❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024 për normat më të larta të migracionit neto negativ (kthimet minus ikjet) me -12.1 banorë të larguar nga vendi për 1000 banorë në vitin 2024, nga -11.7 që ishte ky tregues në vitin 2022.

Emigrimi neto jo vetëm që nuk po përmirësohet, por fenomeni është bërë kronik dhe po thellohet në mënyrë të qëndrueshme. (shiko tabelën e mëposhtme).

Të dhënat e Eurostat tregojnë se për çdo 1000 banorë vitin e kaluar mbi 12 janë larguar nga vendi një normë shumë herë më e lartë se vendet e tjera të Rajonit dhe Europës Lindore ku në shumicën prej tyre me 2024 kthimet në shtëpi janë më ta larta se ikjet.

Në pjesën më të madhe të Bashkimit Europian ka rënie të emigracionit pas vitit të jashtëzakonshëm 2022, kur lufta në Ukrainë dhe lirimi i kufizimeve pandemike sollën flukse të larta lëvizjeje, por në Shqipëri tendenca është krejt e kundërt. Emigrimi nuk po ndalet dhe duket se nuk ka asnjë ngadalësim real.

Rezultatet tregojnë se në shumicën e vendeve te Ballkanit kthimet janë më të larta se ikjet në 2024. Në Bosnjë emigracioni neto ishte 0.1% më 2024, nga një trend negativ në vitet e shkuara. Bilanci i migracionit neto u kthye pozitiv ishe ne Maqedoninë e Veriut , +0.3 më 2024 nga negativ që ishte në vitet e shkuara. Gjithashtu në Serbi ka tendenca pozitive pasi ikjet me kthimet u barazuan me 2024, nga një bilanc negativ që ishte në të shkuarën.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 1 janar 2025, mosha mediane e popullsie shqiptare rrit me 0,8 vjet brenda 1 viti duke arritur në 44,3 vjeç, ndërsa emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) arritën në rreth -29 mijë persona. Në dy vite 2023 dhe 2024 emigrimi neto shënoi -72,597 persona.

Nga viti 2015 deri nĂ« 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijĂ« persona nĂ« vit, 80% e tyre tĂ« rinj, ndĂ«rsa nga 2020 – 2025 ky tregues Ă«shtĂ« mesatarisht -34,5 mijĂ« nĂ« vit. Emigracioni i tĂ« rinjve Ă«shtĂ« rritur mĂ« shumĂ« se dyfishi pas pandemisĂ«

Anketat e Monitor kanë treguar se, njerëzit nuk po largohen vetëm nga varfëria, por edhe mungesa e shpresës se gjërat mund të përmirësohen dhe gjithashtu vlerësojnë të rëndësishme mungesën e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore.

MĂ« shumĂ« se 66% e tĂ« anketuarve qĂ« jetojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, 568 persona nga 857 gjithsej, dhanĂ« si arsye pĂ«r emigrimin “mungesĂ«n e perspektives pĂ«r tĂ« ardhmen”.

Gjithashtu, mĂ« shumĂ« se gjysma mendojnĂ« si arsyen e dytĂ« mĂ« kryesore pĂ«r largimin nga vendi “standardet mĂ« tĂ« larta tĂ« jetesĂ«s”, nĂ« vend tĂ« tretĂ« “mungesa e njĂ« shĂ«rbimi shĂ«ndetĂ«sor tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m”, nĂ« vend tĂ« katĂ«rt, ”mungesa e sigurisĂ« dhe stabilitetit politik, ndĂ«rsa 46% e tĂ« anketuarve kishin si njĂ« arsye “arsim mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t”.

40% e shtresës së mesme gati për emigrim, nga mungesa e perspektivës dhe sistemit shëndetësor

Ndryshe nga vende qĂ« kanĂ« krijuar politika pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr ose rikthyer diasporĂ«n, ShqipĂ«ria nuk ka asnjĂ« politikĂ« efektive pĂ«r tĂ« ruajtur apo kthyer qytetarĂ«t e saj. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, shpesh emigrimi Ă«shtĂ« parĂ« si “zgjidhje” e heshtur pĂ«r tĂ« ulur presionin ekonomik dhe social brenda vendit.

Kjo humbje e vazhdueshme njerëzore solli pasoja të drejtpërdrejta ekonomike, sociale dhe demografike. Tregu i punës po ngushtohet, popullsia po plaket dhe zonat rurale po boshatisen. Shërbimet publike, nga arsimi tek shëndetësia, po e ndiejnë mungesën e specialistëve, ndërsa investimet po zhvendosen drejt vendeve me më shumë stabilitet demografik.

Nëse në disa vende të rajonit kjo prirje po zbutet falë politikave të rikthimit ose integrimit në tregje më të mëdha, në Shqipëri mungesa e një strategjie të qartë për të ndaluar ose kthyer valët e emigrimit vetëm sa po e përkeqëson situatën./ B.Hoxha

 

The post Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024 appeared first on Revista Monitor.

Vetëdeklarimi i adresës në e-Albania me dokumente pronësie do të jetë i detyrueshëm

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqĂ«ndrim nĂ« ShqipĂ«ri do tĂ« ketĂ« detyrimin tĂ« bĂ«jĂ« vetĂ«deklarimin e adresĂ«s sĂ« banimit nĂ«pĂ«rmjet e-Albania.

Por me qëllim vërtetimin që qytetari banon në adresën e deklaruar do të ketë detyrimin të ngarkojë dokumentin e pronësisë së apartamentit, apo të kontratës së qirasë për ata që banojnë në qira.

E njëjta procedurë do të zbatohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit, ku qytetarët do të duhet të ngarkojnë çdo dokument të ligjshëm që provon vendbanimin apo vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar.

MĂ«nyra e paraqitjes sĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r deklarimin e adresĂ«s sĂ« banimit apo ndryshimit tĂ« saj pĂ«rcaktohen nĂ« vendimin “PĂ«r pĂ«rcaktimin e mĂ«nyrĂ«s sĂ« paraqitjes sĂ« kĂ«rkesĂ«s, tĂ« dokumentacionit tĂ« nevojshĂ«m, tĂ« rregullave pĂ«r deklarimin dhe ndryshimin e vendbanimit ose tĂ« vendqĂ«ndrimit tĂ« shtetasve, si dhe pĂ«r shtetasit nĂ« institucionet shĂ«ndetĂ«sore dhe nĂ« institucionet e ekzekutimit tĂ« vendimeve penale”. Vendimi hyri nĂ« fuqi pas botimit nĂ« Fletoren Zyrtare.

“Shtetasit me vendbanim ose vendqĂ«ndrim nĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« kryejnĂ« deklarimin, ndryshimin ose saktĂ«simin e vendbanimit apo tĂ« vendqĂ«ndrimit nĂ« rrugĂ« elektronike (on-line), nĂ« portalin qeveritar “e-Albania”, duke ngarkuar dokumentin e pronĂ«sisĂ« sĂ« banesĂ«s, kontratĂ«n e qiramarrjes, tĂ« huadhĂ«nies, tĂ« pĂ«rdorimit ose çdo dokument tjetĂ«r tĂ« ligjshĂ«m, qĂ« provon vendbanimin ose vendqĂ«ndrimin e tyre nĂ« adresĂ«n e deklaruar”, theksohet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« vendim.

Zyrat e gjendjes civile, nga ana tjetër, janë të detyruara të verifikojnë saktësinë e adresave dhe të njoftojnë qytetarët brenda 24 orëve në rast të mungesës së dokumentacionit, të cilin qytetarët duhet ta plotësojnë brenda 3 ditëve.

Vendimi po ashtu përcakton se të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi, që plotëson të gjitha elementet e adresës, sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë.

Në rastet kur një person kërkon të regjistrohet në një familje ekzistuese, kërkesa duhet të konfirmohet online nga kryefamiljari. Ndryshimi i adresës nga një anëtar i rritur i familjes kërkon gjithashtu shkëputjen nga familja ekzistuese në sistemin elektronik.

Vendimi po ashtu përcakton se institucionet shëndetësore dhe ato të ekzekutimit të vendimeve penale, kur mbajnë shtetas për më shumë se tre muaj, kanë detyrimin të raportojnë automatikisht pranë gjendjes civile për vendqëndrimin e tyre. Pas daljes nga këto institucione, njoftimi për përditësim të adresës duhet të bëhet brenda 5 ditëve.

Vendimi (i plotë)

 

  1. Shtetasit me vendbanim ose vendqĂ«ndrim nĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« kryejnĂ« deklarimin, ndryshimin ose saktĂ«simin e vendbanimit apo tĂ« vendqĂ«ndrimit nĂ« rrugĂ« elektronike (on-line), nĂ« portalin qeveritar “e-Albania”, duke ngarkuar dokumentin e pronĂ«sisĂ« sĂ« banesĂ«s, kontratĂ«n e qiramarrjes, tĂ« huadhĂ«nies, tĂ« pĂ«rdorimit ose çdo dokument tjetĂ«r tĂ« ligjshĂ«m, qĂ« provon vendbanimin ose vendqĂ«ndrimin e tyre nĂ« adresĂ«n e deklaruar.
  2. Shtetasi, i cili kĂ«rkon tĂ« banojĂ« nĂ« njĂ« familje ekzistuese, paraqet kĂ«rkesĂ«n nĂ« rrugĂ« elektronike (on-line), nĂ«pĂ«rmjet portalit qeveritar “e-Albania”. Kjo kĂ«rkesĂ« duhet tĂ« konfirmohet nga kryefamiljari i familjes pritĂ«se nĂ« portalin qeveritar “e-Albania”, duke respektuar standardet e banimit, tĂ« miratuara nga legjislacioni nĂ« fuqi.
  3. Dokumentet e ngarkuara nga shtetasi nĂ« shĂ«rbimin elektronik nĂ« portalin qeveritar “eAlbania” ruhen nĂ« bazĂ«n e tĂ« dhĂ«nave tĂ« Regjistrit KombĂ«tar tĂ« Gjendjes Civile.
  4. Deklarimi, ndryshimi ose saktësimi i vendbanimit, me kërkesë të kryefamiljarit, pasqyrohet njëkohësisht për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.
  5. Anëtari madhor i familjes, i cili kërkon të ndryshojë vendbanimin, më parë duhet të kryejë procedurën e veçimit nga familja.
  6. Të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi, që plotëson të gjitha elementet e adresës, sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë.
  7. Shtetasi ka detyrimin të deklarojë vendqëndrimin e tij, përveç rasteve të parashikuara në pikën 8 të këtij vendimi.
  8. Për shtetasit, që kryejnë dënimin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale apo qëndrojnë në institucionet e paraburgimit në pritje të vendimit gjyqësor për më shumë se 3 (tre) muaj dhe shtetasit që qëndrojnë pa ndërprerje në institucione shëndetësore për kurim mjekësor afatgjatë dhe kur qëndrimi në këto institucione zgjat më shumë se 3 (tre) muaj, institucioni përgjegjës duhet të paraqesë, brenda 48 (dyzet e tetë) orëve nga plotësimi i afatit të mësipërm, pranë zyrës së gjendjes civile, që ka në juridiksion territorial institucionin përkatës, listën emërore të tyre, e cila duhet të përmbajë emrin, mbiemrin dhe numrin personal.
  9. Kur përfundon qëndrimi i shtetasve në një nga institucionet e përcaktuara në pikën 8 të këtij vendimi, institucioni përkatës njofton zyrën e gjendjes civile, që ka në juridiksion territorial lidhur me këtë fakt, brenda 5 (pesë) ditëve.
  10. Shkëmbimi i të dhënave, sipas pikave 8 dhe 9 të këtij vendimi, kryhet me ndërveprim nëpërmjet platformës qeveritare të ndërveprimit.
  11. Në rastet kur konstatohet se anëtarët e së njëjtës familje kanë adresë vendbanimi të ndryshme nga njëri-tjetri, nëpunësi duhet të kryejë saktësimin e të dhënave të vendbanimit.
  12. Me ndryshimin e vendbanimit të shtetasve, nga zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative kryhen përditësimet e përbërësve të tjerë të gjendjes civile, si elementet e adresës së vendbanimit dhe numri i votimit.
  13. Zyrat e gjendjes civile nĂ« bashki/njĂ«si administrative, nĂ« rastin kur konstatojnĂ« se ka mangĂ«si nĂ« dokumentacion pĂ«r deklarimin, ndryshimin ose saktĂ«simin e vendbanimit apo tĂ« vendqĂ«ndrimit, njoftojnĂ« brenda 24 (njĂ«zet e katĂ«r) orĂ«ve shtetasit pĂ«r plotĂ«simin e dokumentacionit nĂ«pĂ«rmjet portalit qeveritar “e-Albania”. PlotĂ«simi i dokumentacionit tĂ« kĂ«rkuar nga zyra e gjendjes civile bĂ«het nga shtetasit brenda 3 (tri) ditĂ«ve nga njoftimi.
  14. Zyrat e gjendjes civile nĂ« bashki/njĂ«si administrative, nĂ« rastin kur konstatojnĂ« se adresa e shtetasit nuk pĂ«rmban tĂ« gjitha elementet e adresĂ«s, sipas dispozitave tĂ« parashikuara nga legjislacioni pĂ«r sistemin e adresave nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, njoftojnĂ«, brenda 24 (njĂ«zet e katĂ«r) orĂ«ve, shtetasit pĂ«r plotĂ«simin e dokumentacionit nĂ«pĂ«rmjet portalit qeveritar “e-Albania”. PlotĂ«simi i dokumentacionit tĂ« kĂ«rkuar nga zyra e gjendjes civile bĂ«het nga shtetasit brenda 3 (tri) ditĂ«ve nga njoftimi.
  1. Zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative, kur konstatojnë element të pasaktë të adresës, që mund të rregullohet prej tyre, e saktësojnë këtë element kryesisht, pa qenë nevoja për aplikim nga ana e shtetasit. 16. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit apo zyra që mbulon shtetësinë dhe refugjatët njofton shërbimin e gjendjes civile për çdo akt që krijon, shuan apo ndryshon të drejta lidhur me vendqëndrimin e shtetasve të huaj me leje qëndrimi, të shtetasve të huaj që kanë fituar statusin e refugjatit ose të mbrojtjes plotësuese, si dhe të personave pa shtetësi.
  2. Nëpunësi i zyrës së gjendjes civile, pas marrjes së dokumentacionit dhe të kërkesës nga shtetasit apo nga institucionet që e kanë këtë detyrim ligjor, bën deklarimin ose ndryshimin e adresës së shtetasit të huaj në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes civile, sipas rregullave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për të huajt.
  3. Vendimi nr. 1243, datĂ« 11.12.2009, i KĂ«shillit tĂ« Ministrave, “PĂ«r pĂ«rcaktimin e dokumenteve, qĂ« duhen tĂ« paraqesin shtetasit, e tĂ« procedurave qĂ« duhet tĂ« kryejnĂ« zyrat e gjendjes civile, nĂ« bashki/ njĂ«si administrative dhe institucionet shtetĂ«rore tĂ« posaçme, pĂ«r ndryshimet e vendbanimit/adresĂ«s sĂ« shtetasve”, tĂ« ndryshuar, shfuqizohet.
  4. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

D.Azo

 

 

The post Vetëdeklarimi i adresës në e-Albania me dokumente pronësie do të jetë i detyrueshëm appeared first on Revista Monitor.

KĂ«rkim-zhvillimi, raporti: Mungesa e parqeve teknologjike dhe emigracioni “i trurit” kufizon rritjen

Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mbeten kryesisht të udhëhequra nga fondet publike, madje edhe ato mbeten modeste.

Raporti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) publikuar më herët për këto vende vlerëson se kjo panoramë bëhet më sfiduese po të mbajmë parasysh që në disa prej tyre nuk ka parqe teknologjike si dhe po vuajnë largimin e kapitalit human të kualifikuar. Lidhur me këto të fundit raporti referon Shqipërinë dhe Maqedoninë si dy raste që përfaqësojnë këtë konstatim.

“NdĂ«rkohĂ« qĂ« shumica e ekonomive tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor nuk raportojnĂ« tĂ« dhĂ«na tĂ« sakta mbi pjesĂ«n e sektorit privat nĂ« shpenzimet e pĂ«rgjithshme pĂ«r R&D, qeveritĂ« e pranojnĂ« se kontributet private mbeten minimale. PĂ«rjashtim bĂ«n Serbia, ku 44% e investimeve tĂ« pĂ«rgjithshme nĂ« R&D vijnĂ« nga sektori privat.

Gjithsesi, rritja e shpenzimeve për R&D në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor ka pak gjasa të sjellë përfitime në inovacion të ngjashme me ato të BE-së pa përmirësime të njëkohshme në faktorët bazë si infrastruktura dhe aftësitë.

Sa i pĂ«rket infrastrukturĂ«s, mungesa kritike ekziston ende nĂ« disa ekonomi; pĂ«r shembull, ShqipĂ«ria dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnĂ« tĂ« mos kenĂ« parqe tĂ« mirĂ«fillta shkencore dhe teknologjike (OECD, 2024[20]). NjĂ«kohĂ«sisht, mungesat e vazhdueshme tĂ« aftĂ«sive, tĂ« pĂ«rkeqĂ«suar nga largimi i fuqisĂ« punĂ«tore tĂ« kualifikuar (brain drain) dhe nga suksesi i kufizuar nĂ« tĂ«rheqjen e talenteve tĂ« reja, vazhdojnĂ« tĂ« kufizojnĂ« kapacitetin e brendshĂ«m pĂ«r R&D” nĂ«nvizon raporti.

Në fakt Shqipëria së fundmi nisi shfrytëzimin e parkut të parë të teknologjisë DURANA TECH. Në prill të këtij viti ky park hapi dyert për 35 rezidentët e parë. Zhvillimi afatgjatë i parkut synon një gjenerim prej 5 mijë vende pune kryesisht të orientuara në teknologji.

Sipas dokumentit nivelet aktuale të financimit për kërkimin dhe zhvillimin (R&D) jo vetëm që janë dukshëm më të ulëta se mesatarja e BE-së, por gjithashtu nxjerrin në pah sfida të gjera për të përmbushur angazhimet specifike të ekonomive për të rritur investimet në kërkim dhe zhvillim.

Disa ekonomi kanë vendosur objektiva për rritjen e financimit të kësaj fushe ku Shqipëria  synon të arrijë në 1% të PBB-së deri në vitin 2030, gjë që kërkon një rritje më shumë se pesëfish, ndërsa qeveria e Serbisë është zotuar të rrisë financimin me 50%, me qëllim që të arrijë në 1.5% të PBB-së deri në vitin 2028.

“KĂ«to zotime ende nuk janĂ« shndĂ«rruar nĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« financimit aktual. Edhe pse shpenzimet qeveritare pĂ«r nĂ« kĂ«rkim-zhvillim janĂ« tĂ« kufizuara, investimet e sektorit privat nĂ« inovacion janĂ« edhe mĂ« tĂ« ulĂ«ta. Investimi privat zakonisht synon zgjidhje me leverdi tregtare, duke nxitur zhvillimin e produkteve konkurruese tĂ« drejtuara nga tregu, tĂ« cilat adoptohen lehtĂ«sisht nga konsumatorĂ«t dhe industritĂ«./ N.Maho

 

The post KĂ«rkim-zhvillimi, raporti: Mungesa e parqeve teknologjike dhe emigracioni “i trurit” kufizon rritjen appeared first on Revista Monitor.

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 fiton medaljen e bronzit

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ KombĂ«tarja basketbollit e vajzave ka fituar vendin e tretĂ« nĂ« Divizionin C tĂ« Kampionatit Europian U-16.

Në garë ishin tetë skuadra që morën pjesë në turneun e zhvilluar në Kosovë. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Olsi Muça, fituan dje ndaj Maltës me rezultatin 61-57 (15-10, 11-19, 17-18, 18-10).

Një sukses që erdhi me përmbysje për Shqipërinë, takim ku u dalluan Antea Filopati, me 13 pikë, 7 kërcime dhe 10 asistime, mbështetur nga Anja Kasa me 18 pikë e 7 kërcime.

/r.e//a.f/

The post Eurobasket vajza, Shqipëria U16 fiton medaljen e bronzit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Spektakël yjesh mbi Osum

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ NjĂ« imazh mahnitĂ«s Ă«shtĂ« shfaqur nĂ« qiellin e mbushur plot me yje, kĂ«tĂ« mes korriku.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga spektakli i yjeve mbi lumin Osum, në Berat, ku shkëlqimi i yjeve dhe ndriçuar të gjithë zonën.

“SpektakĂ«l yjesh mbi Osum”, shkruan Rama.

Ndërsa ndriçimi i yjeve të ofron të shikosh një bukuri të veçantë në qiell, që lëviz dhe shkëlqen në hapësirë.

1 nga 4

/a.f//r.e/

The post Rama: Spektakël yjesh mbi Osum appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria uron Francën për Ditën Kombëtare: Partneriteti ynë Strategjik vazhdon të forcohet

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ BashkĂ«punimi midis ShqipĂ«risĂ« dhe FrancĂ«s po rritet me projekte tĂ« reja nĂ« inovacion, turizĂ«m dhe arsim, ndĂ«rkohĂ« qĂ« partneriteti strategjik vazhdon tĂ« forcohet dhe tĂ« konkretizohet nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes.

Ambasada e Shqipërisë në Francë ndau sot momente nga vizitat e nivelit të lartë, të cilat kulmuan me vizitën e dytë në Shqipëri të presidentit Emmanuel Macron.

“Franca feston kĂ«tĂ« vit 14 Korrikun me moto kryesore reziliencĂ«n, angazhimin, unitetin dhe solidaritetin, por edhe duke pĂ«rkujtuar 85-vjetorin e thirrjes sĂ« 18 Qershorit tĂ« gjeneralit De Gaulle. Me kĂ«tĂ« rast, u shprehim miqve francezĂ« urimet mĂ« tĂ« mira pĂ«r unitet dhe prosperitet, teksa riafirmojmĂ« lidhjet e thella dhe historike qĂ« bashkojnĂ« ShqipĂ«rinĂ« dhe FrancĂ«n”, thuhet nĂ« njoftimin pĂ«r shtyp tĂ« AmbasadĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« FrancĂ«.

Në vitin 2025, marrëdhëniet mes dy vendeve njohën një hap tjetër të madh përpara me vizitën e dytë në Shqipëri të presidentit Emmanuel Macron, me vizitën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani në Paris dhe atë të ministrit francez për Evropën Benjamin Haddad në Tiranë.

“MbĂ«shtetur nĂ« angazhimin e pĂ«rbashkĂ«t ndaj vlerave evropiane, bashkĂ«punimit dhe stabilitetit rajonal, bashkĂ«punimi midis ShqipĂ«risĂ« dhe FrancĂ«s po rritet me projekte tĂ« reja nĂ« inovacion, turizĂ«m dhe arsim, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Partneriteti ynĂ« Strategjik vazhdon tĂ« forcohet dhe tĂ« konkretizohet nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes”, shprehet Ambasada shqiptare nĂ« FrancĂ«.

/m.m//r.e//a.f/

The post Shqipëria uron Francën për Ditën Kombëtare: Partneriteti ynë Strategjik vazhdon të forcohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis pastrimi i inerteve në Theth, Rama: Rilindja Urbane 2.0, jetike për Shqipërinë 2030

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ NĂ« Theth ka nisur sot, me mbĂ«shtetjen e forcave tĂ« xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte pas shembjes sĂ« ndĂ«rtimeve pa leje.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aksion, ndërsa siguroi se forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit.

“Ka nisur sot nĂ« Theth me mbĂ«shtetjen e forcave tĂ« xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte tĂ« ekzekutimit tĂ« vendimeve nĂ« ngarkim tĂ« 40 subjekteve qĂ« kishin mbjellĂ« mbi 100 ngrehina pa leje, nga ato me mure, tek ato me kontruksion metalik e me dru, nĂ« dhunim ekstrem tĂ« ligjit pĂ«r zonat e mbrojtura, tĂ« historisĂ« e tĂ« peizazhit magjepsĂ«s tĂ« asaj zone dhe tĂ« turizmit qĂ« kanĂ« kultivuar nĂ« vite ata qĂ« kanĂ« sakrifikuar pĂ«r ta bĂ«rĂ« Thethin destinacionin qĂ« Ă«shtĂ« sot”, u shpreh Rama.

NdĂ«rkohĂ«, kryeministri theksoi se “mbetet edhe nje godinĂ« masive pĂ«r t’u shembur, qĂ« tĂ« pĂ«rmbyllet ekzekutimi i plotĂ« i vendimeve tĂ« IKMT-sĂ« dhe rikthimi i Thethit nĂ« normalitetin e para kĂ«saj marrĂ«zie kriminale”.

“Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmĂ«ri jetike pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030 nĂ« BE”, u shpreh kryeministri Rama.

1 nga 2

/m.m//r.e//a.f/

The post Nis pastrimi i inerteve në Theth, Rama: Rilindja Urbane 2.0, jetike për Shqipërinë 2030 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas dorëheqjeve, Bashkia Shkodër njofton hapjen e konkursit për vakancat

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Bashkia ShkodĂ«r ftoi sot tĂ« gjithĂ« profesionistĂ«t tĂ« bĂ«hen pjesĂ« e administratĂ«s vendore.

PĂ«rmes njĂ« thirrjeje tĂ« hapur, kryetari i bashkisĂ« ShkodĂ«r, Benet Beci u shpreh se “sot, dyert e bashkisĂ« janĂ« tĂ« hapura pĂ«r tĂ« gjithĂ«, pĂ«r arkitektĂ«, inxhinierĂ«, ekonomistĂ«, juristĂ«, zjarrfikĂ«s apo efektivĂ« tĂ« PolicisĂ« Bashkiake”.

“TĂ« gjithĂ« ata qĂ« besojnĂ« se mund tĂ« japin kontributin e tyre pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar sĂ« bashku qytetin tonĂ«, njĂ«sitĂ« administrative dhe tĂ« gjithĂ« territorin e BashkisĂ« ShkodĂ«r, janĂ« tĂ« ftuar tĂ« bĂ«hen pjesĂ« e njĂ« procedure tĂ« thjeshtĂ« dhe tĂ« shpejtĂ«: DĂ«rgoni njĂ« email me CV-nĂ« tuaj nĂ« adresĂ«n info@bashkiashkoder.gov.al”, tha Beci.

Po ashtu ai u shpreh se të interesuarit mund të aplikojnë për një pozicion konkret, në vendet vakante që janë të hapura për të gjithë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër: www.bashkiashkoder.gov.al.

“Bashkia e hapur pĂ«r profesionistĂ«t dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« e duan ShkodrĂ«n”, tha Beci.

Pas analizës së performancës së institucioneve vendore dhe një sërë dorëheqjesh nga pozicione të ndryshme, në bashkinë e Shkodrës ka nisur tashmë edhe procesi i rekrutimit për vendet vakante.

/m.m//a.f//r.e/

The post Pas dorëheqjeve, Bashkia Shkodër njofton hapjen e konkursit për vakancat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërhyrje konservuese në mozaikun e nefit verior të Bazilikës Paleokristiane, në Bylis

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Instituti KombĂ«tar i TrashĂ«gimisĂ« Kulturore njoftoi se sektori i Veprave tĂ« Artit (IKTK), nĂ« bashkĂ«punim me Parkun Arkeologjik Bylis/Klos, po kryen ndĂ«rhyrje konservuese paraprake nĂ« mozaikun e nefit verior tĂ« BazilikĂ«s Paleokristiane.

Sipas IKTK-së punimet përfshijnë: Trajtim çarjesh; Bordurime; Mbushje lakunash; Rivendosje teserash.

Qëllimi i restaurimit është ruajtja dhe nxjerrja në pah e trashëgimisë sonë kulturore.

Bylisi antik ruan në nëntokën e tij edhe objekte të tjera kulti. Parku Arkeologjik i Bylisit ndodhet në një lartësi mbi 500 metra nga niveli i detit mbi luginën e Vjosës dhe ofron, përveç të dhënave historike, edhe një pamje mahnitëse të Mallakastrës dhe zonave përreth.

/r.e//a.f/

The post Ndërhyrje konservuese në mozaikun e nefit verior të Bazilikës Paleokristiane, në Bylis appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Wanderlust in Albania 2” promovon trashĂ«giminĂ« shpirtĂ«rore dhe kulturore tĂ« jugut

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ I shtrirĂ« buzĂ« detit Jon dhe shpateve tĂ« maleve, DhĂ«rmiu ofron  po ashtu edhe trashĂ«giminĂ« historike dhe kulturore me objektet e shumta monument kulture.

NĂ« vijim tĂ« promovimit tĂ« potencialeve turistike tĂ« vendit, “Wanderlust in Albania 2” pĂ«rcolli fotografinĂ« me titull “Chapel”, realizuar nga Harry Waite nga MbretĂ«ria e Bashkuar.

E shkrepur në perëndim të diellit, kjo vepër paraqet një nga kishat karakteristike të fshatit të vjetër të Dhërmiut.

Fotografia ishte pjesĂ«marrĂ«se nĂ« kategorinĂ« ArkitekturĂ« tĂ« Konkursit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« FotografisĂ« dhe Video “Reels”, duke ofruar njĂ« vĂ«shtrim artistik mbi trashĂ«giminĂ« shpirtĂ«rore dhe kulturore tĂ« jugut tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Konkursi NdĂ«rkombĂ«tar i FotografisĂ« dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania” u rikthye pĂ«r tĂ« dytin vit, pas suksesit tĂ« edicionit tĂ« parĂ«, duke zbuluar bukuritĂ« e ShqipĂ«risĂ« pĂ«rmes syve tĂ« vetĂ« udhĂ«tarĂ«ve dhe vizitorĂ«ve me fotografi dhe video reels qĂ« ata kanĂ« realizuar gjatĂ« udhĂ«timeve tĂ« tyre nĂ« ShqipĂ«ri.

/m.m//a.f//r.e/

The post “Wanderlust in Albania 2” promovon trashĂ«giminĂ« shpirtĂ«rore dhe kulturore tĂ« jugut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qendër Ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Vlorë, Koçiu: Po e aplikojmë në të gjitha bashkitë

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqĂ«ruar nga kryetari i bashkisĂ« VlorĂ«, Ermal Dredha dhe pĂ«rfaqĂ«suesi i UNICEF nĂ« ShqipĂ«ri, Murat Sahin, vizituan sot ambientet e shĂ«rbimit mĂ« tĂ« ri ditor brenda QendrĂ«s sĂ« Zhvillimit pĂ«r Persona me AftĂ«si tĂ« Kufizuara nĂ« VlorĂ«.

NĂ« kĂ«tĂ« QendĂ«r Ditore, e ngritur nĂ« kuadĂ«r tĂ« programit “BE pĂ«r ShĂ«rbimet Sociale”, ofrohet paketĂ« e plotĂ« shĂ«rbimesh ku pĂ«rfitojnĂ« rreth 60 fĂ«mijĂ« dhe tĂ« rinj me aftĂ«si tĂ« kufizuara, por edhe prindĂ«rit e tyre.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu theksoi se 14 bashki kanë përfituar këtë vit nga grantet e përfituara nga programi EU4SocialCare duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi më gjithpërfshirës të mbrojtjes sociale në vendin tonë.

Ajo vuri nĂ« dukje se ngritja e qendrave ditore pĂ«r fĂ«mijĂ«t me aftĂ«si tĂ« kufizuara Ă«shtĂ« njĂ« nga modelet qĂ« MSHMS po aplikon nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ« e vendit, ndĂ«rsa falenderoi BE dhe UNICEF pĂ«r bashkĂ«punimin. “Qendra ku ne sot jemi Ă«shtĂ« njĂ« qendĂ«r ditore qĂ« i pĂ«rket fĂ«mijĂ«ve me aftĂ«si tĂ« kufizuara, por dhe prindĂ«rve tĂ« tyre dhe Ă«shtĂ« njĂ« nga modelet qĂ« ne po aplikojmĂ« suksesshĂ«m nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ« e vendit. NĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit EU for Social Care janĂ« 14 bashki qĂ« kanĂ« pĂ«rfituar grante pĂ«r tĂ« ofruar shĂ«rbime sociale me bazĂ« komunitare. UnĂ« jam e kĂ«naqur tĂ« shikoj sot kĂ«tu njĂ« ndryshim tĂ« prekshĂ«m, tĂ« pĂ«rditshĂ«m qĂ« impakton jetĂ«n e fĂ«mijĂ«ve, por edhe tĂ« prindĂ«rve tĂ« tyre”, theksoi ministrja Koçiu.

Ajo nĂ«nvizoi se â€œĂ«shtĂ« njĂ« shĂ«rbim jetik i cili jo vetĂ«m zhvillon edhe pĂ«rmirĂ«son fĂ«mijĂ«t qĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r terapi tĂ« veçanta si logopedi, fizioterapi, terapi loje, shĂ«rbime shĂ«ndetĂ«sore, por edhe prindĂ«rit, sepse i lehtĂ«son nga e pĂ«rditshmja dhe u jep mundĂ«sinĂ« edhe tĂ« punojnĂ« dhe ndĂ«rkohĂ« edhe tĂ« mbajnĂ« familjet e tyre”.

Ministrja bëri të ditur se së bashku me partnerët ndërkombëtarë po punohet për hartimin e një ligji të ri, atë të Kujdesit Alternativ, i cili parashikon shërbimet alternative për kujdesin dhe mirërritjen e fëmijës.

Ajo vuri në dukje se një mjedis familjar është shumë më i rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve sesa është një Qendër e Kujdesit Rezidencial.

“Ligji i ri i Kujdesit Alternativ do tĂ« sjellĂ« shumĂ« shpejt instrumente ligjorĂ« pĂ«r tĂ« forcuar akoma mĂ« shumĂ« familjet mbĂ«shtetĂ«se, kujdestare dhe ato birĂ«suese me qĂ«llimin e vetĂ«m qĂ« fĂ«mijĂ«t tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« rriten nĂ« mjedis familjar, pasi potenciali i tyre zhvillohet mĂ« sĂ« miri nĂ« njĂ« mjedis familjar”, deklaroi Koçiu.

Në përfundim, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vlerësoi bashkëpunimin me kryetarin e bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, i cili i ka mbështetur këto shërbime jo vetëm për fëmijët me aftësi të kufizuar, por dhe bashkërisht, nëpërmjet Fondit Social në ngritjen e Qendrës Ditore për moshën e tretë.

Në Qendrën Ditore të Qendrës së Zhvillimit për Persona me Aftësi të Kufizuara në Vlorë ofrohen shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara të moshës 6-17 vjeç të cilët do mund të marrin shërbime ditore pas procesit mësimor si mbështetje psikologjike, shërbime shëndetësore, terapi të të folurit, terapi zhvillimi, fizioterapi, aktivitete profesionale dhe terapi arti. Gjithashtu, të rinjtë me aftësi të kufizuara, të moshës 18-21 vjeç, janë një tjetër kategori të cilët marrin do të marrin shërbime të specializuara, të përshtatura sipas nevojave të tyre.

/r.e//a.f/

The post Qendër Ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Vlorë, Koçiu: Po e aplikojmë në të gjitha bashkitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Terminali i autobusëve në Sarandë, investim që përmirëson qarkullimin e mjeteve

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Punimet pĂ«r ndĂ«rtimin e terminalit tĂ« ri tĂ« autobusĂ«ve nĂ« SarandĂ« po ecin me ritme tĂ« larta.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i Stacionit të Autobusëve në Sarandë, një investim që do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

NdĂ«rsa e cilĂ«soi si “QendrĂ«n e MirĂ«seardhjes”, Rama u shpreh se “terminali do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« qarkullimin dhe mikpritjen nĂ« hyrje tĂ« qytetit”.

Terminali i ri i autobusëve garanton hapësira për parkim për makina, si dhe zona të dedikuara për autobusë, taksi dhe mjete elektrike.

Po ashtu ky terminal do të ketë edhe hapësira të posaçme për motorë e biçikleta, si dhe zyra shërbimi për vizitorët.

I vendosur nĂ« njĂ« strukturĂ« me tre kate, terminali ka njĂ« sipĂ«rfaqe prej 3700 mÂČ pĂ«r çdo kat.

Terminali i autobusëve është shumë i rëndësishëm për Sarandën, pasi fluksi i turistëve dhe numri i autobusëve që hyjnë dhe dalin në Sarandë është shumë i madh, sidomos gjatë sezonit veror.

/m.m//r.e//a.f/

The post Rama: Terminali i autobusëve në Sarandë, investim që përmirëson qarkullimin e mjeteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marrëveshje ndërinstitucionale për furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ NĂ« ambientet e DrejtorisĂ« Rajonale tĂ« Bordit tĂ« Kullimit DurrĂ«s u zhvillua njĂ« takim pune me pjesĂ«marrjen e pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« bashkive RrogozhinĂ«, KavajĂ« dhe Peqin, pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ« si dhe drejtori i DrejtorisĂ« Rajonale tĂ« Bordit tĂ« Kullimit DurrĂ«s.

Kryetari i bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla ndau në rrjete sociale, momente nga ky takim, që kishte në fokus furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore.

“GjatĂ« kĂ«tij takimi u firmos marrĂ«veshja e bashkĂ«punimit ndĂ«rinstitucional qĂ« ka pĂ«r synim garantimin e furnizimit me ujĂ« pĂ«r vaditje nĂ« tokat bujqĂ«sore tĂ« zonĂ«s, duke siguruar mbarĂ«vajtjen e sezonit bujqĂ«sor dhe mbĂ«shtetjen e fermerĂ«ve nĂ« kohĂ«â€, shkroi Memolla.

Sipas tij, ky bashkëpunim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe rritjen e prodhimit vendor.

/a.f/

The post Marrëveshje ndërinstitucionale për furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontrolle me dronë dhe radarë Poliscan, mbi 3 mijë gjoba nga Policia Rrugore javën e fundit


TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Policia e Shtetit bĂ«n tĂ« ditur se, gjatĂ« javĂ«s sĂ« fundit, NjĂ«sia Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore ka zhvilluar kontrolle tĂ« shtuara nĂ« akset nacionale, me qĂ«llim evidentimin dhe ndĂ«shkimin e shkeljeve tĂ« rregullave tĂ« qarkullimit rrugor qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« rrezik pĂ«r jetĂ«n dhe sigurinĂ« publike.

Kontrollet janĂ« kryer pĂ«rmes pĂ«rdorimit tĂ« 2 dronĂ«ve dhe 3 radarĂ«ve tĂ« teknologjisĂ« ‘Poliscan’, tĂ« cilĂ«t mundĂ«sojnĂ« monitorimin nĂ« kohĂ« reale tĂ« shkeljeve si tejkalimi i shpejtĂ«sisĂ« sĂ« lejuar, parakalimet e gabuara, pĂ«rdorimi i celularit gjatĂ« drejtimit tĂ« mjetit, mosvendosja e rripit tĂ« sigurimit dhe drejtimi i mjetit nĂ«n efektin e alkoolit.

Si rezultat i kontrolleve, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative në total: 765 raste për parakalime të gabuara; 423 raste për tejkalim të shpejtësisë, të shoqëruara me pezullime të lejeve të drejtimit dhe zbritje pikësh; 876 raste për mosvendosje të rripit të sigurimit; 1121 raste për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 128 raste për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore njofton se kontrollet intensive do të vijojnë edhe në vijim, duke përdorur mjetet më të avancuara të teknologjisë, me synim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

/a.f//r.e/

The post Kontrolle me dronë dhe radarë Poliscan, mbi 3 mijë gjoba nga Policia Rrugore javën e fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermani – Rama pritet nga kryeministri i BavarisĂ«, Söder

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet pĂ«r njĂ« vizitĂ« nĂ« Gjermani me ftesĂ« tĂ« kryeministrit tĂ« BavarisĂ«, Markus Söder.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga mbërritja në Mynih, ku u prit nga kryeministri i Landit të Bavarisë, Markus Söder.

“Gjermani, Mynih – TĂ« ftuar nga Kryeministri i BavarisĂ«, Markus Söder njĂ« mik i çmuar me tĂ« cilin kemi ndĂ«rtuar marrĂ«dhĂ«nien e njĂ« partneriteti tĂ« posaçëm mes ShqipĂ«risĂ« dhe BavarisĂ«â€, shkruan Rama nĂ« rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Pritet që diskutimet të kenë në fokus ekonominë, inovacionin dhe turizmin.

Rama në Mynih, pritet nga kryeministri i Bavarisë, Söder
1 nga 6

/a.f//r.e/

The post Gjermani – Rama pritet nga kryeministri i BavarisĂ«, Söder appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TIA: Nisin fluturime direkte TiranĂ« – Amsterdam, çdo tĂ« martĂ« dhe tĂ« shtunĂ«

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar “NĂ«nĂ« Tereza” nĂ« TiranĂ« njoftoi sot se nisi fluturimi i parĂ« direkt nga Rinasi drejt Amsterdamit (HolandĂ«), me kompaninĂ« “TUI fly”.

TIA bën të ditur se, nga kjo javë, çdo të martë dhe të shtunë, do të udhëtohet për në Amsterdam, drejt qytetit të mullinjve me erë, tulipanëve dhe kanaleve ikonike.

Përmes TIA-s udhëtimet dhe linjat e reja direkte, bëhen më të thjeshta, ndërsa destinacionet po shtohen çdo herë.

Hyrja e linjës së re të fluturimit në tregun shqiptar është pjesë e një tendence më të gjerë të interesit në rritje nga kompanitë ndërkombëtare, duke reflektuar atraktivitetin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe investimi.

Kjo linjë e re pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e turizmit hyrës nga Holanda dhe Evropa Perëndimore, veçanërisht gjatë sezonit veror.

/r.e//a.f/

The post TIA: Nisin fluturime direkte TiranĂ« – Amsterdam, çdo tĂ« martĂ« dhe tĂ« shtunĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Shkatërrimi i ekonomive të banorëve të Thethit, i paprecedent

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha gjatĂ« konferencĂ«s sĂ« sotme pĂ«r shtyp dĂ«noi atĂ« qĂ« e cilĂ«soi aksion tĂ« qeverisĂ« ndaj banorĂ«ve tĂ« Thethit,  “akt shtetĂ«ror terrori” dhe njĂ« nga veprimet mĂ« tĂ« rĂ«nda nĂ« historinĂ« e vendit.

“DĂ«noj me forcĂ«n mĂ« tĂ« madhe aktet e terrorit shtetĂ«ror, krimit shtetĂ«ror tĂ« kryer ndaj banorĂ«ve tĂ« Thethit dhe kĂ«rkoj ndĂ«rprerjen e kĂ«tij terrori”, tha Berisha, teksa kĂ«rkoi, “dĂ«mshpĂ«rblimin e tĂ« gjitha banesave tĂ« prishura, tĂ« premtuara se do legalizohen”.

Sipas tij, “çdo gjĂ« bĂ«het pĂ«r tĂ« mbuluar funeralin elektoral tĂ« 11 majit apo farsĂ«n elektorale tĂ« 11 majit”.

“Terrori shtetĂ«ror, dhuna dhe shkatĂ«rrimi i ekonomive tĂ« banorĂ«ve tĂ« Thethit Ă«shtĂ« njĂ« nga aktet mĂ« tĂ« rĂ«nda, mĂ« tĂ« paprecedentĂ« nĂ« historinĂ« e njĂ« vendi”, tha Berisha.

“ShqiptarĂ«t duhet ta dinĂ« se nĂ« Theth absolutisht nuk ekziston absolutisht asnjĂ« pĂ«llĂ«mbĂ« tokĂ« e xanun, jo nĂ« Theth, po as nĂ« veri askund sepse tokĂ«n ata e kanĂ« trashĂ«gimi shekullore tĂ« paraardhĂ«sve tĂ« tyre dhe nuk kanĂ« marrĂ« kurrĂ« asnjĂ« pĂ«llĂ«mbĂ« tokĂ« tĂ« tjetĂ«rkujt apo tokĂ« tĂ« askujt. Ka edhe toka tĂ« askujt, mera quhen, toka publike”, tha Berisha.

“Kreu njĂ« aksion urrejtje tĂ« papĂ«rmbajtur ndaj njerĂ«zve qĂ« kishin shfrytĂ«zuar pronĂ«n e vet pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar pasi i kishte autorizuar, pasi ai dhe kreu i BashkisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s, nĂ« njĂ« seri deklaratash i kishin garantuar se do legalizoheshin dhe do marrin lejet e legalizimit. Pasi u kishte kĂ«rkuar qĂ« tĂ« ftojnĂ« njerĂ«zit e tyre nĂ« emigracion tĂ« vijnĂ« dhe tĂ« investojnĂ« nĂ« Theth, Edi Rama u soll ndaj Thethit si njĂ« shkatĂ«rrimtar”, shtoi Berisha.

Sipas Berishës, qeveria nuk ka investuar në 12 vite në qarqet e veriut.

“Po tĂ« heqim RrugĂ«n e Arbrit, e pĂ«rfunduar mĂ« shumĂ« se gjysma gjatĂ« qeverisjes sonĂ«, por nĂ« fakt investimet janĂ« tĂ« barabarta me ato tĂ« njĂ« rrethi tĂ« vetĂ«m tĂ« kategorisĂ« sĂ« tretĂ« nĂ« zonat e tjera tĂ« vendit”, tha Berisha.

/gj.m/j.p/

The post Berisha: Shkatërrimi i ekonomive të banorëve të Thethit, i paprecedent appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapet me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 40-vjeçari

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ ShĂ«rbimet e PolicisĂ« Kufitare nĂ« PikĂ«n e Kalimit Kufitar KakavijĂ« kanĂ« konstatuar dhe sekuestruar njĂ« shumĂ« prej 14 mijĂ« eurosh, tĂ« cilat njĂ« shtetas tentonte t’i nxirrte nga ShqipĂ«ria pa i deklaruar, nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin.

GjatĂ« kontrollit tĂ« ushtruar nĂ« çantĂ«n e shtetasit O. K., 40 vjeç, banues nĂ« Fier, u gjetĂ«n tĂ« fshehura 14 mijĂ« euro tĂ« padeklaruara. Shuma u sekuestrua nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ndaj 40-vjeçarit ka nisur procedimi penal nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “Mosdeklarimi nĂ« kufi i tĂ« hollave dhe i sendeve me vlerĂ«â€.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/a.f//r.e/

The post Kapet me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 40-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis aksioni për produktet ushqimore dhe bujqësore, edhe fermerët me faturë fiskale (E-fatura)

Pas nisjes së aksionit për formalizimin e tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministraj e bujqësisë, kanë dhënë detaje se si do të veprojnë subjektet për lëshimin e faturave.

Sipas ministrit Malaj detyrimin për raportimin e çdo transaksioni shitjeje në sistemin e faturimit elektronik e ka çdo subjekt.

“Faturim i detyrueshĂ«m pĂ«r produktet ushqimore dhe bujqĂ«sore.

Ka hyrë në fuqi detyrimi për lëshimin e faturës tatimore për çdo shitje të produkteve ushqimore, përfshirë ato bujqësore dhe blegtorale, edhe nga fermerët.

Ministria e Financave, Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural dhe Administrata Tatimore pĂ«rmes kĂ«tij aksioni tĂ« pĂ«rbashkĂ«t synojnĂ« tĂ« rrisin transparencĂ«n, tĂ« forcojnĂ« sigurinĂ« ushqimore dhe tĂ« ulin informalitetin nĂ« sektor. Çdo transaksion duhet tĂ« raportohet pĂ«rmes sistemit tĂ« faturimit elektronik (E-fatura)”.

Sipas Ligjit Nr. 87/2019 “PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit”, neni 6, pika 3; neni 7, pika 2 dhe neni 9, tatimpaguesit duhet qĂ«:

1- Çdo artikull blegtoral dhe bujqĂ«sor qĂ« disponojnĂ« dhe tregtojnĂ« ta shoqĂ«rojnĂ« me faturĂ« tĂ« fiskalizuar tĂ« blerjes, nĂ« tĂ« cilĂ«n tĂ« identifikohet dukshĂ«m dhe qartĂ« shitĂ«si, si rrjedhojĂ« edhe origjina e produktit.

2- Çdo artikull qĂ« tregtojnĂ« ndaj konsumatorit final ta shoqĂ«rojnĂ« me faturĂ« tĂ« fiskalizuar, ku tĂ« jenĂ« pasqyruar saktĂ« dhe dukshĂ«m emĂ«rtimi dhe çmimi i produktit.

“Kjo nismĂ« garanton sigurinĂ« mbi origjinĂ«n dhe pĂ«rbĂ«rjen e produkteve ushqimore, pĂ«r tĂ« mundĂ«suar mbĂ«shtetje fiskale pĂ«r fermerĂ«t qĂ« zgjedhin tĂ« formalizohen, si dhe pĂ«r tĂ« rritur konkurrueshmĂ«rinĂ« e produkteve shqiptare nĂ« tregun e brendshĂ«m dhe atĂ« tĂ« eksportit.
Kjo nismë përfshin:
– Çdo operator i biznesit ushqimor, pĂ«rfshirĂ« fermerĂ«t qĂ« tregtojnĂ« prodhimin e tyre, do tĂ« jetĂ« i detyrueshĂ«m tĂ« lĂ«shojĂ« faturĂ« tatimore pĂ«r çdo shitje.
– Faturimi elektronik (E-fatura) do tĂ« jetĂ« forma standarde e raportimit dhe do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« uljen e informalitetit dhe garantojĂ« gjurmueshmĂ«rinĂ« e tyre.
– Subjektet qĂ« tregtojnĂ« produkte ushqimore pa faturĂ« do tĂ« jenĂ« objekt i kontrollit dhe ndĂ«shkimeve sipas ligjit nr. 9920, datĂ« 19.5.2008 “PĂ«r procedurat tatimore”, tha minsitrja Denaj.

 

The post Nis aksioni për produktet ushqimore dhe bujqësore, edhe fermerët me faturë fiskale (E-fatura) appeared first on Revista Monitor.

GJKKO dënon me 2 vjet e 4 muaj burgim për korrupsion ish-shefin e antidrogës në Durrës

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Gazmir Preçi, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Korrupsioni pasiv i personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike” dhe dĂ«nimin e tij me 2 vjet e 4 muaj burgim.

Ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi u arrestua me urdhër të SPAK dhe kërkesë të AMP, për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Ai ka rënë në pranga me urdhër të SPAK, pas një skemë gjobëvënie ndaj një biznesmeni në qytetin bregdetar të Durrësit.

GJKKO njoftoi sot se, Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar ka paraqitur pranĂ« GjykatĂ«s kĂ«rkesĂ«n pĂ«r dĂ«rgimin pĂ«r gjykim, tĂ« tĂ« pandehurit Gazmir Preçi, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Korrupsioni pasiv i personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike”.

Gjykimi i kĂ«saj Ò«Ă«shtje u zhvillua me rregullat e gjykimit tĂ« shkurtuar.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« gjykimit, Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjyqtarĂ«t Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi, vendosi deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Gazmir Preçi, pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Korrupsioni pasiv i personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike” dhe dĂ«nimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar GJKKO vendosi uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Gazmir Preçi me 2 vjet e 4 muaj burgim.

Gjithashtu u vendos heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Gazmir Preçi për 5 vjet.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gazmir Preçi do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit në flagrancë të tij, datë 15 gusht 2024 dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.

/gj.m/j.p/

 

 

The post GJKKO dënon me 2 vjet e 4 muaj burgim për korrupsion ish-shefin e antidrogës në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌