Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dy vjet në sirtar: Ministria e Drejtësisë, kontribuese dhe koordinuese e Kodit të ri Penal

I përballur me një lumë kritikash nga drejtues të sistemit të drejtësisë, përfaqësues të Dhomës së Avokatisë, juristë dhe organizata të shoqërisë civile, kryeministri Edi Rama tentoi të distancohej nga përgjegjësia e qeverisë për hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, i cili u publikua për konsultim publik një javë më parë. Në një […]

The post Dy vjet në sirtar: Ministria e Drejtësisë, kontribuese dhe koordinuese e Kodit të ri Penal appeared first on Reporter.al.

Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës kërkojnë garanci për shqyrtim gjyqësor efektiv

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian vendosi të enjten se një shtet anëtar mund të shpallë një vend të tretë si “të sigurt” për origjinën e azilkërkuesve përmes një akti ligjor, por vetëm nëse ky akt i nënshtrohet një kontrolli gjyqësor të plotë dhe efektiv. Vendimi u dha në lidhje me dy raste azili të […]

The post Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës kërkojnë garanci për shqyrtim gjyqësor efektiv appeared first on Reporter.al.

‘Cënon lirinë e shprehjes”: Organizatat e medias kritikojnë ndryshimet e Kodit Penal

Në një deklaratë për shtyp të premten, organizatat e lirisë së medias deklaruan se ndryshimet e propozuara në draft-Kodin Penal të Shqipërisë cenojnë seriozisht lirinë e shprehjes në vend, duke kërkuar rishikimin e disa neneve përkatëse. Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH, Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative, BIRN Albania dhe Qendra “Shkencë dhe Inovavion për […]

The post ‘Cënon lirinë e shprehjes”: Organizatat e medias kritikojnë ndryshimet e Kodit Penal appeared first on Reporter.al.

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho. Sipas kryesueses të trupit gjykues të KPA, Natasha Mulaj, është çmuar i drejtë pretendimi i Komisionerit Publik dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, se prokurori Llaho nuk rezulton i besueshëm në […]

The post KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho appeared first on Reporter.al.

Lirohet nga arresti shtëpiak Rexhë Byberi

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të premten më 1 gusht shuarjen e masës së sigurimit “arrest shtëpie” të caktuar ndaj kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësit të tij, Abedin Kërnaja, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në kërkesën e dy […]

The post Lirohet nga arresti shtëpiak Rexhë Byberi appeared first on Reporter.al.

Sekuestrohen pasuritë e një personi të dënuar në Belgjikë

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të premten sekuestrimin e disa pasurive të një personi të dënuar në Belgjikë për veprat penale të vjedhjes dhe grupit të strukturuar kriminal, mes të cilave automjete, vlera monerate dhe bizhuteri. Sipas njoftimit, pasuritë i përkasin personit me inicialet D.D dhe familjarëve të tij, të cilët identifikohen si subjekte të […]

The post Sekuestrohen pasuritë e një personi të dënuar në Belgjikë appeared first on Reporter.al.

Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”

Nëse tallesh me udhëheqësit politikë të vendit, apo nëse guxon t’i përçmosh apo t’i përbuzësh ata apo simbolet jofrymore të shtetit, nëse guxon të thuash një fjalë të keqe kundër personave  që kanë statusin ligjor “Dëshmor i atdheut”, rrezikon të dënohesh me deri katër vjet burg ndërsa nëse një sakrilegj i tillë kryhet nga “subjekti […]

The post Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit” appeared first on Reporter.al.

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin kontrovers për Zonat e Mbrojtura

Gjykata Kushtetuese rrëzoi të enjten kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit të vitit 2024 “Për Zonat e Mbrojtura”- i kritikuar gjerësisht edhe nga aktivistët mjedisorë se po vulos pa kthim dëmtimin e natyrës së mbrojtur. Projektligji u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në shkurt të vitit 2024, duke i hapur rrugën ndërtimit të […]

The post Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin kontrovers për Zonat e Mbrojtura appeared first on Reporter.al.

KLP voton me shumicë variantin e Stojanit për mentorët e magjistratëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me shumicë votash të enjten propozimin e anëtarit Sokol Stojani për mënyrën e përzgjedhjes së mentorëve që do të drejtojnë praktikën e magjistratëve të rinj në Shkollën e Magjistraturës, duke rrëzuar një variant të mëparshëm të miratuar me shumicë në Komisionin e Zhvillimit të Karrierës. Sipas variantit të propozuar […]

The post KLP voton me shumicë variantin e Stojanit për mentorët e magjistratëve appeared first on Reporter.al.

Kur vjen puna te shëndetësia, disa në Kosovë ende i besojnë Serbisë

Jo shumë kohë më parë, M.N. humbi një djalë tetë muajsh. Ai dhe familja e tij provuan gjithçka për ta shpëtuar, madje, kaluan edhe kufirin në veri të Kosovës për të kërkuar trajtim në Serbi. “Fillimisht e çuam në spital sepse nuk po pinte sa duhet”, kujton M.N. “Gjendja e tij u përkeqësua shpejt, por […]

The post Kur vjen puna te shëndetësia, disa në Kosovë ende i besojnë Serbisë appeared first on Reporter.al.

“Tragjikomike”: Ish të burgosurit politikë në Shqipëri ende në pritje të dëmshpërblimit

Më 18 maj 1990, disa muaj para rënies së komunizmit në Shqipëri, Gjek Beci dhe vëllai i tij, Vati, tentuan të arratiseshin drejt Jugosllavisë me anije nga qyteti verior i Shkodrës. Por policia kufitare shqiptare hapi zjarr mbi ta. “Unë u plagosa dhe vëllanë time ma vranë në breg”, tha Beci, i cili u dënua […]

The post “Tragjikomike”: Ish të burgosurit politikë në Shqipëri ende në pritje të dëmshpërblimit appeared first on Reporter.al.

KAS i kërkon Celibashit të kallëzojë në Prokurori numëruesit e partive

Në një dokument të firmosur nga të pestë anëtarët e KAS-it, pasi përshkruhet procesi nga numërimi fillestar, ankimimet e partive dhe më pas rinumërimi, konstatohet se numëruesit kanë kryer shkelje. “Rinumërimi dhe rivlerësimi i votave në këto zona zgjedhore provoi në disa raste mospërputhje të theksuara midis tabelave të rezultatit të grupeve të numërimit nga […]

The post KAS i kërkon Celibashit të kallëzojë në Prokurori numëruesit e partive appeared first on Reporter.al.

Trajektorja e krimeve kibernetike, një shqetësim i shtuar për Policinë shqiptare

Në prill të këtij viti, Policia e Shtetit deklaroi se kishte zbuluar një skemë mashtrimi financiar me protagonist një 23 vjeçar me shtetësi franceze dhe me viktima qindra qytetarë shqiptarë. Sipas policisë, 23- vjeçari dërgonte linqe të rreme përmes mesazheve të kamufluara në emër të bankave të nivelit të dytë dhe pasi siguronte të dhënat […]

The post Trajektorja e krimeve kibernetike, një shqetësim i shtuar për Policinë shqiptare appeared first on Reporter.al.

Seanca e prokurorit Kledian Llaho sjell tension në KPA

Në seancën e zhvilluar të mërkurën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, pati momente tensioni mes prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho dhe drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. Pasi Dumani kërkoi shkarkimin nga detyra të Llahos për probleme në të tre kriteret e rivlërësimit, subjekti vijoi me parashtrimet, duke pretenduar se një hetim penal ndaj […]

The post Seanca e prokurorit Kledian Llaho sjell tension në KPA appeared first on Reporter.al.

Përzgjedhja e mentorëve në Shkollën e Magjistraturës shkakton debat në KLP

Diskutimi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë i një projektvendimi për praktikën profesionale të kandidatëve për prokurorë në vitin akademik 2025-2026 të Shkollës së Magjistraturës, u kthye në një debat mëngjesin e së mërkurës mes dy anëtarëve të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, prokurorëve Ledina Riza dhe Sokol Stojani. Megjithëse kjo pikë ishte parashikuar e […]

The post Përzgjedhja e mentorëve në Shkollën e Magjistraturës shkakton debat në KLP appeared first on Reporter.al.

Jorgo Goro dënohet për herë të dytë për pronat në bregdet

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën më 30 korrik deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, si dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar prej nga përfiton […]

The post Jorgo Goro dënohet për herë të dytë për pronat në bregdet appeared first on Reporter.al.

KAS nuk njeh dorëheqjet, mandati i kalon Ana Dajkos

Ka marrë një kthesë tjetër odiseja ligjore për një mandat deputeti në Tiranë, i fituar nga koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e drejtuar nga Adriatik Lapaj e Endrit Shabani, pasi dy krerët e koalicionit u përfshinë në një konflikt publik se kujt i takonte ky mandat. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të mërkurën që të […]

The post KAS nuk njeh dorëheqjet, mandati i kalon Ana Dajkos appeared first on Reporter.al.

‘Arbitrar’: Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes

Një projekt i qeverisë për të miratuar një Kod të ri Penal, i bërë publik më 25 korrik nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është pritur me kritika të forta nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë dhe institucionet e pavarura të drejtësisë, si një projekt që cënon liritë e individit. Disa nene që lidhen me […]

The post ‘Arbitrar’: Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes appeared first on Reporter.al.

Triumfi i Trump mbi Evropën

Ka nga ata që mund ta qortojnë Viktor Orban-in, mikun e presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, për shumë gjëra. Por kryeministri hungarez nuk gabon kur thekson se sapo e kemi parë Trump-in ta “hajë për mëngjes presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”. Në fund të fundit, marrëveshja paraprake tregtare […]

The post Triumfi i Trump mbi Evropën appeared first on Reporter.al.

Të pambrojtura, gratë në Shqipëri e Kosovë përballen me një “bashkëjetesë toksike” me abuzimin digjital

Ajmane Bajrami ishte vetëm 15 vjeçe kur filloi sulmi digjital, kur ajo klikoi mbi një mesazh në Facebook nga një i panjohur dhe një foto e një penisi u hap në ekranin e kompjuterit përpara saj dhe vëllait të saj atëherë 21-vjeçar. Bajrami, nga qyteti i Ferizajt, kujton se si u ndje shumë e turpëruar. […]

The post Të pambrojtura, gratë në Shqipëri e Kosovë përballen me një “bashkëjetesë toksike” me abuzimin digjital appeared first on Reporter.al.

❌