Osmani në takim me përfaqësuesin francez mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
PRISHTINĂ, 27 gusht/ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani priti sot tĂ« dĂ«rguarin e posaçëm tĂ« FrancĂ«s pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, ambasadorin Rene Troccaz, ku u diskutuan zhvillimet politike nĂ« KosovĂ« dhe siguria rajonale.
Osmani përsëriti orientimin strategjik të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin e palëkundur për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke theksuar se reformat, sundimi i ligjit dhe përputhja me standardet evropiane mbeten prioritetet kryesore, transmeton KosovaPress.
Ajo theksoi se Kosova është e përkushtuar ndaj stabilitetit politik dhe funksionimit të plotë demokratik të institucioneve, duke përmendur zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të shumicës së nënkryetarëve si hapa kyç në këtë drejtim.
Sa i përket masave kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Presidentja Osmani tha se përveçse këto masa janë të padrejta, sepse godasin pa arsye qytetarët e Kosovës dhe mirëqenien e tyre, ato poashtu dëmtojnë proceset demokratike dhe zhvillimin e vendit si dhe dëmtojnë kredibilitetin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja.
kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për vjedhjeNë përfundim, Osmani riafirmoi gatishmërinë e Kosovës për të qenë një partner i besueshëm në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal./KosovaPress.
The post Osmani në takim me përfaqësuesin francez mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.