Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

E sulmoi seksualisht një grua dhe ia dëmtoi veturën, Policia në kërkim të të dyshuarit në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit seksual në Zveçan.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 07:30.

“Është raportuar se një i dyshuar mashkull serb e kishte sulmuar seksualisht ankuesen femër kosovare si dhe i kishte dëmtuar veturën”, thuhet në raport.

Njësitë policore kanë kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por nuk e kanë hasur.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/

The post E sulmoi seksualisht një grua dhe ia dëmtoi veturën, Policia në kërkim të të dyshuarit në Zveçan appeared first on Telegrafi.

Buxheti i RTK-së, çfarë thotë ministri Murati

Tash e dy javë punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë mbetur pa i marrë pagat për muajin korrik.

E ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se buxheti i RTK-së alokohet sipas vendimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere e Thesari vetëm bën ekzekutimin, sipas vendimit të Komisionit parlamentar.

Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Komisioni për Buxhet që do duhej me i nda mjetet, nuk ekziston aktualisht sepse partitë opozitare po e mbajnë të bllokuar konstituimin e Kuvendit duke mos marrë pjesë në votim tash e disa muaj.

“Të njejtit që po e mbajnë Kuvendin të bllokuar duke mos votuar, tani po mundohen që mungesën e alokimit të buxhetit të RTK-së t’ia faturojnë Qeverisë. Po të mos e kishin bllokuar opozita konstituimin e Kuvendit, çështja e buxhetit të RTK-së as që do të ishte temë, sepse buxheti alokohet me automatizëm, sapo të ketë vendim nga Komisioni për Buxhet”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, bllokuesit e Kuvendit, tani po na tregojnë qysh ata e kanë shkelur ligjin duke miratuar në Qeveri alokimin e buxhetit për RTK për 3 muaj në vitin 2021, dhe po kërkojnë që edhe Qeveria jonë të bëjë të njejtën shkelje.

“Në fakt, pikërisht për të evituar një situatë të tillë Komisioni për Buxhet nën kryesimin e deputetit Armend Muja kishte miratuar qysh në dhjetor të vitit të kaluar pagesën e këstit, jo për 3 muaj siç bëhet zakonsiht, por për 6 muaj (janar-qershor 2025). Kjo ishte bërë duke llogaritur në ndonjë vonesë eventuale deri në formimin e institucioneve pas muajit mars”, ka thënë Murati.

Tutje ministri në detyrë i Financave ka thënë se askush se ka menduar që PDK, LDK, dhe AAK do ta mbajnë të bllokuar kuvendin për kaq gjatë, vetëm e vetëm se janë kundër që Albulena Haxhiu të zgjidhet Kryetare e Kuvendit.

“Kapaciteti destruktiv i tyre tejkalon çdo imagjinatë. PS. Çuditërisht, asnjëherë nuk janë deklaruar në raport me kërkesën tonë që pozita e nënkryetarit t’i takojë dikujt që nuk vjen nga Lista Serbe. Pra, për opozitën bën Lista Serbe për nënkryetar, por nuk bën Albulena Haxhiu për Kryetare”, ka shkruar ndër të tjera Murati. /Telegrafi/

The post Buxheti i RTK-së, çfarë thotë ministri Murati appeared first on Telegrafi.

Dua Lipa nuk harron traditën shqiptare, kërcen me gotë mbi kokë në pushimet në Ibiza

Dua Lipa ka nisur festimet e hershme të ditëlindjes së saj të 30-të, me disa ditë në Ibiza, Spanjë, e rrethuar nga miqtë dhe të afërmit më të ngushtë.

Artistja shqiptare me famë botërore ka publikuar pamje nga atmosfera festive, ku shihet duke kërcyer dhe shijuar muzikën spanjolle në një festë plot ngjyra dhe energji.

E veshur me stil dhe e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur, Dua nuk iu rezistoi ritmeve, teksa vallëzimi i vinte krejt natyrshëm. Ajo rrezatonte sharm dhe vetëbesim, duke u kthyer në qendër të vëmendjes në çdo lëvizje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Një nga momentet më të veçanta që ajo ndau me ndjekësit ishte vallëzimi me gotë mbi kokë – një zakon i njohur në dasmat shqiptare.

Në njërën nga videot, ajo shihet duke kërcyer me hijeshi, me një gotë të mbushur mbi kokë që nuk lëviz asnjë centimetër, edhe pse lëvizjet e saj janë plot dinamizëm.

Ky detaj i ka emocionuar fansat, pasi risjell një moment tjetër të ngjashëm nga e kaluara, kur Dua ishte parë duke kërcyer me gotë mbi kokë, por atëherë nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare.

Përmes këtij vallëzimi simbolik dhe pranisë së miqve të ngushtë, Dua Lipa feston një kapitull të ri të jetës. /Telegrafi/

The post Dua Lipa nuk harron traditën shqiptare, kërcen me gotë mbi kokë në pushimet në Ibiza appeared first on Telegrafi.

Tripunovski: Pas 6 vjetësh ndërprerje Liqeni i Ohrit do të shumohet me rreth një milion njësi të peshkut të Ohrit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski njofton se pas 6 vjetësh ndërprerje Liqeni i Ohrit do të shumohet me rreth një milion njësi të peshkut të Ohrit

“Sot ndodhem në Institutin Hidrobiologjik – Ohër, me rastin e shumimit me peshqi të Liqenit të Ohrit, në përputhje me marrëveshjen që kemi nënshkruar në Ministri me Institutin Hidrobiologjik – Ohër dhe Institutin për Blegtori dhe Peshkim, sipas Programit për vitin 2024”, theksoi Tripunovski.

“Detyrimi është që Liqeni i Ohrit të shumohet me peshqi me të paktën 400,000 njësi të peshkut të Ohrit, të cilat janë rritur në Institutin Hidrobiologjik – Ohër, dhe 200,000 njësi nga Instituti për Blegtori dhe Peshkim”, shtoi ministri.

Ai theksoi se është informuar nga Instituti Hidrobiologjik – Ohër se, edhe pse minimumi ishte 400,000 njësi, në fakt janë rritur 620,000 njësi të cilat do të përdoren për shumimin e Liqenit të Ohrit në periudhën e ardhshme. Nga Instituti për Blegtori dhe Peshkim njoftuan se nga minimumi i parashikuar prej 200,000 njësi, janë rritur rreth 350,000 njësi të peshkut Ohri.

“Kjo është tregues se pas gjashtë vjetësh ndërprerje, po vazhdojmë me shumimin e peshqive të asaj që përbën pasurinë tonë më të madhe, që është peshku i Ohrit”, theksoi ministri Tripunovski./Telegrafi/

“Ka një rritje të mjeteve në lidhje me Programin për Peshkim dhe Akuakulturë. Marrëveshjet për vitin e ardhshëm me Institutin Hidrobiologjik – Ohër janë në vlerë prej 3,3 milion denarë, ndërsa me Institutin për Blegtori dhe Peshkim janë 1,7 milion denarë. Numri total i peshqve që duhet të rritet nga Instituti Hidrobiologjik – Ohër është rreth 1,1 milion njësi me peshë mesatare prej 3 gram. Ndërsa Instituti për Blegtori dhe Peshkim ka detyrimin të rrisë rreth 570,000 njësi”, shtoi ministri Tripunovski./Telegrafi/

The post Tripunovski: Pas 6 vjetësh ndërprerje Liqeni i Ohrit do të shumohet me rreth një milion njësi të peshkut të Ohrit appeared first on Telegrafi.

Barcelona gati për të “shpërthyer” në afatin kalimtar: Ylli i PSG-së objektivi i parë

Barcelonës rrallëherë i ka munguar ambicia kur bëhet fjalë për tregun e transferimeve, edhe pse vitet e fundit i ka pasur të vështira për ta mbështetur këtë qasje në aspektin financiar. 

Megjithatë, objektivi i tyre i radhës flet qartë për dëshirën e klubit për t’u rikthyer fuqishëm në garë për Ligën e Kampionëve. 

Sipas raportimeve nga Indykaila, katalanasit po përgatisin një lëvizje të madhe për yllin e Paris Saint-Germainit, Desire Doue, verën e ardhshme. Klubi pritet të nisë punën për këtë transferim brenda disa muajve të ardhshëm. 

Plani është i qartë, të ndërtojnë një skuadër dominuese në Evropë, me Lamine Yamal dhe Doue në krahët e sulmit.  

Exclusive 💣

Barcelona is gearing up for new chapter, and we can’t wait to see what they have in store!

They ready to start buying elite players to compete against the best in Europe.

They’re ready to build a team around the incredible talent of Lamine Yamal.

The news is… pic.twitter.com/83GSEukZP9

— indykaila News (@indykaila) August 15, 2025

Yamal do të jetë shtylla kryesore e projektit afatgjatë të Barcelonës, ndërsa Doue shihet si një përforcim i nivelit më të lartë, një deklaratë e qartë për rikthimin në elitën e futbollit. 

Në aspektin e talentit dhe profilit, 20-vjeçari është një zgjedhje me shumë kuptim. Ai kohët e fundit është shprehur madje se është “më i mirë se Yamal”, duke treguar vetëbesim të jashtëzakonshëm. 

Fakti që ai nuk është ende titullar i padiskutueshëm te PSG mund të shkojë në favor të Barcelonës, pasi e bën lojtarin më të kapshëm për një transferim. 

Megjithatë, ekzistojnë disa pengesa serioze, pasi marrëdhëniet mes Barcelonës dhe PSG-së kanë qenë të tensionuara për një kohë të gjatë, dhe kampionët e Evropës nuk kanë ndonjë arsye të fortë për të bashkëpunuar në një marrëveshje të tillë, nëse nuk shohin përfitim të drejtpërdrejtë./Telegrafi/

The post Barcelona gati për të “shpërthyer” në afatin kalimtar: Ylli i PSG-së objektivi i parë appeared first on Telegrafi.

Ministri izraelit kërcënon në burg një palestinez – shfaqen pamjet e rralla që kanë shkaktuar reagime të ashpra

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka publikuar një video në të cilën shihet duke u tallur me të burgosurin palestinez Marwan Barghouti.

Në një video të turpshme të publikuar të enjten në rrjetet sociale, shihet Ben-Gvir duke hyrë në qelinë ku ndodhet Barghouti.

“Nuk do të fitoni. Kushdo që ngatërrohet me popullin e Izraelit, kushdo që vret fëmijët dhe gratë tona – ne do ta shkatërrojmë. Duhet ta dini këtë, kjo ka ndodhur gjithmonë në histori”, pohoi ai.

Kjo ishte hera e parë pas më shumë se 10 vitesh që shfaqet një video e Barghoutit nga burgu, dhe në video ai duket dukshëm i dobësuar dhe i rraskapitur.

يواجه الأسير القائد مروان البرغوثي ظروفًا إنسانية بالغة القسوة في زنزانته الانفرادية، حيث فقد أكثر من نصف وزنه نتيجة الإهمال الطبي المتعمد وسوء المعاملة. وفي الوقت نفسه، يواصل وزير أمن الاحتلال المتطرف إيتمار بن غفير تهديده بشكل مباشر، في محاولة لكسر إرادته وصموده.

في الفيديو بن… pic.twitter.com/ZcpRmLgGgT

— المركز الفلسطيني للدفاع عن الاسرى (@PalPrisonersA) August 14, 2025

Familja e tij thotë se ai është vendosur në izolim që nga 7 tetori 2023 dhe se është rrahur brutalisht disa herë nga rojat e burgut.

Pranë Ben-Gvirit gjatë vizitës ndodhej edhe drejtori i Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, Kobi Yaakobi, një aleat i afërt i ministrit, i cili është akuzuar se ka informuar në mënyrë të paligjshme një zyrtar tjetër të lartë se ishte nën hetim për fshehjen e dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor.

Barghouti ndodhet në burg që nga viti 2002 dhe është dënuar me pesë burgime të përjetshme plus 40 vite të tjera, për rolin e tij në planifikimin e sulmeve që çuan në vdekjen e pesë civilëve gjatë Intifadës së Dytë. /Telegrafi/

The post Ministri izraelit kërcënon në burg një palestinez – shfaqen pamjet e rralla që kanë shkaktuar reagime të ashpra appeared first on Telegrafi.

Komuna e Prishtinës njofton se shtatë shkolla të reja po i bashkohen shërbimit të Kuzhinës Qendrore

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se shtatë shkolla të reja po i bashkohen shërbimit të Kuzhinës Qendrore të Kryeqytetit.

Në njoftimin e bërë nga Komuna thuhet se kështu do të sigurojnë ushqim të shëndetshëm çdo ditë për rreth 1,850 nxënës, ku mbi 70% janë nga zonat rurale.

“Ky zgjerim është pjesë e një programi të menduar me kujdes dhe të strukturuar profesionalisht, i cili nuk ofron thjesht vakte, por ushqim të balancuar dhe të larmishëm, i përshtatur sipas standardeve ushqimore për fëmijët në moshë shkollore”, thuhet në njoftimin e komunës.

Më tej, thuhet se “programi synon të mbështesë zhvillimin fizik, performancën kognitive dhe energjinë gjatë gjithë ditës së mësimit, duke kontribuar kështu në një përvojë më të plotë dhe të shëndetshme shkollore për çdo nxënës”. /Telegrafi/

The post Komuna e Prishtinës njofton se shtatë shkolla të reja po i bashkohen shërbimit të Kuzhinës Qendrore appeared first on Telegrafi.

Meksika “ateron” në Super Viva – Provoni shijet që do t’ju ndezin oreksin!

Tani nuk keni nevojë të udhëtoni mijëra kilometra për të provuar shijen autentike të Meksikës. Old El Paso ka mbërritur në Super Viva!

Nga tortillat e buta e deri tek salcat pikante që ju bëjnë të thoni “Ay, caramba!”, çdo recetë bëhet një festë në tryezë.

 

Çfarë ju pret në raftet e Super Viva:

– Salce Hot Chunky – për ata që e duan djegësin pa kompromis.

-Taco Shells krokante – vetëm prisni t’i mbushni me shije.

-Salce Avokado kremoze – freski që shkon me gjithçka.

-Tortilla të buta – për fajita, burritos dhe gjithçka mes tyre.

-Fajita Kit Gluten Free – shije për të gjithë, pa gluten.

Mjafton të shtoni pak mish, perime dhe fantazi – dhe darka juaj do të duket si nga një restorant meksikan!

Vetëm në Super Viva – kapni shijen e Meksikës para se të mbarojë!

The post Meksika “ateron” në Super Viva – Provoni shijet që do t’ju ndezin oreksin! appeared first on Telegrafi.

ASh, Taravari: Spitali i Tetovës nuk është treg elektoral, VLEN dhe Azir Aliu kalojnë çdo vijë të kuqe

ASh, krahu i Arben Taravarit, denoncon aktin më të ulët politik të këtij viti: shantazhin e hapur elektoral të bërë nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe ortakët e tij politikë në VLEN, ndaj 155 mjekëve, motrave medicinale dhe punonjësve administrativë të Spitalit Klinik të Tetovës.

Nga ASh thonë se ky nuk është thjesht abuzim politik – ky është krim i mirëfilltë elektoral, është korrupsion i pastër dhe përdhunim i dinjitetit të profesionistëve të shëndetësisë.

“Më 22 korrik 2025, Aliu doli para kamerave me një shfaqje teatrale, duke shpallur me bujë se “problemi është zgjidhur” dhe punësimet janë të garantuara. Ai e quajti “turp” dhe “jo njerëzore” çdo vonesë. Tre javë më pas, më 14 gusht, ky ministër pa skrupuj ndryshon fjalën: punësimet shtyhen për pas zgjedhjeve, me arsyetimin qesharak “për shkak të standardeve dhe ligjeve”.
Leximi politik i këtij veprimi është brutal në thjeshtësinë e tij: “Votoni për VLEN ose harroni vendin e punës.”

Në Spitalit Klinik të Tetovës me të madhe flitet se kandidatëve u është bërë presion i drejtpërdrejtë, duke u lënë të kuptohet se vetëm një votë për VLEN është bileta për të hyrë në punë. Ky është një akt i neveritshëm i shantazhit politik – një tradhti ndaj betimit të çdo mjeku dhe infermieri për t’i shërbyer jetës, jo politikës së pistë.

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Prokuroria Publike dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të hapin menjëherë hetime penale dhe të ndëshkojnë pa mëshirë çdo zyrtar të përfshirë në këtë skemë të pistë. Punësimet duhet të bëhen tani, menjëherë, pa kushte politike, pa pazare zgjedhore, pa blerje votash”, thonë nga ASh./Telegrafi/

The post ASh, Taravari: Spitali i Tetovës nuk është treg elektoral, VLEN dhe Azir Aliu kalojnë çdo vijë të kuqe appeared first on Telegrafi.

Këto janë transferimet më të shtrenjta që tronditën botën e futbollit këtë verë

Afati kalimtar i verës filloi më 16 qershor dhe klubet evropiane do të kenë kohë deri më 1 shtator për të siguruar përforcimet e tyre ose për të hequr qafe lojtarët tek të cilët nuk llogarisin më. 

Shumë klube kanë pasur sukses në qëllimet e tyre deri më tani, dhe më poshtë ju sjellim pesë transferimet më të shtrenjta dhe më të profilit të lartë në afatin kalimtar deri më tani. 

Klubet angleze shpenzuan më shumë, dhe dy nënshkrimet më të shtrenjta të sezonit, të paktën për momentin, u siguruan nga Liverpool. 

 “Të Kuqtë” paguan një shumë marramendëse prej 125 milionë eurosh për nënshkrimin më të shtrenjtë të verës, Florian Wirtz.  

From Leverkusen to Liverpool 🌍 pic.twitter.com/ZGwv3cJysi

— Liverpool FC (@LFC) June 20, 2025

Futbollisti fantastik gjerman mbërriti në Liverpool nga Bayer Leverkusen, dhe transferimi i tij përfaqëson gjithashtu një transferim rekord në historinë e Liverpoolit, duke marrë parasysh se transferimi më i madh i klubit deri më sot ishte nënshkrimi prej 85 milionë eurosh i Darwin Nunez nga Benfica. 

Lojtari i dytë më i shtrenjtë në listë është Hugo Ekitike, i cili mbërriti nga Eintracht Frankfurt, gjithashtu te Liverpool. Transferimi me bonuse vlen 95 milionë euro, dhe lojtari i ri ofensiv nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare me kampionin anglez. 

🚨🔴 OFFICIAL: Hugo Ekitike joins Liverpool from Eintracht Frankfurt on six year contract.

€80m fixed fee, €10m easy add-ons and €5m difficult add-ons as package for the French striker.

One more for Arne Slot. ⭐ pic.twitter.com/gWl5UxM4DK

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 23, 2025

As rivali më i madh i Liverpoolit nuk qëndroi duarkryq. Manchester United solli në radhët e tyre sulmuesin e madh slloven Benjamin Sesko për 85 milionë euro, i cili nënshkroi një kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2030. 

🚨 He’s here! 🚨

Benjamin Sesko is officially a Manchester United player! 🙌

— Manchester United (@ManUtd) August 9, 2025

I katërti në listën e transferimeve më të shtrenjta të verës është nigeriani Victor Osimhen, i cili u transferua nga Napoli te Galatasaray për një shumë rekord prej 75 milionë eurosh, që përfaqëson transferimin më të madh në historinë 120-vjeçare të klubit.   

🚨🟡🔴 Victor Osimhen to Galatasaray, here we go! Club to club documents exchange to start in next 24h after verbal pact.

Galatasaray will pay €40m now, €35m in one year, 10% on future profit and also a goals based bonus.

Victor can’t be sold to any Italian club for 2 years. pic.twitter.com/8sgoBMQKlQ

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 20, 2025

Transferimi i pestë më i shtrenjtë në këtë afat kalimtar i takon po ashtu Unitedit, të cilët nënshkruan me Bryan Mbuemon nga Brentfordi për një shumë prej 70 milionë eurosh./Telegrafi/

Bryan Mbeumo only wanted Manchester United and remained patient and professional until a £71m agreement was reached.

All clubs aware of his preference from the start leading to rival clubs backing off.🇨🇲https://t.co/cwCMrtJ210

— Ben Jacobs (@JacobsBen) July 21, 2025

The post Këto janë transferimet më të shtrenjta që tronditën botën e futbollit këtë verë appeared first on Telegrafi.

Taylor Swift dhe mesazhi i koduar përmes ngjyrës portokalli, ajo paralajmëroi albumin e ri që në Eras Tour?

Taylor Swift ka vënë nën ethe fansat pasi njoftoi albumin e saj më të ri, të titulluar “The Life of a Showgirl”, i cili publikohet më 3 tetor, por mund të porositet me pagesë paraprakisht.

Ky është albumi i 12-të në karrierën e saj dhe përmban gjithsej 12 këngë, njëra prej të cilave është në bashkëpunim me artisten amerikane Sabrina Carpenter.

Pas përfundimit të turneut të saj madhështor Eras Tour, në shfaqjen e fundit, Taylor e përmbylli me dritë portokalli, një detaj që fansat e konsideruan si një aludim të fshehtë për projektin e radhës, të cilin tashmë e kishin hamendësuar.

Nuk është për t’u habitur që gjithçka ishte e planifikuar me kujdes nga Taylor, pasi edhe kopertina e albumit përmban të njëjtën ngjyrë portokalli.

Swift ka zbuluar se albumin e ka shkruar gjatë kohës kur ishte në turneun Eras Tour. E ftuar në podcastin e Jason Kelce, ajo ndau ekskluzivitetin për albumin dhe u pyet pse zgjodhi pikërisht këtë ngjyrë. Artistja e hiteve të panumërta tha se portokallia ka qenë gjithmonë një nga ngjyrat e saj të preferuara, pasi përfaqëson energjinë e jetës së saj.

“Ky album ka të bëjë me atë që po ndodhte prapa skenave, në jetën time të brendshme gjatë këtij turneu, i cili ishte kaq elektrizues dhe plot energji”, – deklaroi ajo.

Taylor zbuloi gjithashtu se, gjatë turneut, mbante tre shfaqje për tre ditë me radhë, ndërsa në tri ditët e pushimit udhëtonte për në Suedi, ku punonte për kompozimin dhe regjistrimin e albumit. /Telegrafi/

The post Taylor Swift dhe mesazhi i koduar përmes ngjyrës portokalli, ajo paralajmëroi albumin e ri që në Eras Tour? appeared first on Telegrafi.

Zjarri në një garazh në Pejë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten është përshirë nga zjarri në garazh në Pejë.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 04:35.

“Është përfshirë nga zjarri garazha pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në momentin e shpërthimit të zjarrit në garazh ishin të parkuara dy vetura si dhe aty kishte pas edhe disa pajisje pune”, thuhet në raport.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin, ndërkaq në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Zjarri në një garazh në Pejë, arrestohet një person appeared first on Telegrafi.

VLEN: Do ta kurojmë shëndetësinë, por kurrë mendjen e sëmurë të BDI-së e Taravarit

VLEN sot i ka reaguar BDI-së në lidhje me kërkesën për dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu. Nga VLEN thonë se reagimi i BDI-së ndaj ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, është hipokrizia më e madhe që mund të prodhojë një parti që për mbi dy dekada e ka shkatërruar sistemin shëndetësor, e në veçanti Spitalin e Tetovës, të cilin e ka lënë në gjendje mjeruese dhe të padenjë për qytetarët.

“Nëse sot kemi nevojë për një Qendër Klinike moderne në Tetovë, kjo është pikërisht për shkak të neglizhencës dhe dështimit të BDI-së, e cila 20 vite ka marrë pushtetin me votat e qytetarëve dhe ka kthyer vetëm zhgënjim.

Le të mos harrojmë: kur Arben Taravari ishte ministër i Shëndetësisë, në vetëm një vit nuk solli asnjë projekt madhor, por la pas vetëm skandale, nga tenderët e dyshimtë me firmën e Gjokës e deri te abuzimet me licencat për kanabisin mjekësor. Sot, ky tandem BDI–Taravari kërkon të japë leksione morali.

Ndryshe nga ata, Qeveria ku bën pjesë VLEN ka marrë vendim historik: mbi 70 milionë euro do të investohen në ndërtimin e Qendrës Klinike më moderne në rajon, në Tetovë, një investim që do t’i shërbejë jo vetëm qytetarëve të Pollogut, por gjithë Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, po modernizojmë pajisjet, po përmirësojmë kushtet dhe po hapim vende pune për profesionistët e mjekësisë.

BDI dhe Taravari le të kujtojnë se qytetarët nuk vuajnë nga amnezia, ata e dinë kush e shkatërroi shëndetësinë dhe kush po e ngre atë nga rrënojat. Ne do ta kurojmë shëndetësinë, por asnjëherë mendjen e prishur të BDI-së dhe Taravarit”, thuhet në reagimin e VLEN-it./Telegrafi/

The post VLEN: Do ta kurojmë shëndetësinë, por kurrë mendjen e sëmurë të BDI-së e Taravarit appeared first on Telegrafi.

Specialja refuzon lirimin e përkohshëm për Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ndërsa, Hashim Thaçi nuk kishte parashtruar një kërkesë të tillë.

Kështu ka njoftuar sot Gjykata Speciale përmes një njoftimi të publikuar në web-faqen e tyre zyrtare, transmeton Telegrafi.

“Sikurse ju kemi informuar më parë, pas refuzimit nga Trupi Gjykues të kërkesave të tyre për lirim të përkohshëm, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi i paraqitën apele Panelit të Gjykatës së Apelit. Më 13 gusht 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit i rrëzoi të tre apelet”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /Telegrafi/

The post Specialja refuzon lirimin e përkohshëm për Veselin, Selimin dhe Krasniqin appeared first on Telegrafi.

Skena që nuk është parë kurrë në rrugët e Beogradit – qytetarët penguan arrestimet e protestuesve, shpërtheu një përleshje e ashpër

Edhe mbrëmjen e kaluar, kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, u shndërrua në një vatër tensionesh dhe përplasjesh të ashpra midis qytetarëve të revoltuar dhe forcave të rendit.

Protestuesit, të cilët prej ditësh kanë dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, janë përballur me reagimin gjithnjë e më të ashpër të autoriteteve, raporton nova.rs.

Në qendër të ngjarjeve, këtë herë, ishin pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme – konkretisht policët e veshur civilë – të cilët u përpoqën të ndërhyjnë në mënyrë të dhunshme gjatë manifestimit.

Siç shihet edhe në një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, disa efektivë të MPB-së, pa uniformë dhe pa shenja identifikuese, tentuan të arrestonin një prej protestuesve.

Građani sprečili hapšenje.
Beograđani pustili muda 💪💪 pic.twitter.com/ymGrFAsnFH

— FMG KRALJEVO U BLOKADI (@blokadafmgkv) August 14, 2025

Megjithatë, ndërhyrja e tyre hasi në një reagim të fuqishëm nga ana e qytetarëve të pranishëm, të cilët kundërshtuan dhunën dhe penguan arrestimin me mjete paqësore, duke krijuar një zinxhir solidariteti për të mbrojtur njëri-tjetrin nga ndërhyrjet arbitrare.

Videoja e këtij momenti dramatik është shpërndarë nga faqja zyrtare e Plenumit të Studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Ndërtimtarisë në Kralevë, të cilët prej disa ditësh ndodhen në bllokadë, si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë studentore që po mbështet protestat qytetare në të gjithë vendin.

Studentët kanë shprehur publikisht pakënaqësinë e tyre ndaj situatës politike dhe represionit në rritje, duke kërkuar më shumë transparencë, drejtësi dhe respektim të të drejtave demokratike.

Kjo ngjarje është vetëm një ndër episodet e shumta që dëshmojnë rritjen e tensioneve sociale në Serbi, ku qytetarët po kërkojnë me ngulm ndryshime rrënjësore në sistemin politik dhe institucional të vendit. /Telegrafi/

The post Skena që nuk është parë kurrë në rrugët e Beogradit – qytetarët penguan arrestimet e protestuesve, shpërtheu një përleshje e ashpër appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Milani nënshkruan me Zachary Athekame

Milani ka bërë zyrtare nënshkrimin me mbrojtësin e djathtë zviceran, Zachary Athekame, nga skuadra e Young Boys.  

Lojtari 20-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në “San Siro” deri në vitin 2030.  

Ish-mbrojtësi i Xamax do të mbajë fanellën me numrin 24 te “Rossonerët”. Sipas raportimeve, Milani ka paguar një tarifë prej 10 milionë eurosh për kartonin e tij, ndërsa Young Boys kanë ruajtur një klauzolë prej 10 për qind për çdo shitje të ardhshme. 

Athekame është një lojtar i gjithanshëm në krahun e djathtë, i aftë të luajë si mbrojtës i krahut, por edhe më përpara në mesfushë. 

From today, Rossonero runs in your veins 🔴⚫
#WelcomeAthekame

— AC Milan (@acmilan) August 15, 2025

 Ai ka gjithashtu 10 paraqitje me përfaqësuesen U21 të Zvicrës. Gjatë sezonit 2024/2025 me Young Boys, Athekame zhvilloi 30 ndeshje në kampionat, ku regjistroi dy asiste dhe luajti mbi 1700 minuta.  

Ai ishte gjithashtu pjesë kyçe e skuadrës në Ligën e Kampionëve, duke luajtur në të gjitha tetë ndeshjet e fazës së grupeve. 

Para se të kalonte te Young Boys, 20-vjeçari ka luajtur për Xamax dhe është formuar në akademinë e Bejune. Transferimi i tij te Milani shihet si një hap i madh në karrierën e tij./Telegrafi/

The post Zyrtare: Milani nënshkruan me Zachary Athekame appeared first on Telegrafi.

Zjarre të qëllimshme në Fier, Lushnjë dhe Delisufaj – policia arreston tre autorët

Policia ka arrestuar tre persona gjatë 24 orëve të fundit për zjarrvënie të qëllimshme ndërsa si pasojë e flakëve, janë rrezikuar edhe disa banesa.

Sipas njoftimit zyrtar, personat janë ndaluar në Fier, në Lushnjë, si dhe në fshatin Delisufaj, ku dy prej tyre janë kapur në flagrancë duke ndezur zjarr ndërsa nga flakët është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

Policia ka bërë të ditur edhe dinamikën e ngjarjeve dhe për cilat zjarrvënie konkretisht janë arrestuar këta 3 persona ku njëri prej tyre rezulton me precedent të mëparshëm për zjarrvënie dhe dhunë në familje.

“Është arrestuar F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier pasi ai u kap në flagrancë duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar tri vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

Është arrestuar G. H., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në lagjen “18 Tetori”, për djegien e mbeturinave. Flakët, të cilat janë përhapur deri te ish-fusha e mbetjeve urbane, kanë rrezikuar banesa në këtë zonë.

Është arrestuar N. D., 62 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave. Flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit dhe kanë rrezikuar banesa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

The post Zjarre të qëllimshme në Fier, Lushnjë dhe Delisufaj – policia arreston tre autorët appeared first on Telegrafi.

Ngjarje tragjike në Pejë, një person me nevoja të veçanta goditet për vdekje nga kamioni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Pejës, ku një person është goditur për vdekje nga një kamion.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, kur një kamion ka goditur për vdekje një këmbësor, rreth 60 vjeç, në lagjen Dardania, në rrugën ‘Ardian Krasniqi’. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion,” tha ai.

Gashi bëri të ditur se shoferi i kamionit është dorëzuar në polici.

Telegrafi mëson se viktima ishte një person me nevoja të veçanta dhe ishte në karrocë. /Telegrafi/

 

 

The post Ngjarje tragjike në Pejë, një person me nevoja të veçanta goditet për vdekje nga kamioni appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Kurrë nuk do të tërhiqemi nga negociatat me BE-në

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot në Shtip, ku mori pjesë në prezantimin e pajisjeve të sapoardhura nga Shtetet e Bashkuara në kazermën “Jane Sandanski”, theksoi se ata absolutisht nuk do të tërhiqen kurrë nga negociatat me Bashkimin Evropian dhe se qëllimi i kësaj qeverie është që vendi të bëhet pjesë e BE.

Mickoski në pyetjen e gazetarëve për të komentuar iniciativën e paraqitur nga ish-deputetja dhe kryetarja e RDM-së, Liljana Popovska në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar Protokollin e takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë, për të cilin Gjykata Kushtetuese hapi rast, për të cilën tha se është më mirë të pyetet ish-deputetja për këtë, por edhe të pritet vendimi i Gjykatës.

“Absolutisht nuk do të shmangemi kurrë nga negociatat me BE-në, ky nuk është qëllimi i kësaj Qeverie, përkundrazi qëllimi ynë është të jemi pjesë e BE-së. Lidhur me paraqitjen e ish-deputetes Popovska, ajo duhet t’ju japë një përgjigje, le të presim që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me atë iniciativë”, tha Mickoski.

Gjykata Kushtetuese e RMV-së informoi pardje se është ngritur një çështje që konteston Protokollin e takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë, të miratuar më 17 korrik 2022 në Sofje, për të cilën është duke u zhvilluar një procedurë paraprake në të cilën po shqyrtohen të dhënat dhe njoftimet e nevojshme për marrjen e një vendimi./Telegrafi/

The post Mickoski: Kurrë nuk do të tërhiqemi nga negociatat me BE-në appeared first on Telegrafi.

Man Utd ka një “plan B” në rast se dështon transferimi i Balebas

Manchester United thuhet se po përgatitet për një lëvizje befasuese drejt kapitenit të fuqishëm të Sporting Lisbonës, Morten Hjulmand, pasi ndjekja për Carlos Baleban e Brightonit ka hasur në një mur, me klubin anglez që kërkon plot 120 milionë euro për yllin kamerunas. 

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim, është i vendosur ta sjellë Baleban në “Old Trafford”, por çmimi i lartë i kërkuar nga Brighton i ka stepur drejtuesit e klubit. 

Baleba ishte një prej zbulimeve të sezonit të kaluar, duke u renditur ndër më të mirët e Premier League për ndërhyrje, ndërprerje aksionesh, bllokime dhe rikuperime topi. 

Brighton nuk po lëviz nga qëndrimi i tij, duke e konsideruar Baleban si një pjesë kyçe të skuadrës për sezonin e ri, pas 31 ndeshjeve si titullar nga gjithsej 38 në kampionat. 

Sipas The Sun, qëndrimi i palëkundur i Brighton ka bërë që United të kthejë vëmendjen nga Hjulmand. 

Klubi anglez është duke përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh, ndërsa Sporting pritet të shqyrtojë një ofertë që është rreth 10 milionë më pak se klauzola e lirimit prej 68 milionë paundësh, nëse përfshihen bonuse të bazuara në paraqitje. 

Mesfushori danez nuk është i panjohur për stilin me intensitet të lartë e strukturë të qartë të Amorimit, pasi ka zhvilluar 65 ndeshje nën drejtimin e tij te Sportingu. 

Së bashku, ata kanë fituar dy tituj të kampionatit dhe një kupë të Portugalisë, me Hjulmand që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. 

Nëse United finalizon transferimin e Hjulmand, kursimet e realizuara mund të përdoren për një tjetër goditje të madhe, këtë herë për portierin e Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, si zgjidhje afatgjate për portën./Telegrafi/

The post Man Utd ka një “plan B” në rast se dështon transferimi i Balebas appeared first on Telegrafi.

❌