❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gazetari: Grave nĂ« burgjet shqiptare nuk u lejohen “takime speciale”, ja arsyeja

DitĂ«t e fundit nĂ« media janĂ« publikuar artikuj se nĂ« burgun e DrenovĂ«s apo tĂ« Reçit janĂ« futur eskorta, vajza tĂ« njohura tĂ« showbizit shqiptar, pĂ«r “takime speciale” me persona tĂ« krimit tĂ« organizuar. E teksa po diskutohej kjo temĂ« nĂ« Euronews Albania, gazetari Eni Ferhati deklaroi se ndryshe nga burrat, grave nĂ« burgun e [
]

The post Gazetari: Grave nĂ« burgjet shqiptare nuk u lejohen “takime speciale”, ja arsyeja appeared first on BoldNews.al.

STUDIMI/ Gratë u prekën më shumë se burrat nga pandemia e Covid-19

Një studim i ri nga Universiteti i Aberdeenit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur ndikim më të madh negativ tek gratë sesa tek burrat, si në shëndetin mendor ashtu edhe në zakonet e jetesës.

Studiuesit analizuan të dhëna kombëtare nga viti 2015 deri në mars 2023 dhe zbuluan se:

Gratë raportuan më pak konsum frutash gjatë pandemisë.

Ulja e konsumit të alkoolit ishte më e vogël tek gratë se tek burrat.

Stresi psikologjik u rrit tek të dyja gjinitë, por më shumë tek gratë.

Përpara pandemisë, stili i shëndetshëm i jetesës kishte ndikim më mbrojtës për shëndetin mendor të grave. Gjatë pandemisë, ky efekt u dobësua tek gratë dhe mbeti i qëndrueshëm vetëm për burrat.

Ekspertët theksojnë se këto ndikime negative tek gratë vazhduan deri në maj 2023, të ndikuara edhe nga vështirësitë ekonomike. Ata kërkojnë që këto trende të monitorohen me kujdes për të ofruar mbështetje adekuate në të ardhmen.

 

 

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë

Për herë të parë në historinë e saj, Danimarka ka përfshirë zyrtarisht gratë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në bazë të një politike të re të barazisë gjinore në rekrutim që hyri në fuqi më 1 korrik 2025.

Ky ndryshim historik vjen pas një marrëveshjeje të gjerë të mbrojtjes të miratuar nga parlamenti danez në vitin 2023, që synonte forcimin e kapaciteteve të ushtrisë dhe një përfaqësim më të drejtë gjinor.

Sipas rregullave të reja, gratë që mbushin 18 vjeç nga kjo datë e në vijim do të jenë subjekt i një sistemi rekrutimi me short, njësoj si meshkujt, dhe mund të thirren për të kryer 11 muaj shërbim ushtarak. Pesë muajt e parë përfshijnë trajnim bazë gjithëpërfshirës, ndërsa gjashtë muajt e tjerë përfshijnë detyra aktive në ushtri, flotë, forcat ajrore apo në Komandën e Operacioneve Speciale.

Gjenerali Michael Wiggers Hyldgaard, shef i mbrojtjes, e cilësoi reformën si një hap drejt një ushtrie moderne dhe gjithëpërfshirëse.

“Kur hapim derĂ«n si pĂ«r gratĂ« ashtu edhe pĂ«r burrat me tĂ« njĂ«jtat kushte, ne shfrytĂ«zojmĂ« gjithĂ« grupin e talenteve tĂ« DanimarkĂ«s. Na jep mĂ« shumĂ« fuqi luftarake dhe dĂ«rgon njĂ« sinjal tĂ« qartĂ« se Forcat e Armatosura janĂ« njĂ« komunitet modern ku tĂ« gjithĂ« mund tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« mbrojtjen e MbretĂ«risĂ« sĂ« DanimarkĂ«s,” tha Hyldgaard.

Ndryshimi nuk do të prekë gratë që kanë mbushur 18 vjeç përpara 1 korrikut 2025, të cilat do të mbeten nën sistemin e vjetër ku shërbimi ushtarak për to ishte vullnetar.

Përmes këtij ligji, Danimarka i bashkohet një grupi të vogël vendesh europiane që aplikojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të dyja gjinitë, duke vendosur një standard të ri për barazinë gjinore në mbrojtjen kombëtare.

The post Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë appeared first on Euronews Albania.

Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe

Gratë në Danimarkë tani do të thirren për të kryer shërbimin ushtarak të detyrueshëm kur të mbushin 18 vjeç, sipas një ndryshimi ligjor të miratuar nga parlamenti danez. Ky është një hap i rëndësishëm drejt barazisë gjinore në ushtri dhe një masë për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit mes rritjes së tensioneve të sigurisë në Evropë.

Deri tani, pjesëmarrja e grave në ushtri ishte në baza vullnetare. Por me rregullat e reja, si djemtë ashtu edhe vajzat do të regjistrohen për vlerësim dhe mund të zgjidhen për shërbim përmes një sistemi lotarie, nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është zgjatja e periudhës së rekrutimit nga katër në 11 muaj.

Në vitin 2024, rreth 4,700 qytetarë danezë morën pjesë në shërbimin ushtarak, prej të cilëve 24% ishin gra vullnetare. Qeveria synon që deri në vitin 2033 ky numër të arrijë në rreth 6,500 persona në vit.

Danimarka po ndjek shembullin e vendeve nordike fqinje si Suedia dhe Norvegjia, të cilat tashmë kanë rekrutim të detyrueshëm për të dy gjinitë.

Në të njëjtën kohë, qeveria daneze ka njoftuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes me 40.5 miliardë krona (5.9 miliardë dollarë) për të përmbushur objektivat e NATO-s.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe appeared first on Euronews Albania.

Dita Ndërkombëtare e Grave në Diplomaci

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Sot Ă«shtĂ« Dita NdĂ«rkombĂ«tare e Grave nĂ« Diplomaci. PĂ«rfaqĂ«simi i femrave nĂ« misionet diplomatike vazhdon tĂ« mbetet mĂ« i vogĂ«l se meshkujt, veçanĂ«risht nĂ« pozicionet e rangut tĂ« lartĂ«.

Përkundër angazhimeve globale për barazinë gjinore, gratë mbeten dukshëm të nënpërfaqësuara në diplomaci dhe udhëheqje politike, me tendencat e fundit që tregojnë regres shqetësues.

Historikisht, diplomacia ka qenë pronë e burrave, por OKB thotë se, është koha për të njohur dhe festuar mënyrat në të cilat gratë po thyejnë barrierat dhe po bëjnë ndryshim në fushën e diplomacisë.

Që nga viti 2014, 143 vende garantuan barazinë midis burrave dhe grave në kushtetutat e tyre; 52 vende të tjera ende nuk e kanë bërë këtë angazhim të rëndësishëm.

Ndërmjet viteve 1992 dhe 2019, gratë përfaqësonin 13% të negociatorëve, 6% të ndërmjetësve dhe 6% të nënshkruesve në proceset e paqes në mbarë botën.

Në janar të këtij viti, vetëm 25 vende kishin një kryetare shteti ose qeverie femër.

Gratë përbëjnë 22,9% të ministrave të kabinetit në mbarë botën, me nënpërfaqësim në fusha kyçe si punët e jashtme dhe mbrojtja.

Që nga viti 2024, gratë përbënin vetëm 21% të përfaqësuesve të përhershëm të OKB-së, ndërkohë që prej vitit 1947, vetëm 7% të të gjithë ambasadorëve kanë qenë gra dhe 73 vende nuk kanë emëruar kurrë një përfaqësuese femër.

/a.f//r.e/

The post Dita Ndërkombëtare e Grave në Diplomaci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Midis heshtjes dhe klikimit: Teknologjia nuk po i ndihmon viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri

Elona, nĂ«nĂ« e tre fĂ«mijĂ«ve, e ka bĂ«rĂ« thuajse tĂ« pĂ«rditshme qĂ« pas pune tĂ« shkojĂ« ose nĂ« zyrĂ«n e avokates, ose nĂ« gjykatĂ« ose nĂ« njĂ« shoqatĂ« vendore ku merr ndihmĂ« psikologjike falas, pĂ«r shkak tĂ« kalvarit tĂ« vuajtjeve qĂ« dhuna e bashkĂ«shortit shkakton nĂ« jetĂ«n e saj. “Kam dhjetĂ« vite qĂ« pĂ«rballem me [
]

The post Midis heshtjes dhe klikimit: Teknologjia nuk po i ndihmon viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Forumi Ekonomik Global: Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave

✇Albeu
By: V K

Në kuadër të raportit për barazinë gjinore të vitit 2025, femrat shqiptare, kryesojnë në botë për nivelin e lartë të barazisë në paga me meshkujt. Renditja është bërë nga Forumi Ekonomik Global.

ShqipĂ«ria renditet e para nĂ« botĂ« pĂ«r nĂ«n-treguesin “Barazia nĂ« paga pĂ«r punĂ« tĂ« ngjashme”, qĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e tregtuesi “PjesĂ«marrja Ekonomike dhe MundĂ«sitĂ«â€, njĂ« prej katĂ«r grupeve kryesore qĂ« matin indeksin e barazisĂ« gjinore, sĂ« bashku me “Arsimin”, “ShĂ«ndetin dhe Mbrojtjen”, dhe “Fuqizimin Politik”.

Sipas raportit, Shqipëria mbyll 93.1% të hendekut gjinor për barazinë në paga, që do të thotë se gratë marrin mesatarisht 93.1% të asaj që fitojnë burrat për të njëjtin punë.

Kjo përqindje është më e larta në botë dhe ka diferencë me vendin e dytë që është Islanda dhe e mbyll hendekun me 85.1%.

Treguesi “barazia nĂ« punĂ« pĂ«r paga tĂ« ngjashme” bazohet nĂ« tĂ« dhĂ«nat e VĂ«zhgimit me Drejtuesit, qĂ« organizohet nga Forumi Ekonomik Global, ku mbi 11 000 udhĂ«heqĂ«s biznesi nga 123 vende pĂ«rgjigjen nĂ« shkallĂ«n 1–7 pĂ«r pyetjen:

“NĂ« shtetin tuaj, pĂ«r punĂ« tĂ« ngjashme, nĂ« çfarĂ« mase pagat e grave janĂ« tĂ« barabarta me ato tĂ« burrave”? (1 = jo fare, shumĂ« mĂ« pak se burrat; 7 = plotĂ«sisht, tĂ« barabarta). Vlerat mesatare tĂ« pĂ«rgjigjeve (1–7) konvertohen nĂ« njĂ« indeks 0–1, ku 1 (ose 100%) pĂ«rfaqĂ«son barazi tĂ« plotĂ« (“fully equal”) dhe 0 (ose 0%) pĂ«rfaqĂ«son mosbarazi tĂ« plotĂ«.

Shqipëria ka një barazi shumë më të lartë në paga në krahasim me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në Serbi, hendeku gjinor mbyllet në nivelin 64%, Mali i Zi 66.3%, Bosnjë Hercegovinë 60.8%, Maqedoninë e Veriut 54.6% (e fundit në Europë).

Të dhënat për Kosovën mungojnë. Ndërsa e parafundit në Europë është Italia (55%), pra me gratë që paguhen gati sa gjysma e burrave.

Femrat drejtuese në Shqipëri paguhen më shumë sesa meshkujt

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, që i referohen vitit 2023, Paga mesatare e femrave ishte 68.2 mijë lekë, ose 6.2% më pak sesa e meshkujve, që paguhen 72.7 mijë lekë në muaj.

Nga 36 grup-profesione që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre, (Drejtues administrativë dhe komercialë; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes) ose 14% të grup-profesioneve gjithsej, gratë paguhen më shumë sesa burrat.

Ndonëse në pjesën më të madhe të profesioneve, gratë marrin më pak sesa burrat, ka një kategori ku ato gjithmonë dominojnë, atë të drejtuesve, duke qenë madje më të paguarat nga të gjithë.

Sipas INSTAT, nĂ« grup-profesionin “Drejtues administrativĂ« dhe komercialĂ«â€, gratĂ« u paguan mesatarisht me 201 mijĂ« lekĂ« nĂ« muaj nĂ« 2023, me rritje prej 16% nĂ« raport me vitin e mĂ«parshĂ«m.

Ky është grup-profesioni më i paguar në vend. Në krahasim me burrat që punojnë në të njëjtin profesion (188 mijë lekë), femra drejtuese paguhen 7.2% më shumë.

Edhe nĂ« shtet, gratĂ« paguhen mĂ« shumĂ«. NĂ« grup-profesionin “LigjvĂ«nĂ«s, nĂ«punĂ«s tĂ« lartĂ« tĂ« administratĂ«s shtetĂ«rore dhe drejtorĂ« ekzekutivĂ«â€, paga mesatare mujore e femrave ishte 108 mijĂ« lekĂ«, ose 6% mĂ« shumĂ« sesa e meshkujve nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kategori./MONITOR

The post Forumi Ekonomik Global: Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave appeared first on Albeu.com.

Shqipëria përkeqësohet në indeksin e barazisë gjinore

Shqipëria renditet e 36-a nga 148 ekonomi në Raportin e barazisë Gjinore 2025, të publikuar nga Forumi Ekonomik Global, me një rezultat të përgjithshëm barazie gjinore prej 0.763 (që nënkupton që mbyll 76.3% të hendekut gjinor), duke shënuar një përkeqësim krahasuar me rezultatin prej 0.780 (78.0%) dhe vendin e 23-të që zinte në 2024-ën. Indeksi [
]

The post Shqipëria përkeqësohet në indeksin e barazisë gjinore appeared first on BoldNews.al.

KĂ«rkesa e SirisĂ« pĂ«r gratĂ«: Vishni rroba “tĂ« gjera dhe modeste” dhe burkini nĂ« plazhe

Autoritetet e reja islamiste të Sirisë u kërkuan grave të veshin burkini ose rroba që mbulojnë të gjithë trupin në plazhet publike, por masa përjashton komplekset private hoteliere luksoze.

Vendimi i ministrisĂ« sĂ« turizmit erdhi gjashtĂ« muaj pasi koalicioni islamist rrĂ«zoi regjimin e Bashar al-Assad. Duke pĂ«rmendur “interesin e pĂ«rbashkĂ«t”, ministria u bĂ«n thirrje pushuesve tĂ« veshin rroba “mĂ« modeste” nĂ« plazhe. GratĂ« nĂ« veçanti duhet tĂ« veshin burkini ose lloje tĂ« tjera rrobash banje qĂ« mbulojnĂ« trupin. JashtĂ« zonave bregdetare, ato duhet tĂ« veshin rroba “tĂ« gjera”, ndĂ«rsa burrave u ndalohet tĂ« dalin me gjoks tĂ« zhveshur.

NĂ« Siri, njĂ« vend me moral konservator, pak gra vishnin rroba banje nĂ« plazhe. Kufizimet nuk vlejnĂ« pĂ«r komplekset private hoteliere ku lejohen “rrobat e banjĂ«s nĂ« stilin perĂ«ndimor” . Hotelet e tjera duhet t’u pĂ«rmbahen udhĂ«zimeve tĂ« reja.

PĂ«rveç kĂ«saj, ministria tha se nĂ« vendet publike gratĂ« duhet tĂ« veshin rroba tĂ« gjera, qĂ« mbulojnĂ« shpatullat dhe gjunjĂ«t, dhe tĂ« shmangin” veshjet transparente ose shumĂ« tĂ« ngushta”.

Nuk u specifikua nëse sanksionet dhe çfarë lloji do të vendoseshin nëse shkeleshin rregulloret e reja.

NĂ« platformat e mediave sociale, pĂ«rdoruesit u ndanĂ« kur u njoftuan masat, me disa qĂ« i mbĂ«shtetĂ«n ato dhe tĂ« tjerĂ« qĂ« i shihnin liritĂ« e tyre si tĂ« kufizuara. “Siria Ă«shtĂ« njĂ« vend i moderuar dhe i hapur dhe duhet tĂ« pranojĂ« tĂ« gjithĂ« pa pĂ«rjashtim (
) ministria duhet ta rishqyrtojĂ« vendimin “, komentoi njĂ« grua, Saza, nĂ« faqen e Facebook-ut tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Turizmit.

NĂ« tĂ« kundĂ«rt, njĂ« burrĂ«, Yahya Cabiso , shkroi: “ËshtĂ« e detyrueshme tĂ« respektohet kultura e shoqĂ«risĂ« siriane. Faleminderit, Ministria e Turizmit.”

Që kur islamistët morën pushtetin, shumë sirianë kanë frikë se liritë e tyre personale do të kufizohen. Në maj, një grua u vra nga persona të armatosur që sulmuan një klub nate. Në internet po qarkullojnë video në të cilat të rinjtë përsërisin slogane fetare ose bëjnë thirrje për mbylljen e bareve që shërbejnë alkool.

The post KĂ«rkesa e SirisĂ« pĂ«r gratĂ«: Vishni rroba “tĂ« gjera dhe modeste” dhe burkini nĂ« plazhe appeared first on iconstyle.al.

Studimi/ Gratë që pijnë deri në tri kafe në ditë plaken më shëndetshëm

NjĂ« lajm i mirĂ« pĂ«r gratĂ« qĂ« e nisin ditĂ«n me kafenĂ« e mĂ«ngjesit: njĂ« studim i ri afatgjatĂ« e lidh konsumimin e moderuar tĂ« kafesĂ« me plakje mĂ« tĂ« shĂ«ndetshme, shkruan “The Telegraph“.

Studimi 32-vjeçar i kryer nga Shkolla e ShĂ«ndetit Publik T.H. Chan e Universitetit tĂ« Harvardit analizoi tĂ« dhĂ«nat e mbi 47,000 grave. Rezultatet treguan se ato qĂ« konsumonin rreth 315 mg kafeinĂ« nĂ« ditĂ« – afĂ«rsisht tri filxhanĂ« tĂ« vegjĂ«l kafeje, kishin 13% mĂ« shumĂ« gjasa tĂ« pĂ«rjetonin plakje tĂ« shĂ«ndetshme, si nĂ« aspektin fizik ashtu edhe njohĂ«s.

Çdo filxhan shtesĂ« lidhej me njĂ« rritje prej afĂ«rsisht 2% tĂ« mundĂ«sisĂ« pĂ«r njĂ« plakje tĂ« shĂ«ndetshme. Por ka njĂ« kusht: efektet pozitive nuk u vĂ«rejtĂ«n tek personat qĂ« konsumonin pije tĂ« gazuara, çaj ose kafe pa kafeinĂ«. Sipas tĂ« dhĂ«nave, pijet e gazuara ndikojnĂ« negativisht, duke ulur me 20% mundĂ«sinĂ« e plakjes sĂ« shĂ«ndetshme.

Autorja e studimit, Dr. Sara Mahdavi, theksoi se kafeina nuk Ă«shtĂ« njĂ« “ilaç mrekullie”, por pĂ«r gratĂ« qĂ« tashmĂ« e konsumojnĂ« dhe e tolerojnĂ« mirĂ«, gjetjet janĂ« inkurajuese. “Mosha ideale kur konsumi i kafesĂ« duket tĂ« ketĂ« efekt mĂ« tĂ« mirĂ« Ă«shtĂ« rreth 48 vjeç,” tha ajo, duke shtuar se zakonet e vogla dhe tĂ« qĂ«ndrueshme mund tĂ« ndikojnĂ« pozitivisht nĂ« shĂ«ndetin afatgjatĂ«, transmeton Telegrafi.

Gjetjet, të paraqitura këtë javë në konferencën vjetore të Shoqërisë Amerikane për Ushqyerje në Orlando, ende nuk janë rishikuar nga kolegët shkencorë, por përfaqësojnë studimin e parë që vlerëson ndikimin afatgjatë të konsumit të kafesë në fusha të ndryshme të plakjes.

Deri tani nuk është sqaruar pse gratë përfitojnë më shumë se burrat nga kafeina, pasi studimi është fokusuar vetëm tek gratë. Dr. Mahdavi sugjeron se faktorët si hormonet dhe gjenetika mund të ndikojnë në metabolizmin e kafeinës.

Ajo shton: “Estrogjeni pengon njĂ« enzimĂ« tĂ« mĂ«lçisĂ« qĂ« Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r zbĂ«rthimin e kafeinĂ«s, qĂ« do tĂ« thotĂ« se kafeina mund tĂ« qĂ«ndrojĂ« mĂ« gjatĂ« nĂ« trupin e disa njerĂ«zve, veçanĂ«risht atyre qĂ« kalojnĂ« nĂ«pĂ«r tranzicione hormonale si menopauza, shtatzĂ«nia ose ata qĂ« pĂ«rdorin kontraceptivĂ« oralĂ«.”

Ky faktor hormonal mund të jetë një nga arsyet pse gratë reagojnë ndryshe ndaj kafeinës, megjithëse mekanizmat biologjikë ende nuk janë kuptuar plotësisht.

Studimi mbetet një hap i rëndësishëm drejt kuptimit të ndikimit të stilit të jetesës, madje edhe zakoneve të vogla si konsumimi i kafesë në procesin e plakjes. 

The post Studimi/ Gratë që pijnë deri në tri kafe në ditë plaken më shëndetshëm appeared first on Lapsi.al.

Investigimi i BIRN/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

Gjatë garës elektorale për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Majko, përfaqësuesja e vetme nga komuniteti rom në listën e Partisë Socialiste, postoi në faqen e vet në Facebook një video satirike të mikut të saj, aktorit Alex Seitaj.

NĂ« videon mbĂ«shtetĂ«se, Seitaj luan rolin e nĂ«nĂ«s sĂ« tij dhe nĂ« njĂ« moment i drejtohet Majkos: “TĂ« tĂ«ra tĂ« mirat i ke tĂ« keqen nĂ«na, qĂ« tĂ« gjesh njĂ« burrĂ«â€.

Pas një fushate derë më derë në qarkun e Vlorës, Majko i tha BIRN se ajo që aktori tha me humor ishte në fakt një prej klisheve më të shpeshta paragjykuese me të cilën u përball vazhdimisht në terren.

“Nuk besoj qĂ« ndonjĂ« burrĂ« kandidat e pyesin nĂ«se Ă«shtĂ« i martuar apo ka fĂ«mijĂ«, por kjo mua mĂ« ndodhte shpesh,” tha Majko. “M’u krijua pĂ«rshtypja se nĂ«se do isha e martuar dhe me fĂ«mijĂ«, do merrja ndonjĂ« votĂ« mĂ« shumĂ«,” shtoi ajo.

Ballafaqimi me stereotipet gjinore ishte vetëm ana e dukshme. Në rrjetet sociale, Majko thotë se u sulmua me komente të dhunshme dhe gjuhë urrejtjeje fillimisht se ishte pjesë e komunitetit rom dhe më pas si grua.

“Dua tĂ« them qĂ« kĂ«ta janĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«t persona, njĂ« racist Ă«shtĂ« seksist dhe homofob njĂ«kohĂ«sisht. Nuk mund tĂ« presĂ«sh qĂ« dikush qĂ« Ă«shtĂ« seksist, tĂ« mos jetĂ« edhe racist apo tĂ« respektojĂ« kategori tĂ« tjera,” i tha ajo BIRN, ndĂ«rsa shtoi se “gjuha e urrejtjes ishte ende aty”

Përvoja e Majkos nuk është e izoluar. Mes 787 grave që garuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shumë prej tyre u targetuan në rrjetet sociale me gjuhë fyese, denigruese dhe urrejtjeje mbi bazë të gjinisë.

BIRN analizoi mbi 150 mijë komente të mbledhura nga faqet në Facebook të kandidateve gra nga i gjithë spektri politik në rrjetet sociale, me ndihmën e mjeteve teknologjike si Google Colab, SentiOne dhe Apify, dhe identifikoi gjerësisht përmbajtje seksiste, e cila varion deri në nëntë për qind të totalit të komenteve pa dallim force politike.

TĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« gjithashtu se ndaj grave nĂ« politikĂ« pati sulme tĂ« organizuara nga profile false, tĂ« cilat synonin qĂ« t’i paraqisnin kandidatet si “kukulla”, “tĂ« pĂ«rdala” apo zgjatime tĂ« burrave nĂ« garĂ«.

Kandidatet u targetuan pothuajse njësoj nga komentet fyese, denigruese apo gjuha e urrejtjes, pavarësisht partisë politike të cilën ato përfaqësojnë. Një diferencë e vogël në përqindje u vu re ndaj disa kandidateve të mazhorancës, të cilat u sulmuan disi më fort se të tjerat.

Aktivistët e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se një klimë e tillë online, e shoqëruar edhe me qëndrimet seksiste të liderëve të partive politike, ndikon negativisht në përfaqësimin e grave në politikë, duke ulur vetëbesimin dhe gatishmërinë e tyre për të kandiduar në të ardhmen.

“Ndikon patjetĂ«r pĂ«r disa arsye: krijon klimĂ« frike apo dhune psikologjike, forcon stereotipet gjinore duke i cilĂ«suar gratĂ« apo vajzat si tĂ« paafta pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar emocionalisht çështjet e politikĂ«s,” thotĂ« Ines Leskaj, drejtuese e Rrjetit tĂ« Fuqizimit tĂ« Gruas nĂ« ShqipĂ«ri, AWEN.

“ShumĂ« gra vendosin mos tĂ« kandidojnĂ« apo pĂ«rballen publikisht pĂ«r shkak tĂ« sulmeve tĂ« mundshme apo pĂ«rdorimit tĂ« figurĂ«s sĂ« tyre,” shtoi Leskaj.

Sulme seksiste të organizuara

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të cilat i dhanë një mandat të katërt pothuajse të cilësuar kryeministrit Edi Rama, numri i grave në garë si në listat e mbyllura ashtu edhe në ato preferenciale ishte i konsiderueshëm, 787 në total.

Mes tyre u zgjodhën deputete 50 gra nga katër forca politike; 34 prej të cilave nga Partia Socialiste në mazhorancë, 13 nga Partia Demokratike, 2 nga Partia Socialdemokrate dhe një mandat i diskutueshëm nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.

Numerikisht, gratë përbëjnë sot rreth 35 për qind të parlamentit të ardhshëm në Shqipëri ose 5 pikë më lart se kuotat e detyrueshme gjinore për promovimin e barazisë gjinore në politikë. Megjithatë, nën koracën e numrave fshihen sulme individuale apo të orkestruara vetëm për shkak të gjinisë.

TĂ« dhĂ«nat e analizuara nga BIRN tregojnĂ« se njĂ« pjesĂ« e komenteve me gjuhĂ« seksiste dhe denigruese pĂ«r kandidatet e tĂ« dyja forcave kryesore vinin nga profile false. NjĂ« grup profilesh, qĂ« kishin nĂ« URL njĂ« pseudonim apo emĂ«r e mbiemĂ«r tĂ« supozuar, tĂ« ndarĂ« me pikĂ« dhe pĂ«rfundonin me “.2025”, u pĂ«rdorĂ«n pĂ«r tĂ« sulmuar me gjuhĂ« seksiste kandidate tĂ« tĂ« dyja forcave kryesore politike. Profile tĂ« ngjashme po ashtu bĂ«nin komente pozitive, tĂ« cilat nĂ« mjaft raste ishin tĂ« njĂ«jta.

NjĂ« pjesĂ« e kĂ«tyre profileve ishin lehtĂ«sisht tĂ« identifikueshme si tĂ« rreme, pasi ishin krijuar pothuajse nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, kishin numĂ«r tĂ« kufizuar ndjekĂ«sish, nuk kishin postime reale dhe fotografitĂ« e profilit i kishin tĂ« marra nga interneti. NjĂ« pjesĂ« e profileve qĂ« pĂ«rfundonin me “.2025” ndanin tĂ« njĂ«jtĂ«t miq dhe rezultuan tĂ« fshira pas pĂ«rfundimit tĂ« fushatĂ«s elektorale.

Anita Doçi punoi gjatĂ« fushatĂ«s si menaxhere e rrjeteve sociale pĂ«r kandidaten e PartisĂ« Demokratike, Jorida Tabaku, dhe njĂ« ndĂ«r punĂ«t e saj ditore ishte fshirja e dhjetra mesazheve fyese dhe denigruese. Doçi thotĂ« se kishte hasur shumĂ« raste ku nĂ« postimet nga terreni, Tabakut i shkruanin mesazhe tĂ« llojit “rri gjithĂ« ditĂ«n rrugĂ«ve” apo “s’mendon fare pĂ«r familjen, fĂ«mijĂ«t”.

“Komente qĂ« nuk i gjen te kandidatĂ«t meshkuj,” tha ajo.

VetĂ« Tabaku i tha BIRN se gjatĂ« fushatĂ«s ishin aktivizuar grupe tĂ« organizuara me qĂ«llimin e vetĂ«m pĂ«r tĂ« sulmuar. Sulmet, sipas saj, ishin masive nĂ« ato video qĂ« u pĂ«rzgjodhĂ«n prej fushatĂ«s pĂ«r tĂ« prezantuar njĂ« kandidate mĂ« normale – si pĂ«r shembull njĂ« video ku ajo kishte ndaluar tĂ« vishte atletet.

“Ajo video u bĂ« nga mĂ« tĂ« ndjekurat, nuk e di me 1 milion shikime, dhe duke u futur njerĂ«zit atje, nuk e ke idenĂ« lloj-lloj komentesh pĂ«r njĂ« atlete qĂ« vesh,” tha Tabaku.

Ajo tha se gratë shiheshin si target më i lehtë për komentuesit edhe kur nuk ishin të organizuar nga forca politike rivale.

“Ndoshta e kanĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« ta bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« ndaj grave. U duket mĂ« e thjeshtĂ« pĂ«r tĂ« sulmuar njĂ« grua se mendojnĂ« qĂ« ndoshta nuk ka pĂ«rgjigje,” shtoi ajo.

BIRN vuri re se numri më i lartë i komenteve seksiste ishte në ato postime në rrjetet sociale që i vendosnin kandidatet në mjedise të cilat përkojnë me paragjykimet gjinore. Videot në fshat, vizitat në fasoneri si dhe takimet me fëmijë dhe të moshuar përmbanin shpesh komente seksiste dhe gjuhë të tillë. Po ashtu, postimet e grave kandidate lidhur me drejtuesit e forcave politike apo prania në të njëjtin mjedis tërhoqi më shumë gjuhë seksiste.

Në kampin e mazhorancës, kandidatet Klodiana Spahiu dhe Blerina Gjylameti thonë se u përballën me gjuhë fyese në rrjetet sociale.

“Kuptohet qĂ« nuk kanĂ« qenĂ« komente qĂ« tĂ« merrnin shkak nga diçka konkrete apo nĂ« lidhje me takimin, thjesht gjuhĂ« fyese kundrejt personit tim dhe pĂ«rkatĂ«sisĂ« time partiake,” tha Spahiu.

Gjylameti, e cila nuk arriti tĂ« futej nĂ« Kuvend pĂ«r njĂ« grusht votash, tha se kishte vĂ«nĂ« re njĂ« rritje tĂ« komenteve fyese apo seksiste nĂ« javĂ«t e fundit tĂ« fushatĂ«s. Ajo theksoi gjithashtu se komente tĂ« tilla pĂ«rpiqeshin qĂ« t’i fshinin pĂ«r tĂ« mos nxitur mĂ« tej gjuhĂ«n e urrejtjes.

“Nga eksperienca ime personale, postimet e fushatĂ«s elektorale, sidomos nĂ« javĂ«t e fundit, u shoqĂ«ruan me vrull komentesh urrejtje politike dhe kryesisht tĂ« bazuara nĂ« tĂ« qenit grua,” tha Gjylameti.

“ÇfarĂ« pĂ«rmban njĂ« gjuhĂ« jo etike, me terminologji seksiste apo denigruese, vullnetarĂ«t qĂ« janĂ« pjesĂ« e stafit tim i fshijnĂ« dhe kjo si njĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mos nxitet mĂ« shumĂ« gjuha e urrejtjes,” theksoi ajo.

Tolerancë institucionale dhe shoqërore

Gjuha denigruese dhe seksiste në hapësirën online konsiderohet si zgjatim i së njëjtës gjuhë të përdorur rëndom nga drejtuesit e partive politike dhe media tradicionale në Shqipëri. Për ekspertët dhe studiueset e këtij fenomeni, fushata e fundit zgjedhore vazhdoi në të njëjtin trend, duke krijuar një klimë jo të mirë për gratë që përfshihen në politikë.

Izela Tahsini, psikoterapiste dhe Profesore e Asociuar në punë sociale i tha BIRN se gjuha seksiste dhe denigruese në rrjetet sociale përforconte stereotipet e dëmshshme dhe minonte besueshmërinë e kandidateve në garë.

“Sensacionalizmi dhe gjuha seksiste, pĂ«r fat tĂ« keq, nuk u eliminuan, veçanĂ«risht nĂ« seksionet e komenteve online, duke krijuar njĂ« mjedis armiqĂ«sor pĂ«r gratĂ« nĂ« politikĂ«,” tha Tahsini.

“Rrjedhimisht, ashtu si nĂ« zgjedhjet e mĂ«parshme, jam e bindur se vazhdon tĂ« mbajĂ« jashtĂ« politikĂ«s njĂ« sĂ«rĂ« grash”, shtoi ajo.

Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit politik, mendon se komentet e personave anonimë në rrjetet sociale frymëzohen nga liderët e tyre politikë.

“Komentet tallĂ«se tĂ« nisura nga politikanĂ«t apo mediat shtjelloheshin mĂ« tej nĂ« komente pa fre online, edhe nĂ« faqet e disa prej mediave tĂ« mĂ«dha”, tha Gjoni. “Çdo person anonim ndjen se ka tĂ« drejtĂ« tĂ« reduktojĂ« kandidatet gra nĂ« stereotipe gjinore, duke minimizuar kĂ«shtu zyrtarisht rolin e tyre si kontribuuese politike,” shtoi ajo.

Edhe Marsela Dauti, autore e studimeve mbi përfaqësimin e grave në politikë, i tha BIRN se seksizmi dhe gjuha denigruese ndaj grave ishin të ngulitura thellë në politikën shqiptare.
“Kjo Ă«shtĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ«, pasi gjuha denigruese shpesh konsiderohet si pjesĂ« normale e politikĂ«s — madje edhe nga vetĂ« gratĂ« politikane,” tha ajo duke theksuar se kĂ«tĂ« e kishte vĂ«nĂ« re gjatĂ« njĂ« studimi pĂ«r dhunĂ«n ndaj grave nĂ« politikĂ«.

“Gjuha ofenduese apo dhuna nĂ« pĂ«rgjithĂ«si perceptohen si njĂ« kosto qĂ« duhet paguar pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« e jetĂ«s politike,” shtoi Dauti.

GjatĂ« fushatĂ«s sĂ« fundit elektorale, kryeministri Edi Rama u apeloi grave dhe i lavdĂ«roi ato, shpeshherĂ« pĂ«rmes shprehjeve tĂ« tipit “Partia Socialiste Ă«shtĂ« grua” apo “Ngjyra rozĂ« Ă«shtĂ« ngjyra e grave dhe vajzave si dhe ngjyra e PartisĂ« Socialiste”.

Por kjo narrativĂ« konsiderohet si “seksizĂ«m i sheqerosur” nga Dauti, e cila theksoi se shprehje tĂ« tilla ishin pĂ«rdorur pĂ«r tĂ« pastruar imazhin e PS gjatĂ« fushatĂ«s elektorale pĂ«r mĂ«katet e veta tĂ« korrupsionit.

Ines Leskaj nga Rrjeti i Fuqizimit tĂ« Gruas nĂ« ShqipĂ«ri, AWEN, kujton njĂ« tjetĂ«r episod seksist tĂ« fushatĂ«s sĂ« RamĂ«s, ku ai kĂ«shilloi gratĂ« qĂ« “tĂ« pĂ«rdorin aftĂ«sitĂ« e tyre joshĂ«se”. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r tĂ« spektrit politik, edhe sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i PartisĂ« Demokratike, Flamur Noka u denoncua po ashtu pĂ«r pĂ«rdorim tĂ« gjesteve fyese dhe vulgare.

Leskaj tha se kjo gjuhĂ« e drejtuesve politikĂ« tolerohet. “Toleranca institucionale dhe shoqĂ«rore Ă«shtĂ« e pranishme, pĂ«r shkak tĂ« mendĂ«sisĂ« se gratĂ« nĂ« politikĂ« nuk janĂ« tĂ« “fuqishme”,” tha Leskaj.

Edhe UN Women vuri re tolerancë ndaj gjuhës denigruese gjatë monitorimit të fushatës së fundit.

“NĂ« ShqipĂ«ri ka njĂ« tolerancĂ« institucionale dhe shoqĂ«rore ndaj gjuhĂ«s denigruese, si ndaj grave ashtu edhe burrave nĂ« politikĂ«. Kjo ndodh pĂ«r disa arsye, pĂ«rfshirĂ« mungesĂ«n e mekanizmave efektivĂ« pĂ«r tĂ« adresuar dhe ndĂ«shkuar sjellje tĂ« tilla, si dhe normat kulturore dhe stereotipet gjinore tĂ« rrĂ«njosura thellĂ« nĂ« shoqĂ«ri,” tha organizata nĂ« pĂ«rgjigje me shkrim.

Pabarazia në garë

Dhurata Çupi (Tyli), deputete e PartisĂ« Demokratike prej vitit 2017, e humbi garĂ«n nĂ« TiranĂ« nĂ« zgjedhjet e fundit. Ajo thotĂ« se fakti qĂ« ishte grua u pĂ«rdor taktikisht pĂ«r t’ia “trembur” votuesit.

“Ka shumĂ« raste qĂ« takoja votues dhe pas meje takonin burra kandidatĂ« tĂ« listĂ«s sĂ« hapur dhe influenconin votĂ«n kundĂ«r meje me argumentin qĂ« Ă«shtĂ« grua”, tha Çupi. Sipas saj, diskriminimi pozitiv nĂ« ligj u pĂ«rdor nĂ« krah tĂ« kundĂ«rt, pĂ«r t’i bindur votuesit se gratĂ« kishin vetĂ«m njĂ« nĂ« tre vende dhe se njĂ« grua nuk do tĂ« dilte dot deputete.

Çupi thotĂ« se ajo u diskriminua edhe nga forca e vet politike dhe u braktis gjatĂ« fushatĂ«s nĂ« favor tĂ« burrave qĂ« ishin pjesĂ« e garĂ«s. “Nga partia kam marrĂ« zero mbĂ«shtetje. AsnjĂ« mbĂ«shtetje. PĂ«rkundrazi ka patur raste kur lidershipi ka influencuar votĂ«n pĂ«r kandidatĂ«t preferencialĂ«,” tha ajo.

Kandidate të tjera ndërkohë vunë në dukje se gara ishte e pabarabartë. Sidomos në zonat rurale dhe qyteza ku gratë përfshihen pak në politikë dhe të takon të shohësh shpesh takime kandidatesh në prani vetëm të burrave.

“NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, shoqĂ«ria shqiptare Ă«shtĂ« maskiliste dhe vĂ«mendjen mĂ« tĂ« madhe e zĂ«nĂ« burrat”, tha kandidatja Lindita Metaliaj, e cila garoi nĂ« listĂ«n e hapur tĂ« PartisĂ« Demokratike nĂ« LezhĂ«.

Kandidatet e intervistuara vunë në dukje gjithashtu disbalancën financiare dhe vështirësitë për të ngritur fonde.

“[Kishte] Burra biznesmenĂ« nĂ« garĂ«, qĂ« shpenzimet i kishin tĂ« pakrahasueshme me buxhetin tim”, tha Çupi.

“Ngritja e fondeve pĂ«r fushata elektorale Ă«shtĂ« njĂ« nga vĂ«shtirĂ«sitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« gratĂ« kanĂ« nĂ« krahasim me burrat, aq mĂ« tepĂ«r nĂ« kontekstin kulturor shqiptar,” tha Gjylameti nga Partia Socialiste, e cila kĂ«rkoi tĂ« kishte ndryshime ligjore nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«.

Sulmet seksiste dhe denigruese nĂ« rrjetet sociale apo gjuha e pĂ«rdorur nĂ« media janĂ« pengesa shtesĂ« mbi kĂ«to pabarazi, tĂ« cilat nĂ« thelb duan t’i trembin dhe largojnĂ« gratĂ« nga politika. PĂ«r kandidate si Ina Majko, vĂ«shtirĂ«si tĂ« tilla tĂ« bĂ«jnĂ« tĂ« humbĂ«sh edhe besimin.

“Vajzat e gratĂ« kur pĂ«rfshihen nĂ« politikĂ« nuk i besojnĂ« dot mĂ« asnjĂ« burri,” tha Majko, ndĂ«rsa shtoi se edhe njĂ« foto e pafajshme mund tĂ« kthehet nĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« tĂ« targetuar. “Kjo Ă«shtĂ« e frikshme!”. /MarrĂ« nga Reporter.al

The post Investigimi i BIRN/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese appeared first on Lapsi.al.

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

Gjatë garës elektorale për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Majko, përfaqësuesja e vetme nga komuniteti rom në listën e Partisë Socialiste, postoi në faqen e vet në Facebook një video satirike të mikut të saj, aktorit Alex Seitaj. Në videon mbështetëse, Seitaj luan rolin e nënës së tij dhe në një moment i [
]

The post Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese appeared first on BoldNews.al.

I mbijetuari i dhunës seksuale Ramadan Nishori: Pas rrëfimit tim u lajmëruan edhe 4 të mbijetuar tjerë

Ramadan Nishori, i cili më 14.04.2025 rrëfeu publikisht për dhunën seksuale që ka përjetuar gjatë luftës në vitet 1998-1999 në Kosovë, ka treguar se katër persona të tjerë janë lajmëruar në organizata joqeveritare për të rrëfyer se edhe ata janë të mbijetuar të dhunës seksuale në luftën e fundit.

KĂ«tĂ« deklarim Nishori e dha nĂ« panelin me temĂ«n: “Drejt drejtĂ«sisĂ«: Forca dhe historia e tĂ« mbijetuarve” nĂ« Forumin NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r GratĂ«, Paqen dhe SigurinĂ« qĂ« po mbahet nĂ« PrishtinĂ«, mĂ« 03.06.2025.

Nishori është burri i parë që rrëfeu në Kosovë për dhunën seksuale që ka përjetuar në luftë dhe këtë e bëri pikërisht në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të Luftës.

Por, para deklarimit se katĂ«r tĂ« mbijetuar tĂ« tjerĂ« janĂ« paraqitur nĂ« organizata joqeveritare pĂ«r t’u rrĂ«fyer pĂ«r dhunĂ«n seksuale nĂ« luftĂ«, Nishori ka ndarĂ« me tĂ« pranishmit nĂ« panel se si arriti personalisht ta ndajĂ« rrĂ«fimin e tij.

Nishori tha se ka qenë shumë e vështirë të lajmërohej në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRTC) për ta treguar historinë e tij, por atë e ka ndihmuar Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja e parë që foli publikisht për dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Ai madje tha se disa herë kishte tentuar të hynte në KRTC për ta treguar historinë e tij, por ka menduar se nëse e sheh dikush duke hyrë në këtë organizatë do ta paragjykonin dhe do të qeshnin me të.

“UnĂ« s’disa herĂ« jam afru te organizata [KRTC] po nuk mundesha me marr guxim kurrĂ«sesi me hi brenda se mĂ« vishin ato lloj-lloj pyetje nĂ« kry se mĂ« sheh dikush t’u hi mrena nĂ« organizatĂ« ose mundet me qĂ«llu ndonjĂ« i njofshĂ«m i cili Ă«shtĂ« duke punu brenda nĂ« organizatĂ«. Po pasi kemi bisedu me Vasfijen, mĂ« tha lirisht mundesh me shku nĂ« organizatĂ« me u lajmĂ«ru se gjithçka qĂ« thuhet aty Ă«shtĂ« konfidenciale”, ka treguar Nishori.

“MĂ« kujtohet si sot dita e parĂ« kur kam shku- kam shku i dĂ«rrmuar- se para se me shku nĂ« organizatĂ«, pĂ«r veti kam mendu shumĂ« herĂ« t’i baj keq edhe vetĂ«s, po falĂ« psikologes, ndihmĂ«s qĂ« ma kanĂ« dhanĂ« kĂ«ta unĂ« sot jam kĂ«tu”, ka shtuar Nishori.

Përkundër gjendjes së tij emocionale, pjesëmarrja e Nishorit në seanca me psikologen në KRTC i ka ndihmuar shumë që ta merrte veten.

“Pas disa viteve, tash nisĂ«m me marr pjesĂ« edhe nĂ«pĂ«r seanca grupore me tĂ« mbijetuar tĂ« tjerĂ« dhe nisa çdo herĂ« edhe me marr forcĂ« ma shumĂ«â€ – tha ai.

Megjithatë, Nishori vlerëson se forca më e madhe i kishte ardhur kur i kishte treguar gruas, historinë e tij, raporton Kallxo.com.

“Te na tĂ« mbijetuarit sidomos mbramja Ă«shtĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« se nĂ« mbramje tĂ« vjen si njĂ« ngulfatje. Beso iksha gjysmĂ« nate prej shpisĂ«, kajsha, u shfryjsha dhe kur i kam tregu bashkĂ«shortes m’u hjek. E hjeka njĂ« barrĂ« bukur tĂ« rand prej vetĂ«s se ma nuk kisha nevojĂ« me dal prej shpisĂ«, me u shfry, po i çajshim tash hallet bashkĂ« me bashkĂ«shorten”, ka thĂ«nĂ« Nishori.

Pas njĂ« kohe, ai bashkĂ« me gruan vendosĂ«n qĂ« t’ia kumtojnĂ« historinĂ« e tij edhe vajzĂ«s sĂ« tyre, e cila Ă«shtĂ« studente.“UnĂ« nuk mujsha me ia shpreh me fjalĂ« dhe e pata marr vendimin, i cili na ka pranu statusin [e viktimĂ«s] Komisioni Qeveritar, ia çes vajzĂ«s pĂ«rpara. Tha: Bab, pĂ«r kĂ«tĂ« punĂ« unĂ« e di qe tri-katĂ«r vjet po nuk kam dasht me tĂ« tregu, pa mĂ« tregu ti i pari. Vajza u çua mĂ« kapi pĂ«rqafe dhe tha: prej sot, deri tash sa e ke pasĂ« pĂ«rkrahjen time, tash e ki edhe mĂ« tĂ« madhe”, tregoi Nishori me shumĂ« emocione.

Nishori konsideron se përkrahja e familjes është mbi të gjitha dhe shumë e madhe.

Para rrëfimit të Nishorit në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë pati një fjalë rasti Venesa Sylejmani, vajza e të mbijetuarës së dhunës seksuale, Shyhrete Tahiri-Sylejmani.

Sylejmani tha se është në dijeni se si është të rritesh nën hijen e terrorit që prek çdo pjesë të jetës dhe sipas saj, trauma nuk prek vetëm një gjeneratë.

“E kam pa nĂ«nĂ« time duke u mundu tĂ« mbijetoj pĂ«r çdo ditĂ« jo vetĂ«m pĂ«r atĂ« çka ka ndodhur gjatĂ« luftĂ«s, por stigma, heshtja, mungesa e drejtĂ«sisë  GratĂ« dhe burrat e mbijetuar tĂ« dhunĂ«s seksuale nuk janĂ« viktima tĂ« pafuqishme, janĂ« gra dhe burra qĂ« kanĂ« treguar forcĂ« pĂ«r tĂ« jetuar me plagĂ«t e tĂ« kaluarĂ«s”, tha Sylejmani.

“NĂ« emĂ«r tĂ« çdo familjari qĂ« ka paguar çmim tĂ« lartĂ« them: Ne nuk jemi vetĂ«m
 DrejtĂ«sia Ă«shtĂ« e arritshme dhe zĂ«rat e tĂ« mbijetuarve dĂ«gjohen”, shtoi Sylejmani.

Shyhrete Tahiri- Sylejmani Ă«shtĂ« gruaja e dytĂ« qĂ« doli publikisht brenda njĂ« viti, mĂ« 14.10.2019, pĂ«r ta denoncuar dhunimin nga forcat serbe gjatĂ« luftĂ«s pas Vasfije Krasniqi – Goodman.

Kurse, në panelin e diskutimit ku ishte Nishori, ishte edhe Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRTC), e cila tha se kur flasim për trajtimin e traumës nuk duhet të fokusohemi vetëm te i mbijetuari, por edhe te familja e të mbijetuarit.

“Mos tĂ« harrojmĂ« se kjo natyrĂ« e krimit nuk ka pĂ«r qĂ«llim vetĂ«m me lĂ«ndu individin
 Natyra e kĂ«tij krimi ushtrohet nĂ« prezencĂ« tĂ« familjarĂ«ve. Trauma Ă«shtĂ« prezent me tĂ« gjitha pasojat e mundshme edhe te familjarĂ«t”, ka thĂ«nĂ« Rushiti.Pas punĂ«s me tĂ« mbijetuar tĂ« dhunĂ«s seksuale pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«, ajo thekson se kanĂ« mĂ«suar se intervenimi nĂ« kohĂ« Ă«shtĂ« mĂ« se i domosdoshĂ«m.

Me këtë rast Rushiti ka përmendur Vasfije Krasniqi-Goodman, Shyhrete Tahiri-Sylejmani dhe Ramadan Nishori si tri figura emblematike që kanë kaluar kufijtë e Kosovës me historitë e tyre.

“NĂ«se nuk e trajtojmĂ« me kohĂ« kĂ«tĂ« krim tĂ« heshtur, pasojat janĂ« tĂ« mĂ«dha. FatkeqĂ«sisht edhe fĂ«mijĂ«t qĂ« lindin mĂ« vonĂ« do tĂ« jenĂ« bartĂ«s tĂ« kĂ«tyre traumave”, tha Rushiti.

MĂ« 16.01.2025, Rushti njoftoi se sĂ« bashku me QendrĂ«n Kosovare pĂ«r Rehabilitimin e Viktimave tĂ« TorturĂ«s (QKRMT) u nominua nga deputeti i Parlamentit suedez, Magnus Jacobsson, pĂ«r Çmimin Nobel pĂ«r Paqe pĂ«r vitin 2025.

Lydmilla Makvey, gazetare ukrainase e cila dokumenton krimet e luftës dhe gazetarja e parë që ka gjetur strehim në Kosovë që nga lufta në Ukrainë tha në Forumin Ndërkombëtar se njerëzit nuk janë gjithmonë të gatshëm të ndajnë dhimbjen e tyre.

Makvey foli edhe për këndvështrimin e njerëzve në Ukrainë për rrëfimin apo jo të dhunës seksuale dhe sipas saj, dhuna seksuale në Ukrainë paraqitet jo vetëm në territoret e huaja por sidomos në robërimin rus.

“NĂ« UkrainĂ« njerĂ«zit janĂ« tĂ« gatshĂ«m qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« kontakte dhe mendoj se Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e lehtĂ« t’iu ndihmohet atyre. NĂ« UkrainĂ« tĂ« mbijetuarit nuk quhen viktima, duhet tĂ« shohim pikĂ« sĂ« pari personalitetin, kurse materialet gazetareske i quajnĂ« tĂ« mbijetuar tĂ« dhunĂ«s seksuale gjatĂ« luftĂ«s”, tha Makvey.Ajo deklaroi se sĂ« paku 13 gazetarĂ« ukrainas janĂ« nĂ« robĂ«rinĂ« ruse dhe se çdo ditĂ« ballafaqohen me dhunĂ«.

“Rusia nuk i ka thirrur kĂ«ta si gazetarĂ« por si terrorist dhe spiunĂ«. SĂ« fundi, njĂ« kolege imja ka vdekur si rob lufte
 Kur Ă«shtĂ« kthyer trupi nĂ« UkrainĂ« ka pasur shumĂ« gjurmĂ« tĂ« torturĂ«s dhe ka pasur vetĂ«m 30 kg”, ka treguar Makvey.

Në Kosovë nuk dihet saktë numri i personave të përdhunuar gjatë luftës më 1999, por besohet të jetë rreth 20,000.

Nga shkurti i vitit 2018, kur ka nisur aplikimi për njohjen e statusit të viktimës, deri në qershor të 2024-tës kishin aplikuar 2,083 persona për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës.

Mandati i Komisionit Qeveritar për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale Gjatë Luftës në Kosovë është zgjatur deri më 15.05.2028, ndërsa afati për të parashtruar Kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës është zgjatur deri më 15.05.2027. /Kallxo.com/

The post I mbijetuari i dhunës seksuale Ramadan Nishori: Pas rrëfimit tim u lajmëruan edhe 4 të mbijetuar tjerë appeared first on Telegrafi.

Shqiptarja Mira Murati renditet si ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme në botë, sipas listës më të fundit të publikuar nga revista prestigjioze Fortune.

Në renditjen e kaluar ajo pozicionohej në vendin e 57-të, por këtë vit ka shënuar një ngjitje domethënëse, duke u renditur në vendin e 47.

Ky progres reflekton jo vetëm ndikimin e saj të vazhdueshëm në industrinë globale të teknologjisë, por edhe fuqinë dhe vizionin që ajo përfaqëson si një lidere inovative.

Mira Murati, ish-drejtoreshë teknologjike e OpenAI, dha dorëheqjen në shtator 2024. Ajo ishte truri pas revolucionit të ChatGPT, modelit që ndryshoi tërësisht peizazhin e Inteligjencës Artificiale.

GjashtĂ« muaj mĂ« pas, Murati prezantoi Thinking Machines Lab, njĂ« startup inovativ nĂ« fushĂ«n e IA-sĂ« qĂ« ka krijuar shumĂ« zhurmĂ«, megjithĂ«se ende operon nĂ« fshehtĂ«si”

“Ndikimi i 36-vjeçares Ă«shtĂ« i qartĂ«: nĂ« mesin e majit ajo ishte pranĂ« sigurimit tĂ« njĂ« investimi prej 2 miliardĂ« dollarĂ«sh”, shkruan revista.

Thinking Machines Lab, ku aktualisht Mira Murati shërben si CEO, është vlerësuar me një vlerë të mundshme prej 10 miliardë dollarësh, duke e bërë atë një nga startup-et më të vlefshme në fushën e AI-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqiptarja Mira Murati renditet si ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë appeared first on Euronews Albania.

Forumi për gratë në Prishtinë, presidentja Osmani: Jemi ngritur nga hiri, trauma u shndërrua në forcë

“Kodi i sigurisĂ« pĂ«r brezin tonĂ«â€ Ă«shtĂ« temĂ« kryesore e edicionit tĂ« tretĂ« tĂ« Forumit pĂ«r GratĂ«, Paqen dhe SigurinĂ« qĂ« mbahet nĂ« PrishtinĂ« nĂ«n organizimin e presidentes Vjosa Osmani. Forumi u hap me rrĂ«fimet e fĂ«mijĂ«ve dhe tĂ« rinjve kosovarĂ«, fĂ«mijĂ« tĂ« tĂ« mbijetuarve tĂ« pĂ«rdhunimit, tĂ« mbijetuar nga masakrat mĂ« tĂ« rĂ«nda dhe refugjatĂ« qĂ« tashmĂ« kanĂ« vendosur tĂ« punojnĂ« drejt paqes.

Source

Osmani pret delegacionet ndërkombëtare në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka organizuar një pritje të disa të ftuarve në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Sot dhe nesër do të mbahen mbi 30 panele me diskutime, me mbi 150 folës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se paqja është themeli i çdo gjëje për çka angazhohen. Ajo theksoi se gratë dhe fëmijët në shumë vende të botës janë duke shkruar të njëjtat fjalime qe dikur i përjetonte Kosova.

Osmani tha se tema e forumit të sivjetmë është thirrje për të ndërtuar paqe.

“Pak mĂ« shume se dy dekada mĂ« parĂ«, fĂ«mijĂ«t e kĂ«tij vendi ishin dĂ«shmitarĂ« tĂ« asaj qĂ« asnjĂ« fĂ«mijĂ« nuk duhet t’i shoh. Ishin gratĂ« e kĂ«tij vendi tĂ« cilat na i mbajtĂ«n zemrat gjallĂ«. AsnjĂ«herĂ« nuk pranuan te shihen si viktima por si ndĂ«rtuese tĂ« paqes. Dhe kĂ«tĂ« vazhdojnĂ« ta bĂ«jnĂ« çdo ditĂ« qe kalon.

Paqja Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si e re pĂ«r t’u ngritur, pĂ«r tĂ« prosperuar dhe pĂ«r tĂ« gjallĂ«ruar. Mjedisi global i sigurisĂ« Ă«shtĂ« i rrezikshĂ«m nga lufta globale, krimet kibernetike. Viktimat janĂ« gjithmonĂ« tĂ« njĂ«jta, gratĂ«, fĂ«mijĂ«t, edhe ata te pa zĂ«â€, u shpreh ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Osmani pret delegacionet ndërkombëtare në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë appeared first on Euronews Albania.

Osmani: Paqja Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si e re pĂ«r t’u ngritur

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se paqja është themeli i çdo gjëje për çka angazhohen. Ajo theksoi se gratë dhe fëmijët në shumë vende të botës janë duke shkruar të njëjtat fjalime qe dikur i përjetonte Kosova.

Kështu u shpreh ajo në hapje të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani tha se tema e forumit të sivjetmë është thirrje për të ndërtuar paqe.

“Pak mĂ« shume se dy dekada mĂ« parĂ«, fĂ«mijĂ«t e kĂ«tij vendi ishin dĂ«shmitarĂ« tĂ« asaj qĂ« asnjĂ« fĂ«mijĂ« nuk duhet t’i shoh. Ishin gratĂ« e kĂ«tij vendi tĂ« cilat na i mbajtĂ«n zemrat gjallĂ«. AsnjĂ«herĂ« nuk pranuan te shihen si viktima por si ndĂ«rtuese tĂ« paqes. Dhe kĂ«tĂ« vazhdojnĂ« ta bĂ«jnĂ« çdo ditĂ« qe kalon”, tha ajo.

Kryetarja e shtetit tha se fëmijët bartin barrën e luftës por edhe se janë mbrojtës të ardhshëm të drejtësisë.

“Paqja Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si e re pĂ«r t’u ngritur, pĂ«r tĂ« prosperuar dhe pĂ«r tĂ« gjallĂ«ruar. Mjedisi global i sigurisĂ« Ă«shtĂ« i rrezikshĂ«m nga lufta globale, krimet kibernetike. Viktimat janĂ« gjithmonĂ« tĂ« njĂ«jta, gratĂ«, fĂ«mijĂ«t, edhe ata te pa zĂ«â€, u shpreh ajo.

Hapjen e Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në Prishtinë, e ka bërë Venesa Sulimani, vajza e të mbijetuarës së dhunës seksuale, Shyrete Sulimani.

Ajo tha se nënës së saj, Shyretes, i janë dashur 20 vjet qe ta gjejë zërin për të treguar atë që kishte përjetuar.

“NĂ« moshĂ«n 4 vjeçare unĂ« isha dĂ«shmitare e njĂ« krimi te luftĂ«s. PĂ«r 15 vite tĂ« gjata, shĂ«ndeti im mendor dhe fizik ishte i rrezikuar rĂ«ndĂ«. Para dy vitesh qĂ« unĂ« vendosa qĂ« kjo tĂ« mos na shkatĂ«rronte mĂ«. Lufta ka shumĂ« viktima, madje edhe pasi lufta tĂ« ketĂ« pĂ«rfunduar”, tha ajo.

Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, është organizuar nën udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani.

Sot dhe nesër do të mbahen mbi 30 panele diskutime, me mbi 150 folës.

Ky Ă«shtĂ« edicioni i tretĂ«, ku tema kryesore e forumit do tĂ« jetĂ« “Kodi i SigurisĂ« pĂ«r Brezin TonĂ«â€. /Telegrafi/

The post Osmani: Paqja Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si e re pĂ«r t’u ngritur appeared first on Telegrafi.

Osmani takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, i cili po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Osmani ka shkruar se kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Sot mirĂ«prita Ministrin e PunĂ«ve tĂ« Jashtme tĂ« BosnjĂ« e HercegovinĂ«s, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesĂ«n time pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« Forumin NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r GratĂ«, Paqen dhe SigurinĂ«.

Kjo vizitĂ« e rĂ«ndĂ«sishme dĂ«shmon rĂ«ndĂ«sinĂ« e dialogut dhe bashkĂ«punimit pĂ«r paqen dhe stabilitetin nĂ« rajon”, ka shkruar Osmani nĂ« Facebook. /Telegrafi/

The post Osmani takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq appeared first on Telegrafi.

Zëra nga 45 shtete bashkohen në Prishtinë për fuqizimin e grave, paqen dhe sigurinë

Nën udhëheqjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot më 2 qershor fillon edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili për dy ditë me radhë do ta shndërrojë Prishtinën në qendër të diskutimeve globale mbi çështjet gjinore, paqen dhe sigurinë.

Forumi do të sjellë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës të nivelit të lartë nga më shumë se 45 shtete të botës përfshirë presidentë, ministra, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare e aktivistë të shquar.

Ky forum ndërkombëtar është kthyer në një platformë të fuqishme dialogu dhe bashkëpunimi, që synon të forcojë rolin e grave në procese vendimmarrëse.

Përmes këtij forumi Kosova rikonfirmon përkushtimin e saj për avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, duke e vendosur veten si shembull në rajon dhe më gjerë për nisma që në fokus kanë fuqizimin e grave.

Si rezultat i kësaj ngjarje, Policia e Kosovës ka njodtuar se më datat 02 dhe 03.06.2025, do të kujdeset për mbarëvajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut rrugor në vend.

Policia do jetë e angazhuar edhe për lëvizjet e personaliteteve dhe delegacioneve të ndryshme lidhur me këtë edicion.

“PĂ«r tĂ« mundĂ«suar qarkullim tĂ« lirĂ« sipas itinerarit tĂ« lĂ«vizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendĂ«s sĂ« edicionit nĂ« fjalĂ«, Policia e KosovĂ«s do tĂ« bĂ«jĂ« ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rkohshme tĂ« qarkullimit tĂ« trafikut (nĂ« intervale tĂ« shkurta kohore) tĂ« disa segmenteve rrugore dhe nĂ« afĂ«rsi tĂ« objekteve relevante” – thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ«.

Policia shton se do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative dhe ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik./Telegrafi/

The post Zëra nga 45 shtete bashkohen në Prishtinë për fuqizimin e grave, paqen dhe sigurinë appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet e 11 majit/ Kandidatët burra që u mundën nga gratë me kuotë gjinore dhe jo me votë

✇Albeu
By: V K

Në zgjedhjet e 11 majit, 8 kandidatë burra të Partisë Socialiste, nuk mundën të fitonin një biletë për të hyrë në Kuvend në shtator, edhe pse kishin vota më shumë se rivalët e tyre në listën e hapur.

Të gjithë u mundën nga kandidate gra, por jo me votë, por me kuotë gjinore.

Kodi zgjedhor parashikon se nĂ« çdo tre emra fitues, njĂ« duhet tĂ« jetĂ« grua, edhe nĂ«se ajo ka mĂ« pak vota se sa burrat nĂ« garĂ«, informon ‘shqiptarja.com’.

Po të mos ishte ky korrigjim i kuotës gjinore, Xhemal Qefalia me 9950 vota, do të ishte në parlament. Ai ka vota më shumë se sa Anila Denaj dhe Olta Xhaçka që kanë fituar mandate.

Edhe Pandeli Majko me 6736 vota e Toni Gogu 6680 janë viktima të kuotës gjinore, e ata nuk do të jenë në parlamentin e ri.

Olta Xhaçka 6288 vota, më pak se sa Qefalia, Majko e Gogu, do të hyjë në Kuvend për shkak të gjinisë.

Ky fenomen nuk është i kufizuar vetëm në qarkun Tiranë.

Në Berat, Julian Zyla dhe Erdis Hyka, kanë marrë qindra vota më shumë se sa Hatixhe Konomi, por mundësia e tyre për të fituar një mandat, është djegur.

Edhe në qarkun Durrës, dy burra janë penalizuar prej gjinisë. Ilir Ndraxhi, ka dyfishin e votave të Etleva Budinit, por zonja rezulton fituese. Bashkë me Ndraxhin janë djegur dhe afro 6000 votat e Gentian Hillës.

Po të mos ishte kuota gjinore, deputeti i 6-të i Korçës do të ishte Arian Jaupllari dhe jo Besa Spaho.

Avantazhi i grave për shkak të gjinisë, është ndjerë mes zonjave socialiste, pasi demokratët fituan pak mandate dhe në asnjë qark nuk morën 3 mandate përtej listës së mbyllur që të aktivizohej mekanizmi i kuotës gjinore.

TIRANË
Xhemal Qefalia 9950 (Humbës)

Anila Denaj 9257 (Fituese)

Pandeli Majko 46736 (Humbës)

Toni Gogu 6680 (Humbës)

Olta Xhaçka 6288 (Fituese)

BERAT

Julian Zyla 6002 (Humbës)

Erdis Hyka 5058 (Humbës)

Hatixhe Konomi 4467 (Fituese)

DURRËS

Ilir Ndraxhi 8244 (Humbës)

Gentian Hilla 5881 (Humbës)

Etleva Budini 4910 (Fituese)

KORÇË

Arian Jaupllari 8461 (Humbës)

Besa Spaho 7957 (Fituese) /

 

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Kandidatët burra që u mundën nga gratë me kuotë gjinore dhe jo me votë appeared first on Albeu.com.

❌