Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës, duke arrestuar një 41-vjeçar që dyshohet se kanoste familjarët e tij me armë zjarri. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i arrestuari, me inicialet E.V., kishte kërcënuar familjarët me një armë kallashnikov. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi gjithsej tre […]
Është zbardhur ngjarja e ndodhur më 24 korrik në rrugën “Peti” në Tiranë, ku në portën hyrëse të garazhit të Elvis Kosova u vendos një sasi lënde plasëse. Nga hetimet e kryera, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë. Policia ka bërë të […]
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë, pasi dyshohet se më 2 ditë më parë, në bashkëpunim me një person tjetër, kanë sulmuar fizikisht tre persona në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Sipas njoftimit të polisë personi tjetër, 29 vjeç, ndodhet ende në kërkim nga autoritetet. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Edison Haxhiun, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës. Vendimi është marrë pas pranimit të kërkesës së avokatit mbrojtës Sokol Tahiraj, i cili argumentoi se ishin tejkaluar afatet ligjore të paraburgimit dhe […]
Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për fenomenin e vajzave e showbizit shqiptar, të cilat bëjnë takime speciale me bosët e krimit në burgje. Lala tha se ky nuk është një fenomen i ri, por ka ndodhur edhe në të shkuarën, që vajzat të njohura hyjnë e dalin nga ambjentet e […]
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Sipas raportimeve, dy makina janë përplasur më njëra-tjetrën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Borizanë.
Bëhet me dije se një person ka humbur dhge tre të tjerë janë plagosur. Viktima raportohet se ishte pasagjere në një nga automjetet dhe është identifikuar si Bedrije Saja.
Të plagosurit janë dy shoferët Malvina Kani e Idriz Saja dhe pasagjerja tjetër Lindita Saja. Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
FUSHË KRUJË- Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 dhe raportohet vetëm për dëme materiale.
Dyqani në pronësi të 30-vjeçarit, Donald Luka, përdorej për përpunim dhe shitje mishi. Ndërkohë aty ai ka edhe biznese të tjera si restorante dhe bar kafe. Tritoli i është vendosur në pjesën e qepenit dhe ka shkaktuar dëmtime të vogla.
I thirrur në polici Donald Luka në deklaratën e tij paraprake ka thënë se nuk ka probleme dhe se nuk e ka idenë se kush mund t’ja ketë bërë, por policia dyshon se ky është një mesazh për konflikte të mëparshme që ka pasur familja Luka.
Donald Luka rezulton i njohur për policinë pasi në mars të vitit 2022 është akuzuar se së bashku me të vëllain Ernest Lukan rrahën kuzhinierin Indrit Çela për një parakalim të gabuar.
Në atë kohë, u arrestua edhe babai i tyre Llesh Luka pasi pas një kontrolli në banesën e tyre policia gjeti të instaluar një shtëpi bari.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Gjolës” në aksin që lidh Rinasin me Fushë-Krujën. Indrit Çela udhëtonte me makinën personale në këtë aks, kur dy vëllezërit i zunë pritë, duke e goditur me sende të forta. Autorë të ngjarjes ishin dy vëllezërit Ernest dhe Donald Luka.
Bazuar edhe te pamjet filmike në atë kohë, Indrit Çela është qëlluar me shufra hekuri nga vëllezërit që i kishin bllokuar rrugën mbi “Urën e Gjolës” në Fushë-Krujë./abcnews.al
TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin tonë, njofton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 08:59 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter me epiqendër në Fushë-Krujë me një thellësi prej 10 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës.
Lëkundjet zgjatën pak sekonda, ndërsa nuk raportohen dëme materiale. Po ashtu, lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Zall-Herr (Tiranë), rreth orës 09:04, me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter dhe thellësi 15 km.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një dyqan në aksin rrugor Fushë Krujë-Derven. Lënda shpërthyese ishte vendosur në hyrje të dyqanit të mishit në pronësi të 30-vjeçarit Donald Luka. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, teksa policia ka mbledhur kamerat e sigurisë dhe po punon për identifikimin […]
Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm me epiqendër në zonën e Niklës, në Fushë-Krujë. Lëkundjet u ndjenë kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke shqetësuar qytetarët, por sipas ekspertëve, nuk ka vend për alarm. Sizmiologu Edmond Dushi e ka cilësuar tërmetin si një lëkundje të shkallës […]
TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Një tërmet i magnitudës 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 05:04 të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.
Sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra është regjistruar në Fushë-Krujë, në një thellësi prej 15 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth epiqendrës.
Tërmeti në Fushë Krujë është pasuar nga disa lëkundje të tjera më të lehta në zonën e Krujës, Tiranës dhe Niklës, me magnitudë që nuk ka kaluar 2.4 ballë. Lëkundja më e fortë pas goditjes kryesore është regjistruar në Thumanë, me magnitudë 3.4 ballë.
Lëkundje sizmike janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në vendin tonë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ishte me magnitudë 4.2 e shkallës Rihter, teksa epiqendra e tij ka qenë në Nikël. Lëkundjet janë ndjerë në zonën e Tiranës, FUshë Krujës dhe Durrësit. Tërmeti është regjistruar 05:04 të mëngjesit, teksa […]
Janë publikuar edhe pamjet nga të shtënat me armë zjarri në likalin e Fushë- Krujës. Siç raportohet policia dyshon se autoret kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballe lokalit, pasi nga kqyrja e kamerave të sigurisë nuk duken as autoret dhe as një automjet me të cilin mund të kenë lëvizur autorët.
Gjithashtu bëhet e ditur se në momentin e atentatit, pronari i lokalit, Mond Voga ka qenë aty së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Voga është ish- shoferi i Arjan Ndoj, tashmë deputet i PD, dhe të cilit iu bë atentat në vitin 2019, kur ishte prokuror.
Një pronar lokali ka denoncuar një ngjarje të rëndë në Policinë e Tiranës, ku ka deklaruar se në drejtim të biznesit të tij në Fushë-Krujë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Policia njofton se nga të shtënat në drejtim të lokalit të Mondi Vogës, ngjarje e ndodhur pak pas mesnate, ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga burime thuhet se pronari i lokalit, Mondi Voga, është ish-shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoj ndërsa në drejtim të biznesit të tij është qëlluar me kallashnikov, ndërsa janë gjetur rreth 15 gëzhoja në vendngjarje.
Grupi hetimor dyshon se është qëlluar nga një distancë e largët, pasi nga shqyrtimi i kamerave të sigurisë nuk duken as autorët, as automjeti që mund të ketë shërbyer për lëvizjen e tyre por mendohet se të shtënat kanë ardhur nga ana tjetër e rrugës, përballë lokalit.
Në momentin e të shtënave Voga ka qenë bashkë me familjen duke fjetur, ndërsa lokali ndodhet në katin e parë të hotelit të tij.
Ai rezulton të jetë proceduar disa vite më parë në lidhje me akuzat për dhunë ndaj avokatit durrsak Ilia Ilia.
Mondi Voga dhe Arjan Ndoja
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë-Krujë. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit,” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur në orët e para në Fushë-Krujë. Mësohet se pronari i lokalit Mond Voga, ku u qëllua me armë zjarri ka qenë i arrestuar më herët për armë pa leje. Gjithashtu bëhet me dije se Voga është ish-shoferi i Arjan Ndoj, tashmë deputet i PD, dhe të cilit iu bë atentat në vitin 2019, kur ishte prokuror.
Ngjarja ndodhi rreth orës 1:10 në fshatin Krastë të Fushë Krujës, dhe më pas pronari i lokalit Mond Voga ka njoftuar policinë. Si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorit/ëve.
Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur drejt një lokali në Fushë Krujë, në orët e para të mëngjesit të sotëm (20 Qershor). Ngjarja ka ndodhur reth orës 01:10 dhe pronari i lokalit Mond Voga ka njoftuar policinë.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, teksa plumbat kanë prekur ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë po punohet për identifikimin e autorit/ëve.
Tre persona janë arrestuar në Fushë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.
Kastriot Bazja dhe Murat Seferi e Emiljano Seferi, të dy vëllezër, u vunë në pranga, si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.
Në fshatin Zgërdhesh, u zbuluan 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Vijon puna për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë./abcnews.al
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrethimin e burgut të Fushë-Krujës, ku një sasi tritoli u hodh pranë këtij institucioni të vuajtjes së dënimit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Në një reagim publik, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se lënda plasëse është hedhur në […]
Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i regjistruar mbrëmjen e djeshme brenda rrethimit të burgut të sigurisë së lartë të Fushë-Krujës. Mësohet se bomba ishte artizanale, e krijuar me nitrat. Lënda plasëse është hedhur pranë gjeneratorit të burgut, por dyshohet se sasia ka qenë e vogël dhe nuk ka shkaktuar dëme materiale […]