Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Trotuarët u çliruan, qytetarët ndihen më të lumtur

Rama: Trotuarët u çliruan, qytetarët më të lumtur – 70% hapësira për qytetarët, 30% për bizneset   Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fushata për çlirimin e trotuareve ka dhënë efektet e para pozitive, duke theksuar se qytetarët tashmë ndihen më të lirë dhe më të lumtur në hapësirat publike. Gjatë një daljeje publike, ai […]

The post Rama: Trotuarët u çliruan, qytetarët ndihen më të lumtur appeared first on Saranda Web.

E la burrin duke u rrezitur në plazh, tre orë më vonë e gjen në ujë duke fjetur në shezllon

Një video virale në TikTok i ka lënë përdoruesit e internetit të habitur me aftësinë e një burri për të fjetur pa pushim.

Në video, një grua shfaqi gjumin tepër të thellë të burrit të saj në plazh – një gjumë që sfidoi një baticë në rritje, transmeton Telegrafi.

Ajo që filloi si një seancë e qetë për tu rrezitur shpejt u shndërrua në një “film horror” për gruan e tij, e cila e gjeti atë pothuajse tërësisht të zhytur në ujë orë më vonë.

Që kur video u postua, ajo ka marrë gati 6 milionë pëlqime.

“Cili është filmi juaj i preferuar horror? Ndoshta ai ku e lashë burrin tim në plazh për të fjetur dhe e kontrollova tre orë më vonë për ta gjetur deri në qafë, ende duke fjetur në ujë”, shkroi gruaja në mbishkrimin e videos.

Videoja tregon burrin e saj të shtrirë në një karrige plazhi, në dukje të pashqetësuar, ndërsa valët e oqeanit i përplasen rreth shpatullave. /Telegrafi/

@rhcobb84 Love that for him #fyp #beach #foryou #wth ♬ I Love You, I’m Sorry – Gracie Abrams

The post E la burrin duke u rrezitur në plazh, tre orë më vonë e gjen në ujë duke fjetur në shezllon appeared first on Telegrafi.

Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim ndalimin e TikTok-ut në Shqipëri

Gjykata Kushtetuese ka pranuar ta marrë në shqyrtim vendimin e kontestuar të qeverisë për mbylljen e platformës TikTok. Ajo ka vendosur ta shqyrtojë me seancë plenare publike, një vendim që u përshëndet nga organizatat e medias dhe shoqërisë civile si një fitore e përkohshme për lirinë e shprehjes.

Një grup organizatash dorëzuan në muajin mars ankesën për shpalljen si antikushtetues të Vendimit të Këshillit të Ministrave që ndalon qasjen në platformën TikTok në Shqipëri.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), një nga organizatat që pati dorëzuar ankesën, deklaroi përmes një postimi në Facebook se ky është një hap kyç për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

“Ne jemi të bindur se ndalimi i një platforme të komunikimit publik, pa transparencë dhe pa vlerësim proporcional të ndikimit të saj, përbën një precedent të rrezikshëm për liritë themelore në vend”, u tha në reagimin e AGSH-së.

Gjykata Kushtetuese nuk pranoi ta pezullojë vendimin e qeverisë, por megjithatë vendimi për të kaluar çështjen në shqyrtim të thelluar dhe publik është konsideruar si tregues i seriozitetit dhe rëndësisë që ka për rendin kushtetues.

“Liria e shprehjes është themel i demokracisë, ajo nuk mbrohet duke mbyllur gojën e qytetarëve, por duke hapur më shumë dritare për informacion dhe debat”, thuhet më tej në deklaratë. 

Në një tjetër zhvillim të rëndësishëm, Asambleja e Përgjithshme e Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) ka miratuar një rezolutë të propozuar nga AGSH, që dënon ndalimin e TikTok në Shqipëri dhe e cilëson atë si një kërcënim ndaj lirisë së shprehjes në mbarë rajonin.

Kjo rezolutë […] thekson se ndalesa e TikTok, […] përbën një precedent të rrezikshëm për censurimin e rrjeteve sociale në të ardhmen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon dhe më gjerë në Evropë”, tha AGSH në një reagim.

Vendimi i qeverisë për të mbyllur TikTok u kundërshtua nga mbi 20 organizata të medias dhe shoqërisë civile, duke e cilësuar një kufizim ekstrem të së drejtës për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion.

Organizatat argumentojnë se mbyllja mund të krijojë precedentë shqetësues për Shqipërinë dhe rajonin. Ky veprim rrezikon t’i hapë rrugën kufizimeve të mëtejshme, duke kërcënuar lirinë e shprehjes dhe qasjes në internet në mënyrë më të gjerë.

The post Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim ndalimin e TikTok-ut në Shqipëri appeared first on Citizens.al.

Publikoi videon në rrjetet sociale duke ndotur ambientin, gjobitet 32 vjeçari në Tiranë

Një person i moshës 32 vjeçare është gjobitur me 1 milion lekë të vjetra nga Policia e Tiranës, pas një videoje virale në rrjete sociale, ku shfaqet duke hedhur mbeturina nga një automjet në lëvizje.

Nga pamjet e publikuara dhe nga policia, i dyshuari shfaqet duke mësuar një turist të huaj si të hedhë mbeturinat në tokë nga makina, duke e cilësuar një gjë të tillë si normale në Shqipëri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve, kryen verifikimet dhe bënë të mundur identifikimin e 32-vjeçarit.

Ai u shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

“Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohësh, si dhe u identifikua shtetasi që kreu shkeljen, konkretisht K. B., 32 vjeç. Ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në përfundim të këtyre veprimeve, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë. Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për vlerësim të mëtejshëm juridik. /Telegrafi/

The post Publikoi videon në rrjetet sociale duke ndotur ambientin, gjobitet 32 vjeçari në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Video në TikTok i sjell probleme! Shoqërohet në komisariat Kozak Braçi, merr gjobën e majme

Një video e publikuar në rrjetet sociale që tregonte një person duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje ka çuar në identifikimin dhe ndëshkimin e autorit të shkeljes. Bëhet fjalë për personazhin e njohur të TikTok, Kozak Braçi, 32 vjeç. Pavarësisht se pamjet ishin regjistruar disa kohë më parë, autoritetet arritën të […]

The post Video në TikTok i sjell probleme! Shoqërohet në komisariat Kozak Braçi, merr gjobën e majme appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Kërcënohen dhe ofendohen dy motra nga Saranda në “TikTok”, policia nuk ndërhyn

Emisioni “FiksFare” denoncoi mosveprimet e Policisë së Sarandës për kërcënimet dhe sharjet e dy motrave në rrjetin social “Tik Tok”, të cilat thanë për emisionin se persona që fshihen pas një tastiere shkruajnë ofendime shumë të rënda. Të dyja, njëra 19 dhe tjetra 36 vjeçe, deklaruan se një person u hedh foto dhe video me […]

The post FOTO/ Kërcënohen dhe ofendohen dy motra nga Saranda në “TikTok”, policia nuk ndërhyn appeared first on BoldNews.al.

Besmir Veli zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Delvinë

Besmir Veli zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Delvinë   Kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, ka reaguar menjëherë pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të institucioneve vartëse në qytet.     Ky vendim vjen pas thirrjes së Kryeministrit për një […]

The post Besmir Veli zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Delvinë appeared first on Saranda Web.

FOKUS – Fenomeni kozmetik “dupe”, një rrezik i përhershëm shëndetësor

PARIS, 12 korrik /ATSH-AFP/ – Larg nga ofertat e reklamuara, “kopjet” kozmetike – kopje pak a shumë diskrete të produkteve të markave të njohura për kujdesin e lëkurës, makijazhin ose kremrat kundër diellit – të shitura me çmime të ulëta në internet, pasi mund të jenë të rrezikshme për shëndetin, paralajmërojnë profesionistët e industrisë.

  • Kujdes nga kopjimet!

Në median sociale, veçanërisht në TikTok, disa qindra mijëra video të grave të reja nxjerrin në pah gjetjet e tyre të fundit si “kopje” të produkteve ekzistuese kozmetike.

Fondatina, buzëkuqi, kremi hidratues ose kremi kundër diellit supozohet se arrijnë të njëjtat rezultate si produktet e tyre origjinale, për më shumë se gjysmën e çmimit.

”Një kushëri i falsifikimit, fenomeni është më delikat dhe nganjëherë i vështirë për t’u identifikuar”, thotë Xavier Guéant, drejtor i çështjeve ligjore në Federatën e Kompanive të Bukurisë (FEBEA).

”Por këto produkte, në rritje në numër dhe gjithnjë e më të popullarizuara në mesin e konsumatorëve të rinj, përfaqësojnë një rrezik për shëndetin”, pohon ai.

Objektivi i federatës janë produktet e shitura në platformat e tregtisë elektronike jashtë Bashkimit Evropian, kryesisht në Azi, të tilla si ”Temu”, ”Shein” ose ”AliExpress” dhe të prodhuara jashtë çdo kuadri rregullator për higjienën ose kontrollin e cilësisë.

Sipas një studimi të ”C-Ways” të kryer për FEBEA-n, në mars 2025, 31% e francezëve kishin blerë një kopje të tillë.

Por, 96% e tyre nuk janë në dijeni të rreziqeve.

  • Metalet e rënda ose ftalatet

“Në Francë, sistemi është rigoroz. Por sapo largohemi nga ky kuadër dhe furnizohemi nga vende ku nuk ka kontrolle, e ekspozojmë veten ndaj rreziqeve të shumta”, shpjegon Stéphane Pirnay, ekspert i toksikologjisë dhe drejtor i kompanisë ”Expertox”.

”Përveç rrezikut të alergjenëve, produktet me cilësi të dobët mund të përmbajnë substanca toksike, të ndaluara ose që tejkalojnë kufijtë e autorizuar, të cilat mund të paraqesin rreziqe reale për shëndetin”, këmbëngul ai.

Toksikologu paralajmëron gjithashtu për një rrezik kimik, pasi disa produkte të testuara përmbajnë rregullisht metale të rënda ose ftalate, substanca kimike që konsiderohen si prishës endokrinë.

Një rrezik tjetër i identifikuar është një rrezik infektiv, pasi disa produkte të studiuara mund të përmbajnë patogjenë të shumtë.

“Jemi vërtet të habitur kur shohim të gjitha gjërat që mund të gjejmë në falsifikimet në përgjithësi si papastërti, gurë, jashtëqitje, pendë zogjsh”, liston Pirnay.

Laurence Coiffard, një profesor i farmacisë në Fakultetin e Nantes i specializuar në kozmetologji, ka studiuar kremrat e diellit që shiten në këto platforma.

Me ekipin e saj, ajo analizoi dy produkte të falsifikuara që pretendonin SPF 50+, si dhe disa kopje.

Rezultati? “Asnjë nga këto produkte nuk përmbante filtra UV”, zbulon ajo.

“Prandaj, ato nuk ofrojnë mbrojtje kundër rrezeve UV dhe ekziston një rrezik i madh në përdorimin e tyre”, paralajmëron ajo edhe pse ekspozimi në diell është shkaku kryesor i kancerit të lëkurës.

Sipas një studimi të publikuar nga Organizata Evropiane e Konsumatorit (BEUC) në shkurt, më shumë se 80% e produkteve të testuara të blera në ”Temu” nuk ishin në përputhje me legjislacionin evropian.

Për kozmetikën, shkeljet më të rëndësishme përfshinin lista përbërësish që mungonin ose ishin të pasakta, duke e bërë të pamundur të dihej se çfarë përmbanin në të vërtetë produktet.

Me lançimin e TikTok Shop në Francë në mars (i cili lejon që blerjet të bëhen direkt brenda aplikacionit), Xavier Guéant ka frikë se kjo lidhje më e drejtpërdrejtë midis shitësit dhe blerësit mund t’u sjellë dobi mashtruesve dhe falsifikuesve.

Së bashku me FEBEA-n, ai bën thirrje për forcimin e kuadrit ligjor për të “sqaruar zonat gri” dhe për të rritur burimet e dedikuara për zbatimin e ligjit./ a.jor.

The post FOKUS – Fenomeni kozmetik “dupe”, një rrezik i përhershëm shëndetësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit

Samiti i BRICS-it që zhvillohet sot dhe nesër në Rio de Janeiro duhej të ishte një tjetër sukses diplomatik për presidentin brazilian Inacio Lula da Silva. Si një nga themeluesit e grupit, që nga pesë shtetet origjinale (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) është zgjeruar tani me Arabinë Saudite, Egjiptin, Etiopinë, Emiratet e […]

The post Gruaja e presidentit Lula sulmoi TikTok-un, presidenti kinez bojkoton samitin e Brazilit appeared first on BoldNews.al.

A do të ketë një ultimatum nga Rama për lirimin e trotuarëve në Sarandë?

A do të ketë një ultimatum nga Rama për lirimin e trotuarëve në Sarandë? Pas ultimatumit të Ramës, qytetarët e Sarandës shpërthejnë në ankesa: Trotuaret janë pushtuar, ku është shteti?   Pas paralajmërimeve të forta të kryeministrit Edi Rama deri nesër në mëngjes për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve, qytetarët kanë vërshuar me lumë […]

The post A do të ketë një ultimatum nga Rama për lirimin e trotuarëve në Sarandë? appeared first on Saranda Web.

Rama: Hiqni trarët për parkime dhe tendat në lokale, do hani gjoba e ndjekje penale

Rama për zaptimin e hapësirave publike: Hiqini trarët për parkime e tendat nëpër lokale, do përballeni me gjoba e ndjekje penale   Rama ultimatum për hapësirat publike: Hiqini trarët dhe tendat brenda 2 javësh, ndryshe gjoba dhe ndjekje penale    Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të prerë dhe të qartë për të gjithë […]

The post Rama: Hiqni trarët për parkime dhe tendat në lokale, do hani gjoba e ndjekje penale appeared first on Saranda Web.

TikTok në SHBA: Trump “gjen blerësin” dhe premton zgjidhje brenda dy javësh

Pas muajsh pasigurie dhe bllokimesh të mundshme, duket se ka një dritë në fund të tunelit për TikTok në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Donald Trump, i cili më parë kishte kërcënuar me ndalim të plotë të aplikacionit në SHBA, njoftoi sot në një intervistë për Fox News se ka gjetur një grup të pasur investitorësh që do ta marrin nën kontroll TikTok-in.

“Jemi në rrugën e duhur, kemi një blerës shumë të fuqishëm për TikTok,” tha Trump, pa zbuluar detaje të tjera, por duke premtuar se më shumë informacion do të vijë brenda dy javësh.

Kjo nismë vjen pas një periudhe të tensionuar, kur Kongresi miratoi një ligj që kërcënonte me ndalim total TikTok nëse ByteDance, kompania kineze që zotëron aplikacionin, nuk hiqte dorë nga kontrolli.

Në 19 janar, TikTok u bllokua përkohësisht, por vendimi u shty disa herë, duke lënë aplikacionin në një gjendje pritjeje të gjatë.

Tani, kur duket se Trump ka gjetur “rrugëdaljen”, e gjithë vëmendja është te kush janë “këta njerëz shumë të pasur” dhe çfarë do të sjellë kjo marrëveshje për të ardhmen e TikTok në SHBA.

The post TikTok në SHBA: Trump “gjen blerësin” dhe premton zgjidhje brenda dy javësh appeared first on iconstyle.al.

Tronditëse/ Trupi i TikTok-eres 19 vjeçe gjendet i copëtuar në një qese, ja për çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse është raportuar nga kryeqyteti i Perusë, Lima, ku punëtorët pranë impiantit të trajtimit të ujërave “La Atarjea” kanë gjetur trupin e pajetë të një vajze 19-vjeçare, e futur në qese. Viktima është identifikuar si Fabiola Alejandra Caicedo Pina, një e re e njohur në rrjetin social TikTok, e cila ishte shpallur e zhdukur prej disa ditësh. Policia arriti të konfirmojë identitetin e saj falë disa tatuazheve dalluese.

Sipas autoriteteve, shkaqet e vdekjes ende mbeten të paqarta, por ekzistojnë dy pista kryesore që po hetohen. Njëra prej tyre lidhet me dyshime për përfshirjen e mundshme të të resë në rrjete të paligjshme që veprojnë në rajon, ndërkohë që kohët e fundit janë shënuar disa raste të ngjashme me gra të reja të gjetura të pajeta në Lima dhe në afërsi të lumit Rimac.

Pista tjetër heton mundësinë e një veprimi të dhunshëm në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e ish-partnerit të saj, Mayner Yoffrey Giménez Castrillo, i cili ndërroi jetë në vitin 2022 në rrethana të paqarta. Fillimisht u dyshua për dhunë fizike ndaj tij, por më vonë u hapën pista të tjera që sugjeronin vetëlëndim.

Autoritetet dyshojnë se mbrëmjen para humbjes së jetës, Caicedo është larguar me forcë nga një ambient festiv, ndërsa gjurmët e konstatuara në trupin e saj sugjerojnë trajtim të dhunshëm. Besohet se më pas trupi është hedhur në lumin Rimac dhe ka përfunduar pranë impiantit ku u zbulua. Hetimet po vazhdojnë, përfshirë shqyrtimin e kamerave të sigurisë dhe marrjen në pyetje të personave që kanë qenë në kontakt me të renë, por deri tani nuk ka të ndaluar apo të dyshuar konkretë.

The post Tronditëse/ Trupi i TikTok-eres 19 vjeçe gjendet i copëtuar në një qese, ja për çfarë dyshohet appeared first on Sot News | Lajme.

Erion Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

Kur Erion Veliaj u arrestua për korrupsion, ai fillimisht e sulmoi drejtësinë. Tani po zhvillon një fushatë joshjeje në rrjetet sociale për të fituar simpatinë e publikut. A do të funksionojë? Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe […]

The post Erion Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok appeared first on BoldNews.al.

Të rinjtë e Gazës tregojnë si jetojnë pas bombardimeve nëpër TikTok, nga kjo gjenerojnë fitime për të mbijetuar

Një familje palestineze nga Gaza janë bërë viral me videot e tyre në TikTok, ku me dozë të madhe ironie tregojnë jetën e përditshme të banorëve të atjeshëm dhe vështirësitë më të cilat hasin qdo ditë.

Në video ata tregojnë se për shkak të mbylljes së kufijve ju mungojnë gjërat më esenciale, duke filluar nga mielli dhe ushqimet e tjera, transmeton Telegrafi.

Madje në video i riu tregon se si një thes me miell kushton 600 dollarë si pasojë e bllokimit total që i është bërë Rripit të Gazës.

Në një video i riu tregon se si gjithçka përreth tij është shkatërruar si pasojë e bombardimeve izraelite, e kur gjen një kapsulë të kafesë në rrënoja, tenton të gjej edhe një filxhan me qëllim që të bëjë një kafe.

Pasi e gjen edhe aparatin e kafes, ai kupton se nuk ka energji elektrike dhe kështu detyrohet ta përgatit në një bombolë gazi – megjithatë e shijon në maksimum.

Njëjtë ndodhë kur përgatit bukën dhe pasi niset për në furrë për ta pjekur, kupton se ajo është shkatërruar plotësisht nga bombat që kanë rënë pothuajse në çdo objekt.

Ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen është videoja plotë satirë, kur shtiret kinse po përgatit drekën dhe në pjatat e zbrazëta e “vendosë” ushqimin dhe së bashku me vëllezërit e “shijojnë”.

Ata përmes të hyrave që i fitojnë nga shikueshmëria e videove, arrijnë disi të mbijetojnë në Gazën e shkatërruar nga lufta. /Telegrafi/

@abotim98

We are catching the last breath💔💔

♬ الصوت الأصلي – محمود شملخ

@mohammad_kh_1 The most expensive cup of coffee in the world☕ This is my sister’s house. Half of it was destroyed, and her family now lives in the other half. She told me she still had some good coffee in her broken kitchen. We had a hard time getting inside, but we finally made it and pulled out many things from under the rubble. To be honest, the coffee was worth it, especially since you can’t find real coffee in stores these days. But it’s not just about the coffee — it’s about all the destruction and the dreams buried under it. I still can’t believe that some people might still be trapped under the rubble today. ❤️‍🩹 #coffee ♬ الصوت الأصلي – Mohamed_kh

@reachyusuf

what's yo favorite type of bread? Flour is a miracle right now. Currently a bag of flour costs $600 usd. My charity has been able to acquire 3000 bags thank God. $200 covers 1 bag of flour (25 kg) through my charity. If you can sponsor a family for a bag of flour please d0nate in the l1nk in b1o! Families are using macaroni to make bread because they cannot afford flour. Please spread the word and d0nate if you can!

♬ original sound – Yusuf

The post Të rinjtë e Gazës tregojnë si jetojnë pas bombardimeve nëpër TikTok, nga kjo gjenerojnë fitime për të mbijetuar appeared first on Telegrafi.

Nuk deklaruan 33 mln euro të përfituara nga rrjetet sociale, 100 persona në hetim

Ka nisur hetimi për 100 persona/subjekte, pasi nuk kanë deklaruar të ardhurat e përfituara nga rrjetet sociale. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, bëhet fjalë për rreth 33 milionë euro të padeklaruara, burimi i të cilave janë Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google, PayPal. “Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve […]

The post Nuk deklaruan 33 mln euro të përfituara nga rrjetet sociale, 100 persona në hetim appeared first on BoldNews.al.

Nuk deklaruan rreth 33 milionë euro të përfituara nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona

✇Albeu
By: V K

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve, ka nisur hetim për 100 persona/subjekte, pasi nuk kanë deklaruar të ardhurat e përfituara nga rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për rreth 33 milionë euro të padeklaruara, burimi i të cilave janë Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google, PayPal.

“Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara!”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Ndërkohë, u bëhet thirrje të gjithë këtyre tatimpaguesve, që të përmbushin detyrimet e tyre sa më shpejt për të shmangur penalitetet.

“Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.
Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

 

The post Nuk deklaruan rreth 33 milionë euro të përfituara nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona appeared first on Albeu.com.

Mbesa e Trump shërben kafe? TikToku ‘shkrihet’ pas Kai

Kai Trump, vajza e Donald Trump Jr., ka surprizuar rrjetin me një video ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim nga familja Trump. Në një postim të shpërndarë në TikTok, 17-vjeçarja shfaqet duke punuar pas banakut të një pike Dunkin’ Donuts, me uniformën zyrtare dhe një buzëqeshje që s’e heq nga fytyra.

Videoja është pjesë e një vlogu më të gjatë për kanalin e saj në YouTube, ku Kai kishte marrë me qira lokalin për një ditë dhe provoi të gjitha pijet e menusë, duke përjetuar rolin e punonjëses së shërbimit. Pjesë e eksperimentit ishte edhe kontakti me klientët, të cilët ajo i priti me shumë dashamirësi dhe përkushtim.

Në rrjet, shumë e krahasuan me gjyshin e saj, ish-presidentin Donald Trump, i cili gjatë një ndalese në fushatë kishte shpërndarë vetë ushqime në një McDonald’s. Por ndryshe nga imazhi politik, Kai po ndërton një profil të vetin, më spontan, më të afërt dhe larg bujës së emrit që mban.

The post Mbesa e Trump shërben kafe? TikToku ‘shkrihet’ pas Kai appeared first on iconstyle.al.

Trump firmos urdhrin ekzekutiv/ Mbyllja e TikTok do të shtyhet deri më…

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv.

Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen e TikTok për 90 ditë (17 shtator 2025).

Lajmi për shtyrjen e afateve të mbylljes u njoftua nga Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt gjatë një konference për mediat, këtë të martë.

Aplikacioni popullor për ndarjen e videove supozohej të ndalohej në SHBA pasi pronari i tij kinez, ByteDance, refuzoi t’ia shiste atë një blerësi amerikan brenda afatit të janarit.

Leavitt tha se zgjatja 90-ditore do të “siguronte që kjo marrëveshje të mbyllet në mënyrë që populli amerikan të mund të vazhdojë të përdorë TikTok me sigurinë se të dhënat e tyre janë të sigurta dhe të mbrojtura”.

The post Trump firmos urdhrin ekzekutiv/ Mbyllja e TikTok do të shtyhet deri më… appeared first on Sot News | Lajme.

Donald Trump shtyn me 90 ditë afatin për ndalimin e TikTok në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv të ri, duke shtyrë edhe me 90 ditë afatin për ndalimin e aplikacionit TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky vendim i jep më shumë kohë kompanisë mëmë të TikTok-ut, ByteDance, për të shitur operacionet e saj në SHBA dhe për të shmangur ndalimin e platformës në tregun amerikan. Afati i ri është caktuar për 17 shtator 2025 dhe shënon herën e tretë që shtyhet ky ultimatum, i njohur ndryshe si “urdhri i ndaje ose ndalo”.

Trump e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruante:

Sapo kam nënshkruar urdhrin ekzekutiv për zgjatjen e afatit të mbylljes së TikTok me 90 ditë. (17 shtator 2025). Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështje!”

Ky zhvillim vjen mes shqetësimeve të vazhdueshme të administratës amerikane mbi sigurinë kombëtare dhe lidhjet e mundshme të aplikacionit me qeverinë kineze.

The post Donald Trump shtyn me 90 ditë afatin për ndalimin e TikTok në SHBA appeared first on iconstyle.al.

❌