❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mac Allister refuzon një ofertë të shkëlqyer të gjigantit evropian, pret Real Madridin

Alexis Mac Allister ka marrë një vendim të prerë në këtë afat kalimtar veror: ai nuk do të nënshkruajë për Bayern Munich.

Sipas informacionit të zbuluar nga Defensa Central, mesfushori argjentinas i Liverpoolit e hodhi poshtë propozimin e klubit bavarez, i cili e kishte identifikuar atë si një përforcim prioritar për mesfushën e tyre.

Ky refuzim ngre pyetje në lidhje me të ardhmen e lojtarit, veçanërisht pasi Real Madrid vazhdon të monitorojë situatën e tij dhe nuk e ka përjashtuar një lëvizje për ta nënshkruar atë para se të mbyllet afati kalimtar veror.

26-vjeçari, vjen pas një serie të suksesshme në fitimin e titullit të Ligës Premier nga Liverpooli sezonin e kaluar. Aftësia e tij për të organizuar lojën, për të interpretuar hapësirën dhe për të siguruar ekuilibrin e bën atë një mesfushor të kompletuar që do të përshtatej në çdo ekip elitar.

Nën drejtimin e Arne Slot, argjentinasi është vendosur në sistemin e Liverpoolit, duke u bërë një lojtar i padiskutueshëm në Anfield.

Bayern Munich, ende në mes të rindërtimit pas rifitimit të titullit të Bundesligës, u përpoq të bindte kampionin e Kupës së Botës që ta nënshkruajë atë në Katar 2022, por vetë lojtari preferoi të qëndronte në Ligën Premier, ku mendon se ka ende shumë për të kontribuar.

Ky qëndrim nuk ka kaluar pa u vënë re në Valdebebas, ku menaxhmenti sportiv i Real Madridit po monitoron nga afër çdo lëvizje që ka të bëjë me Mac Allister, veçanërisht pasi klubi po shqyrton forcimin e mesfushës pas largimit të Toni Kroos.

Për momentin, lojtari argjentinas mbetet i përkushtuar ndaj Liverpoolit, por interesi nga klubet e mëdha evropiane mund ta ringjallë tregun për të. Real Madridi, i cili ende nuk ka bërë zyrtarisht një lëvizje, mund të jetë i radhës që do të telefonojë nëse vendosin të forcojnë mesfushën e tyre me një lojtar të provuar. /Telegrafi/

The post Mac Allister refuzon një ofertë të shkëlqyer të gjigantit evropian, pret Real Madridin appeared first on Telegrafi.

“15 vjet nĂ« burg, zgjodhi lirinĂ« e popullit, jo lirinĂ« e tij” djali i Jakup Krasniqit me njĂ« dedikim prekĂ«s

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka thënë se babait të tij po i bëhen 15 vjet në burgje, dhe se kjo po ndodhë pasi ai zgjodhi lirinë e një populli dhe jo lirinë e tij.

Në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, Krasniqi shkruan tutje se babai i tij zgjodhi luftën kundër gjenocidit serb, e jo heshtjen ndaj tij, transmeton Telegrafi.

“Zgjodhi KosovĂ«n shtet, e jo mĂ« kurrĂ« nĂ«n Serbi. NĂ« vend qĂ« ta shijonte rolin e gjyshit me mbesat e tij, çdo ditĂ« e mĂ« shumĂ« po plaket nĂ« qeli, larg vendit tĂ« tij. Prandaj, sot, ende nĂ« moshĂ«n 74 vjeçare, po duron padrejtĂ«si. BabĂ«, edhe pse s’munde ta shijosh as rininĂ«, as pleqĂ«rinĂ«, e shijove KosovĂ«n e lirĂ«, tĂ« cilĂ«s aq shumĂ« i dhe”, shkroi mes tjerash ai.

Më poshtë reagimi i tij:

“Nga burgjet e JugosllavisĂ«, te qelitĂ« e HagĂ«s.

Jakup Krasniqi u arrestua dhe më 4 prill 1981 u dënua me 14 vite burg nga sistemi fashist i Jugosllavisë, që udhëhiqej nga të njëjtat politika gjenocidale të Serbisë së sotme.

NĂ« rigjykimin qĂ« iu bĂ«, u dĂ«nua me 15 vite burg, sepse kishte thĂ«nĂ«: “UnĂ« nuk jam jugosllav, unĂ« jam shqiptar.”

MegjithatĂ«, ai mbajti 10 vjet, 3 muaj dhe 19 ditĂ« burg, pĂ«r t’u liruar mĂ« 23 korrik 1991.

Rreth tri dekada më vonë, ai vihet sërish në pranga.

Jo nga Beogradi.

Jo nga UDB-ja.

Jo nga serbët.

Por nga ata që u betuan se do të sillnin drejtësi ndërkombëtare.

Ata që heshtën për masakrat e Serbisë, por u ngutën të hapin dosje për çlirimtarët.

Jakup Krasniqi, sot në moshën 74-vjeçare, vazhdon të mbahet në paraburgim, jo për atë që bëri, por për atë që përfaqëson: historinë e lavdishme të një populli, masakrat e të cilit ende nuk kanë gjetur drejtësi, dhe lirinë e një populli të shtypur e të vuajtur që me shekuj ishte lënë në harresë nga bota perëndimore.

I lodhur nga vitet, i rënduar nga mosha, por kurrë i thyer:

Ai është dëshmi e gjallë se liria nuk falet e as nuk fitohet me fjalë, por me burg, me pushkë dhe me jetë.

Ai është turpi i një bote që po gjykon viktimën, ndërsa e përkëdhel kriminelin.

Ai është simbol i asaj që mbështetësit e politikave të Beogradit do ta donin të shlyer: luftën e drejtë të një populli!

Jeta na tregoi se herë është e padrejtë e herë mizore. Këtë më së miri e dëshmon jeta e Jakup Krasniqit, i cili u mbyll në qelitë e ftohta të dy sistemeve të ndryshme:

Dikur nga uniforma jugosllave, sot nga kravata ndërkombëtare.

Dikur sepse kërkoi zërin e lirisë, sot sepse u bë zëri i lirisë!

Prandaj, natyrshëm më vjen pyetja: A jemi të lirë?

Nëse kjo nuk është padrejtësi historike, atëherë çfarë është?

Sa kohë do të qëndrojmë si spektatorë, ndërsa zërat më të fuqishëm të çlirimit mbahen në burg nga një drejtësi që po i shërben narrativës së Serbisë?

Pesha e prangave të Jakup Krasniqit, e mbajtur për këto 15 vite, atë nuk e rrënoi, por do ta rrënojë të ardhmen e Republikës sonë, të formuar nga po ato dy duar që ende i mbajnë prangat e padrejtësisë!

Kjo nuk është thirrje për mëshirë, kjo është thirrje për drejtësi!

Dhe nëse Kosova ende është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, nuk duhet të heshtë.

Sepse sot është ai, nesër mund të jetë fati ynë historik ai që burgoset!

15 vite burg në total.

15 vite në dy botë të ndryshme.

Por të dyja me të njëjtin qëllim: ta heshtin zërin e lirisë!

Por ai nuk heshti. Dhe nuk do të heshtë.

Dhe nëse ne kemi pak ndërgjegje, pak dinjitet dhe pak kujtesë historike as ne nuk duhet të heshtim.

Liria nuk është e plotë derisa i fundit i çlirimtarëve të jetë i lirë.

Kosova nuk do tĂ« ketĂ« qetĂ«si, derisa drejtĂ«sia tĂ« mos e njohĂ« UÇK-nĂ« si atĂ« qĂ« ishte: ushtria e njĂ« populli qĂ« kĂ«rkoi liri.

Historia nuk e fal harresën.

Dhe kombet qĂ« harrojnĂ«, zhduken”./Telegrafi/

The post “15 vjet nĂ« burg, zgjodhi lirinĂ« e popullit, jo lirinĂ« e tij” djali i Jakup Krasniqit me njĂ« dedikim prekĂ«s appeared first on Telegrafi.

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

Gjirokastra mbush 20 vjet pasuri botërore e UNESCO-s, ndërsa qëndron mes destinacioneve kulturore e historike që turistët preferojnë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama solli pamje nga Gjirokastra në këtë përvjetor.

“Gjirokastra kremton 20-vjetorin si pasuri botĂ«rore nĂ« UNESCO dhe pĂ«rjetĂ«sisht pasuri e shpirtit”, u shpreh Rama nĂ« rrjetet sociale.

Deri në fund të qershorit këtë vit, Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 100 mijë persona.

Kalaja e Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Argjirosë, është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, e cila qëndron kryelartë mbi kodër si një anije që pret vizitorë vendas e të huaj.

Gjirokastra apo qyteti i gurtë) u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit osman.

Gjirokastra është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO. Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit. /ATSH/

The post Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit appeared first on Telegrafi.

Një TikToker provoi një eksperiment interesant: A është e mundur të skuqësh një vezë në diell?

Gjatë një vale të madhe të nxehti në Londër, një përdorues i TikTok provoi të skuqte një vezë në diell, ndërsa temperaturat arritën deri në 33°C.

Ai vendosi pak vaj në një tigan dhe e la vezën për tri orë në rrezet e diellit.

Pas disa orĂ«sh, veza nuk ishte aspak e skuqur – e verdha ishte shpĂ«rndarĂ«, ndĂ«rsa e bardha vetĂ«m ishte zbehur pak.

@ishxn.a Can I fry an egg using ONLY the sun during a UK heatwave?! Lets find out! đŸ„”â˜€đŸ‡ŹđŸ‡§- #fyp #foryou #viral #heatwave #uk #london #ukheatwave #challenge #creatorsearchinsights #egg ♬ Old Disney Swing Jazz – Nico

Ai e quajti rezultatin “kaos” dhe pranoi se eksperimenti nuk pati sukses.

EkspertĂ«t theksojnĂ« se njĂ« vezĂ« ka nevojĂ« pĂ«r mbi 70°C pĂ«r t’u gatuar siç duhet. /Telegrafi/

The post Një TikToker provoi një eksperiment interesant: A është e mundur të skuqësh një vezë në diell? appeared first on Telegrafi.

“Kuvend e Qeveri sa mĂ« parĂ« – tĂ« gjendet kompromisi”, thirrja e ambasadorit francez pĂ«r liderĂ«t e KosovĂ«s

Në fjalimin e tij në pritjen me rastin e Festës Kombëtare të Francës, ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka dhënë dy mesazhe kryesore.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë për lidershipin politik të Kosovës, duke kërkuar zhbllokimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Duke folur para përfaqësuesve institucionalë, partiakë, trupit diplomatik, shoqërisë civile dhe mediave, ambasadori theksoi se partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë Francën, kanë nevojë për institucione funksionale për të ecur përpara me bashkëpunimin konkret.

“PĂ«r tĂ« nĂ«nshkruar dhe ratifikuar marrĂ«veshje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, na duhet njĂ« Kuvend dhe na duhet njĂ« Qeveri e mbĂ«shtetur nga ky Kuvend”, tha Guerot, duke theksuar se vonesat aktuale rrezikojnĂ« zbatimin e projekteve milionĂ«she tĂ« planifikuara nga Agjencia Franceze pĂ«r Zhvillim (AFD) dhe institucione tjera franceze.

Foto: Ambasada Franceze

Ai vlerësoi bashkëpunimin me institucionet kosovare si Gjykata Kushtetuese, Ministria e Ekonomisë, Akademia e Drejtësisë dhe Policia e Kosovës, por shtoi se progresi i mëtejshëm kërkon stabilitet institucional dhe vendimmarrje politike.

“Franca dhe vendet mike kanĂ« nevojĂ« pĂ«r partnerĂ« tĂ« qartĂ« dhe funksionalĂ«. Integrimi evropian kĂ«rkon dialog tĂ« lehtĂ«suar nga BE-ja, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« duhet Kuvend e Qeveri”, shtoi ambasadori.

Ambasadori Guerot iu drejtua të gjitha forcave politike në vend me një thirrje për kompromis dhe përgjegjësi demokratike, duke shtuar se qytetarët nuk janë të kënaqur me ngërçin e krijuar pas zgjedhjeve.

“Ftoj tĂ« gjithĂ« udhĂ«heqĂ«sit politikĂ«, pa pĂ«rjashtim, pavarĂ«sisht partisĂ« apo komunitetit, qĂ« tĂ« gjejnĂ« rrugĂ«n pĂ«r tĂ« dalĂ« nga ngĂ«rçi institucional. Nuk ka mĂ« kohĂ« pĂ«r bllokada”, tha ai.

Ky është një prej mesazheve më të qarta dhe më të drejtpërdrejta që vjen nga një përfaqësues i shtete mike për situatën politike në Kosovë pas më shumë se 40 tentimeve të dështuara për konstituimin e Kuvendit që nga 9 shkurti.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori theksoi edhe angazhimin e vazhdueshëm të Francës në përkrahje të organizatave të shoqërisë civile, veçanërisht atyre që merren me çështje të barazisë gjinore.

“Franca zhvillon diplomaci feministe nĂ« KosovĂ« dhe nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n. GjatĂ« katĂ«r viteve tĂ« fundit, Franca ka qenĂ« njĂ« nga donatorĂ«t kryesorĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«, duke mbĂ«shtetur 1,400 organizata”, tha ai.

Ai përmendi bashkëpunimin me OJQ-të feministe, mbështetjen për mediat e pavarura dhe shumëprojekte që ndihmojnë në fuqizimin e të rinjve, barazinë dhe multietnicitetin në vend.

Po ashtu, ai vlerësoi punën e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), e cila brenda 18 muajve në Kosovë ka përgatitur disa projekte ambicioze dhe ka nënshkruar memorandume mirëkuptimi me ministritë përkatëse. Projektet kapin vlerën e dhjetëra milionë eurove dhe presin vetëm konstituimin e institucioneve për të filluar zbatimin.

“Franca mbĂ«shtet njĂ« KosovĂ« multietnike. PĂ«r kĂ«tĂ«, komunitetet duhet tĂ« komunikojnĂ« me njĂ«ri-tjetrin dhe mediat e lira janĂ« sektorĂ« kyç pĂ«r kĂ«tĂ« bashkĂ«jetesĂ«â€, theksoi Guerot mes tjerash.

Ai ka përmendur edhe punën e kryer nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), e cila, në 18 muajt e saj në Kosovë, ka zhvilluar tashmë disa projekte shumë ambicioze.

“JanĂ« nĂ«nshkruar dy memorandume mirĂ«kuptimi midis AFD-sĂ« dhe ministrive. Pres me padurim finalizimin e kĂ«saj pune, e cila arrin nĂ« dhjetĂ«ra milionĂ« euro”, ka shtuar ambasadori francez. /Telegrafi/.

The post “Kuvend e Qeveri sa mĂ« parĂ« – tĂ« gjendet kompromisi”, thirrja e ambasadorit francez pĂ«r liderĂ«t e KosovĂ«s appeared first on Telegrafi.

BDI: Ata që e sabotonin, sot krenohen, korridori 8 mban firmën tonë

BDI përshëndet entuziazmin me të cilin Qeveria e tanishme po promovon realizimin e projekteve strategjike të vendit, siç është Korridori 8, një projekt i jashtëzakonshëm i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, që përfaqëson interes strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për aleancën euroatlantike dhe rrjetin e korridoreve trans-evropiane të NATO-s, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së.

Nga BDI thonë se pikërisht ata që dikur e sabotonin, e bllokonin dhe e stigmatizonin këtë projekt, sot përpiqen të përvetësojnë meritën për një iniciativë që u mundësua dhe u jetësua falë vullnetit politik, angazhimit institucional dhe vizionit strategjik të BDI-së dhe liderit të saj, Ali Ahmeti.

“QytetarĂ«t nuk harrojnĂ« se Korridori 8 Ă«shtĂ« rezultat i njĂ« beteje tĂ« fuqishme politike, nĂ« tĂ« cilĂ«n BDI qĂ«ndroi nĂ« anĂ«n e zhvillimit dhe tĂ« integrimit. Ata qĂ« sot e shpallin “projekt historik”, janĂ« tĂ« njĂ«jtit qĂ« dikur e cilĂ«sonin si “projekt me krim epik”, e kundĂ«rshtonin me ashpĂ«rsi dhe e penguan me çdo mjet. Madje njĂ« nga vendimet e para tĂ« kĂ«saj qeverie pa legjitimitet etnik, ishte anulimi i ndĂ«rtimit tĂ« tunelit mes Gostivarit dhe KĂ«rçovĂ«s, e pastaj duke e bllokuar pĂ«r muaj tĂ« tĂ«rĂ« ecurinĂ« e punimeve nĂ« terren.

Sot, kur frytet e përpjekjeve të BDI-së janë të dukshme, kur punët kanë hyrë në fazën e pandalshme të realizimit, shohim të njëjtët që dje e përqeshnin këtë projekt, të dalin para kamerave dhe të flasin me patetizëm për rëndësinë e tij. E vërteta është se ky projekt mban firmën e BDI-së, si në vizion, si në vendimmarrje, si në investim politik.

Korridori 8 Ă«shtĂ« projekt i BDI-sĂ«. ËshtĂ« investim i BDI-sĂ« nĂ« tĂ« ardhmen evropiane tĂ« kĂ«tij vendi dhe pjesĂ« e pandashme e vizionit tonĂ« pĂ«r integrim dhe zhvillim tĂ« barabartĂ«. Ne i urojmĂ« suksese çdo institucioni dhe çdo faktori qĂ« Ă«shtĂ« i pĂ«rfshirĂ« nĂ« pĂ«rmbylljen e kĂ«tij projekti, sepse pĂ«r ne, rĂ«ndĂ«si ka qĂ« ai tĂ« realizohet pĂ«r qytetarĂ«t, pĂ«r zhvillimin ekonomik, pĂ«r lidhjen rajonale dhe pĂ«r konsolidimin e shtetit multietnik”, thuhet nĂ« kumtesĂ«n e BDI-sĂ«./Telegrafi/

The post BDI: Ata që e sabotonin, sot krenohen, korridori 8 mban firmën tonë appeared first on Telegrafi.

Tesla do tĂ« shesĂ« makina Model Y nĂ« Indi – hap edhe showroom-in e saj tĂ« parĂ« nĂ« Mumbai

Tesla ka nisur shitjen e makinave Model Y në Indi me një çmim prej rreth 69,770 dollarësh.

Kompania e Elon Musk po hap edhe showroom-in e saj të parë në Mumbai, qyteti financiar i Indisë.

Tregu indian është i treti më i madh në botë për automjetet, por veturat elektrike përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të tyre për shkak të mungesës së infrastrukturës për karikim.

Tesla do të konkurrojë kryesisht me markat gjermane luksoze si BMW dhe Mercedes-Benz në segmentin premium të veturave elektrike.

India synon që deri në vitin 2030, 30% e shitjeve të makinave të jenë elektrike, nga 4% që është aktualisht.

Tesla po ofron Model Y në Indi me çmime më të larta se në SHBA, Kinë dhe Gjermani për shkak të taksave dhe kostove të importit. /Telegrafi/

The post Tesla do tĂ« shesĂ« makina Model Y nĂ« Indi – hap edhe showroom-in e saj tĂ« parĂ« nĂ« Mumbai appeared first on Telegrafi.

xAI e Elon Musk njoftoi një kontratë me Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së me vlerë gati 200 milionë dollarë

Elon Musk njoftoi se kompania e tij xAI ka fituar një kontratë prej afro 200 milionë dollarësh me Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së për zhvillimin dhe përdorimin e mjeteve të Inteligjencës Artificiale.

Kjo kontratë është pjesë e një iniciative më të gjerë ku DoD ka lidhur marrëveshje të ngjashme edhe me Google, Anthropic dhe OpenAI.

Sipas Dr. Doug Matty, zyrtarit kryesor për digjitalizim dhe AI në SHBA, këto bashkëpunime do të përshpejtojnë përdorimin e AI në fushën e mbrojtjes dhe inteligjencës.

xAI është përballur kohët e fundit me kritika pas postimeve problematike të chatbotit të saj Grok, por ka deklaruar se ka rregulluar defektet.

Kontrata me DoD do t’i sigurojĂ« xAI njĂ« burim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« ardhurash pĂ«r tĂ« konkurruar me zhvilluesit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« AI.

Elon Musk po përpiqet të mbështesë xAI-në edhe përmes investimeve të SpaceX dhe aksioneve të Tesla-s. /Telegrafi/

The post xAI e Elon Musk njoftoi një kontratë me Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së me vlerë gati 200 milionë dollarë appeared first on Telegrafi.

17 vjeçarja u dërgua në spital me plumb në kokë, zbardhet ngjarja në Vlorë

Hetimet e policisë kanë zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e hënë në qytetin e Vlorës, ku një 17-vjeçare u dërgua nga familjarët në spital me një plumb në kokë.

Sipas uniformave blu, 17-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetĂ«s pas mosmarrĂ«veshjeve qĂ« kishte nĂ« familje.

Policia e Shtetit bĂ«n me dije se nĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimeve tĂ« drejtuara nga Prokuroria, Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« flagrancĂ« babai i vajzĂ«s, shtetasin S. S., 43 vjeç, banues nĂ« fshatin RomĂ«s. Ai akuzohet veprat penale “Dhuna nĂ« familje” dhe “Shkaktimi i vetĂ«vrasjes”.

Babai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, gjë që e ka detyruar atë në gjendje të rënduar psikologjike të tentojë të vetëvritet me armë zjarri, të dyshuar pistoletë.

Gjithashtu, Ă«shtĂ« proceduar nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« gjyshi i tĂ« miturĂ«s, i cili akuzohet pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armĂ«ve”, pasi dyshohet se ka pasur nĂ« posedim armĂ«n e zjarrit me tĂ« cilĂ«n vajza ka tentuar vetĂ«vrasjen.

Autoritetet vazhdojnë kërkimin për gjetjen e armës së zjarrit, e cila dyshohet të jetë fshehur nga familjarët pas ngjarjes, dhe po kryhen veprime të mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

17-vjeçarja ndodhet në Spitalin e Traumës, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë për jetën.

Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme. /euronews/

 

 

 

The post 17 vjeçarja u dërgua në spital me plumb në kokë, zbardhet ngjarja në Vlorë appeared first on Telegrafi.

Sulmuesi i njohur zviceran po diskutohet si përforcim i mundshëm për Milanin

Milani ka shprehur interesim për sulmuesin e Zvicrës dhe të Monacos, Breel Embolo, ka raportuar Sky Sport Italia.

ZĂ«rat pĂ«r njĂ« transferim tĂ« mundshĂ«m tĂ« Embolos nĂ« ‘San Siro’ kishin nisur qĂ« mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« muaj, kur eksperti Fabrizio Romano zbuloi se sulmuesi i ishte propozuar klubit kuqezi. 

Tani duket se drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të hetojnë më thellë mundësinë e transferimit dhe të shohin nëse mund të arrihet një marrëveshje konkrete. 

Çmimi i kartonit nuk pritet tĂ« jetĂ« shumĂ« i lartĂ«, pasi kontrata aktuale e Embolos me Monacon skadon nĂ« qershor 2026, duke e bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« njĂ« nga shanset e fundit pĂ«r klubin francez pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar financiarisht nga shitja. 

.@acmilan, interesse concreto per Embolohttps://t.co/eUjPftks5y

— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 14, 2025

Sulmuesi 28-vjeçar u transferua te Monaco nga Borussia Monchengladbach për 12.5 milionë euro në verën e vitit 2022, pas eksperiencave të mëparshme me Basel dhe Schalke 04. 

Me përfaqësuesen e Zvicrës, Embolo ka luajtur 77 ndeshje, duke shënuar 18 gola. 

Gjatë sezonit të kaluar, ai zhvilloi 42 paraqitje zyrtare me Monacon, duke kontribuar me shtatë gola dhe nëntë asistime. 

Profili i tij, një sulmues me fuqi fizike dhe shpejtësi, i përshtatet asaj që Milani kërkon për repartin ofensiv në këtë afat kalimtar./Telegrafi/

The post Sulmuesi i njohur zviceran po diskutohet si përforcim i mundshëm për Milanin appeared first on Telegrafi.

Dua Lipa mahnit me format e tonifikuara dhe stilin elegant në postimet e fundit

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me një seri fotografish të reja në Instagram, ku shfaqet në formë të shkëlqyer fizike.

Këngëtarja 29-vjeçare pozoi me një kostum seksi dhe xhinse të gjera, ndërsa në një video të shkurtë nga palestra tregoi muskujt e barkut me reçipeta të zeza dhe geta të ngushta.

NĂ« albumin me titull “pak nga gjithçka”, ajo ndau gjithashtu momente nga udhĂ«timet me helikopter dhe darka elegante me miqtĂ« dhe familjen.

Në disa fotografi, Dua pozon me një fustan të zi të ngushtë që i nxjerr në pah linjat trupore.

Ndërkohë, në këtë postim mungon partneri i saj Callum Turner, megjithëse çifti e konfirmoi zyrtarisht fejesën e tyre këtë muaj.

Gjatë fundjavës, ata u panë të përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje në Hyde Park, Londër.

Në një intervistë të fundit për Vogue UK, Dua pranoi se dëshiron të ketë fëmijë me Callumin, por është e vetëdijshme për sfidat që sjell balancimi i jetës familjare me karrierën në muzikë. /Telegrafi/

The post Dua Lipa mahnit me format e tonifikuara dhe stilin elegant në postimet e fundit appeared first on Telegrafi.

Partia ultra-ortodokse izraelite largohet nga qeveria e Netanyahut për shkak të projektligjit për rekrutimin ushtarak

Një nga partitë ultra-ortodokse të Izraelit, United Torah Judaism, tha se po largohej nga koalicioni qeverisës i kryeministrit Benjamin Netanyahu për shkak të një mosmarrëveshjeje të gjatë mbi dështimin për të hartuar një projektligj për të përjashtuar studentët e yeshiva nga shërbimi ushtarak.

Gjashtë nga shtatë anëtarët e mbetur të United Torah Judaism, i cili përbëhet nga fraksionet Degel HaTorah dhe Agudat Yisrael, shkruan letra dorëheqjeje.

Yitzhak Goldknopf, kryetar i United Torah Judaism, kishte dhënë dorëheqjen një muaj më parë.

Kjo do ta linte Netanyahun me një shumicë shumë të ngushtë prej 61 vendesh në Knessetin ose parlamentin me 120 vende, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Nuk ishte e qartë nëse Shas, një tjetër parti ultra-ortodokse, do të ndiqte një hap të tillë.

Degel HaTorah tha nĂ« njĂ« deklaratĂ« se pas konsultimit me rabinĂ«t e saj kryesorĂ«, “dhe pas shkeljeve tĂ« pĂ«rsĂ«ritura nga qeveria tĂ« angazhimeve tĂ« saj pĂ«r tĂ« siguruar statusin e studentĂ«ve tĂ« shenjtĂ« tĂ« yeshiva qĂ« angazhohen me zell nĂ« studimet e tyre
 (deputetĂ«t e saj) kanĂ« njoftuar dorĂ«heqjen e tyre nga koalicioni dhe qeveria”.

PartitĂ« ultra-ortodokse kanĂ« argumentuar se njĂ« projektligj pĂ«r tĂ« pĂ«rjashtuar studentĂ«t e yeshiva ishte njĂ« premtim kyç nĂ« marrĂ«veshjen e tyre pĂ«r t’u bashkuar me koalicionin nĂ« fund tĂ« vitit 2022. /Telegrafi/

The post Partia ultra-ortodokse izraelite largohet nga qeveria e Netanyahut për shkak të projektligjit për rekrutimin ushtarak appeared first on Telegrafi.

Mot kryesisht i qëndrueshëm në Shqipëri

Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites.

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites.

Nga mesdita e në vijim priten shtime graduale të vranësirave në zonat kodrinore-malore, të cilat herë pas here do të jenë deri të dendura, veçanërisht në lindje dhe në zonën e Alpeve.

Në këto zona parashikohen reshje shiu me karakter të herëpashershëm, ndërsa në relievet e larta malore nuk përjashtohen shtrëngata të izoluara, por me një kohëzgjatje shumë të shkurtër.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi nga 10 deri në 17 m/s.

Deti do të jetë i trazuar lehtë, me valëzim që varion nga 2 deri në 3 ballë./tch/

The post Mot kryesisht i qëndrueshëm në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Aksioni në Theth, Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit.

Kryeministri thotĂ« se forcat xheniere nuk largohen nga Thethi pa hequr edhe “mbeturinĂ«n e fundit” siç e quan ai.

“Ka nisur sot nĂ« Theth me mbĂ«shtetjen e forcave tĂ« xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte tĂ« ekzekutimit tĂ« vendimeve nĂ« ngarkim tĂ« 40 subjekteve qĂ« kishin mbjellĂ« mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – nĂ« dhunim ekstrem tĂ« ligjit pĂ«r zonat e mbrojtura, tĂ« historisĂ« e tĂ« pejsazhit magjepsĂ«s tĂ« asaj zone dhe tĂ« turizmit qĂ« kanĂ« kultivuar nĂ« vite ata qĂ« kanĂ« sakrifikuar pĂ«r ta bĂ«rĂ« Thethin destinacionin qĂ« Ă«shtĂ« sot. Forcat e xhenjos nuk do tĂ« largohen nga Thethi deri kur tĂ« jetĂ« hequr edhe mbeturina e fundit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« mbetet edhe njĂ« godinĂ« masive pĂ«r t’u shembur, qĂ« tĂ« pĂ«rmbyllet ekzekutimi i plotĂ« i vendimeve tĂ« IKMT dhe rikthimi i Thethit nĂ« normalitetin e para kĂ«saj marrĂ«zie kriminale”, ka shkruar Rama nĂ« Facebook.

Ai tutje shtoi se “Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmĂ«ri jetike pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030 nĂ« BE”./Telegrafi/

The post Aksioni në Theth, Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit appeared first on Telegrafi.

Trump: Nuk kam mbaruar me Putinin, megjithëse jam i zhgënjyer me të

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se është i zhgënjyer, por nuk ka mbaruar punë me Vladimir Putinin, në një telefonatë ekskluzive me BBC-në.

Presidenti amerikan u pyet nĂ«se i beson udhĂ«heqĂ«sit rus dhe u pĂ«rgjigj: “Nuk i besoj pothuajse askujt”.

Trump foli disa orë pasi njoftoi planet për të dërguar armë në Ukrainë dhe paralajmëroi për tarifa të ashpra ndaj Rusisë nëse nuk do të kishte marrëveshje armëpushimi brenda 50 ditësh, përcjell Telegrafi.

Në një intervistë të gjerë nga Zyra Ovale, presidenti amerikan gjithashtu mbështeti NATO-n, pasi e kishte përshkruar dikur si të vjetëruar, dhe pohoi mbështetjen e tij për parimin e mbrojtjes së përbashkët të organizatës.

Pasi u takua me shefin e NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, presidenti kaloi një pjesë të konsiderueshme të intervistës duke folur gjerësisht për zhgënjimin e tij me udhëheqësin rus.

Trump tha se kishte menduar se një marrëveshje ishte në plan me Rusinë katër herë të ndryshme.

Dhe kur u pyet nga BBC nĂ«se kishte mbaruar me Putinin, presidenti u pĂ«rgjigj: “Jam i zhgĂ«njyer me tĂ«, por nuk kam mbaruar me tĂ«. Por jam i zhgĂ«njyer me tĂ«â€.

NdĂ«rsa i pyetur se si Trump do ta bĂ«nte Putinin tĂ« “ndalonte gjakderdhjen”, presidenti amerikan tha: “Po punojmĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«â€.

Veç kĂ«saj, ai ka folur edhe rreth NATO-s, tĂ« cilĂ«n e ka kritikuar mĂ« parĂ« si “tĂ« vjetĂ«ruar”.

I pyetur nĂ«se ende mendonte njĂ«jtĂ«, ai tha: “Jo. Mendoj se NATO tani po bĂ«het e kundĂ«rta e kĂ«saj” sepse aleanca po “paguante faturat e veta”.

Ai tha se ende besonte në mbrojtjen kolektive, sepse kjo do të thoshte se vendet më të vogla mund të mbroheshin kundër vendeve më të mëdha. /Telegrafi/

The post Trump: Nuk kam mbaruar me Putinin, megjithëse jam i zhgënjyer me të appeared first on Telegrafi.

Disney pĂ«rgatit rikthimin e Johnny Depp, Orlando Bloom dhe Keira Knightley nĂ« “Pirates of the Caribbean”

Franshiza “Pirates of the Caribbean”, njĂ« nga mĂ« tĂ« suksesshmet nĂ« historinĂ« e kinemasĂ«, mund tĂ« sjellĂ« sĂ«rish nĂ« ekran kastin origjinal: Johnny Depp, Orlando Bloom dhe Keira Knightley.

Sipas njĂ« raportimi tĂ« fundit nga ‘The DisInsider’, Disney Ă«shtĂ« nĂ« diskutime pĂ«r rikthimin e personazheve ikonĂ«, Jack Sparrow, Will Turner dhe Elizabeth Swann, nĂ« filmin e gjashtĂ« tĂ« sagĂ«s.

Në fillimet e saj, kjo aventurë, e prodhuar nga Jerry Bruckheimer, u mbështet te dinamika e tresheve Depp-Bloom-Knightley, duke krijuar një sukses të papritur që u kthye në një fenomen global.

Johnny Depp

Megjithatë, me kalimin e viteve dhe pas largimit të Bloom dhe Knightley, Depp mbeti protagonisti kryesor përkrah aktorëve të tjerë si Geoffrey Rush.

Zërat për rikthimin e mundshëm janë përforcuar edhe nga skena pas titrave të filmit të fundit të sagës, ku Will Turner (Orlando Bloom) dhe Elizabeth Swann (Keira Knightley) shfaqen së bashku.

Në atë skenë, një hije misterioze hyn në dhomën e tyre, duke lënë të kuptohet rikthimi i Davy Jones, një nga antagonistët më të njohur të sagës. Kjo sugjeron një vijim të historisë që përfshin gjithë kastin origjinal.

Aktualisht, pak dihet pĂ«r projektin e ri. Disa burime thonĂ« se regjia do t’i besohet Joachim Ronning, ndĂ«rsa skenari po shkruhet nga Jeff Nathanson.

“Pirates of the Caribbean”

Fansat e sagës presin me padurim që këto spekulime të marrin konfirmim gjatë eventit më të rëndësishëm të Disney, D23 Expo, që do të zhvillohet nga 29 deri më 31 gusht 2025.

Nëse lajmet rezultojnë të vërteta, ky do të ishte një nga rikthimet më të bujshme në historinë e filmave aventurë. /Telegrafi/

The post Disney pĂ«rgatit rikthimin e Johnny Depp, Orlando Bloom dhe Keira Knightley nĂ« “Pirates of the Caribbean” appeared first on Telegrafi.

Ngërçi në Kuvend, sot përpjekja e 47-të për konstituim

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, duke filluar nga ora 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.

Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 46 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, raporton Telegrafi.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetaren të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt. /Telegrafi/

The post Ngërçi në Kuvend, sot përpjekja e 47-të për konstituim appeared first on Telegrafi.

Moti në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 32 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Po ashtu, IHMK njofton se vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të sillen nga 14 deri në 17°C, kurse maksimale nga  28 deri në 32°C.

Ekspertët mjekësor kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin ekspozimin në diell, dhe të kujdes gjatë kohës sa temperaturat janë të larta./Telegrafi/

 

The post Moti në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 32 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

ValĂ«t e tĂ« nxehtit, pĂ«rmbytjet dhe rritja e nivelit tĂ« detit – si po rriten ekstremet e motit nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar?

NdĂ«rsa britanikĂ«t marrin frymĂ« lirisht pas zbutjes sĂ« valĂ«s sĂ« tretĂ« tĂ« tĂ« nxehtit nĂ« vitin 2025, shumĂ« po pyesin veten nĂ«se kjo periudhĂ« moti ekstrem Ă«shtĂ« “normalja e re” nĂ«n ndryshimet klimatike.

I publikuar kĂ«tĂ« mĂ«ngjes, raporti vjetor i vlerĂ«simit tĂ« klimĂ«s i ZyrĂ«s Meteorologjike e konfirmon kĂ«tĂ«: nivelet bazĂ« po ndryshojnĂ«, rekordet thyhen mĂ« shpesh dhe nxehtĂ«sia dhe reshjet ekstreme po “bĂ«hen normĂ«â€, transmeton Telegrafi.

Tre vitet e fundit kanĂ« qenĂ« mĂ« tĂ« nxehtat e regjistruara nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar – me vitin 2024 vitin e katĂ«rt mĂ« tĂ« ngrohtĂ« nĂ« tĂ« dhĂ«nat qĂ« datojnĂ« qĂ« nga viti 1884.

Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar në nivel global, pasi emetimet e gazrave serrë nga djegia e gazit, naftës dhe qymyrit vazhdojnë të rriten, duke ngrohur atmosferën.

“Çdo vit qĂ« kalon Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r hap lart nĂ« trajektoren e ngrohjes nĂ« tĂ« cilĂ«n ndodhet klima jonĂ«â€, thotĂ« Mike Kendon, shkencĂ«tar i klimĂ«s nĂ« ZyrĂ«n Meteorologjike dhe autor kryesor i raportit tĂ« KlimĂ«s pĂ«r Gjendjen e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar.

“VĂ«zhgimet tregojnĂ« se klima jonĂ« nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar tani Ă«shtĂ« dukshĂ«m e ndryshme nga ajo qĂ« ishte vetĂ«m disa dekada mĂ« parĂ«. Tani po shohim rekorde qĂ« thyhen shumĂ« shpesh, ndĂ«rsa shohim ekstreme tĂ« temperaturĂ«s dhe reshjeve qĂ« preken mĂ« shumĂ« nga klima jonĂ« nĂ« ndryshim”, shtoi ai.

Sa është ngrohur Mbretëria e Bashkuar?

Mbretëria e Bashkuar është ngrohur me një shpejtësi prej afërsisht 0.25°C për dekadë që nga vitet 1980, me dekadën më të fundit (2015-2024) 1.24°C më të ngrohtë se 1961-1990, tregon raporti.

Ai bazohet në vëzhgime nga një rrjet prej disa qindra stacionesh meteorologjike në të gjithë vendin, të cilat kanë të dhëna për temperaturën dhe reshjet që shtrihen që nga shekulli i 19-të.

Numri i ditëve me temperatura 5°C mbi mesataren 1961-1990 është dyfishuar për dekadën më të fundit krahasuar me 1961-1990. Për 8°C mbi mesataren numri është trefishuar dhe për 10°C është katërfishuar.

“Ky ritĂ«m ndryshimi dhe grumbullimi i tĂ« dhĂ«nave tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme nuk Ă«shtĂ« njĂ« ndryshim natyror nĂ« klimĂ«n tonĂ«â€, thekson Kendon.

“Studime tĂ« shumta kanĂ« treguar se si emetimet njerĂ«zore tĂ« gazrave serrĂ« po e ngrohin atmosferĂ«n dhe po ndryshojnĂ« motin qĂ« pĂ«rjetojmĂ« nĂ« tokĂ«. Klima jonĂ« nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar tani Ă«shtĂ« dukshĂ«m e ndryshme nga ajo qĂ« ishte vetĂ«m disa dekada mĂ« parĂ«, kjo Ă«shtĂ« e qartĂ« nga vĂ«zhgimet tona”, shtoi Kendon.

A po bëhet më e lagësht Mbretëria e Bashkuar?

NdĂ«rsa klima e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar ngrohet, ajo po bĂ«het edhe mĂ« e lagĂ«sht, sepse çdo 1°C i mundĂ«son atmosferĂ«s tĂ« mbajĂ« rreth 7 pĂ«rqind mĂ« shumĂ« lagĂ«shti – duke çuar nĂ« reshje mĂ« tĂ« dendura shiu.

Raporti tregon se rritja e reshjeve në Mbretërinë e Bashkuar është tërësisht për shkak të një tendence rritëse në gjysmën e vitit të dimrit, nga tetori në mars. Për vitet 2015-2024, gjysma e vitit të dimrit është tani 16 përqind më e lagësht se sa ishte në vitet 1961-1990.

Periudha nga tetori 2023 deri në mars 2024 ishte gjysma e vitit të dimrit më e lagësht e regjistruar ndonjëherë për Anglinë dhe Uellsin në mbi 250 vjet, duke shkaktuar përmbytje të përhapura në Skocinë lindore, Derbyshire, Nottinghamshire dhe Midlands Perëndimore.

Të kuptuarit e trajektores rritëse për temperaturën e lartë dhe reshjet e shiut është jetike, thonë shkencëtarët, pasi këto ekstreme të motit kanë tendencë të shkaktojnë ndikimet më të mëdha në formën e përmbytjeve dhe valëve të nxehtësisë.

“Po pĂ«rjetojmĂ« ngjarje mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« motit nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar pĂ«r shkak tĂ« ndryshimeve klimatike”, thotĂ« shkencĂ«tari kryesor i Met Office, profesor Stephen Belcher.

“Ato janĂ« njĂ« kujtesĂ« e fuqishme e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sonĂ« ndaj qytetarĂ«ve tani dhe ndaj brezave tĂ« ardhshĂ«m, pĂ«r tĂ« pĂ«rshpejtuar pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« pĂ«rshtatur shoqĂ«rinĂ« dhe infrastrukturĂ«n tonĂ« pĂ«r t’u pĂ«rballur me kĂ«to ekstreme tĂ« motit”, shtoi Belcher.

Vëzhgimet aktualisht nuk sugjerojnë që Mbretëria e Bashkuar po bëhet më erëra ose më e stuhishme, megjithëse stuhitë patën një ndikim shkatërrues në vitin 2024. Paralajmërime të kuqe u lëshuan për stuhinë Isha në janar dhe stuhinë Darragh në dhjetor, vëren raporti; një kujtesë se stuhi të tilla janë një pjesë e brendshme e klimës për shkak të pozicionit të Mbretërisë së Bashkuar në rrugën e stuhive të Atlantikut.

Niveli i detit në Mbretërinë e Bashkuar po rritet më shpejt se mesatarja globale

Për herë të parë, raporti thekson gjithashtu se si niveli i detit në Mbretërinë e Bashkuar po rritet më shpejt se mesatarja globale.

Të dhënat e matësve të baticave që nga vitet 1900 ofrojnë prova vëzhguese se rritja e nivelit të detit rreth Mbretërisë së Bashkuar po përshpejtohet, me dy të tretat e rritjes së vëzhguar të nivelit të detit gjatë asaj periudhe që kanë ndodhur vetëm gjatë tre dekadave të fundit.

Kjo pĂ«rkeqĂ«son ndikimin e stuhive – siç Ă«shtĂ« stuhia Kathleen nĂ« prill 2024, e cila pĂ«rkoi me baticat pranverore dhe u ndikua nga nivelet e larta mesatare tĂ« detit nĂ« sfond.

“Ngjarjet e valĂ«ve tĂ« stuhive qĂ« pĂ«rjetoi MbretĂ«ria e Bashkuar nĂ« vitin 2024 demonstrojnĂ« potencialin qĂ« MbretĂ«ria e Bashkuar tĂ« preket nga pĂ«rmbytjet bregdetare”, thotĂ« Dr. Svetlana Jevrejeva nga Qendra KombĂ«tare e OqeanografisĂ«.

“NdĂ«rsa nivelet e detit vazhdojnĂ« tĂ« rriten rreth MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, ky rrezik vetĂ«m do tĂ« rritet mĂ« tej”, shton ajo, dhe “siç e dimĂ« nga ngjarjet historike, Ă«shtĂ« vetĂ«m çështje kohe derisa MbretĂ«ria e Bashkuar tĂ« jetĂ« e radhĂ«s nĂ« rrugĂ«n e njĂ« ngjarjeje tĂ« madhe valĂ«sh stuhie”.

Shenja të tjera të ndryshimit të klimës në Mbretërinë e Bashkuar

Edhe pse të gjithë britanikët janë të ndjeshëm ndaj valëve të nxehtësisë në verë, për dashamirësit e natyrës që janë të vëmendshëm, shenjat e ndryshimit të klimës janë të shumëfishta.

Koha e aktivitetit sezonal në bimë dhe kafshë (e njohur si fenologji) është regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar nga një rrjet vullnetarësh. Të dhënat e tyre tregojnë se pranvera e vitit 2024 ishte më herët se mesatarja për 12 nga 13 ngjarjet e pranverës të monitoruara.

Ishte gjithashtu më e hershmja në seri (nga viti 1999-2024) si për shfaqjen e vezëve të bretkosave ashtu edhe për folezimin e mëllenjave.

“Duke parĂ« tĂ« dhĂ«nat e fenologjisĂ«, mund tĂ« shohim shembuj se si natyra po i pĂ«rgjigjet si motit, nĂ« afat tĂ« shkurtĂ«r, ashtu edhe klimĂ«s, nĂ« afat tĂ« gjatĂ«â€, thotĂ« Dr. Judith Garforth nga Woodland Trust.

“PĂ«r shembull, moti veçanĂ«risht i ngrohtĂ« nĂ« shkurt tĂ« vitit 2024 rezultoi nĂ« shikimin mĂ« tĂ« hershĂ«m mesatar tĂ« vezĂ«ve tĂ« bretkosave nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar qĂ« nga fillimi i serisĂ« nĂ« vitin 1999; por nĂ« planin afatgjatĂ«, lulĂ«zimi i lajthisĂ«, i cili mund tĂ« ndodhĂ« qĂ« nĂ« dhjetor, po fillon tĂ« tregojĂ« njĂ« trend nĂ« rritje gjatĂ« tĂ« gjithĂ« 26 viteve tĂ« serisĂ« sĂ« tĂ« dhĂ«nave”, shtoi Garforth.

“Ky raport nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« regjistrim i ndryshimit, por njĂ« thirrje pĂ«r veprim”, thotĂ« Profesor Liz Bentley, Drejtore Ekzekutive e ShoqĂ«risĂ« MbretĂ«rore Meteorologjike.

“[Ai] tregon qartĂ« se sa shpejt po evoluon klima jonĂ« pĂ«r tĂ« informuar politikat, planifikimin e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« dhe pĂ«rshtatjen”, shtoi pĂ«r fund Bentley. /Telegrafi/

 

 

 

The post ValĂ«t e tĂ« nxehtit, pĂ«rmbytjet dhe rritja e nivelit tĂ« detit – si po rriten ekstremet e motit nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar? appeared first on Telegrafi.

Interesim i madh pĂ«r t’u bĂ«rĂ« polic, trajnimi nĂ« akademi pritet tĂ« kthehet nĂ« 6 muaj

Për 350 vende në Policinë e Kosovës kanë aplikuar afro 6900 qytetarë në konkursin e fundit, i cili u mbyll së fundmi. Sipas njohësve të kësaj fushe, kjo po bëhet më shumë për të hyrë në punë të shtetit shkaku i stabilitetit më të madh, ndërkaq trajnimi i tyre do të zgjatet në 6 muaj, siç kishte qenë më herët.

ShumĂ« shpejt pritet qĂ« KosovĂ«s t’i shtohen edhe 350 policĂ« tĂ« rinj.

Kjo pasi që sapo është mbyllur konkursi i hapur nga Policia e Kosovës.

Megjithatë, për këto pozita do të zhvillohet një garë e ashpër, meqenëse numri i aplikimeve është goxha i madh

“NĂ« konkursin pĂ«r zyrtarĂ« policorĂ«, qĂ« ka qenĂ« i hapur nga data 17 qershor deri mĂ« 7 korrik, kanĂ« aplikuar gjithsej 6818 veta, prej tyre 5569 meshkuj dhe 1249 femra.”

Por, si shpjegohet një interesim kaq i madh për një numër të kufizuar të të pranuarve?

“QytetarĂ«t e KosovĂ«s e kanĂ« njĂ« pĂ«rshtypje qĂ« domosdo duhet tĂ« jenĂ« tĂ« punĂ«suar nĂ« njĂ« punĂ« tĂ« shtetit, e cila Ă«shtĂ« njĂ« qasje e gabuar e djemve dhe vajzave tĂ« reja, sepse njĂ« punĂ« e shtetit nuk sjell edhe njĂ« punĂ« tĂ« sigurt, njĂ« punĂ« e shtetit nuk tĂ« sjell tĂ« ardhura tĂ« mjaftueshme dhe tĂ« sigurta pĂ«r tĂ« jetuar”, tha Visar Rrecaj, ish-zyrtar i PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s

E pas rastit të fundit në Lipjan, ku një qytetar ndërroi jetë, e dyshimet janë që kanë kaluar kompetencat e tyre zyrtarët policorë, si pasojë e mos profesionalizmit të tyre dhe mos përgatitjes së tyre të mjaftueshme në Akademinë e Policisë, e cila momentalisht zgjatë afro 3 muaj, nga 6 sa ka qenë, sipas Rrecajt, ka qenë një gabim.

“Trajnimet kryhen, por koha gjatĂ« sĂ« cilĂ«s ata i kryejnĂ« kĂ«to trajnime, nuk mjafton qĂ« kĂ«to trajnime tĂ« kthehen nĂ« shprehi, sepse trajnimet fizike e psikike duhet tĂ« pĂ«rsĂ«riten shumĂ« gjatĂ«, deri tĂ« kthehen nĂ« shprehi”, tha Visar Rrecaj, ish-zyrtar i PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s

Televizioni Dukagjini ka pyetur Policinë nëse trajnimi në Akademinë Policore do të kthehet në 6 muaj prej gjeneratës së re e tutje, nga 3 muaj sa është aktualisht, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Megjithatë, prej burimeve të saj televizioni mëson se një gjë e tillë do të ndodhë.

Pritshmëri të tilla ka edhe ish-nënkoloneli Refki Morina.

“Trajnimi qĂ« ka qenĂ« 3 muaj, shumĂ« shpejt do tĂ« kthehet nĂ« 6 muaj. NĂ« bazĂ« tĂ« informacioneve qĂ« kemi, do tĂ« kenĂ« trajnime tĂ« mjaftueshme si pĂ«r armĂ« dhe tĂ« tjerat, dhe duhet t’i kushtohet rĂ«ndĂ«si shumĂ« edhe trajnimeve qĂ« do tĂ« kryhen pas AkademisĂ«, sidomos nĂ« punĂ«n e tyre fushore 19-javore”, tha Refki Morina, Ish-nĂ«nkolonel nĂ« PolicinĂ« e KosovĂ«s .

Ani pse zyrtarisht nuk është thënë, si arsye për shkurtimin e trajnimit është përmendur në opinionin publik nevoja që policët e rinj të dalin në terren meqë, sipas diskutimeve, ka pasur mungesë të tyre./RTV Dukagjini/

The post Interesim i madh pĂ«r t’u bĂ«rĂ« polic, trajnimi nĂ« akademi pritet tĂ« kthehet nĂ« 6 muaj appeared first on Telegrafi.

❌