Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 August 2025Main stream

FOKUS – Pirja e pamjaftueshme e ujit shkakton reagim më të fortë ndaj stresit

23 August 2025 at 13:55

LONDËR, 23 gusht /ATSH-AA/ – Një studim ka zbuluar se njerëzit që nuk pinë mjaftueshëm ujë çdo ditë mund të përjetojnë një reagim më të fortë biologjik ndaj stresit, raportoi transmetuesi irlandez RTE.

Studiuesit në Universitetin John Moores të Liverpoolit zbuluan se individët me konsum të ulët të lëngjeve çdo ditë lëshojnë nivele më të larta të kortizolit, hormonit kryesor të stresit në trup, kur i nënshtrohen situatave stresuese.

Studimi, i botuar në “Journal of Applied Physiology”, krahasoi dy grupe me nga 16 të rritur secili.

Një grup pinte zakonisht më pak se 1,5 litra ujë në ditë, ndërsa tjetri përmbushte udhëzimet e Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore prej rreth 2,5 litra për burrat dhe 2 litra për gratë.

Nivelet e hidratimit të pjesëmarrësve u gjurmuan gjatë një jave para se të merrnin pjesë në një test stresi që përfshinte një intervistë surprizë pune dhe një sfidë aritmetike mendore para një paneli.

Mostrat e pështymës të mbledhura para dhe pas testit treguan se nivelet e kortizolit u rritën ndjeshëm tek ata me konsum më të ulët të lëngjeve.

“Njerëzit që kanë një konsum të ulët ditor të lëngjeve, të cilët nuk i përmbushin rekomandimet, ka të ngjarë të jenë të hidratuar dobët”, tha Neil Walsh nga Shkolla e Shkencave të Sportit dhe Ushtrimeve të Universitetit.

“Por ajo që nuk dinim ishte nëse, kur i stresoni këta njerëz në kushte të kontrolluara, ata do të kenë një reagim më të madhe ndaj hormoneve të stresit. Nëse e dini që keni një afat të afërt ose një fjalim për të mbajtur, mbajtja e një shisheje uji afër mund të jetë një zakon i mirë me përfitime të mundshme për shëndetin tuaj afatgjatë”, shtoi Walsh./  /os/

The post FOKUS – Pirja e pamjaftueshme e ujit shkakton reagim më të fortë ndaj stresit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Zjarrfikësit heronj luftojnë me duart bosh/ Nga avionët fantazmë te satelitët pa punë: Shqipëria digjet, qeveria hesht

By: Iconstyle
13 August 2025 at 16:13

Flakët kanë pushtuar Shqipërinë në orët dhe ditët e fundit, duke kthyer në panik të plotë jetën e mijëra qytetarëve. Fshatra të tëra janë mbuluar nga tymi e nxehtësia përvëluese, ndërsa banorët po detyrohen të braktisin shtëpitë, pronat, bagëtitë, madje edhe pacientët e spitaleve po nxirren me urgjencë për të mos u djegur të gjallë. Në rrugët e ngushta të zonave të prekura shihen kolona makinash e karrocash të ngarkuara me ç’të mund të shpëtohet, ndërsa pas tyre mbetet vetëm një peizazh i zi e i shkrumbuar. 

Bilanci i këtyre ditëve është i rëndë: një i vdekur, dhjetëra banesa të rrënuara, mijëra hektarë pyje e toka bujqësore të shkatërruara. Por përballë kësaj tragjedie, shteti duket i zhdukur. Të vetmit që luftojnë janë zjarrfikësit, pa asnjë pajisje moderne apo lehtësuese, të detyruar të përballen me murin e flakëve vetëm me degë pemësh, lopata të prishura dhe zorrë uji që nuk arrijnë as të mbajnë presionin. Shumë prej tyre punojnë pa maska mbrojtëse, pa veshje të posaçme, me uniforma të vjetra e të grisura.

Qeveria, ndërkohë, nuk shfaqet aty ku duhet. Kryeministri Edi Rama shfaqet vetëm në Facebook dhe X me mesazhe boshe, duke lavdëruar “heroizmin” e zjarrfikësve, ndërkohë që i lë ata të përballen të vetëm me zjarrin.

Në vend të avionëve zjarrfikës që premtoi personalisht në fushatë vetëm tre muaj më parë, vendi ka mbetur me duar bosh. Rama deklaronte në prill se “flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion dy avionë zjarrfikës këtë verë” dhe se marrëveshjet ishin bërë. Sot, kur Shqipëria digjet, avionët nuk ekzistojnë. Ministri Pirro Vëngu doli më 29 korrik të thotë se procedura ishte realizuar, por Ministria e Mbrojtjes e kundërshtoi, duke pranuar se procesi “është ende në zhvillim” pa dhënë asnjë afat.

Në vend të llogaridhënies, Rama përpiqet të justifikohet duke krahasuar Shqipërinë me Greqinë, Italinë e Spanjën, vende që kanë flotë të madhe avionësh e mijëra mjete operative. Po atëherë, pse Shqipëria nuk ka as dy avionët që ai vetë premtoi? Pse qytetarët duhet të digjen në pritje të ndihmës nga jashtë, kur për vite me radhë kanë paguar taksa për një shërbim që nuk ekziston?

Edhe në vitin 2021, pas një vere tjetër të mbushur me zjarre, Rama u shfaq para kamerave duke shpallur me krenari nisjen e projektit të satelitëve Albania 1 dhe Albania 2, me kosto mbi 6 milionë dollarë, që sipas tij do të ndihmonin edhe në parandalimin e zjarreve. Premtoi përdorim ekskluziv për “zbulimin dhe reagimin ndaj emergjencave natyrore”.

Realiteti? Drejtoresha e ASIG, Vilma Tomço, e pranoi publikisht se satelitët përdoren vetëm për të bërë foto dhe harta pasi dëmet kanë ndodhur. Asnjë paralajmërim, asnjë masë parandaluese, asnjë shpëtim nga flakët. Pra, edhe këto miliona të shqiptarëve janë hedhur në erë për propagandë e për xhepa personalë.

Ndërkohë, çdo verë historia përsëritet: vendi digjet, qeveria fle. Nuk ka flota ajrore, nuk ka trajnime, nuk ka mjete moderne, nuk ka parandalim. Banorët shohin zjarrin që afrohet dhe ikin me ç’të mundin; zjarrfikësit luftojnë deri në rraskapitje me lopata e kazma, ndërsa qeveria fshihet pas statusesh në rrjete sociale.

Një braktisje e plotë e popullit nga ata që duhet ta mbrojnë. Shqipëria nuk po digjet vetëm nga flakët, por edhe nga papërgjegjshmëria, korrupsioni dhe mashtrimet e një pushteti që prej vitesh premton e nuk bën, por vetëm shet mend dhe vjedh!

The post Zjarrfikësit heronj luftojnë me duart bosh/ Nga avionët fantazmë te satelitët pa punë: Shqipëria digjet, qeveria hesht appeared first on iconstyle.al.

Uji dhe shëndeti, sa duhet të pimë realisht?

11 August 2025 at 14:51

Trupi i njeriut përbëhet rreth 60% nga uji, dhe ne humbasim ujë gjatë gjithë ditës — përmes urinës, djersës, por edhe përmes frymëmarrjes dhe funksioneve të zakonshme të trupit.

Për të shmangur dehidratimin, duhet të marrim ujë vazhdimisht gjatë ditës, si nëpërmjet pijes, ashtu edhe ushqimeve që konsumojmë.

Sa ujë duhet të pimë çdo ditë?

Përgjigjja nuk është njësoj për të gjithë. Ekspertët nuk janë plotësisht dakord, por në të kaluarën është përdorur një rregull i njohur si “8×8” – që do të thotë tetë gota ujë (rreth 2 litra në ditë).

Ky rregull është i lehtë për t’u mbajtur mend, por nuk është i saktë për çdo njeri.

Sot, disa specialistë sugjerojnë që duhet të pimë ujë gjatë gjithë ditës, madje edhe kur nuk ndiejmë etje.

E vërteta është se nevojat për ujë ndryshojnë nga personi në person, në varësi të një sërë faktorësh si vendndodhja, klima, aktiviteti fizik, dieta apo gjendja shëndetësore.

Rekomandimi zyrtar

Sipas Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA, sasia e përgjithshme e ujit që duhet të marrim në ditë është:

2.7 litra (rreth 11.5 gota) për gratë

3.7 litra (rreth 15.5 gota) për burrat

Kjo sasi përfshin ujin që pimë, lëngjet e tjera si çaj apo lëng frutash, dhe rreth 20% vjen nga ushqimet – sidomos frutat dhe perimet.

Kur ke nevojë për më shumë ujë?

Ka disa situata që kërkojnë marrje më të madhe të lëngjeve:

Moti dhe klima

Në vende me klimë të nxehtë, të thatë ose të lagësht, apo në zona me lartësi të madhe, trupi ka nevojë për më shumë ujë.

Dieta që ndjek

Nëse konsumon shumë kafe ose pije me kafeinë, trupi mund të humbasë më shumë lëngje përmes urinës.

Gjithashtu, ushqimet e kripura, pikante apo shumë të ëmbla rrisin nevojën për ujë. Nëse nuk konsumon shumë fruta dhe perime, do të duhet të pish më shumë.

Temperatura dhe stina

Gjatë verës ose kur bën vapë, trupi djersit më shumë dhe ka nevojë për më shumë hidratim.

Aktiviteti fizik

Nëse lëviz shumë gjatë ditës, në këmbë apo në palestër, djersit më tepër dhe ke nevojë për më shumë ujë sesa dikush që kalon ditën ulur.

Gjendja shëndetësore

Në raste sëmundjesh, si ethe, të vjella apo diarhe, trupi humbet lëngje dhe duhet të zëvendësohen shpejt.

Disa sëmundje kronike, si diabeti, apo medikamente të caktuara (si diuretikët), gjithashtu kërkojnë që të pish më shumë ujë.

Shtatzënia dhe gjidhënia

Nëse je shtatzënë ose ushqen me gji, trupi yt ka nevojë për më shumë ujë, sepse po punon për dy persona. /Telegrafi/

The post Uji dhe shëndeti, sa duhet të pimë realisht? appeared first on Telegrafi.

Ish-notarët kujtojnë lavdinë e humbur të sporteve të ujit në Durrës

13 July 2025 at 10:18

Regjimi komunist në Shqipëri e konsideronte sportin dhe edukimin fizik si një nga shtyllat e veta kryesore, e megjithatë, jo të gjitha sportet ishin njësoj të vlerësuara.  Në mesin e viteve ’60, disiplina të sporteve të ujit si hedhja nga trampolina, kanotazhi apo vaterpoli (waterpolo) pothuajse u ndaluan, duke dekurajuar një grup notarësh nga Durrësi […]

The post Ish-notarët kujtojnë lavdinë e humbur të sporteve të ujit në Durrës appeared first on Reporter.al.

Fatura më të kripura/ Rritet çmimi i ujit të pijshëm, ja bashkitë që preken dhe do të paguajnë 87% më shumë

2 July 2025 at 18:34

Në një verë ku temperaturat kapin rekorde dhe reshjet janë minimale, qytetarët e Elbasanit dhe bashkive përreth do të përballen me një tjetër ‘valë të nxehtë’, këtë herë në faturat e ujit.

Nga 1 gushti, çmimi për metër kub do të rritet ndjeshëm, duke shënuar rritjen më të madhe të dekadës për këtë shërbim bazë.  Qytetarët e Elbasanit, Librazhdit dhe Peqinit do të paguajnë 60 lekë për metër kub ujë, nga 40 deri në 48 lekë që paguanin më parë.

Po të njëjtën tarifë do të aplikojnë edhe bashkitë e Gramshit, Cërrikut dhe Belshit, ku rritja arrin deri në 87 për qind në rastin e Gramshit.

“Kërkesa e shoqërisë Rajonale UK Elbasan sh.a, për vendosjen e nivelit të ri tarifor për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura është në përputhje me përcaktimet dhe procedurën e parashikuar në Vendimin e KKRR nr. 539, datë 30.12.2021, i ndryshuar.”

Por rritja e tarifës vjen në një moment kur qytetarët vazhdojnë të ankohen për furnizim të pakët, ndërprerje të shpeshta dhe matës të munguar në shumë zona. Vetë ERRU i ka kërkuar UK Elbasan që të përshpejtojë instalimin e matësve dhe të përmirësojë sistemin e matjes në burim.

“T’i kushtohet vëmendja e duhur për përmbylljen sa më parë instalimit të matësve në prodhim dhe atyre familjarë të parashikuar, për të gjithë klientët në zonën e shërbimit në mënyrë që të arrijë objektivin e vendosur nga ERRU për treguesin e nivelit të matjes dhe uljen e humbjeve; Të kryejë vlerësimin e “Ujit të Prodhuar” bazuar në regjistrimet ditore të prodhimit, në çdo pikë ku ai përftohet me dhe pa ujëmatës.”
Në një kohë me inflacion të lartë dhe kosto jetese në rritje, tarifat e reja pritet të rëndojnë ndjeshëm mbi buxhetin familjar. Një familje me konsum mesatar prej 15 m³ në muaj, do të paguajë nga 600 deri në 900 lekë më shumë çdo muaj, krahasuar me tarifën aktuale”

The post Fatura më të kripura/ Rritet çmimi i ujit të pijshëm, ja bashkitë që preken dhe do të paguajnë 87% më shumë appeared first on Sot News | Lajme.

Rritet çmimi i ujit për qytetarët e Elbasanit, i dhanë PS 10 deputetë

By: user 4
2 July 2025 at 16:21

Enti Rregullator i Energjisë ka rritur deri në dyfish tarifat e ujit për qytetarët e qarkut të Elbasanit. Përmes një vendimi të marrë këtë të hënë, ERRU ka vendosur që tarifa e ujit për familjarët në qytetin e Elbasanit të rritet nga 40 lekë për metër kub që është aktualisht, në 60 lekë për metër kub.

Rritja do të jetë edhe më e fortë për qytetarët e Gramshit dhe Librazhit. Për familjet e Gramshit, çmimi shkon nga 32 lekë për metër kub në 60 lekë, ndërsa për ata të Librazhdit nga 42 lekë në 60 lekë.

Rritje do të ketë edhe për shërbimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Sipas vendimit për qytetarët e Elbasanit çmimi rritet nga 9 lekë në 15 lekë, ndërsa për ata të Gramshit nga zero në 30 lekë për metër kub.

Rëndimi i ndjeshëm i tarifave në Elbasan është në vazhdën e rritjes së tyre në të gjithë Shqipërinë. Shërbimi i Ujësjellësave kaloi nga njësitë lokale në varësi të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo e fundit vendosi që të reduktojë ndërmarrjet e ujësjellësave duke i bashkuar ato në rang qarqesh me argumentin se kjo do të rriste efiçencën e menaxhimit të tyre.

Por deri më tani, pasoja më e dukshme e reformës së Belinda Ballukut ka qenë dyfishimi i çmimit të ujit për qytetarët në pjesën dërrmuese të vendit./kapitali.al

The post Rritet çmimi i ujit për qytetarët e Elbasanit, i dhanë PS 10 deputetë appeared first on Lapsi.al.

Thatësirat dhe mungesa e ujit për vaditje po kërcënojnë sigurinë ushqimore

By: Elva
2 July 2025 at 14:41

Temperatura të larta dhe ndryshime në lagështi po krijojnë kushte më të favorshme për zhvillimin e baktereve, viruseve dhe parazitëve që mund të kontaminojnë ushqimin. Kjo po çon në rritjen e shfaqjes së këtyre organizmave, në qëndrueshmëri më të madhe të tyre në mjedis, dhe në disa raste, në virulencë dhe toksicitet më të lartë. […]

The post Thatësirat dhe mungesa e ujit për vaditje po kërcënojnë sigurinë ushqimore appeared first on BoldNews.al.

Rritet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit

By: Ela
2 July 2025 at 10:39

Në një kohë që kreyministri Rama premton pasaportën e BE dhe shqiptarët nuk furnizohen dot as me ujë të pijshëm 24 orë, Komisioni Kombëtar Rregullator miraton kërkesën e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime në Elbasan për rritjen e çmimit të ujit. Në vendimin që mban datën 4 qershor 2025, ERRU e gjen të justifikuar kërkesën […]

The post Rritet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

Mungesa e ujit në Vlorë, banorët: Një situatë alarmante që kërkon zgjidhje urgjente

By: Oldi
21 June 2025 at 11:57

Mungesa e ujit të pijshëm ka krijuar një situatë të vështirë për banorët e fshatit Nartë, të cilët prej javësh janë përballur me një problem serioz, që ndikon jo vetëm në jetesën e përditshme, por dhe në shëndetin e tyre. Pavarësisht kërkesave të shumta drejtuar bashkisë së Vlorës, banorët thonë se nuk kanë marrë ende […]

The post Mungesa e ujit në Vlorë, banorët: Një situatë alarmante që kërkon zgjidhje urgjente appeared first on BoldNews.al.

Formula nga Auron Tare për përdorimin e motorrëve të ujit

By: redi
12 June 2025 at 18:20

Studiuesi Auron Tare tregon mënyrën sesi është menaxhuar siguria e përdorimit të jet-ski-ve në shtetin amerikan të Massachusetts. Sipas Tares, në këtë shtet përdoret një sistem i thjeshtë, por efikas. Operatorët që ofrojnë shërbime me jet-ski transportojnë klientët me varkë në distanca që variojnë nga 300 deri në 500 metra larg vijës bregdetare, në zona të markuara posaçërisht për këtë aktivitet.

Source

Sa ujë duhet të pini në ditë? Dietologët kanë një përgjigje të qartë

27 May 2025 at 21:55

Pirja e mjaftueshme e ujit është një nga zakonet më të thjeshta, por edhe më të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit.

Megjithatë, sasia e saktë që duhet marrë shpesh shkakton konfuzion. Ndërsa disa rekomandojnë tetë gota në ditë, të tjerë këshillojnë të pini aq sa kërkon trupi juaj, dhe ka edhe formula që përfshijnë peshën e trupit.

Dietologët zbuluan për portalin Eating Well pse hidratimi i duhur është i rëndësishëm për funksionimin e trupit dhe shpjeguan se sa ujë duhet të pimë në të vërtetë çdo ditë.

Sa ujë duhet të pini çdo ditë?

Kur bëhet fjalë për sasinë e saktë ditore të ujit, ajo varet nga disa faktorë: gjinia, mosha, niveli i aktivitetit fizik, gjendja shëndetësore dhe kushtet mjedisore (klima, lartësia). Sipas udhëzimeve të Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA-së, gratë duhet të konsumojnë rreth 2.7 litra lëngje në ditë, ose rreth 11.5 gota, ndërsa për burrat është 3.7 litra lëngje, ose 15.5 gota, raporton Eating Well.

Këto vlera përfshijnë të gjitha lëngjet, jo vetëm ujin, por edhe pijet e tjera dhe ujin nga ushqimet, veçanërisht frutat dhe perimet, të cilat përbëjnë afërsisht 20 përqind të marrjes ditore të lëngjeve.

Siç shpjegojnë dietologët: “Për shumicën e njerëzve, një qëllim i mirë është tetë deri në dhjetë gota ujë në ditë, por nevojat mund të ndryshojnë, veçanërisht për njerëzit fizikisht aktivë ose ata që jetojnë në klima të nxehta.” Gjatë ushtrimeve intensive, trupi mund të humbasë një deri në tre litra lëngje në orë, kështu që atletët dhe njerëzit shumë aktivë duhet t’i kushtojnë vëmendje shtesë marrjes së tyre.

Nëse nuk jeni të sigurt nëse po merrni lëngje të mjaftueshme, treguesit më të mirë janë etja dhe ngjyra e urinës, sipas dietologëve për Eating Well. Urina e verdhë e errët mund të tregojë dehidratim. Në këtë rast, mund të përdorni aplikacione të ndryshme që gjurmojnë marrjen e ujit, por gjëja më e rëndësishme është të dëgjoni nevojat tuaja.

Pse është i rëndësishëm hidratimi i përditshëm?

Uji është thelbësor për pothuajse të gjitha funksionet e trupit, nga truri deri te tretja. Marrja e rregullt e ujit mund të ndikojë ndjeshëm në energji, humor dhe shëndetin e lëkurës, dhe marrja e rregullt e lëngjeve shoqërohet me përfitimet e mëposhtme:

Përmirëson performancën fizike: Gjatë aktivitetit, humbasim lëngje përmes djersitjes. Edhe dehidratimi i lehtë mund të shkaktojë lodhje, ulje të qëndrueshmërisë dhe vështirësi në rregullimin e temperaturës së trupit.

Mbështet funksionin e trurit: Truri është shumë i ndjeshëm ndaj niveleve të hidratimit. Hulumtimet tregojnë se edhe dehidratimi i lehtë mund të ndikojë në përqendrim, kujtesë dhe humor.

Ndihmon tretjen: Uji ndihmon në zbërthimin e ushqimit, thithjen e lëndëve ushqyese dhe parandalimin e kapsllëkut.

Përmirëson pamjen e lëkurës: Përveç përfitimeve të brendshme, uji ka një efekt pozitiv edhe në pamjen tuaj të jashtme. Lëkura e hidratuar është më elastike, më e freskët dhe më pak e prirur ndaj thatësisë dhe acarimit.

The post Sa ujë duhet të pini në ditë? Dietologët kanë një përgjigje të qartë appeared first on Telegrafi.

Berisha: Do të zgjerojmë biznesin për të rritur punësimet, tarifa e ujit përgjysmohet

By: user 11
3 May 2025 at 20:21

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditën e sotme në takimin e zhvilluar në Fier në kuadër të fushatës elektorale për 11 majin. Berisha shpjegoi programin e PD-së për ekonominë, duke thënë se qëllimi prioritar është të ndihmojë në zgjerimin e biznesit.

“Miqtë e mi, 8 ditë kanë mbetur, ndaj dhe ne, duhet të trokasim te çdo qytetar, te çdo biznesmen i Fierit. T’i garantojmë atij se, pavarësisht nga bindjet e tij, ne kemi vetëm një qëllim: suksesin e biznesit të tij. Kemi një qëllim: zgjerimin e biznesit të tij dhe punësimin e të tjerëve në biznes.

Në këtë kontekst, bizneset e vogla, në 100 ditët e para, do të paguajnë energjinë vetëm 6 lekë për kilovat. Hapësira publike do të jetë 5 herë më e lirë. Tarifa e ujit do të përgjysmohet. Bashkitë nuk do të mund të vendosin kurrë, taksa dhe tarifa më shumë se 1% të xhiros. Do të ketë kredi të buta për start-up-e dhe biznese të vogla. Bizneset e mëdha do të kenë një aleat të vërtetë te qeveria e ardhshme. Tatim-fitimi më i ulët në Europë. TVSH-ja, 15%”, tha Berisha.

The post Berisha: Do të zgjerojmë biznesin për të rritur punësimet, tarifa e ujit përgjysmohet appeared first on Lapsi.al.

Krimi Ekonomik nis hetimin për ujin e ndotur te “Komuna e Parisit”

TIRANË, 12 prill /ATSH/ Krimi Ekonomik ka nisur një hetim në terren në Tiranë, pas raportimeve të furnizimit me ujë të ndotur në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Sipas një njoftimi zyrtar të Krimit Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, dyshohet se në këtë situatë ka ndikuar çarja e tubacioneve të nëndheshme të ujit.

Në njoftim, bëhet me dije se janë kryer veprime hetimore dhe procedurale për dokumentimin ku dyshohet se ka ndodhur çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit.

Po ashtu, sipas Krimit Ekonomik në Tiranë është marrë në pyetje Dorjan Korbeci, me detyrë drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes.

Njoftimi i plotë për mediet:

Sot, më datë 11.04.2025, pas informacioneve të marra nga burime të hapura (rrjetet sociale) lidhur me një problematikë të ndotjes së ujit në disa zona të qytetit të Tiranës, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë kryer veprime hetimore dhe procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave.

Në vijim të sa më sipër, është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, nga ku dyshohet se ka ndodhur çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit.

Gjithashtu, i është marrë deklarim si person që ka dijeni shtetasit Dorjan Korbeci, me detyrë drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes, i cili ka sqaruar se, në rrugën “Shaban Karaj”, si pasojë e amortizimit, është dëmtuar linja e furnizimit me ujë, duke sjellë si pasojë furnizim me turbullira.

/r.e/

The post Krimi Ekonomik nis hetimin për ujin e ndotur te “Komuna e Parisit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si ndikon dehidratimi në kujtesë dhe përqendrim?

10 April 2025 at 15:41

Qëndrimi i hidratuar është një nga gjërat më të mira që mund të bësh për shëndetin tënd të përgjithshëm. Të jesh i hidratuar ndihmon në:

Përmirësimin e performancës fizike, sidomos gjatë ushtrimeve ose gjatë ditëve të nxehta,

Parandalimin e dhimbjeve të kokës, që shpesh lidhen me dehidratimin;

Rregullimin e sistemit tretës, duke ndihmuar në parandalimin e kapsllëkut;

Mbajtjen e temperaturës trupore në balancë;

Përmirësimin e përqendrimit dhe funksioneve kognitive.

Trupi i njeriut përbëhet rreth 60 për qind nga uji, gjë që tregon sa thelbësor është ai për funksionimin normal të organeve.

Uji ndihmon gjithashtu në transportimin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit në qeliza, si dhe në largimin e mbetjeve nga organizmi përmes urinës dhe djersës.

Por si ndikon konsumimi i ujit edhe në performancën e trurit?

Edhe dehidratimi i lehtë—përkatësisht humbja e vetëm 2 për qind të lëngjeve—mund të ndikojë në kujtesën, humorin, përqendrimin dhe kohën e reagimit.

Shtimi i disa gotave ujë në konsumimin tuaj të përditshëm mund të ketë një efekt pozitiv në funksionet e trurit, të stabilizojë emocionet dhe madje të luftojë ndjenjat e ankthit.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të moshuarit, të cilët kanë një rrezik më të lartë për dehidratim dhe për funksion të dëmtuar kognitiv.

The post Si ndikon dehidratimi në kujtesë dhe përqendrim? appeared first on Telegrafi.

Truri është organi i parë që preket nga dehidratimi; Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk pini ujë mjaftueshëm

6 April 2025 at 10:55

75 për qind e trurit tonë është ujë. Kur dehidratohemi, truri tkurret, por si ndikon kjo në funksionin e tij?

Bazuar në disa mostra urine të marra nga fëmijët e moshës 9 deri në 11 vjeç në Los Angeles dhe Manhattan, pothuajse dy e treta e tyre shkonin në shkollë gati të dehidratuar, çka mund të ndikonte negativisht në performancën e tyre mësimore.

Nëse merrni dy grupe fëmijësh dhe përpara një testimi u thoni që njëri të pijë një gotë ujë e tjetri asnjë, e gjeni dot se cili grup del më mirë?

Studiuesit dolën në përfundimin se këto rezultate tregojnë që edhe fëmijët në një gjendje dehidratimi të lehtë, mund të përfitojnë nga pirja më e madhe e ujit dhe të përmirësojnë performancën e tyre konjitive.

Hidratimi mund të ndikojë gjithashtu në gjendjen tuaj shpirtërore. Kufizimi i konsumimit të lëngjeve shton përgjumjen dhe lodhjen, ul nivelin e energjisë dhe vigjilencës, dhe rrit ndjesinë e konfuzionit.

Por sapo këta pjesëmarrës në studim lejohen që të pinë ujë, vigjilenca, lumturia dhe qartësia rikthehen pothuajse menjëherë.

Përthithja e ujit bëhet menjëherë brenda 5 minutash, nga goja në qarkullimin e gjakut, duke arritur kulmin në minutën e njëzetë. Mjaft interesant është fakti se uji i ftohtë përthithet rreth 20 për qind më shpejt sesa uji me temperaturë ambienti.

Si mund ta dalloni që jeni dehidratuar?

Thjesht pyesni trupin. Nëse pini ujë dhe urinoni brenda një kohe të shkurtër, kjo është një shenjë e trupit që tregon se është ngopur. Por nëse pini pak ujë dhe trupi e mban pjesën më të madhe, kjo tregon se rezervat tuaja po mbarojnë.

Studiuesit përdorën këtë koncept për të zhvilluar një mjet vlerësimi formal për dehidratimin: zbrazeni fshikëzën, pini tri gota ujë dhe pas një ore shikoni sa do të urinoni.

Ata vendosën që nëse ju pini tri gota ujë dhe brenda një ore, urinoni më pak se një gotë, ka të ngjarë që të keni qenë të dehidratuar. /Telegrafi/

The post Truri është organi i parë që preket nga dehidratimi; Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk pini ujë mjaftueshëm appeared first on Telegrafi.

Dita Botërore e Ujit shënohet sot

By: Kult Plus
22 March 2025 at 08:48

Më 22 mars shënohet Dita Botërore e Ujit, e cila është përcaktuar me rezolutën e OKB-së në dhjetor të vitit 1992.

Me shënimin e kësaj dite, OKB-ja ka për qëllim të rrisë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës. Gjithashtu, nga viti 2005 deri 2015 është shënuar decenia e ujërave. Kështu shënimi i kësaj dite ka rëndësi më të madhe gjatë këtyre viteve.

Dita e parë Botërore e Ujit është shënuar më 22 mars 1993, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit të pijshëm dhe me qëllim të apelimit te të gjithëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit të pijshëm.

Për çdo vit në Ditën Botërore të Ujit theksohen aspektet specifike të ujit të pijshëm siç janë: uji për qytete, kualiteti i ujit, ujerat ndërkufitare, uji dhe kultura etj.

Sipas vlerësimeve deri në vitin 2025, dy të tretat e popullsisë botërore do të jenë të goditura me kërkesë të madhe për ujë të pijshëm, shkruan Kosova Press, transmeton Klan Kosova.

Ekspertët kanë vlerësuar që rreth 1.1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, ndërsa 2.5 miliardë njerëz nuk i kanë të siguruara kushtet elementare higjieno-sanitare.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë mjaft të errëta. Në raportin e tyre theksohet se burimet e ujit do të zvogëlohen vazhdimisht për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, ndotjes dhe ndryshimeve klimatike.

Dita botërore e ujit – Rëndësia e hidratimit për shëndetin

22 March 2025 at 09:58

Çdo vit, më 22 mars, bota feston Ditën Botërore të Ujit, një moment reflektimi mbi rëndësinë jetike të ujit për organizmin dhe mjedisin tonë.

Uji është burimi i jetës, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin tonë dhe funksionimin e trupit. Megjithatë, jo çdo ujë është i njëjtë – cilësia e tij luan një rol kyç në mirëqenien tonë.

Rëndësia e ujit për trupin

Trupi i njeriut përbëhet nga rreth 60% ujë, dhe çdo qelizë e jona ka nevojë për të për të funksionuar siç duhet.

Ja disa nga përfitimet kryesore të konsumit të mjaftueshëm të ujit:

✅ Hidraton dhe rregullon temperaturën e trupit – Pa ujë të mjaftueshëm, trupi dehidratohet, duke çuar në lodhje dhe ulje të performancës mendore dhe fizike.

✅ Mbron organet vitale – Veshkat, mëlçia dhe zemra varen nga uji për të larguar toksinat dhe për të mbajtur një funksionim të ekuilibruar.

✅ Përmirëson metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës – Uji përshpejton tretjen dhe ndihmon trupin të djegë më shumë kalori.

✅ Ndikon në bukurinë e lëkurës – Një konsum i rregullt i ujit parandalon tharjen e lëkurës dhe ruan elasticitetin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Camelot Kosova (@camelot.kosova)

Pse të zgjedhim ujin e filtruar Camelot?

Në një botë ku ndotja dhe kimikatet e dëmshme mund të jenë të pranishme edhe në ujin e rubinetit, uji i filtruar Camelot është zgjidhja ideale për një stil jetese të shëndetshëm.

✔ Pastërti maksimale – Teknologjia e filtrimit të avancuar Camelot largon klorin, metalet e rënda dhe ndotësit e tjerë, duke ofruar një ujë të pastër dhe të sigurt për konsum.

✔ Shije natyrale dhe e freskët – Filtrat Camelot ruajnë mineralet e dobishme të ujit, duke siguruar një shije të pastër dhe freskuese.

✔ Kursim dhe ekologji – Duke përdorur ujë të filtruar në vend të ujit të ambalazhuar, kontribuojmë në mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e plastikës.

Në Ditën Botërore të Ujit, le të ndërgjegjësohemi për rëndësinë e këtij burimi jetësor dhe të zgjedhim ujin më të pastër për shëndetin tonë dhe të ardhmen e planetit.

Me Camelot, cilësia e ujit që konsumojmë është në duart tona!

Shëndeti fillon me një gotë ujë të pastër!

Për më shumë kontaktoni në:

Tel:  048560300 

Webwww.camelot-ks.com

Instagram: camelot.kosova

Facebook: Camelot Kosova

Adresa: Rr. Rexhep Mala, Aktash, Prishtinë, Kosovë

The post Dita botërore e ujit – Rëndësia e hidratimit për shëndetin appeared first on Telegrafi.

Banorët e “Hoqamahallës” në Prizren ankohen për reduktimet e ujit, “Hidroregjioni Jugor” tregon arsyen

21 March 2025 at 11:37

Banorët nga rruga “Jul Variboba” në lagjen “Hoqamahallë” të Prizrenit kanë shprehur shqetësimin lidhur me reduktimet që aplikohen në furnizimin me ujë të pijes.

Sipas tyre ka disa muaj që në këtë pjesë të qytetit aplikohen këto reduktime.

“Tash e gjashtë muaj të plotë në Prizren, në Lagjen “Hoqamahalla” saktësisht në rrugën “Jul Variboba” përballemi me ndalesa të mëdha të ujit, nga 14 orë pa ujë”, thuhet në ankesën e një qytetari të dërguar në adresën e Telegrafit.

Aty theksohet se lidhur me këtë çështje nuk ka pasur ndonjë informatë të detajuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, ndërkohë që reduktimet e vazhdueshme paraqesin shqetësim për banorët e kësaj ane.

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në KRU “Hidroregjioni Jugor”, Fadil Berisha  ka deklaruar se reduktimet në këtë pjesë të epërme të qytetit vijnë si pasojë e rënies së nivelit të ujit në burimet përkatëse.

“Rënia e nivelit të ujit në burimet prej nga furnizohet lagja “Hoqamahallë” ka bërë që në këtë pjesë të aplikohen reduktimet gjatë natës, derisa gjatë ditës vazhdon furnizimi me ujë të pijes. Jemi duke e përcjellë gjendjen, dhe indikacionet e fundit janë pozitive, sa i përket stabilizimit të nivelit të ujit në burime, gjë që do të ndikonte pastaj edhe në eliminimin e reduktimeve në këtë pjesë”, ka thënë Berisha për Telegrafin.

Sipas tij, edhe konsumatorët janë njoftuar për sfidat në këtë drejtim.

“Ne kemi zhvilluar takime me banorët dhe i kemi njoftuar lidhur me sfidat. Presim që brenda pak kohësh, me përmirësimin e gjendjes në burime, të stabilizohet furnizimi me ujë të pijes në këtë pjesë të qytetit”, është shprehur Berisha.

Sa i përket reduktimeve, banorët e një lagjeje tjetër përkatësisht lagjes “Bajram Curri” rreth dy muaj më parë patën protestuar para zyrave të KRU “Hidroregjioni Jugor” për furnizimin e parregullt me ujë të pijes, duke kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. /Telegrafi/

The post Banorët e “Hoqamahallës” në Prizren ankohen për reduktimet e ujit, “Hidroregjioni Jugor” tregon arsyen appeared first on Telegrafi.

Mjekët ndajnë truket efektive për të rritur marrjen e lëngjeve gjatë ditës

18 March 2025 at 22:43

Qëndrimi i hidratuar gjatë gjithë ditës është shumë i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm. Trupi ynë përmban afërsisht 60 për qind ujë, dhe çdo qelizë, ind dhe organ varet prej tij për të funksionuar siç duhet. Edhe me këtë njohuri, shumë prej nesh ende nuk pinë lëngje të mjaftueshme gjatë ditës, shpesh sepse harrojmë.

Mjekja e përgjithshme dhe ekspertja Dr. Navya Mysore thekson për Parade: “Uji ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, i mban nyjet të lubrifikuara dhe mbështet tretjen”.

Përveç kësaj, hidratimi është i rëndësishëm për pothuajse çdo funksion qelizor në trup, thotë mjekja e mjekësisë familjare Dr. Shilpi Agarwal. “Një sistem tretës i shëndetshëm që rregullon siç duhet tretjen ka nevojë për sasi të mjaftueshme, madje edhe shtesë, të ujit që trupi të funksionojë normalisht. Eliminimi i duhur i mbeturinave gjithashtu kontribuon në ndjesinë tonë më të mirë dhe uji është një pjesë kyçe e këtij procesi”, shpjegon ajo.

Si e dini nëse keni marrë mjaftueshëm lëngje?

Kur bëhet fjalë për marrjen e përditshme të lëngjeve, rekomandimi i përgjithshëm është tetë gota ujë në ditë, por ky nuk është një rregull i rreptë dhe nevojat duhet t’i përshtaten secilit individ. Hidratimi ndikohet nga faktorë të ndryshëm, si moti, nivelet e djersës, shtatzënia, ushqyerja me gji dhe disa kushte mjekësore – të gjitha këto mund të rrisin nevojën e trupit për ujë.

“Një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar nëse jeni të hidratuar është të shikoni ngjyrën e urinës. Një ngjyrë e verdhë e zbehtë do të thotë që jeni të hidratuar mirë, ndërsa e verdha e errët mund të sinjalizojë dehidratim”, shpjegon Dr. Mysore. Përveç ngjyrës së urinës, simptomat e dehidrimit mund të ndryshojnë nga personi në person, dhe Dr. Agarwal thekson se një nga shenjat më të sigurta është shfaqja më e shpeshtë e dhimbjeve të kokës.

Sa lëngje duhet të pimë çdo ditë?

Siç raporton Parade, rekomandimet e Institutit të Mjekësisë të Akademive Kombëtare të Shkencave thonë se meshkujt duhet të konsumojnë rreth 3,7 litra lëngje në ditë, ndërsa femrat rreth 2,7 litra. Mënyra më e mirë për t’u siguruar që po merrni ujë të mjaftueshëm është t’i kushtoni vëmendje shenjave që trupi juaj ju dërgon – të tilla si lodhja, lëkura e thatë, buzët e plasaritura, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe tretja e ngadalësuar.

Për të rritur marrjen e përditshme të lëngjeve, mund të provoni pesë këshilla që mjekët kanë theksuar për portalin Parade.

Koha e duhur e marrjes së ujit:  Mjekët ju këshillojnë të filloni ditën duke pirë ujë përpara se të pini kafe ose çaj. “Lëreni një gotë me ujë pranë aparatit tuaj të kafesë një natë më parë. Kjo do t’ju kujtojë të pini ujë përpara se të merrni dozën tuaj të parë të kafeinës”, thotë Dr. Agarwal.

Pini ujë kur shkoni ose ktheheni nga tualeti: Agarwal gjithashtu thekson idenë e pirjes së ujit gjatë shkuarjes ose kthimit nga tualeti. Ai shpjegon: “Të mban vazhdimisht të hidratuar pa u shqetësuar se sa shpesh duhet të shkosh në tualet”.

Hani më shumë fruta dhe perime të freskëta: Nëse nuk dëshironi të rrisni vetëm marrjen e lëngjeve, mund të bëni edhe disa ndryshime në dietën tuaj. “Frutat dhe perimet si kastravecat, shalqini, portokallet dhe luleshtrydhet janë plot me ujë dhe ndihmojnë në hidratimin. Janë një mënyrë e shkëlqyer për të rritur marrjen e lëngjeve nëse jeni të lodhur duke pirë ujë në shishe”, thekson Dr. Mysore

Vendosni përkujtues: Shumë prej nesh nuk pinë mjaftueshëm ujë sepse harrojmë, kështu që është e dobishme të vendosni alarme dhe rikujtues për të na kujtuar të qëndrojmë të hidratuar gjatë gjithë ditës.

Merrni një shishe cilësore uji dhe të ripërdorshme:  Nëse gjithçka tjetër dështon, investimi në një shishe uji që do të jeni të lumtur ta mbani me vete dhe që përshtatet në çantën tuaj të shpinës, mund të bëjë një ndryshim të madh. “Të kesh një shishe uji me vete në çdo kohë e bën më të lehtë konsumimin e ujit dhe ndihmon në parandalimin e dehidrimit para se të ndihesh i etur”, përfundon Dr. Mysore.

The post Mjekët ndajnë truket efektive për të rritur marrjen e lëngjeve gjatë ditës appeared first on Telegrafi.

A e ekziston një kohë e duhur për të pirë ujë?

17 March 2025 at 14:56

Nuk ka dyshim se uji është thelbësor për shëndetin tuaj.

Duke llogaritur deri në 75 për qind të peshës trupore, uji luan një rol kyç në rregullimin e gjithçkaje, nga funksioni i trurit tek performanca fizike deri te tretja – dhe shumë më tepër.

Megjithatë, ndërsa është e qartë se pirja e mjaftueshme e ujit është e rëndësishme për shëndetin, mund të pyesni veten nëse koha ka rëndësi.

Ky artikull hedh një vështrim në provat për të vlerësuar kohën më të mirë për të pirë ujë.

Çfarë ndodh nëse pimë ujë në mëngjes?

Shijimi i një gote uji, gjëja e parë në mëngjes është një mënyrë e thjeshtë për të nisur ditën mbarë.

Disa mund të zbulojnë gjithashtu se pirja e ujit menjëherë kur zgjohen e bën më të lehtë ruajtjen e zakoneve të shëndetshme të hidratimit dhe rritjen e marrjes së lëngjeve gjatë gjithë ditës.

Nëse jeni të dehidratuar, rritja e marrjes së përditshme të ujit mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të hidratimit, gjë që mund të jetë veçanërisht e dobishme për përmirësimin e humorit, funksionit të trurit dhe niveleve të energjisë.

Në fakt, studimet tregojnë se edhe dehidrimi i lehtë mund të ndikojë negativisht në kujtesën, përqendrimin, nivelet e ankthit dhe lodhjen.

Megjithatë, ndërsa disa mund të shohin se pirja e ujit në mëngjes funksionon për ta, nuk ka asnjë provë që sugjeron se është më e dobishme të pini ujë në mëngjes sesa në kohë të tjera gjatë ditës.

Para ngrënies

Pirja e një gote me ujë pak para se të hani një vakt është një strategji e shkëlqyer nëse po përpiqeni të humbni peshë.

Të bësh këtë jo vetëm që mund të ndihmojë në rritjen e ndjenjës së ngopjes, por edhe të zvogëlojë marrjen tuaj gjatë atij vakti.

Për shembull, një studim në 24 të rritur të moshuar zbuloi se pirja e 500 mL ujë 30 minuta para mëngjesit reduktoi numrin e kalorive të konsumuara me 13%, krahasuar me një grup kontrolli.

Një studim tjetër në 50 njerëz tregoi se pirja e 300-500 ml ujë para drekës uli urinë dhe marrjen e kalorive te të rriturit e moshuar.

Megjithatë, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit raportuan rritje të ndjenjave të ngopjes, nuk u vunë re dallime domethënëse në marrjen e kalorive ose nivelet e urisë tek të rriturit e rinj.

Prandaj, megjithëse pirja e ujit para ngrënies mund të jetë një metodë efektive për të mbështetur hidratimin, nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse ai mund të nxisë gjithashtu humbjen e peshës tek individët më të rinj.

Para dhe pas stërvitjes

Kur stërviteni, humbni ujë dhe elektrolite përmes djersës.

Me konsumimin e shumtë të uji para dhe pas stërvitjes është e rëndësishme për të mbajtur trupin tuaj të hidratuar dhe për të ndihmuar në rimbushjen e lëngjeve të humbura.

Humbjet e tepërta të lëngjeve gjatë stërvitjes tuaj mund të dëmtojnë gjithashtu performancën fizike dhe të shkaktojnë çekuilibër elektrolitesh.

Rekomandohet të pini ujë ose një pije me elektrolit pas ushtrimeve për të ndihmuar në zëvendësimin e lëngjeve të humbura dhe për të optimizuar performancën dhe rikuperimin.

Si përfundim

Shijimi i një gote me ujë që në mëngjes mund ta bëjë më të lehtë ruajtjen e zakoneve të shëndetshme dhe të rrisë marrjen e përditshme të ujit.

Pirja e ujit para ngrënies mund të ndihmojë në rritjen e ndjenjës së ngopjes dhe mund të nxisë humbjen e peshës tek të moshuarit.

Së fundi, pirja e ujit para dhe pas stërvitjes mund të rimbush çdo lëngje të humbur për të optimizuar performancën dhe rikuperimin.

Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është të pini ujë vazhdimisht gjatë gjithë ditës për të qëndruar të hidratuar. /Telegrafi/

The post A e ekziston një kohë e duhur për të pirë ujë? appeared first on Telegrafi.

❌
❌