Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Drenas, anulohet konkursi për pozitat e lira në arsim

Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët se, për shkak të numrit të madh të aplikimeve dhe mbingarkesës në Sistemin për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Arsim (SIMBNJ), janë evidentuar disa lëshime teknike gjatë procesit.

Për këtë arsye, anulohet Konkursi me numër referent RN00018002, i datës 12.06.2025, për pozitat e lira të punës në sektorin e arsimit.

Informacione të reja lidhur me hapjen e konkursit do të publikohen së shpejti në faqen zyrtare të Komunës dhe ne sistemin e SIMBNJ-së./Telegrafi/

 

 

The post Drenas, anulohet konkursi për pozitat e lira në arsim appeared first on Telegrafi.

Pas një përleshjeje në Prishtinë, njëri nga të përfshirët sulmoi policin gjatë arrestimit

Dy persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:47, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë intervenimit të zyrtarëve policorë njëri nga të dyshuarit ka sulmuar zyrtarin policor i cili ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë intervenimit të zyrtarëve policorë, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar viktimën mashkull kosovar/zyrtarin policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Pas një përleshjeje në Prishtinë, njëri nga të përfshirët sulmoi policin gjatë arrestimit appeared first on Telegrafi.

A është Liga Premier shpëtim për Rodrygon – katër klube duan shërbimet e brazilianit

Rodrygo po kërkon hapin e madh dhe mund të largohet së shpejti nga Real Madridi duke konsideruar një transferim në Ligën Premier.

Tottenham, Liverpool, Man City dhe Arsenal janë shumë të interesuar, ndërsa çmimi i tij arrin mbi 90 milionë euro. Në moshën 24-vjeçare, Rodrygo është tashmë një lojtar i njohur dhe i konfirmuar në arenën ndërkombëtare.

Por sezoni i fundit në Real Madrid nuk ishte i lehtë për të. Me ardhjen e Kylian Mbappes, roli i tij ndryshoi dhe ai u përdor më shumë si sulmues krahu, një pozitë që nuk nxjerr në pah gjithë talentin e tij.

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, i dha pak hapësirë në fushë, dhe kjo e bëri që Rodrygo të kërkojë një ambient ku të ketë më shumë rëndësi dhe të përcaktojë vetë rolin e

Me aftësitë e tij, ai mund të bëhet superylli që shumë klube po e kërkojnë në Angli.

Kjo verë mund të jetë koha e tij për të shkëlqyer në Angli dhe për të ndërtuar një kapitull të ri në karrierë, duke u bërë një prej yjeve më të mëdhenj brazilianë që kanë luajtur ndonjëherë në Ligën Premier . /Telegrafi/

The post A është Liga Premier shpëtim për Rodrygon – katër klube duan shërbimet e brazilianit appeared first on Telegrafi.

Tragjedi ajrore në Kaliforni, rrëzohet aeroplani privat – tre të vdekur

Tre persona që vdiqën në rrëzimin e një aeroplani të vogël në brigjet e Montereyt, Kaliforni, janë identifikuar, konfirmoi Zyra e Sherifit të Qarkut Monterey.

Sipas një deklarate zyrtare, viktimat ishin 60-vjeçari Steve Eugen Claterbuck, 36-vjeçari James Vincent dhe 44-vjeçarja Jammie Lee Tabscott.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se aeroplani ishte një Beechcraft B-55 Baron me dy motorë.

Fillimisht, hetimi konsideroi tre pasagjerë të zhdukur.

Stacioni i Montereyt, i pajisur me një anije shpëtimi 8.8 metra të gjatë, iu bashkua kërkimeve, duke mbërritur në vendngjarje rreth 15 minuta pas thirrjes.

Sipas një deklarate të Rojës Bregdetare, Anija e Zjarrfikësve e Montereyt 12 gjeti pasagjerin e parë, i cili ishte pa ndjenja.

Trupat e dy viktimave të mbetura u gjetën midis orës 6:31 dhe 9:08 të mëngjesit, gjithashtu pa ndjenja.

Një ekzaminim i detajuar do të fillojë pasi të gjenden rrënojat e aeroplanit dhe më pas do të kryhet një analizë e detajuar teknike. /Telegrafi/

The post Tragjedi ajrore në Kaliforni, rrëzohet aeroplani privat – tre të vdekur appeared first on Telegrafi.

Në Kuvendin e RMV-së, debat për amendamentet mbi ligjet për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare

Sot në Kuvendin e RMV-së seancë do të mbajnë komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për mbrojtje dhe siguri, për transport, transformim dixhital, mjedis dhe planifikim hapësinor, si dhe Komisioni Ligjor dhe Legjislativ.

Në rendin e ditës të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport është debati për amendamentet mbi Projektligjin për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare. Sipas informacioneve nga faqja e internetit e parlamentit, janë paraqitur 22 amendamente.

Një projektvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit, lexim i dytë, është në rendin e ditës të Komisionit për mbrojtje dhe siguri.

Dy amendamente janë paraqitur për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Strehim, gjithashtu në lexim të dytë, i cili është në rendin e ditës të Komisionit për transport, transformim dixhital, mjedis dhe planifikim hapësinor./Telegrafi/

The post Në Kuvendin e RMV-së, debat për amendamentet mbi ligjet për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare appeared first on Telegrafi.

Policia në Ferizaj ka shqiptuar 1,634 gjoba ndaj shoferëve në trafik, pezulloi 12 patentë shoferë për një javë

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë javës së kaluar, nga data 21-27.07.2025, janë shqiptuar 1,634 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 12 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 73 aksidente, nga të cilat: – 27 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 33 persona, 46 aksidente me dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq siç thuhet në njoftim Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. /Telegrafi/

The post Policia në Ferizaj ka shqiptuar 1,634 gjoba ndaj shoferëve në trafik, pezulloi 12 patentë shoferë për një javë appeared first on Telegrafi.

“Mos e ngarkoni Yamalin me krahasime me Messin” – Guardiola i prerë për talentin që kanë dyshja

Trajneri i Manchester Cityt dhe legjenda e Barcelonës, Pep Guardiola, ka reaguar ndaj krahasimeve të shumta që po i bëhen Lamine Yamalit me Lionel Messin, duke u bërë thirrje tifozëve dhe mediave që t’i japin kohë yllit të ri për t’u zhvilluar në mënyrë natyrale.

Yamal, i cili së fundmi mori fanellën me numrin ikonik 10 në Barcelonë — atë që dikur e mbante vetë Messi, shihet si një prej talenteve më premtues në “Camp Nou” dhe një pasardhës potencial i legjendës argjentinase.

Megjithatë, Guardiola mendon se është shumë herët për tërhequr paralele të tilla, por nuk i sheh të dëmshme, pasi vlerësohet talenti i spanjollit të ri.

“Duhet ta lëmë Lamine Yamal të ndjekë rrugën e vet dhe, pas 15 vitesh karrierë, mund të gjykojmë nëse është më i mirë se Messi apo jo”.

“Fakti që ai krahasohet me Messin është, në vetvete, diçka e madhe. Është si të krahasosh një piktor me Van Goghun”, shtoi Guardiola.

Megjithatë, ai paralajmëroi për nevojën që Yamal të qëndrojë me këmbë në tokë. Paraqitja e tij e fundit kundër Vissel Kobe nuk ishte në nivelin e zakonshëm, duke kujtuar se ende ka hapësirë për përmirësim.

“Ai ka gjithçka që i duhet për të lulëzuar. Por duhet kohë, përkushtim dhe qëndrueshmëri. Të mos nxitojmë”, ka thënë Guoardiola. /Telegrafi/ 

The post “Mos e ngarkoni Yamalin me krahasime me Messin” – Guardiola i prerë për talentin që kanë dyshja appeared first on Telegrafi.

Vrasja makabre e 55-vjeçarit nga e bija dhe i dashuri i saj, autorëve të dyshuar pritet t’i jepet sot masa e sigurisë

Ditën e sotme pritet të mbahet seanca e parë gjyqësore për vrasjen makabre të 55-vjeçarit Anesti Rama në Frashër të Fierit.

Tre të akuzuarit, vajza, i dashuri i saj dhe nëna e 26-vjeçares, njëkohësisht edhe bashkëshortja e të ndjerit, pritet t’u komunikohet masa e sigurisë.

Ata akuzohen për vrasjen e Anesti Rama, teksa disa orë pas ngjarjes u zbuluan detaje të rënda nga vrasja.

26-vjeçarja ka mbytur me tel babanë e saj, teksa ndodheshin në banesën e viktimës.

Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.

Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve./tch/

The post Vrasja makabre e 55-vjeçarit nga e bija dhe i dashuri i saj, autorëve të dyshuar pritet t’i jepet sot masa e sigurisë appeared first on Telegrafi.

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, i jep jetë sipërmarrjeve bujqësore e turistike

Aksi rrugor Ura e Çerenecit – Zgosht rreth 47 km e gjatë që lidh Dibrën me Elbasanin, hap një perspektivë të re duke transformuar qasjen ndaj zhvillimit rural dhe turizmit malor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale pamje pas përfundimit të punimeve të këtij segmenti, investim me rëndësi që përmirëson ndërlidhjen mes dy qarqeve.

“Me rrugën e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që jo vetëm lidh Dibrën me Elbasanin, por krijon një korridor të ri lindor duke sjellë më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike”, shprehet Rama.

Rruga e re pritet të sjellë një ndikim direkt pozitiv në zhvillimin ekonomik, bujqësor e turistik duke përmirësuar mundësinë e hyrje-daljeve për komunitetin, fermerët dhe ndërmarrje të tjera ekonomike, për turistë drejt destinacioneve në Shqipërinë lindore, duke përfshirë zona të reja turistike si Parku Shebenik-Jabllanicë në Librazhd dhe zonat kulturore, natyrore e historike në qarkun e Dibrës.

Me planin për hapjen e një pike kufitare të re në Urën e Bushtricës, pjesë e Korridorit 8, për ndërtimin e të cilës po punojnë si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut, do t’u krijohet mundësi banorëve të këtyre, zonave që kalojnë në segmentin Zgosht-Ura e Çerenecit, të lëvizin më shpejt. /Telegrafi/

The post Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, i jep jetë sipërmarrjeve bujqësore e turistike appeared first on Telegrafi.

Katër të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kinën veriore

Shirat e rrëmbyeshëm u intensifikuan rreth Pekinit dhe provincave të afërta të tij, me katër persona të vrarë në një rrëshqitje dheu në Hebein verior dhe tetë të zhdukur, ndërsa autoritetet paralajmëruan për përkeqësim të kushteve dhe rritje të rreziqeve nga fatkeqësitë në ditët në vijim.

Autoritetet zhvendosën më shumë se 4,400 persona ndërsa shiu kolosal vazhdoi të godiste zonën periferike të Miyun në Pekin duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje dheu dhe duke prekur shumë fshatra.

Ndërprerjet e energjisë elektrike po prekin gjithashtu më shumë se 10,000 njerëz në zonë, shkruan Reuters.

Kina Veriore ka parë reshje rekord në vitet e fundit, duke i ekspozuar qytetet me popullsi të dendur, përfshirë Pekinin, ndaj rreziqeve të përmbytjeve.

Disa shkencëtarë e lidhin rritjen e reshjeve në veriun zakonisht të thatë të Kinës me ngrohjen globale.

Observatori Qendror Meteorologjik i Kinës tha se reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë të përmbysin Kinën veriore gjatë tre ditëve të ardhshme.

Pekini lëshoi alarmin e nivelit më të lartë për përmbytje.

Ndryshe, stuhitë janë pjesë e një modeli më të gjerë të motit ekstrem në të gjithë Kinën për shkak të musoneve të Azisë Lindore, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje në vend. /Telegrafi/

The post Katër të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kinën veriore appeared first on Telegrafi.

Zjarr në një banesë në Pogradec, 52-vjeçarja humb jetën nga asfiksia

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Pogradecit. Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në një banesë.

Sipas informacioneve të para nga policia, dyshohet se si pasojë e asfiksimit nga tymi ka humbur jetën një grua 52-vjeçare, banuese në këtë adresë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe po vijojnë punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Njoftimi i policisë;

Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./euronewsalbania/

 

The post Zjarr në një banesë në Pogradec, 52-vjeçarja humb jetën nga asfiksia appeared first on Telegrafi.

Cili është sekreti i pamjes gjithmonë të kuruar të 80-vjeçares Helen Mirren – thyen rregullat e modës dhe injoron trendet

Duke thyer rregullat, injoruar trendet dhe duke e mbajtur modën, Helen Mirren tregon se mosha nuk ndikon në stilin jetëgjatë.

Konkretisht, kjo aktore 80-vjeçare është shpesh e pranishme në ekranin e madh, dhe gjatë gjithë karrierës së saj ka fituar një Oscar, katër çmime BAFTA, një çmim TONY dhe pesë çmime Emmy, dhe roli i saj më domethënës është ai i Mbretëreshës Elizabeth II në filmin e vitit 2006 “The Queen”.

Pavarësisht roleve, Mirren njihet për zellin e saj për jetën dhe qëndrimin ndaj standardeve të bukurisë dhe plakjes. Zgjedhjet e modës janë shpesh të përjetshme dhe të guximshme, dhe ajo gjithashtu tregon një dashuri për kujdesin e duhur. Stili i saj gjithashtu nuk ka ndryshuar edhe pas më shumë se 50 vitesh në skenën publike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Telegraph (@telegraph)

Sipas Rachel Fanconit, stilistes së Helen Mirren, e cila kaloi 20 vjet me të, pamja e saj ka filluar gjithmonë me vetëbesim.

Për tapetin e kuq, Helen shpesh zgjedh fustane joshëse, ndërsa për momente më modeste zgjedh kostume me pantallona.

“Qasuni modës pa frikë. Mendoj se gjërat që ndihen moderne ju bëjnë super të rëndësishëm”, tha Fanconi.

Gjithashtu, Helen nuk i përmbahet standardeve të bukurisë të shoqërisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për plakjen, kështu që ajo refuzon t’i presë flokët e saj të gjatë shkurt dhe t’i lyejë flokët e saj gri.

Foto: EPA-EFE

“Më pëlqen fakti që ishte disi kundër rregullave që gratë e moshës sime të kishin flokë të gjatë. Ekziston një rregull i pathënë që nuk duhet të kesh flokë të gjatë, ose nëse i ke, duhet t’i kesh të lidhur në topuz. Por mendoj se gjetja e vetëbesimit është këshilla më e mirë e bukurisë”, tha Mirren për British Vogue në vitin 2023.

Për të qëndruar vitale, ylli i famshëm theksoi se që nga viti 2014 ka praktikuar ushtrime 12-minutëshe që përfshijnë prekjen e gishtërinjve të këmbëve, lëvizje me duar dhe ulje-ngritje.

“Këto janë ushtrime që i bëj herë pas here, ato të ndihmojnë shumë që të vish në formë”, tha ndër tjerash ajo. /Telegrafi/

The post Cili është sekreti i pamjes gjithmonë të kuruar të 80-vjeçares Helen Mirren – thyen rregullat e modës dhe injoron trendet appeared first on Telegrafi.

Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen dhe identifikimin e një 33-vjeçari që dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 14:30, viktima dyshohet se është hedhur në liqen për t’u larë dhe që atëherë nuk është parë më të dalë në sipërfaqe.

“E saktë është që një person ka kërcy nga ura dhe nuk ka dal nga uji. Në vend të ngjarjes janë njësitet policore dhe emergjenca, janë thirrë njësia e zhytsave”, ka thënë shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza.

Në kërkim të tij janë angazhuar edhe njësitet e Shoqatës për Kërkim-Shpëtim të Kosovës, të cilët po punojnë në terren për të ndihmuar në gjetjen e trupit.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është angazhuar sot, më 27 Korrik 2025, në operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, për identifikimin dhe gjetjen e një personi 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur.

Kërkimet janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe ekipet specializuese të terrenit dhe zhytjes. Ekipi ynë po vazhdon me përkushtim maksimal për të ofruar ndihmë në këtë situatë të rëndë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se kërkimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e trupit./Telegrafi/

 

 

The post Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit appeared first on Telegrafi.

Shkencëtarët zbulojnë fosilin e një dinosauri që mund të ketë cicëruar si zog

Shkencëtarët kanë zbuluar një fosil dinosauri në Kinë që mund të ketë bërë tinguj të ngjashëm me cicërimat e zogjve, gjë që mund të nënkuptojë se rrënjët e këngës së zogjve janë shumë më të vjetra nga sa mendohej më parë.

Në një punim të botuar në revistën PeerJ, një ekip ndërkombëtar paleontologësh përshkruan një fosil 163 milionë vjeçar të gjetur në provincën Hebei të Kinës.

Dinosauri, të cilin e quajtën Pulaosaurus qinglong, ishte vetëm 72 centimetra i gjatë dhe fosili është ruajtur pothuajse plotësisht, duke u dhënë studiuesve një vështrim tepër të detajuar në anatominë e tij – duke përfshirë një fyt që çuditërisht i ngjan atij të një zogu.

“Edhe kur keni një skelet dinosauri të ruajtur mirë, kockat individuale të shoqëruara me kafkën rrallë ruhen”, tha paleontologu Xing Xu i Akademisë Kineze të Shkencave në Pekin për New York Times.

“Këto kocka janë shumë të holla, të ndjeshme dhe të vështira për t’u ruajtur.”

Tek vertebrorët, organet vokale mbrojnë rrugët e frymëmarrjes dhe prodhojnë tinguj – nga fishkëllimat dhe rënkimet deri te një sërë vokalizimesh të tjera.

Tek shumica e zvarranikëve modernë, këto organe janë të thjeshta dhe të përbëra nga kërc.

Nga ana tjetër, zogjtë kanë struktura të ndjeshme, kockore dhe fleksibile që lejojnë një larmi të gjerë tingujsh.

Fyti i Pulaosaurusit duket të jetë një pikë kalimtare midis këtyre dy botëve.

Kjo ngre mundësinë që rrënjët e këngës së zogjve të shkojnë më shumë se 230 milionë vjet më parë. /Telegrafi/

The post Shkencëtarët zbulojnë fosilin e një dinosauri që mund të ketë cicëruar si zog appeared first on Telegrafi.

Mot me shi dhe shkarkime rrufesh gjatë kësaj jave në Kosovë

Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kjo javë do të karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm. Pritet të ketë vranësira të  herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të  shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e hënë, moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat do të shoqëruara me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të sillen nga  15 – 18°C, kurse, temperaturat maksimale nga 27-31°C

Gjithashtu, bëhet e ditur se do të fryj erë lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit./Telegrafi/

The post Mot me shi dhe shkarkime rrufesh gjatë kësaj jave në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Bukë me miell misri dhe miell pa gluten – Ideale për dietën tuaj

Me pak përbërës të thjeshtë dhe pa shumë mundim, mund të përgatisni një bukë të shëndetshme që do t’i pëlqejë gjithë familjes

Më poshtë gjeni udhëzimet e detajuara për t’u nisur menjëherë në këtë aventurë gatimi.

Përbërësit:

▪ 300 g Miell Schär Mix B (miell universal pa gluten)
▪ 100 g Miell misri (pa gluten)
▪ 1 pako (7 g) maja të thatë Schär
▪ 1 lugë çaji kripë
▪ 1 lugë çaji sheqer
▪ 350 ml ujë të ngrohtë (jo i nxehtë)
▪ 3 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
▪ 2 lugë gjelle fara (susam, luledielli, kungulli ose një miks)
▪ 1 lugë gjelle fara chia ose fara liri (opsionale, për më shumë shëndet)

Udhëzimet:

Në një tas të madh, përzieni miellin Schär Mix B dhe miellin e misrit.

Shtoni kripën dhe sheqerin dhe përzieni mirë.

Në një enë tjetër, shpërndani majanë e thatë në ujë të ngrohtë. Lëreni për 5 minuta derisa të aktivizohet dhe të formohet një shtresë shkumë në sipërfaqe.

Shtoni majanë e aktivizuar dhe vajin e ullirit në përzierjen e miellit.

Filloni të punoni brumin me lugë druri, pastaj me duar, deri sa të formohet një brumë i butë dhe pak i ngjitshëm. Nëse brumi është shumë i thatë, shtoni pak ujë; nëse është shumë i lagësht, shtoni pak miell Schär.

Mbulojeni tasin me një pecetë të pastër dhe lëreni të pushojë në një vend të ngrohtë për rreth 1 orë, derisa brumi të dyfishohet në masë.

Ngrohni furrën në 220°C (me ventilim).

Vendosni brumin në një tavë të mbuluar me letër pjekjeje, formoni një bukë ovale dhe spërkateni sipër me farat e përziera.

Piqni në furrë për 30-35 minuta, derisa buka të marrë një ngjyrë të artë dhe të jetë e fortë kur e trokitni poshtë.

Lëreni të ftohet plotësisht para se ta prisni.

Këshilla shtesë: Kjo bukë është e shkëlqyer për mëngjes me gjalpë kikiriku ose për sandviçë gjatë ditës.

Nëse dëshironi, mund të shtoni edhe 1 lugë gjelle fara chia ose fara liri për vlera më të larta ushqyese.

Për ta ruajtur më gjatë, mbajeni në një qese letre ose në një kuti bukë dhe mos e lini në frigorifer pasi tharjet janë më të shpejta aty.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Bukë me miell misri dhe miell pa gluten – Ideale për dietën tuaj appeared first on Telegrafi.

Vajza që sfidoi mjekët: Nga operacionet në sy te titulli evropian – rrëfimi mahnitës i Hannah Hampton

Hannah Hampton ka shkruar një kapitull të jashtëzakonshëm në historinë e futbollit evropian, duke u bërë heroinë e Anglisë në finalen e Euro 2025 kundër Spanjës.

Portierja 24-vjeçare, e cila në fëmijëri u këshillua nga mjekët të mos luante kurrë futboll për shkak të një problemi serioz në sy, sot i udhëhoqi “Luaneshat” drejt titullit, duke pritur dy penallti vendimtare.

E diagnostikuar me strabizëm që në lindje dhe pas disa operacioneve për të përmirësuar shikimin, Hampton kurrë nuk ka pasur një perceptim të plotë të thellësisë – një problem serioz për çdo sportist, e veçanërisht për një portiere. Por ajo refuzoi të dorëzohej dhe e ktheu çdo pengesë në motivim.

 

Hannah Hampton was once told she’d never play football due to a serious eye condition, undergoing multiple operations as a child.

She’s just saved two penalties to win England the Euros. An inspiration to all 🏆❤ pic.twitter.com/FRV2XjRR2j

— Football on TNT Sports (@footballontnt) July 27, 2025

“Nga e vogël më është thënë se futbolli nuk ishte për mua. Por gjithmonë kam dashur të provoj të kundërtën”, kishte deklaruar Hampton para turneut.

Dhe sot, ajo e vërtetoi më shumë se kurrë. Në një finale dramatike që u vendos pas penalltive, Hampton priti goditjet e Mariona Caldentey dhe Aitana Bonamati, ndërsa Salma Paralluelo fjuajti jashtë, duke e mbyllur serinë me vetëm një gol të pësuar dhe duke siguruar titullin e dytë radhazi për Anglinë në Evropë.

 

🧱 England’s hero: Hannah Hampton 🧱 pic.twitter.com/czoi59vDJ5

— B/R Football (@brfootball) July 27, 2025

Rrugëtimi i saj deri këtu ka qenë i mbushur me sfida. E përjashtuar për një kohë nga kombëtarja pas triumfit në Euro 2022, Hampton kaloi momente të vështira edhe jashtë fushës. U përball me kritika për sjelljen dhe për pak sa nuk u tërhoq nga sporti. Por në vend që të dorëzohej, ajo punoi në heshtje dhe riktheu vetëbesimin nën drejtimin e trajneres Emma Hayes te Chelsea.

Me një sezon të jashtëzakonshëm në klub – ku ndihmoi Chelsean të fitojë tripletën pa asnjë humbje – Hampton u rikthye fuqishëm në kombëtare dhe në maj u konfirmua si portierja numër një e Anglisë, duke trashëguar dorezat nga legjenda Mary Earps.

 

back to back. pic.twitter.com/UztquqXGcL

— Hannah Hampton (@hannahhampton_) July 27, 2025

Fitorja e Anglisë 3-1 në penallti ishte fryt i një përpjekjeje ekipore, por ishte guximi, qetësia dhe reflekset e Hannah Hampton që vendosën ndeshjen. Nga një vajzë që iu tha të mos luante kurrë futboll, në simbol të qëndresës, inspirimit dhe suksesit – ky është rrëfimi i një kampioneje të vërtetë. /Telegrafi/ 

The post Vajza që sfidoi mjekët: Nga operacionet në sy te titulli evropian – rrëfimi mahnitës i Hannah Hampton appeared first on Telegrafi.

Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca dhe pse ka rëndësi?

Vëzhguesit theksojnë se duke njohur Palestinën, presidenti francez Emmanuel Macron shpreson të bëjë presion mbi aleatët e tij evropianë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Italinë, që të marrin një qëndrim dhe të ringjallin zgjidhjen e dështuar prej kohësh me dy shtete.

Qoftë i parë si i pamatur apo i guximshëm, vendimi i Macron për të njohur Palestinën si shtet mund të ketë disa pasoja në të ardhmen.

Presidenti francez tha në një letër drejtuar presidentit Palestinez Mahmoud Abbas se do ta formalizojë vendimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

“Franca do të mbështesë zbatimin e zgjidhjes me dy shtete, Izraeli dhe Palestina, që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”, tha Macron.

“Kjo zgjidhje është e vetmja rrugë përpara që na lejon t’u përgjigjemi aspiratave legjitime të izraelitëve, si dhe të palestinezëve”, shtoi ai.

Por çfarë do të thotë njohja e Palestinës? Pse ka rëndësi? Dhe çfarë ka të ngjarë të ndodhë?

Çfarë do të thotë?

Franca është vendi më i fuqishëm në Evropë që ka thënë se do të njohë një shtet palestinez, duke u bashkuar së shpejti me 147 shtetet që e kanë bërë tashmë këtë.

Ajo gjithashtu do t’u bashkohet 11 vendeve evropiane që njohin zyrtarisht shtetësinë palestineze, duke përfshirë Spanjën, Irlandën, Suedinë, Rumaninë, Hungarinë dhe Bullgarinë.

Për shumë nga këto vende, akti i njohjes do të thotë pranimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Palestinës brenda kufijve të saj para vitit 1967 (domethënë, në Bregun Perëndimor, Gaza dhe Jerusalemin Lindor) dhe vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike me vendin.

Franca më pas do t’u bashkohej vendeve që tashmë kanë një ambasadë palestineze të plotë.

Pse ka (disi) rëndësi?

Franca ka popullsinë më të madhe hebraike në Evropë, si dhe popullsinë më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore.

Si një nga themeluesit e Bashkimit Evropian, zëri i saj ka peshë të konsiderueshme jo vetëm në Evropë, por edhe në të gjithë botën.

Vendimi i saj për të njohur Palestinën ka të ngjarë të ushtrojë presion shtesë mbi Izraelin në një kohë kur fjala gjenocid përdoret nga një numër në rritje historianësh dhe ekspertësh ligjorë për të përcaktuar luftën e Tel Avivit në Rripin e Gazës.

Më herët këtë javë, më shumë se 100 organizata kryesore, përfshirë Doctors Without Borders, Amnesty International dhe Oxfam, thanë se uria është e përhapur në të gjithë Gazën.

Megjithatë, situata humanitare në terren nuk ka gjasa të përmirësohet.

Bisedimet për armëpushim të sponsorizuara nga SHBA në Doha dështuan pasi Uashingtoni u tërhoq, duke thënë se Hamasi nuk po vepronte “me mirëbesim”.

“Njohja e Palestinës nga Franca i dërgon një sinjal Izraelit se po paguan një çmim politik midis aleatëve të tij për veprimet e tij në Gaza”, tha Martin Konecny, i cili drejton Projektin Evropian të Lindjes së Mesme në Bruksel.

“Kjo gjithashtu kundërshton përpjekjen izraelite për të eliminuar mundësinë e një shteti palestinez.”

Gjithashtu është e pamundur që një veprim i tillë të ketë ndonjë efekt ligjor, duke përfshirë marrëdhëniet tregtare me Palestinën, shkruan euronews.

Por Konecny tha se mund të përdoret në procedurat gjyqësore në të ardhmen, në Gjykatën Ndërkombëtare Penale ose në gjykatat kombëtare “ku ky argument mund të luajë një rol”.

Vëzhguesit theksojnë se Macron shpreson të ushtrojë presion mbi aleatët e tij evropianë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Italinë, që të marrin një qëndrim dhe të ringjallin zgjidhjen e dështuar prej kohësh me dy shtete, sipas së cilës do të krijohej një shtet palestinez së bashku me Izraelin në Bregun Perëndimor dhe Gaza, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Ky rregullim kishte qenë baza e negociatave izraelito-palestineze që nga marrëveshja e paqes e Oslos në vitin 1993.

“Njohja nga Macron e bën zgjidhjen me dy shtete edhe më urgjente se më parë”, tha Konecny, por “masa shtesë ndaj Izraelit” do të jenë të nevojshme për t’i dhënë fund luftës në Gaza, si dhe zgjerimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Ndërsa Autoriteti Palestinez ende mbështet dy shtete, Izraeli nuk e mbështet më këtë zgjidhje të konfliktit, as aleati i tij SHBA.

Në fakt, aktiviteti i vendbanimeve në Bregun Perëndimor është zgjeruar më tej në vitet e fundit, duke e bërë të pamundur krijimin e një shteti të vazhdueshëm palestinez.

Shtoni kësaj, njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga presidenti i SHBA-së Donald Trump në vitin 2017, duke bërë që ambasada amerikane të zhvendosej atje nga Tel Avivi.

Zgjidhja me dy shtete e mbështetur nga Macron duket shumë simbolike dhe e parealizueshme sipas gjendjes aktuale.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, gjithashtu kritikoi veprimin e Macron për të njohur një shtet palestinez, duke e quajtur atë një “vendim të pamatur” që “i shërben vetëm propagandës së Hamasit dhe pengon paqen”.

Në të kundërt, shumë qeveri të BE-së tashmë mbështesin një zgjidhje me dy shtete, por argumentojnë se njohja zyrtare e Palestinës duhet të shkojë krah për krah me një zgjidhje afatgjatë të konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Nuk mund të pranojmë më masakra dhe zi buke”, tha Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

“Italia është në favor të zgjidhjes së dy popujve dhe dy shteteve, por njohja e një shteti të ri të Palestinës duhet të bëhet në të njëjtën kohë me njohjen e një shteti të Izraelit nga palestinezët.”

Ndërsa Autoriteti Palestinez e njeh Izraelin, Hamasi nuk e njeh.

“Ajo që na intereson është paqja, jo fitorja e njërit mbi tjetrin”, tha Tajani.

Presioni për njohjen e Palestinës është intensifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, me kryeministrin britanik Keir Starmer që ka planifikuar të zhvillojë një telefonatë emergjente me Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Çfarë vjen më pas?

Shumë analistë politikë thonë gjithashtu se lëvizja e Macron është një mjet kryesisht simbolik i politikës së jashtme që do të rriste profilin e presidentit francez, por nuk ka gjasa të rezultojë në ndonjë ndryshim në situatën në terren.

“Është e rëndësishme për politikën e jashtme të Francës, por jo për palestinezët”, tha Maria Luisa Frantappie, e cila drejton Programin e Mesdheut, Lindjes së Mesme dhe Afrikës në Institutin Italian të Affari Internazionali.

“Kjo do të rrisë kryesisht besueshmërinë e Francës”, tha ajo, veçanërisht midis aktorëve globalë të Jugut.

“Rreziku është se shumë energji diplomatike do të përqendrohet në diçka që është krejtësisht e pamjaftueshme përballë asaj që po shohim në terren”, tha Konecny.

Të dy analistët ranë dakord se një veprim shumë më i rëndësishëm do të ishte që Evropa, e cila historikisht është lënë mënjanë në përpjekjet për të ndërmjetësuar një zgjidhje politike të konfliktit, të rishikonte lidhjet e saj tregtare me Izraelin përmes marrëveshjes së asociimit BE-Izrael.

Por BE-ja është shumë e ndarë për këtë çështje.

Më herët këtë muaj, ministrat e punëve të jashtme të BE-së vendosën të shtyjnë rënien dakord për një listë prej 10 opsionesh për t’iu përgjigjur veprimit të Izraelit në Gaza gjatë një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme.

Ata gjithashtu ranë dakord të “vëzhgojnë nga afër” pajtueshmërinë e Izraelit me një marrëveshje të kohëve të fundit për të përmirësuar aksesin e ndihmës humanitare në Gaza.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, një ndryshim qëndrimi do të duhet të vijë nga Gjermania.

Por, deri më tani, Gjermania nuk ka plane të ndjekë hapat e Macron.

Zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius u tha mediave gjermane se Gjermania vazhdon ta konsiderojë njohjen e Palestinës si “një nga hapat e fundit në rrugën drejt arritjes së një zgjidhjeje me dy shtete”.

Në të njëjtën kohë, qeveria gjermane është gjithashtu “e përgatitur të rrisë presionin” nëse nuk arrihet përparim në zgjidhjen e konfliktit. /Telegrafi/

The post Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca dhe pse ka rëndësi? appeared first on Telegrafi.

Mbi 30 vatra zjarri ende aktive në Kosovë – gjendja më e rënduar në Klinë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka njoftuar se vetëm nga ora 14:00 deri në 20:00 të së dielës janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri në territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit, 35 prej tyre janë ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar nga ekipet emergjente.

Situata më e rënduar paraqitet në Komunën e Klinës, konkretisht në fshatrat Siqevë dhe Resnik, ku zjarret janë më të fuqishme dhe përhapja më e shpejtë.

“Fatmirësisht, deri më tani nuk është raportuar për viktima apo persona të lënduar. Situata po menaxhohet me të gjitha kapacitetet në dispozicion nga AME dhe Njësitë e Zjarrfikësve”, thuhet në njoftimin e agjencisë.

AME u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, duke kërkuar që të shmangen çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambient të hapur apo djegia e mbeturinave.

Çdo vatër e dyshimtë duhet të raportohet menjëherë në numrat emergjentë: 112, 193 ose 192.

“Agjencia, në bashkëpunim me Zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës, mbetet në gatishmëri të plotë. Falënderojmë zjarrfikësit për përkushtimin e palodhshëm, Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për mbështetjen, si dhe qytetarët për bashkëpunimin”, thuhet në reagimin nga AME.

The post Mbi 30 vatra zjarri ende aktive në Kosovë – gjendja më e rënduar në Klinë appeared first on Telegrafi.

I zhdukur prej disa orësh, nxirret i pajetë trupi i 26-vjeçarit nga Liqeni i Shkodrës

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së dielës në Shkodër, ku trupi i pajetë i një 26-vjeçari është gjetur në ujërat e Liqenit të Shkodrës.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 18:40, Salla Operative e Drejtorisë Rajonale të Kontrollit të Mjedisit Shkodër njoftoi për praninë e një kufome në liqen, në afërsi të zonës së Shirokës. Trupi është konstatuar nga disa peshkatarë, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

Viktima është identifikuar si shtetasi I. L., 26 vjeç, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ai dyshohet të ketë vuajtur nga depresioni. Nga ekzaminimet paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, duke shtuar dyshimet se mund të bëhet fjalë për një akt vetëvrasje.

Policia dhe grupi hetimor nga Komisariati i Shkodrës po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.

The post I zhdukur prej disa orësh, nxirret i pajetë trupi i 26-vjeçarit nga Liqeni i Shkodrës appeared first on Telegrafi.

❌