Kryvi/ Zbardhen bisedat nĂ« âSKY ECCâ, u arrestua nĂ« Emiratet e Bashkuara, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin PĂ«llumb Gjoka
Denis Brajoviç (Bajri), u arrestua nĂ« Emiratet e Bashkuara, kur ndaj tij ishte lĂ«shuar masa e sigurisĂ« âarrest me burgâ nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit âMetamorfozaâ, ku falĂ« pĂ«rgjimeve tĂ« SKY-t flet me mbretin e lojĂ«rave tĂ« fatit, Ervis Martinaj.
Policia njoftoi se Informacioni i siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbyer në kohë reale me partnerët në Emiratet e Bashkuara, mundësoi lokalizimin dhe kapjen e të riut, me qëllim ekstradimin e tij.
âNĂ« ShĂ«njestĂ«râ
Ai ishte një njeri shumë i fuqishëm në veri të vendit. Një biznesmen të cilit i përuleshin të gjithë.
Deri edhe vetĂ« politika nĂ« TiranĂ«, ku ai ia kishte dalĂ« tĂ« imponohej dhe tĂ« shtrinte me sukses lidhjet e tij deri nĂ« rangjet mĂ« tĂ« larta tĂ« saj, aq sa tĂ« fitonte deri edhe statusin e âinvestitorit strategjikâ.
Një status i shpërblyer për të nga qeveria Rama, që do t`i mundësonte investimin deri në 50 milionë euro në lojërat e fatit.
Pavarësisht se e shkuara dhe e tashmja e tij, ishin të lidhura me episode të shumta të dyshimta të botës së krimit.
Ku ai përflitej se ishte njëkohësisht Zot dhe dorëzanë, i disa prej këtyre ngjarjeve kriminale të pazbardhura.
Krime të paprovuara, por që do të duhej një dosje përgjimesh e mbërritur nga autoritetet franceze për llogari të SPAK, për të na rrëfyer për herë të parë të plotë disa prej mistereve të ngjarjeve të kronikës së zezë të ndodhura në veri të vendit.
Në harkun kohor të viteve të fundit. Ky është Pëllumb Gjoka.
Profili në dukje i një biznesmeni të tërhequr, që daljet publike i ka tejet të rralla.
Personazhi qĂ« nĂ« zonĂ«n e tij njihej si âI forti i VelipojĂ«sâ, tejet aktiv nĂ« sipĂ«rmarrjet e tij, por qĂ« mesa duket krahas punĂ«s si biznesmen i suksesshĂ«m, fshihte pas kĂ«tij profili tĂ« nderuar edhe anĂ«n e errĂ«t tĂ« njĂ« organizatori krimesh. Por si erdhi zbulimi i aspektit kriminal tĂ« dyshuar tĂ« kĂ«tij biznesmeni?
Cili ishte gabimi që e çoi drejt fundit të tij?
Dhe pse SPAK, u kërkoi partnerëve të tij francezë, përgjimet e aplikacionit Sky ECC, i konsideruar si i pathyeshëm, për të parë se cilat ishin komunikimet e Gjokës dhe grupit të strukturuar kriminal që fshihej pas tij?
Sipas dosjes sĂ« siguruar nga emisioni âNĂ« shĂ«njestĂ«râ, gjithçka duket se nis pas kallĂ«zimit tĂ« familjarĂ«ve tĂ« shtetases Drande Hoti Gjoka.
Një 99-vjeçare, e cila kishte lënë në testamentin e saj, një sipërfaqe toke prej 39 hektarësh në pyllin e Velipojës.
Por që në vitin 2022, familjarë të saj të afërt pjesë e testamentit, shikojnë se si ishin përjashtuar nga trashëgimia pronësore.
Kallëzim i kryer SPAK më 16 Janar 2023, nga shtetasit Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi.
Të cilët pretendonin se janë trashëgimtarë të shtetases Drande Hoti dhe se pasuritë e paluajtshme të kësaj shtetaseje, me sipërfaqe prej 39 hektarësh në fshatin Pulaj, komuna Velipojë, janë tjetërsuar dhe marrë në mënyrë të paligjshme nga shtetasit Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me persona të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë.
Do të ishte pikërisht ky episod i tjetërsimit të një sipërfaqe të tillë prone, që sipas Prokurorisë së Posaçme, do të sillte edhe zbulimin e aktivitetit kriminal të Pëllumb Gjokës, por edhe të personave të tjerë që bashkëpunonin me të.
Por përpara se të shkojmë te ky episod i fundit i tjetërsimit të një prone, që çoi në nisjen e një hetimi ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe grupit të strukturuar kriminal që fshihej pas tij,
Zbulimi i parë tronditës që SPAK, bëri me marrjen në dorë të bisedave të zhvilluara nga ky grup në aplikacionin SKY ECC, ishte zbardhja e mekanizmit të vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi që mbante edhe emrin Ndoji.
Ngjarje e ndodhur më datë 9 gusht 2020 në kryqëzimin e rrugës së fshatit Shkjezë me rrugën nacionale Shkodër-Lezhë.
Ku ai u gjet i vrarë disa metra larg makinës BMW që kishte marrë me qira.
Por çfarë lidhje ka vrasja e Gjin Boriçit me Pëllumb Gjokën dhe kush janë ekzekutuesit, që sipas gjurmëve të bisedave që ata kishin lënë në komunikimet e SKY ECC, ishin pikërisht shokë të ngushtë me viktimën?
Përse kjo mizori ndaj shokut të tyre dhe si shkuan ata për ngushëllim në familjen e mikut të ngushtë, që ata kishin vrarë pikërisht po vetë.
Mesa duket pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« njĂ« drejtim tjetĂ«r ngjarjes.
Sipas pĂ«rgjimeve tĂ« zbardhura nga SPAK, falĂ« bisedave tĂ« kryera nĂ« aplikacionin SKY ECC, pjesĂ«marrĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« krim janĂ« PĂ«llumb Gjoka, i cili nĂ« kĂ«to biseda, mban pseudonimin âKolomboâ.
Behar Brajoviq (Bajri), qĂ« mban disa pseudonime tĂ« njohura si âDaciâ, âLopataâ apo âKapedaniâ
âDenoâ apo âDenisâ pĂ«r Denis Brajoviq (Bajri).
âMondiâ, Edmond Preka, qĂ« rezulton tĂ« jetĂ« shoferi i biznesmenit PĂ«llumb Gjoka.
âDoriâ, Klaodor Haka.
Si edhe Ervis Martinaj, i njohur me kodin âVâ.
Martinaj, që nuk dihet për çfarë arsye, del të jetë i interesuar si personi në vetë të parë për ekzekutimin Boriçin. I cili në vazhdim të përgjimeve thotë se është gati të paguajë edhe një shumë të madhe parash për eliminimin e tij.
Por që garant për të, për vrasjen e Boriçit, del të jetë Pëllumb Gjoka.
Veprime të cilat SPAK pretendon se janë provuar para dhe pas vrasjes.
Përgjimet
Më datë 7 Gusht 2020, ora 12.23 shtetasi Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
Pëllumbi i shkruan: Kur mendon?
NĂ« orĂ«n 18. 11, Behari i shkruan: âNesĂ«r mbrĂ«ma kryhet njĂ« punĂ« dhe atĂ«herĂ« pĂ«r njĂ« javĂ« kryhet puna jote.
PĂ«llumbi i shkruan: âOk vĂ«llaâ.
Siç shikohet, ky komunikim i përket datës 7 gusht 2020.
Pra dy ditë përpara se të konsumohet krimi ndaj Gjin Boriçit.
I cili nuk është në dijeni se ekzekutuesit e tij, ata që do ta nxjerrin në pritë, janë pikërisht shokët e tij të ngushtë.
Behar Brajoviq, që është krahu i armatosur i Bajrave në Shkodër, pasi e siguron Pëllumb Gjokën se kjo punë, pra vrasja e Gjin Boriçit, do të kryhet shpejt, i premton po ashtu atij se shpejt do të kryhet edhe puna e tij.
Ndërkohë që përgjatë dy ditëve grupi i ngritur për të vrarë Gjin Boriçin për llogari të Ervis Martinaj, kapet në çdo bisedë duke u kujdesur që të mos u shpëtojë asnjë detaj në lidhje me skenarin e ekzekutimit.
Më datë 9 gusht në orët e para të mëngjesit, Behar Brajoviq, këtë herë del në komunikim me Edmond Prekën.
Përgjimet
Edmondi e pyet, nëse do të marrë njeri me makinë?
Behari i shkruan që, do të marri dy veta.
Behari i tregon që makinën do ta djegin sa të kryejnë punë dhe do të ecin në këmbë, do të marri vetëm këto të dy, ti mbaj brenda diku.
Behari i tregon që, sa të kryhet ky, ikën ai kurva i Tiranës sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.
Siç shikohet edhe nga komunikimi i mëposhtëm ekzekutimi i Gjin Boriçit, kryhet diku midis orës 1.00 dhe 2.00 të mëngjesit të datës 9 gusht.
Dhe besohet që në makinë me të, të ketë qenë edhe Denis Brajoviq.
Kjo me qĂ«llim pĂ«r tĂ« hequr çdo dyshim te shoku i tyre, mbi atĂ« çfarĂ« do tâi ndodhĂ« pas pak.
Ndërkohë që në orën 00.27 të mëngjesit, në përgjime del edhe Ervis Martinaj, i cili komunikon me Denis Brajoviq.
Dosja Hetimore
Në orën 00.27, Ervis Martinaj, komunikon me Denis Brajoviq.
(Në këtë komunikim figurojnë të regjistruara vetëm bisedat e shkruara nga Denis Brajoviq).
Denisi i shkruan: Hë vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë celularin në shpi.
Tu dal jam, prit televizorin.
Në orën 01.54, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq.
Denisi i shkruan Beharit: âPara e kemiâ.
Në orën 01.58, Behar Brajoviq komunikon me Edmond Prekën.
Në orën 02.02, Behar Brajoviq komunikon me me Denis Brajoviq.
Denisi i shkruan Beharit: âKruviâ, jemi nĂ« Bushat dhe tĂ« na presi aty ai, se jemi afĂ«r.
Pra mesa kuptohet nga biseda. âKryviâ, do tĂ« thotĂ« se Gjin Boriçi, tashmĂ« Ă«shtĂ« ekzekutuar.
Fill më pas Behar Brajoviq, kujdeset që të vendosë në dijeni menjëherë edhe Pëllumb Gjokën.
I cili pasi mëson që puna u krye me sukses, nuk harron që ti çojë viktimës, sipas mënyrës së tij të fala.
Dosja Hetimore
Në orën 02.24, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
Ky i fundit i tregon qĂ« ishte nĂ« gjumĂ« ndĂ«rsa Behari i tregon qĂ« u kry, tani presim atĂ« tĂ«ndin. AtĂ« qĂ« desh ti ai u kry, Ginin deshti aiâŠ
PĂ«llumbi shprehet: âŠOk vĂ«lla, kjoft me Zotin, futja gjumitâŠ
Por duket se grupi vrasës nuk ka gjumë.
Vetëm një orë pasi është kryer ekzekutimi, Denis Brajoviq, kapet në përgjim, duke biseduar me Behar Brajoviq.
Ku i tregon këtij të fundit, se si e qëlloi pa mëshirë Gjin Boriçin.
Po kështu Denis Brajoviq, bisedon edhe me Ervis Martinaj.
Ku është i interesuar të di, nëse doli apo jo në lajme vrasja.
Dhe çfarë thuhet për këtë vrasje.
Dosja Hetimore
Në orën 02.43, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq.
Denisi i shkruan: âGjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se mĂ« tha diçkaâ.
Në orën 02.45, Ervis Martinaj komunikon me Denis Brajoviq.
Denisi i shkruan: A dha gjë tv?
Nata duket e gjatë dhe e pagjumë për ekzekutuesit dhe porositësit e vrasjes.
Siç del me vonë nga komunikimet që zhvillohen ne orën 3.00 të mëngjesit, Ervis Martinaj, kujdeset edhe njëherë nëse çunat e kanë djegur si duhet makinën, me qëllim që të mos lënë asnjë gjurmë.
Pas disa komunikimeve të ndërsjella, grupi më në fund vendos të marrë një sy gjumë. Tashmë të qetë se punën e kishin kryer dhe se çdo gjë kishte shkuar sipas parashikimeve.
Komunikimet e tyre fillojnë sërish në mëngjesin e herët të datës 9 gusht. Ku tashmë ata organizohen të takohen së bashku, larg syve të njerëzve.
Ku i pranishĂ«m midis tyre Ă«shtĂ« edhe âVâ, i identifikuar si Ervis Martinaj.
Dosja Hetimore
Në orën 11.47, Klodor Haka komunikon me Behar Brajoviq.
Klodori i shkruan: âJam duke ardh me âVâ andej se don me ardh te ti. Direkt tani po nisem.
NĂ« orĂ«n 12.28, Edmond Preka komunikon me PĂ«llumb GjokĂ«n, tĂ« cilit i tregon qĂ« Ă«shtĂ« duke ardh âLopataâ (Behar Brajoviq).
PĂ«llumbi i thotĂ«: âPo rrim te ara, thuj se kĂ«tu ka shumĂ« njerĂ«z.
Ky është edhe momenti kur Pëllumb Gjoka, hyn në komunikim me Ardrit Hasanbegaj.
Që në këtë kohë mbulon detyrën e shefit të krimeve në Drejtorinë e Policisë Shkodër.
Gjoka në këtë rast, është i interesuar të dijë çfarë ka zbuluar policia në lidhje me vrasjen e Gjin Boriçit.
Bisedë që zhvillohet midis tyre më datë 9 gusht, vetëm disa orë pas kryerjes së vrasjes.
Dosja Hetimore
Në orën 14.49, Pëllumb Gjoka, komunikon me Ardrit Hasanbegaj.
PĂ«llumbi e pyet: âĂfarĂ« ishte ajo e mbrĂ«mshmja (vrasja e Gjin Ndoj)â.
Ardriti i përgjigjet: Nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllai.
Plus paska qenë kollarexhi.
Pëllumbi e pyet: Si duket si dorë?
Ardriti i përgjigjet: Ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë.
Të vështirë do e kemi, por besoj do të nxjerrim diçka.
Por nga biseda në vazhdim, Pëllumb Gjoka, kujdeset te shefi i Krimeve në Shkodër, që të mos i hyjnë më thellë këtij hetimi.
Madje ai mëson gjatë kësaj bisede se si vëllai i viktimës paska takuar Dorian Dulin.
Shok i ngushtë me Gjin Boriçin, njëkohësisht një nga eksponentët më të frikshëm të krimit në Shkodër dhe lidhje e afërt e Ibrahim Licit, kundërshtar i përbetuar i Bajrave.
Për të cilin Gjoka kërkon informacione të vazhdueshme nga Ardrit Hasanbegaj se cila është përditshmëria e tij.
Dosja Hetimore
Pëllumbi i thotë: Lëreni në kollaren e vet.
Në orën 17.09, Pëllumb Gjoka, komunikon sërish me Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nëse e njihte Dorian Dulin, sepse vëllai i këtij e ka takuar.
Pëllumbi shprehet: Këta të vrasin dhe të vijnë dhe me u pjek.
Pëllumbi shkruan: Ardrit nëse ke info për Dorin më thuaj.
Por duket se Dorian Duli, është një armik i betuar për Pëllumb Gjokën dhe Behar Brajoviq.
Të cilët ndërkohë mësojnë se Duli është mik i ngushtë me viktimën Gjin Ndoji.
Dhe se për gjatë gjithë kohës, ai qëndron në shtëpinë e mikut të tij të vrarë në pritë.
Urrejtja për Dulin, duket se është aq e fortë nga grupi kundërshtar dhe konkretisht Behar Bajroviq, sa ky i fundit mendon se mund ta vrasë edhe në varrimin e Boriçit.
Më datë 10 gusht, vetëm një ditë pasi bashkërisht kanë kryer vrasjen e shokut të tyre Gjin Boriçi, vrasje që del e porositur nga Ervis Martinaj, Behar Bajroviq, mësohet se ka shkuar për ngushëllime më shtëpinë e shokut të tij të ngushtë.
Bisedë të cilën e konsumon edhe me Pëllumb Gjokën.
Dosja Hetimore
Në orën 12.47, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
Ky i fundit i tregon që, isha në varrim, por nejtëm larg, vetëm sa i dhamë dorën në fund.
Dori (Dorian Duli) nuk ishte.
Por duket se Pëllumb Gjoka në rolin e regjisorit të ekzekutimit të Gjin Boriçit, sipas SPAK e ka kryer këtë vrasje për llogari të Ervis Martinaj,
Në këmbim të një tjetër vrasje që këtë herë i interesonte vetë biznesmenit.
Sipas dosjes âMetamorfozaâ, Mbreti i Kumarit Ervis Martinaj, ishte gati tĂ« ofronte edhe 100 mijĂ« euro pĂ«r vrasjen e Gjin Boriçit, tĂ« cilin e donte tĂ« ekzekutuar me çdo kusht.
Qoftë edhe kundrejt një shume të tillë të majme parash.
Kërkesë që duket se e i ka rënë në vesh edhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.
I cili ndërkohë po merrej edhe vetë me një larje të vjetër hesapesh. Duke i ofruar Ervis Martinaj këtë herë falas vrasjen e Gjin Boriçit, në këmbim që mbreti i bixhozit t`i hiqte qafe Pëllumb Gjokës njeriun që kishte kohë që e kishte vënë në shënjestër.
Pra, një formë krimi me clering.
Ky person të cilin Pëllumb Gjoka e donte me patjetër të vdekur dhe mundësisht brenda pak kohësh, ishte Kleanti Musabelli.
I cili gjatë një sherri të ndodhur midis tij dhe Gjokës, më datë 11 Shtator 2017, në një kafe në qendër të Tiranës, në ikje e sipër kishte plagosur me armë zjarri në këmbë, biznesmenin.
Por ndërsa Pëllumb Gjoka duket se e ka falur Musabellin duke hequr dorë nga e drejta e ankimit në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tiranës ndaj këtij të fundit, duket se biznesmeni kishte në kokë një skenar tjetër.
Atë të lënies lirë të Musabellit, me qëllim për ta ekzekutuar, në momentin kur ky i fundit të mendonte se çdo gjë tashmë i përkiste të kaluarës.
Pasi Pëllumb Gjoka dhe grupi i tij kanë kryer punë me Gjin Boriçin për llogari të Ervis Martinaj, sipas dakordësisë me njëri-tjetrin, tashmë është ky i fundit që duhet të ngrejë këmbëzën e armës dhe të vrasë Kleanti Musabelli.
ĂshtĂ« akoma e paqartĂ« se kur Gjoka dhe Martinaj, kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« dakordĂ«si pĂ«r kĂ«tĂ« kĂ«mbim viktimash, por nga bisedat nĂ« SKY ECC, ndjekja e Kleanti Musabelli, duket se ka filluar qĂ« nĂ« muajin qershor 2020.
Pra dy muaj para se të vritet Gjin Boriçi.
Ku edhe këtë herë, në shërbim për të kryer ekzekutimin e Kleanti Musabelli është i njëjti grup ekzekutorësh, që më pas kryen edhe vrasjen e Boriçit.
Për shkak se vrasja e Musabelliut nuk po realizohej ne kohë, në lojë futet Behar Brajoviq.
I cili duket se i ka një borxh të madh moral Pëllumb Gjokës.
Pasi ky i fundit del se e ka shpëtuar nga burgimi afatgjatë duke korruptuar prokurorin Xhevahir Lita.
Dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye i ofrohet PĂ«llumb GjokĂ«s, tâia bĂ«jĂ« pĂ«r qejf vrasjen e Kleanti Musabelli.
Dosja Hetimore
Më datë 7 Korrik 2020, në orën 11.57, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
Pëllumbi i shkruan: Vëlla, nëse edhe një javë nuk më vjen dikush që jam duke prit, a ma gjen një për me mbaru një punë në Tiranë.
Behari e pyet: A po thua për atë, për punën tënde?
Pëllumbi i përgjigjet: Po.
Behari i shkruan: Atë punë ta kryej unë vetë, nuk ke nevojë me i thënë kërkujt, vetëm leji një njeri në shpinë, se ku rrin.
Du me ta kry, për qef.
Pëllumbi i pÚrgjigjet: Jo vëlla, nuk bëhet falas, duhet ndonjë që është larg.
PĂ«llumbi i shkruan: ĂshtĂ« i falur, Ă«shtĂ« nĂ« rrugĂ« tĂ« madhe.
Ja tregon ku është dhe rrugën komplet.
Behari i shkruan: Me ta kry unë për qef, dhe nuk ke detyrim hiç.
Pëllumbi i shkruan: Jo vëlla nuk është punë për ty, vetëm lekët atyne dhe mos ti kesh afër hiç.
Ajo që mbetet e paqartë në këtë ngjarje, është fakti përse grupi dështoi në vrasjen e Kleanti Musabelli.
Edhe pse Pëllumb Gjoka, është i gatshëm të japë shuma të mëdha parash për ta eliminuar me çdo kusht.
Dosja Hetimore
Më datë 9 Korrik 2020 ora 09.30, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën. Behari i shkruan: Unë fola për atë punën tënde dhe më thanë sa paguan.
Pëllumbi i shkruan: 80-90-100.
Del në rrugë të madhe, është i falur.
Behari i shkruan: 100 kërkojnë këto kurva, ose të ta kryej unë.
Pëllumbi i shkruan: 100 me ju dhënë vlla.
Pasi Behar Bajroviq, i premton Pëllumb Gjokës se do ta organizojë ai vrasjen, në një tjetër bisedë ai lë të kuptohet se në Tiranë për këtë qëllim kanë ardhur disa kosovarë.
Dosja Hetimore
Më datë 10 Korrik 2020, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
Behari i shkruan: âMĂ« kanĂ« ardhur disa shokĂ« nga Kosova dhe atĂ« punĂ«n tĂ«nde e kryejmĂ«. Ose vjen njĂ« serb, ose njĂ« kosovar. Kena dhe njĂ« arab.
PĂ«llumbi i shkruan: âVĂ«lla mund ti sjell dhe unĂ« serb dhe kosovarĂ«, por duan shofer.
Behari i shkruan: âE kam unĂ« shoferin vĂ«lla, e kam shqiptar, mos e vra mendjen.
Arabi e kryen edhe me ftyrë. për këtë punë i kam thirr.
Në një tjetër bisedë, Pëllumb Gjoka, del se i lutet Behar Brajoviq, që mundësish Kleanti Musabelli, ta vrasë bashkë me të vëllain.
Por jo me djalin, apo me familjarë të tjerë.
Por siç konstatohet nga bisedat, muaji gusht duket intensiv për grupin.
Të cilët ndërkohë që janë vënë në gjueti për të vrarë Kleanti Musabelli, po përgatiten ti japin goditjen fatale Gjin Boriçit.
Ku në këtë bisedë të mëposhtme, Behar Brajoviq, i shkruan Pëllumb Gjokës se puna e tij me Kleanti Musabelli do të kryhet së shpejti, sa të mbarojmë një punë këto ditë.
Duke nënkuptuar ekzekutimin e Gjin Boriçit.
Dosja Hetimore
Më datë 7 Gusht 2020 ora 12.23, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
Pëllumbi i shkruan: Kur mendon?
Në orën 18.11, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
Behari i shkruan: Nesër mbrëma kryhet një punë dhe atë herë për një javë kryhet puna jote.
Nga bisedat e mëtejshme del se personi i kontaktit me Ervis Martinaj, që duket se ka hyrë në lojë për të vrarë Kleanti Musabelli për llogari të Pëllumb Gjokës, është Klodor Haka.
I cili merret personalisht me ndjekjen dhe grupin e kontraktuar për të kryer ekzekutimin.
Nga bisedat e dokumentuara në aplikacionin Sky ECC, Behar Brajoviq, i premton Pëllumb Gjokës se puna e Kleantit do të kryhet para datës 1 shtator.
Dosja Hetimore
Në orën 21.27 Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
Behari i shkruan: Deri ditën e diel mos hajde ne Tiranë sepse do kryhet. Të hënën mundesh me ardh.
Behari e pyet: E don sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thashë të të pyes një herë.
Pëllumbi i përgjigjet: Të vdekur vëlla.
Bisedat mbi vrasjen e mundshme të Kleanti Musabelli, mbyllen këtu dhe është e paqartë përse grupi ekzekutues i ngritur nga Pëllumb Gjoka nuk e kreu këtë punë deri në fund.
Madje po kaq e paqartë është edhe arsyeja përse Ervis Martinaj, i cili del se kishte marrë përsipër këtë vrasje për llogari të Pëllumb Gjokës, në këmbim të vrasjes së Gjin Boriçit, nuk e përfundoi këtë punë.
Dhe çfarë ndodhi midis tij dhe Pëllumb Gjokës.
Por ndĂ«rkohĂ« qĂ« PĂ«llumb Gjoka i ishte vĂ«nĂ« nga pas pĂ«r tĂ« vrarĂ« Kleanti Musabelli dhe sakaq ishte kryer ekzekutimi i Gjin Boriçit, interesante nĂ« dosjen âMetaformozaâ, janĂ« edhe njĂ« seri pĂ«rgjimesh.
Ku këtë herë Pëllumb Gjoka dhe të tijët, janë të interesuar të eliminojnë disa prej të fortëve të Shkodrës.
Në këtë rast Dorian Dulin që del të jetë edhe miku i Gjin Boriçit të vrarë, Ibrahim Licin një tjetër personazh problematik i botës së krimit në veri të Shqipërisë, por edhe Genc Tafilin, ky i fundit i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, por që atëkohë ishte liruar më kusht.
Ku këtë herë ai që del i interesuar për ti vrarë këta persona është Behar Brajoviq.
I cili sipas hetimeve del se ka dyshime se këta tre personazhe, janë të përfshirë në disa prej ngjarjeve kriminale ndaj njerëzve të tij. Edhe kjo ndjekje bëhet gjatë kohës kur Pëllumb Gjoka dhe të tijtë me në krye Behar Brajoviq, i ishin vënë pas për të vrarë Kleanti Musabelli dhe po përgatiteshin për të vrarë, Gjin Boriçin.
The post Kryvi/ Zbardhen bisedat nĂ« âSKY ECCâ, u arrestua nĂ« Emiratet e Bashkuara, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin PĂ«llumb Gjoka appeared first on Albeu.com.