❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dështon tentativa e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ DeputetĂ«t kanĂ« dĂ«shtuar tĂ« konstituojnĂ« Kuvendin e KosovĂ«s edhe nĂ« vazhdimin e seancĂ«s pak para mesnatĂ«s.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka tentuar sërish të formojë komisionin e fshehtë për votimin e kryeparlamentarit, por kjo nuk është mbështetur nga partitë e tjera parlamentare.

Vazhdimi i kësaj seance u bë pak para mesnatës, pas një tjetre që u mbajt mesditën e së shtunës.

Kjo ishte tentativa e fundit për konstituimin e Kuvendit pak para se të mbyllet afati 30-ditor, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e trupave të Kuvendit.

Sipas vendimit të Kushtetueses, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë veprim apo vendim lidhur me konstituimin e legjislaturës së nëntë nga 27 korriku e deri më 8 gusht. /KosovaPress/

The post Dështon tentativa e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu nga Baza e Kuçovës: 36 vatra zjarri në 24 orët e fundit, të gjitha forcat në gatishmëri nga ajri e toka

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet sot nĂ« qarkun e Beratit, ku po ndjek nga afĂ«r operacionin pĂ«r shuarjen zjarrit nĂ« zonĂ«n e Shpiragut dhe monitorimin nga baza e KuçovĂ«s, prej nga ngrihen edhe avionĂ«t e ardhur nga misionet e vendeve partnere.

Në një deklaratë për mediet nga kjo bazë, Vengu bëri një pasqyrë të situatës në 12 qarqet.

Vengu informoi për situatën e vatrave të zjarrit, aksionin nga toka dhe ajri, rreziqet dhe masat e marra deri tani.

Ministri shpjegoi se sot ka qenë një nga ditët më të nxehta që nuk e favorizuan situatën e zjarreve, me temperatura 44-45 gradë, teksa ndërhyrjet vijojnë me intensitet.

Numërohen 36 vatra zjarri vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ku janë shuar 12 dhe 24 mbeten aktive. Tre qarqe janë problematike: Vlorë, Berat dhe Dibër. Aktive në misione edhe baza e helikopterëve të Farkës.

“Gjendemi nĂ« bazĂ«n e KuçovĂ«s, nga ku monitorohet situata dhe janĂ« angazhuar forca, pĂ«rfshi edhe avionĂ«t Canadair prej 48 orĂ«sh nĂ« tĂ« gjitha vatrat e zjarreve nĂ« mbarĂ« vendin, sikurse edhe nĂ« bazĂ«n e FarkĂ«s, nga ku operojnĂ« helikopterĂ«t. Situata shkoi edhe sipas parashikimeve, pasi temperaturat ishin tĂ« larta, kapĂ«n shifra ekstreme deri nĂ« 44-45 gradĂ« celcius. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye kemi pasur njĂ« situatĂ« me 36 vatra tĂ« deklaruara nĂ« mbarĂ« vendin dhe pĂ«r tĂ« cilat punohet me tĂ« gjitha mjetet pĂ«r fikjen e tyre. JanĂ« shuar 12 prej tyre dhe 24 janĂ« ende aktive. NĂ« terren ndodhen edhe forcat e shumta nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ«. Aktualisht operacioni nga ajri Ă«shtĂ« pezulluar pĂ«r shkak tĂ« errĂ«sirĂ«s dhe do rinisi nesĂ«r. BĂ«hen plane punĂ« operacionale pĂ«r ndĂ«rhyrje njĂ« ditĂ« para”, tha ministri.

Ai dha detaje edhe për hartën e zjarreve dhe zonat më kritike ku është përqëndruar vëmendja e trupave dhe institucioneve.

“MĂ« tĂ« prekura janĂ« 3 qarqe, i VlorĂ«s, DibrĂ«s, ku angazhohen edhe dy helikopter dhe forca nga Tirana dhe situata Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar ndjeshĂ«m. Ka pasur intensitet tĂ« vatrĂ«s. Si dhe nĂ« qarkun e Beratit, ku ka pasur vatra aktive, por e kemi mbajtur nĂ«n kontroll situatĂ«n si nĂ« Paftal, ashtu edhe nĂ« Shpirag, ku jemi mbĂ«shtetur nga helikopterĂ«t, si dhe forcave aleate kroate dhe italiane qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« fluturime nĂ« disa qarqe. Jemi pĂ«rqendruar nĂ« Borsh, Piqeras, SelenicĂ«, ShashicĂ«, kaninĂ« dhe forcat janĂ« tĂ« angazhuara nĂ« terren. Mbahen nĂ«n kontroll dhe me pĂ«rqĂ«ndrim banesat, antenat, urbanistika, tunelet, transformatorĂ«t dhe kemi njĂ« kontroll tĂ« situatĂ«s me forca nĂ« terren dhe do qĂ«ndrojmĂ« nĂ« gatishmĂ«ri gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s, pĂ«r tĂ« rinisur nĂ« mĂ«ngjes”, tha ai.

Ministri deklaroi se edhe mbështetja që kanë gjetur nga vënedet partnere dhe Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile ka qenë i madh.

“Kemi pasur mbĂ«shtetje tĂ« plotĂ« tĂ« forcave aleate, ka vajtje-ardhje tĂ« mjeteve tĂ« kĂ«tyre aleatĂ«ve, shkojnĂ« dhe vijnĂ« pĂ«r misione. Por janĂ« prezentĂ« edhe nga vende tĂ« tjera dhe do vijojnĂ«, ku i gjithĂ« mekanizmi i mbrojtjes europiane Ă«shtĂ« nĂ« gatishmĂ«ri”, theksoi Vengu.

/gj.m/

 

 

 

The post Vengu nga Baza e Kuçovës: 36 vatra zjarri në 24 orët e fundit, të gjitha forcat në gatishmëri nga ajri e toka appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata e zjarreve në vend, PD thirrje qytetarëve: Largohuni nga zonat në rrezik 

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Partia Demokratike  reagoi sot pĂ«r situatĂ«n e zjarreve nĂ« vend.

Në një deklaratë për mediet, PD u bërn thirrje banorëve, qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes të shtuar, të largohen sa më parë nga zonat e kërcënuara dhe të ndihmojnë këdo në rrezik.

“Nga Jugu nĂ« Veri, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« pushtuar nga zjarret. NdĂ«rkohĂ« qĂ«, u bĂ«jmĂ« thirrje banorĂ«ve, qytetarĂ«ve dhe turistĂ«ve tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar, tĂ« largohen sa mĂ« parĂ« nga zonat e kĂ«rcĂ«nuara, dhe tĂ« ndihmojnĂ« kĂ«do nĂ« rrezik. Partia Demokratike shpreh indinjatĂ«n e thellĂ« me reagimin minimalist dhe thuajse pĂ«rqeshĂ«s tĂ« autoriteteve”, thekson PD.

Sipas PD, “jo vetĂ«m ndĂ«rhyrjet bĂ«hen me vonesĂ«, por janĂ« mungesa e alarmit dhe angazhimit qĂ« e bĂ«jnĂ« situatĂ«n tĂ« duket edhe mĂ« kaotike, kĂ«rcĂ«nuese dhe dĂ«shpĂ«ruese”.

“Zjarret, pĂ«rmbytjet, fatkeqĂ«sitĂ« natyrore pĂ«rsĂ«riten nĂ« ShqipĂ«ri, si nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n, dhe kjo nuk Ă«shtĂ« nĂ« dorĂ« tĂ« qeverive, por pĂ«rgatitjet, gatishmĂ«ria, vullneti, janĂ« detyrĂ« dhe nĂ« dorĂ« tĂ« tyre”, nĂ«nvizon PD.

“Siç e kemi parĂ« prej vitesh, qeveria dĂ«rgon ushtrinĂ« dhe zjarrfikĂ«sit, tĂ« cilĂ«t u sulen zjarreve me shkurre, me lopata dhe batanije, si nĂ« njĂ« vend tĂ« BotĂ«s sĂ« TretĂ«, apo tĂ« sapodalĂ« nga lufta dhe nĂ« mungesĂ« tĂ« mjeteve bazike”, shton PD.

“NjĂ« pamje tjetĂ«r shohim prej tri javĂ«sh nĂ« Theth, TiranĂ« dhe gjithandej nĂ«pĂ«r ShqipĂ«ri. PĂ«r tĂ« shembur bujtinat nĂ« Theth dhe marrĂ« para shitĂ«sit tĂ« rigonit nĂ« SarandĂ«, qeveria dĂ«rgoi IMT, Tatimet, PolicinĂ« dhe UshtrinĂ«, me mjete tĂ« rĂ«nda, me arrogancĂ«, tĂ« armatosur deri nĂ« dhĂ«mbĂ«, nĂ« luftĂ« me qytetarĂ«t”, shprehet PD.

PD thekson se, “PĂ«r Edi RamĂ«n, prioritet absolut Ă«shtĂ« uzurpimi i pushtetit lokal, jo zjarret dhe dhjetĂ«ra problemet qĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ« qytetarĂ«t dhe jetĂ«n e tyre. PĂ«r Edi RamĂ«n, prioritet Ă«shtĂ« spektakli me satelitĂ«t “Albania 1” dhe “2”, apo dronĂ«t pĂ«r tĂ« cilĂ«t, pasi i hedh nĂ« Facebook pĂ«r t’u mburrur nuk ka kush as t’i lexojĂ« dhe as kush t’i komandojĂ«. Sepse, Edi Rama e ka bĂ«rĂ« ushtrinĂ« e njĂ« vendi tĂ« NATOs, njĂ« organizatĂ« qĂ« shkon tĂ« fikĂ« zjarret me shkurre dhe pagure”.

Prandaj, shton PD, “pĂ«rballja me zjarret dhe fatkeqĂ«sitĂ« natyrore qĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ« qytetarĂ«t janĂ« tĂ« mekura”.

“Do tĂ« jetĂ« kĂ«shtu kĂ«tĂ« verĂ« dhe tjetrĂ«n, sepse Edi Rama nuk kujtohet dhe as kujdeset pĂ«r infrastrukturĂ«n e shtetit, pĂ«r fondet e emergjencave, pĂ«r modernzimin e ekipeve tĂ« kĂ«rkim-shpĂ«timit. ParatĂ« qĂ« i merr nga taksat i bĂ«n shpenzime luksi pĂ«r vete dhe ministrat, udhĂ«time me carter, koncerte tĂ« shtrenjta apo kopĂ«sht 4 milion euro nĂ« oborrin e KryeministrisĂ«â€, shton PD.

“Edi Rama Ă«shtĂ« me pushime, pasi bĂ«ri zhurmĂ«n me drejtorĂ«t, me heqjen e tendave dhe terrorizimin e Thethit, por zjarret nuk bĂ«jnĂ« pushim dhe pyjet, territori, bizneset, shtĂ«pitĂ« dhe jeta e qytetarĂ«ve Ă«shtĂ« nĂ« rrezik. Edi Rama nuk Ă«shtĂ« zjarrfikĂ«s, por ai nuk mund tĂ« lejohet tĂ« jetĂ« Kryeministri qĂ« hedh ShqipĂ«rinĂ« nĂ« zjarr”, pĂ«rfundon deklarata e PD.

/gj.m/

The post Situata e zjarreve në vend, PD thirrje qytetarëve: Largohuni nga zonat në rrezik  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Vendoset nën kontroll zjarri në fshatin Markat në Konispol

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Zjarri nĂ« fshatin Markat nĂ« Konispol Ă«shtĂ« vendosur nĂ«n kontroll, falĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« koordinuar tĂ« forcave nĂ« terren.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot pamje nga operacioni I shuarjes së zjarrit në këtë fshat, ku morën pjesë  2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë nga MZSH Konispol, 2 automjete me 12 efektivë nga BMEC dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura.

Vengu theksoi se falë reagimit të menjëhershëm, u shmang përhapja e flakëve në zona të banuara dhe me rëndësi bujqësore.

1 nga 5

/gj.m/

The post Vengu: Vendoset nën kontroll zjarri në fshatin Markat në Konispol appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga plazhi i Golemit

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi i Golemit.

Plazhi i Golemit, i ndodhur në zonën e Kavajës vetëm pak kilometra nga Durrësi dhe rreth 40 minuta nga Tirana, mbetet një nga destinacionet më të preferuara të pushuesve vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Me një vijë bregdetare të gjatë, rërë të artë, ujëra të pastër kristal dhe një peizazh që përputh natyrën me infrastrukturën turistike, Golemi është kthyer në një magnet për turizmin bregdetar shqiptar.

Vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm hotelet, resortet, vilat dhe restorantet që ofrojnë shërbime cilësore dhe mikpritje tradicionale.

Së fundmi në këtë plazh mudn të shijohet edhe një eksperienca off-road në plazhin e Golemit.

Kjo iniciativë e veçantë ofron udhëtime nëpër shtigje të fshehura dhe terrene sfiduese, ku natyra e egër takon emocionin e aventurës.

Destinacioni është ideal për të zbuluar peizazhe të mrekullueshme dhe vende që rrallë shihen nga turistët e zakonshëm.

Turizmi off-road Ă«shtĂ« njĂ« formĂ« e turizmit aventurier qĂ« konsiston nĂ« udhĂ«time dhe eksplorime nĂ«pĂ«r terrene tĂ« vĂ«shtira, natyrore dhe jashtĂ« rrugĂ«ve tĂ« asfaltuara, duke pĂ«rdorur mjete tĂ« posaçme si fuoristrada (4×4), quad, motoçikleta etj.

/gj.m/

The post Rama ndan pamje nga plazhi i Golemit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Temperatura e larta, OST dhe OSHEE rrisin gatishmërinë për furnizimin me energji elektrike

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Strukturat e sektorit energjetik kanĂ« rritur gatishmĂ«rinĂ« nĂ« rang vendi, pĂ«r tĂ« minimizuar problemet e furnizimit me energji, nĂ« kushtet e rritjes sĂ« temperaturave.

OST dhe OSSH, po ndërveprojnë ngushtësisht për të eliminuar sa më shpejtë pasojat që sjell rritja e konsumit dhe regjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve elektrike.

Konkretisht, linja 110kV Elbasan – Kusath u stakua pĂ«r shkak tĂ« dĂ«mtimit tĂ« transformatorit tĂ« rrymĂ«s, problem qĂ« u zgjidh menjĂ«herĂ« nga grupet e OST, duke zĂ«vendĂ«suar nĂ« kohĂ« rekord pajisjen.

Në Bistricë, nënstacioni 110/35kV pati problem me transformarorin, duke sjellë stakim të energjisë elektrike deri në 15 minuta për dy nënstacionet e Sarandës dhe atë të Gjirokastrës.

Brigadat e OST dhe OSSH morën masa të menjëhershme për zëvendesimin e pajisjes së dëmtuar në pronësi të Kurum, dhe rikthyen në funksion të plotë sistemin e transmetimit.

Po këto ditë, konkretisht dje, pati një zjarr tek transformatori i fuqisë 110/10kV, në nënstacionin e Ibes, Tiranë. Përmes skemës unazë iu dha energji elektrike brenda një kohe të shkurtër pjesës më të madhe të zonave të prekura.

Brigadat e OSSH dhe OST kanë punuar pa ndërprerje për rivënien në punë dhe zëvendësimin e pjesëve elektrike të dëmtuara në nënstacionin e Ibës. Ky nënstacion është kycur dhe rivendosur në regjim pune sot rreth orës 11.00 të ditës së shtunë.

SituatĂ« qĂ« kĂ«rkonte kujdes tĂ« shtuar ishte edhe stakimi i rrjetit 400kV Zemblak-Kardia, pĂ«r shkak tĂ« zjarrit qĂ« ra nĂ« pjesĂ«n greke, nĂ« afĂ«rsi tĂ« nĂ«nstacionit Kardia. Probleme pati edhe nĂ« linjĂ«n 150kV BistricĂ« – Mourtos. Problemet me dy linjat e transmetimit nuk sollĂ«n stakime pĂ«r konsumatorĂ«t pasi u furnizuan nga linjat paralele.

Stafi i OST Ă«shtĂ« nĂ« koordinim me OST greke pĂ«r koordinimin e veprimeve tĂ« rikyÒ«jes sĂ« kĂ«tyre linjave. NĂ« tĂ«rĂ«si, falĂ« masava tĂ« mara nga OSSH dhe OST, situata aktuale e furnizimit me energji elektrike paraqitet stabĂ«l.

Autoritetet bëjnë apel për mirëkuptim në zonat ku për arsye sigurie, për shkak të zjarreve, mund të jetë e nevojshme ndërprerja e përkohshme e energjisë.

/gj.m/

The post Temperatura e larta, OST dhe OSHEE rrisin gatishmërinë për furnizimin me energji elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani: Adem Demaçi ishte simboli i qëndresës

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka pĂ«rkujtuar sot me respekt figuren e veprimtarit tĂ« çështjes kombĂ«tare, Adem Demaçit, duke e cilĂ«suar atĂ« si simbolin e qĂ«ndresĂ«s, disidentin e pathyeshĂ«m dhe zĂ«rin e tĂ« pambrojturve.

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar në Facebook se Adem Demaçi ishte simboli i qëndresës, disidenti i pathyeshëm, zëri i të pambrojturve, kritiku i pandalshëm dhe njeriu i lirë edhe kur ishte prapa grilave.

“NĂ« vend tĂ« hakmarrjes, ai predikoi paqen. NĂ« vend tĂ« urrejtjes, ai mbolli pajtimin. NĂ« vend tĂ« frikĂ«s, ai fliste me guxim pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n. Ai sakrifikoi lirinĂ« e tij individuale pĂ«r lirinĂ« kolektive tĂ« popullit tĂ« tij. Emri i tij do tĂ« jetojĂ« sa vetĂ« liria! QoftĂ« i pĂ«rjetshĂ«m kujtimi pĂ«r BacĂ«n Adem”, ka shkruar Osmani.

Sot, janë mbushur shtatë vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhĂ«hoqi KĂ«shillin pĂ«r tĂ« Drejtat dhe LiritĂ« e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri nĂ« vitin 1995. NĂ« vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. GjatĂ« periudhĂ«s 1998-1999, kur mbaheshin takimet nĂ« Rambouillet pĂ«r tĂ« ardhmen e KosovĂ«s, ai ishte zĂ«dhĂ«nĂ«s politik i UÇK-sĂ«. Ishte njĂ«kohĂ«sisht kryetar i Lidhjes sĂ« ShkrimtarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s (2005-2007). /Kosovapress/

The post Osmani: Adem Demaçi ishte simboli i qëndresës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit në Kosovë, seanca mblidhet sërish në orën 22:00

PRISHTINË, 26 korrik /ATSH/ Ka dĂ«shtuar sot edhe pĂ«rpjekja e 53-tĂ« pĂ«r konstitumin e legjislaturĂ«s sĂ« nĂ«ntĂ« tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s.

Propozimi për komisionin për të organizuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit mori vetëm 56 vota.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari tha se në kuadër të përpjekje të vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit, vazhdon sonte në orën 22:00 tentativa e fundit para skadimit të afatit të Kushtetueses.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela 27 korrik deri më 8 gusht.

Kujtojmë, Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit. /Kosovapress/

The post Dështon sërish konstituimi i Kuvendit në Kosovë, seanca mblidhet sërish në orën 22:00 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Nesër pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, nĂ« datĂ«n 26 korrik pritet rrezik maksimal pĂ«r zjarre nĂ« tĂ« gjitha qarqet e vendit.

Sipas të dhënave të raportuara në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, bën të ditur MM.

MM thekson se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.

/r.e/

The post MM: Nesër pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj viziton në QSUT komisar Agim Trocin që pësoi djegie nga zjarri në Delvinë

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Presidenti i RepublikĂ«s, Bajram Begaj vizitoi mbrĂ«mjen e sotme nĂ« urgjencĂ«n e QSUT-sĂ« shefin e Komisariatit tĂ« DelvinĂ«s, komisar Agim Troci, i cili pĂ«soi djegie nĂ« bark, krah dhe kĂ«mbĂ« gjatĂ« pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« shuarjen e njĂ« zjarri nĂ« zonĂ«n e SenicĂ«s, DelvinĂ«.

Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm dhe përkushtimin e komisar Trocit dhe dha një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët:

“VlerĂ«soj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikĂ«se, emergjencave civile, forcave tĂ« armatosura dhe pushtetit vendor nĂ« pĂ«rballimin e kĂ«saj situate tĂ« vĂ«shtirĂ« me temperatura shumĂ« tĂ« larta.

Ftoj qytetarĂ«t tĂ« tregojnĂ« kujdes dhe pĂ«rgjegjĂ«si – parandalimi fillon nga secili prej nesh. BashkĂ«punimi dhe kontributi me kĂ«to struktura Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r sigurinĂ« e jetĂ«s dhe tĂ« pronĂ«s.

Çdo akt zjarrvĂ«nieje Ă«shtĂ« i dĂ«nueshĂ«m dhe sjell pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r jetĂ«n dhe pasurinĂ«â€, u shpreh Begaj.

Presidenti Begaj theksoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe të pranishme në të gjitha zonat më problematike të vendit.

/r.e/

The post Begaj viziton në QSUT komisar Agim Trocin që pësoi djegie nga zjarri në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Proda viziton në QSUT efektivin që pësoi djegie gjatë zjarrit në Delvinë

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda, i shoqĂ«ruar nga drejtori i DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« TiranĂ«, Elton Alushi, vizitoi nĂ« repartin e djegieve nĂ« QSUT shefin e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« DelvinĂ«, Komisar Agim Troci, i cili pĂ«soi djegie tĂ« shumta gjatĂ« pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar disa tĂ« moshuar qĂ« nuk dilnin dot nga zona e zjarrit nĂ« fshatin Vergo tĂ« DelvinĂ«s.

Proda është interesuar që në momentet e para për gjendjen e tij dhe ka ndjekur nga afër organizimin e transportimit me helikopter drejt Tiranës, menjëherë sapo është njoftuar për ngjarjen.

Gjatë vizitës, drejtori i përgjithshëm është interesuar pranë stafit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Shefit të Komisariatit, duke i uruar atij shërim të shpejtë dhe e ka përgëzuar për aktin e tij të guximshëm dhe human.

Po ashtu, ai ka vlerësuar të gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që sot kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar nga flakët shumë banorë pjesa më e madhe të moshuar, në fshatrat e Delvinës, si pasojë e një zjarri të madh të favorizuar nga era, që ka përfshirë shumë zona të banuara.

Nga QSUT, Proda theksoi se, “shefi i Komisariatit Agim Troci Ă«shtĂ« shembulli mĂ« i mirĂ« i pĂ«rkushtimit dhe sakrificĂ«s qĂ« mishĂ«ron njĂ« oficer i PolicisĂ« sĂ« Shtetit. Ai veproi me guxim dhe ndjenjĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«rgjegjĂ«sie, pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n e tĂ« tjerĂ«ve. Dua tĂ« falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ«, pĂ«rfshirĂ« NĂ«nkomisar Eridionin, i cili ka pĂ«suar asfiksi dhe po merr ndihmĂ« mjekĂ«sore nĂ« Spitalin e DelvinĂ«s, si dhe gjithĂ« punonjĂ«sit e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« DelvinĂ« qĂ«, nĂ«n drejtimin e Komisar Trocit, me pĂ«rkushtim dhe guxim, mbĂ«shtetur dhe nga shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« SarandĂ«, kanĂ« shpĂ«tuar dhjetĂ«ra jetĂ« qytetarĂ«sh, duke bĂ«rĂ« tĂ« mundur evakuimin nga banesat e tyre deri jashtĂ« zonĂ«s sĂ« rrezikut. Edhe disa punonjĂ«s tĂ« tjerĂ« kanĂ« pĂ«suar. Ky akt Ă«shtĂ« njĂ« shembull frymĂ«zues i pĂ«rkushtimit dhe humanizmit tĂ« efektivĂ«ve nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s.”

Në zonën e përfshirë nga zjarri, në fshatrat Senicë, Vergo dhe Kopaçëz, vijon ndërhyrja intensive e shërbimeve të Zjarrfikëses, Emergjencës Civile, Policisë dhe Ushtrisë, për neutralizimin e vatrave dhe garantimin e sigurisë së banorëve.

Policia e Shtetit ndodhet aty, nĂ« krah tĂ« qytetarĂ«ve. Drejtori i DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« VlorĂ«, Elidon Çela, ndodhet nĂ« zonĂ« pĂ«r menaxhimin e situatĂ«s.

Policia e Shtetit apelon pĂ«r kujdes tĂ« shtuar nga qytetarĂ«t, veçanĂ«risht gjatĂ« lĂ«vizjes nĂ« zonat me bimĂ«si tĂ« dendur dhe nĂ« ato tĂ« ekspozuara ndaj zjarreve. Çdo veprim i pakujdesshĂ«m, si ndezja e zjarrit nĂ« natyrĂ«, hedhja e cigareve apo djegia e mbeturinave, mund tĂ« sjellĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r jetĂ«n dhe mjedisin.

Policia po bashkëpunon me banorët dhe gjithë instancat e tjera shtetërore për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve në disa rrethe të vendit, ku në disa raste janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë.

/gj.m//r.e/

The post Proda viziton në QSUT efektivin që pësoi djegie gjatë zjarrit në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“ShqipĂ«ria e bukur”, Rama ndan foto nga plazhi i ZvĂ«rnecit

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga plazhi i ZvĂ«rnecit nĂ« VlorĂ«.

Zvërneci është një nga destinacionet natyrore që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë me bukuritë e tij unike.

Pas investimeve të fundit dhe ndërtimit të urës, turistë të shumtë zgjedhin të kalojnë në çdo stinë ditët me diell në ishullin e bukur, brenda Lagunës së Nartës.

Përveç bukurisë natyrore që Zvërneci ka, interes të veçantë paraqet për vizitorët Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e Zvërnecit dhe ku mund të shkohet me një urë të ngushtë këmbësorësh prej druri. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X pas Krishtit. Ndërtimi i tij, historia, gojëdhënat e bëjnë këtë resurs tërheqës në çdo stinë të vitit.

/gj.m//r.e/

The post “ShqipĂ«ria e bukur”, Rama ndan foto nga plazhi i ZvĂ«rnecit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARRSH ndërhyrje në urën e Milotit, ndërpritet qarkullimi

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se, ura auto-hekurudhore e Milotit, me njĂ« gjatĂ«si prej 788 metrash, paraqet njĂ« rrezik serioz pĂ«r qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« dhe sigurinĂ« e kalimit, si pasojĂ« e dĂ«mtimeve tĂ« konsiderueshme nĂ« themelet mbĂ«shtetĂ«se, erozionit tĂ« theksuar nĂ« bazament, pĂ«r shkak tĂ« shfrytĂ«zimit tĂ« pakontrolluar tĂ« zhavorrit tĂ« lumit, dhe gĂ«rryerjeve nĂ« tĂ« gjithĂ« shtratin lumor.

Bazuar në ekspertizën teknike dhe duke marrë parasysh trafikun e rënduar, veçanërisht gjatë sezonit veror, ARRSH bën të ditur se, është marrë vendimi për mbylljen e plotë të urës dhe ndërprerjen e qarkullimit, deri në përfundim të projektndërhyrjes emergjente që po hartohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës. Kjo ndërhyrje do të zbatohet menjëherë në ditët në vijim.

NdĂ«rkohĂ«, ndĂ«rtimi i urĂ«s krejtĂ«sisht tĂ« re Ă«shtĂ« parashikuar nga ARRSH si pjesĂ« e programit “100 Ura”, i cili realizohet me mbĂ«shtetjen e BankĂ«s BotĂ«rore.

GjatĂ« periudhĂ«s sĂ« ndĂ«rhyrjes, ARRSH rekomandon pĂ«rdorimin e rrugĂ«ve alternative: Rruga kryesore LezhĂ« – Milot dhe Rruga e Kombit.

ARRSH thekson se, kjo ndërhyrje është thelbësore për të garantuar sigurinë e të gjithë komunitetit.

Duke u ndërgjegjësuar për vështirësitë dhe shqetësimet që mund të shkaktojë mbyllja e përkohshme e urës, ARRSH shton se, kjo masë është e domosdoshme për të shmangur rreziqe më të mëdha dhe për të siguruar një infrastrukturë të qëndrueshme dhe të sigurt në të ardhmen.

/gj.m//r.e/

The post ARRSH ndërhyrje në urën e Milotit, ndërpritet qarkullimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA: 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit marrin pjesë në kursin e DASH

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ KĂ«tĂ« javĂ«, 12 specialistĂ« nga SPAK dhe Policia e Shtetit morĂ«n pjesĂ« nĂ« kursin “Praktikat mĂ« tĂ« Mira Mjekoligjore nĂ« Macintosh”, njoftoi sot Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri.

Trajnimi u zhvillua nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës.

Specialistët mësuan hollësitë e sistemit operues Mac dhe praktikuan aftësi praktike për të gjetur dhe analizuar të dhëna kritike në mbështetje të hetimeve kibernetike.

Ekspertiza dhe udhëheqja amerikane në teknologji është thelbësore për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë nga kërcënimet kibernetike.

/gj.m//r.e/

The post Ambasada e SHBA: 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit marrin pjesë në kursin e DASH appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i plazheve publike në Kepin e Rodonit, Rama: Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i plazheve publike nĂ« Kepin e Rodonit pĂ«rgjatĂ« bregdetit tĂ« DurrĂ«sit.

“RikthejmĂ« hapĂ«sirat publike pĂ«r qytetarĂ«t dhe pushuesit, duke garantuar akses tĂ« barabartĂ« dhe kushte dinjitoze pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, shkroi Rama.

Prej datĂ«s 15 qershor ka nisur operacioni “Plazhe tĂ« pastra”, pĂ«rmes tĂ« cilit Agjencia KombĂ«tare e Bregdetit mbĂ«shtet 8 bashki bregdetare nĂ« pastrimin e plazheve, midis tĂ« cilave edhe DurrĂ«sin.

Nisur nga fakti se DurrĂ«si ka njĂ« vijĂ« bregdetare mjaft tĂ« gjatĂ« kĂ«tĂ« vit plazhet publike janĂ« konceptuar tĂ« ndĂ«rprera me ato private, me qĂ«llim qĂ« pushuesit tĂ« kenĂ« mundĂ«si t’i aksesojnĂ« nĂ« segmente tĂ« ndryshme.

Po ashtu Bashkia ka pajisur të gjitha këto hapësira me sinjalistikën e duhur në terren.

Kepi i Rodonit është një tjetër perlë e Adriatikut që fton të gjithë pushuesit për të shijuar jo vetëm plazhin e mrekullueshëm, por edhe historinë që mbart ky vend.

Kepi i Rodonit ka formën e një trekëndëshi midis gjirit të Rodonit e atij të Lalëzit, formon një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të Detit Adriatik.

Ky xhevahir i natyrës është një vend jashtëzakonisht interesant mbi të gjitha për vendndodhjen e tij piktoreske: një kep shkëmbor që shtrihet drejt detit, formuar nga shkëmbinjtë e rrethuar me bimësi mesdhetare dhe lule aromatike.

Në këtë vend çdo vizitor gjen të ndërthurur më së miri historinë, me natyrën dhe detin. Në pjesën verilindore të Kepit ndodhet një ndër objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, Kalaja e Skënderbeut.

/gj.m//r.e/

The post Lirimi i plazheve publike në Kepin e Rodonit, Rama: Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Vijon ndërhyrja për shuarjen e flakëve në zonën e fshatit Vergo në Delvinë

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se vijon ndĂ«rhyrja pĂ«r shuarjen e flakĂ«ve nĂ« zonĂ«n e fshatit Vergo nĂ« DelvinĂ«, njĂ« nga tre fshatrat e pĂ«rfshirĂ« nga zjarri nĂ« bashkinĂ« DelvinĂ«.

NĂ« terren ndodhen katĂ«r mjete zjarrfikĂ«se, 60 efektivĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura dhe dy helikopterĂ« “Cougar” qĂ« po punojnĂ« pĂ«r izolimin e flakĂ«ve dhe mbrojtjen e banesave.

Banorëve të fshatrave Vergo, Palavli dhe Kopaçëz u bëhet thirrje të ndjekin udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me autoritetet lokale dhe forcat e sigurisë.

Gjithashtu 62 efektivë të Repartit Gjirokastër, pjesë e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, Forca Tokësore, janë angazhuar në operacionet për emergjencat civile për shuarjen e zjarreve në fshatin Palavli, Bashkia Delvinë.

/gj.m//r.e/

The post MM: Vijon ndërhyrja për shuarjen e flakëve në zonën e fshatit Vergo në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zù Fest, një natë magjike në zemër të Shkodrës

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Edicioni i nĂ«ntĂ« i ZĂą Fest nisi midis artit, historisĂ« dhe muzikĂ«s.

Zù Fest është një festival që prej vitesh bashkon zërat më të veçantë të rajonit në një dialog të gjallë mes traditës dhe modernes.

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, për të nëntin vit radhazi, ky festival mbetet një shembull i diplomacisë kulturore, ku kultura bëhet ura që lidh komunitetet, nxit përfshirjen dhe forcon identitetin evropian të Shqipërisë.

PikĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« frymĂ«, njĂ« nga pikat kulmore tĂ« mbrĂ«mjes sĂ« parĂ« ishte hapja e ekspozitĂ«s “Me rrojt pa ik?” njĂ« koleksion nomad me 15 piktura nga artistĂ« tĂ« rinj tĂ« rajonit adriatiko-jonian, qĂ« trajtojnĂ« sfidat dhe Ă«ndrrat e rinisĂ« sot.

Një prej tyre, Ema Bregu nga Shqipëria, solli një qasje të guximshme mbi trashëgiminë kulturore shqiptare.

Pas një nate të mbushur me tregime, dokumentarë dhe muzikë, festa vazhdon.

Dy netĂ« tĂ« bukura presin qytetarĂ«t sot dhe nesĂ«r nĂ« KalanĂ« e ShkodrĂ«s, me muzikĂ« e atmosferĂ« qĂ« vetĂ«m ZĂą Fest mund t’i sjellĂ«.

Edhe kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ftoi qytetarët që ta ndjekin këtë festival.

“Mos e humbisni ZĂą Fest sot dhe nesĂ«r, nĂ« KalanĂ« e mrekullueshme tĂ« ShkodrĂ«s”, shkroi Spiropali nĂ« rrjetet sociale.

/gj.m//r.e/

The post Zù Fest, një natë magjike në zemër të Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK dërgon për gjykim grupin e strukturuar kriminal për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Prokuroria e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar pĂ«rfundoi hetimet dhe ka dĂ«rguar pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« kĂ«rkesĂ«n pĂ«r gjykimin e procedimit penal Nr. 60/1 tĂ« vitit 2024, nĂ« ngarkim tĂ«:

Adulla Hoxhajt, i akuzuar pĂ«r kryerjen e elementĂ«ve tĂ« veprave penale tĂ« “Trafikim i armĂ«ve dhe i municionit”, e mbetur nĂ« tentativĂ«, kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”; “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« formĂ«n e drejtimit; “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit” nĂ« banesĂ« dhe nĂ« sasi tĂ« mĂ«dha, tĂ« cilat i janĂ« sekuestruar nĂ« banesĂ« gjatĂ« momentit tĂ« ekzekutimit tĂ« masĂ«s sĂ« sigurimit personal mĂ« datĂ« 1.8.2024; “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armĂ«ve tĂ« ftohta”, e parashikuar nga neni 279/1 tĂ« Kodit Penal, tĂ« cilat i janĂ« sekuestruar nĂ« banesĂ« gjatĂ« momentit tĂ« ekzekutimit tĂ« masĂ«s sĂ« sigurimit personal mĂ« datĂ« 1.8.2024;

Almir Gjidiajt, i akuzuar pĂ«r kryerjen e elementĂ«ve tĂ« veprave penale tĂ« “Trafikim i armĂ«ve dhe i municionit”, mbetur nĂ« tentativĂ« kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”; “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« formĂ«n e drejtimit;

Admir Tutajt, i akuzuar pĂ«r kryerjen e elementĂ«ve tĂ« veprave penale tĂ« “Trafikim i armĂ«ve dhe i municionit”, mbetur nĂ« tentativĂ« kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”; “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« formĂ«n e pjesĂ«marrjes;

Alban Gjidiajt, i akuzuar pĂ«r kryerjen e elementĂ«ve tĂ« veprave penale tĂ« “Trafikim i armĂ«ve dhe i municionit”, mbetur nĂ« tentativĂ« kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”; “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« formĂ«n e pjesĂ«marrjes;

Rifat Avdiajt, i akuzuar pĂ«r kryerjen e elementĂ«ve tĂ« veprave penale tĂ« “Trafikim i armĂ«ve dhe i municionit”, mbetur nĂ« tentativĂ« kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”; “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« formĂ«n e pjesĂ«marrjes;

Bojken Turtullit, i akuzuar pĂ«r kryerjen e elementĂ«ve tĂ« veprave penale tĂ« “Trafikim i armĂ«ve dhe i municionit”, mbetur nĂ« tentativĂ« kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”; “Grup i strukturuar kriminal”, nĂ« formĂ«n e pjesĂ«marrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Për kryerjen e veprimeve hetimore është bashkëpunuar ngushtësisht me autoritetet e drejtësisë britanike, Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Nga aktet e administruara për këtë procedimi penal, ka rezultuar se më datë 10.4.2023, gjatë procesit të skanimit të një mjeti tip furgon me targa britanike, KS 15 MZN janë konstatuar anomali dhe është vendosur të bëhet kontrolli fizik i tij, pranë pikës së kontrollit.

Prej këtij kontrolli rezultoi se, në brendësi të një tavoline druri që ndodhej në këtë furgon u gjet e fshehur një sasi prej 8 armësh zjarri të llojit pistoleta, 4 krehëra pistoletë dhe 201 copë fishekë të kalibrit 9 mm.

Duke iu referuar zbulimit të sasisë së armëve dhe municionit luftarak të sekuestruar, me destinacion përfundimtar, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe mënyrës se si organizatorët kanë siguruar dhe fshirë numrat e serisë në 6 prej armëve të zjarrit, është vlerësuar se ato nuk do të përdoreshin për vetëmbrojtje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim penal, është identifikuar fillimisht vetëm njëri prej personave të implikuar në kryerjen e kësaj vepre penale dhe më datë 15.6.2023, është bërë identifikimi i shtetasit, Franko Gjalpi. Në përfundim të hetimeve, dosja në ngarkim të tij është dërguar për gjykim dhe me vendimin Nr. 67, date 6.11.2024, ky i pandehur është deklaruar fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendim i cili është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 8, datë 11.3.2025.

OrganizatorĂ«t kishin gjetur njĂ« ambient tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m dhe specialistĂ« tĂ« fushĂ«s sĂ« mobilierisĂ« nĂ« periferi tĂ« TiranĂ«s, tĂ« cilĂ«t do tĂ« mundĂ«sonin fshehjen e armĂ«ve nĂ« brendĂ«si tĂ« produkteve tĂ« drurit (pĂ«r tĂ« mos u kapur nga kontrolli i strukturave tĂ« policisĂ« dhe doganĂ«s). Ata kishin siguruar personat qĂ« do tĂ« bĂ«nin zhvendosjen e “porosive” tek kompania e transportit nĂ« TiranĂ«, pĂ«rdorimin e gjeneraliteteve tĂ« rreme si nga dorĂ«zuesit e porosive tek kompania e transportit, ashtu edhe nga pritĂ«sit e tyre nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar.

Po ashtu, vënia në dispozicion e mjetit të transportit dhe të komunikimit, si dhe shpërblimet respektive për çdo transport që kryej, kemi vlerësuar se numri i personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale është më i lartë se dy, duke konkluduar se ndodhemi para kryerjes së veprës penale objekt hetimi, jo në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë, por në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Nga tërësia e hetimeve të kryera është bërë e mundur të identifikohen bashkëpunëtorët e tjerë të të pandehurit Franko Gjalpi, të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale,  më konkretisht i të pandehurve: Adulla Hoxhaj, Rifat Avdiaj, Admir Tutaj, Almir Gjidiaj, Alban Gjidiaj dhe Bojken Turtulli, të cilët kanë pasur role të përcaktuara qartë në organizimin, drejtimin dhe financimin e këtij grupi të strukturuar kriminal, me qëllim trafikimin e sigurt të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimet e kryera, kanë evidentuar një grup të strukturuar kriminal, i ndarë në dy nëngrupe që vepronin përkatësisht në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe është arritur identifikimi i anëtarëve dhe përgjegjësisë së tyre.

  1. Grupi kriminal në Shqipëri

Drejtues: Adulla Hoxhaj

Pjesëmarrës: Rifat Hoxhaj, Bojken Turtulli, Franko Gjalpi

2. Grupi kriminal në Mbretërinë e Bashkuar

Drejtues: Almir Gjidiaj.

Pjesëmarrës: Admir Tutaj dhe Alban Gjidiaj

Nga analizimi i të gjitha fakteve dhe rrethanave ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Adulla Hoxhaj është drejtues i nëngrupit, i cili  ka vepruar në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ai ka koordinuar veprimet me anëtarët e tjerë të grupit në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa, të pandehurit: Bojken Turtulli dhe Rifat Avdija, si dhe bashkëipandehuri Franko Gjalpi, kanë luajtur rolin e ndihmësit në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal.

Gjithashtu, ka rezultuar e provuar se i pandehuri tjetër Almir Gjidiaj, është drejtues i nëngrupit, i cili  ka vepruar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka koordinuar veprimet e anëtarëve të tjerë të grupit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipëri. I pandehuri Admir Tutaj, është njëri prej pritësve të porosive në Mbretërinë e Bashkuar si edhe person i besuar i të pandehurit tjetër Alban Gjidiaj, të cilët kanë patur rolin e ndihmësve në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Shqipëri, më datat 10.4.2023 në P.K.K Port Durrës, dhe 16.06.2023 në Tiranë, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

6 (gjashtĂ«) armĂ« zjarri tĂ« llojit pistoletĂ«, marka “GLOCK”, me numra tĂ« fshirĂ« me mbishkrim “Glock Austria 9 x 19”.

1 (njĂ«) armĂ« zjarri tĂ« llojit pistoletĂ«, marka “HERSTAL”, me numĂ«r 1534 P.

1 (njĂ«) armĂ« zjarri tĂ« llojit pistoletĂ«, marka “BROËNING”, me numĂ«r 2205.

4 (katër) krehra pistolete ngjyrë e zezë

201 (dyqind e një) copë fishekë kalibër 9 mm.

1 650 (njëmijë e gjashtë qind e pesëdhjetë) euro

31 700 (tridhjetë e një mijë e shtatëqind) lekë

8 (tetë) aparate telefonash celularë etj.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Shqipëri, më datë 1.8.2024, kryesisht në banesën e të pandehurit Adulla Hoxhaj, si dhe në banesat e të pandehurve të tjerë, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

24 armë zjarri pistoletë

1 automatik kallashnikov

pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit (gjilpëra, susta, shul, qyt etj.,)

49 krehra (karikator) të llojeve të ndryshme,

2 thika

409 fishekë të kalibrit të ndryshëm,

1 palë pranga

10 pajisje speciale optike dhe lazeri

4 automjete

1 motor

1 palë veshje ushtarake

1 helmetë e forcave speciale

4 aparate celularë

2 laptop

1 njësi qendrore

290 euro

13,000 lekë

kartë Sim Vala (kosovare).

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon autoritetet e drejtësisë britanike, Atasheun e Sigurisë së Brendshme të Ambasadës Britanike në Shqipëri si dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare, të cilët na kanë mbështetur dhe ndihmuar.

/gj.m//r.e/

The post SPAK dërgon për gjykim grupin e strukturuar kriminal për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot dita më e nxehtë e këtij sezoni veror, Koçiu: Ndiqni këshillat e mjekëve

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u bĂ«ri thirrje sot qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« kenĂ« kujdes nga temperaturat e larta qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« vendin tonĂ«.

NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, Koçiu thotĂ« se, “sot shĂ«nohet dita mĂ« e nxehtĂ« e kĂ«tij sezoni veror, me temperatura mbi normĂ«n dhe rrezik tĂ« shtuar pĂ«r shĂ«ndetin”.

“Ndiqni kĂ«shillat e mjekĂ«ve dhe pĂ«r çdo nevojĂ«, drejtohuni te mjeku i familjes apo qendra shĂ«ndetĂ«sore mĂ« e afĂ«rt”, Ă«shtĂ« thirrja e Koçiut.

Në këto ditë me temperaturë ekstreme qytetarët duhet të pinë shumë ujë, të qëndrojnë në ambiente të freskëta, të shmangin diellin në orët e pikut.

Gjithashtu fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike duhet të bëjnë kujdes.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u bëri sot thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, ISHP theksoi se temperaturat e larta nuk janë vetëm bezdisëse, por edhe të rrezikshme për shëndetin.

Sipas ISHP-sĂ«, kur nxehtĂ«sia Ă«shtĂ« e fortĂ« dhe zgjat nĂ« kohĂ«, rritet rreziku pĂ«r: Dehidratim, rĂ«ndim tĂ« sĂ«mundjeve kronike (tension i lartĂ«, zemra, diabeti, etj.), infeksione dhe intoksikacione nga ushqimi – sidomos kur nuk ruhet nĂ« temperatura tĂ« sigurta, goditje nga i nxehti, ngĂ«rçe muskulare dhe dhimbje, tĂ« fikĂ«t, skuqje tĂ« lĂ«kurĂ«s, Ă«njtje.

ISHP kĂ«shillon qytetarĂ«t dhe grupet e riskut si tĂ« moshuarit, fĂ«mijĂ«t apo personat me sĂ«mundje kronike qĂ« tĂ« mbrohen duke pirĂ« mĂ« shpesh ujĂ«, tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« vende tĂ« freskĂ«ta, tĂ« ruajnĂ« ushqimet nĂ« frigorifer, si edhe tĂ« shmangin ekspozimin nĂ« diell gjatĂ« orĂ«ve tĂ« pikut (11:00 – 18:00).

/r.e/

The post Sot dita më e nxehtë e këtij sezoni veror, Koçiu: Ndiqni këshillat e mjekëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spanja, mbështetje për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ ZĂ«vendĂ«sministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Megi Fino u takua me sekretarin e shtetit pĂ«r Bashkimin Evropian nĂ« SpanjĂ«, Fernando Sampedro.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se, të dy palët patën një diskutim të frytshëm mbi forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona.

Gjithashtu në takim u riafirmua mbështetja e Spanjës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

/gj.m//r.e/

The post Spanja, mbështetje për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌