Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rregullore e re për ndërtimet, masa të shtuara sigurie dhe monitorim në kantierë

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Në Fletoren Zyrtare është publikuar rregullorja e re që përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e kantiereve të ndërtimit, pajisjen e tyre me mjete te monitorimit elektronik si dhe përcakton detyrimet e zhvilluesit, zbatuesit të punimeve, drejtuesit teknik dhe mbikëqyrësit, në kuadër të zbatimit të punimeve në përputhje me lejet e ndërtimit, si pas projektit të miratuar nga autoriteti përgjegjës për zhvillimin e territorit.

Sipas kësaj rregulloreje, një kantier konsiderohet i ngritur vetëm në momentin që është vendosur rrethimi përreth tij, janë instaluar sinjalistika përkatëse, kamerat e sigurisë dhe tabelat informuese për objektin dhe subjektin ndërtues.

Ndërtuesit janë të detyruar të vendosin të paktën katër kamera sigurie, nga një në secilin kënd të kantierit, si dhe një foto të projektit në pjesën ballore të tij.

Po ashtu, duhet të vendosen tabela që përmbajnë të dhëna të plota për objektin që do të ndërtohet, përfshirë lejen e ndërtimit, sipërfaqen, intensitetin, afatin e punimeve dhe një numër telefoni kontakti për komunikim të drejtpërdrejtë.

Rregullorja e re parashikon që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit të kenë akses të drejtpërdrejtë në kamerat e sigurisë të vendosura në kantier, në mënyrë që të mund të kontrollojnë nëse punimet po kryhen në përputhje me lejen e dhënë.

Gjithashtu, të gjitha mjetet që përdoren në kantier duhet të jenë të pajisura me pajisje GPS funksionale, në të cilat këto institucione do të kenë po ashtu akses të plotë për të ndjekur lëvizjen dhe përdorimin e tyre.

Zbatuesi i punimeve ka përgjegjësi të plotë për të siguruar që në kantier të jenë të pranishëm punëmarrës të pajisur me mjete mbrojtëse personale.

Duhet të sigurohet mbrojtje e detyrueshme përmes vendosjes së skelave të sigurta dhe daljeve të jashtme, si dhe mbrojtje ndaj goditjeve të mundshme nga rrymat elektrike për të gjitha pajisjet dhe mekanizmat që përdoren në ndërtim.

Përveç kësaj, kërkohet mirëmbajtje dhe kontroll i rregullt i makinerive gjatë gjithë kohës së zbatimit të projektit.

Në rastet kur këto masa mbrojtëse nuk garantojnë sigurinë e punëtorëve, drejtuesi teknik i kantierit është i detyruar të pezullojë punën deri në përmbushjen e kushteve të përcaktuara.

Çdo defekt i konstatuar në procesin e ndërtimit duhet të raportohet menjëherë nga mbikëqyrësi i punimeve te zbatuesi, së bashku me një afat të përcaktuar për korrigjimin e tij.

/a.f/

The post Rregullore e re për ndërtimet, masa të shtuara sigurie dhe monitorim në kantierë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bumi i hidhur i turizmit, si po e rrit koston e jetesës për shqiptarët

Shtrenjtimi i qirasë mujore për strehim, të pronave për shitje, të çmimeve në bare-restorante dhe produkteve ushqimore në markete deri te rëndimi i trafikut janë efektet në kostot e jetesës për vendësit e zonave turistike nga fluksi i turistëve të huaj. Masat e propozuara nga ekspertët për mbiturizmin.

 

Dorina Azo

“Ujin e çezmës po e paguajmë si të ishte luks në lokal. Për një kafe, ujë dhe një Coca-Cola paguam 650 lekë”, – shprehet i revoltuar një banor i Pogradecit, teksa largohet nga bari i një hoteli që ndodhet buzë liqenit.

Ai i pohoi mikut të tij me të cilin ishte ulur në bar, se një gotë ujë “nga çezma” po paguhet më shtrenjtë se pijet freskuese.

Një tregues që shtrenjtimi i çmimeve, për shkak të fluksit të lartë të turistëve në bar-restorantet e qytetit, po ndikon në jetën e përditshme të vendësve të zonave turistike.

Në periudhën janar-maj në vend, sipas të dhënave të INSTAT, hynë 3,4 milionë shtetas të huaj. Krahasuar me vjet, numri i tyre u rrit 3,9%. Në muajin maj, numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri arriti në 987 mijë, me rritje 1,4% krahasuar me majin 2024.

Në këtë 5-mujor, rritja më e lartë e fluksit të turistëve të huaj u shënua përkatësisht në muajt e parë të vitit. Në janar, numri i turistëve u rrit 14,5% krahasuar me janar 2024 dhe në shkurt rritja ishte 7,4%.

 

Burimi: INSTAT

 

Për ekspertin e ekonomisë, Arben Malaj, ky nivel i lartë vizitorësh po çon drejtpërdrejt në rritjen e kërkesës për banesa me qira, për blerje prone, si dhe për mallra të konsumit të përditshëm.

Sipas tij, kjo ka sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve në këta sektorë, deri në nivele kërcënuese për vendasit.

“Me rritjen e numrit të turistëve, rritet kërkesa për shërbime si akomodimi, ushqimi dhe transporti. Ky presion mbi ofertën ekzistuese shpesh çon në:

  1. Rritje sezonale të çmimeve në zonat bregdetare dhe turistike;
  2. Përshtatje e tregut për të përfituar më shumë nga turistët, që kanë më shumë kapacitet blerjeje sesa vendasit;
  3. Fenomenin e “airbnb-izimit”, ku shumë banesa merren nga tregu i banimit për të bërë një çmim turistik më të lartë”, – pohon ai.

Gjatë diskutimeve për perspektivat turistike të Shqipërisë, ku parashikohet që deri në fund të vitit 2025 numri i turistëve të huaj të arrijë nga 12 deri në 14 milionë, sipas ekspertit të ekonomisë Arben Malaj, ky fluks i lartë pritet të sjellë edhe më tej rritje të konsiderueshme të kërkesës për shërbime dhe infrastrukturë turistike në vend.

 

Kostoja e shtrenjtë e strehimit nga turizmi

Një nga efektet kryesore më të ndjeshme të turizmit në rritje është ai mbi tregun e qirave për qëllime strehimi. Turistët që vizitojnë Shqipërinë parapëlqejnë të qëndrojnë në apartamente me qira ditore sesa në hotele, për shkak të çmimit më të lirë.

Edhe në vitin 2025 vijon të mbetet i ulët numri i shtetasve të huaj që hyjnë në vend dhe qëndrojnë në strukturat zyrtare akomoduese.

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin prill hynë 819,1 mijë shtetas të huaj, por vetëm 149,6 mijë apo rreth 20% e vizitorëve jorezidentë qëndruan në strukturat akomoduese.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se rreth 80% e shtetasve të huaj që vijnë në vend nuk qëndrojnë në strukturat e regjistruara të akomodimit.

Turistët e huaj parapëlqejnë të qëndrojnë në apartamentet me qira ditore për shkak të çmimeve të ulëta sipas Stela Dhami, nga “Colliers Albania”.

“Ato janë më të prekshme për turistët që në Shqipëri vijnë kryesisht të orientuar prej çmimeve më të lira krahasuar me vendet e zhvilluara turistike apo me rajonin.

Gjithashtu këto struktura akomodojnë shumë mirë familjet dhe udhëtarët në grup të cilët kanë dëshirë të jenë në të njëjtin ambient”, pohoi më herët znj. Dhami.

Por shtimi i kërkesës për akomodim në këto struktura ka nxitur rritjen e numrit të tyre.

Sipas të dhënave të AirDNA për “Monitor”, në prill kishte 23,4 mijë njësi të listuara për t’u dhënë me qira, me rritje prej 38% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, ose rreth 6,4 mijë apartamente, apo njësi banimi më shumë.

Në prill 2023, kishte vetëm 12,6 mijë njësi të listuara, pra në dy vjet, numri i tyre është dyfishuar. Numri i apartamenteve  për t’u marrë qira në prill 2025 ishte i njëjti me gushtin 2024, kur gjithnjë shënohet rekord për shkak të kërkesës së lartë në kulmin e sezonit.

Zgjerimi i tregut po shton ndjeshëm ofertën për apartamente me qira ditore, për rrjedhojë edhe çmimet janë më të lira sesa vendet europiane. Nga ana tjetër vijon të pakësojë ofertën e tregut për prona me qira, për rrjedhojë të ofrohen gjithnjë e më tepër çmime të larta për qiranë mujore afatgjatë.

Agjentja e tregut të pasurive të paluajtshme Lorena Rada nga “Century 21 CPM” tha se në kryeqytet, çmimet e qirave mujore edhe gjatë 2025-s vijuan të mbeten në nivele të shtrenjta, për shkak të kërkesës së lartë dhe ofertës në rënie.

Znj. Rada thekson se pakësimi i ofertës nga qiraja ditore ndihet më shumë te zonat afër qendrës. “Në zonën e Pazarit të Ri, nuk arrijmë të gjejmë prona të lira për qiranë afatgjatë.

Në këtë zonë, kërkesa për prona me qira ditore është e lartë. Po ashtu, dhënia e apartamenteve me qira ditore po shfrytëzohet më tepër nga vetë pronarët e apartamenteve”.

Mesatarisht në Tiranë, çmimet e qirave për apartamente 1+1 variojnë nga 300 deri në 800 euro në muaj. Për apartamente 2+1, mesatarja e çmimeve është 200 deri në 250 euro më e lartë. Qiraja mujore për këtë tipologji pronash varion nga 550 deri në 1,300 euro.

Në vitin 2024, sipas agjentëve imobiliarë, çmimet e qirave për qëllime strehimi u rritën mesatarisht nga 10 deri në 20% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Rritja më e ndjeshme ishte në zonat afër qendrës, ku shumë apartamente janë kthyer në struktura akomoduese për qira ditore, për shkak të fluksit në rritje të turistëve të huaj.

Në zonën e ish-Bllokut, çmimi i qirave për apartamente 1+1 në muajin shtator arriti deri në 800 euro në muaj nga 750 euro që ishte niveli maksimal i qirasë vitin e kaluar. Rritja është rreth 7%. Ndërsa për prona 2+1, qiratë nisin nga 1,000 deri në 1,300 euro nga 950 deri 1,000 euro në muaj në muajin shtator të 2023.

Në zona të tjera si ajo pranë Stadiumit “Air Albania”, çmimet për apartamente me strukturë 1+1 arritën në 800 euro në muaj nga 650 euro që ishte një vit më parë. Rritja ishte 23%.

Ndërsa çmimet për apartamentet 2+1 arritën deri në 1,300 euro nga 1,200 euro që ishin vitin paraardhës.

Përveç çmimeve të larta nga ulja e stokut të apartamenteve me qira afatgjatë, vendasit po përballen edhe me periudha të gjata kohore për kërkimin e apartamentit.

Mesatarisht një familje shqiptare duhet të shpenzojë 1 deri në 2 muaj kohë intensive sipas agjentes imobiliare Lorina Rada, në raste të veçanta afati i kërkimit arrin edhe për 9 muaj, për të gjetur një apartament me qira afatgjatë në Tiranë.

Agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme gjithashtu ngrenë sërish shqetësimin e rrezikut të flluskës në këtë treg, për shkak të mbiofertës dhe çmimeve shumë herë më të ulëta në raport me vendet europiane.

P.sh., në Tiranë nëse prenoton një apartament me largësi 450 metra nga qendra për 1 natë qëndrimi, ofrohet me çmim 34 deri në 39 euro/nata.

Apartament me largësi 300 euro nga qendra gjen me çmim 45 euro/nata.

Në Athinë nëse rezervoje nëpërmjet Booking.com një apartament me qira 500 metra larg qendrës për 1 natë qëndrimi në fund të muajit qershor ofrohej me çmim 170 euro/nata apo për apartament me largësi 3 km nga qendra çmimi arrin 130 euro/nata.

Në Romë, çmimet e apartamenteve në zonat afër qendrës variojnë nga 105 euro deri në 327 euro/nata.

 

Prodhimit vendas me problemeve strukturore i shtohet edhe kostoja nga turizmi

Krahas çmimeve të larta në bare dhe restorante, vendasit po përballen me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore edhe në markete.

Alban Zusi, drejtues i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, pohon se fenomeni po ndikohet edhe nga mungesa e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas, e  ndikuar nga kostot e larta të prodhimit, zhvlerësimi i Euros dhe turizmit për marrjen e fuqisë punëtore.

Produktet vendase në supermarkete shpesh shiten më shtrenjtë se ato të importit, duke vështirësuar pozitën e prodhuesit vendas në treg.

“Çmimet e produkteve vendase përfshirë produktet e bulmetit, të përpunimit të mishit (sallameria-proshutat), përfshirë prodhime të tjera, si: ‘mozzarella’, në markete po shiten më shtrenjtë sesa produktet e importit.

Produktet vendase nuk arrijnë të konkurrojnë ato të importit, pasi kostot e prodhimit janë në rritje, ndërsa zhvlerësimi i Euros 30-40% favorizon mallrat e importit.

Për t’u vetëmbrojtur, prodhuesi shqiptar është i detyruar të mbajë çmime të larta ose synon  të tregtojë produktet në tregjet e produkteve autoktone vendase, ku turistët priren të blejnë më shumë.

Strukturat akomoduese furnizohen kryesisht me mallra ushqimore nga importi, për shkak të çmimeve më të lira sesa prodhimi vendës.

Kërkesa për produkte të lira nga importi është e lartë për shkak të turizmit masiv dhe jo elitar që zhvillohet në vend. Por edhe kjo tendencë nuk e ndihmon prodhuesin vendës për tregtimin e produkteve.

Përveç problemeve strukturore që po has aktualisht sektori i prodhimit, edhe turizmi po ndikon në rritjen e kostos prodhuese, veçanërisht te shpenzimet për fuqinë punëtore.

Shumë punonjës të industrisë përpunuese, të joshur nga pagat e larta largohen për punësime sezonale drejt zonave bregdetare. Me qëllim mbajtjen e tyre, agropërpunuesit janë të detyruar t’u rishikojnë pagat”.

 

Baret dhe restorantet, rënie konsumi nga vendasit, kompensohen nga turistët

Sipas kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, në baret dhe restorantet e zonave bregdetare, dy vitet e fundit tendenca e konsumit nga vendasit mbetet në rënie për shkak të çmimeve të larta.

“Për shkak të rritjes së kostove dhe çmimeve, konsumatori vendës ka ulur konsumin në bar-restorante me rreth 20%.

Rënia e konsumit prej vendasve po përsëritet çdo vit, për shkak të uljes së fuqisë blerëse nga çmimet e larta”, thotë z. Jahja. Ai shton se shumë shqiptarë po parapëlqejnë gjithashtu të kalojnë pushimet jashtë vendit për të shmangur shpenzimet e larta në vend.

Megjithatë, konsumi total në sektorin e bareve dhe restoranteve nuk ka shënuar rritje në krahasim me sezonin turistik të një viti më parë, çka tregon se turistët thjesht po zëvendësojnë konsumin vendas, jo duke e rritur atë.

 

 

Rritja e kërkesës, por jo e çmimeve në sektorin e makinave me qira

Ndryshe nga efekti që ka turizmi në tregun e qirave afatgjata për banesa, ku çmimet janë rritur ndjeshëm për shkak të kufizimit të ofertës, sektori i makinave me qira nuk po përjeton të njëjtin presion mbi çmimet.

Përkundrazi, ky treg po zgjerohet gjithnjë e më shumë falë hyrjes së operatorëve të rinj dhe konkurrencës në rritje.

Aleksandër Ndoci, drejtues i kompanisë RentX,  tha se tarifat ditore për makina me qira kanë mbetur të qëndrueshme, pavarësisht rritjes së kërkesës gjatë sezonit turistik.

“Kërkesa ka qenë në rritje për shkak të fluksit të turistëve, por shtimi i numrit të operatorëve në treg ka balancuar situatën dhe ka parandaluar rritjen e çmimeve”.

Sipas zotit Ndoci, konkurrenca e shtuar mes kompanive që ofrojnë makina me qira ka ndikuar në mbajtjen e çmimeve brenda kufijve të mëparshëm.

Çmimet ditore për një makinë variojnë nga 15 euro për modelet bazë, deri në 150–200 euro në ditë për automjetet luksoze.

Sektori i makinave të dhënies me qira është një shembull ku shtimi i kërkesës nuk ka sjellë automatikisht rritje çmimesh, duke treguar se dinamika e tregut ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, si numri i ofruesve dhe struktura e konkurrencës.

 

Kostot e tjera nga mbipopullimi turistik

Eksperti i ekonomisë Arben Malaj, thekson tek analizimi i kostove për vendasit nga rritja e fluksit turistik edhe problemet me rëndimin e trafikut, ndikimet negative në mjedis deri edhe te rreziku për humbjen e identitetit kulturor të fshatrave turistikë.

  1. Rritja e çmimeve të shitjes – Akomodimi, ushqimi dhe transporti i çmimeve për sezonin e kaluar. Banorët lokalë përballen me rritje të kostos së tyre që shpesh nuk përputhet me të ardhurat e tyre.
  2. Ndikimi negativ në mjedis – Konsum i tepruar i burimeve natyrore (ujë, energji). Mbeturina, ndotje dhe dëmtim i ekosistemeve detare dhe tokësore. Shkatërrimi i natyrës për krijimin e resorteve dhe aktiviteteve turistike.
  3. Presioni mbi veprimtarinë publike – Sistemet e kanalizimeve, transportit dhe shëndetësisë mbingarkohen. Urbanizimi i shpejtë dhe shpesh kaotik në zonat bregdetare ose historike.
  4. Humbja e identitetit dhe kulturës lokale – Shndërrimi i qyteteve apo fshatrave në “vend për turistët”, jo për banorët. Rreziku i komercializimit të produkteve dhe kulturës, ku përshtatet për turistin, jo për komunitetin.
  5. Dëmtimi i popullsisë së jetës së banorëve – Zhurmë, trafik i rënduar, mbingarkesë në shërbim. Banorët ndihen të “shtyrë jashtë” qytetit të tyre, në qendrat historike apo plazhe.

 

Çfarë masash rekomandojnë ekspertët

Mbipopullimi me turistë i njohur ndryshe si “overtourism” është një fenomen që po ndodh në shumë vende europiane dhe në destinacione në zhvillim si Shqipëria. Arben Malaj parashikon se trendi i rritjes së çmimeve nga turizmi do të jetë afatgjatë. Për rrjedhojë, ky fenomen sjell kosto të rëndësishme, por edhe sociale, ekonomike dhe mjedisore, që duhet të menaxhohen me kujdes.

“Shkalla e rritjes, burimet e rritjes dhe efektet jopozitive kanë nevojë për studime më të thelluara. Ka elemente që e bëjnë këtë një trend, edhe pse me luhatje sezonale:

(i) Turizmi është kthyer në një sektor për ekonominë shqiptare dhe investimet në të cilat rriten;

(ii) Inflacioni global, dhe konfliktet gjeopolitike kanë ndikuar në ecurinë e përgjithshme të çmimeve. Nëse ndërtohen struktura të tjera dhe politika të balancuara mund të ketë stabilizim afatmesëm”.

Eksperti i ekonomisë dhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj, propozon zbatimin e disa politikave për të mbrojtur interesat e qytetarëve vendas përballë rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës. Ndër to përfshihen kufizimi i konvertimit të banesave në njësi turistike, si dhe kontrolli i përkohshëm i çmimeve gjatë sezonit turistik.

“Në përfundim, mbipopullimi turistik (overtourism) nuk është domosdoshmërisht negativ, por kërkon politika të zgjuara dhe planifikim afatgjatë për të maksimizuar përfitimet dhe për të minimizuar kostot.

Menaxhimi i kapaciteteve të destinacioneve, investimet në turizëm të qëndrueshëm dhe përfshirja e komunitetit lokal në vendimmarrje janë disa nga hapat thelbësorë për të garantuar zhvillim të ekuilibruar, që respekton si vizitorët ashtu edhe jetën dhe interesat e banorëve vendas”, pohon zoti Malaj.

 

Arben Malaj

“Në përfundim, mbipopullimi turistik (overtourism) nuk është domosdoshmërisht negativ, por kërkon politika të zgjuara dhe planifikim afatgjatë për të maksimizuar përfitimet dhe për të minimizuar kostot. Menaxhimi i kapaciteteve të destinacioneve, investimet në turizëm të qëndrueshëm dhe përfshirja e komunitetit lokal në vendimmarrje janë disa nga hapat thelbësorë për të garantuar zhvillim të ekuilibruar, që respekton si vizitorët ashtu edhe jetën dhe interesat e banorëve vendas”

 

Propozimi

Për të balancuar interesat mes zhvillimit të turizmit dhe mbrojtjes së mirëqenies së komuniteteve vendase, eksperti Arben Malaj propozon një sërë politikash:

  1. Subvencione apo ndihma financiare për familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht në zonat me fluks të lartë turistik.
  2. Kontrolli i përkohshëm i çmimeve në bazë të produkteve ose shërbimeve gjatë sezonit turistik
  3. Politika për banim të përballueshëm, nëpërmjet kufizimeve në konvertimin e banesave në njësi turistike në disa zona
  4. Investime në transportin publik, për të ofruar alternativa më të lira dhe efikase ndaj transportit privat gjatë sezonit të ngarkuar.
  5. Taksim i drejtë dhe i synuar për turizmin, ku të ardhurat e mbledhura të përdoren për përmirësimin e shërbimeve publike që i shërbejnë edhe komunitetit vendas.
  6. Planifikim urban i zgjuar, që parashikon ruajtjen e balancës midis zhvillimit ekonomik dhe cilësisë së jetës për banorët lokalë.

 

 

 

 

 

The post Bumi i hidhur i turizmit, si po e rrit koston e jetesës për shqiptarët appeared first on Revista Monitor.

Rindërtimi, Qeveria i dorëzon bashkisë së Krujës 150 apartamente të reja

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot dorëzimin e 150 apartamenteve të reja të banimit për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kalimin te Bashkia Krujë të 150 njësive individuale të banimit.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Krujë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. /m.m/j.p/

The post Rindërtimi, Qeveria i dorëzon bashkisë së Krujës 150 apartamente të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermania përballet me krizën e strehimit/ Planifikon lehtësime ligjore për ndërtimin e banesave

“Ndërtimi dhe strehimi janë çështja sociale e kohës sonë”, njoftoi Ministria e Ndërtimit dhe Strehimit në Gjermani, kur publikoi planin për të ndihmuar në procesin e strehimit të përballueshëm. Me kabinetin që do të paraqesë projektbuxhetin e vitit 2026 më 30 korrik, shpenzimet për strehim janë një nga pikat kryesore. Në një vend ku mund […]

The post Gjermania përballet me krizën e strehimit/ Planifikon lehtësime ligjore për ndërtimin e banesave appeared first on BoldNews.al.

Pas aksionit të Ramës në Theth, godet dhe “Çuçka” i Kolonjës, njofton fermerin se do i prishë stallën

Teksa IKMT-ja ndërmori një aksion për prishjen e rreth 80 objekteve të ndërtuara pa lejë në zonën e Parkut Kombëtar të Thethit, në skajin tjetër të Shqipërisë në Ersekë, kryebashkiaku Erion Isai është angazhuar personalisht të prishë forcërisht stallën e një fermeri të zonës. Kryebashkiaku i Kolonjës, i njohur gjerësisht në zonë me nofkën “Çuçka”, […]

The post Pas aksionit të Ramës në Theth, godet dhe “Çuçka” i Kolonjës, njofton fermerin se do i prishë stallën appeared first on BoldNews.al.

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

Gazeta e njohur italiane “Il Fatto Quotidiano” ka publikuarnjë reportazh lidhur me “boom”-in e ndërtimeve në Tiranë, ku në fokus është “miqësia” mes Edi Ramës dhe arkitektit italian Stefano Boeri, emri i të cilit ka dalë së fundmi në një skandal me kryebashkiakun e Milanos. Në artikull thuhet se Tirana është e mbushur me kulla […]

The post Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri? appeared first on BoldNews.al.

Shpërtheu flluska? Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien me 8.4%

Importet e materialeve të ndërtimit ishin më rënie në 6-mujorin e parë të vitit 2025, në krahasim me të njëjtën periudhe si në sasi dhe në vlerë, duke sinjalizuar lëvizje më të butë të volumeve të ndërtimit këtë vit. Të dhënat zyrtarë nga INSTAT tregojnë se gjatë janar-qershor 2025 janë importuar rreth 719 mijë tonë […]

The post Shpërtheu flluska? Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien me 8.4% appeared first on BoldNews.al.

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

Gazetari Bledian Koka deklaroi se në Shqipëri bandat dhe shteti bashkëqeverisin vendit, ku sipas tij, në një vend normal ato luftojnë me njëra-tjetrën. Sipas Kokës, kryeministri Edi Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës. “Problemi kryesor tashmë është që vjedhim Shqipërinë, për të blerë votat dhe blejnë votat për të vazhduar të grabisin Shqipërinë. […]

The post Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Pas vëllait të Tërmet Peçit, edhe Gjergj Luca i “fut thonjtë” bregdetit

Vetëm disa ditë pas shembjes së banesave prej druri të ndërtuara pa leje në Theth, qytetarë të ndryshëm kanë ngritur zërin për zaptimin e vazhdueshëm të bregdetit në jug të vendit, ku sipas tyre nuk po merren masa nga autoritetet përkatëse. Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ tregon një zonë në bregdetin e […]

The post VIDEO/ Pas vëllait të Tërmet Peçit, edhe Gjergj Luca i “fut thonjtë” bregdetit appeared first on BoldNews.al.

Hije konflikti interesi në konkurset e projekteve të tre stadiumeve

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) organizoi konkurse projektimi për stadiumet e Durrësit, Vlorës dhe Korçës, por procesi mban hije dyshimi për konflikte të mundshme interesi. Arkitektë të përfshirë në juritë e përzgjedhjes kishin lidhje me studiot fituese të projekteve.

Konkurset e dyshimta

Në vitin 2023, AKPT organizoi konkurse për rijetëzimin e stadiumeve: “Niko Dovana” (Durrës), “Flamurtari” (Vlorë) dhe “Skënderbeu” (Korçë). Morën pjesë 42 studio, të cilat paraqitën gjithsej 86 projekte.

Fituesit u shpallën në prill 2023. Për Durrësin, u përzgjodh 51N4E & Plan Comun. Në Korçë, fitoi bashkimi Cebra & ARUP & UNO. Ndërsa në Vlorë, u përzgjodh XDGA me partnerë shqiptarë dhe të huaj.

Por nëse kthehemi pas dhe shqyrtojmë procesin, përzgjedhja ngjall dyshime për mungesë transparence dhe konflikte të mundshme interesi. Juritë patën anëtarë që kishin lidhje me disa nga studiot pjesëmarrëse.

Rasti më shqetësues ishte ai i studios belge XDGA. Themeluesi i saj, Xaveer de Geyter, ishte në jurinë e stadiumit të Durrësit, ku fitoi 51N4E. Ai rezulton të ketë pasur lidhje me administratorin e 51N4E, Johan Anrys.

Juritë e konkurseve, arkitektët e nënvizuar ishin gjithashtu pjesëmarrës në garë/Citizens.al

Anrys është bashkëthemelues i studios lokale “iRI”, në të cilën ka qenë aksioner – të paktën deri në prill 2023. XDGA ka punuar me “iRI”-n në disa projekte, për shembull për zhvillimin e PDV-së për zonën e ish-Gardës.

Pra de Geyter, në jurinë e Durrësit, mori përsipër të vlerësonte si fitues projektin e bashkëpunëtorit të tij Anrys.

Peter Wilson, Špela Videčnik dhe Diogo Brito, nga juria e Korçës, ishin në kushte të tjera konflikti të mundshëm interesi. Ngjashëm Marco Casamonti, Jesus Hernandez dhe Odile Decq, nga juria e Vlorës. Po ashtu Pablo Bofill dhe Caterina Memeo nga juria e Durrësit.

Ky grup arkitektësh ishin në juri pavarësisht se studiot e tyre kishin garuar për projektet e stadiumeve.

AKPT tha për Citizens.al se juritë vepruan në fazën e dytë. Ato u ngritën pas një përzgjedhjeje paraprake që u ishte bërë projekteve nga një komision teknik.Sipas AKPT-së, pjesëmarrja e këtyre arkitektëve në juri nuk përbënte konflikt pasi studiot e tyre ishin eliminuar nga gara.

Megjithatë, rasti i XDGA-së nxjerr në pah lidhjet e ngushta të rrjetit ndërkombëtar të studiove.

Nga konkurset bie në sy anashkalimi i pushtetit vendor në Vlorë. AKPT ka marrë në juri ministren e Kulturës Elva Margaritin dhe jo kryetarin e Bashkisë Dritan Leli – asokohe në marrëdhënie të trazuara politike me kryeministrin Rama.

Qeveria i pagoi projektet me fonde publike, pa siguruar investitorë konkretë për ndërtimin e tyre. Ndërkohë dy vite më pas ajo ka nisur t’ua ofrojë për zhvillim privatëve përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH).

Rasti i parë është ai i stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, thirrja për të cilën u hap nga KISH këtë javë.

Lidhja në bashkëpunime mes 51N4E dhe XDGA/Citizens.al

Paratë publike për projekte private

Qeveria i pagoi studiot fituese për projektet e tre stadiumeve dhe zonave përreth me 1.2 milionë euro. Pagesat u kryen për “Planet e Detyruara Vendore” për secilin projekt.

Për stadiumin e Durrësit, “Niko Dovana”, 51N4E dhe Plan Comun u paguan me 368 mijë euro.

Megjithatë, deri në fillim të vitit 2025, asnjë investitor nuk ishte paraqitur për realizimin e tyre. Projekti i stadiumeve mbeti në nivel vizualizimi 3D, pa ndonjë plan konkret zbatimi.

Kryeministri Rama njoftoi në prill 2025 se KISH po përgatiste garën për zhvilluesit. Por Korporata nuk kishte hapur asnjë thirrje konkrete për investitorë.

Në faqen zyrtare, projektet u shfaqën pa përshkrim dhe pa afate të caktuara, së paku deri në qershor.

Më 19 qershor 2025, qeveria miratoi një VKM për transferimin e stadiumit “Niko Dovana” te Korporata. Ajo autorizohej për negocim të drejtpërdrejtë me investitorë privatë për kontrata zhvillimi.

Procesi përjashton garën për projekt-idenë, që në raste të tjera u lihet investitorëve. Në këtë rast, qeveria pagoi vetë për projektet, duke i dorëzuar privatëve një paketë të gatshme.

KISH hapi të mërkurën, datë 9 korrik, thirrjen për investitorë me afat deri më 15 shtator.

Njësoj si në rastin e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe ish-“Qemal Stafën” nuk janë dhënë garanci se cilat klube futbolli do të luajnë në të. Teuta për shembull, aktualisht ka mbetur pa stadium.

Projekti 51N4E dhe Plan Comun shtrihet në mbi 76 mijë m² truall dhe parashikon përveç stadiumit (27 mijë m²), zhvillimin e një qendre multifunksionale, njësi hotelerie, tregtare dhe rezidenciale.

Sipas specifikimeve, partneri privat duhet të ketë kapacitete financiare dhe likuiditet apo mundësi financimi për së paku 9.5 milionë euro.

Kriteri bazë në kualifikimin e ofertave do të jetë mundësia e dhënies së 45% të sipërfaqes për publikun dhe avantazh do të ketë ai investitor që ofron përqindjen më të lartë.

Deri më sot KISH ka hapur disa gara për zhvillimin e pronave publike. Gara më e fundit ishte ajo për Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, thirrja për të cilën u zgjat deri në fund të muajit korrik.

Më herët janë shpallur fituesit për “VOID Tower”, stadiumin “Selman Stërmasi” dhe vilat qeveritare në Velipojë dhe Vlorë.

Lexoni gjithashtu:

The post Hije konflikti interesi në konkurset e projekteve të tre stadiumeve appeared first on Citizens.al.

Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri!

Çuditë në Shqipëri zgjasin vetëm disa orë dhe jo 3 ditë. I tillë është edhe ky rast që VoxNews ka hulumtuar, ku një ndërtues është “shpërblyer disa muaj pasi qeveria i konfiskoi me letra një pallat 9 katësh në Tiranë. Bëhet fjalë për ndërtuesin Alban Bitraj, i cili bashkë me dy biznesmenë të tjerë do […]

The post Rama “shpërblen” ndërtuesin Alban Bitraj, pas konfiskimit të 9 katëshit i jep leje për 30 katësh te Astiri! appeared first on BoldNews.al.

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori! Procedohen kreu i IMT dhe 3 oficerë policie

Administratori i një subjekti në Voskopojë është arrestuar nga policia Korçës, pasi dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës. Ai dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, […]

The post Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori! Procedohen kreu i IMT dhe 3 oficerë policie appeared first on BoldNews.al.

Vlerësimet: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin

Sipas vlerësimeve të Kievit rindërtimi i Ukrainësdo të kushtojë rreth 850 miliardë euro dhe do të zgjasë rreth 14 vjet. “Koncepti ynë parashikon krijimin e dy fondeve”, tha kryeministri Denis Shmyhal, i cili u lidh me video në konferencën për rindërtimin e Ukrainës që po zhvillohet në Romë.

Në takimin dyditor të Romës marrin pjesë rreth 60 vende, organizata ndërkombëtare dhe kompani private. Për të ndihmuar Ukrainën që të riparojë dëmet e luftës, do të krijohet një fond i ri evropian në të cilin pritet të marrë pjesë edhe sektori privat. Paratë do të përdoren kryesisht për riparimin dhe ndërtimin e centraleve për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për impiantet industriale dhe qendrat e të dhënave digjitale.

Rusia duhet të paguajë për dëmet në Ukrainë

Pjesa e parë e “Fondit për Ukrainën” do të menaxhohet nga Kievi dhe do të financohet përmes aseteve ruse të konfiskuara jashtë vendit të cilat kanë një vlerë prej më shumë se 460 miliardë euro. Me këtë ide bashkohet edhe Kancelari Friedrich Merz, i cili mendon se Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara nga sulmi ndaj Ukrainës.

Merz tha në Romë se “Rusia duhet të paguajë për këtë dëm dhe derisa të ndodhë kjo, Rusia nuk do të ketë qasje në asetet e saj të ngrira.” Pjesa e dytë e fondit me një vëllim prej gati 400 miliardë euro do të krijohet përmes investimeve private.

Gjermania do të blejë nga SHBA armatime për Ukrainën

Qeveria gjermane do të blejë nga SHBA-ja sisteme për mbrojtjen ajrore të tipit “Patriot” për t’ia vënë ato në dispozicion Ukrainës. “Fola për këtë me Presidentin Trumptë enjten e kaluar dhe gjithashtu i kërkova atij të na furnizojë me këto sisteme armatimi”, tha Merz në Romë.

Ai nuk tha se sa sisteme synon të blejë Gjermania, por sipas një deklarate të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Selenski në shërbimin e mesazheve të shkurtra X Gjermania do të paguajë dy nga këto sisteme, kurse Norvegjia i ka premtuar Ukrainës financim për një sistem “Patriot”./ DW

The post Vlerësimet: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin appeared first on Lapsi.al.

ROMË – Shmyhal: Rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë mbi 1 trilion dollarë

ROMË, 10 korrik /ATSH-DPA/- Riparimi i dëmeve të shkaktuara nga lufta më shumë se 3-vjeçare – do të kushtojë më shumë se 1 trilion dollarë gjatë një periudhe 14-vjeçare, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal në konferencën për rimëkëmbjen e Ukrainës të mbajtur sot në Romë.

Duke folur në një lidhje me video, Shmyhal tha se Ukraina po shqyrtonte krijimin e dy fondeve me vlerë rreth 1 trilion dollarë.

“Fondi i parë – i administruar nga Kievi – duhet të financohet nga asetet ruse të sekuestruara jashtë vendit me vlerë 540 miliardë dollarë, dhe një fond i dytë me vlerë 460 miliardë dollarë do të mundësohet nga investitorët privatë”, tha ai.

Shmyhal u bëri thirrje aleatëve të vendit të lënë mënjanë fonde shtesë për të mbuluar deficitin në buxhetin e Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027.

“Në kushte paqeje dhe pa përfshirë prodhimin e armëve, mirëmbajtja e ushtrisë ukrainase kushton rreth 50 miliardë euro (58 miliardë dollarë) në vit”, tha ai, duke shtuar se Ukraina po mbështetej në gjysmën e kësaj shume që do të sigurohej nga Bashkimi Evropian.

Ukraina ka luftuar kundër pushtimit rus në shkallë të plotë që nga shkurti i vitit 2022.

Para luftës, Ukraina ishte vendi më i varfër i Evropës, sipas statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. //a.i/

The post ROMË – Shmyhal: Rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë mbi 1 trilion dollarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni në Theth/ Shembet objekti dy katësh që ishte në ndërtim e sipër (VIDEO)

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e fshatit turistik të Thethit vijon. Ditën e sotme, IKMT ka hedhur në tokë një objekt dy katësh që ishte në ndërtim e sipër. Sipas IKMT, ky objekt po ndërtohej pa leje por natyrshëm lind pyetja retorike se deri në këtë moment ku ishin autoritetet dhe […]

The post Aksioni në Theth/ Shembet objekti dy katësh që ishte në ndërtim e sipër (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në punë i merr jetën 38-vjeçarit

Një 38-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti në punë në një gurore në zonën e Mamurrasit, në Kurbin. Sipas Policisë së Kurbinit, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, kur punëtori i identifikuar si P. P., banues në fshatin Sanxhak të Kurbinit, u dëmtua aksidentalisht ndërsa riparonte një prej makinerive të punës.Policia bëri me dije se dëmtimi […]

The post Aksidenti në punë i merr jetën 38-vjeçarit appeared first on Reporter.al.

Kaosi me ndërtimet në Tiranë, eksperti: Ose financohen nga paratë e krimit ose nuk ka logjikë ekonomike

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço, ka komentuar situatën me ndërtimet në Shqipëri dhe ekonominë e narkoeuros. Sipas tij, ndërtimi ka një varësi totale nga paratë e krimit dhe konsiderohet si sektori më i predispozuar për të ricikluar paratë. Po ashtu ai theksoi se kur popullsia ka tendencë rënse, lejet e dhëna në Shqipëri kanë një […]

The post Kaosi me ndërtimet në Tiranë, eksperti: Ose financohen nga paratë e krimit ose nuk ka logjikë ekonomike appeared first on BoldNews.al.

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave

Nga Klodian Tomorri Historia e ekonomisë botërore është e mbushur plot me episode të dokumentuara të marrëzisë kolektive. Shpesh ato janë shndërruar në kriza që kanë gjunjëzuar ekonomitë e perandorive të mëdha të globit, si kriza e aksioneve të Misisipit apo fluska e Detit Jugor. Në raste të tjera, ato kanë rrënuar jetët e mijërave […]

The post Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave appeared first on BoldNews.al.

Rrëzohet nga pallati në ndërtim punëtori, ndërron jetë në spital

Një 66-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte në një pallat në ndërtim në Berat.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, ku dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rrëzohet nga pallati në ndërtim punëtori, ndërron jetë në spital appeared first on Euronews Albania.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri

Tashmë me funksion të ndryshuar për shkak të sfidave ligjore, qendrat e azilkërkuesve të Italisë në Shqipëri kanë kushtuar më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht, dhe shumë më tepër se objekte të ngjashme në Itali, duke ofruar kështu një mësim për qeveritë e tjera evropiane që mund të tundohen të ndjekin të njëjtën rrugë. […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

❌