❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hapet gara për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të INSTAT

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave hapi garĂ«n pĂ«r pozicionin e drejtorit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Institutit tĂ« Statistikave (INSTAT), pas pĂ«rfundimit tĂ« mandatit tĂ« Elsa Dhulit, e cila qĂ«ndron nĂ« kĂ«tĂ« pozicion qĂ« prej 2020-Ă«s.

Drejtori i përgjithshëm i INSTAT-it emërohet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, pas një procedure të hapur dhe publike përzgjedhëse.

Drejtori i përgjithshëm i INSTAT-it drejton strategjinë e zhvillimit dhe veprimtarinë koordinuese të institucioneve brenda sistemit kombëtar statistikor, duke siguruar pavarësinë profesionale të tyre.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më 29 gusht 2025.

Kandidatët do të njoftohen individualisht dhe përmes faqes zyrtare të Kryeministrisë për fazat e mëtejshme të procesit, përfshirë verifikimin e kritereve, ankimimet, intervistën dhe datën e zhvillimit të saj, e cila do të bëhet brenda datës 30 shtator 2025.

Lista e kandidatëve të kualifikuar për intervistë do të shpallet brenda datës 22 shtator 2025.

Gjatë intervistës, kandidatët do të testohen mbi njohuritë e tyre në fushën e statistikave, legjislacionin që rregullon administratën publike dhe funksionimin e sistemit statistikor.

Gjithashtu, do të paraqesin një prezantim të shkurtër mbi filozofinë e tyre drejtuese dhe risitë që synojnë të sjellin në këtë pozicion.

Aktualisht, ky institucion drejtohet nga Elsa Dhuli, e cila u emërua në këtë post në nëntor 2020. /j.p/

The post Hapet gara për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të INSTAT appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rriten të ardhurat nga TVSH-ja, rimbursimet arrijnë në 11.1 miliardë lekë

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ GjatĂ« periudhĂ«s janar-qershor tĂ« kĂ«tij viti, tĂ« ardhurat nga Tatimi mbi VlerĂ«n e Shtuar (TVSH) kanĂ« shĂ«nuar rritje krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« rimbursimet pĂ«r bizneset janĂ« realizuar nĂ« vlerĂ«n 11.1 miliardĂ« lekĂ«.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat nga TVSH në import u realizuan në shumën 75.9 miliardë lekë, 674 milionë lekë ose 0,9% më shumë se periudha janar- qershor 2024.

Ndërkohë, të ardhurat nga TVSH e arkëtuar neto arritën në 33.2 miliardë lekë, me një rritje prej 5.7 miliardë lekësh ose 20,8% më shumë se një vit më parë.
Krahasuar me planin e periudhës, ky tregues është realizuar me rritje prej 918 milionë lekësh, ose 2,8%.

Rimbursimet e TVSH-së për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 arritën në 11.1 miliardë lekë. Kthimi i TVSH-së për tatimpaguesit kontribuon në likuiditetin dhe funksionimin e tyre të rregullt. /j.p/

The post Rriten të ardhurat nga TVSH-ja, rimbursimet arrijnë në 11.1 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 50 mijĂ« qytetarĂ« dhe 18 mijĂ« mjete fluks ditor nĂ« pikĂ«n kufitare Morinë–VĂ«rmicĂ«

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ NĂ« pikĂ«n kufitare Morinë–VĂ«rmicĂ« Ă«shtĂ« regjistruar njĂ« intensitet i lartĂ« lĂ«vizjeje gjatĂ« sezonit turistik, me fluks ditor qĂ« tejkalon 50 mijĂ« qytetarĂ« dhe 18 mijĂ« mjete.

Ky intensitet i lartë udhëtimesh është tregues i rëndësisë strategjike që ka kjo pikë kufitare për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare.

Menaxhimi i vijës kufitare është bërë me një koordinim të ngushtë mes dy palëve, duke shmangur vonesat dhe duke garantuar një përvojë sa më të mirë për qytetarët që udhëtojnë.

Kjo është dëshmi e një bashkëpunimi të suksesshëm institucional që forcon jo vetëm marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, por edhe besimin e qytetarëve në funksionimin e shërbimeve publike në kohë me ngarkesë të lartë. /j.p/

The post Mbi 50 mijĂ« qytetarĂ« dhe 18 mijĂ« mjete fluks ditor nĂ« pikĂ«n kufitare Morinë–VĂ«rmicĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcim i bashkëpunimit rajonal në rikuperimin e aseteve me origjinë kriminale

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Kryeadministratorja e AgjencisĂ« sĂ« Administrimit tĂ« Pasurive tĂ« Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesĂ« nĂ« workshop-in dyditor tĂ« organizuar nga Zyra e Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Drogat dhe Krimin (UNODC), i zhvilluar nĂ« TiranĂ«, me fokus nĂ« forcimin e mekanizmave pĂ«r rikuperimin dhe menaxhimin e aseteve me origjinĂ« kriminale.

Gjatë diskutimeve mbi menaxhimin e pasurive pas konfiskimit dhe iniciativat për ripërdorim social, Xhaja prezantoi përvojën shqiptare në këtë drejtim, duke ndarë shembuj konkretë të pasurive të konfiskuara që janë vendosur në funksion të interesit publik.

“RipĂ«rdorimi social i pasurive tĂ« konfiskuara Ă«shtĂ« jo vetĂ«m njĂ« mĂ«nyrĂ« efektive pĂ«r tĂ« kthyer drejtĂ«sinĂ« nĂ« komunitet, por edhe njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar besimin e qytetarĂ«ve te institucionet”, u shpreh Xhaja, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e transparencĂ«s dhe bashkĂ«punimit ndĂ«rinstitucional nĂ« kĂ«tĂ« proces.

Xhaja shprehu gatishmërinë e AAPSK për të forcuar më tej bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, si edhe me aktorët e tjerë vendas, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të projekteve dhe nismave për ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara.

Kryeadministratorja e AAPSK vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e ndarjes së përvojave midis vendeve të rajonit dhe më gjerë, si edhe nevojën për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal, me qëllim ngritjen e kapaciteteve teknike dhe institucionale në këtë fushë.

Workshop-i mblodhi përfaqësues nga zyrat e rikuperimit të aseteve edhe nga vendet të rajonit, si Kosova dhe Bosnje-Hercegovina, ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese, për të ndarë përvojat më të mira dhe për të promovuar bashkëpunimin ndërkufitar në luftën kundër krimit të organizuar dhe pasurive të paligjshme. /j.p/

1 nga 4

 

The post Forcim i bashkëpunimit rajonal në rikuperimin e aseteve me origjinë kriminale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksportet e mineraleve dhe energjisë elektrike, rritje me 43,8%

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Eksportet e grupit tĂ« mineraleve dhe lĂ«ndĂ«ve djegĂ«se shĂ«nuan rritje me 43,8% gjatĂ« gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« kĂ«tij viti, krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Në vlerë ato llogariten mbi 55,8 miliardë lekë, nga 38.8 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2024-ës.

GjatĂ« kĂ«saj periudhe grupi “minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se, energji elektrike” dha njĂ« kontribut prej 8.6 pikĂ« pĂ«rqindje nĂ« totalin e eksporteve.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në këtë periudhë sasia më e madhe e mineraleve dhe e lëndëve djegëse kishte për destinacion Kosovën.

Në periudhën janar-qershor, eksportet e këtij grupi drejt Kosovës llogariten 25.5 miliardë lekë. /j.p/

The post Eksportet e mineraleve dhe energjisë elektrike, rritje me 43,8% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Investojmë në avionë zjarrfikës, asnjë zonë e banuar në rrezik

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Nga Baza Ajrore e FarkĂ«s, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nĂ« njĂ« prononcim pĂ«r mediet sot, foli pĂ«r situatĂ«n e rĂ«nduar nga zjarret qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« disa zona tĂ« vendit.

Ministri bëri të ditur se qeveria shqiptare është e angazhuar për të forcuar kapacitetet e vendit për përballimin e emergjencave.

Ai deklaroi se Shqipëria do të investojë në avionë zjarrfikës dhe mjete të specializuara ajrore, për të qenë më e përgatitur ndaj kërcënimeve që vijnë nga zjarret, të cilat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Vengu konfirmoi angazhimin maksimal të Forcave të Armatosura dhe theksoi mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, si dhe planet për të rritur kapacitetet ajrore të Shqipërisë në përballimin e emergjencave natyrore.

“Forcat tona janĂ« tĂ« angazhuara intensivisht nĂ« pĂ«rballjen me zjarret nĂ« Dukat dhe Llogora, ku Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« heroike, si nga toka, ashtu edhe nga ajri, pĂ«r tĂ« ndalur pĂ«rhapjen e flakĂ«ve dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur Parkun KombĂ«tar”, u shpreh ministri Vengu.

Ai bëri të ditur se janë ndarë detyrat edhe me forcat aleate, të cilat po veprojnë në zona të ndryshme në vend.

Nëpërmjet Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, Shqipërisë i janë vënë në dispozicion dy helikopterë të ushtrisë hungareze, të cilët aktualisht po operojnë në zonat e Shkopetit dhe Ulëzës, ndërkohë që një avion zjarrfikës Canadair i Forcës Ajrore Kroate ka ndërhyrë në mënyrë vendimtare në Parkun Kombëtar të Lurës.

Ministri e vlerësoi këtë ndihmë si dëshmi të bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë, Hungarisë, Kroacisë dhe Bashkimit Europian në përballimin e emergjencave natyrore.

Duke folur për gjendjen e sigurisë, Vengu tha se nuk rrezikohen zona të banuara dhe se vatrat aktive janë kufizuar, ndërsa janë vendosur perimetra sigurie në të gjitha zonat problematike.

Ministri vlerësoi reagimin efikas të strukturave në terren, duke theksuar se në disa raste, falë ndërhyrjeve të shpejta, është bërë e mundur që flakët të neutralizohen plotësisht.

Një ndër shqetësimet kryesore për Ministrinë e Mbrojtjes mbetet faktori njerëzor. Vengu theksoi se shumë prej zjarreve kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo edhe nga zjarrvënie të qëllimshme. Ai përmendi një rast të fundit në Parkun Kombëtar të Llogorasë, ku, ndërkohë që forcat po vepronin në një zonë tjetër, një vatër zjarri u ndez në mënyrë të dyshimtë. Sipas tij, ngjarja do të hetohet, por reagimi i shpejtë i forcave bëri të mundur shmangien e një katastrofe të mundshme.

Në këtë kuadër, ministri Vengu u bëri apel strukturave vendore, rrjeteve të vullnetarëve dhe Mbrojtjes Civile që të qëndrojnë vigjilentë dhe të jenë të gatshëm për ndërhyrje në çdo moment, duke përdorur të gjitha mjetet dhe burimet në dispozicion.

/r.e/

The post Vengu: Investojmë në avionë zjarrfikës, asnjë zonë e banuar në rrezik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forca ajrore hungareze dhe kroate në ndihmë të Shqipërisë kundër zjarreve

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot njĂ« vizitĂ« nĂ« BazĂ«n Ajrore tĂ« FarkĂ«s, ku u takua me pilotĂ«t hungarezĂ« tĂ« dy helikopterĂ«ve H225M, tĂ« cilĂ«t ndodhen nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« pĂ«rballimin e zjarreve nĂ« disa zona tĂ« vendit.

Këto mjete ajrore po operojnë krahas avionit Canadair të Forcës Ajrore Kroate.

“Kjo mbĂ«shtetje, nĂ« kuadĂ«r tĂ« Mekanizmit tĂ« Mbrojtjes Civile tĂ« Bashkimit Europian, Ă«shtĂ« dĂ«shmi e bashkĂ«punimit tĂ« ngushtĂ« dhe solidaritetit tĂ« fortĂ« mes ShqipĂ«risĂ«, HungarisĂ«, KroacisĂ« dhe BE-sĂ« nĂ« pĂ«rballimin e emergjencave natyrore”, deklaroi ministri Vengu.

Ministri theksoi gjithashtu nevojën për vigjilencë maksimale në orët dhe ditët në vijim, për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe rrezikut të shtuar nga zjarret.

Ai vlerësoi gjithashtu punën e 1300 efektivëve civilë dhe ushtarakë që janë angazhuar në përballimin me flakët dhe temperaturat ekstreme në të gjithë territorin e vendit.

/r.e/

The post Forca ajrore hungareze dhe kroate në ndihmë të Shqipërisë kundër zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hidhet pĂ«r konsultim publik projektligji “PĂ«r sigurimin e detyrueshĂ«m tĂ« banesave nga tĂ«rmetet”

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Ministria e Financave ka hedhur pĂ«r konsultim publik, projektligjin “PĂ«r sigurimin e detyrueshĂ«m tĂ« banesave nga tĂ«rmetet”.

Projektligji Ă«shtĂ« hartuar me mbĂ«shtetjen e BankĂ«s BotĂ«rore dhe synon tĂ« krijojĂ« njĂ« mekanizĂ«m ligjor dhe financiar pĂ«r mbulimin e humbjeve qĂ« mund t’i pĂ«sohen pronarĂ«ve tĂ« banesave nga dĂ«met e shkaktuara nga tĂ«rmetet, duke garantuar kompensimin e shpejtĂ« dhe efikas tĂ« tyre.

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur se hartimi i këtij projekligji mbështetet në përvojat e suksesshme të disa vendeve dhe ka si qëllim zvogëlimin e ndikimeve financiare, fiskale dhe ekonomike që mund të shkaktojnë fatkeqësitë natyrore.

Sipas relacionit të projektligjit, modeli i sigurimit të detyrueshëm është mbështetur mbi praktikat e suksesshme ndërkombëtare, veçanërisht nga vendet si Turqia dhe Rumania, të cilat kanë arritur të reduktojnë ndjeshëm koston fiskale dhe ekonomike që shkaktojnë katastrofat natyrore.

Projektligji përcakton krijimin e Fondit për Tërmetet, si person juridik publik me formë shoqërie aksionare, me pavarësi operacionale dhe financiare, nën pronësinë e Ministrisë së Financave, si dhe rregullat për shpërndarjen dhe likuidimin e tij. Gjithashtu, parashikohet që në rast sigurimi të dyfishtë, dëmshpërblimi kryhet fillimisht sipas sigurimit detyrues, ndërsa pjesa që tejkalon mbulohet nga sigurimi vullnetar.

Projektligji parashikon që subjekte të ndryshme, përfshirë banesat sociale me qira, banesat në proces legalizimi dhe njësitë e vetqeverisjes vendore, janë të detyruara të lidhin kontrata sigurimi në përputhje me dispozitat përkatëse, duke financuar pagesën e primit nga buxhetet e tyre.

Sigurimi detyrueshëm nga tërmetet mbulon vetëm dëmet materiale në pronën e siguruar gjatë periudhës së vlefshmërisë së policës, duke përjashtuar dëmtimet trupore, dëmet jopasurore, sendet brenda banesës, shpenzimet për pastrimin e mbetjeve dhe humbjet financiare.

Gjithashtu, është përcaktuar shuma maksimale e dëmshpërblimit për sigurimin e detyrueshëm të banesës, si dhe mënyra e përcaktimit të saj dhe niveli i pjesës së zbritshme që mbulohet nga i siguruari për çdo dëm të shkaktuar nga tërmeti.

Subjektet që nuk lidhin kontratë sigurimi të detyrueshme nga ngjarjet e tërmeteve sipas këtij ligji, do të përballen me masa shtrënguese, të cilat përfshijnë: mospërfitimin e shërbimeve kadastrale, mospërfitimin e shërbimeve nga platforma e-Albania, dhe mospërfitimin e shërbimeve nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Këto masa synojnë sigurimin e zbatimit të detyrimeve ligjore për sigurimin nga tërmetet.

Dëmshpërblimi në varësi të shkallës së dëmtimit dhe masës së dëmshpërblimit, paguhet brenda tre muajve, duke filluar nga momenti i plotësimit të plotë të dokumentacionit përkatës.

Implementimi i këtij ligji, sipas MF-së, pritet të përmirësojë ndjeshëm sistemin e menaxhimit të riskut në Shqipëri, duke siguruar një mbrojtje më të mirë financiare për qytetarët dhe duke reduktuar barrën fiskale mbi buxhetin e shtetit pas ngjarjeve katastrofike.

Shqipëria është një vend i ekspozuar dhe i prirur ndaj fatkeqësive natyrore, ku rreziqet kryesore që prekin territorin janë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e dheut. Sipas Raportit të Rrezikut Botëror 2021, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 181 vende në bazë të kapaciteteve përballuese dhe shkallës së ekspozimit, Shqipëria renditet e para në Evropë dhe në vend të 61-të në nivel botëror, duke theksuar kështu vulnerabilitetin e lartë të vendit ndaj katastrofave natyrore.

Vlera totale e aseteve tregtare, industriale dhe bujqësore që janë në rrezik nga përmbytjet dhe tërmetet arrin rreth 17,6 miliardë dollarë.

Humbjet potenciale financiare për fatkeqësi me periudhë kthimi 250-vjeçare vlerësohen në 2,08 miliardë euro për tërmetet dhe 1,18 miliardë euro për përmbytjet, sipas të dhënave të Bankës Botërore (2014).

Shqipëria është goditur nga tërmete me magnitudë mbi 6 ballë, që nga viti 1900 janë regjistruar 12 tërmete të tilla. Më i fundit dhe më shkatërruesi ishte tërmeti i nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, i cili preku mbi 200 000 njerëz në 11 bashki, përfshirë qytetet kryesore si Tirana dhe Durrësi. Ky tërmet shkaktoi një dëm të konsiderueshëm ekonomik, me kosto të drejtpërdrejta që përfaqësonin rreth 7,5% të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. Pjesa më e madhe e dëmeve u fokusua në sektorin rezidencial, ku u prekën 18% e njësive të banimit, duke sjellë nevojën emergjente për rindërtim dhe ndihmë financiare.

Në përballje me pasojat e këtij tërmeti, qeveria shqiptare ndërmori masa të menjëhershme për të siguruar fonde emergjente, të cilat u përdorën për rindërtimin e banesave të dëmtuara dhe për mbështetjen e familjeve të prekura.

Kjo situatë evidentoi ngarkesën e madhe financiare që fatkeqësitë natyrore shkaktojnë dhe nevojën urgjente për një model të qëndrueshëm dhe sistematik për menaxhimin e riskut dhe mbrojtjen sociale.

/r.e/

The post Hidhet pĂ«r konsultim publik projektligji “PĂ«r sigurimin e detyrueshĂ«m tĂ« banesave nga tĂ«rmetet” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Danimarkën

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot marrĂ«veshjen me qeverinĂ« e MbretĂ«risĂ« sĂ« DanimarkĂ«s pĂ«r eliminimin e tatimit tĂ« dyfishtĂ« mbi tĂ« ardhurat, si dhe pĂ«r parandalimin dhe shmangien e evazionit tatimor.

Kjo marrëveshje synon të lehtësojë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe të garantojë një mjedis më të sigurt dhe më të drejtë tatimor për individët dhe bizneset që ushtrojnë veprimtari në të dyja shtetet.

Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, synohet shmangia e tatimeve të dyfishta mbi të ardhurat, një praktikë që shpesh pengon investimet dhe krijon barrë të panevojshme për taksapaguesit.

Marrëveshja gjithashtu parashikon mekanizma për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin midis autoriteteve tatimore të dy vendeve, në mënyrë që të luftohet evazioni tatimor dhe të rritet transparenca financiare.

/r.e/

The post Marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Danimarkën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria zgjeron rolin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, do të kontrollojë lejet e ndërtimit

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Agjencia e Zhvillimit tĂ« Territorit do tĂ« mbikĂ«qyrĂ« edhe lejet e ndĂ«rtimit nĂ« kompetencĂ« tĂ« KĂ«shillit KombĂ«tar tĂ« Territorit dhe Ujit, pĂ«rmes kontrolleve nĂ« terren dhe monitorimit tĂ« sistemeve tĂ« kamerave.

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në vendimin e 2015-s, për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë, me qëllim forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe zbatimit të rregullave për zhvillimin e territorit.

Agjencia do të përgatisë raporte përkatëse mbi këto kontrolle dhe do të informojë Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit, si dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Krahas rolit mbikëqyrës, Agjencia do të angazhohet edhe në organizimin e aktiviteteve promovuese si ekspozita, panaire dhe veprimtari të tjera kombëtare e ndërkombëtare, me synim nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe përfshirjen e arkitekturës moderne në planifikimin territorial.

Gjithashtu, përmes këtij vendimi, Agjencia fiton të drejtën të financojë ose bashkëfinancojë projekte që lidhen me zhvillimin e territorit dhe promovimin e arkitekturës moderne dhe inovative. Zbatimi i vendimit do të ndiqet nga vetë Agjencia e Zhvillimit të Territorit, ndërsa vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

/r.e/

The post Qeveria zgjeron rolin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, do të kontrollojë lejet e ndërtimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çmimet e reja tĂ« referencĂ«s, MF publikon hartat

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ministria e Financave publikoi sot pĂ«r konsultim publik projektvendimin pĂ«r metodologjinĂ«, rregullat dhe procedurat pĂ«r pĂ«rcaktimin e vlerĂ«s sĂ« taksueshme tĂ« pasurisĂ« sĂ« paluajtshme “ndĂ«rtesa”, si dhe pĂ«r llogaritjen e taksĂ«s mbi ndĂ«rtesĂ«n dhe pagesĂ«n e saj.

Në projektvendim propozohen ndryshimet e çmimeve të referencës për të gjitha qarqet e Shqipërisë, përjashtuar 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe njësitë administrative, çmimet e të cilave ndryshuan në muajin korrik 2023.

Taksa mbi pasurinë e paluajtshme është një nga burimet më të rëndësishme të financimit për njësitë e qeverisjes vendore, si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në ato në zhvillim.

Në Shqipëri, kjo taksë ka një rol të veçantë për bashkitë, por të ardhurat që ajo gjeneron mbeten ende të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe me vendet e zhvilluara.

Aktualisht, taksa mbi pasurinë e paluajtshme përfaqëson vetëm 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mesatarja rajonale është 0,8% dhe ajo e vendeve të OECD-së shkon në 1,1%.

Për të përballuar sfidat që lidhen me mbulimin e kostove në rritje të shërbimeve publike dhe për të forcuar autonominë financiare të bashkive, Ministria e Financave thotë se ka ndërmarrë këtë reformë për përmirësimin e sistemit të taksimit mbi ndërtesat.

Kjo nismë, sipas saj, synon ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm, transparent dhe të drejtë të taksimit të pasurive të paluajtshme, duke kontribuar në rritjen e të ardhurave vendore dhe zhvillimin më të balancuar urban.

“Reforma Ă«shtĂ« nĂ« linjĂ« me rekomandimet e organizatave ndĂ«rkombĂ«tare si FMN dhe partnerĂ« tĂ« tjerĂ« zhvillimi, tĂ« cilĂ«t kanĂ« theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e kĂ«saj takse pĂ«r drejtĂ«sinĂ« fiskale dhe pĂ«rmirĂ«simin e efikasitetit tĂ« qeverisjes vendore”, thekson MF.

Që prej vitit 2018, në Shqipëri taksa mbi ndërtesat llogaritet mbi bazën e vlerës së pronës (sistem ad valorem), çka përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm drejt një sistemi më të drejtë dhe më të barabartë për taksapaguesit. Megjithatë, në praktikë, ky sistem përballet ende me sfida serioze, përfshirë administrimin e dobët, mungesën e të dhënave të sakta dhe mospërputhjen mes çmimeve referuese dhe atyre reale të tregut.

Për të adresuar këtë situatë, është përgatitur një projektvendim për përditësimin e çmimeve mesatare referuese për banesat në 12 qarqe të vendit, pa përfshirë bashkinë Tiranë. Këto çmime janë rezultat i një pune të koordinuar nga një grup ndërinstitucional i ngritur me urdhër të Kryeministrit, i cili synon të afrojë çmimet referuese me realitetin e tregut. Gjatë kësaj pune, qytetet janë ndarë në zona të ndryshme dhe janë hartuar harta përkatëse ku përcaktohet çmimi mesatar për metër katror banimi për çdo zonë. Ky përditësim synon të sigurojë një bazë më të saktë për llogaritjen e taksës mbi ndërtesat dhe do të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe më të miradministruar të taksimit të pasurisë së paluajtshme.

Procesi i përcaktimit të çmimeve është bazuar në një metodologji të qartë dhe të detajuar. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka mbledhur të gjitha kontratat e shitblerjeve të apartamenteve dhe ndërtesave për periudhën 2022-2024, duke përfshirë të dhëna si zona, numri i pasurisë, sipërfaqja në metra katrorë, vlera e kontratës dhe data e saj. Vlerat e shprehura në monedhë të huaj janë konvertuar në lekë me kursin mesatar të periudhës përkatëse dhe për çdo kontratë është llogaritur çmimi për metër katror. Më pas, të dhënat janë organizuar sipas bashkive dhe ndarë në blloqe, që janë njësitë më të vogla me të dhëna digjitale të disponueshme. Nga analiza janë përjashtuar kontratat me vlera jo realiste apo nën çmimin referencë.

Përpunimi ka përfshirë edhe analizën e të dhënave hartografike, duke përdorur harta digjitale të regjistrimit fillestar të zonave dhe duke i lidhur me të dhënat alfanumerike përmes numrit të bllokut. Rezultatet janë paraqitur në formate digjitale (.shp dhe .kmz), ku për çdo bllok që përmban transaksione pasqyrohen numri i kontratave dhe çmimi mesatar për metër katror.

Ndarja zonale për përcaktimin e çmimeve është bërë në bazë të disa kritereve që marrin në konsideratë karakteristikat e qyteteve dhe ndikimin që kanë në çmimin e banesave. Afërsia me qendrën e qytetit, që lidhet me kërkesën më të lartë për prona dhe zhvillimin ekonomik më të përqendruar, është një ndër kriteret kryesore. Po ashtu janë marrë në konsideratë edhe afërsia me polet e zhvillimit strategjik, si zona ku priten investime të rëndësishme që mund të ndikojnë në rritjen e çmimeve. Një tjetër faktor është afërsia me rrugët kryesore të aksesit në qytet, që ndikon në vlerën e pasurive për shkak të lidhjeve më të mira të transportit. Zonat historike, për shkak të vlerave arkitekturore dhe urbanistike, gjithashtu përbëjnë një element të rëndësishëm në ndarjen zonale. Për qytetet bregdetare është marrë në konsideratë afërsia me vijën bregdetare, duke qenë se këto zona kanë potencial më të lartë turistik dhe prirje më të lartë për zhvillim të tregut imobiliar.

1 nga 5

/r.e/

The post Çmimet e reja tĂ« referencĂ«s, MF publikon hartat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rivlerësimi i pronës në 2026-n me tatim 5%, procedura që duhet ndjekur

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Qeveria ka propozuar njĂ« projektligj tĂ« ri “PĂ«r rivlerĂ«simin e pasurisĂ« sĂ« paluajtshme”, i cili parashikon njĂ« periudhĂ« tĂ« re pĂ«r rivlerĂ«simin e pronave nga 1 janari deri mĂ« 30 shtator 2026, me tatim tĂ« reduktuar 5% mbi vlerĂ«n e rivlerĂ«suar.

Kjo përqindje është më e ulët se normat standarde të tatimit që aplikohen në mungesë të rivlerësimit, dhe ka si qëllim të nxisë formalizimin e tregut dhe deklarimin real të vlerave gjatë shitblerjes së pronave.

Përmes këtij procesi, qytetarët dhe subjektet juridike do të kenë mundësinë të përshtatin vlerën e pronave të tyre me çmimet aktuale të tregut, duke shmangur kështu ndryshimet e mëdha midis vlerës së regjistruar dhe asaj reale.

“PĂ«rfitues janĂ« qytetarĂ«t qĂ« posedojnĂ« pasuri tĂ« regjistruara ose nĂ« proces regjistrimi, subjektet juridike qĂ« duan tĂ« pĂ«rshtasin pasqyrat financiare me vlerat reale tĂ« pasurive tĂ« tyre, si dhe pronarĂ«t qĂ« planifikojnĂ« shitjen e pronĂ«s dhe duan tĂ« reduktojnĂ« barrĂ«n tatimore”, thuhet nĂ« relacionin shoqĂ«rues tĂ« projektligjit.

Procesi i rivlerësimit do të jetë i thjeshtuar dhe do të zhvillohet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Pronarët do të duhet të dorëzojnë kërkesën për rivlerësim brenda afatit të përcaktuar, të sigurojnë një vlerësim të pronës bazuar në çmimet referuese ose nga ekspertë të licencuar, dhe më pas të kryejnë pagesën e tatimit prej 5% mbi diferencën e krijuar nga rivlerësimi. Vetëm pas pagesës, vlera e re do të regjistrohet zyrtarisht.

Kjo nismë synon të përmirësojë ndjeshëm saktësinë e regjistrave të pasurive të paluajtshme, të rrisë transparencën në transaksionet e pasurive, dhe të shmangë fenomenin e deklarimeve fiktive të vlerave të ulëta në momentin e shitblerjes.

Sipas Ministrisë së Financave, përvoja e mëparshme nga aplikimi i ligjeve të ngjashme, ka treguar se ekziston një interes i lartë nga qytetarët për të përfituar nga mundësia e rivlerësimit të pasurisë, çka është reflektuar në rritjen e ndjeshme të numrit të aplikimeve dhe transaksioneve të regjistruara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Ndërkohë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se çmimet e banesave, në rang vendi, kanë shënuar rritje të konsiderueshme. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit me 16,9%, ndërsa në gjashtëmujorin e dytë me 23,6%.

“Kjo tendencĂ« rritĂ«se, krahasuar me periudhĂ«n e fundit tĂ« rivlerĂ«simeve nĂ« vitin 2022, e bĂ«n tĂ« domosdoshĂ«m njĂ« pĂ«rditĂ«sim tĂ« vlerĂ«s sĂ« pasurive tĂ« paluajtshme nĂ« pĂ«rputhje me realitetin e tregut”, thuhet nĂ« relacion.

Ky projektligj do të ketë gjithashtu ndikim pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit, përmes rritjes së të ardhurave nga tatimi mbi rivlerësimin i cili propozohet të jetë në normën 5%, pa patur nevojë për ndryshime të normave tatimore ekzistuese. Kjo e bën atë një instrument efikas dhe të qëndrueshëm për politikën fiskale.

Kjo është hera e katërt që po zbatohet rivlerësimi i pronave me norma të reduktuara.

1 nga 2

/r.e/

The post Rivlerësimi i pronës në 2026-n me tatim 5%, procedura që duhet ndjekur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Villeroy & Boch tërheq gotat për fëmijë nga tregu për rrezik lëndimi

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ NĂ« njĂ« njoftim tĂ« fundit, kompania Villeroy & Boch AG ka kĂ«rkuar tĂ«rheqjen urgjente tĂ« gotave pĂ«r fĂ«mijĂ« nga disa koleksione tĂ« saj, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« rreziku sigurie qĂ« mund tĂ« shkaktojĂ« lĂ«ndime.

Kjo thirrje prek disa produkte nga koleksionet “Hungry as a Bear”, “Happy as a Bear”, “Roar like a Lion” dhe “Walk like an Elephant”.

Sipas njoftimit të kompanisë, gotat mund të thyhen lehtësisht, edhe kur ushtrohet një presion i vogël, dhe ky problem mund të çojë në lëndime nga thyerja e qelqit. Shkaku i këtij rreziku lidhet me tensionin e lartë të krijuar në qelqin e papërpunuar gjatë procesit të prodhimit.

Numrat e artikujve të prekur përfshijnë: 14-8665-7458, 14-8664-7458, 14-8673-7458, dhe 14-8674-7458.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, (ISHMT) bën të ditur se po monitoron me vëmendje shpërndarjen e këtyre produkteve dhe është angazhuar për të siguruar një tërheqje të shpejtë dhe të plotë të tyre nga qarkullimi.

Për konsumatorët që kanë blerë këto gota, autoritetet rekomandojnë që ato të mos përdoren më dhe të kthehen menjëherë në pikën e shitjes, ku do të ofrohet një rimbursim i plotë, edhe nëse nuk disponohet fatura e blerjes. /j.p/

The post Villeroy & Boch tërheq gotat për fëmijë nga tregu për rrezik lëndimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përzgjedhja e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot testi me shkrim

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ PranĂ« StrukturĂ«s sĂ« Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (SPAK) u zhvillua sot faza e tretĂ« e garĂ«s pĂ«r pĂ«rzgjedhjen e drejtorit tĂ« ByrosĂ« KombĂ«tare tĂ« Hetimit (BKH), pĂ«rkatĂ«sisht provimi i zgjeruar me shkrim (eseja) dhe testi pĂ«r arsyetimin logjik.

Kandidatët në garë janë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Të dy testet zgjatën 1 orë e 45 minuta, përkatësisht eseja, 60 minuta dhe testi i arsyetimit logjik, 45 minuta.

Rregullorja për përcaktimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatit për Drejtor të BKH-së parashikon vlerësimin me 60 pikë për të dy testet, pra 30 pikë për secilin.

Procedura e testeve u zhvillua nën vëzhgimin e anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe stafit teknik mbështetës.

Në përfundim të këtyre fazave të para; testit të aftësive fizike, provimit të zgjeruar me shkrim (esesë) dhe testit për arsyetimin logjik, Komisioni i Përzgjedhjes do të rendisë kandidatët e kualifikuar, të cilët do të vijojnë me fazat e tjera të konkurrimit.

Testi i ardhshëm është ai i poligrafit dhe intervistës në panel, i cili ndiqet nga faza e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës. /j.p/

The post Përzgjedhja e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot testi me shkrim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguria ushqimore, bllokohen 63 tonë produkte pa faturë

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Aksioni kombĂ«tar pĂ«r formalizimin dhe pĂ«rmirĂ«simin e sigurisĂ« ushqimore, i shtrirĂ« tashmĂ« nĂ« qarqet TiranĂ«, DurrĂ«s, Fier, LezhĂ« dhe Korçë, po vijon me intensitet tĂ« lartĂ«.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, përgjatë 9 ditëve nga nisja e aksionit janë ushtruar 151 kontrolle dhe janë bllokuar 63 tonë produkte bujqësore e blegtorale pa faturë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka apeluar tatimpaguesit për zbatimin e ligjeve tatimore, duke kërkuar lëshimin e faturave fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor.

Ky aksion është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Financës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe strukturave përkatëse, për të formalizuar sektorin bujqësor dhe për të forcuar kontrollin mbi sigurinë ushqimore.

Objektivi kryesor është garantimi i përfshirjes së fermerëve në tregun formal, duke siguruar gjurmueshmërinë e produkteve, faturimin tatimor dhe identifikimin e prodhuesve me NIPT.

The post Siguria ushqimore, bllokohen 63 tonë produkte pa faturë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UBT me programe të Universitetit BOKU të Vjenës, Rama: Burim i profesionistëve për sfidat e integrimit në BE

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Universiteti BujqĂ«sor i TiranĂ«s do tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« burim i njohurive dhe profesionistĂ«ve pĂ«r sfidat e zhvillimit dhe integrimit nĂ« BE

Rama ishte sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës ku u prezantuan 9 programet që UBT ofron duke nisur nga ky vit janë sipas modelit BOKU.

Ai theksoi se me anëtarësimin në BE, numri i profesionistëve që vijnë nga fushat që mbulon UBT dhe që duhet të rreshtohen në frontin e shtetit shqiptar duhet të jetë shumë më i madh se ai i juristëve.

“Duhet njĂ« staf profesionistĂ«sh qĂ« tĂ« dinĂ« se pĂ«r çfarĂ« bĂ«het fjalĂ«, çfarĂ« nevojash ka vendi, si tĂ« monitorojnĂ« dhe rimodelojnĂ« zhvillimet”, theksoi Rama.

Rama theksoi se mungesa e ujit dhe konfliktet për burimet po kthehen në probleme serioze, madje edhe midis shteteve, me mbi dy miliardë njerëz që përballen me mungesë të ujit.

“NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, na duhen njerĂ«z tĂ« ditur pĂ«r tĂ« menaxhuar teknologjitĂ« e reja qĂ« po zhvillohen me shpejtĂ«si tĂ« madhe, si satelitĂ«t, dronĂ«t, pĂ«rpunimin e imazheve, analizĂ«n e tĂ« dhĂ«nave dhe kĂ«rkimet shkencore mbi to. Jemi nĂ« kohĂ«, por jemi gjithashtu nĂ« njĂ« sfidĂ« tĂ« madhe kohore. FatkeqĂ«sitĂ« natyrore dhe menaxhimi i rrezikut nuk mund tĂ« trajtohen mĂ« me mendĂ«sinĂ« “fajin e ka qeveria”, sepse pĂ«r tĂ« kapĂ«rcyer kĂ«to fatkeqĂ«si duhen investime nĂ« infrastrukturĂ« dhe kapacitete tĂ« shteteve, qeverive dhe institucioneve vendore pĂ«r zgjidhje tĂ« integruara ndĂ«rdisiplinore qĂ« bashkojnĂ« shkencĂ«n, inxhinierinĂ«, ekonominĂ«, politikĂ«n dhe njohjen e territorit”, deklaroi Rama.

Në këtë drejtim, shtoi ai, stafi i Universitetit Bujqësor të Tiranës, i drejtuar nga rektori Sallaku, në bashkëpunim me BOKU, profesorë të të cilit kanë zbarkuar disa herë në Tiranë dhe janë shumë entuziastë nga kjo eksperiencë, po mbjellin një territor me fidanë të rinj dijesh dhe profesionesh.

Në kapitujt e negociatave për anëtarësimin në BE, Rama theksoi se bujqësia dhe zhvillimi rural janë një kapitull i veçantë dhe sfidues.

“PedagogĂ«t qĂ« merren me pjesĂ«n e direktivave europiane e dinĂ« shumĂ« mirĂ« se mjedisi dhe ndryshimet klimatike janĂ« kapituj me vete, siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitoanitare janĂ« gjithashtu kapituj tĂ« ndarĂ«, ashtu si edhe ujrat dhe menaxhimi i mbetjeve. TĂ« gjitha kĂ«to janĂ« shqetĂ«sime madhore pĂ«r njĂ« vend si ShqipĂ«ria”, tha Rama.

Problemi nuk është që të tjerët i kanë zgjidhur, shtoi Rama, por se ne kemi nevojë për dije, për njerëz të ditur, dhe baza për këtë është ky universitet.

“Kjo nuk bĂ«het me “miell tĂ« huaj”, sa do tĂ« marrim ekspertĂ« dhe ndihmĂ« nga jashtĂ«. Na duhet ky brumĂ«, kjo furrĂ« qĂ« po bĂ«het gati pĂ«r ta pjekur, dhe prurjet janĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. ËshtĂ« interes kombĂ«tar dhe prioritet mbĂ«shtetja pa rezervĂ« e kĂ«saj reforme dhe e kĂ«tij universiteti”, deklaroi Rama. /j.p/

The post UBT me programe të Universitetit BOKU të Vjenës, Rama: Burim i profesionistëve për sfidat e integrimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Linjë e re 35 kV dhe riparim nënstacionesh në Elbasan, 599 milionë lekë investim i OSSH-së

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ NjĂ« projekt i rĂ«ndĂ«sishĂ«m energjetik qĂ« parashikon ndĂ«rtimin e njĂ« linje tĂ« re 35 kilovolt dhe rikonstruksionin e disa nĂ«nstacioneve nĂ« rajonin e Elbasanit pritet tĂ« vihet nĂ« zbatim sĂ« shpejti.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë shpalli kontratën për realizimin e këtij investimi, i cili kap vlerën e 599 milionë lekëve.

Projekti përfshin ndërtimin e një linje të re 35 kV me shtylla 110 kV dhe dy qarqe, që do të nisë nga nënstacioni Radio-Elbasan, duke kaluar nëpër Banjë, Cërruje dhe Gramsh, për të përfunduar në Mjekës-Elbasan.

Në të njëjtën kohë do të fuqizohen dhe riparohen nënstacionet Gramsh, Cërruje dhe Banjë, duke i pajisur me trakte të reja 35 kV.

Ky investim synon përshtatjen e rrjetit me zhvillimet e reja në terren, sidomos me shtimin e burimeve të reja gjeneruese të energjisë si hidrocentralet dhe impiantet fotovoltaike në zonë.

Linja do të ndërtohet në trasë të re dhe parashikohet të jetë me dy qarqe 35 kV.

Qarku i parë do të lidhë nënstacionin Radio me Banjën, Cërrujen dhe përfundon në Gramsh, ndërsa qarku i dytë do të nisë nga Gramshi drejt nënstacionit Banjë, për të vazhduar më pas deri në nënstacionin Mjekës-Elbasan, ku do të lidhet me linjën ekzistuese.

Në kuadër të këtij projekti do të ndërtohen trakte të reja hyrje-dalje në nënstacionet Gramsh dhe Cërruje, me cela të brendshme 35 kV, ndërsa në nënstacionin Banjë do të ndërtohet një portal dhe ndarës i ri 35 kV.

Qarku i dytë do të përfshijë gjithashtu ndërlidhjen me rrjetin ekzistues në nënstacionin Mjekës-Elbasan. /j.p/

The post Linjë e re 35 kV dhe riparim nënstacionesh në Elbasan, 599 milionë lekë investim i OSSH-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dosja “Partizani”, reagon GJKKO: Nuk kemi konflikt me SPAK

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka mohuar kategorikisht çdo pretendim pĂ«r njĂ« konflikt institucional apo personal mes saj dhe ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme nĂ« lidhje me dosjen “Partizani”, ku janĂ« tĂ« pandehur Sali Berisha, JamarbĂ«r Malltezi dhe tĂ« tjerĂ«.

Në një reagim publik, gjykata thekson se marrëdhëniet me të gjitha palët në proces janë të bazuara në respektimin e rolit kushtetues dhe ligjor të secilit institucion dhe se vendimmarrja gjyqësore është e pavarur dhe e paanshme.

“Gjykata e Posaçme pĂ«rgĂ«njeshtron kategorikisht çdo pretendim qĂ« aludon pĂ«r pĂ«rplasje apo tensione ndĂ«rinstitucionale me ProkurorinĂ« e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar, e cila, nĂ« pĂ«rputhje me rolin e saj kushtetues dhe ligjor, Ă«shtĂ« palĂ« nĂ« procesin gjyqĂ«sor dhe si e tillĂ«, nuk ka dhe nuk mund tĂ« ketĂ« asnjĂ« kompetencĂ« pĂ«r tĂ« ndikuar nĂ« vendimmarrjen e gjykatĂ«s. Nuk ekziston asnjĂ« konflikt institucional apo personal me ndonjĂ«rĂ«n prej palĂ«ve nĂ« çështjen penale tĂ« sipĂ«rcituar, pĂ«rfshirĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Gjykata nënvizon se gjyqtarët veprojnë vetëm mbi bazën e ligjit dhe provave, të lirë nga çdo ndikim apo trysni, dhe se çdo përpjekje për të ndikuar në punën e saj përbën shkelje të rëndë të parimit të ndarjes së pushteteve.

“GjyqtarĂ«t e kĂ«saj gjykate gjykojnĂ« mbi bazĂ«n e provave, duke interpretuar ligjin me paanĂ«si, profesionalizĂ«m dhe integritet tĂ« lartĂ«, tĂ« udhĂ«hequr vetĂ«m nga bindja e tyre e brendshme dhe nga ligji, tĂ« lirĂ« nga çdo ndikim i jashtĂ«m apo trysni politike dhe mediatike. TheksojmĂ« se çdo ndĂ«rhyrje e drejtpĂ«rdrejtĂ« apo e tĂ«rthortĂ« nĂ« punĂ«n e gjykatĂ«s pĂ«rbĂ«n jo vetĂ«m cenim tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« parimit tĂ« ndarjes sĂ« pushteteve, por edhe shkelje tĂ« rendit kushtetues dhe ligjor nĂ« vend”, citohet deklarata. /j.p/

The post Dosja “Partizani”, reagon GJKKO: Nuk kemi konflikt me SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ruajtja e kulturës arbëreshe, inaugurohen instalacionet artistike në Casalvecchio di Puglia

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ ZĂ«vendĂ«sministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Silda Anagnosti Çepe, mori pjesĂ« nĂ« inaugurimin e veprave artistike dhe instalacioneve tĂ« skulptorit me famĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, Helidon Xhixha, njĂ« artist qĂ« me mjeshtĂ«ri bashkon artin dhe identitetin.

Në këtë aktivitet që u zhvillua në qytezën arbëreshe Kazallveqi (Casalvecchio di Puglia), morën pjesë autoritete lokale dhe përfaqësuesve të diasporës.
Instalacionet artistike nga artisti Helidon Xhixha janë pjesë e projektit Land Art.

GjatĂ« kĂ«tij aktiviteti, zĂ«vendĂ«sministrja Çepe theksoi mbĂ«shtetjen e palĂ«kundur tĂ« qeverisĂ« shqiptare pĂ«r ruajtjen e gjuhĂ«s, kulturĂ«s, artit dhe zakoneve arbĂ«reshe, tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« dĂ«shmi tĂ« rrallĂ« tĂ« rezistencĂ«s shekullore.

“Ato pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« ura tĂ« rĂ«ndĂ«sishme lidhĂ«se mes ItalisĂ« dhe ShqipĂ«risĂ«, si dhe njĂ« hap tĂ« fuqishĂ«m drejt njĂ« Evrope mĂ« tĂ« bashkuar, pĂ«rmes rrĂ«njĂ«ve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta kulturore”, theksoi ajo. /j.p/

1 nga 5

The post Ruajtja e kulturës arbëreshe, inaugurohen instalacionet artistike në Casalvecchio di Puglia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: Mbështetje për zgjerimin e aktivitetit bujqësor

Tiranë, 21 korrik/ATSH/ Bujqësia është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare, e cila ofron mundësi punësimi për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë dhe luan një rol kyç në furnizimin e tregut me produkte ushqimore vendase.

Sherbet Harziti, një fermer nga Baldushku me përvojë 15-vjeçare në bujqësi, ka ndërtuar një fermë model ku prej 8 vitesh kultivon me kujdes domate të vogla cilësore, të njohura për shijen e tyre të veçantë, freskinë dhe konkurrueshmërinë në treg.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri me dije se Harziti është përfitues i Skemës Kombëtare të Mbështetjes prej disa vitesh, përfshirë masat për mbështetjen e naftës dhe investime në sera. Kjo mbështetje i ka mundësuar atij të zgjerojë aktivitetin bujqësor, duke ulur kostot dhe rritur qëndrueshmërinë ekonomike të fermës së tij.

“PĂ«rmes SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« Investimeve, ku ofrohet njĂ« grant prej 50%, si dhe mbĂ«shtetje nga Kredia e ButĂ« e kombinuar me GarancinĂ« Sovrane, çdo fermer mund tĂ« pĂ«rfitojĂ« financim me normĂ« interesi vetĂ«m 2%, me mbulim kolateral deri nĂ« 70%”, theksoi ministrja Denaj.

Për të mbështetur fermerët dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike, qeveria shqiptare ka krijuar Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët. Kjo skemë përfshin subvencione të ndryshme, përfshirë mbështetjen për naftën bujqësore, investime në sera dhe kredi me kushte të favorshme, me qëllim nxitjen e modernizimit të fermave dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në treg. /j.p/

The post Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: Mbështetje për zgjerimin e aktivitetit bujqësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌