Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Kamikaz”/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë

Kryetari i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish përplasjet pas-zgjedhore me ish-bashkëpunëtorin Endri Shabani. Lapaj tha se përfshirja në zgjedhje ishte një “kontratë morale” me qytetarët dhe një përpjekje për të sjellë ndryshim përmes besimit dhe institucioneve, jo përmes përplasjes dhe presionit. “Ne ishim duke bërë një kontratë morale me shoqërinë. Shkuam në […]

The post “Kamikaz”/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim i fuqishëm në Siri: 2 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi sot qytetin Maarat Misrin në Idlib të Sirisë, duke lënë pas dy viktima dhe të paktën 70 të plagosur, sipas raportimeve nga mediat lokale.

Ministri sirian për Emergjenca dhe Menaxhimin e Fatkeqësive, Raed Al-Sale, konfirmoi përmes një postimi në platformën “X” se ekipet e Mbrojtjes Civile reaguan menjëherë në vendngjarje, pavarësisht shpërthimeve dytësore të vazhdueshme që po pengojnë operacionet e shpëtimit dhe evakuimit.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar shkakun e shpërthimit, ndërsa ministri u bëri thirrje banorëve të zonës që të shmangin afërsinë me vendngjarjen për shkak të rrezikut të lartë.

“Po përballemi me një situatë të vështirë dhe komplekse, por ekipet janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje”, deklaroi Al-Sale.

The post Shpërthim i fuqishëm në Siri: 2 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur appeared first on iconstyle.al.

Shpërthimi që tronditi Tiranën/ Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë, pronari i garazhit “kyç” gojën para hetuesve

TIRANË- Detaje të reja zbardhen nga shpërthimi me tritol në portën hyrëse të një garazhi në kryeqytet.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka, raporton se kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person të maskuar, i cili është afruar pranë garazhit ka hedhur lëndën plasëse dhe më pas është larguar në këmbë drejt Liqenit të Thatë, aty ku mendohen se pritej nga persona të tjerë.

Garazhi është në pronësi të Elvis Kosovës, një emër me precedent penal dhe i njohur nga Policia e Shtetit.

Sipas gazetarit Leka, Elvis Kosova është pyetur nga grupi hetimor për ngjarën, por nuk ka dhënë asnjë informacion të vlefshëm, që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes.

“Dëshmia e Elvis Kosovës nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të dhënë ndonjë pistë për problemet që ka pasur. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person të maskuar, i cili hedh lëndën plasëse dhe më pas është drejtuar drejt “Liqenit të Thatë”, ku mund të jetë pritur nga persona të tjerë”, raportoi Leka.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit, që ka hedhur lëndën plasëse./abcnews.al

Shpërthimi me tritol në Tiranë/ Kush është pronari 39-vjeçar me precedentë penal, para një viti u arrestua për vjedhjen e ‘Audi’-t 200 mijë euro

✇Albeu
By: V K

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 Korrik) në rrugën “Peti” tek zona e Liqenit të Thatë.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete të parkuara, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë.

“Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39-vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Sipas policisë, 39-vjeçari turk, Yucehan Er banues në Gjermani, ka marrë një automjet me qira, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Mësohet se pronar i garazhit që iu vendos tritol është Elvis Kosova, me precedentë të mëparshëm penal.

Ai u arrestua në gusht të vitit 2024, për shkak se u akuzua për vjedhjen e nje Audi R8 me vlerë 200 mijë euro.

Lidhur me këtë rast, së bashku me të u vu në pranga edhe shtetasin turk, Yucehan Er.

Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, 39-vjeçari turk Yucehan Er, banues në Gjermani, kishte marrë një automjet me qira, të cilin e solli në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ia kishin vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Yucehan Er ia kishte dhënë automjetin Elvis Kosovës dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij për qëllime përfitimi.

Pasi ka zbuluar skemën, gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, blutë gjetën të parkuar automjetin tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare. Në kërkim, në atë kohë, u shpall edhe një 20-vjeçar, pronari i baneses ku ishte parkuar makina.

The post Shpërthimi me tritol në Tiranë/ Kush është pronari 39-vjeçar me precedentë penal, para një viti u arrestua për vjedhjen e ‘Audi’-t 200 mijë euro appeared first on Albeu.com.

Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, dëmtohen disa automjete në garazhin e 39-vjeçarit

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:50, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen pranë rrugës “Peti” në Tiranë, ku dyshohet se një sasi e lëndës plasëse është vendosur në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E.K., 39-vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete të parkuara pranë garazhit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë administruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë përreth zonës.

Hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për dokumentimin e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Tiranë/Informacione paraprake.

Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, dëmtohen disa automjete në garazhin e 39-vjeçarit appeared first on Albeu.com.

Tronditet Saranda/ Shpërthim me lëndë plasëse automjetit të një personi të shpallur në kërkim (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, është regjistruar një shpërthim me lëndë eksplozive .

Sipas burimeve paraprake nga policia, lënda plasëse dyshohet se është vendosur në një automjet në pronësi të shtetasit Klaus Jaçaj, 31-vjeç.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.

Shtetasi Klaus Jaçaj, rezulton person në kërkim, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025, ku dy persona mbetën të plagosur nga armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia po punon gjithashtu, për dokumentimin e ngjarjes në mënyrë të plotë ligjore.

Çfarë ndodhi më 17 korrik?

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 3 të qytetit nis një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve Gëzim Hajdaraj, 33-vjeç, dhe Ernest Lama, 25-vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe disa shtetasve të tjerë.

Gjatë konfliktit, Ramadan Zoto, 4-vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj Hajdarajt dhe Lamës, duke i plagosur rëndë të dy.

Të plagosurit Ernest Lama, 24-vjeç, dhe Gëzim Hoxhaj, 32-vjeç nga Kamza u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim katër shtetas të përfshirë në këtë ngjarje:

Ramadan Zoto, 43-vjeç, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë.

Erjon Canaj, 36-vjeç;

Artan Murtaj, 43-vjeç;

Klaus Jaçaj, 31-vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj njërit prej të plagosurve, Gëzim Hajdaraj, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, së bashku me një krehër me 9 fishekë. Si pasojë, ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga vendngjarja janë sekuestruar si prova materiale 4 gëzhoja arme zjarri, arma tip “Beretta” dhe krehëri me fishekë.

Hetimet

Aktualisht, po hetohen dy pista kryesore lidhur me motivin e kësaj ngjarjeje.

Pista e parë ka të bëjë me një konflikt të vjetër për një plazh, ku dy familjet dyshohet se janë përballur më parë për çështje pronësie apo shfrytëzimi të hapësirave përgjatë vijës bregdetare.

Pista e dytë lidhet me një konflikt që mendohet të ketë nisur fillimisht mes dy fëmijëve të mitur, dhe më pas ka agravuar duke përfshirë të rriturit, derisa situata ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit.

Policia po vijon mbledhjen e dëshmive dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim rindërtimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.

The post Tronditet Saranda/ Shpërthim me lëndë plasëse automjetit të një personi të shpallur në kërkim (EMRI) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Makina e shkrumbuar dhe dëme materiale, çfarë la pas shpërthimi me tritol në Sarandë

SARANDË- Pamjet që shihni janë pasojat e shpërthimit të fuqishëm më tritol në qytetin e Sarandës.

Ngjarja po hetohet për motive hakmarrjeje pasi automjeti që u hodh në erë është në pronësi të Klaus Jacaj, 31-vjeçarit, i cili u shpall në kërkim nga Policia për ngjarjen e disa ditëve më parë, ku dy persona nga Kamza mbetën të plagosur me armë zjarri në Sarandë.

Pas shpërthimit makina është përfshirë nga flakët, ndërsa janë raportuar dëmtime në ambientet përreth.

Ai akuzohet se ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan me armë dy të rinj pas sherrit për pronën në bregdet./abcnews.al

Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre të vdekur

✇Albeu
By: M C

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pas një incidenti të rëndë që ndodhi në një qendër trajnimi të Departamentit të Policisë të Qarkut Los Angeles.

Lajmin e ka konfirmuar Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, e cila shkroi në “X” se: “Sapo fola me departamentin lidhur me një incident që duket të jetë tejet i rëndë dhe që ka marrë jetën e të paktën tre personave në një qendër trajnimi të zbatimit të ligjit në Los Angeles. Agjentët federalë janë në vendngjarje dhe po punojmë për të mësuar më shumë”.

Zëdhënësi i Departamentit të Sherifit të Los Angeles-it konfirmoi se shpërthimi ndodhi në Akademinë e Trajnimit Biscailuz Center në East Los Angeles.

Ai deklaroi se shkaku i shpërthimit është ende nën hetim, dhe se nuk janë ende në gjendje të konfirmojnë nëse ka të vdekur të tjerë apo të plagosur.

Sipas gazetës Los Angeles Times, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, shpërthimi ndodhi gjatë lëvizjes së disa lëndëve plasëse nga njësia e specializuar për bomba.

Hetimet janë në vazhdim dhe zona mbetet e rrethuar nga forcat e rendit dhe ekipet hetimore.

The post Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre të vdekur appeared first on Albeu.com.

Tronditet SHBA/ Shpërthimi në qendrën e stërvitjes i merr jetën tre agjentëve të policisë

Të paktën tre agjentë kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një qendër stërvitjeje të policisë në Los Angeles. Shpërthimi ka ndodhur pak para orës 7:30 të mëngjesit me orën lokale, në qendrën e ndodhur në Eastern Avenue. Kjo qendër strehon zyrën speciale të sherifit dhe ekipin kundër zjarreve, përfshirë edhe […]

The post Tronditet SHBA/ Shpërthimi në qendrën e stërvitjes i merr jetën tre agjentëve të policisë appeared first on BoldNews.al.

Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi

Publikohen pamje të dëmeve nga lokali ku ndodhi shpërthimi me lëndë plasëse në Tiranë. Policia bëri me dije se lënda plasëse është vendosur pranë derës hyrëse të lokalit. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, xhamat e biznesit janë thyer. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në […]

The post Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Tiranë

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Rrugën e Durrësit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 03:45, dyshohet se një sasi e vogël eksplozivi është vendosur pranë derës hyrëse të një lokali në pronësi të shtetasit A. S.

Fatmirësisht, shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar, por janë regjistruar dëme materiale në ambientet e lokalit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia po analizon kamerat e sigurisë dhe po merr dëshmitë përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Shpërthim i fuqishëm në Diell

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka kapur disa pamje mahnitëse të Diellit, veçanërisht një shpërthim të fuqishëm që është shkëputur prej tij.

Kjo ngjarje ndodhi më 14 korrik dhe u regjistrua gjatë një periudhe 10-orëshe.

Ajo përkoi pikërisht me 25-vjetorin e njërës prej ngjarjeve më të fuqishme diellore të epokës hapësinore, e njohur si Ngjarja Diellore e Ditës së Bastijës ose Dita Kombëtare e Francës.

Kjo ngjarje shkaktoi stuhi të fuqishme gjeomagnetike, keqfunksionime të satelitëve dhe ndërprerje të radio komunikimeve, dhe është tashmë një pikë referimi për shkencëtarët që merren me motin hapësinor./ rtk/ KultPlus.com

Shpërthim në një ndërtesë banimi në Qom, plagosen 7 persona, dyshohet rrjedhje gazi

Një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë banimi në qytetin e Qomit, në Iran, ka lënë të plagosur shtatë persona dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në të paktën katër njësi banimi. Ngjarja ndodhi gjatë natës, duke tronditur lagjen dhe mobilizuar shërbimet e emergjencës.

Sipas autoriteteve lokale, hetimet e para sugjerojnë se shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje e mundshme e gazit natyror. Drejtori i departamentit të zjarrfikësve të qytetit tha se ekzaminimet teknike janë ende në vijim për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit.

Ndërkohë, në një klimë tensioni të vazhdueshëm pas përplasjes së fundit ushtarake midis Iranit dhe Izraelit, burime zyrtare iraniane mohojnë çdo lidhje të këtij shpërthimi me ndonjë sulm të huaj. Sipas tyre, banorët e ndërtesës ishin civilë të zakonshëm dhe nuk ka të dhëna që e lidhin këtë ngjarje me ndonjë veprim armiqësor.

The post Shpërthim në një ndërtesë banimi në Qom, plagosen 7 persona, dyshohet rrjedhje gazi appeared first on iconstyle.al.

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohen të plagosur (VIDEO)

Shpërthimi, i cili ndodhi gjatë furnizimit me karburant këtë të premte, çliroi tym të zi të dendur në qiell, të dukshëm nga i gjithë qyteti.

Një shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në lagjen Centocelle të Romës plagosi të paktën 25 persona, përfshirë disa oficerë policie dhe një zjarrfikës.

Dëshmitarët thanë se vala e goditjes goditi shtëpitë aty pranë “si një tërmet”. Tetë oficerë pësuan djegie në një seri shpërthimesh që pasuan shpërthimin fillestar. Të gjitha lëndimet raportohet se nuk janë kërcënuese për jetën.

Ekipet e zjarrfikësve punuan në nxehtësi të madhe për të kontrolluar flakët, të cilat u përhapën në automjetet aty pranë dhe në një depo.

 

The post Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohen të plagosur (VIDEO) appeared first on Sot News | Lajme.

ROMË – Dhjetëra të plagosur pas shpërthimit në një pikë karburanti

ROMË, 4 korrik /ATSH/ – Një shpërthim i fuqishëm  në një pikë karburanti ndodhi sot në Romën juglindore, duke plagosur të paktën 28 persona, përfshirë tetë oficerë policie dhe një zjarrfikës, bënë të ditur autoritetet lokale dhe ekipet e shpëtimit, sipas AP.

Shpërthimi u dëgjua në të gjithë kryeqytetin italian duke shkaktuar një re të madhe tymi në disa zona kryesore të qytetit.

Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri tha se rreth 28 persona pësuan plagë të lehta.

Prokurorët e Romës kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e shpërthimit.

Banorë të intervistuar nga media lokale thanë se kryeministrja Giorgia Meloni po ndiqte nga afër zhvillimet./Ad.Ab./ /a.i/

 

The post ROMË – Dhjetëra të plagosur pas shpërthimit në një pikë karburanti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO| Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Romë, 21 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në një pikë karburanti në lindje të Romës, duke lënë të plagosur 21 persona dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas mediave italiane, ngjarja u pasua nga një zjarr masiv, ndërsa forcat e zjarrfikësve, policia dhe vullnetarët e mbrojtjes civile mbërritën me urgjencë në vendngjarje për të neutralizuar përhapjen e zjarrit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentet dramatike të shpërthimit: fillimisht shihet një re tymi që del nga stacioni i karburantit, për t’u pasuar pak çaste më vonë nga një shpërthim i fuqishëm, ndërsa shtullunga të mëdha tymi të zi pushtojnë qiellin.

Stacioni i afërt i metrosë “Teano” është mbyllur për shkak të rrezikut, ndërsa banorët e zonës janë evakuuar menjëherë nga shtëpitë e tyre. Dëshmitarët okularë tregojnë se kanë ndjerë një erë të fortë gazi pak para shpërthimit të parë dhe më pas dëgjuan një shpërthim të dytë edhe më të fuqishëm.

⛽ Esplode un distributore a Roma ⛽

Feriti un vigile del fuoco, operatori del 118 e alcuni passanti. Danni a palazzi vicini. Chiusa la fermata metro C Teano.#Roma #Esplosione #Prenestino #Vigilidelfuoco #Emergenze #Cronaca #Benzina #GPL #Centocelle pic.twitter.com/tPLNUNoGvU

— Money.it (@moneypuntoit) July 4, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Romë, 21 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Shpërthim tronditës në Pakistan, vritet zyrtari i lartë qeveritar dhe 4 të tjerë

Të paktën 5 persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në një automjet që transportonte një administrator qeveritar në një ish-bastion të talebanëve pakistanezë.

Shpërthimi me bombë ndodhi të mërkurën në Bajaur, Paksitan, një distrikt në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhëa.

Midis të vdekurve ishte edhe Ndihmës Komisioneri Faisal Sultan. Autoritetet thonë se të plagosurit u transportuan në spital, ku disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Asnjë grup apo individ nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin, por autoritetet fajësojnë talebanët e Pakistanit.

The post Shpërthim tronditës në Pakistan, vritet zyrtari i lartë qeveritar dhe 4 të tjerë appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedi në Indi: Të paktën 39 të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë farmaceutike

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike në shtetin Telangana të Indisë i ka marrë jetën të paktën 39 personave, sipas raportimeve të Reuters dhe Associated Press.

Ngjarja ndodhi më 30 qershor në fabrikën e kompanisë “Sigachi Industries”, rreth 50 km nga qyteti Hyderabad. Më shumë se 140 punëtorë ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e shpërthimit, e cila është shembur totalisht.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur deri tani 34 trupa, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital për shkak të djegieve të rënda. Dhjetëra të tjerë janë ende të shtruar në spital.

Për shkak të dëmtimeve të mëdha trupore, 25 viktima nuk janë identifikuar ende, ndërsa autoritetet kanë nisur testet e ADN-së përmes një ekipi të posaçëm mjekësor.

Autoritetet e shtetit Telangana kanë ngritur një komision hetimor, ndërsa kompania ka pezulluar operimin e fabrikës për 90 ditë. Shkaku i shpërthimit mbetet ende i panjohur.

The post Tragjedi në Indi: Të paktën 39 të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë farmaceutike appeared first on iconstyle.al.

Shpërthim zjarri nga një bombul gazi/ 64-vjeçarja dërgohet menjëherë në Spitalin e Traumes në Tiranë

Një shpërthim nga një bombul gazi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Ishull Shëngjin. Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur e plagosur një 64 vjeçe, e cila ka pësuar djegie.

E lënduara është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën të specializuar mjekësore.

‘Në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë u regjistrua një shpërthim zjarri nga një bombul gazi, ku ngeli e plagosur dhe me djegie nga shpërthimi i bombulës së gazit Mara Biba, vjeç- 64. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore’, njoftoi policia.

The post Shpërthim zjarri nga një bombul gazi/ 64-vjeçarja dërgohet menjëherë në Spitalin e Traumes në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shëngjin, 64-vjeçarja e lënduar dërgohet tek Trauma

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Ishull Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe për pasojë është dëmtuar pronarja e shtëpisë.

64-vjeçarja me iniciale M. B., është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetases M. B., 64 vjeçe.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. B., e cila është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

The post Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shëngjin, 64-vjeçarja e lënduar dërgohet tek Trauma appeared first on Sot News | Lajme.

❌