Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”

Nëse tallesh me udhëheqësit politikë të vendit, apo nëse guxon t’i përçmosh apo t’i përbuzësh ata apo simbolet jofrymore të shtetit, nëse guxon të thuash një fjalë të keqe kundër personave  që kanë statusin ligjor “Dëshmor i atdheut”, rrezikon të dënohesh me deri katër vjet burg ndërsa nëse një sakrilegj i tillë kryhet nga “subjekti […]

The post Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit” appeared first on Reporter.al.

EMRI/ Këshilli i Ministrave emëron drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve

✇Albeu
By: M C

Gjatë një mbledhje ditën e sotme, Këshilli i Ministrave, ka emëruar drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Sipas vendimit, në ketë pozicion është emëruar Adela Demetja, kuratore, menaxhere kulture dhe producente arti.

Ajo ka një master në “Studime Kuratoriale dhe Kritike” të Städelschule dhe Universitetit Goethe, Frankfurt/Main.

Demetja është drejtoreshë e Tirana Art Lab – Qendrës për Art Bashkëkohor, institucion i pavarur arti, të cilin e themeloi në vitin 2010.

V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Adela Demetja emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

The post EMRI/ Këshilli i Ministrave emëron drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve appeared first on Albeu.com.

Miratohet vendimi për kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin shoqërisë që do të merret me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së kanabisit në Shqipëri.

Sipas vendimit të miratuar me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për këtë proces është përzgjedhur shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a., shkruan A2.

Vendimi:

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT TË AUTORIZUAR PËR REALIZIMIN E SHENJIMIT DHE GJURMUESHMËRISË. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 34, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I: Autoriteti i autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë, sipas ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.

Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”’, thuhet në vendim.

The post Miratohet vendimi për kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Projekti Qafë Plloçë-hyrja e Pogradecit, qeveria miraton shpronësimet

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “sistemim, asfaltim i aksit rrugor Qafë e Plloçës-hyrja Pogradec dhe unaza Pogradec”.

Në vendim thuhet se shpronësimi bëhet në favor të bashkisë Pogradec.

Sipas vendimit, bashkëpronarët e pasurisë të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë”, “pemëtore”, “vresht”, “truall” dhe “apartament”, me një vlerë të përgjithshme prej 27 180 840.50 lekësh që do të përballohet nga buxheti i shtetit dhe llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.

Në njoftim cilësohet se shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3  muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia Pogradec.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/e.i/

The post Projekti Qafë Plloçë-hyrja e Pogradecit, qeveria miraton shpronësimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria miraton marrëveshjen financiare me BE

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të hënë në parim marrëveshjen e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, në kuadër të Planit Vjetor të Veprimit për vitin 2024, pjesë e Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III). Ky vendim synon forcimin e bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të përgatitjeve për anëtarësim.

Source

Koha për ndërtim/ Këshilli i ministrave miraton ndërtimin e centralit te energjisë elektrike dhe fotovoltaike

Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë.

VENDIMI

MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË FSHATIN TAÇ LARTË, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË, NGA SHOQËRIA “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, nga shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: M11821012G;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 62MË;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndertimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme, me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., ka detyrimin që:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;

ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;

iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;

v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU*

The post Koha për ndërtim/ Këshilli i ministrave miraton ndërtimin e centralit te energjisë elektrike dhe fotovoltaike appeared first on Sot News | Lajme.

Borxhet e ndërmarrjeve ushtarake shlyhen me 2.4 mln euro nga VKM/ Përfshihen uzina e Mjekësit, Gramshit dhe Kombinati Mekanik i Poliçanit

✇Albeu
By: M C

Këshilli i ministrave ka miratuar fondin me vlerë 2.4 milionë euro për shlyerjen e detyrimeve financiare të ndërmarrjeve shtetërore ushtarake. Konkretisht bëhet fjalë për Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan. Gjithashtu në vendimin e qeverisë thuhet se të gjitha detyrimet që këto ndërmarrje kanë ndaj palëve të treta do të shlyhen brenda 30 ditëve.

Vendimi:

V E N D I M PËR SHLYERJEN E DETYRIMEVE FINANCIARE NDAJ TË TRETËVE TË NDËRMARRJEVE SHTETËRORE USHTARAKE. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 25, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e Shoqërisë Shtetërore për Prodhimin dhe Tregtimin e Armëve, Municioneve, Pajisjeve dhe Teknologjive Ushtarake”, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

Shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj të tretëve, në masën 244 541 460 (dyqind e dyzet e katër milionë e pesëqind e dyzet e një mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) lekë, të ndërmarrjeve shtetërore Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan, nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, detajuar sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Efektet financiare, sipas pikës 1 të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për Ministrinë e Mbrojtjes, në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit”. Shlyerja e detyrimeve të prapambetura, sipas pikës 1 të këtij vendimi, përfundon brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij.

Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Borxhet e ndërmarrjeve ushtarake shlyhen me 2.4 mln euro nga VKM/ Përfshihen uzina e Mjekësit, Gramshit dhe Kombinati Mekanik i Poliçanit appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë

✇Albeu
By: M C

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ngritjen e një Task-Forcë të posaçme në fushën e migracionit, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Task-Forca do të drejtohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe do të përfshijë zëvendësministra nga ministritë përkatëse, si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

Detyrat kryesore të Task-Forcës përfshijnë:

Hartimin e një plani të përbashkët veprimi për zbatimin e marrëveshjes;
Ndjekjen dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme në përputhje me protokollin;
Koordinimin institucional për përballimin e situatave të paparashikuara;
Trajtimin e kërkesave të palës italiane dhe marrjen e vendimeve konkrete për zbatim.
Pjesë e Task-Forcës do të jetë edhe një sekretariat teknik, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të përfshira. Ky sekretariat do të kujdeset për organizimin e punës, koordinimin ndërinstitucional, si dhe administrimin e dokumentacionit dhe informacionit që lidhet me marrëveshjen e firmosur me Italinë për emigrantët.

Task-Forca do të qëndrojë funksionale deri në përfundimin e zbatimit të protokollit dhe do të raportojë çdo muaj pranë Ministrisë së Brendshme për ecurinë e zbatimit të tij.

VENDIM PËR NGRITJEN E TASK-FORCËS PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT DHE TË MARRËVESHJES ZBATUESE TË TIJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.20/2024, “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ngritjen e Task-Forcës për zbatimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, si dhe të marrëveshjes zbatuese të tij.
Task-Forca ka për qëllim koordinimin, ndjekjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes, në përputhje me fushën e përgjegjësisë së institucioneve të përfshira.
Task-Forca kryesohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe ka në përbërje këta anëtarë:
– Zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;

– Zëvendësministrin e Mbrojtjes;

– Zëvendësministrin e Financave;

– Zëvendësministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

– Zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë;

– Drejtorin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;

– Drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;

– Drejtorin e Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;

– Drejtorin e Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Task-Forca ka si detyrë:
a) të hartojë planin e veprimit, sipas fushave të përgjegjësive të institucioneve të përfshira, si një dokument i vetëm i miratuar;
b) të evidentojë strukturat, përgjegjësitë dhe detyrimet, në rast të situatave të paparashikuara që lindin gjatë zbatimit të protokollit dhe të marrëveshjes zbatuese të tij;
c) të garantojë mbështetjen e strukturave të angazhuara me burimet e nevojshme për përmbushjen e përgjegjësive të tyre, në zbatim të protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, si dhe të marrëveshjes zbatuese të tij;
ç) të trajtojë kërkesat dhe çështjet e përcjella nga Ambasada e Republikës së Italisë në Tiranë nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që lidhen me zbatimin e protokollit dhe të marrëveshjes zbatuese, si dhe merr vendime, të cilat i përcillen për zbatim strukturave përkatëse, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë.

Task-Forca mblidhet me kërkesë të kryetarit dhe të çdo anëtari të saj, në varësi të çështjes që shtrohet për diskutim, sipas një kalendari takimesh ose sa herë vlerësohet e nevojshme.
Task-Forca, kur e vlerëson të nevojshme, fton në mbledhjet e saj ekspertë të jashtëm ose përfaqësues nga organizata, që mbulojnë fushën e institucioneve të përfshira, për çështje që janë jashtë profilit të saj dhe opinioni i tyre bëhet pjesë e vendimmarrjes.
Anëtarët e Task-Forcës njoftojnë kryetarin për çdo problematikë dhe vendimmarrje, sipas fushës së përgjegjësisë.
Kryetari i Task-Forcës raporton çdo muaj pranë ministrit të Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.
Task-Forca mbështetet nga sekretariati teknik, i përbërë nga përfaqësues të nivelit të mesëm drejtues dhe/ose të lartë drejtues, i cili ka në përbërje:
a) përfaqësues të Drejtorisë së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut, në Ministrinë e Brendshme;
b) përfaqësues të strukturës për rendin dhe sigurinë publike, në Ministrinë e Brendshme;
c) përfaqësues nga Drejtoria Konsullore, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
ç) përfaqësues nga Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Detyrat e sekretariatit teknik janë:
a) organizimi i mbledhjeve të Task-Forcës, në përputhje me procedurat ligjore të njoftimit për mbledhjet e komisioneve të posaçme;
b) përgatitja e relacionit për çështjet në diskutim, si pjesë e dokumentacionit që do të diskutohet, dhe koordinimi me institucionet e përfshira në këtë Task-Forcë;
c) administrimi i dokumenteve të ardhura nga pala italiane dhe paraqitja e tyre Task-Forcës për shqyrtim dhe koordinim të veprimeve të mëtejshme, sipas udhëzimeve të saj;
ç) mbledhja e të dhënave dhe informacionit të ardhur nga anëtarët;

d) shkëmbimi i informacionit dhe materialeve të mbledhjes midis anëtarëve;
dh) hartimi i materialeve për kryetarin e Task-Forcës;
e) mbajtja dhe administrimi i procesverbalit të mbledhjes.
Task-Forca është funksionale deri në përfundimin e zbatimit të protokollit.
Ngarkohen titullarët e institucioneve, të përmendura në pikën 3, të këtij vendimi, që brenda 10 (dhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij, të caktojnë dhe të dërgojnë pranë Ministrisë së Brendshme emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë Task-Forcë, si dhe në sekretariatin teknik mbështetës, sipas shkronjave “c” e “ç”, të pikës 9.
Ngarkohet Task-Forca për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

The post Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ngritjen e një Task-Forcë të posaçme në fushën e migracionit, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Task-Forca do të drejtohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe do të përfshijë zëvendësministra nga ministritë përkatëse, si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Forcave të

Një hap për të drejtat e emigrantëve/ Shqipëria dhe Serbia nisin njohjen e pensioneve

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, duke hapur rrugën për njohjen reciproke të kontributeve të qytetarëve që kanë punuar në të dy vendet.

Vendimi u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Marrëveshja ka për qëllim garantimin e të drejtave të sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë dhe serbë, duke siguruar transferimin dhe njohjen e periudhave të sigurimit, përfitimeve të pensionit dhe përfitimeve të tjera të lidhura me sigurimet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe përbën një hap konkret drejt përmirësimit të mbrojtjes sociale të qytetarëve që jetojnë apo kanë jetuar dhe punuar në të dy vendet.

 

The post Një hap për të drejtat e emigrantëve/ Shqipëria dhe Serbia nisin njohjen e pensioneve appeared first on Sot News | Lajme.

Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Serbinë

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, duke hapur rrugën për njohjen reciproke të kontributeve të qytetarëve që kanë punuar në të dy vendet.

Vendimi u mor në përputhje me nenin 100 të Kushtetutës dhe ligjin nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Marrëveshja ka për qëllim garantimin e të drejtave të sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë dhe serbë, duke mundësuar transferimin dhe njohjen e periudhave të sigurimit, përfitimeve të pensionit dhe përfitimeve të tjera të lidhura me sigurimet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe përbën një hap konkret drejt përmirësimit të mbrojtjes sociale të qytetarëve që jetojnë ose kanë jetuar dhe punuar në të dy vendet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Serbinë appeared first on Euronews Albania.

Miratohet metodologjia për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut për sigurinë kibernetike

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e metodologjisë për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut të sigurisë kibernetike.

Në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit “Për sigurinë kibernetike” u vendos në mbledhjen e ditës së sotme miratimi i metodologjisë për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut të sigurisë kibernetike.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ngarkohen Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe operatorët e infrastrukturave kritike e të rëndësishme të informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /j.p/

The post Miratohet metodologjia për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut për sigurinë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet VKM për policimin vullnetar, qeveria vendos rregullat e reja

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për rregullimin e organizimit, funksionimit dhe fushës së veprimit të shërbimit të policimit vullnetar, një nismë që synon përmirësimin e sigurisë publike dhe forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, duke promovuar edhe angazhimin qytetar.
Në vendimin e publikuar bëhet me dije se “qëllimi i këtij vendimi është përmirësimi i sigurisë publike, forcimi i kapaciteteve të strukturave të Policisë së Shtetit dhe inkurajimi i angazhimit qytetar, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe komunitetit për rritjen e besimit dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.”

Policitë vullnetarë, siç saktësohet në vendim, do të kryejnë detyra të ndryshme gjatë aktiviteteve masive, duke përfshirë “ruajtjen e perimetrit të jashtëm të ambienteve ku zhvillohen aktivitetet, bashkëpunimin në postblloqe dhe pika kontrolli, drejtimin dhe disiplinimin e lëvizjeve të pjesëmarrësve, si dhe mbledhjen e informacionit me interes për Policinë e Shtetit.”

Gjithashtu, në dokument theksohet se “koha maksimale e angazhimit të policit vullnetar në shërbim nuk do të kalojë 5 orë në ditë dhe 25 orë në javë,” ndërsa “kontrata e vullnetarizmit përcakton të drejtat, detyrimet dhe kushtet për kryerjen e aktiviteteve.”
Ky shërbim synon të krijojë një urë të fortë bashkëpunimi ndërmjet komunitetit dhe Policisë së Shtetit, duke rritur sigurinë në evente me rrezik të lartë dhe duke ndihmuar në parandalimin e veprimtarive të paligjshme.

V E N D I M PËR ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN DHE FUSHËN E VEPRIMIT TË POLICIMIT VULLNETAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 128, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Ky vendim ka për objekt rregullimin e organizimit, funksionimit dhe fushës së veprimit të shërbimit të policimit vullnetar, në mbështetje të strukturave të Policisë së Shtetit. 2. Qëllimi i këtij vendimi është përmirësimi i sigurisë publike, forcimi i kapaciteteve të strukturave të Policisë së Shtetit dhe inkurajimi i angazhimit qytetar, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe komunitetit për rritjen e besimit dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 3. Policimi vullnetar është një shërbim publik, i cili përfshin veprimtaritë e kryera nga policët vullnetarë në mbështetje të strukturave vendore të Policisë së Shtetit. 4. Polici vullnetar është çdo person që plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara dhe që është pranuar në shërbimin e policimit vullnetar. 5. Kohëzgjatja ditore e vullnetarizmit është periudha kohore e angazhimit të vullnetarit në shërbimin e policimit vullnetar, e cila nuk tejkalon 5 (pesë) orë në ditë dhe 25 (njëzet e pesë) orë në javë. 6. Kontrata e vullnetarizmit është dokumenti ligjor, i lidhur ndërmjet vullnetarit dhe ofruesit të shërbimit të vullnetarizmit, i cili përcakton të drejtat, detyrimet, kushtet dhe kriteret për kryerjen e aktiviteteve dhe shërbimeve vullnetare, në përputhje me dispozitat ligjore në fuq.

The post Miratohet VKM për policimin vullnetar, qeveria vendos rregullat e reja appeared first on Sot News | Lajme.

Rama luan kartën e faljes së gjobave 2 ditë para zgjedhjeve

Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, qeveria vendosi në një mbledhje të palajmëruar që të përcaktojë procedurat për shfuqizimin e masave administrative të paekzekutuara, bazuar në një ligj të kontestuar që u miratua në dhjetor 2024, që parashikon shfuqizim të këtyre masave nga viti 2015 deri më 30 nëntor 2024. Kryemintri Edi Rama […]

The post Rama luan kartën e faljes së gjobave 2 ditë para zgjedhjeve appeared first on Reporter.al.

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ E shtuna e lamtumirës, Shqipëria e shpall ditë zie kombëtare

Këshilli i Ministrave, ka marrë një vendim për të shtunën e lamtumirës së fundit të Atit të Shenjtë për të shpallur ditë zie kombëtare.

Vendimi i Keshillit te Ministrave:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI: 

  1. Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
  2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
  3. Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.
  4. Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

The post Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ E shtuna e lamtumirës, Shqipëria e shpall ditë zie kombëtare appeared first on Sot News | Lajme.

Para të tjera për partitë politike, Këshilli i Ministrave shton fondin me 150 milionë lekë

Me qëllim mbështetjen e partive politike në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtese prej 150 milionë lekë. Sipas vendimit, efekti financiar i parashikuar do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. VENDIMI: “NJË SHTESË FONDI NË PROGRAMIN “MBËSHTETJE PËR PARTITË POLITIKE”, PËR FINANCIMIN E […]

The post Para të tjera për partitë politike, Këshilli i Ministrave shton fondin me 150 milionë lekë appeared first on BoldNews.al.

2 zona arkeologjike në Krujë shpallen pasuri të paluajtshme kulturore

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për deklarimin “pasuri kulturore të paluajtshme” të zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Krujës.

Sipas ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e zonifikimit të zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Krujës, sipas koordinatave dhe hartës së zonifikimit në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH) si edhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre.

Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi, në përputhje me ligjin nr.111/2018, “Për kadastrën”, dhe aktet nënligjore në fuqi, ndërsa Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor do të publikojë hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Krujës në Gjeoportalin Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /j.p/

The post 2 zona arkeologjike në Krujë shpallen pasuri të paluajtshme kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Andi Memeti emërohet zv.ministër i Financave

TIRANE, 20 mars/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin në detyrë të zv.ministrit të Financave, Andi Memeti.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme me propozimin e Kryeministrit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

The post Andi Memeti emërohet zv.ministër i Financave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohen detyrat dhe organizimi i Komitetit për të Dhënat Statistikore në Turizëm, organ koordinues i MTM-së

Këshilli i Ministrave vendosi sot që Komiteti për të Dhënat Statistikore në Turizëm të jetë organi koordinues pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Në vendim lexohet se në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave vendosi që Komiteti për të Dhënat Statistikore në Turizëm, është organi koordinues pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, i cili mundëson bashkëpunimin ndërinstitucional për koordinimin dhe integrimin efektiv të të dhënave statistikore, të lidhura me turizmin në nivel qendror dhe vendor.

Sipas këtij vendimi, Komiteti kryesohet nga ministri përgjegjës për turizmin dhe ka në përbërje përfaqësues në nivel të lartë drejtues nga institucionet si: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit; Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Ministria e Brendshme; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Banka e Shqipërisë; Instituti i Statistikave; Bashkitë Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan; Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit; Agjencia Kombëtare e Turizmit; Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore; Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Komiteti kryen një seri detyrash nga bashkëpunimi me institucionet përgjegjëse, pjesë e komitetit, të cilat merren me procesin e mbledhjes dhe të përpunimit të të dhënave në fushën e turizmit në Republikën e Shqipërisë, me INSTAT, Bankën e Shqipërisë për prodhimin dhe përmirësimin e statistikave të turizmit, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, duke respektuar parimin e pavarësisë profesionale etj.

Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Komiteti për të Dhënat Statistikore në Turizëm./atsh/KultPlus.com

Qeveria dërgon për miratim në Kuvend ndryshimet në ligjin organik të sigurimeve

Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”. Ndryshimet në ligj kanë qëllim përputhjen me direktivën europiane “Për fillimin dhe zhvillimin e veprimtarive të sigurimit dhe të risigurimit” apo siç njihet direktiva e Solvency 2 (Aftësisë Paguese). Ndër risitë kryesore që pritet të sjellë ligji i ri është aplikimi i parimeve të reja në vlerësimin e brendshëm të nevojave për kapital të shoqërive të sigurimit.

Sipas projektligjit, shoqëritë e sigurimit duhet të kryejnë vetëvlerësimin e rrezikut dhe aftësisë paguese, si pjesë e sistemit të administrimit të rrezikut. Bazuar në këtë vlerësim, nevojat për kapital do të jenë të ndryshueshme, duke u rritur në proporcion me rrezikun që çdo kompani sigurimi merr përsipër.

Ky vlerësim duhet të përfshijë të paktën nivelin e kapitalit të kërkuar në raport me profilin e rrezikut, kufijtë e miratuar të tolerancës ndaj rrezikut, si dhe strategjinë e biznesit dhe pajtueshmërinë në vijimësi me kërkesat për kapital dhe kërkesat për mjaftueshmërinë e provigjoneve teknike. Vetëvlerësimi i rrezikut dhe aftësisë paguese duhet të jetë pjesë integrale e strategjisë së biznesit dhe duhet të merret në konsideratë, në mënyrë të vazhdueshme, në vendimet strategjike që merr shoqëria.

Shoqëritë e sigurimit duhet të kryejnë rregullisht dhe menjëherë pas çdo ndryshimi të konsiderueshëm të profilit të rrezikut, vlerësimin e profilit tërësor të rrezikut dhe aftësisë paguese, në nivel individual ose në nivel të grupit të sigurimeve. Ato duhet të dokumentojnë në çdo fazë dhe veprim të procesit të vlerësimit të rrezikut dhe të kryerjes së provave të rezistencës, si dhe informojnë Autoritetin, brenda datës 31 maj të çdo viti, për rezultatet e çdo vetëvlerësimi të rrezikut dhe aftësisë paguese.

Të gjitha politikat dhe procedurat e ndërmarra nga shoqëria, në kuadër të administrimit të rrezikut, duhet të jenë të dokumentuara dhe të përditësuara në çdo kohë. AMF-ja do të miratojë një rregullore të posaçme për përcaktimin e afateve dhe përmbajtjes së raportit vjetor të vetëvlerësimit të rrezikut të shoqërisë së sigurimit.

Raporti i vetëvlerësimit të rrezikut dhe aftësisë paguese duhet të përfshijë të paktën rezultatet cilësore dhe sasiore të vetëvlerësimit të rrezikut dhe aftësisë paguese dhe konkluzionet e nxjerra prej tyre nga shoqëria e sigurimit; metodat dhe supozimet kryesore të përdorura në vetëvlerësimin e rrezikut dhe aftësisë paguese; informacion mbi nevojat e përgjithshme të shoqërisë për aftësi paguese dhe krahasimin midis këtyre nevojave me kërkesat rregullatore për kufirin minimal të aftësisë paguese; informacion mbi devijime të rëndësishme të rreziqeve që nuk pasqyrohen në llogaritjen e kërkesës për kapital të aftësisë paguese.

Sipas relacionit të qeverisë shqiptare, objektivat të tjera të projektligjit janë forcimi i kërkesave për përshtatshmëri dhe aftësi të organeve drejtuese dhe funksioneve kryesore; përmirësimi i mbrojtjes së konsumatorit, nëpërmjet rishikimit të kërkesave për informim dhe transparencë, duke garantuar një nivel uniform dhe të zgjeruar të mbrojtjes të të siguruarve si dhe mundësimi i lidhjes së kontratës së sigurimit në internet dhe me mjete elektronike; rishikimi i kornizës rregullatore në lidhje me mbikëqyrjen e grupeve të sigurimit dhe plotësimi dhe rishikimi i dispozitave për administrimin e përkohshëm dhe prishjen e shoqërisë së sigurimit./ Monitor

The post Qeveria dërgon për miratim në Kuvend ndryshimet në ligjin organik të sigurimeve appeared first on Lapsi.al.

❌