektuar Kushtetutën, ka respektuar të drejtat e njeriut sipas Kushtetutës. Mund të vësh kufizime sa të duash, që janë kritere pranimi, por mosha është një kriter që nuk është kompetencën as të ministrit, as të kryeministrit, as të drejtorit, por është kompetencë e ligjit. Unë i bëj thirrje edhe Komisionerit për Diskriminim, sepse ky është diskriminim,” thekson Sadetin Fishta, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë.

Ai shkon edhe më tej, kur thotë se fenomeni i “plakjes” së radhëve të uniformave blu nuk mund të realizohet nga prurje që nuk qëndrojnë më shumë se pesë vite si pjesë e Policisë.

Këta që futen deri 30 vjeç, në moshën 25 vjeç punojnë pesë vjet e largohen, siç po largohen. Ligji që duhet të dalë për Policinë e Shtetit duhet të jetë i tillë për t’i dhënë Policisë një ligj për pension shërbimi. Më mirë ta kufizonte në ligj pensionin suplementar, për të cilin nuk del asnjë, kur mbush moshën 47 vjeç. Asnjë punonjës policie nuk del në pension suplementar. Prandaj është plakur Policia e Shtetit dhe vazhdon të plaket,” thekson z. Fishta.

Ky vit akademik në Akademinë e Policisë është viti i fundit ku kriteri i moshës nuk është marrë parasysh në konkursin që po mbahet në Akademinë e Sigurisë për vitin akademik vijues.

Në organizatën e Policisë së Shtetit numërohen rreth 12.300 efektivë, ndërsa numri i vendeve bosh është i lartë.

The post Sindikata kundër urdhrit të ministrit: “Rekrutimi në polici vetëm për nën-30-vjeçarët, antikushtetues” first appeared on JavaNews.al.

Spartak Ngjela: Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur

By: el da
26 August 2025 at 20:33

Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij viti me Partinë Demokratike.

Dhe Saliu është edhe nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me arsyen: për korrupsion me gjithë pjesëtarët e familjes së tij.

Kurse shqiptarët e Partisë Demokratike, heshtin. Ndërsa Berisha po thotë se nuk i njeh zgjedhjet se janë farsë.

Po kush ia vërteton manipulimin. Këtë injorancë në lidhje me njohjen e shtetit, Saliut nuk ia pranon as Partia Demokratike.

Po çfarë kërkon të bëjë; dhe çfarë e ka gjithë këtë betejë injorante që thotë më kanë manipuluar votat; duke mos pasur asnjë provë?

Po pse e bën? Sepse po të mos pretendonte në mënyrë banale se ia kanë manipuluar zgjedhjet; Saliu dihet të jepte dorëheqjen si humbës i zgjedhjeve.

Komedi. Është komedi se zgjedhjet rrëzohen për manipulim me vendimin e një gjykate. Pa vendimin e gjykatës; ato kuptohet se kanë qenë të lira dhe sigurisht që mbeten në fuqi. Pio Saliu?

Saliu e di që nuk i janë manipuluar zgjedhjet në muajin maj të këtij viti.

Po krerët e Partisë Demokrarike nuk e kuptojnë që u ka ardhur çasti ta rrëzojnë Saliun dhe të krijojnë Partinë Demokratike që fiton zgjedhjet?

Po nuk e bënë këtë; ata janë të gjithë jashtë kohës dhe hapësirës në Shqipëri. Por nëse Partia Demokratike e bën këtë procedurë që ia imponon statuti i saj; Edi Rama dhe Partia Socisliste rrëzohen për katër muaj.

Të shohim; kush do të fitojë në shtator të këtij viti: Partia Demokratike që pa Berishën vjen në pushtet në Shqipëri; apo Sali Berisha që e dënon Partinë Demokratike që ajo të rrijë gjithmënë jashtë pushtetit politik në Shqipëri?

Zgjedhjet, Komisioni Rregullator do të vulos rezultatin e 11 majit të enjten

By: e xh
26 August 2025 at 18:03

Merr fund saga e zgjedhjeve, pasi Komisioni Rregullator do të vulos rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Mbledhja e komisionit do të mbahet të enjten, më 28 gusht, në orën 11:30. Miratimi i rezultatit nga Komisioni Rregullator i hap rrugë dekretit të Presidentit Barjam Begaj për mbledhjen e parë të Kuvendit të ri.

Vendimi i plotë:

Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025. Në mbështetje të nenit 20, pikat 2, shkronja “d”, e 3, dhe nenit 167, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator vendosi:

Të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 Maj 2025, si më poshtë vijon: Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore, sipas lidhjes nr. 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;

Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor në rang vendi, sipas lidhjes nr. 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi; Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve’.

Osmani mirëpret fillimin e zhbllokimit të konstituimit të Kuvendit: Procesi të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën

26 August 2025 at 18:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur fillimin e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe shpreh shpresën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën, raporton Gazeta Sinjali.

“Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, znj. Vlora Çitaku, z. Kujtim Shala dhe znj. Emilija Redžepi”, thuhet në njoftimin e Presidencës në Facebook.

Presidentja gjithashtu shpreson që Kuvendi, sa më parë dhe në përputhje me procedurat kushtetuese, të votojë edhe Qeverinë e re, të dalë nga vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani mirëpret fillimin e zhbllokimit të konstituimit të Kuvendit: Procesi të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën appeared first on Sinjali.

Ambasadori britanik bën thirrje që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi

26 August 2025 at 17:54

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje partive politike që të ndërmarrin sa më shpejt hapat e radhës për të konstituar Kuvendin dhe krijuar qeverinë e re.

Hargreaves ka mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, i cili u zgjodh të martën. Megjithatë, konstituimi i plotë i Kuvendit ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit nga radha e komunitetit joshumicë serb, dhe seanca është shtyrë për të enjten.

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti. U bëj thirrje partive politike në Kosovë që të marrin hapat e radhës sa më shpejt e ta përfundojnë formimin e Kuvendit dhe të qeverisë së re”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori britanik bën thirrje që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi appeared first on Sinjali.

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, kur pritet të nis Kuvendi

By: Elva
26 August 2025 at 17:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj. Ky rezultat pritet të miratohet gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator, e cila do të zhvillohet të enjten, më 28 gusht, në orën 11:30. KQZ ka publikuar gjithashtu listën me rezultatin përfundimtar për çdo qark, duke bërë të […]

The post KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, kur pritet të nis Kuvendi appeared first on BoldNews.al.

Abdixhiku: LDK-ja nuk ka votë për promovuesit vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës

26 August 2025 at 18:31

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e një skenari që sipas tij përfaqëson degradimin e vlerave politike.

“Natyrisht se LDK-ja nuk shpërblen mediokritetin. Natyrisht se LDK-ja nuk ka votë promovuesi vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës – në nivelet më të larta institucionale. Besojmë se përfaqësimi politik duhet të jetë fisnik; shembull për qytetarinë e Republikës më të re në Evropë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai kujtoi se akademik Idriz Ajeti ka qenë kryetari i parë i Kuvendit të Kosovës, duke e krahasuar atë periudhë me situatën aktuale, ku sipas tij “73 deputetët e Kuvendit shpërfaqën më së miri rrënimin vleror që po i ndodh shoqërisë nga popullizmi”.

Kreu i LDK-së uroi që votuesit e partisë më të madhe në Kuvend të kuptojnë, siç tha ai, se ku ka përfunduar vullneti i tyre politik.

“Ne refuzojmë të përfaqësojmë këtë mendësi. Siç dhe refuzojmë të bëhemi pjesë e cirkut votues për nënkryetarët minoritarë. Kanë marrë drejtimin e Kuvendit drejt theqafjes jokushtetuese. Le t’i japin zgjidhje krizave që i shkaktojnë qëllimisht, përfshirë dhe precedaneve të rrezikshme bllokuese nga Serbia në të ardhmen. Ky s’është drejtimi ynë!”, tha ai.

Në fund, Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve për bashkim rreth LDK-së, duke e cilësuar atë si adresë të përfaqësimit me dinjitet dhe konstitucionalizëm.

“Sot, më shumë se kurrë, shtroj dorën e afrimit me secilin qytetar në vend që nuk ndihet i përfaqësuar me këtë politikë. Le të bashkohemi rreth ëndrrave normale në një Republikë normale!”, përfundoi Abdixhiku./Telegrafi/

The post Abdixhiku: LDK-ja nuk ka votë për promovuesit vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i Ngjelës: Rama dhe PS rrëzohen brenda 4 muajve, nëse…

By: B K
26 August 2025 at 18:49

Spartak Ngjela thotë se nëse Sali Berisha largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike, atëhere demokratët vijnë në pushtet për 4 muaj.

“Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij  viti me Partinë Demokratike.

Dhe Saliu është edhe nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me arsyen: për korrupsion me gjithë pjesëtarët e familjes së tij.

Kurse shqiptarët e Partisë Demokratike, heshtin.

Ndërsa Berisha po thotë se nuk i njeh zgjedhjet se janë farsë..

Po kush ia vërteton manipulimin.

Këtë injorancë në lidhje me njohjen e shtetit, Saliut nuk ia pranon as Partia Demokratike.

Po çfarë kërkon të bëjë; dhe çfarë e ka gjithë këtë betejë injorante që thotë më kanë manipuluar votat; duke mos pasur asnjë provë?

Po pse e bën?

Sepse po të mos pretendonte në mënyrë banale se ia kanë manipuluar zgjedhjet; Saliu dihet të jepte dorëheqjen si humbës i zgjedhjeve.

Komedi.

Është komedi se zgjedhjet rrëzohen për manipulim me vendimin e një gjykate. Pa vendimin e gjykatës; ato kuptohet se  kanë qenë të lira dhe sigurisht që mbeten në fuqi. Pio Saliu?

Saliu e di që nuk i janë manipuluar zgjedhjet në muajin  maj të këtij viti.

Po krerët e Partisë Demokrarike nuk e kuptojnë që u ka ardhur çasti ta rrëzojnë Saliun dhe të krijojnë Partinë Demokratike që fiton zgjedhjet?

Po nuk e bënë këtë; ata janë të gjithë jashtë kohës dhe hapësirës në Shqipëri. Por nëse Partia Demokratike e bën këtë procedurë që ia imponon statuti i saj; Edi Rama dhe Partia Socialiste rrëzohen për katër muaj.

Të shohim; kush do të fitojë në shtator të këtij viti: Partia Demokratike që pa Berishën vjen në pushtet në Shqipëri; apo Sali Berisha që e dënon Partinë Demokratike që ajo të rrijë gjithmënë jashtë pushtetit politik në Shqipëri”, shkruan Ngjela.

The post Parashikimi i Ngjelës: Rama dhe PS rrëzohen brenda 4 muajve, nëse… first appeared on JavaNews.al.

Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe…

By: B K
26 August 2025 at 17:39

Ylli Manjani thotë se Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të djathtë.

Por sipas tij, me këtë opozitë, kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë.

“Problemi është ç’do bëhet, jo kush do e bëjë!

Shumë muaj më parë se të fillonte fushata zgjedhore, fushatë i thënçin, shpreha pikpamjen se Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të djathtë.

Kisha e kam parasysh një të djathtë që:

1. Ti lërë më shumë para në xhep njerëzve, veçanërisht sipërmarrëave.

2. Të marrë nën mbrojtje të fortë ligjore e shtetërore çdo mbajtës të një NIPTI.

3.  Të shpallë Shqipërinë një zonë të lirë investimi.

4. Të krijojë një ekonomi të matshme strikt mbi baza prodhimi dhe jo thjesht konsumi.

5. Të marrë nën mbrotje të shenjtën pronë private.

6. Të vendosë paprekshmërinë e lirive dhe të drejtave themelore.

7. Të ndërtojë një shtet shërbëtor dhe me pushtete të ndara.

Shkurt na duhet një qeverisje që të bazojë shtetin e fortë mbi

The post Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe… first appeared on JavaNews.al.

Rama ndan foto nga nisma për pastrimin e plazheve

By: el da
26 August 2025 at 17:29

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje ku qytetarë dhe turistë i janë bashkuar vullnetarisht nismës për pastrimin e plazheve në Shqipëri.

Në postimin e tij, Rama ka shpërndarë momente ku banorë dhe vizitorë bashkëpunojnë me ekipet e bashkive dhe operatorët e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për të mbledhur mbeturinat e lëna vend e pa vend.

Kreu i qeverisë i ka cilësuar këta vullnetarë si një shembull të shkëlqyer të qytetarisë dhe trajtimit të hapësirave publike.

“Turistë dhe qytetarë vullnetarë i janë bashkuar ekipeve të bashkive dhe operatorëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në nismën e pastrimit të plazheve, duke dhënë kështu shembullin model se si duhen trajtuar hapësirat publike, me qytetari, angazhim të përbashkët e stil të bukur jetese”, shkruan Rama. m.p.

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

By: Elva
26 August 2025 at 15:57

Një aksion prishjeje në Kepin e Rodonit, i publikuar si rutinë nga kryeministri Edi Rama dy ditë më parë, mbart një histori tepër të dyshimtë, me implikime të shumta të zyrtarëve të lartë shtetërore. Në gjithë këtë histori janë të përfshirë individë me precedentë penalë, që bashkëpunojnë me zyrtarë nga pushteti lokal apo edhe ai […]

The post Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako! appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit, Komisioni Rregullator mblidhet të enjten, pritet shpallja e rezultatit përfundimtar

26 August 2025 at 16:14

Komisioni Rregullator do të zhvillojë ditën e enjte, një mbledhje në orën 11:30.

Në këtë mbledhje mësohet se rendi i ditës do të jetë për: “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025”.

Njoftimi:

Në mbështetje të nenit 20, pikat 2, shkronja “d”, e 3, dhe nenit 167, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator.

VENDOSI:

Të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 Maj 2025, si më poshtë vijon:

Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore, sipas lidhjes nr. 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;

Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor në rang vendi, sipas lidhjes nr. 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi;

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij.

/abcnews.al/

❌
❌