Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Miratohet vendimi për kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri

10 July 2025 at 23:43

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin shoqërisë që do të merret me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së kanabisit në Shqipëri.

Sipas vendimit të miratuar me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për këtë proces është përzgjedhur shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a., shkruan A2.

Vendimi:

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT TË AUTORIZUAR PËR REALIZIMIN E SHENJIMIT DHE GJURMUESHMËRISË. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 34, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I: Autoriteti i autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë, sipas ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.

Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”’, thuhet në vendim.

The post Miratohet vendimi për kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Projekti Qafë Plloçë-hyrja e Pogradecit, qeveria miraton shpronësimet

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “sistemim, asfaltim i aksit rrugor Qafë e Plloçës-hyrja Pogradec dhe unaza Pogradec”.

Në vendim thuhet se shpronësimi bëhet në favor të bashkisë Pogradec.

Sipas vendimit, bashkëpronarët e pasurisë të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë”, “pemëtore”, “vresht”, “truall” dhe “apartament”, me një vlerë të përgjithshme prej 27 180 840.50 lekësh që do të përballohet nga buxheti i shtetit dhe llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.

Në njoftim cilësohet se shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3  muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia Pogradec.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/e.i/

The post Projekti Qafë Plloçë-hyrja e Pogradecit, qeveria miraton shpronësimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria miraton marrëveshjen financiare me BE

By: redi
30 June 2025 at 20:27

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të hënë në parim marrëveshjen e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, në kuadër të Planit Vjetor të Veprimit për vitin 2024, pjesë e Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III). Ky vendim synon forcimin e bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të përgatitjeve për anëtarësim.

Source

Koha për ndërtim/ Këshilli i ministrave miraton ndërtimin e centralit te energjisë elektrike dhe fotovoltaike

25 June 2025 at 17:20

Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë.

VENDIMI

MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË FSHATIN TAÇ LARTË, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË, NGA SHOQËRIA “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, nga shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: M11821012G;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 62MË;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndertimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme, me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., ka detyrimin që:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;

ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;

iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;

v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU*

The post Koha për ndërtim/ Këshilli i ministrave miraton ndërtimin e centralit te energjisë elektrike dhe fotovoltaike appeared first on Sot News | Lajme.

Borxhet e ndërmarrjeve ushtarake shlyhen me 2.4 mln euro nga VKM/ Përfshihen uzina e Mjekësit, Gramshit dhe Kombinati Mekanik i Poliçanit

By: M C
19 June 2025 at 18:43

Këshilli i ministrave ka miratuar fondin me vlerë 2.4 milionë euro për shlyerjen e detyrimeve financiare të ndërmarrjeve shtetërore ushtarake. Konkretisht bëhet fjalë për Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan. Gjithashtu në vendimin e qeverisë thuhet se të gjitha detyrimet që këto ndërmarrje kanë ndaj palëve të treta do të shlyhen brenda 30 ditëve.

Vendimi:

V E N D I M PËR SHLYERJEN E DETYRIMEVE FINANCIARE NDAJ TË TRETËVE TË NDËRMARRJEVE SHTETËRORE USHTARAKE. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 25, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e Shoqërisë Shtetërore për Prodhimin dhe Tregtimin e Armëve, Municioneve, Pajisjeve dhe Teknologjive Ushtarake”, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

Shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj të tretëve, në masën 244 541 460 (dyqind e dyzet e katër milionë e pesëqind e dyzet e një mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) lekë, të ndërmarrjeve shtetërore Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan, nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, detajuar sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Efektet financiare, sipas pikës 1 të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për Ministrinë e Mbrojtjes, në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit”. Shlyerja e detyrimeve të prapambetura, sipas pikës 1 të këtij vendimi, përfundon brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij.

Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Borxhet e ndërmarrjeve ushtarake shlyhen me 2.4 mln euro nga VKM/ Përfshihen uzina e Mjekësit, Gramshit dhe Kombinati Mekanik i Poliçanit appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë

By: M C
19 June 2025 at 18:24

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ngritjen e një Task-Forcë të posaçme në fushën e migracionit, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Task-Forca do të drejtohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe do të përfshijë zëvendësministra nga ministritë përkatëse, si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

Detyrat kryesore të Task-Forcës përfshijnë:

Hartimin e një plani të përbashkët veprimi për zbatimin e marrëveshjes;
Ndjekjen dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme në përputhje me protokollin;
Koordinimin institucional për përballimin e situatave të paparashikuara;
Trajtimin e kërkesave të palës italiane dhe marrjen e vendimeve konkrete për zbatim.
Pjesë e Task-Forcës do të jetë edhe një sekretariat teknik, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të përfshira. Ky sekretariat do të kujdeset për organizimin e punës, koordinimin ndërinstitucional, si dhe administrimin e dokumentacionit dhe informacionit që lidhet me marrëveshjen e firmosur me Italinë për emigrantët.

Task-Forca do të qëndrojë funksionale deri në përfundimin e zbatimit të protokollit dhe do të raportojë çdo muaj pranë Ministrisë së Brendshme për ecurinë e zbatimit të tij.

VENDIM PËR NGRITJEN E TASK-FORCËS PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT DHE TË MARRËVESHJES ZBATUESE TË TIJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.20/2024, “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ngritjen e Task-Forcës për zbatimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, si dhe të marrëveshjes zbatuese të tij.
Task-Forca ka për qëllim koordinimin, ndjekjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes, në përputhje me fushën e përgjegjësisë së institucioneve të përfshira.
Task-Forca kryesohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe ka në përbërje këta anëtarë:
– Zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;

– Zëvendësministrin e Mbrojtjes;

– Zëvendësministrin e Financave;

– Zëvendësministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

– Zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë;

– Drejtorin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;

– Drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;

– Drejtorin e Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;

– Drejtorin e Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Task-Forca ka si detyrë:
a) të hartojë planin e veprimit, sipas fushave të përgjegjësive të institucioneve të përfshira, si një dokument i vetëm i miratuar;
b) të evidentojë strukturat, përgjegjësitë dhe detyrimet, në rast të situatave të paparashikuara që lindin gjatë zbatimit të protokollit dhe të marrëveshjes zbatuese të tij;
c) të garantojë mbështetjen e strukturave të angazhuara me burimet e nevojshme për përmbushjen e përgjegjësive të tyre, në zbatim të protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, si dhe të marrëveshjes zbatuese të tij;
ç) të trajtojë kërkesat dhe çështjet e përcjella nga Ambasada e Republikës së Italisë në Tiranë nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që lidhen me zbatimin e protokollit dhe të marrëveshjes zbatuese, si dhe merr vendime, të cilat i përcillen për zbatim strukturave përkatëse, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë.

Task-Forca mblidhet me kërkesë të kryetarit dhe të çdo anëtari të saj, në varësi të çështjes që shtrohet për diskutim, sipas një kalendari takimesh ose sa herë vlerësohet e nevojshme.
Task-Forca, kur e vlerëson të nevojshme, fton në mbledhjet e saj ekspertë të jashtëm ose përfaqësues nga organizata, që mbulojnë fushën e institucioneve të përfshira, për çështje që janë jashtë profilit të saj dhe opinioni i tyre bëhet pjesë e vendimmarrjes.
Anëtarët e Task-Forcës njoftojnë kryetarin për çdo problematikë dhe vendimmarrje, sipas fushës së përgjegjësisë.
Kryetari i Task-Forcës raporton çdo muaj pranë ministrit të Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.
Task-Forca mbështetet nga sekretariati teknik, i përbërë nga përfaqësues të nivelit të mesëm drejtues dhe/ose të lartë drejtues, i cili ka në përbërje:
a) përfaqësues të Drejtorisë së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut, në Ministrinë e Brendshme;
b) përfaqësues të strukturës për rendin dhe sigurinë publike, në Ministrinë e Brendshme;
c) përfaqësues nga Drejtoria Konsullore, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
ç) përfaqësues nga Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Detyrat e sekretariatit teknik janë:
a) organizimi i mbledhjeve të Task-Forcës, në përputhje me procedurat ligjore të njoftimit për mbledhjet e komisioneve të posaçme;
b) përgatitja e relacionit për çështjet në diskutim, si pjesë e dokumentacionit që do të diskutohet, dhe koordinimi me institucionet e përfshira në këtë Task-Forcë;
c) administrimi i dokumenteve të ardhura nga pala italiane dhe paraqitja e tyre Task-Forcës për shqyrtim dhe koordinim të veprimeve të mëtejshme, sipas udhëzimeve të saj;
ç) mbledhja e të dhënave dhe informacionit të ardhur nga anëtarët;

d) shkëmbimi i informacionit dhe materialeve të mbledhjes midis anëtarëve;
dh) hartimi i materialeve për kryetarin e Task-Forcës;
e) mbajtja dhe administrimi i procesverbalit të mbledhjes.
Task-Forca është funksionale deri në përfundimin e zbatimit të protokollit.
Ngarkohen titullarët e institucioneve, të përmendura në pikën 3, të këtij vendimi, që brenda 10 (dhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij, të caktojnë dhe të dërgojnë pranë Ministrisë së Brendshme emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë Task-Forcë, si dhe në sekretariatin teknik mbështetës, sipas shkronjave “c” e “ç”, të pikës 9.
Ngarkohet Task-Forca për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

The post Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë

19 June 2025 at 17:34
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ngritjen e një Task-Forcë të posaçme në fushën e migracionit, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Task-Forca do të drejtohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe do të përfshijë zëvendësministra nga ministritë përkatëse, si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Forcave të

Një hap për të drejtat e emigrantëve/ Shqipëria dhe Serbia nisin njohjen e pensioneve

11 June 2025 at 22:27

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, duke hapur rrugën për njohjen reciproke të kontributeve të qytetarëve që kanë punuar në të dy vendet.

Vendimi u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Marrëveshja ka për qëllim garantimin e të drejtave të sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë dhe serbë, duke siguruar transferimin dhe njohjen e periudhave të sigurimit, përfitimeve të pensionit dhe përfitimeve të tjera të lidhura me sigurimet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe përbën një hap konkret drejt përmirësimit të mbrojtjes sociale të qytetarëve që jetojnë apo kanë jetuar dhe punuar në të dy vendet.

 

The post Një hap për të drejtat e emigrantëve/ Shqipëria dhe Serbia nisin njohjen e pensioneve appeared first on Sot News | Lajme.

Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Serbinë

11 June 2025 at 22:32

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, duke hapur rrugën për njohjen reciproke të kontributeve të qytetarëve që kanë punuar në të dy vendet.

Vendimi u mor në përputhje me nenin 100 të Kushtetutës dhe ligjin nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Marrëveshja ka për qëllim garantimin e të drejtave të sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë dhe serbë, duke mundësuar transferimin dhe njohjen e periudhave të sigurimit, përfitimeve të pensionit dhe përfitimeve të tjera të lidhura me sigurimet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe përbën një hap konkret drejt përmirësimit të mbrojtjes sociale të qytetarëve që jetojnë ose kanë jetuar dhe punuar në të dy vendet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Serbinë appeared first on Euronews Albania.

Miratohet metodologjia për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut për sigurinë kibernetike

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e metodologjisë për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut të sigurisë kibernetike.

Në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit “Për sigurinë kibernetike” u vendos në mbledhjen e ditës së sotme miratimi i metodologjisë për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut të sigurisë kibernetike.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ngarkohen Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe operatorët e infrastrukturave kritike e të rëndësishme të informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /j.p/

The post Miratohet metodologjia për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut për sigurinë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet VKM për policimin vullnetar, qeveria vendos rregullat e reja

28 May 2025 at 21:50

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për rregullimin e organizimit, funksionimit dhe fushës së veprimit të shërbimit të policimit vullnetar, një nismë që synon përmirësimin e sigurisë publike dhe forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, duke promovuar edhe angazhimin qytetar.
Në vendimin e publikuar bëhet me dije se “qëllimi i këtij vendimi është përmirësimi i sigurisë publike, forcimi i kapaciteteve të strukturave të Policisë së Shtetit dhe inkurajimi i angazhimit qytetar, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe komunitetit për rritjen e besimit dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.”

Policitë vullnetarë, siç saktësohet në vendim, do të kryejnë detyra të ndryshme gjatë aktiviteteve masive, duke përfshirë “ruajtjen e perimetrit të jashtëm të ambienteve ku zhvillohen aktivitetet, bashkëpunimin në postblloqe dhe pika kontrolli, drejtimin dhe disiplinimin e lëvizjeve të pjesëmarrësve, si dhe mbledhjen e informacionit me interes për Policinë e Shtetit.”

Gjithashtu, në dokument theksohet se “koha maksimale e angazhimit të policit vullnetar në shërbim nuk do të kalojë 5 orë në ditë dhe 25 orë në javë,” ndërsa “kontrata e vullnetarizmit përcakton të drejtat, detyrimet dhe kushtet për kryerjen e aktiviteteve.”
Ky shërbim synon të krijojë një urë të fortë bashkëpunimi ndërmjet komunitetit dhe Policisë së Shtetit, duke rritur sigurinë në evente me rrezik të lartë dhe duke ndihmuar në parandalimin e veprimtarive të paligjshme.

V E N D I M PËR ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN DHE FUSHËN E VEPRIMIT TË POLICIMIT VULLNETAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 128, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Ky vendim ka për objekt rregullimin e organizimit, funksionimit dhe fushës së veprimit të shërbimit të policimit vullnetar, në mbështetje të strukturave të Policisë së Shtetit. 2. Qëllimi i këtij vendimi është përmirësimi i sigurisë publike, forcimi i kapaciteteve të strukturave të Policisë së Shtetit dhe inkurajimi i angazhimit qytetar, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe komunitetit për rritjen e besimit dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 3. Policimi vullnetar është një shërbim publik, i cili përfshin veprimtaritë e kryera nga policët vullnetarë në mbështetje të strukturave vendore të Policisë së Shtetit. 4. Polici vullnetar është çdo person që plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara dhe që është pranuar në shërbimin e policimit vullnetar. 5. Kohëzgjatja ditore e vullnetarizmit është periudha kohore e angazhimit të vullnetarit në shërbimin e policimit vullnetar, e cila nuk tejkalon 5 (pesë) orë në ditë dhe 25 (njëzet e pesë) orë në javë. 6. Kontrata e vullnetarizmit është dokumenti ligjor, i lidhur ndërmjet vullnetarit dhe ofruesit të shërbimit të vullnetarizmit, i cili përcakton të drejtat, detyrimet, kushtet dhe kriteret për kryerjen e aktiviteteve dhe shërbimeve vullnetare, në përputhje me dispozitat ligjore në fuq.

The post Miratohet VKM për policimin vullnetar, qeveria vendos rregullat e reja appeared first on Sot News | Lajme.

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ E shtuna e lamtumirës, Shqipëria e shpall ditë zie kombëtare

24 April 2025 at 13:20

Këshilli i Ministrave, ka marrë një vendim për të shtunën e lamtumirës së fundit të Atit të Shenjtë për të shpallur ditë zie kombëtare.

Vendimi i Keshillit te Ministrave:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI: 

  1. Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
  2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
  3. Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.
  4. Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

The post Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ E shtuna e lamtumirës, Shqipëria e shpall ditë zie kombëtare appeared first on Sot News | Lajme.

Para të tjera për partitë politike, Këshilli i Ministrave shton fondin me 150 milionë lekë

By: Oldi
4 April 2025 at 19:22

Me qëllim mbështetjen e partive politike në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtese prej 150 milionë lekë. Sipas vendimit, efekti financiar i parashikuar do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. VENDIMI: “NJË SHTESË FONDI NË PROGRAMIN “MBËSHTETJE PËR PARTITË POLITIKE”, PËR FINANCIMIN E […]

The post Para të tjera për partitë politike, Këshilli i Ministrave shton fondin me 150 milionë lekë appeared first on BoldNews.al.

2 zona arkeologjike në Krujë shpallen pasuri të paluajtshme kulturore

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për deklarimin “pasuri kulturore të paluajtshme” të zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Krujës.

Sipas ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e zonifikimit të zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Krujës, sipas koordinatave dhe hartës së zonifikimit në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH) si edhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre.

Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi, në përputhje me ligjin nr.111/2018, “Për kadastrën”, dhe aktet nënligjore në fuqi, ndërsa Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor do të publikojë hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Krujës në Gjeoportalin Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /j.p/

The post 2 zona arkeologjike në Krujë shpallen pasuri të paluajtshme kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Andi Memeti emërohet zv.ministër i Financave

TIRANE, 20 mars/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin në detyrë të zv.ministrit të Financave, Andi Memeti.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme me propozimin e Kryeministrit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

The post Andi Memeti emërohet zv.ministër i Financave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohen detyrat dhe organizimi i Komitetit për të Dhënat Statistikore në Turizëm, organ koordinues i MTM-së

By: Kult Plus
12 February 2025 at 21:28

Këshilli i Ministrave vendosi sot që Komiteti për të Dhënat Statistikore në Turizëm të jetë organi koordinues pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Në vendim lexohet se në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave vendosi që Komiteti për të Dhënat Statistikore në Turizëm, është organi koordinues pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, i cili mundëson bashkëpunimin ndërinstitucional për koordinimin dhe integrimin efektiv të të dhënave statistikore, të lidhura me turizmin në nivel qendror dhe vendor.

Sipas këtij vendimi, Komiteti kryesohet nga ministri përgjegjës për turizmin dhe ka në përbërje përfaqësues në nivel të lartë drejtues nga institucionet si: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit; Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Ministria e Brendshme; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Banka e Shqipërisë; Instituti i Statistikave; Bashkitë Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan; Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit; Agjencia Kombëtare e Turizmit; Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore; Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Komiteti kryen një seri detyrash nga bashkëpunimi me institucionet përgjegjëse, pjesë e komitetit, të cilat merren me procesin e mbledhjes dhe të përpunimit të të dhënave në fushën e turizmit në Republikën e Shqipërisë, me INSTAT, Bankën e Shqipërisë për prodhimin dhe përmirësimin e statistikave të turizmit, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, duke respektuar parimin e pavarësisë profesionale etj.

Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Komiteti për të Dhënat Statistikore në Turizëm./atsh/KultPlus.com

Qeveria dërgon për miratim në Kuvend ndryshimet në ligjin organik të sigurimeve

By: user7
16 January 2025 at 10:40

Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”. Ndryshimet në ligj kanë qëllim përputhjen me direktivën europiane “Për fillimin dhe zhvillimin e veprimtarive të sigurimit dhe të risigurimit” apo siç njihet direktiva e Solvency 2 (Aftësisë Paguese). Ndër risitë kryesore që pritet të sjellë ligji i ri është aplikimi i parimeve të reja në vlerësimin e brendshëm të nevojave për kapital të shoqërive të sigurimit.

Sipas projektligjit, shoqëritë e sigurimit duhet të kryejnë vetëvlerësimin e rrezikut dhe aftësisë paguese, si pjesë e sistemit të administrimit të rrezikut. Bazuar në këtë vlerësim, nevojat për kapital do të jenë të ndryshueshme, duke u rritur në proporcion me rrezikun që çdo kompani sigurimi merr përsipër.

Ky vlerësim duhet të përfshijë të paktën nivelin e kapitalit të kërkuar në raport me profilin e rrezikut, kufijtë e miratuar të tolerancës ndaj rrezikut, si dhe strategjinë e biznesit dhe pajtueshmërinë në vijimësi me kërkesat për kapital dhe kërkesat për mjaftueshmërinë e provigjoneve teknike. Vetëvlerësimi i rrezikut dhe aftësisë paguese duhet të jetë pjesë integrale e strategjisë së biznesit dhe duhet të merret në konsideratë, në mënyrë të vazhdueshme, në vendimet strategjike që merr shoqëria.

Shoqëritë e sigurimit duhet të kryejnë rregullisht dhe menjëherë pas çdo ndryshimi të konsiderueshëm të profilit të rrezikut, vlerësimin e profilit tërësor të rrezikut dhe aftësisë paguese, në nivel individual ose në nivel të grupit të sigurimeve. Ato duhet të dokumentojnë në çdo fazë dhe veprim të procesit të vlerësimit të rrezikut dhe të kryerjes së provave të rezistencës, si dhe informojnë Autoritetin, brenda datës 31 maj të çdo viti, për rezultatet e çdo vetëvlerësimi të rrezikut dhe aftësisë paguese.

Të gjitha politikat dhe procedurat e ndërmarra nga shoqëria, në kuadër të administrimit të rrezikut, duhet të jenë të dokumentuara dhe të përditësuara në çdo kohë. AMF-ja do të miratojë një rregullore të posaçme për përcaktimin e afateve dhe përmbajtjes së raportit vjetor të vetëvlerësimit të rrezikut të shoqërisë së sigurimit.

Raporti i vetëvlerësimit të rrezikut dhe aftësisë paguese duhet të përfshijë të paktën rezultatet cilësore dhe sasiore të vetëvlerësimit të rrezikut dhe aftësisë paguese dhe konkluzionet e nxjerra prej tyre nga shoqëria e sigurimit; metodat dhe supozimet kryesore të përdorura në vetëvlerësimin e rrezikut dhe aftësisë paguese; informacion mbi nevojat e përgjithshme të shoqërisë për aftësi paguese dhe krahasimin midis këtyre nevojave me kërkesat rregullatore për kufirin minimal të aftësisë paguese; informacion mbi devijime të rëndësishme të rreziqeve që nuk pasqyrohen në llogaritjen e kërkesës për kapital të aftësisë paguese.

Sipas relacionit të qeverisë shqiptare, objektivat të tjera të projektligjit janë forcimi i kërkesave për përshtatshmëri dhe aftësi të organeve drejtuese dhe funksioneve kryesore; përmirësimi i mbrojtjes së konsumatorit, nëpërmjet rishikimit të kërkesave për informim dhe transparencë, duke garantuar një nivel uniform dhe të zgjeruar të mbrojtjes të të siguruarve si dhe mundësimi i lidhjes së kontratës së sigurimit në internet dhe me mjete elektronike; rishikimi i kornizës rregullatore në lidhje me mbikëqyrjen e grupeve të sigurimit dhe plotësimi dhe rishikimi i dispozitave për administrimin e përkohshëm dhe prishjen e shoqërisë së sigurimit./ Monitor

The post Qeveria dërgon për miratim në Kuvend ndryshimet në ligjin organik të sigurimeve appeared first on Lapsi.al.

Shkarkohet nga detyra drejtori i Teatrit Kombëtar

9 January 2025 at 17:24

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Këshilli i Ministrave liroi të enjten nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha. “Ndryshimi synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe […]

The post Shkarkohet nga detyra drejtori i Teatrit Kombëtar appeared first on Reporter.al.

Qeveria merr vendimin, 3 janari ditë pushimi për administratën publike

By: Besnik
30 December 2024 at 21:46

Këshilli i Ministrave caktoi këtë të hënë se data 3 janar do të jetë ditë pushimi zyrtare

“Data 3 janar do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore”, thuhet në vendimin e qeverisë, publikuar në Fletore Zyrtare.

Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë 2025.

Qeveria mori dhe një sër vendimesh të tjera si më poshtë;

PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE PROCEDURAVE PËR PËRDORIMIN E FONDIT PËR BLERJEN E NJË PASURIE TË PALUAJTSHME QË DO TË SHËRBEJË SI SELI E MISIONIT DIPLOMATIK PRANË BASHKIMIT EVROPIAN, NË BRUKSEL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 14, të nenit 11, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim “Ministria” dhe Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, në vijim “Misioni”, realizojnë procedurën e blerjes së një pasurie të paluajtshme në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, e cila do të shërbejë si seli e Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, me një fond limit jo më shumë se 240 000 000 (dyqind e dyzet milionë) lekë, sipas rregullave dhe procedurave, të parashikuara në këtë vendim.
  1. Kreu i Misionit identifikon pasuritë e paluajtshme, të llojit ndërtesë dhe truall, të cilat kanë hapësirën e nevojshme për ushtrimin funksional dhe në perspektivë të aktivitetit diplomatik e konsullor, një vendndodhje dhe distancë të përshtatshme nga institucionet qendrore të Bashkimit Evropian dhe garantojnë sigurinë fizike, kanë status të lirë nga çdo ngarkesë apo barrë hipotekore, si dhe nuk kanë kufizime juridike me natyrë përmbarimore dhe gjyqësore dhe propozon jo më pak se 3 (tri) oferta pranë Komisionit, sipas pikës 3, të këtij vendimi.
  1. Për vlerësimin e ofertave ngrihet një Komision i Posaçëm, i kryesuar nga zëvendësministri përgjegjës për punët e jashtme, në përbërje të të cilit ka përfaqësues në nivel drejtues nga:
  1. a) ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore;
  2. b) Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar;
  3. c) Avokatura e Shtetit;

ç) Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik.

  1. Komisioni ka këto detyra kryesore:
  1. a) Shqyrton ofertat e paraqitura për blerjen pasurisë së paluajtshme, të propozuara, duke vlerësuar plotësimin e kushteve të përgjithshme të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, si dhe kostot financare të ofertave të propozuara;
  2. b) Mbikëqyr kreun e Misionit në procesin e negociatave për blerjen e pasurisë së paluajtshme dhe lidhjen e kontratës së shitblerjes;
  3. c) Sipas nevojës, vlerëson në terren gjatë procesit të negociatave përmbushjen e kushteve të përgjithshme sipas pikës 2, të këtij vendimi;

ç) Vlerëson kushtet e projektkontratës së shitblerjes së negociuar;

  1. d) Vendos shpalljen e ofertës fituese ose skualifikimin e ofertave, sipas rastit.
  1. Në përfundim të procesit të vlerësimit të ofertave, Komisioni i paraqet ministrit një relacion përmbledhës pr procedurën e ndjekur dhe vendimmarrjen e tij.
  1. Në rastin kur Komisioni ka shpallur një ofertë fituese, ministri autorizon kreun e Misionit për nënshkrimin e kontratës së shitblerjes.
  1. Pranë ministrisë ngrihet një sekretariat teknik ad hoc i cili ka këto detyra:
  1. a) Asiston Komisionin në mbarëvajtjen e aktivitetit të tij;
  2. b) Organizon takimet e Komisionit;
  3. c) Administron dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor për procedurën e blerjes.
  1. Pas nënshkrimit të kontratës, ministria autorizon Misionin që të kryejë pagesat për blerjen e pasurisë së paluajtshme, sipas detyrimeve kontraktore dhe për mbulimin e tarifave shoqëruese që lidhen me finalizimin e procedurës së blerjes.
  1. Pas nënshkrimit të kontratës, kreu i Misionit merr të gjitha masat për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, sipas legjislacionit të shtetit pritës.
  1. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi mbulohen nga buxheti i ministrisë për vitin 2024.
  2. Institucionet, sipas pikës 3, të këtij vendimi, caktojnë përfaqësuesit në Komision, brenda 5 (pes) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
  1. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, Avokatura e Shtetit dhe Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M

PËR CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 3.1.2025, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
  1. Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë të atij viti.
  1. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M

PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT, PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN, REHABILITIMIN DHE TRANSFERIMIN E SEGMENTIT RRUGOR KASHAR-PEZË-LEKAJ, NDËRMJET MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË DHE BASHKIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË “GJOKA KONSTRUKSION”, SH.A., “JUNIK”, SH.P.K., “COBIAL”, SH.P.K., “PEPA GROUP”, SH.P.K., “UDHA”, SH.P.K., “GEOPORTAL”, SH.P.K., DHE “A&E ENGINEERING”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 9, e 41, pika 2, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Kashar-Pezë-Lekaj, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Gjoka Konstruksion”, sh.a., “Junik” sh.p.k., “Cobial”, sh.p.k., “Pepa Group”, sh.p.k., “UDHA”, sh.p.k., “Geoportal”, sh.p.k., dhe “A&E Engineering”, sh.p.k., që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU

 

***

V E N D I M

PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT, PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN, REHABILITIMIN DHE TRANSFERIMIN E SEGMENTIT RRUGOR LEKAJ-KONJAT-FIER, NDËRMJET MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË DHE BASHKIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË “FUSHA”, SH.P.K., “AGBES CONSTRUKSION”, SH.P.K., “ALBAVIA”, SH.P.K., “KUPA”, SH.P.K., “ANTE-GROUP”, SH.P.K., “KLODIODA”, SH.P.K., “A.L.T.E.A. & GEOSTUDIO 2000”, SH.P.K., DHE “SPHAERA”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 9, e 41, pika 2, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Fusha”, sh.p.k., “Agbes Construksion”, sh.p.k., “Albavia”, sh.p.k., “Kupa”, sh.p.k., “Ante-Group”, sh.p.k., “Klodioda”, sh.p.k., “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000”, sh.p.k., dhe “Sphaera”, sh.p.k., që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  1. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M

PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT, PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN, REHABILITIMIN DHE TRANSFERIMIN E SEGMENTIT RRUGOR MILOT-THUMANË, NDËRMJET MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË DHE BASHKIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË “GENER 2”, SH.P.K., “ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS”, SH.P.K., DHE “I.D.K – KONSTRUKSION”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 9, e 41, pika 2, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot-Thumanë, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Gener 2”, sh.p.k., “Illyrian Consulting Engineers”, sh.p.k., dhe “I.D.K – Konstruksion”, sh.p.k., që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  1. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M

PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT, DHE KONFEDERATËS ZVICERANE, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA ZVICERANE PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM, PËR PROJEKTIN “AFTËSITË PËR PUNË”, FAZA 3, 2023 – 2027

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për projektin “Aftësitë për punë”, faza 3, 2023-2027, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M

PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Pika 9, e vendimit nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“9. Për vitin 2024, fondi i veçantë i institucioneve qendrore buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe vetëqeverisjes vendore nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve. Ky përcaktim nuk zbatohet për:

  1. a) punonjësit e institucioneve të rivlerësimit kalimtar, të cilët shpërblehen sipas vendimmarrjes së mbledhjes së anëtarëve.
  2. b) punonjësit e rolit zbatues të Policisë së Shtetit për të cilët akordohet një ndihmë e menjëhershme në masën 10 000 (dhjetë mije) lekë;
  3. c) dy punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe një punonjës të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në masën e tri pagave mujore, fitues të eventit të organizuar në komunitetin global në menaxhimin dhe adresimin e kërcënimeve kibernetike.”.
  1. Efektet financiare të pikës 1, të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar në zërin e shpenzimeve korrente në dispozicion për institucionet përkatëse të miratuara për vitin 2024.
  2. Ngarkohen institucionet e përmendura në pikën 1 të kryejnë veprimet financiare për zbatimin e këtij vendimi deri në datën 15.1.2025.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.325, DATË 31.5.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGAVE, NIVELEVE TË PAGAVE DHE SHTESAVE TË TJERA MBI PAGË TË ZËVENDËSMINISTRIT, FUNKSIONARËVE TË KABINETEVE, PREFEKTIT, NËNPREFEKTIT, NËPUNËSVE CIVILË DHE NËPUNËSVE NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, të shkronjës “h”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të neneve 7 e 9, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në vendimin nr.325, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
  1. a) Në fund të shkronjës “c”, të pikës 1, të kreut I, shtohet emërtesa “Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes”.
  2. b) Pas pikës 8/6, të kreut III, shtohet pika 8/7, me këtë përmbajtje:

“8/7. Klasat e pagave dhe shtesat për kushte pune (natyrë të veçantë pune) për pozicionet e punës së nëpunësve në Agjencinë e Industrisë së Mbrojtjes janë sipas lidhjes nr.9/7, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

  1. c) Katër rreshtat e fundit të lidhjes nr.9/3 ndryshohen, si më poshtë vojon:

C3 Në DPD:

Sekretar/protokoll. Arkivist. Përpunues informacioni. Doganier pike kontrolli.

Në degët doganore:

Doganier peshoreje/pike kontrolli. Sekretar. Arkivist. 47 000 9 000

D1 Në DPD:

Magazinier. Teknik marinë/motorist. Teknik mirëmbajtjeje. Shofer.

Në degët doganore:

Magazinier. 45 600 4 000

D2 Punëtor mirëmbajtjeje në degë doganore. Klasa IV

Sipas VKM për pagat e punonjësve mbështetës 4 000

D3 Sanitar/punonjës pastrimi në DPD dhe degë doganore. Klasa I Sipas VKM për pagat e punonjësve mbështetës 4 000

  1. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M

PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.597, DATË 13.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA, QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 12, pika 1, shkronjat “a” e “d”, dhe pika 2, shkronja “d”, dhe 13, pika 4, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në shkronjën “j”, të pikës 1, të vendimit nr.597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, pas fjalëve “… kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit …” shtohen “… deri më 31 dhjetor 2025 …”.
  1. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M

PËRDHËNIEN E STATUSIT TË VEÇANTË “INVESTITOR NË STRUKTURË AKOMODUESE ME 5 YJE, STATUS SPECIAL” APLIKUESIT “ABA BLUE BORGO”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 33/1, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Dhënien e statusit të veçantë “Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” aplikuesit “ABA BLUE BORGO”, sh.p.k.
  1. Ngarkohet ministria përgjegjëse për turizmin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M

PËR DHËNIEN E STATUSIT TË VEÇANTË “INVESTITOR NË STRUKTURË AKOMODUESE ME 5 YJE, STATUS SPECIAL” APLIKUESIT “DUKAGJINI GROUP”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 33/1, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Dhënien e statusit të veçantë “Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” aplikuesit “DUKAGJINI GROUP”, sh.p.k.
  1. Ngarkohet ministria përgjegjëse për turizmin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qeveria merr vendimin, 3 janari ditë pushimi për administratën publike appeared first on Euronews Albania.

❌
❌