❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lladrovci denoncon profilet e rreme: Nuk ka bir nane që më largon nga PDK

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar ashpër ndaj siç i quan ai profileve të rreme, që po synojnë të mjegullojnë kandidaturën e tij dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në prag të zgjedhjeve lokale.

“Profilet e rreme kanĂ« filluar punĂ«n, po rizgjohen. NĂ« zgjedhjet e kaluara, keqbĂ«rĂ«sit i kishin sĂ« paku 18 profile tĂ« rreme, ndĂ«rsa pĂ«r kĂ«to zgjedhje kanĂ« arritur tĂ« bĂ«hen po ashtu 18 profile/portale”, ka shkruar Lladrovci nĂ« Facebook.

Ai thotë se këto veprime janë të njëjtat metoda të vjetra për të krijuar mjegull rreth emrit të tij dhe PDK-së.

Sipas tij, edhe tentativat për të krijuar iniciativa qytetare me emra të ngjashëm janë pjesë e së njëjtës skemë.

“Iniciativat qytetare janĂ« tĂ« lira dhe nuk marrin leje nga unĂ«. MegjithĂ«se jemi kampion, bedelat e paskan shpikur emrin duke prodhuar shkurtesĂ«n PDK”, shton ai.

Në fund, Lladrovci thekson se është i palëkundur në qëndrimin e tij brenda PDK-së.

“PDK, dje, sot, nesĂ«r, pikĂ«. Nuk ka bir nane qĂ« mĂ« largon nga PDK!”, ka shkruar Lladrovci. /Telegrafi/

The post Lladrovci denoncon profilet e rreme: Nuk ka bir nane që më largon nga PDK appeared first on Telegrafi.

Rrëfime tronditëse, Zot më jep forcë ta çeli zemrën me familjen e ngushtë

Me gjithë sfidat e mëdha e jetën e vështirë pas ndarjes me burrin e parë, kur ishte ende pa i mbushur 18 vjet, e mbijetuara e dhunës seksuale tregon që e vazhdoi jetën.

“U martova me tĂ«, pyetje nuk mĂ« ka bĂ« kurrĂ«, nuk kam mujtĂ« kurrĂ« me i thĂ«nĂ«, sot e atĂ« ditĂ« as nuk muj, i kam fĂ«mijĂ«t, po nuk mundem kurrĂ«, mĂ«rzitem ka shumĂ« herĂ« qĂ« mĂ«rzitem
 FĂ«mijĂ«t i kam, por jeta po vazhdojke, por kur t’i rikujtoj, edhe kujtimet çdoherĂ« i kam nĂ« zemĂ«r, i kam nĂ« kokĂ«â€, tregon ajo derisa shton se nuk e ka marr asnjĂ«herĂ« guximin qĂ« t’ia tregoj tĂ« vĂ«rteten bashkĂ«shortit tĂ« saj, qĂ« po ashtu ka pĂ«rjetuar dhunĂ« e maltretime nga forcat serbe.

As fëmijëve, shton se nuk iu ka treguar sepse nuk e kanë moshën e duhur.

“Ka me ardh ndoshta koha, them o Zot mĂ« forcon edhe ma jep njĂ« shpresĂ« e durim njĂ«herĂ« nĂ« jetĂ« me çel zemrĂ«n me familjen e ngushtĂ«â€, rrĂ«fen ajo pĂ«r dĂ«shirĂ«n qĂ« e ka tani.

MegjithĂ«kĂ«tĂ«, rrĂ«fen se kishte arritur qĂ« kunatĂ«s sĂ« saj t’i tregoj gjithĂ« historinĂ« e dhimbshme pĂ«r shkak se ajo e kishte dalluar meqenĂ«se edhe vet kunata ishte e mbijetuar e dhunĂ«s seksuale nga forcat serbe nĂ« luftĂ«n nĂ« KosovĂ«.

“Po, i thashĂ« nĂ«se e ka shkru Zoti me jetu dojmĂ« me jetu, nĂ«se e ka shkru me vdekĂ«, thashĂ« sĂ« bashku, por i thashĂ« zemrĂ«n tĂ«nde e timen t’i lĂ«mĂ« me njĂ« vend. Edhe hapi i parĂ« ka qenĂ« qĂ« e kam shpalosĂ« zemrĂ«n me tĂ«, kunatĂ«n”, tregon ajo.

KĂ«shtu, ajo u njoh edhe me organizatĂ«n “******************”, qĂ« tash i ndihmon tĂ« gjithĂ« tĂ« mbijetuarit e dhunĂ«s seksuale.

“ShumĂ«, mĂ« lehtĂ«, zemra ime e din, pĂ«r disa gjĂ«ra, pĂ«r stresin, ngarkesĂ«n e mĂ«rzinĂ« se kur kam ra nĂ« gjumĂ« me flejtĂ« çdo herĂ« jam çu me atĂ« tremĂ«n qĂ« kam pasĂ« çka kam afĂ«r, gjithmonĂ« tu m’u rikujtu jeta ime krejt, por ma tĂ« lehtĂ« e kam pasĂ« kur e kam shpalos zemrĂ«n qĂ« kam folĂ« e i kam shprehĂ« kĂ«to fjalĂ«â€, pĂ«rfundon ajo rrĂ«fimin teksa ka edhe njĂ« lutje pasi falĂ«nderon “Debat Plusin” pĂ«r mundĂ«sinĂ«.

“Faleminderit shumĂ«, dhe i lus krejt femrat e gratĂ« qĂ« e kanĂ« gjendjen si unĂ«, i lus ta çelin zemrĂ«n!”, ka thĂ«nĂ« ajo.

The post Rrëfime tronditëse, Zot më jep forcë ta çeli zemrën me familjen e ngushtë appeared first on Telegrafi.

Sveçla konfirmon ndalimin e Popoviqit: Nuk tolerojmĂ« fyerje ndaj UÇK-sĂ«, do tĂ« pĂ«rballet me ligjin

Ministri nĂ« detyrĂ« i PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratave tĂ« zyrtarit serb Igor Popoviq, i cili gjatĂ« njĂ« fjalimi nĂ« Rahovec e cilĂ«soi UshtrinĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s si organizatĂ« terroriste.

Sveçla konfirmoi edhe zyrtarisht se Popoviq është ndaluar në pikën kufitare në Bërnjak dhe ndaj tij priten masa konform ligjeve në fuqi.

Sipas tij, Popoviq qĂ« Ă«shtĂ« ndihmĂ«sdrejtor nĂ« tĂ« ashtuquajturĂ«n “ZyrĂ« pĂ«r KosovĂ«â€ nĂ« Serbi – me deklarimet e tij ka nxitur urrejtje dhe pĂ«rçarje ndĂ«retnike nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s.

“Deklarimet e tij gjatĂ« fjalimit kanĂ« nxitur urrejtje e pĂ«rçarje ndĂ«retnike nĂ« vendin tonĂ«. Ai e ka cilĂ«suar UshtrinĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK) si organizatĂ« terroriste, duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje tĂ« rĂ«nda nĂ« historinĂ« botĂ«rore”, ka shkruar Sveçla nĂ« Facebook.

Ai konfirmoi se Popoviq pas ndalimit në pikën kufitare në Bërnjak është dërguar në stacionin policor në veri të Mitrovicës.

“Nuk do tĂ« tolerojmĂ« fyerje dhe pĂ«rdhosje tĂ« historisĂ« sonĂ«, e aq mĂ« pak tĂ« LuftĂ«s sonĂ« Çlirimtare tĂ« udhĂ«hequr nga UÇK-ja. Kjo pjesĂ« e historisĂ« gĂ«zon respektin e tĂ« gjithĂ« botĂ«s pĂ«rparimtare”, theksoi ministri nĂ« detyrĂ«.

Sveçla shtoi se deklarimet si tĂ« Popoviqit janĂ« “model millosheviqian” qĂ« mbahen ende gjallĂ« nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Deklarimet e modelit millosheviqian, qĂ« administrata politike e SerbisĂ« tĂ« drejtuar nga Vuçiq i mban ende gjallĂ« dhe i shpĂ«rndan kudo, janĂ« tĂ« dĂ«nueshme sepse janĂ« pĂ«rçarĂ«se, tĂ« pavĂ«rteta sepse janĂ« tĂ« trilluara, dhe tĂ« dĂ«mshme sepse janĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me çdo normĂ« ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« fqinjĂ«sisĂ« dhe shoqĂ«rive pĂ«rparimtare”, pĂ«rfundoi Sveçla. /Telegrafi/

The post Sveçla konfirmon ndalimin e Popoviqit: Nuk tolerojmĂ« fyerje ndaj UÇK-sĂ«, do tĂ« pĂ«rballet me ligjin appeared first on Telegrafi.

Gjakova hap dyert pĂ«r kulturĂ«n shqiptare – nis festivali “DitĂ«t e Shqiptarit”

NĂ« GjakovĂ« ka nisur zyrtarisht festivali “DitĂ«t e Shqiptarit”, njĂ« ngjarje kulturore qĂ« kĂ«tĂ« verĂ« do ta shndĂ«rrojĂ« qytetin nĂ« epiqendĂ«r tĂ« kulturĂ«s shqiptare.

Me moton “Kultura shqiptare festohet n’GjakovĂ«â€, festivali sjell performanca artistike, muzikĂ« dhe aktivitete tĂ« ndryshme qĂ« nderojnĂ« trashĂ«giminĂ« kulturore tĂ« shqiptarĂ«ve.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtij festivali që zhvillohet në disa data gjatë korrikut dhe gushtit.

“ArtistĂ« tĂ« njohur dhe zĂ«ra tĂ« fuqishĂ«m do tĂ« jenĂ« kĂ«tu, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« qytetit sharm dhe hijeshi”, ka shkruar Gjini, duke pĂ«rgĂ«zuar gjithashtu performancĂ«n e parĂ« tĂ« mbrĂ«mjes nga Endrit XĂ«rxa & Band.

Aktivitetet e festivalit do të vazhdojnë edhe më: 19, 25 dhe 26 korrik 01, 02, 08, 09 dhe 10 gusht.

Festivali organizohet nga Fondacioni për Gjakovën në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës./Telegrafi/

The post Gjakova hap dyert pĂ«r kulturĂ«n shqiptare – nis festivali “DitĂ«t e Shqiptarit” appeared first on Telegrafi.

Tragjedi në Elbasan, dy vëllezër mbyten në lumin Shkumbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Labinot-Fushë, ku dy të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin.

Sipas informacioneve tĂ« para tĂ« marra nga korrespondentja e Top Channel Bruna KĂ«rçyku, fĂ«mijĂ«t kanĂ« qenĂ« duke ruajtur bagĂ«titĂ« dhe sĂ« bashku me njĂ« familjare tĂ« tyre kishin hyrĂ« nĂ« ujĂ« pĂ«r t’u larĂ«, por rrjedha e fortĂ« dhe mungesa e sigurisĂ« bĂ«nĂ« qĂ« ata tĂ« mos arrinin tĂ« dilnin mĂ« nĂ« breg.

Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër 8 dhe 10 vjeç.

BanorĂ« tĂ« zonĂ«s dhe forcat e emergjencĂ«s qĂ« mbĂ«rritĂ«n aty u pĂ«rpoqĂ«n t’i ndihmonin, por fatkeqĂ«sisht, trupat e pajetĂ« tĂ« tĂ« miturve u gjetĂ«n pak mĂ« vonĂ« nĂ« njĂ« kanal tĂ« lumit mĂ« poshtĂ«.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie./tch/

The post Tragjedi në Elbasan, dy vëllezër mbyten në lumin Shkumbin appeared first on Telegrafi.

E dĂ«rguara britanike pĂ«r Ballkanin: S’duhet qasje e re nĂ« dialogun KosovĂ«-Serbi, por zbatim i marrĂ«veshjeve

E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Pierce për BBC në gjuhën serbe, ka thënë se në marrëveshjen e Ohrit ka ide shumë të mira, dhe se çështja është vetëm tek zbatimi i saj.

Negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit janë të bllokuara prej muajsh, dhe që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në pranverën e vitit 2024 nuk ka pasur kontakte të rëndësishme midis liderëve të Serbisë dhe Kosovës.

“ËshtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« marrĂ«veshjet tĂ« zbatohen – si nĂ« MarrĂ«veshjen e Brukselit, ashtu edhe nĂ« atĂ« tĂ« Ohrit ka ide shumĂ« tĂ« mira, Ă«shtĂ« vetĂ«m çështje zbatimi. KĂ«to nuk janĂ« marrĂ«veshje teorike, por merren me çështje shumĂ« praktike si liria e lĂ«vizjes, qasja, pjesĂ«marrja, dhe ne do tĂ« donim tĂ« inkurajonim politikanĂ«t nga tĂ« dyja palĂ«t qĂ« tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« qytetarĂ«t dhe komunitetet”, ka thĂ«nĂ« Pierce.

Ajo shton se nuk nevojitet një qasje e re apo një përgjigje magjike që do të zgjidhte çështjen e Bosnjë-Hercegovinës apo të Kosovës dhe Serbisë.

Karen Pierce u emërua si e dërguara e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor në shkurt të vitit 2025, duke marrë përsipër pozicionin e mbajtur më parë nga Stuart Peach. /Telegrafi/

 

The post E dĂ«rguara britanike pĂ«r Ballkanin: S’duhet qasje e re nĂ« dialogun KosovĂ«-Serbi, por zbatim i marrĂ«veshjeve appeared first on Telegrafi.

Thaçi “zbulon shokĂ«t” e togerit tĂ« policisĂ« tĂ« arrestuar nĂ«n dyshimin pĂ«r spiunazh

Emrush Thaçi, ish-drejtor i ShĂ«rbimit Korrektues tĂ« KosovĂ«s (SHKK), ka “zbuluar shokĂ«t” e togerit tĂ« PolicisĂ« qĂ« u arrestua dje nĂ«n dyshimin pĂ«r spiunazh.

Thaçi gjithashtu ka ngritur një shqetësim, se disa drejtorë të AKI-së, policisë dhe të burgjeve, pas përfundimit të mandatit, enden rrugëve të vendit.

“Sot njerĂ«zit, jo tĂ« gjithĂ« me vetĂ«dije bĂ«jnĂ« spiunazh
 nĂ« favor tĂ« SerbisĂ«, RusisĂ« apo diçka tjetĂ«r, por dikush joshet edhe nĂ« aspektin financiar, nga tĂ« mirat materiale, pĂ«r shkak se hidhet poshtĂ« dhe shumĂ« lehtĂ« nesĂ«r targetohen kĂ«ta njerĂ«z, mund tĂ« targetohen shumĂ« lehtë  dhe vjen deri te njĂ« shumĂ« marramendĂ«se qĂ« dikush lĂ«kundet dhe çka ndodh – e ke hedhur nĂ« rrugĂ« dhe ta merr dikush i gatshĂ«m”, ka thĂ«nĂ« ai.

“Prandaj, tĂ« gjithĂ« kĂ«ta njerĂ«z kanĂ« bagazh, pĂ«r shkak se kanĂ« pasur pozita ku nĂ« fijokĂ«t e tyre tĂ« punĂ«s, nĂ« zyrat e tyre tĂ« punĂ«s, kanĂ« pasur shkresa konfidenciale qĂ« thonĂ« ‘top secret’”.

â€œĂ‡Ă«shtja e verifikimit ka qenĂ« nĂ« AKI, ku njĂ« nga njerĂ«zit qĂ« Ă«shtĂ« verifikuar kam qenĂ« edhe unĂ« nga AKI-ja, dhe çka ndodh? PĂ«r njĂ« moment dikujt i bie nĂ« mend qĂ« duhet me e largu, se s’mund ta kalojnĂ« verifikimin njerĂ«z tĂ« caktuar. Kjo Ă«shtĂ« publike. S’kanĂ« mundur ta kalojnĂ« verifikimin njerĂ«z tĂ« cilĂ«t kanĂ« background tĂ« dyshimtĂ« si njerĂ«z qĂ« kanĂ« punuar nĂ« ish-pushtetin jugosllav, serb”, ka thĂ«nĂ« ai.

 

The post Thaçi “zbulon shokĂ«t” e togerit tĂ« policisĂ« tĂ« arrestuar nĂ«n dyshimin pĂ«r spiunazh appeared first on Telegrafi.

Osmani dhe Avokati i Popullit diskutojnë për të drejtat e njeriut në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj ku diskutuan mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në vend dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në takim, Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për garantimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Ajo vuri në dukje se institucionet duhet të jenë të përkushtuara në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, duke e cilësuar këtë si një mjet kyç për forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e të drejtave themelore të njeriut.

Nga ana e tij, Avokati i Popullit, Qelaj informoi presidenten për çështjet më të shpeshta që trajtohen në këtë institucion.

Të dy palët u pajtuan për domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit në funksion të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut në Kosovë. /Telegrafi/

The post Osmani dhe Avokati i Popullit diskutojnë për të drejtat e njeriut në Kosovë appeared first on Telegrafi.

“Rrezik pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare” – caktohet paraburgim pĂ«r Bojan Jevtiqin, i dyshuar pĂ«r spiunazh

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Bojan Jevtiq, i cili dyshohet për veprat penale të spiunazhit dhe armëmbajtjes pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe u aprovua nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Gjykata vlerĂ«son se caktimi i masĂ«s sĂ« paraburgimit nĂ« kĂ«tĂ« çështje penale Ă«shtĂ« masĂ« adekuate, sepse nĂ«se i pandehuri lihet nĂ« liri, ekziston rreziku i ikjes dhe shmangies nga procedura penale”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje, gjykata thekson seriozitetin e rastit, duke pĂ«rmendur se “i njĂ«jti dyshohet pĂ«r vepĂ«r penale tĂ« njĂ« rrezikshmĂ«rie shumĂ« tĂ« lartĂ«, pĂ«rkatĂ«sisht pĂ«r vepĂ«r penale spiunazhi, dhe cenon sigurinĂ« kombĂ«tare, jetĂ«n e zyrtarĂ«ve dhe qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”.

Po ashtu, si arsye për caktimin e paraburgimit përmendet edhe mundësia që Jevtiq të ndikojë në prova dhe dëshmitarë apo të përsërisë veprën penale.

“Çdo masĂ« tjetĂ«r do tĂ« ishte e pamjaftueshme pĂ«r zbatimin e suksesshĂ«m tĂ« procedurĂ«s penale dhe parandalimin e pĂ«rsĂ«ritjes sĂ« veprave”, nĂ«nvizohet nĂ« vendimin e gjykatĂ«s.

Ndaj këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

The post “Rrezik pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare” – caktohet paraburgim pĂ«r Bojan Jevtiqin, i dyshuar pĂ«r spiunazh appeared first on Telegrafi.

Sveçla konfirmon arrestimin e zyrarit policor për spiunazh: Kështu rritet besimi në institucionet e sigurisë

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kanë realizuar sot një aksion nën dyshimet për spiunazh.

Si rezultat i këtij aksioni një zyrtar policor i nacionalitetit serb ka rënë në pranga.

Telegrafi raportoi mĂ« herĂ«t se i arrestuari Ă«shtĂ« Bojan Jevtiq i cili mbanĂ« pozitĂ«n e zĂ«vendĂ«skomandantit tĂ« policisĂ« nĂ« pikĂ«n kufitare “Dheu i BardhĂ«â€.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Po Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«, dua tĂ« pĂ«rgĂ«zoj AKI-nĂ«,IPK-nĂ« dhe ProkurorinĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« aksion jashtĂ«zakonisht tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m. MĂ« shumĂ« informacione nuk mund tĂ« ju jap, por sinqerisht mund tĂ« ju them se kĂ«shtu rritet besimi nĂ« organet e sigurisĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Sveçla para mediave.

Ndryshe nga institucionet e sigurisë ende nuk janë dhënë detaje tjera rreth këtij aksioni. /Telegrafi/

The post Sveçla konfirmon arrestimin e zyrarit policor për spiunazh: Kështu rritet besimi në institucionet e sigurisë appeared first on Telegrafi.

Haxhiu: Kemi vullnet për bashkëpunim me Nismën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka theksuar se partia e saj është e hapur për bashkëpunim me Nismën Socialdemokrate, në përpjekje për të tejkaluar ngërçin institucional që po zgjat tashmë prej më shumë se katër muajsh.

Megjithatë, ajo ka qenë e qartë në qëndrimin se propozimi për kryetarin e Kuvendit i takon LVV-së si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Sa i pĂ«rket takimeve me NismĂ«n, ne kemi thĂ«nĂ« qĂ« kemi vullnet pĂ«r bashkĂ«punim. Ato do tĂ« ndodhin, do tĂ« ketĂ« takim tĂ« kryetarit Kurti me kryetarin Limajn dhe pas pĂ«rmbylljes sĂ« takimeve do tĂ« ketĂ« njoftim pĂ«r opinionin publik nĂ«se do tĂ« ketĂ« apo jo marrĂ«veshje”, ka deklaruar Haxhiu pas pĂ«rfundimit tĂ« seancĂ«s sĂ« 48-tĂ« tĂ« pasuksesshme pĂ«r konstituimin e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s.

Duke iu referuar bllokadës për zgjedhjen e kryekuvendarit, Haxhiu theksoi se kandidimi i saj për këtë pozitë është i bazuar në legjitimitetin që i është dhënë partisë së saj nga zgjedhjet, por mungesa e votave ka pamundësuar përmbylljen e procesit.

“SĂ« pari, unĂ« nuk e kam karrigen e kryekuvendarit. Jam e propozuar nga LVV pĂ«r kĂ«tĂ« pozitĂ«, por kjo nuk ka ndodhur pĂ«r faktin se duhen 61 vota. Situata Ă«shtĂ« e tillĂ« qĂ« deputetĂ«t e opozitĂ«s vijnĂ« nĂ« seancĂ«, por nuk marrin pjesĂ« fare nĂ« votim”, tha ajo.

Në seancën e sotme, të 48-tën me radhë, në sallë ishin të pranishëm 100 deputetë, por vetëm 51 prej tyre morën pjesë në votim, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim duke bërë që Kuvendi të mos konstituohet sërish. /Telegrafi/

The post Haxhiu: Kemi vullnet për bashkëpunim me Nismën appeared first on Telegrafi.

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s

Pranvera Kastrati është emëruar zyrtarisht Drejtoreshë e re e Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore).

Ky vendim erdhi pas një procesi të gjatë dhe transparent përzgjedhjeje, të udhëhequr nga Kosova në cilësinë e saj si kryesuese e CEFTA-s për vitin 2025.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila kryesoi Takimin Special të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s përmes platformës elektronike, njoftoi se vendimi për emërimin e znj. Kastrati u miratua me konsensus të plotë nga të gjitha palët pjesëmarrëse.

Sipas Hajdarit, ky është një hap i rëndësishëm institucional për CEFTA-n dhe një sukses për Kosovën në skenën rajonale dhe evropiane.

“EmĂ«rimi i znj. Kastrati u bĂ« pas njĂ« procesi pĂ«rzgjedhjeje tĂ« ndarĂ« nĂ« tri faza – skanimi fillestar, intervistat dhe vlerĂ«simi final nĂ« Bruksel – me pĂ«rfshirjen e ekspertĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe mbĂ«shtetjen e Komisionit Evropian”, theksoi ministrja.

Valentina Superti, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, vlerësoi lart procesin dhe theksoi se ky emërim ishte në pritje prej dy vitesh.

Ajo përgëzoi Kosovën për transparencën dhe profesionalizmin e treguar gjatë procesit të përzgjedhjes.

Emërimi i Pranvera Kastrati shihet si një moment i rëndësishëm për vazhdimësinë institucionale të CEFTA-s, veçanërisht në zbatimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM2), që është pjesë kyçe e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

The post Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s appeared first on Telegrafi.

“Hapave tĂ« Sadriut dhe Azemit” – Deçani ecĂ«n pĂ«r pĂ«rkushtimin e njĂ« babai ndaj tĂ« birit me sindromĂ«n Down

QytetarĂ« nga Deçani morĂ«n pjesĂ« dje nĂ« ecjen simbolike “Hapave tĂ« Sadriut dhe Azemit”, njĂ« nismĂ« e veçantĂ« qĂ« u organizua pĂ«r tĂ« nderuar pĂ«rkushtimin e rrallĂ« tĂ« njĂ« babai dhe lidhjen e tij tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshme me tĂ« birin me sindromĂ«n Down.

Ecja u organizua nga Komuna e Deçanit, si një shenjë nderimi për bacën Sadri, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë, por la pas një histori të rrallë përkushtimi, kujdesi dhe dashurie ndaj djalit të tij, Azemit.

Disa ditĂ« para se tĂ« ndahej nga jeta, Baca Sadri kishte thĂ«nĂ« me krenari “15 kilometra i bĂ«mĂ« sot, bac. PĂ«rditĂ« i bĂ«jmĂ« aq. NganjĂ«herĂ« djali ka qejf me ecĂ« mĂ« shumĂ« e i bĂ«jmĂ« 20.”

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook shkroi “Hapave tĂ« Sadriut dhe Azemit – ecje pĂ«r dashurinĂ« dhe pĂ«rkushtimin familjar”.

Kjo ngjarje shërbeu si një rikujtim të fuqishëm se dashuria prindërore, veçanërisht në sfidat që sjell jeta me sindromën Down, është një forcë e jashtëzakonshme që frymëzon e bashkon./Telegrafi/

 

The post “Hapave tĂ« Sadriut dhe Azemit” – Deçani ecĂ«n pĂ«r pĂ«rkushtimin e njĂ« babai ndaj tĂ« birit me sindromĂ«n Down appeared first on Telegrafi.

“Liria nuk gjykohet”, organizatat e luftĂ«s reagojnĂ« rreth vendimit tĂ« ri tĂ« Speciales ndaj PjetĂ«r ShalĂ«s

Organizatat e dala nga lufta, kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Hagë, e cila uli dënimin Pjetër Shalës nga 18 në 13 vjet burgim.

OVL, SHIL dhe SHFD tĂ« UÇK-sĂ« e kanĂ« konsideruar kĂ«tĂ« vendim si njĂ« tjetĂ«r padrejtĂ«si ndaj ish-luftĂ«tarĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«.

NĂ« reagimin e pĂ«rbashkĂ«t, kĂ«to organizata shprehin “pakĂ«naqĂ«sinĂ« e thellĂ«â€ me vendimin, duke theksuar se kishin pritur njĂ« aktgjykim lirues.

“Edhe pse dĂ«nimi Ă«shtĂ« ulur, ne kemi pritur me bindje tĂ« plotĂ« njĂ« vendim lirues, sepse besojmĂ« nĂ« pafajĂ«sinĂ« e bashkĂ«luftĂ«tarĂ«ve tanĂ«, dhe nĂ« luftĂ«n tonĂ« tĂ« drejtĂ« pĂ«r çlirim”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Sipas tyre, vendimi i Apelit nuk ndihmon drejtĂ«sinĂ«, por “e thellon bindjen se kjo gjykatĂ« ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtĂ«sinĂ« mbi baza tĂ« barabarta e tĂ« paanshme”.

Organizatat theksojnĂ« se e vĂ«rteta Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n e UÇK-sĂ« dhe nuk kanĂ« frikĂ« nga ajo.

“UÇK-ja nuk ka nevojĂ« tĂ« mbrohet nga e vĂ«rteta, e vĂ«rteta historike Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n tonĂ« dhe bashkĂ«luftĂ«tarĂ«t tanĂ« nuk do t’i nĂ«pĂ«rkĂ«mbĂ« askush me procese tĂ« motivuara politikisht. Liria nuk gjykohet, ajo respektohet”, thuhet nĂ« reagim. /Telegrafi/

The post “Liria nuk gjykohet”, organizatat e luftĂ«s reagojnĂ« rreth vendimit tĂ« ri tĂ« Speciales ndaj PjetĂ«r ShalĂ«s appeared first on Telegrafi.

Vendim i ri për Pjetër Shalën, i ulet dënimi nga 18 në 13 vjet burgim

Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale ka marrë vendim për rastin e Pjetër Shalës, duke rrëzuar shumicën e pikave të ankesës së tij, por duke gjetur disa shkelje në aktgjykimin e shkallës së parë.

“Paneli miraton pjesĂ«risht pikat 7, 12 dhe 14 tĂ« ankesĂ«s, dhe vendosi t’i ulĂ« dĂ«nimin ShalĂ«s nga 18 nĂ« 13 vjet burgim.

“Paneli i Apelit la nĂ« fuqi verdiktin e fajĂ«sisĂ« sĂ« z. Shala pĂ«r krimet e luftĂ«s tĂ« ndalimit arbitrar (pika 1), torturĂ«s (pika 3), dhe vrasjes sĂ« paligjshme (pika 4)”, thuhet nĂ« njoftim.

Megjithatë, Paneli pranoi pjesërisht tri nga 14 pikat e apelit të Shalës dhe gjeti disa shkelje në vlerësimin e provave dhe në caktimin e dënimit.

Sa i pĂ«rket dĂ«nimit pĂ«r vrasjen e paligjshme, Apeli theksoi se “Trupi Gjykues nuk i dha peshĂ« tĂ« mjaftueshme faktit qĂ« ai (Shala) nuk pati rol komandues nĂ« lidhje me kontributin personal tĂ« tij nĂ« krimin e vrasjes”.

Po ashtu, lidhur me disa viktima për të cilat Shala ishte shpallur fajtor për torturë apo ndalim arbitrar, Apeli konstatoi mungesë provash të mjaftueshme.

“NĂ« gjyq nuk ishin paraqitur dĂ«shmi gojore pĂ«r keqtrajtimin e tyre
 ndaj Paneli i Apelit prapĂ«soi verdiktin e fajĂ«sisĂ« pĂ«r kĂ«ta persona”, thuhet nĂ« njoftim.

Pavarësisht kësaj, Apeli konfirmoi se Shala mbetet fajtor për krime të rënda.

“Paneli i Apelit theksoi se ka konfirmuar verdiktet e fajĂ«sisĂ« sĂ« ShalĂ«s pĂ«r krimet e luftĂ«s tĂ« ndalimit arbitrar, torturĂ«s dhe vrasjes, dhe se ulja e dĂ«nimit tĂ« tij nuk sugjeron aspak se krimet pĂ«r tĂ« cilat Ă«shtĂ« shpallur fajtor dhe dĂ«nuar, nuk janĂ« tĂ« rĂ«nda”, u theksua nĂ« aktgjykim.

Apeli gjithashtu theksoi se Dhomat e Specializuara kanĂ« juridiksion vetĂ«m mbi individĂ«, e jo grupe apo organizata, dhe se “as UÇK-ja, as populli i KosovĂ«s nuk ishin objekt i kĂ«tij procesi dhe nuk u shpallĂ«n pĂ«rgjegjĂ«s dhe fajtorĂ« pĂ«r kĂ«to krime”.

Shala më 16 korrik të vitit të kaluar ishte shpallur fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe ishte dënuar 18 vjet burgim.

Më 2 shtator 2024, Mbrojtja e Shalës dorëzoi njoftimin për apel kundër aktgjykimit. /Telegrafi/

The post Vendim i ri për Pjetër Shalën, i ulet dënimi nga 18 në 13 vjet burgim appeared first on Telegrafi.

“AferĂ« tradhtie”, vĂ«llai i LiridonĂ«s pĂ«rballet me Naim Murselin nĂ« gjykatĂ«

Seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt po vazhdon në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po dëshmon vëllai i saj, Leonardi i cili tashmë po përballet me Naim Murselin, vrasësin e akuzuar për krimin e rëndë ndaj motrës së tij.

Gazetarja e Klan KosovĂ«s, ka dhĂ«nĂ« detaje nga ‘ballafaqimi’ dhe deklarata e fortĂ« e Leonardit pĂ«r njĂ« ‘aferĂ« tradhtie’.

“Naim Murseli: E kom njĂ« pyetje pĂ«r Leonardin, pĂ«r 12 vjet martesĂ«, a Ă«shtĂ« ankuar ndonjĂ«herĂ« motra e tij pĂ«r mua apo pĂ«r raportin tonĂ«?

Leonard Ademaj: Jo, nuk Ă«shtĂ« ankuar, pĂ«rveç, me aq sa mbaj mend, e kishte prekur shumĂ« njĂ« aferĂ« tradhtie e Naimit, por ajo vet e kishte zgjidhur


Naim Murseli: Ju thatë ma herët Leonard që kinse unë pasna qenë në morg me Kushtrim Kokallën, të nesërmen, në sa ora ka qenë kjo vizitë, e panjohur për mua

Leonard Ademaj: Orën nuk e di, një punonjëse në morg me tha që në mëngjes kanë ardhur Kushtrimi dhe Naimi

Naimi Murseli: Dy javë para ngjarjes, rreth datës 16 tetor, a kemi shkuar së bashku në Budva, për ta festuar ditëlindjen time, unë ti, bashkëshortja ime, bashkëshortja jote dhe fëmijët, me ftesë timen


Leonard Ademaj: Po
”.

The post “AferĂ« tradhtie”, vĂ«llai i LiridonĂ«s pĂ«rballet me Naim Murselin nĂ« gjykatĂ« appeared first on Telegrafi.

OEK: Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për 5 kompani të tjera

Gjykata Komerciale ka marrë aktvendimin për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), për pesë kompani të tjera për dalje në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Lajmi është bërë i ditur nga Oda Ekonomike e Kosovës, e cila theksoi se këto kompani kanë ushtruar padi individuale ndaj vendimit të ZRrE-së, duke ndjekur rrugën ligjore të paraparë nga legjislacioni aktual.

“Siç kemi theksuar edhe mĂ« herĂ«t, legjislacioni nĂ« fuqi nuk parasheh padi grupore ose kolektive, andaj vetĂ«m paditĂ« individuale janĂ« duke u trajtuar dhe pranuar nga gjykata.  KĂ«to pesĂ« kompani kanĂ« fituar tĂ« drejtĂ«n e tyre ligjore pĂ«rmes kĂ«tij mekanizmi,” thuhet nĂ« njoftimin e OdĂ«s Ekonomike.

Në reagimin e saj, OEK i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për detyrimin e bizneseve të kalojnë në tregun e lirë të energjisë, duke paralajmëruar se një qasje e tillë mund të dëmtojë konkurrencën, të rëndojë barrën financiare për bizneset dhe qytetarët, si dhe të godasë ekonominë e vendit. /Telegrafi/

 

The post OEK: Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për 5 kompani të tjera appeared first on Telegrafi.

Fillon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i saj

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka nisur tashmë seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në fillim të seancës, Naim Murseli i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës, kërkoi të konsultohet me avokatin e tij.

Tashmë para trupit gjykues ka nisur të dëshmoi vëllai i viktimës, Leondard Ademaj.

Ditë më parë i akuzuari Naim Murseli u ekzaminua për çrregullime mendore të mundshme, megjithatë ekzaminimet gjetën se ai nuk ka sëmundje mendore apo çrregullim psikologjik.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen.

Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. /Telegrafi/

The post Fillon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i saj appeared first on Telegrafi.

Gjykimi për vrasjen e Liridonës vazhdon sot, pritet të dëshmoj vëllai i saj

Sot (e hënë), nga ora 09:00, në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

Sipas juristes për media, Flutura Kusari, gjatë seancës pritet të dëshmojë vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim në agjendë. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të saj në rrjetin social Facebook.

“NesĂ«r nĂ« 9.00 vazhdon gjykimi nĂ« rastin e vrasjes sĂ« Liridona Ademajt. Pritet qĂ« nesĂ«r tĂ« dĂ«shmojĂ« vllau i LiridonĂ«s, Leonardi (nĂ«se nuk ka ndonjĂ« ndryshim). Shpresoj qĂ« mediat do tĂ« na bashkohen nĂ« ndjekjen e seancĂ«s”, ka shkruar Kusari.

Ndërkohë, para dy ditësh, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.

Sipas raportit të institutit, Naim Murseli nuk vuan nga ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore, e as nga ndonjë gjendje e përkohshme që do të ndikonte në gjykimin apo perceptimin e realitetit.

Ekspertiza forenzike thekson se në momentin e kryerjes së veprës penale, Murseli ka qenë i vetëdijshëm për veprimet e tij dhe nuk ka pasur ndonjë gjendje psikologjike që do ta bënte të paaftë për të kuptuar rëndësinë e veprës apo për ta kontrolluar sjelljen e vet.

Po ashtu, nuk janë gjetur shenja të abuzimit me substanca narkotike apo alkool.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.

Sipas aktakuzës, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij.

Në aktakuzë thuhet se pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj. /Telegrafi/

 

The post Gjykimi për vrasjen e Liridonës vazhdon sot, pritet të dëshmoj vëllai i saj appeared first on Telegrafi.

Fillim i nxehtë i javës, por temperaturat bien gjatë fundjavës

Gjatë kësaj jave, moti në vendin tonë do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim të ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Sipas parashikimeve meteorologjike, nga mesi i javës pritet një ndryshim gradual i kushteve atmosferike, me rënie të temperaturave dhe paraqitje të reshjeve të përkohshme.

Vranësirat dhe rrebeshet lokale pritet të jenë më të theksuara në pjesën e dytë të javës, sidomos në zonat malore dhe ato veriore. Temperaturat do të luhaten ndjeshëm nga mbi 30°C në fillim të javës, ato do të zbresin deri në rreth 23°C gjatë fundjavës.

NdĂ«rkaq sot, e hĂ«nĂ« moti do tĂ« jetĂ« kryesisht me diell. Temperaturat minimale do sillen nga 13 – 16°C kurse ato maksimale nga 31 – 35°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme, ndërsa indeksi UV do të jetë i lartë gjatë gjithë javës.

Autoritetet shĂ«ndetĂ«sore kĂ«shillojnĂ« shmangien e ekspozimit tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« diell, veçanĂ«risht gjatĂ« orĂ«ve 09:00 – 17:00.

Të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuarit nga rrezatimi ultraviolet. /Telegrafi/

 

The post Fillim i nxehtë i javës, por temperaturat bien gjatë fundjavës appeared first on Telegrafi.

❌