Policia greke ka zbardhur operacionin e iniciuar nga zbardhja e komunikimeve nĂ« platformat âSky ECCâ dhe âEncrochatâ tĂ« zhvilluar ditĂ«n e djeshme.
Në operacionin ku morën pjesë dhe forcat speciale greke EKAM, 24 persona janë arrestuar ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në dosjen hetimore janë të përfshirë 15 shtetas shqiptarë (njëri i vdekur), disa shtetas grekë dhe shtetas nga Rusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Kina, të cilët ishin pjesë e 4 grupeve kriminale.
Grupet kriminale ishin të përfshira në trafik dhe shpërndarje droge marijuanë dhe kokainë dhe pastrim parash, ndërsa ndaj tyre ka akuza edhe për armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit u zbulua gjithashtu edhe një laborator i kultivimit të bimëve narkotike. Sipas policisë, këto grupe trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja, kryesisht përmes mjeteve që transportonin materiale të ligjshme, shpërndanin drogë në Greqi si dhe transportonin apo pastronin paratë e fituara nga veprimtaritë e paligjshme.
Gjatë hetimeve janë arritur të zbulohen 106 episode që lidhen me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, të sasisë totale 1 ton 784 kg marijuanë dhe 43 kg 700 gram kokainë apo transportin dhe pastrimin e parave si dhe tentativa e vrasjes ndaj shtetasit Ari Papa, ndodhur më 26 shkurt 2021 në Greqi. Llogaritet që nga trafiku dhe shpërndarja e drogës të jenë qarkulluar rreth 8 milionë e 455 mijë euro.
Gjatë kontrolleve të kryera ditën e djeshme në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 9.5 kg marijuanë (një pjesë e llojit SKUNK), 1450 bimë narkotike cannabis sativa, rreth 1.3 kg kokainë, 4 pistoleta, 1 cifte, 463 fishekë, 1 silenciator, 1 tytë arme, 6 krehëra, 16 thika, 2 shkopa, 1 përforcues grushti, 1 shkop metalik, 17 lëndë poroteknike, 6 peshore, 1 grirës droge, materiale për vjedhje, 1 orë e shtrenjtë, 49 celularë, 4 lap top, 3 tableta, 1 kartë identiteti false, 1 numërues kartmonedhash, 1 hard disk, mbi 30 automjete, 7 motorra, 475.300 euro, 7.400 lekë shqiptare, 160 dollarë australianë, 2 senti ganeze, 140 slot polake, 160 dirham të Emirateve të Bashkuara Arabe, 1 lirë floriri.
Të dyshuarit jetonin kryesisht në banesa luksoze dhe udhëtonin me automjete të shtrënjta, me të ardhura kryesisht nga veprimtaritë e paligjshme.
Sipas policisë greke një grup kriminal drejtohej nga shqiptarët Denis Grabocka dhe Andon Salati, një tjetër drejtohej nga Aleksandër Sadikaj (i vrarë në Shqipëri në vitin 2022), një tjetër nga Aleksandro Pando ndërsa grupi i katërt nga greku Dhionisio Siountri.
Grupet kriminale:
Grupi âGrabocka â Salatiâ
Denis Grabocka, 36 vjec nga Korca
Andon Salati, 32 vjec nga Vlora
Aleksandër Sadikaj, 27 vjec nga Memaliaj
Aleksandro Pando, 30 vjec nga Vlora
Meriol Grabocka, 39 vjec nga Korca
Andrea Salati, 65 vjec nga Vlora
Kostandin Salati, 37 vjec nga Vlora
Enea Pando, 35 vjec nga Vlora
Ermal Loli, 37 vjec nga Tirana
Armand Kola, 32 vjec
Gjithashtu anĂ«tarĂ« ishin edhe 9 grekĂ«, 1 moldave, 1 gjeorgjian, 1 rus dhe 13 pĂ«rdorues tĂ« paidentifikuar tĂ« âSky ECCâ dhe âEncrochatâ.
Grupi âAleksandĂ«r Sadikajâ
Aleksandër Sadikaj, 27 vjec nga Memaliaj
Viktorio Qytyku, 30 vjec
Elson Hajredini, 34 vjec
Si dhe njĂ« pĂ«rdorues i paidentifikuar i aplikacionit âSky ECCâ
Grupi âAleksandro Pandoâ
Aleksandro Pando, 30 vjec nga Vlora
Nikolla Pando, 64 vjec nga Vlora
Enea Pando, 35 vjec nga Vlora
Si dhe 5 pĂ«rdorues tĂ« paidentifikuar tĂ« aplikacionit âSky ECCâ, 2 prej tĂ« cilĂ«ve anĂ«tarĂ« edhe nĂ« grupin âGrabocka â Salatiâ.
1.Grupi kriminal âDhionisiou Siountriâ
Përbëhej nga 2 shtetas grekë dhe 3 të paidentifikuar.
NĂ«n akuzĂ«n e pastrimit tĂ« parave ka rĂ«nĂ« nĂ« pranga edhe Eglantina Pando, 57 vjeç si dhe njĂ« greke e njĂ« kinez, ndĂ«rsa njĂ« pĂ«rdorues i aplikacionit âEncrochatâ qĂ« kryente transport parash me sistemin âHaĂ«alaâ Ă«shtĂ« i paidentifikuar.
Gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë për vepra të tjera penale edhe Marjus Pashaj, 28 vjeç nga Delvina dhe një shtetase greke.
SHQIPTARĂT E PĂRFSHIRĂ:
VDEKUR:
Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç nga Memaliaj
ARRESTUAR:
Denis Grabocka, 36 vjeç nga Korça
Meriola Grabocka, 39 vjeç nga Korça
Andon Salati, 32 vjec nga Vlora
Kostandin Salati, 37 vjeç nga Vlora
Andrea Salati, 65 vjeç nga Vlora
Enea Pando, 35 vjeç nga Vlora
Aleksandro Pando, 30 vjeç nga Vlora
Nikolla Pando, 64 vjec nga Vlora
Englantina Pando, 57 vjeç
Ermal Loli, 37 vjeç nga Tirana
Armand Kola, 32 vjeç
Marjus Pashaj, 28 vjec nga Vergo, Delvinë
NĂ KĂRKIM
Elson Hajredini, 34 vjeç
Viktorio Qytyku, 30 vjeç
The post âSky ECCâ nĂ« Greqi/ 14 shqiptarĂ« tĂ« arrestuar pĂ«r trafik droge appeared first on Lapsi.al.