❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FOKUS – Riafirmohet bashkĂ«punimi Tokio-Seul, pĂ«rpara takimit Lee-Trump

TOKIO, 23 gusht /ATSH/ – Kryeministri japonez Shigeru Ishiba dhe presidenti i KoresĂ« sĂ« Jugut, Lee Jae Myung riafirmuan sot bashkĂ«punimin nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ« midis dy fqinjĂ«ve tĂ« AzisĂ« Lindore, para njĂ« takimi qĂ« Lee do tĂ« zhvillojĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n me presidentin amerikan Donald Trump, sipas Reuters.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Japoni që nga marrja e detyrës në qershor, Lee u takua me Ishiba në rezidencën e kryeministrit në Tokio për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale, përfshirë bashkëpunimin më të ngushtë në fushën e sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të një marrëveshjeje tripalëshe, të nënshkruar nga paraardhësit e tyre.

“MarrĂ«dhĂ«niet e qĂ«ndrueshme sjellin pĂ«rfitime pĂ«r tĂ« dy vendet tona dhe pĂ«r rajonin tonĂ«â€, tha Ishiba gjatĂ« raundit tĂ« zgjeruar tĂ« bisedimeve tĂ« samitit.

“ËshtĂ« gjithashtu thelbĂ«sore tĂ« forcojmĂ« aleancĂ«n me SHBA-nĂ«â€, theksoi ai.

Fitorja e menjëhershme në zgjedhje e Lee-së, pas shkarkimit të presidentit konservator Yoon Suk Yeol për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ngjalli shqetësime në Tokio se marrëdhëniet me Seulin mund të përkeqësoheshin.

Lee ka kritikuar pĂ«rpjekjet e kaluara pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar marrĂ«dhĂ«niet, tĂ« cilat janĂ« tensionuar nga pakĂ«naqĂ«sitĂ« pĂ«r sundimin kolonial tĂ« JaponisĂ« mbi gadishullin korean gjatĂ« periudhĂ«s 1910–1945.

Qeveria e KoresĂ« sĂ« Jugut shprehu javĂ«n e kaluar “zhgĂ«njim dhe keqardhje tĂ« thellĂ«â€ pasi zyrtarĂ« japonezĂ« vizituan njĂ« faltore nĂ« Tokio pĂ«r tĂ« rĂ«nĂ«t e luftĂ«s sĂ« JaponisĂ«, tĂ« cilĂ«n shumĂ« koreanĂ« e shohin si simbol tĂ« agresionit ushtarak japonez.

Megjithatë, Lee ka thënë se mbështet marrëdhënie më të afërta me Japoni, duke përfshirë takimin e tij të parë me Ishiba në kuadër të një samiti të G7-s në Kanada në qershor.

Pavarësisht dallimeve, të dy aleatët e SHBA-së mbështeten fort te Uashingtoni për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Kinës në rajon.

Së bashku, ata presin rreth 80 000 trupa amerikane, dhjetëra anije lufte dhe qindra avionë ushtarakë amerikanë.

“Duke qenĂ« se rendi ndĂ«rkombĂ«tar ka pĂ«suar luhatje kohĂ«t e fundit mbi çështje tregtare dhe sigurie, mendoj se Koreja e Jugut dhe Japonia, tĂ« cilat kanĂ« qĂ«ndrime tĂ« ngjashme nĂ« vlera, sisteme dhe ideologji, duhet tĂ« forcojnĂ« bashkĂ«punimin mĂ« shumĂ« se kurrĂ«â€, tha Lee gjatĂ« takimit me Ishiba.

Japonia dhe Koreja e Jugut gjithashtu ndajnë interes të përbashkët për tregtinë, duke rënë dakord për tarifa 15% mbi importet amerikane të mallrave të tyre pasi Trump kishte kërcënuar me tarifa më të larta./  /Ad.Ab./

The post FOKUS – Riafirmohet bashkĂ«punimi Tokio-Seul, pĂ«rpara takimit Lee-Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Maratona e notit “Agron Ruvina” nĂ« Pogradec, homazh sportiv me jehonĂ« ndĂ«rkombĂ«tare

TIRANË, 23 gusht /ATSH/  MĂ« shumĂ« se 100 notarĂ« nga e gjithĂ« ShqipĂ«ria dhe jashtĂ« saj morĂ«n pjesĂ« nĂ« edicionin e pestĂ« tĂ« MaratonĂ«s sĂ« Notit “Agron Ruvina”, e kthyer tashmĂ« nĂ« njĂ« traditĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme sportive nĂ« qytetin e Pogradecit.

Maratona, që zhvillohet në ujërat e liqenit të Ohrit në nder të notarit të njohur Agron Ruvina, ka tërhequr këtë vit garues nga vende si Greqia, Ukraina dhe Islanda, duke i dhënë aktivitetit një dimension ndërkombëtar.

Në kategorinë e moshës 14-vjeçare, Lizi Gusho dhe Devi Shtaro u shpallën fitues përkatësisht në kategorinë e vajzave dhe të djemve.

“Jam shumĂ« e lodhur, por e lumtur qĂ« fitova. Jetoj dhe stĂ«rvitem nĂ« SHBA, por jam nga Pogradeci dhe Ă«shtĂ« krenari tĂ« jem pjesĂ« e kĂ«saj gare,” – u shpreh Lizi Gusho pas fitores.

“I lodhur, por i emocionuar. Ishte njĂ« sfidĂ« e bukur,” – tha Devi Shtaro.

Triumf në kategorinë e notarëve veteranë shënoi Ana Angjellari, e cila pas tre pjesëmarrjesh arriti më në fund vendin e parë.

“Jam shumĂ« e lumtur. Ky ishte synimi im prej tre vitesh. Besoj kjo do tĂ« jetĂ« edhe pjesĂ«marrja ime e fundit,” – tha ajo me emocione.

Organizatori Vladimir Mato theksoi rëndësinë e rritjes së vazhdueshme të interesit për maratonën:

“Kemi mbi 100 pjesĂ«marrĂ«s nga tĂ« gjitha trevat shqiptare, por edhe nga jashtĂ« vendit. Kjo tregon se eventi po fiton emĂ«r dhe respekt.”

E pranishme në aktivitet, Sofika Ruvina, motra e notar Agron Ruvinës, u shpreh e emocionuar për nderin që i bëhet çdo vit vëllait të saj:

“FjalĂ«t janĂ« tĂ« pakta pĂ«r tĂ«. Krenohemi pa masĂ« me Agronin dhe jemi tĂ« nderuar pĂ«r çdo kujtim qĂ« mbetet gjallĂ« pĂ«rmes kĂ«saj maratone.”

Maratona e Notit “Agron Ruvina” konfirmon edhe njĂ« herĂ« lidhjen e veçantĂ« tĂ« Pogradecit me sportin e notit dhe shĂ«rben si frymĂ«zim pĂ«r brezat e rinj qĂ« duan tĂ« ndjekin pasionin nĂ« ujĂ«rat e Ă«mbla tĂ« liqenit tĂ« Ohrit.

The post Maratona e notit “Agron Ruvina” nĂ« Pogradec, homazh sportiv me jehonĂ« ndĂ«rkombĂ«tare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MJEDIS – NgadalĂ«sohet pĂ«rkohĂ«sisht shkrirja e akullit nĂ« Arktik

LONDËR, 23 gusht /ATSH/ – Shkrirja e akullit nĂ« Arktik Ă«shtĂ« ngadalĂ«suar ndjeshĂ«m gjatĂ« 20 viteve tĂ« fundit, raportojnĂ« shkencĂ«tarĂ«t, pa pasur njĂ« rĂ«nie statistikisht tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« shtrirjes sĂ« tij qĂ« nga viti 2005, sipas “The Independent”.

”Ky zbulim Ă«shtĂ« befasues”, thonĂ« ata, ”duke qenĂ« se emetimet e karbonit nga djegia e karburanteve fosile kanĂ« vazhduar tĂ« rriten dhe tĂ« bllokojnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nxehtĂ«si gjatĂ« kĂ«saj kohe”.

Ata mendojnë se ndryshimet natyrore në rrymat oqeanike, të cilat kufizojnë shkrirjen e akullit, kanë balancuar rritjen e vazhdueshme të temperaturave globale.

Megjithatë, kjo është vetëm një shtyrje e përkohshme, dhe shkrirja ka shumë gjasa të rifillojë me një ritëm rreth dyfish më të shpejtë brenda 5-10 vitet e ardhshme.

Këto gjetje nuk do të thonë se akulli i Arktikut po rikuperohet.

SipĂ«rfaqja e akullit nĂ« shtator – kur arrin minimumin vjetor – Ă«shtĂ« pĂ«rgjysmuar qĂ« nga viti 1979, kur nisĂ«n matjet satelitore.

Kriza klimatike mbetet “pa asnjĂ« dyshim reale”, theksuan shkencĂ«tarĂ«t, dhe nevoja pĂ«r veprime urgjente pĂ«r tĂ« shmangur pasojat mĂ« tĂ« rĂ«nda nuk ka ndryshuar.

Variacioni natyror që ka shkaktuar këtë ngadalësim lidhet ndoshta me luhatjet shumë-dekadëshe të rrymave në Oqeanin Atlantik dhe Paqësor, të cilat ndikojnë në sasinë e ujit të ngrohtë që hyn në Arktik.

Megjithatë, Arktiku pritet që gjatë këtij shekulli të përballet me periudha pa akull, duke dëmtuar njerëzit dhe jetën e egër në rajon dhe duke përshpejtuar ngrohjen globale, pasi oqeani i errët thith më shumë nxehtësi.

“ËshtĂ« befasuese, kur sot diskutohet nĂ«se ngrohja globale po pĂ«rshpejtohet, qĂ« ne po flasim pĂ«r njĂ« ngadalĂ«sim. Lajmi i mirĂ« Ă«shtĂ« se 10-15 vite mĂ« parĂ«, kur humbja e akullit po pĂ«rshpejtohej, disa flisnin pĂ«r njĂ« Arktik pa akull para vitit 2020. Por tani variabiliteti natyror ka kaluar nĂ« fazĂ«n e balancimit tĂ« humbjes sĂ« akullit. Kjo na ka dhĂ«nĂ« pak mĂ« shumĂ« kohĂ«, por Ă«shtĂ« njĂ« shtyrje e pĂ«rkohshme – kur tĂ« mbarojĂ«, lajmet nuk do tĂ« jenĂ« tĂ« mira”, tha Mark England nga Universiteti i Exeter, i cili udhĂ«hoqi studimin.

Studimi, i botuar nĂ« revistĂ«n “Geophysical Research Letters”, pĂ«rdori dy grupe tĂ« dhĂ«nash pĂ«r nivelet e akullit detar nĂ« Arktik nga viti 1979 deri mĂ« sot.

Shkencëtarët analizuan sipërfaqen e akullit për çdo muaj të vitit dhe ngadalësimi u pa në të gjitha rastet. /Ad.Ab./

The post MJEDIS – NgadalĂ«sohet pĂ«rkohĂ«sisht shkrirja e akullit nĂ« Arktik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama e cilĂ«soi UrĂ«n e Dragotit, si njĂ« nga veprat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme inxhinierike dhe historike tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

E ndërtuar në vitet 1930, kjo urë lidh Tepelenën me Përmetin, duke shërbyer si një nyje e rëndësishme infrastrukturore dhe një simbol i zhvillimit të jugut të vendit.

“NjĂ« kryevepĂ«r inxhinierike qĂ« qĂ«ndron krenare mbi VjosĂ«,” shkroi Kryeministri nĂ« rrjetet sociale, duke theksuar vlerat historike dhe estetike tĂ« strukturĂ«s.

Me arkitekturën e saj karakteristike dhe pozicionimin strategjik mbi lumin Vjosa, ura është jo vetëm funksionale, por edhe një pikë referimi për udhëtarët dhe vizitorët që eksplorojnë bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Në një kohë kur zhvillimi i turizmit natyror dhe kulturor po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, Ura e Dragotit mbetet dëshmi e një tradite ndërtimi që kombinon funksionin me hijeshinë arkitektonike.  e.xh/

The post Rama: Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i ATSH-sĂ«, Artur Zheji Ă«shtĂ« ndarĂ« sot nga jeta nĂ« moshĂ«n 64-vjeçare.

Ai ka ndërruar jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Policia e Shtetit nĂ« njoftimin zyrtar bĂ«ri me diej se “sot, rreth orĂ«s 16:10, nĂ« afĂ«rsi tĂ« rrugĂ«s “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 64 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«, dyshohet se ka shfaqur probleme shĂ«ndetĂ«sore gjatĂ« qĂ«ndrimit nĂ« njĂ« restorant dhe gjatĂ« transportit drejt spitalit me autoambulancĂ«, ka ndĂ«rruar jetĂ«â€.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Për vite me radhë, Zheji do të jepte kontributin e tij si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar.

I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Zheji u diplomua pĂ«r regjisor nĂ« Institutin e LartĂ« tĂ« Arteve, ku spikati dhe la gjurmĂ«n e tij nĂ« dramaturgjinĂ« shqiptare. NĂ« skenĂ«n e Teatrit KombĂ«tar, u vendos nĂ« skenĂ« drama e tij “Raimonda”, pĂ«rgjatĂ« kohĂ«s sĂ« diplomimit.

Pas diplomimit, Zheji u zhvendos nĂ« Itali ku qĂ«ndroi pĂ«r rreth 10 vite. Aty, ai punoi nĂ« “Radio Radicale” si specialist i çështjeve tĂ« EvropĂ«s dhe Ballkanit, pĂ«rgjatĂ« kohĂ«s sĂ« luftĂ«s sĂ« KosovĂ«s, duke u bĂ«rĂ« kĂ«shtu dhe njĂ« zĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i shqiptarĂ«ve nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare.

Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

Zheji la pas dy vajza dhe një djalë, së bashku me bashkëshorten e tij. Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi.

Ministri i Shtetit pĂ«r DiasporĂ«n, Taulant Balla ka shprehur ngushĂ«llime pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« publicistit Zheji. “ShumĂ«, shumĂ« i trishtĂ« lajmi pĂ«r ndarjen e parakohshme tĂ« gazetarit Artur Zheji. U prehsh nĂ« paqe mik”, shprehet Balla nĂ« rrjetet sociale.

Kreu i PD, Sali Berisha shkruan: “Homazh pĂ«r Artur Zhejin! Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirĂ«njohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytĂ« pĂ«rgjithmonĂ«. Duke shprehur ngushĂ«llimet e mia mĂ« tĂ« ndjera familjes, miqve tĂ« afĂ«rmĂ«ve, unĂ« lutem sĂ« bashku me ta qĂ« shpirti i Arturit tĂ« tyre tĂ« dashur tĂ« gjejĂ« paqen e merituar. Amin”.

Ministria e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit shkruan nĂ« njĂ« reagim nĂ« rrjetet sociale se “Lajm i hidhur i ndarjes nga jeta tĂ« gazetarit, publicistit dhe analistit tĂ« njohur Artur Zheji (1961–2025)! Zheji u shqua pĂ«r kontributin e tij nĂ« fushĂ«n e medias dhe publicistikĂ«s, si dhe nĂ« artin skenik, ku ka lĂ«nĂ« gjurmĂ« si regjisor dhe autor i veprave artistike.TrashĂ«gimia e tij profesionale mbetet pjesĂ« e historisĂ« sĂ« gazetarisĂ« dhe kulturĂ«s shqiptare. NgushĂ«llime familjes, kolegĂ«ve dhe komunitetit mediak”.

Teatri Kombëtar shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit i cili jo vetëm si gazetar, por edhe publicist dhe dramaturg ka lënë gjurmë në skenën teatrore shqiptare.
“NĂ« krijimtarinĂ« e tij, fjala u bĂ« reflektim i kohĂ«s dhe i shoqĂ«risĂ«, duke pasuruar jo vetĂ«m medien dhe debatin publik, por edhe skenĂ«n tonĂ« kombĂ«tare. Kujtimi i tij do tĂ« mbetet i gjallĂ« nĂ« historinĂ« e artit dhe kulturĂ«s sonĂ«. NgushĂ«llime tĂ« sinqerta familjes, miqve dhe gjithĂ« komunitetit artistik”, thuhet nĂ« mesazhin e Teatrit KombĂ«tar.

Unioni i GazetarĂ«ve ShqiptarĂ« shkruan se “gazetari Zheji do tĂ« mbetet nĂ« kujtesĂ«n e publikut pĂ«r stilin e vet oratorik, pasurinĂ« shprehĂ«se qĂ« mbartte, pĂ«r forcĂ«n verbale tĂ« polemikĂ«s dhe sidomos pĂ«r integritetin dhe ndjeshmĂ«rinĂ« e lartĂ« nĂ« mbrojtje dhe shprehjen krenare tĂ« identitetit tĂ« vet kombĂ«tar shqiotar. Fjala dhe qĂ«ndrimet e analistit Artur Zheji, pĂ«rbĂ«nin njĂ« pikĂ« reference pĂ«r shumĂ« kolegĂ« tĂ« huaj qĂ« ndjekin dhe merren me problematikat shqiptare nĂ« rajon”.

:Gjuha dhe aftësia shkrimore e Artur Zhejit përbëjnë një kuotë standarti, cilësie dhe intelektualizmi në mediumet tona, deri më sot.
Ndalja e papritur e jetĂ«s sĂ« tij krijon njĂ« ndĂ«rprerje tĂ« ndieshme nĂ« fjalĂ«n dhe shfaqjen mediatike, nĂ« gamĂ«n e analizĂ«s politike dhe debatit sociopolitik shqiptar si dhe nĂ« rrafshin e polemikĂ«s apo diskutimit tĂ« çështjeve historike dhe identitare me kolegĂ«, media tĂ« rajonit dhe tĂ« huaja nĂ« pĂ«rgjithĂ«si.Ndarja e papritur nga jeta e Artur Zhejit Ă«shtĂ« njĂ« akt pikĂ«llimi pĂ«r shumĂ«kĂ«nd qĂ« e ka njohur, qĂ« e ka pĂ«rcjellĂ« apo qĂ« e ka ditur se nga vinte dhe çfarĂ« pĂ«rfaqĂ«sonte. U prehsh nĂ« paqe kolegu dhe miku ynĂ« Zheji! NgushĂ«llime familjes!I paharrueshĂ«m je”, shprehet Unioni i GazetarĂ«ve ShqiptarĂ«
Asociacioni i GazetarĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ« ka shprehur ngushĂ«llime pas ndarjes sĂ« parakohshme nga jeta tĂ« gazetarit dhe publicistit tĂ« njohur, Artur Zheji. “Me njĂ« karrierĂ« tĂ« gjatĂ« dhe tĂ« pasur nĂ« fushĂ«n e publicistikĂ«s dhe medias, Zheji u shqua si njĂ« nga personalitetet mĂ« tĂ« respektuar tĂ« gazetarisĂ« shqiptare, duke lĂ«nĂ« gjurmĂ« tĂ« pashlyeshme me analizat, shkrimet dhe kontributin e tij nĂ« zhvillimin e mendimit kritik e profesional nĂ« vend. NĂ« kĂ«tĂ« moment tĂ« dhimbshĂ«m, Asociacioni i GazetarĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ« i shpreh ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta familjes, tĂ« afĂ«rmve, kolegĂ«ve dhe miqve tĂ« tij, duke ndarĂ« me ta dhimbjen pĂ«r humbjen e njĂ« personaliteti tĂ« rrallĂ« tĂ« medias shqiptare”, thuhet nĂ« mesazh.

The post Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – ShkencĂ«tarĂ«t zbulojnĂ« jetĂ«gjatĂ«sinĂ« maksimale tĂ« njeriut

AMSTERDAM, 23 gusht /ATSH/ – KĂ«rkimet e kryera nĂ« HolandĂ« kanĂ« treguar se kufiri maksimal i jetĂ«gjatĂ«sisĂ« pĂ«r femrat Ă«shtĂ« 115,7 vjet, ndĂ«rsa pĂ«r meshkujt Ă«shtĂ« pak mĂ« i ulĂ«t, 114,1 vjet, por sidoqoftĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« kohĂ« shumĂ« e gjatĂ«, sipas “The Newsweek”.

Ky përfundim u arrit nga disa statistika në në Universitetin e Tilburgut dhe në Universitetin Erasmus të Roterdamit, të cilët studiuan të dhënat e 75 000 personave që kanë ndërruar jetë në Holandë gjatë 30 viteve të fundit.

NjĂ«ri prej tre shkencĂ«tarĂ«ve qĂ« realizuan studimin, profesori John Einmahl, i cituar nga ”Medical Express”, cili se “mesatarisht, njerĂ«zit po jetojnĂ« mĂ« gjatĂ«, por mĂ« tĂ« moshuarit ndĂ«r ne nuk janĂ« bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« moshuar gjatĂ« 30 viteve tĂ« fundit. Ka padyshim njĂ« mur kĂ«tu. Sigurisht, jetĂ«gjatĂ«sia mesatare Ă«shtĂ« rritur. MegjithatĂ«, tavani maksimal nuk ka ndryshuar”.

PĂ«r ta bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ«, kjo nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me jetĂ«gjatĂ«sinĂ« mesatare, por me “jetĂ«gjatĂ«sinĂ« maksimale”, e cila pĂ«rcakton sa gjatĂ« mund tĂ« jetojĂ« njĂ« individ i vetĂ«m nĂ«se kujdeset pĂ«r veten.

KĂ«to zbulime pĂ«rputhen me njĂ« studim tĂ« kryer nĂ« SHBA, ku u zbulua njĂ« kufi i ngjashĂ«m, duke treguar se jetĂ«gjatĂ«sia maksimale e njeriut “ndalet nĂ« tĂ« 90-at” dhe Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« kalojĂ« 115 vjetĂ«t.

Këto shifra bien ndesh me rastin e gruas franceze Jeanne Louise Calmen, e cila jetoi për një kohë të pabesueshme, 122 vjet.

Ajo është ende mbajtësja e rekordit botëror si njeriu më jetëgjatë i njohur ndonjëherë, e lindur më 1875 dhe e ndarë nga jeta më 1997.

Nuk dihet nëse arritja e saj do të tejkalohet ndonjëherë, por Einmahl synon ta publikojë studimin e tij muajin e ardhshëm, i cili mund të zbulojë çelësin e një jete më të gjatë.

Gjithsesi, Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« dimĂ« qĂ« grupi muzikor “Oasis“ ka gĂ«njyer kur tha “You and I are gonna live forever”,  (”Ti dhe unĂ« do tĂ« jetojmĂ« pĂ«rjetĂ«sisht”)./  /Ad.Ab./

 

The post FOKUS – ShkencĂ«tarĂ«t zbulojnĂ« jetĂ«gjatĂ«sinĂ« maksimale tĂ« njeriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PEKIN – Kina e gatshme pĂ«r dĂ«rgimin e trupave paqeruajtĂ«se nĂ« UkrainĂ«

PEKIN, 23 gusht /ATSH-ANSA/ – Kina do tĂ« ishte e gatshme tĂ« dĂ«rgonte trupa paqeruajtĂ«se nĂ« UkrainĂ« sipas njĂ« mandati tĂ« OKB-sĂ«.

Kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« raporton ”Welt am Sonntag” duke cituar burime diplomatike evropiane qĂ« mĂ«suan informacionin nga zyrtarĂ«t e qeverisĂ« kineze.

“Qeveria kineze do tĂ« ishte e pĂ«rgatitur ta bĂ«nte kĂ«tĂ« vetĂ«m nĂ«se trupat do tĂ« vendoseshin sipas njĂ« mandati tĂ« OKB-sĂ«â€, theksuan burimet.

NdĂ«rkohĂ«, zĂ«vendĂ«skryeministri italian, Matteo Salvini kritikoi planet e presidentit francez, Emmanuel Macron tĂ« cilat parashikojnĂ« ”ushtri evropiane, riarmatim evropian dhe borxhe tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta evropiane pĂ«r tĂ« blerĂ« raketa” pĂ«r UkrainĂ«n.

”Vish helmetĂ«n, xhaketĂ«n, pushkĂ«n dhe shko nĂ« UkrainĂ«â€, mĂ«sohet t’i ketĂ« thĂ«nĂ« Salvini presidentit Macron duke komentuar propozimin e FrancĂ«s pĂ«r tĂ« dĂ«rguar trupa atje./ /os/

The post PEKIN – Kina e gatshme pĂ«r dĂ«rgimin e trupave paqeruajtĂ«se nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Dobrindt mbron politikĂ«n e rreptĂ« pĂ«r pranimin e afganĂ«ve

BERLIN, 23 gusht / ATSH- DPA/ –  Ministri i BrendshĂ«m i GjermanisĂ«, Alexander Dobrindt, hodhi sot poshtĂ« thirrjet pĂ«r tĂ« pĂ«rshpejtuar aplikimet pĂ«r azil nga afganĂ«t, pavarĂ«sisht kritikave nga komisioneri i qeverisĂ« pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut.

“Nuk jam i gatshĂ«m tĂ« heq dorĂ« nga procedurat standarde tĂ« pranimit apo kontrollet e sigurisĂ«â€, tha Dobrindt.

Ai shtoi se qeveria, e cila mori detyrĂ«n nĂ« fillim tĂ« majit, nuk mund tĂ« pritej tĂ« zgjidhte probleme qĂ« ishin grumbulluar pĂ«r vite, duke akuzuar qeverinĂ« e mĂ«parshme se ia kishte lĂ«nĂ« atij kĂ«tĂ« “barrĂ«â€.

Dobrindt u zotua të shqyrtonte aplikimet në mënyrë që të sigurohej saktësia maksimale mbi atë se kush po hynte në vend, nga vjen, për çfarë arsye dhe nëse kishte të drejtë për azil.

“Dhe nĂ«se pranimi nuk Ă«shtĂ« i justifikuar, nuk do ta mbĂ«shtes kĂ«tĂ«. Po e bĂ«j me kujdes dhe kjo do tĂ« marrĂ« kohĂ«â€, shtoi ai duke sinjalizuar se procesi do tĂ« zgjasĂ« me muaj.

Ndërkohë, komisioneri për të drejtat e njeriut, Lars Castellucci, u bëri thirrje ministrive të Brendshme dhe asaj të Jashtme të përshpejtojnë aplikimet e afganëve në Pakistan, të cilët shihen si veçanërisht të rrezikuar nga persekutimi i talebanëve.

Castellucci theksoi se koalicioni i kancelarit Friedrich Merz kishte rënë dakord për një politikë migrimi të rregullt dhe humanitare, por kontrollet lidhur me Afganistanin nuk po e plotësonin asnjërin nga këto kritere.  /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Dobrindt mbron politikĂ«n e rreptĂ« pĂ«r pranimin e afganĂ«ve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IMT: Mbi 53 mijĂ« mÂČ sipĂ«rfaqe publike e liruar nĂ« TiranĂ«

TIRANË, 23 gusht  /ATSH/ Inspektorati i Mbrojtjes sĂ« Territorit nĂ« TiranĂ« ka bĂ«rĂ« njĂ« bilanc tĂ« punĂ«s sĂ« kryer pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike.

Deri tani janĂ« liruar 53 031 mÂČ hapĂ«sira publike tĂ« zaptuara vetĂ«m nĂ« kryeqytet.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë bërë 1 408 çmontime, 1 167 prej të cilave janë kryer vullnetarisht nga bizneset, ndërsa 241 me ekzekutime vendimesh.

Kryeministri Edi Rama është shprehur  se, lirimi i hapësirave publike nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri.

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin prej muajit korrik.

Në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/gj.m/

The post IMT: Mbi 53 mijĂ« mÂČ sipĂ«rfaqe publike e liruar nĂ« TiranĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Shkarkohet shefi i ShĂ«rbimit Sekret Ushtarak

UASHINGTON, 23 gusht /ATSH-AFP/ – NjĂ« zyrtar i lartĂ« amerikan njoftoi shkarkimin e kreut tĂ« ShĂ«rbimit Sekret Ushtarak (DIA), pas shkarkimit tĂ« disa oficerĂ«ve tĂ« lartĂ« nĂ« muajt e fundit.
Shkarkimi i gjenerallejtnant Jeffrey Kruse, i cili kishte mbajtur këtë pozicion që nga fillimi i vitit 2024, vjen menjëherë pasi departamenti i tij vlerësoi se sulmet amerikane ndaj Iranit në qershor e kishin kthyer programin bërthamor të Teheranit disa vite prapa.

Ky raport, i cili është raportuar gjerësisht në shtyp, ndryshon ndjeshëm nga pohimet e presidentit Donald Trump se sulmet në fjalë shkatërruan plotësisht vendet bërthamore të synuara.

Kjo mospërputhje thuhet se e zemëroi udhëheqësin republikan.

“Jeffrey Kruse nuk do tĂ« shĂ«rbejĂ« mĂ« si drejtor i DIA-s”, tha zyrtari i lartĂ« ushtarak, duke folur nĂ« kushte anonimiteti.
Ai nuk dha një arsye për shkarkimin.

Që kur u kthye në pushtet, udhëheqësi republikan ka kryesuar shkarkimin e shumë zyrtarëve të lartë të Pentagonit.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, një besnik i Donald Trump, mbron të drejtën e presidentit për të zgjedhur udhëheqjen e ushtrisë sipas gjykimit të tij, por ligjvënësit demokratë kanë shprehur shqetësim për politizimin e mundshëm të saj. / /Ad.Ab./

The post SHBA – Shkarkohet shefi i ShĂ«rbimit Sekret Ushtarak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpallen 3 projektet fitues për filma me metrazh të gjatë në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ NĂ« njĂ« aktivitet tĂ« zhvilluar pranĂ« QendrĂ«s KombĂ«tare tĂ« KinematografisĂ« (QKK), janĂ« shpallur tre projektet fituese qĂ« do tĂ« realizohen si filma artistikĂ« me metrazh tĂ« gjatĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« QKK-sĂ« pĂ«r kinematografinĂ« kombĂ«tare dhe bashkĂ«prodhimet ndĂ«rkombĂ«tare.

Ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, tha se “kĂ«to projekte tĂ« reja pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« zĂ«ra tĂ« ndryshĂ«m krijues dhe sjellin histori me potencial tĂ« lartĂ« artistik dhe kulturor pĂ«r ekranin shqiptar dhe ndĂ«rkombĂ«tar”. Filmat fitues janĂ«: “Diell i FtohtĂ«â€, Produksioni: Artalb Film Productions, Regji & Skenar: Gentian Koçi, Producent: Blerina Hankollari. Filmi i dytĂ« “E Bardhë  E Kuqe” me produksion ARTFILM P&D, Regji & Skenar: Pluton Vasi, Producent: Vjollca Dedei. Filmi i tretĂ« fiturs u shpall, “RevoltĂ« nĂ« Ferr” me produksion Mediavision, Regji: Namik Ajazi dhe skenar Visar Zhiti dhe producent Namik Ajazi.

Ministri Gonxhja, përgëzoi ekipet fituese dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së talenteve vendase, duke nxitur zhvillimin e industrisë së filmit dhe promovimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare të kinemasë.

Projektet pritet të marrin jetë së shpejti dhe të sjellin në jetë histori që pasqyrojnë realitete, emocione dhe sfida të reja.

The post Shpallen 3 projektet fitues për filma me metrazh të gjatë në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Ukraina shĂ«non DitĂ«n e Flamurit, ndĂ«rsa rusĂ«t pretendojnĂ« pĂ«rparime nĂ« lindje

KIEV, 23 gusht /ATSH-DPA/ – Ukraina shĂ«noi sot DitĂ«n e Flamurit KombĂ«tar, me njĂ« ceremoni nĂ« tĂ« cilĂ«n mori pjesĂ« presidenti Volodymyr Zelensky nĂ« Kiev.

“Ky flamur mishĂ«ron njĂ« ndjenjĂ« çlirimi pĂ«r ata qĂ« i kthejmĂ« nga robĂ«ria ruse”, tha Zelensky nĂ« njĂ« postim nĂ« X.

“Kur shohin ngjyrat e UkrainĂ«s, e kuptojnĂ«: e keqja ka mbaruar”, theksoi ai.

”Flamuri blu dhe i verdhĂ« pĂ«rfaqĂ«sonte gjithashtu njĂ« simbol shprese pĂ«r ukrainasit qĂ« jetojnĂ« nĂ« territorin e pushtuar nga rusĂ«t”, tha ai.

Të dielën, vendi i shkatërruar nga lufta do të festojë Ditën e Pavarësisë për të shënuar largimin nga Bashkimi Sovjetik 34 vjet më parë.

Dita shënon gjithashtu tre vjet e gjysmë që nga pushtimi i plotë rus në shkurt 2022.

Në Moskë, Ministria e Mbrojtjes raportoi se trupat ruse po vazhdonin përparimin e tyre në Ukrainën lindore, duke marrë fshatin Kleban-Byk në juglindje të Kostyantynivka, i cili po mbrohet nga trupat ukrainase.

Nëse raportet janë të sakta, trupat ukrainase në Shcherbynivka në jug do të jenë praktikisht të pafuqishme, pasi tërheqja e tyre është bllokuar nga një digë.

As vëzhguesit ushtarakë rusë dhe as ata ukrainas nuk konfirmuan në hartat e tyre se Kleban-Byk ishte marrë, dhe raporti i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës i referohej vetëm sulmeve ndaj Shcherbynivka.

Më parë, Shtabi i Përgjithshëm raportoi se një avion luftarak ukrainas MiG-29 ishte rrëzuar gjatë uljes pas një sulmi, duke vrarë pilotin.

”Shkaku i rrĂ«zimit ishte ende duke u hetuar”, tha ai.

MiG-29, i cili daton që nga epoka sovjetike, formon bazën e forcës së vogël ajrore të Ukrainës, e cila ka marrë avionë të të njëjtit lloj nga Polonia dhe Sllovakia që nga pushtimi i plotë rus në shkurt 2022.

Forcat ajrore raportuan gjithashtu sulme nga 49 dronë rusë gjatë natës, 36 prej të cilëve ishin kapur.

U raportuan sulme në shtatë vende, dhe sirena bastisjeje ajrore u dëgjuan në Kiev gjatë mëngjesit.

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko tha se mbrojtja ajrore ishte në veprim dhe se një dron ra në një rrugë./  a.jor.

The post KOMENT – Ukraina shĂ«non DitĂ«n e Flamurit, ndĂ«rsa rusĂ«t pretendojnĂ« pĂ«rparime nĂ« lindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UGJSH: KLGJ tĂ« reagojĂ« dhe mbajĂ« qĂ«ndrim ndaj sulmeve qĂ« i’u bĂ«hen gjyqtarĂ«ve

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Unioni i GjyqtarĂ«ve ka reaguar lidhur me qendrimet e e kryeministrit Edi Rama drejtuar dy gjyqtarĂ«ve, Hazbi Balliu dhe Klarent Demiri, tĂ« cilĂ«t sipas kreut tĂ« qeverisĂ«, me vendimet e tyre kanĂ« cĂ«nuar interesin publik.

Unioni i gjyqtarĂ«ve nĂ« reagimin e tij, thekson se “ka ndjekur me vĂ«mendje pakĂ«naqĂ«sitĂ« e shprehura publikisht nga ana e publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqĂ«sore, duke anatemuar personalisht gjyqtarĂ«t pĂ«r vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrĂ«s kushtetuese nĂ« njĂ« gjyq publik, ku njĂ«ra nga palĂ«t ndĂ«rgjygjĂ«se pĂ«r shkak tĂ« fuqisĂ«, hapĂ«sirĂ«s mediatike dhe virtuale, jo vetĂ«m denigron figurĂ«n e gjyqtarĂ«ve individualĂ«, por ushtron presion tĂ« hapur ndaj trupĂ«s gjyqĂ«sore nĂ« tĂ«rĂ«si, duke pĂ«rcjellĂ« mesazhin te gjyqtarĂ«t se nĂ«se vendimmarrja e tyre nuk do tĂ« pĂ«lqehet, do tĂ« jenĂ« objektivat e radhĂ«s”.

“UGJSH mirĂ«pret dhe inkurajon çdo kritikĂ« ndaj gjyqtarĂ«ve dhe punĂ«s sĂ« tyre, kur kĂ«to kritika janĂ« brenda kornizĂ«s kushtetuese dhe ligjore, tĂ« cilat kanĂ« pĂ«r qĂ«llim t’i shĂ«rbejnĂ« rritjes sĂ« besimit tĂ« publikut tek gjykatat, forcimit tĂ« pavarĂ«sisĂ« sĂ« gjykatave, tĂ« sundimit tĂ« ligjit dhe shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s”, theksohet nĂ« reagim, teksa dĂ«nohet

UGJSH thekson se “çdo palĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e pakĂ«naqur, ka tĂ« drejtĂ«n e ankimit nĂ« njĂ« gjykatĂ« mĂ« tĂ« lartĂ«, apo vendosĂ« nĂ« lĂ«vizje organet disiplinore pĂ«r çdo shkelje tĂ« ligjit qe pretendon se ka kryer gjyqtari”.

“Republika e ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« njĂ« republikĂ« parlamentare, ku ndarja e pushteteve e sanksionuar qartĂ«sisht nĂ« Kushtetute, Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r shtyllat kryesore, mbi tĂ« cilat Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar dhe qĂ«ndron demokracia jonĂ« parlamentare dhe zhvillohet shoqĂ«ria jonĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r kushtetues funksionon edhe sistemi gjyqĂ«sor dhe ushtrohet vendimmarrja nga gjykatat. ËshtĂ« ky kuadĂ«r kushtetues dhe ligjor, sipas tĂ« cilit janĂ« pĂ«rcaktuar saktĂ« subjektet, koha dhe mĂ«nyrat e kontrollit tĂ« njĂ« vendimi gjyqĂ«sor, i cili kursesi nuk lejon pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« pushteteve tĂ« tjera tĂ« anatemojnĂ« vendimet e gjykatave e aq me keq, tĂ« kĂ«rkojnĂ« ndĂ«shkimin e gjyqtarĂ«ve, kur nuk u pĂ«lqejnĂ« vendimet e tyre”, vijon regimi.

UGJSH kĂ«rkon qĂ« “Çdo veprim i kujtdo qoftĂ«, qĂ« shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor nĂ« fuqi nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, jo vetĂ«m qĂ« nuk i shĂ«rben forcimit tĂ« shtetit ligjor, por pĂ«rkundrazi, Ă«shtĂ« njĂ« hap prapa pĂ«r pavarĂ«sinĂ« e pushtetit gjyqĂ«sor, forcimin e shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s dhe minon besimin e publikut te drejtĂ«sia”.

UGJSH dëshiron të theksojë angazhimin maksimal kundër çdo fenomeni antiligjor të vërejtur në punën e përditshme të gjykatave, sikurse dhe angazhimin e plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.

SĂ« fundmi, UGJSH i bĂ«n thirrje KĂ«shillit tĂ« LartĂ« GjyqĂ«sor si qeveri e gjyqĂ«sorit dhe organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji pĂ«r tĂ« garantuar pavarĂ«sinĂ« dhe integritetin e gjyqtarĂ«ve, qĂ« tĂ« reagojĂ« dhe mbajĂ« qĂ«ndrim ndaj sulmeve qĂ« i’u bĂ«hen gjyqtarĂ«ve pĂ«r shkak tĂ« detyrĂ«s, pavarĂ«sisht se nga vijnĂ« ato.

/a.f/

The post UGJSH: KLGJ tĂ« reagojĂ« dhe mbajĂ« qĂ«ndrim ndaj sulmeve qĂ« i’u bĂ«hen gjyqtarĂ«ve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – NjĂ« pilot vdes, pas rrĂ«zimit tĂ« njĂ« avioni ushtarak ”MiG-29”

KIEV, 23 gusht  /ATSH-DPA/ – NjĂ« avion luftarak ukrainas tip “MiG-29” u rrĂ«zua gjatĂ« uljes pas njĂ« fluturimi, duke shkaktuar vdekjen e pilotit, njoftoi sot  Shtabi i PĂ«rgjithshĂ«m i UkrainĂ«s.

Shkaku i aksidentit ende po hetohet.

“MiG-29”, i cili daton qĂ« nga koha sovjetike, pĂ«rbĂ«n bazĂ«n e forcĂ«s ajrore tĂ« vogĂ«l tĂ« UkrainĂ«s, e cila ka marrĂ« avionĂ« tĂ« sĂ« njĂ«jtit lloj nga Polonia dhe Sllovakia qĂ« prej fillimit tĂ« pushtimit tĂ« plotĂ« rus nĂ« shkurt 2022.

Forca ajrore raportoi gjithashtu për sulme me 49 dronë rusë gjatë natës, prej të cilëve 36 u rrëzuan. U raportuan goditje në shtatë zona, ndërsa në mëngjes ranë sirenat e alarmit në Kiev.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore ishte në veprim dhe se një dron kishte rënë mbi një rrugë. /Ad.Ab./

The post UKRAINË – NjĂ« pilot vdes, pas rrĂ«zimit tĂ« njĂ« avioni ushtarak ”MiG-29” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndalimi i vizitave për Thaçin në Hagë vlerësohet si shkelje e Konventës Evropiane

PRISHTINË, 23 gusht/ATSH/Vendimi i Dhomave tĂ« Specializuara tĂ« KosovĂ«s nĂ« HagĂ«, pĂ«r t’iu ndaluar njĂ«mbĂ«dhjetĂ« personave vizitat te ish-presidenti ,Hashim Thaçi, i cili ndodhet nĂ« paraburgim, po cilĂ«sohet si shkelje e KonventĂ«s Evropiane pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut dhe si njĂ« vendim i palogjikshĂ«m.

Më 18 gusht 2025, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot mori këtë vendim i cili parashikonte ndalimin e vizitave për njëmbëdhjetë persona, mes tyre Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi, Avni Kastrati dhe katër të tjerë me emra të redaktuar.

Kufizimi i vizitave për Thaçin erdhi pas kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila kishte kërkuar që ndalimi të vlente edhe për tre vëllezërit e Thaçit, por gjykata e refuzoi këtë kërkesë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kontaktit familjar, sidomos pas vdekjes së babait të tij.

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini vlerëson se ky vendim i Speciales karshi ish-presidentit, Thaçi është shkelje e nenit 8 të Konventës Evropiane, i cili i garanton secilit njeri të drejtën për jetë private dhe familjare.

Për bindjen e tij, kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga trupi gjykues është dashur të refuzohet në tërësi ngase nuk e plotëson testin e propercionalitetit.

Kërkesa e ZPS-së në pikën aktuale të gjykimit kur në shtator pritet të nis dëgjimi i dëshmitarëve nga ana e mbrojtjes po konsiderohet e palogjikshme.

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala për KosovaPress, se Gjykata Speciale thuajse të gjitha kërkesat e ZPS-së i ka aprovuar, por jo edhe të mbrojtjes së të akuzuarve.

Ndalimi i njëmbëdhjetë personave për ta vizituar ish-presidentin, Haxhim Thaçi në Hagë është i papranueshëm edhe për bashkëluftëtarët e tij.

Kryetari i OrganizatĂ«s sĂ« VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Hysni Gucati tha se Ă«shtĂ« pĂ«r keqardhje sjellja e GjykatĂ«s Speciale karshi Thaçit.

Gjatë kësaj jave, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, nuk ia lejuan ish-presidentit, Hashim Thaçit që ta apelojë vendimin për ndalimin e njëmbëdhjetë personave që ta vizitojnë atë në Hagë.

NĂ« QendrĂ«n e Paraburgimit nĂ« HagĂ« njĂ«ri nga udhĂ«heqĂ«sit e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Hashim Thaçi ndodhet qĂ« nga nĂ«ntori i vitit 2020.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve është konfirmuar më 26 tetor 2020.

NĂ« qytetin holandez mĂ« 15 shtator 2025, pritet tĂ« nis paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes sĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

/Kosovapress/

The post Ndalimi i vizitave për Thaçin në Hagë vlerësohet si shkelje e Konventës Evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“NjĂ« ditĂ« me bariun” – UdhĂ«tim i veçantĂ« turistik nĂ« zemĂ«r tĂ« KolonjĂ«s

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ NjĂ« eksperiencĂ« autentike qĂ« ndĂ«rthur natyrĂ«n, traditĂ«n dhe mikpritjen shqiptare po merr jetĂ« nĂ« Parkun KombĂ«tar Germenj–Shelegur. “NjĂ« ditĂ« me bariun” Ă«shtĂ« njĂ« projekt fitues i platformĂ«s TIP Korça, i mbĂ«shtetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nĂ« bashkĂ«punim me GIZ, qĂ« sjell njĂ« model tĂ« ri tĂ« turizmit rural tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m.

Ky aktivitet i veçantë fton vizitorët të përjetojnë nga afër jetën e përditshme të barinjve të Kolonjës nga shtegtimi i bagëtive dhe shëtitjet me kuaj, te gatimet tradicionale dhe netët magjike nën yje, pranë zjarrit.

Përmes kësaj nisme, promovohet transhumanca, një traditë shekullore e zonës, duke krijuar mundësi të reja ekonomike për komunitetin lokal dhe duke ruajtur trashëgiminë kulturore. Këto aktivitete tashmë janë kthyer në pjesë të paketave turistike që i japin një zhvillim dhe nxitje turizmit rural .

/a.f/

The post “NjĂ« ditĂ« me bariun” – UdhĂ«tim i veçantĂ« turistik nĂ« zemĂ«r tĂ« KolonjĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Dislokimi i trupave amerikane nĂ« bregdetin venezuelian presion dhe retorikĂ«

UASHINGTON, 23 gusht /ATSH-AFP/ – Dislokimi i trupave amerikane nĂ« Karaibe, veçanĂ«risht tri anije luftarake nĂ« bregdetin e VenezuelĂ«s, po nxit retorikĂ«n luftarake dhe hamendjet pĂ«r ndĂ«rhyrje tokĂ«sore, duke pasur parasysh se tĂ« dy vendet kanĂ« pasur  marrĂ«dhĂ«nie konfliktuale pĂ«r vite me radhĂ«.

– Cilat janĂ« qĂ«ndrimet zyrtare?

Zyrtarisht, ky dislokim ushtarak synon të frenojë trafikun e drogës dhe mbërritjen e drogës në Shtetet e Bashkuara.

Tre destrojerë do të pozicionohen në brigjet e Venezuelës, në ujërat ndërkombëtare.

Sipas raporteve të medias amerikane, presidenti Donald Trump gjithashtu planifikon të dërgojë 4 000 marinsa.

Sekretarja e Shtypit e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Karoline Leavitt, tha se ”Trump ishte i pĂ«rgatitur tĂ« pĂ«rdorte çdo element tĂ« fuqisĂ« amerikane pĂ«r tĂ« parandaluar qĂ« droga tĂ« pĂ«rmbytĂ« vendin tonĂ« dhe pĂ«r t’i sjellĂ« ata qĂ« janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s para drejtĂ«sisĂ«.

“Qeveria Maduro nuk Ă«shtĂ« qeveria legjitime e VenezuelĂ«s; Ă«shtĂ« njĂ« kartel narko-terrorist”, shtoi ajo duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se presidenti i VenezuelĂ«s ishte “nĂ«n akuzĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara”.

Nga ana e tyre, zyrtarĂ«t e lartĂ« venezuelianĂ« sigurojnĂ« unanimisht se vendi do tĂ« mbrohet kundĂ«r “agresorit”.

Maduro ka folur pĂ«r njĂ« luftĂ« “Davidi kundĂ«r Goliathit” dhe ka aktivizuar “njĂ« plan tĂ« posaçëm me mĂ« shumĂ« se 4,5 milionĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« milicisĂ«â€.

“Ajo qĂ« ata po kĂ«rcĂ«nojnĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« kundĂ«r VenezuelĂ«s – ndryshimi i regjimit, njĂ« sulm terrorist ushtarak – Ă«shtĂ« imorale, kriminale dhe e paligjshme”, tha dje Maduro nĂ« AsamblenĂ« KombĂ«tare.

– ÇfarĂ« mendon publiku? 

I publikuar shumë nga qeveria, dislokimi amerikan është një temë bisede në Venezuelë, pa shkaktuar blerje paniku në tregje.

“Teorikisht, nĂ«se (amerikanĂ«t) mbĂ«rrijnĂ« kĂ«tĂ« mĂ«ngjes nĂ« La Guaira (plazhi i Karakasit), ata do tĂ« bĂ«jnĂ« fotografi me venezuelasit, do tĂ« pinĂ« njĂ« birrĂ«â€, qesh Wendy Ramirez, 35 vjeç.

MbĂ«shtetĂ«sit e Maduros, nga ana e tyre, thonĂ« se janĂ« tĂ« sigurt se Shtetet e Bashkuara “gjithmonĂ« duan tĂ« shtypin tĂ« tjerĂ«t. Mjaft mĂ«. Forcat e Armatosura KombĂ«tare Bolivariane janĂ« gati. ËshtĂ« njĂ« gjigant, por ka edhe gjigantĂ« me ne: rusĂ«t, kinezĂ«t”, thotĂ« Gloria Hernandez, njĂ« pensioniste 70-vjeçare.

– A Ă«shtĂ« e mundur njĂ« ndĂ«rhyrje?

Dislokimi amerikan vjen disa ditë pasi Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi njoftoi dyfishimin në 50 milionë dollarë të shpërblimit për informacionin që çon në kapjen e Maduros.

“AnalogjitĂ« janĂ« tĂ« pashmangshme. KujtojmĂ« imazhet e NoriegĂ«s (ish-kreu i shtetit panamez) duke sfiduar Shtetet e Bashkuara apo Irakun nĂ« vitin 2003, Siria tani
”, kujton Edward Rodriguez, njĂ« analist politik qĂ« ka punuar pĂ«r opozitĂ«n.

Megjithatë, ai dyshon në efektivitetin e imazheve të mobilizimit të milicisë.

“NĂ« zgjedhjet presidenciale tĂ« vitit 2024, Maduro nuk mori as 4,5 milionĂ« vota. Si mund tĂ« ketĂ« 4,5 milionĂ« militantĂ«?”, pyet ai.

Opozita, e cila ankohet për mashtrim, pretendon fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Uashingtoni, si pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, nuk e ka njohur rizgjedhjen e Maduros.

Mariano de Alba, njĂ« specialist i gjeopolitikĂ«s me seli nĂ« LondĂ«r, e konsideron njĂ« ndĂ«rhyrje tĂ« SHBA-sĂ« “tĂ« pamundur”.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« Shtetet e Bashkuara kanĂ« vendosur forcĂ«n e tyre ushtarake nĂ« Karaibe”, tha ai.

NjĂ« ndĂ«rhyrje e SHBA-sĂ« do ta “ndĂ«rlikonte” pĂ«rpjekjen e saj pĂ«r tĂ« “pĂ«rfunduar luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«â€, pasi do tĂ« forconte pozicionin e Putinit, aleatit tĂ« Karakasit, nĂ« negociata, beson ai.

– Deklarata tĂ« forta, por pĂ«r kĂ«?

Sipas De Albas, Maduro po nxjerr “pĂ«rfitim politik nga situata”.

Presidenti rregullisht e justifikon krizĂ«n ekonomike nĂ« vendin e tij me luftĂ«n ekonomike tĂ« zhvilluar kundĂ«r tij nga “perandoria”, dhe kĂ«tu ai tregon se “qeveria e tij Ă«shtĂ« nĂ« fakt nĂ«n rrethim”.

Gjeopolitikani ka frikĂ« se situata mund tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« forcuar mĂ« tej sigurinĂ«, duke rritur mundĂ«sinĂ« e “spastrimit” dhe arrestimeve tĂ« “kundĂ«rshtarĂ«ve”.

De Alba thekson se “nĂ«se administrata Trump do tĂ« kishte dashur vĂ«rtet tĂ« sillte ndryshimin e regjimit”, do tĂ« kishte preferuar njĂ« veprim “surprizĂ«â€, duke kujtuar se “i dha ‘Chevron-it’ njĂ« licencĂ« tĂ« re (pĂ«r tĂ« shfrytĂ«zuar naftĂ«n pavarĂ«sisht embargos)”.

PĂ«r tĂ« dy ekspertĂ«t, administrata amerikane po kĂ«rkon tĂ« krijojĂ« “momentum” pĂ«r tĂ« ringjallur opozitĂ«n, e cila Ă«shtĂ« nĂ« apati, njĂ« vit pas zgjedhjeve presidenciale.

“GjĂ«ja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ« çështja e VenezuelĂ«s Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« ZyrĂ«n Ovale tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«â€, tha Rodriguez./  a.jor.

The post KOMENT – Dislokimi i trupave amerikane nĂ« bregdetin venezuelian presion dhe retorikĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VARSHAVË – PolakĂ«t kundĂ«r pjesĂ«marrjes nĂ« forcat paqeruajtĂ«se nĂ« UkrainĂ«

VARSHAVË, 23 gusht /ATSH–DPA/ – Shumica  e polakĂ«ve janĂ« kundĂ«r pjesĂ«marrjes nĂ« njĂ« forcĂ« shumĂ«kombĂ«she paqeruajtĂ«se nĂ« UkrainĂ«, sipas njĂ« sondazhi tĂ« kryer nga agjencia e sondazheve “SW Research”, i publikuar sot.

Sondazhi, i porositur nga gazeta “Rzeczpospolita”, tregoi se 61,1% ishin kundĂ«r, 17,3% pro dhe 21,6% tĂ« pasigurt pĂ«r njĂ« vendosje tĂ« mundshme trupash.

Anketimi  u zhvillua me 800 të anketuar të martën dhe të mërkurën.

Në Evropë ka muaj që zhvillohet një debat për një mundësi vendosjeje të forcave paqeruajtëse në rast të një armëpushimi në Ukrainë.

Në shkurt, kryeministri polak Donald Tusk përjashtoi përfshirjen e drejtpërdrejtë ushtarake, por ofroi mbështetje logjistike dhe politike.

Polonia ndan një kufi mbi 500 kilometra me Ukrainën.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), në korrik Polonia po strehonte rreth një milion refugjatë ukrainas, duke u renditur e dyta pas Gjermanisë me 1,2 milionë./  /Ad.Ab./

The post VARSHAVË – PolakĂ«t kundĂ«r pjesĂ«marrjes nĂ« forcat paqeruajtĂ«se nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: Vazhdojmë

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ NĂ« tĂ« gjithĂ« vendin vazhdon puna pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike nga subjektet qĂ« kanĂ« zaptuar trotuaret qĂ« janĂ« pĂ«r kalimin e kĂ«mbĂ«sorĂ«ve apo dhe ambientet qĂ« u shĂ«rbejnĂ« komunitetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në Durrës, nga subjektet që kishin zaptuar pa leje hapësirën publike.

“DurrĂ«s, vazhdojmĂ«â€, shkruan Rama, krahas pamjeve.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, kryeministri Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Puna ka nisur nĂ« fillim tĂ« muajit korrik dhe do tĂ« vijojĂ« tĂ« jetĂ« nĂ« fokus tĂ« angazhimit tĂ« pushtetit vendor dhe qendror nĂ« mbrojtje tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« jetĂ«s nĂ« komunitet dhe vjen nĂ« kuadĂ«r tĂ« programit “Rilimdja Urbane 2.0”

/m.m//a.f/

The post Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: Vazhdojmë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Pirja e pamjaftueshme e ujit shkakton reagim mĂ« tĂ« fortĂ« ndaj stresit

LONDËR, 23 gusht /ATSH-AA/ – NjĂ« studim ka zbuluar se njerĂ«zit qĂ« nuk pinĂ« mjaftueshĂ«m ujĂ« çdo ditĂ« mund tĂ« pĂ«rjetojnĂ« njĂ« reagim mĂ« tĂ« fortĂ« biologjik ndaj stresit, raportoi transmetuesi irlandez RTE.

Studiuesit në Universitetin John Moores të Liverpoolit zbuluan se individët me konsum të ulët të lëngjeve çdo ditë lëshojnë nivele më të larta të kortizolit, hormonit kryesor të stresit në trup, kur i nënshtrohen situatave stresuese.

Studimi, i botuar nĂ« “Journal of Applied Physiology”, krahasoi dy grupe me nga 16 tĂ« rritur secili.

Një grup pinte zakonisht më pak se 1,5 litra ujë në ditë, ndërsa tjetri përmbushte udhëzimet e Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore prej rreth 2,5 litra për burrat dhe 2 litra për gratë.

Nivelet e hidratimit të pjesëmarrësve u gjurmuan gjatë një jave para se të merrnin pjesë në një test stresi që përfshinte një intervistë surprizë pune dhe një sfidë aritmetike mendore para një paneli.

Mostrat e pështymës të mbledhura para dhe pas testit treguan se nivelet e kortizolit u rritën ndjeshëm tek ata me konsum më të ulët të lëngjeve.

“NjerĂ«zit qĂ« kanĂ« njĂ« konsum tĂ« ulĂ«t ditor tĂ« lĂ«ngjeve, tĂ« cilĂ«t nuk i pĂ«rmbushin rekomandimet, ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« hidratuar dobĂ«t”, tha Neil Walsh nga Shkolla e Shkencave tĂ« Sportit dhe Ushtrimeve tĂ« Universitetit.

“Por ajo qĂ« nuk dinim ishte nĂ«se, kur i stresoni kĂ«ta njerĂ«z nĂ« kushte tĂ« kontrolluara, ata do tĂ« kenĂ« njĂ« reagim mĂ« tĂ« madhe ndaj hormoneve tĂ« stresit. NĂ«se e dini qĂ« keni njĂ« afat tĂ« afĂ«rt ose njĂ« fjalim pĂ«r tĂ« mbajtur, mbajtja e njĂ« shisheje uji afĂ«r mund tĂ« jetĂ« njĂ« zakon i mirĂ« me pĂ«rfitime tĂ« mundshme pĂ«r shĂ«ndetin tuaj afatgjatĂ«â€, shtoi Walsh./  /os/

The post FOKUS – Pirja e pamjaftueshme e ujit shkakton reagim mĂ« tĂ« fortĂ« ndaj stresit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌