Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

AlbChrome përballet me protesta: Minatorët e Bulqizës kërkojnë rritje pagash

Prej disa ditësh minatorët e Bulqizës në kompaninë Albchrome po protestojnë për rritjen e pagës. Atyre u është premtuar rritje pagash që prej muajit janar, por kjo nuk ka ndodhur. Për këtë ata bojkotuan punën në mars.

Kompania u kërkoi më tepër kohë dhe tani, në muajin korrik, minatorët gjenden sërish përballë së njëjtës situatë.

Përgjatë këtyre muajve, ata janë ulur disa herë në bisedime me kompaninë, por, sikurse shprehen për Citizens.al: muajt kaluan dhe asgjë nuk po bëhej.

Minatorët kërkojnë plotësimin e premtimit për një rritje page me 10%, teksa kompania Albchrome u ka njoftuar punëtorëve se do të aplikojë një rritje page në masën 5%. Sipas tyre, kjo rritje është e pamjaftueshme.

Javën e kaluar, të mërkurën, një përfaqësi minatorësh u ulën sërish në bisedime me kompaninë për të gjetur një zgjidhje dhe dolën me një vendim për t’i dhënë kohë deri në fund të korrikut. Por ky afat i dakordësuar mes palëve ka tensionuar situatën mes punëtorëve të tjerë që nuk ishin pjesë e mbledhjes.

Mes tensionit, minatori Altin Kola e ka grisur këtë shkresë, dhe kjo ka bërë që ai të pushohet nga puna.

Përmes një shkrese, të firmosur nga administratori turk, Cemil Acar, minatorit iu bë me dije se është pushuar nga puna pasi ka “dëmtuar materiale zyrtare të kompanisë duke ndikuar në përshkallëzimin e marrëdhënieve me punëmarrësit”.

Pushimi nga puna i minatorit Kola ka intimiduar minatorët. Njëri prej tyre i tha Citizens se janë të frikësuar të flasin në këto momente, pasi mund t’i heqin edhe ata nga puna.

“Jemi pjesa më e madhe me kredi, dhe kompania na ka marrë firma me presion për të shkuar në punë, për të mos e vazhduar grevën [protestën]. Kush nuk firmoste, nuk pranohej më në punë”, tha një prej minatorëve për Citizens, i cili kërkoi të mos përmendej me emër.

Ai u shpreh se këtë shkresë të kompanisë e kanë firmosur, pasi “shumica mezi mbyllin muajin, janë me borxhe”.

Një tjetër minator u shpreh përmes një bisede telefonike se kërkesa e tyre është minimale.

“Kërkojmë një rritje page me 10%, çmimet janë rritur dhe nuk i përballojmë dot me rrogat tona, kushte më të sigurta në punë dhe pagesën për ditët e pushimit kemi kërkuar”, u shpreh minatori.

Ai tha se janë ende në bisedime me kompaninë, dhe i kanë dhënë afat deri në fund të muajit.

Kompania Albchrome është kritikuar shpesh për kushte të vështira pune dhe mungesë sigurie, gjë që ka sjellë aksidente, disa edhe fatale.

Minierat e Bulqizës janë ndër burimet më të mëdha të kromit në Shqipëri. Ato u gërmuan gjerësisht pas vitit 1948, duke u lidhur me uzinat e pasurimit dhe ferro-kromit në Burrel e Elbasan, por me rrëzimin e diktaturës dhe vështirësitë ekonomike të viteve 1990-2000, ato u dhanë me koncesion.

Minierat dhe uzinat iu dhanë fillimisht grupit italian Darfo, më pas një grupi austriako-rus, – DCM Deco-Metal dhe Terwngo – grupit Balfin e më tej kompanisë turke të Yildirim International Mining (YIM).

Protestat e fundit tregojnë se problemet për punonjësit e minierave të Bulqizës nuk janë zgjidhur.

Lexoni gjithashtu:

The post AlbChrome përballet me protesta: Minatorët e Bulqizës kërkojnë rritje pagash appeared first on Citizens.al.

Punëtorë të lënduar në dy aksidente minerare në Bulqizë dhe Martanesh

Dy aksidente në minierat e kromit në Bulqizë dhe Martanesh rikthejnë në vëmendje mungesën e sigurisë në sektorin minerar. Ngjarjet ndodhën më 29 dhe 27 maj, por u raportuan më vonë nga policia.

I.D, 40 vjeç, u plagos në Martanesh të enjten, më 29 maj, teksa policia e raportoi ngjarjen sot. Ajo tha për mediat se “40-vjeçari u lëndua në këmbë gjatë punës” dhe “ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”.

Njësoj, me 24 orë vonesë, policia raportoi dhe aksidentin e së martës, ndodhur në galeritë e Bulqizës, ku mbeti i lënduar A.N, 40 vjeç. Policia tha se ai u godit nga një masiv gurësh teksa ndodhej nëntokë, por që aktualisht gjendet në spital pa rrezik për jetën.

Aksidentet në sektorin minerar kanë qenë të shpeshta ditët e fundit. Po të martën, më 27 maj, në minierën e Katjelit në Përrenjas humbi jetën Saimir Bego, 57 vjeç, me profesion minator.

Ai u zu nga një masiv minerar që u shkëput në galerinë ku po punonte.

Në fillim të muajit maj, për një javë rresht, 29 vjeçari Ardit Beshiri, punëtor pranë fabrikës së pasurimit të kromit në zonën e Bulqizës u shpall i humbur.

Trupi i tij u gjet  pas disa ditësh kërkimi, ndërkohë që familjarët ngritën akuza ndaj autoriteteve për neglizhencë dhe mungesë logjistike.

Më shumë se 65 punëtorë kanë humbur jetën në dy vitet e fundit, shumica në sektorin minerar dhe atë të ndërtimit. Sektorët me shkeljet më të rënda të standardeve të sigurisë në punë.

Po gjatë muajit maj, Abaz Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç, humbën jetën në kantierin e ndërtimit të një hidrocentrali në fshatin Holtë në Gramsh.

Shumica e aksidenteve lidhen me mungesën e kontrolleve nga institucionet, mbikëqyrjes teknike, kushtet e amortizuara të galerive, logjistikës, apo mungesës së pajimeve dhe trajnimeve për sigurinë.

Lexo gjithashtu:

The post Punëtorë të lënduar në dy aksidente minerare në Bulqizë dhe Martanesh appeared first on Citizens.al.

Shkarkimi nga puna i minatorit pas protestës, Albchrome akuzohet për hakmarrje

Altin Kola, një prej minatorëve të Minierës së Kromit në Bulqizë dhe pjesë e grupit përfaqësues të punëtorëve në bisedimet me kompaninë Albchrome, është pushuar nga puna me një vendim të menjëhershëm. “Më hoqën nga puna, më kanë hequr bukën e fëmijëve. Jam vetë i katërti në familje dhe e ardhura e vetme ishte rroga […]

The post Shkarkimi nga puna i minatorit pas protestës, Albchrome akuzohet për hakmarrje appeared first on Reporter.al.

Urdhri i kryeministrit Rama, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Pas urdhrit të kryeministrit Rama në Bashlinë e Bulqizës kanë dhënë dorëheqjen 8 Administratorë të njësive përfshirë edhe qytetit.

Ndërkohë dorëheqjen kanë dhënë edhe dy Nënkryetarët si dhe drejtorët e drejtorive që i përkasin bashkisë.

Në Bashkinë Klos nuk kanë dhënë dorëheqjen 4 Administratorët dhe Nënkryetari pasi janë në proces akoma për dorëheqjen.

Në proces të dorëheqjes së administratorëve të nënkryetarëve dhe drejtorëve vijonë edhe në Bashkinë Dibër.

Në bashinë Mat kanë dhënë dorëheqjen 8 Administratorët e njësive si dhe një Nënkryetar pasi Nënkryetari tjetër pason detyrën e kryetarit të Bashkisë pas dorëheqjes së ish kryetarit Agron Malaj i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Nuk ka shkarkime sa i përket drejtorëve pasi në vjeshtë Bashkia Mat do të ketë zgjedhje të parakohshme për zgjedhje të kryetarit të ri për Bashki.

Po ashtu, pas dorëheqjes se 9 administratorëve të bashkisë Gramsh dje, sot kane dhënë dorëheqjet të gjithë drejtorët e bashkisë dhe përgjegjësit në varësi të tyre.

Sa i përket nënkryetarëve, njëra është e sapo emëruar, një muaj në detyre, ndërsa nënkryetari tjetër ësht5ë në prag pensioni./tch/

The post Urdhri i kryeministrit Rama, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend appeared first on Telegrafi.

Përfshihet nga flakët mali Vlashaj në Bulqizë

Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme malin Vlashaj, mbi fshatin Shupenzë, në Bulqizë. Era e fortë ka favorizuar flakët dhe ka bërë që zona të jetë e rrezikuar dhe vatra të zgjerohet më tej. Po ashtu situata kritike vazhdon të mbetet edhe në Lurë, ku flakët kanë përfshirë pyjet me pishë, ah dhe […]

The post Përfshihet nga flakët mali Vlashaj në Bulqizë appeared first on BoldNews.al.

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar

✇Albeu
By: M C

Një aksident rrugor u shënua këtë pasdite në Bulqizë, në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re, ku dy automjete tip “Mercedes-Benz” u përplasën me njëra-tjetrën.

Për pasojë, janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Të dyja makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa përplasja ka rrezikuar edhe kalimtarët në trotuar dhe një shitës pranë vendit të ngjarjes.

Sipas banorëve të zonës, në këtë kryqëzim mungon sinjalistika rrugore, pavarësisht lëvizjes së dendur të automjeteve dhe kalimtarëve. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit kanë nisur.

The post Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar appeared first on Albeu.com.

21 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, ndërsa pesë prej tyre mbeten ende aktive. Zjarret janë përhapur kryesisht në zona me shkurre, pyje dhe bimësi të dendur, duke djegur mbi 91 hektarë sipërfaqe dhe rreth 20 rrënjë ullinj. Aktualisht, vatra aktive raportohen në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan […]

The post 21 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura appeared first on BoldNews.al.

Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës

Prej dy ditësh, minatorët e Bulqizës kanë nisur një protestë, duke kërkuar rritje page dhe përmirësim të kushteve të punës. Ata shprehen se po kërkojnë zbatimin e një premtimi të dhënë nga kompania Albchrome që në muajin mars, për një rritje page prej 10%. Jetmir Ahmeti një nga minatorët protestues tha se janë ngritur në […]

The post Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës appeared first on Reporter.al.

22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive

22 vatra zjarri u raportuan në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga të cilat 20 janë shuar dhe 2 vijojnë të mbeten aktive. Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatin Hoshtimë të bashkisë Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës në Bulqizë. Ndërkohë janë shuar vatrat në: Fshatin Zvërnec, njësia administrative Qendër, […]

The post 22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive appeared first on BoldNews.al.

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

Një nismë e qeverisë për të shndërruar një zonë ushtarake në Bulqizë në hotele dhe lokale, duke e quajtur Parku Retro, do të “hajë” edhe plot 2.7 milionë euro, duke e çuar koston totale në plot 6 milionë euro. Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “biznesmeni” Dritan Agolli nuk e ka harruar që në çdo […]

The post Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?! appeared first on BoldNews.al.

Pasoja të rënda për banorët/ Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave

Prej më shumë se shtatë dekadash, jeta e qytetit të varfër të Bulqizës në verilindje të Shqipërisë është e lidhur ngushtësisht me kromin. Mbi 120 subjekte ose 22 për qind e të gjitha lejeve minerare të vendit e kanë përqendruar aktivitetin e tyre në minierën e Bulqizës – e cila është njëherazi punëdhënësja më e […]

The post Pasoja të rënda për banorët/ Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave appeared first on BoldNews.al.

Reshje të dendura shiu edhe në Bulqizë, vështirësi qarkullimi në rrugët nacionale dhe rurale

✇Albeu
By: M C

Edhe Bulqiza është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta duke bërë që uji të vërshojë në pedonale, kjo edhe për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese.

Megjithatë jo vetëm reshjet kanë sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e rrugëve nacionale dhe ato ruale.

Aktualisht nuk raportohen dëme në Bujqësi.

The post Reshje të dendura shiu edhe në Bulqizë, vështirësi qarkullimi në rrugët nacionale dhe rurale appeared first on Albeu.com.

Merr flakë makina në Bulqizë, shpëton shoferi dhe pasagjerët

Një ngjarje është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor të rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Pishat në Bulqizë, ku një makinë tip Benz ka marrë flakë gjatë ecjes.

Fillimisht flakët kanë nisur në pjesën pasme të makinës dhe më pas kanë depërtuar edhe në pjesën e parë të makinës.

Fatmirësisht shoferi dhe pasagjerët që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin nga makina ku dhe kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë.
Sipas policisë lokale të Bulqizës e cila ka nisur hetimet, bëhet më dije se nuk ka asnjë të lënduar, vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë shkëndijë elektrike në rrjetin e impiantit të makinës.

The post Merr flakë makina në Bulqizë, shpëton shoferi dhe pasagjerët appeared first on Lapsi.al.

Shkrumbohet makina në Bulqizë, shpëton shoferi dhe pasagjerët

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor të rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Pishat në Bulqizë, ku një makinë tip Benz ka marrë flakë gjatë ecjes.

Fillimisht flakët kanë nisur në pjesën pasme të makinës dhe më pas kanë depërtuar edhe në pjesën e parë të makinës.

Fatmirësisht shoferi dhe pasagjerët që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin nga makina ku dhe kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë.
Sipas policisë lokale të Bulqizës e cila ka nisur hetimet, bëhet më dije se nuk ka asnjë të lënduar, vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë shkëndijë elektrike në rrjetin e impiantit të makinës.

The post Shkrumbohet makina në Bulqizë, shpëton shoferi dhe pasagjerët appeared first on Albeu.com.

Bulqizë/ Makina merr flakë gjatë ecjes, shpëton shoferi dhe pasagjerët

Një makinë tip Benz ka marrë flakë gjatë ecjes pasditen e sotme në aksin rrugor të rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Pishat në Bulqizë, Fillimisht flakët kanë nisur në pjesën e pasme të makinës dhe më pas kanë depërtuar edhe në pjesën e parë të makinës. Fatmirësisht shoferi dhe pasagjerët që ndodheshin në makinë kanë […]

The post Bulqizë/ Makina merr flakë gjatë ecjes, shpëton shoferi dhe pasagjerët appeared first on BoldNews.al.

Makina shpërthen në flakë në ecje, zbardhen dyshimet e para

Një makinë tip Benz ka marrë flakë gjatë ecjes pasditen e sotme në aksin rrugor të rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Pishat në Bulqizë,

Fillimisht flakët kanë nisur në pjesën e pasme të makinës dhe më pas kanë depërtuar edhe në pjesën e parë të makinës.

Fatmirësisht shoferi dhe pasagjerët që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin nga makina ku dhe kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë.

Sipas policisë lokale të Bulqizës e cila ka nisur hetimet, bëhet më dije se nuk ka asnjë të lënduar, vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë shkëndijë elektrike në rrjetin e impiantit të makinës.

The post Makina shpërthen në flakë në ecje, zbardhen dyshimet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Bulqizë, AAPSK dhuron automjet për shërbimet sociale në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka transferuar me kalim kapitali pa pagesë një automjet në favor të bashkisë Bulqizë, për t’u përdorur në ofrimin e shërbimeve të specializuara për fëmijët me aftësi ndryshe në zonat e thella të kësaj bashkie.

Automjeti, pjesë e flotës së pasurive të konfiskuara që administrohen nga AAPSK, do të vihet në funksion të projektit social të mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që ka për synim ofrimin e terapive dhe shërbimeve të kujdesit në banesë për fëmijë me aftësi të kufizuara.

E pranishme në ceremoninë e dorëzimit të automjetit, kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja falënderoi Komitetin Ndërinstitucional për masat kundër krimit të organizuar për gatishmërinë e treguar për të mbështetur këtë nismë sociale dhe theksoi se institucioni që drejton mbetet i angazhuar për të kontribuar në ndihmë të komunitetit dhe shtresave në nevojë.

Kryetarja e bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri vlerësoi AAPSK për ndihmën dhe theksoi se mjeti i transportit do të jetë shumë i vlefshëm për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi ndryshe, sidomos atyre që jetojnë në zonat e thella të bashkisë Bulqizë.

Kjo mbështetje për bashkinë Bulqizë do të ndihmojë në përmirësimin e aksesit në shërbime për rreth 50 fëmijë, të cilëve u ofrohet ndihmë e drejtpërdrejtë në ambientin ku jetojnë, përmes një ekipi profesionistësh lëvizës.

Ky akt i AAPSK është një shembull konkret i kthimit të pasurive të konfiskuara në funksion të mirëqenies sociale dhe mbrojtjes së grupeve në nevojë, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Automjeti do të përdoret ekskluzivisht për qëllime sociale dhe do të mbajë logon e AAPSK, bashkisë Bulqizë dhe partnerit implementues, Fondacionit Joscelyn. /a.gj/j.p/

1 nga 3

The post Bulqizë, AAPSK dhuron automjet për shërbimet sociale në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Murtaja prek një fermë në Martanesh, ngordhin mbi 150 krerë bagëti

✇Albeu
By: M C

Një vatër e sëmundjes së murtajës është zbuluar në një fermë bagëtish të imta në fshatin Val, Martanesh, në zonën e Bulqizës. Deri më tani, sëmundja ka shkaktuar ngordhjen e mbi 150 krerëve, ndërsa rrezikohen edhe pjesa tjetër e tufës që numëron rreth 700 krerë.

Autoritetet lokale janë alarmuar dhe kanë nisur menjëherë specialistët e Drejtorisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Dibër, si dhe ekipet veterinare të qarkut dhe të bashkisë Bulqizë për të marrë masat e nevojshme në terren.

Ekipet janë duke kryer kontrollin, dezinfektimin dhe procedurat për kufizimin e përhapjes së sëmundjes, ndërkohë që po vlerësohet edhe gjendja e tufës së mbetur.

The post Murtaja prek një fermë në Martanesh, ngordhin mbi 150 krerë bagëti appeared first on Albeu.com.

Rasti i dytë në vend: Dyshohet shpërthim i murtajës tek delet dhe dhitë në Bulqizë

Më shumë se 150 krerë dhish dhe delesh kanë ngordhur në një fermë në fshatin Val, në Njësinë Administrative Martanesh të Bulqizës. Autoritetet veterinare janë në alarm, pasi dyshohet për një shpërthim të murtajës së ruminantëve të vegjël, një sëmundje tepër ngjitëse që rrezikon të gjithë tufën me 700 krerë në pronësi të blegtorit Bajram Mata.

Mostrat janë dërguar për analizë në laboratorin qendror në Tiranë, ndërsa konfirmimi zyrtar për shkakun e ngordhjeve pritet të vijë brenda pak ditësh.

Ky është rasti i dytë i dyshuar në vend, pas shpërthimit të konfirmuar më 3 qershor në një fermë në Postribë të Shkodrës. Si pasojë, në Shkodër dhe Malësinë e Madhe është ndaluar çdo lëvizje e bagëtive dhe janë eliminuar kafshët e infektuara.

The post Rasti i dytë në vend: Dyshohet shpërthim i murtajës tek delet dhe dhitë në Bulqizë appeared first on iconstyle.al.

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin mbi 150 bagëti të imta

Të paktën 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në një nga fermat në fshatit Val të Njësisë administrative Martanesh të Bashkisë Bulqizë, ku është shfaqur sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël te bagëtitë. Ndërkohë, shërbimi veterinar Dibër ka kryer inspektimin pranë kësaj ferme në pronësi të blegtorit Bajram Mata, ku janë konstatuar rreth […]

The post Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin mbi 150 bagëti të imta appeared first on BoldNews.al.

❌