Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar se gjatë së martës në Bruksel do të zhvillojë një takim me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të bllokut evropian për dialogun mes dy shteteve fqinje, Peter Sorensen.
âAtmosferĂ« pune nĂ« delegacionin e Beogradit nĂ« Bruksel para bisedimeve tĂ« drejtpĂ«rdrejta mes Beogradit dhe PrishtinĂ«s nĂ«n ndĂ«rmjetĂ«simin e Bashkimit Evropianâ, shkroi nĂ« Instagram kryenegociatori i SerbisĂ«, Petar Petkoviq.
Nga zyra e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, nuk janë përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me takimin trepalësh në Bruksel.
Takimi i 10 qershorit vjen pas takimeve dypalëshe që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryenegociatori Petkoviq, zhvilluan me Sorensenin më 2 qershor në Bruksel.
Po ashtu, takimi vjen pasi, sipas Bislimit, më 2 qershor kishte dështuar një takim i planifikuar trepalësh, për shkak se ekipi i Serbisë ishte përballur me vonesa gjatë shkuarjes në Bruksel.
Bislimi tha se në takimin e tij me Sorensenin javën e kaluar në Bruksel bisedoi për qasjen që do të ketë zyrtari evropian në fazat e ardhshme të bisedimeve në nivel të kryenegociatorëve, si dhe ato të nivelit të lartë, nën drejtimin e kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas.
âDiskutuam edhe pĂ«r njĂ« proces shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« e kemi â mbĂ«shtetjen e shqiptarĂ«ve nĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s pĂ«rmes ndihmave pĂ«r fermerĂ«t e vegjĂ«lâ, tha Bislimi, sipas njĂ« komunikate pĂ«r media tĂ« lĂ«shuar nga zyra e tij.
Megjithatë, Petkoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, tha se ia ka bërë të qartë Bashkimit Evropian se Presheva dhe Bujanoci nuk mund të jenë temë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
âPresheva dhe Bujanoci janĂ« çështje tĂ« SerbisĂ« qendrore, tĂ« ligjeve dhe KushtetutĂ«s sonĂ«, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« nuk mund tĂ« ketĂ« asnjĂ« lloj diskutimi nĂ« kuadĂ«r tĂ« dialogut â pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve tĂ« [kryeministrit nĂ« detyrĂ« tĂ« KosovĂ«s, Albin] Kurtit dhe [zĂ«vendĂ«skryeministrit nĂ« detyrĂ«, Besnik] Bislimit pĂ«r tâi futur kĂ«to temaâ, tha ai pas takimit me Sorensenin javĂ«n e kaluar.
Ndërkohë, në përpjekje për të ringjallur dialogun mes dy vendeve, Kallas qëndroi në Prishtinë dhe Beograd muajin e kaluar, ku bëri thirrje për përmirësim të raporteve, sepse vetëm ashtu mund të ketë të ardhme evropiane për të dyja vendet.
Serbia gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, ndërsa Kosova jo, pavarësisht se ka aplikuar.
Dy vendet dialogojnë në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve prej vitit 2011, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.
I pyetur nga gazetarĂ«t nĂ«se kanĂ« kuptim kĂ«to takime, pasi tani Kosova Ă«shtĂ« nĂ« âvakum institucionalâ, Bislimi i ka pranuar vĂ«shtirĂ«sitĂ«, ndonĂ«se ka thĂ«nĂ« se janĂ« disa tema ku Kosova mund tĂ« pĂ«rfitojĂ«, nĂ«se ka konstruktivitet apo qasje konstruktive nga ana e SerbisĂ«.
âNuk do tĂ« ishte nĂ« rregull nĂ«se ne i humbim kĂ«to shanse pĂ«r shkak se nĂ« PrishtinĂ« ka pengesa nĂ« konstituimin e Kuvenditâ, ka thĂ«nĂ« mes tjerash ai.
Kosova është me Qeveri në detyrë, pasi më 9 qershor, Kuvendi ka dështuar të konstituohet për të 29-ën herë me radhë.
Lëvizja Vetëvendosje, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, dhe partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, nuk kanë arritur pajtueshmëri për mënyrën e votimit për kreun e ri të Kuvendit, dhe për propozimin e LVV-së për këtë pozitë, Albulena Haxhiun, duke e konsideruar figurë përçarëse.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.
Përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it (Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë) si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës. REL/
The post Petkoviç paralajmëron se sot do të ketë takim trepalësh në Bruksel appeared first on Sot News | Lajme.